Tag: telenovela

  • “E do, se do, e keni bërë si 100 Vitrinat”, Rama batuta pas takimit me Kurtin: Po të përgjigjem merr fund telenovela

    “E do, se do, e keni bërë si 100 Vitrinat”, Rama batuta pas takimit me Kurtin: Po të përgjigjem merr fund telenovela

    edi rama dhe albin kurti

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Kosovës, patën një takim të ngrohtë gjatë ditës së sotme në nisje të samitit të “Plani i rritjes, rruga drejt BE”.
    Rama iu përgjigj me ironi pyetjeve të gazetarëve se s’i janë raportet me Kurtin, duke u thënë se e kanë kthyer si telenovelë.
    “A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve. 

    Në Tiranë zhvillohet sot më 21 nëntor 2025, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian. Takimi mbahet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 09:30.
    Në samit merr pjesë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë që nga dita e djeshme. Ajo ka zhvilluar një takim dhe një darkë pune me kryeministrin Edi Rama./ZËRI 

  • VIDEO-Si janë raportet me Kurtin? Rama shtrëngim duarsh me kryeministrin e Kosovës: Si telenovela 100 vitrinat, e do apo s’e do..

    VIDEO-Si janë raportet me Kurtin? Rama shtrëngim duarsh me kryeministrin e Kosovës: Si telenovela 100 vitrinat, e do apo s’e do..

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mbahet samiti i Planit të Rritjes. Kurti u prit nga Rama, ndërsa dy liderët u panë teksa shtrënguan duart. 
    Rama iu përgjigj me ironi pyetjeve të gazetarëve se s’i janë raportet me Kurti, duke u thënë se e kanë kthyer si telenovelë. 
    “A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve. 

     

  • Merr fund “telenovela” Asllani, ylli kuqezi kalon te Torino

    Merr fund “telenovela” Asllani, ylli kuqezi kalon te Torino

    Merr fund telenovela Kristjan Asllani në merkato. Mesfushori i kombëtares shqiptare është transferuar nga Inter tek Torino.

    Asllani ka zhvilluar vizitat mjekësore  pasditen e kësaj të enjte me klubin “Granata” për të firmosur edhe kontraten me ekipin e ri.
    Mesfushori elbasanas u nxorr jashtë projektit teknik të Interit pas ardhjes në stol të trajnerit të ri Kristjan Kivu. Ai refuzoi ofertën nga Betis ne La liga duke kërkuar që të qëndronte vetëm në Serie A.

    Asllani ishtë shumë pranë kalimit tek Bolonja, por mosmarrëveshjet mbi pagën e tij vjetore bënë që të dështonte transferimi në Rexho Emilia.
    Torino përfitoi nga situata duke gjetur marrëveshje me Interin. Ata do të paguajnë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milione euro të tjera nëse aktivizojnë të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshem.
    Asllani u bind edhe nga projekti i klubit shpjeguar nga trajneri Marko Baroni. Tek Torino, mesfushori kuqezi do të marrë vendin e lënë bosh në qendër të mesfushes nga Samuele Riçi, i cili u transferua tek Milan.
    Kristjan Asllani kaloi nga Empoli tek Inter tre vite më parë. Trajneri Inzagi e mbeshteti jo pak talentin shqiptar, ndonëse gara për një vend në formacion tek zikaltrit ka qenë gjithmonë e madhe.
    Mirëpo ardhja e trajnerit të ri Kristjan Kivu ndryshoi totalisht situatën në disfavor të 23-vjeçarit shqiptare. Tek Torino ai do të këtë mundësi të luaje në vazhdimësi si titullar.

  • Merr fund telenovela “Jashari”, shqiptari i bashkohet Milanit,  Zhegrova pikaset nga OM

    Merr fund telenovela “Jashari”, shqiptari i bashkohet Milanit, Zhegrova pikaset nga OM

    Eksperti i merkatos Fabrizio Romano njofton se më në fund ‘telenovela’ Milan- Jashari ka marrë drejtimin pozitiv. Pas bisedimeve shumë të gjata mes drejtuesve të Club Bryzh dhe Milanit me Taren protagonist si drejtor sportiv, tashmë është arritur marrëveshja.

    Club Bryzh do të arkëtojë 39 milionë euro nga shitja e lojtarit të Zvicrës. Sipas tij, 23-vjeçari Ardon Jashari në ditët në vazhdim do të udhëtojë në Itali për të kryer testet mjekësore.

    Ndërkohë po i njëjti burim shkruan se dhe Edon Zhegrova është përfshirë në radarët e kalimit te Olimipk Marsejë. Klubi ka filluar negociatat për të nënshkruar me futbollistin dardan të Lilë.

    Diskutimet mbi kushtet e marrëveshjes janë duke vazhduar; asgjë nuk është finalizuar ende, por diskutimet konkrete me OM janë duke u zhvilluar./Sportiim.al/

  • Përfundon telenovela Çalhanoglu, agjenti i turkut: Qëndron tek Inter

    Përfundon telenovela Çalhanoglu, agjenti i turkut: Qëndron tek Inter

    Përfundon telenovela Çalhanoglu, agjenti i turkut: Qëndron tek InterPas disa javësh të zhurmshme lidhur me të ardhmen e mesfushorit turk të Interit, Hakan Çalhanoglu, duket se kësaj telenovele i ka ardhur fundi. Ka qenë vetë agjenti i tij, Gordon Stipic, që në një intervistë së fundmi ka vendosur pikat mbi “i”, duke theksuar se Çalhanoglu do të q…

  • Reagon Ilir Meta pas vendimit të Apelit që e la në burg: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me regji”

    Reagon Ilir Meta pas vendimit të Apelit që e la në burg: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me regji”

    Reagimi i plotë i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale: 
    Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisë gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, (çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës), në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

  • “Telenovela” ka përfunduar; Luis Henrique është lojtari më i ri i Interit

    “Telenovela” ka përfunduar; Luis Henrique është lojtari më i ri i Interit

    28 Maj 2025

    13:51

    Alfred Lleshi

    “Telenovela” ka përfunduar; Luis Henrique është lojtari më i ri i Interit. Klubi zikaltër dhe Olympique Marseille kanë gjetur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e anësorit brazilian të lindur në vitin 2001, që do t’i kushtojë Interit 23 milionë euro + 2 milionë bonuse.
    Henrique do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030 dhe pritet të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit që për Botërorin e Klubeve. Ai mund të jetë gjithashtu në tribunë në “Allianz Arena” të Mynihut të shtunën, në finalen e Champions League, për t’i mbështetur shokët e rinj të skuadrës.
    Profil dhe roli tek Interi – Henrique vjen pas një sezoni të shkëlqyer nën drejtimin e Roberto De Zerbit te Marseille. Ka luajtur 35 ndeshje mes Ligue 1 dhe Kupës së Francës, duke shënuar 9 gola dhe dhënë 10 asiste. Pra, është një nga lojtarët më të përdorur në skuadër, pas Greenwood dhe Hojbjerg.
    Tek Interi, ai do të luajë si anësor i djathtë ofensiv, duke ofruar një alternativë dinamike dhe teknike për Denzel Dumfries. Një tjetër goditje interesante e merkatos për zikaltrit, pas firmës me Luka Sučić.

  • MLS ? Grizman qëndron në Madrid

    MLS ? Grizman qëndron në Madrid

    Telenovela që rrethon rinovimin e Antoine Grizman me Atletiko Madrid duket se ka marrë fund. Sulmuesi francez ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2026 dhe thashethemet për një transferim të mundshëm në MLS amerikane po bëhen gjithnjë e më të qëndrueshme.

    Megjithatë, siç raporton ‘Relevo’, lojtari ka vendosur të qëndrojë në Madrid dhe se ai do ta zgjasë kontratën e tij me klubin deri në verën e vitit 2027, me kusht që të dyja palët të bien dakord. Megjithatë, largimi i tij këtë verë duhet të përjashtohet.

    Vazhdo leximin