Debati i ashpër mes Xheni Karajt dhe Albana Osmanit në emisionin “Opinion”, mbi përdorimin e termit “burrneshë” dhe krahasimin e tij me identitetin transgjinor, ka ndezur diskutime të shumta në rrjet.
Pas përplasjes në studio, reagimi më i fortë ka ardhur nga analisti Arjan Konomi, i cili përmes një komenti publik shpërtheu në tone ironike dhe të ashpra ndaj Albana Osmanit.
“Moj Albana Osmani, sa u ‘gëzova’ që të pashë në ekran sërish, se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po pse të kanë mbajtur si më torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj, siç të kemi menduar.”, shkroi Konomi.
Ai e vijoi reagimin me tone edhe më të forta:“Pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla.”
Ky qëndrim i Konomit ka shkaktuar polemika të reja në rrjet, ku komentet janë ndarë mes atyre që e mbështesin për mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit dhe të tjerëve që e shohin si një reagim fyes ndaj Osmanit.
Tag: televizioneve
-

“Torollaqja e televizioneve”/ Reagimi i fortë i Arjan Konomit për Albana Osmanin
-

Operacion i madh në Stamboll! Shteti merr kontrollin e tre televizioneve kryesore, arrestime dhe qindra konfiskime
Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër-arrest për dhjetë drejtues të lartë të kompanisë së investimeve Can Holding, nën akuzat për mashtrim, evazion fiskal dhe pastrim parash. Sipas mediave turke, autoritetet kanë konfiskuar asetet e 121 kompanive të lidhura me grupin, përfshirë tre televizione të njohura: Haberturk, Show TV dhe Bloomberg HT.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e prokurorit të rrethit Küçükçekmece në Stamboll, ndërsa transmetuesi shtetëror TRT Haber raportoi se hetimi lidhet me blerjen e televizioneve në dhjetor 2024 nga ana e Can Holding. Kjo kompani zotëron gjithashtu karburante, institucione arsimore dhe një universitet privat.
Bloomberg HT, kanali i lajmeve ekonomike, ishte krijuar në vitin 2010 në partneritet me agjencinë amerikane Bloomberg News.Zhvillimi ka ngjallur shqetësime për lirinë e medias në Turqi. Përfaqësuesi i organizatës Gazetarët pa Kufij në Turqi, Erol Onderoglu, u shpreh se:
“Operacioni ndaj Can Holding, e cila zotëron edhe Haberturk dhe Bloomberg HT, mund të jetë një përpjekje për të rritur kontrollin qeveritar mbi mediat dhe për të promovuar një zë të vetëm”.
/vizionplus.tv -

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC duhet t’i hiqen licensat, gazetaria e shtrembër të ndërpritet
Donald Trump
SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që televizioneve ABC dhe NBC, t’u hiqet licenca. Trump i ka quajtur ato, media të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë.
“Ato duhet t’i humbasin licencat për mbulimin jo të saktë që kanë bërë. Gazetaria e shtrembër nuk duhet të shpërblehet, duhet të ndërpritet’, tha ai.
Presidenti pasoi me një postim tjetër në platformën ‘Truth’, ku sulmoi të dy mediat, duke i akuzuar për “LAJME TË RREME” dhe “dy nga rrjetet absolutisht më të këqija dhe më të anshme kudo në botë”.
Duke qenë rrjete kombëtare, ABC dhe NBC News nuk kanë licenca FCC për përmbajtje lajmesh, por ofrojnë programim për degët lokale në të gjithë vendin – të cilat rregullohen nga FCC dhe kërkojnë licencë për të vepruar në SHBA. Çdo veprim për të revokuar licencat bazuar në paragjykime të vërteta ose të perceptuara të lajmeve do të binte ndesh me mbrojtjet e Amendamentit të Parë. Përpjekje të ngjashme në të kaluarën janë rrëzuar nga gjykatat.
Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmon mediat televizive ose kërcënon t’u heqë licencat. Vitin e kaluar, Trump zgjidhi një padi për shpifje kundër ABC për 15 milionë dollarë, dhe ai ishte i famshëm për prezantimin e emisionit “The Apprentice” në NBC përpara se të hynte në botën e politikës.