Al Itihadi ka mposhtur sot Al Shababin me shifrat e thella 4-1. Kontribut në këtë rezultat të thellë dha edhe Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar hyri nga stoli në pjesën e dytë të lojës, ndërsa në minutën e 86 dha asistin për golin e 4-t të takimit.
“Super Mario” ka dhënë një pasim si me telekomandë për Karim Benzemanë, i cili u gjend i vetëm përballë portierit. I gjendur në një pozicion të tillë në zonën kundërshtare, goli ishte si një lojë fëmijësh për ish-lojtarin e Realit të Madridit./Sport Ekspres/
Tag: telekomandë
-

VIDEO/ Super Mario jep pasim si me telekomandë, Mitaj ia bën golin një lojë fëmijësh Benzemasë
-

Anije, telekomandë…/Skema që ndoqi bosi shqiptar për të tranportuar kokainë
Një artikull i publikuar nga gazeta e njohur italiane “La Repubblica” ka zbuluar një skemë të përdorur nga një bos shqiptar i lënëdëve narkotike, të njohur me pseudonimin “Loli”, për të transportuar mbi 200 kilogramë kokainë nga Ekuadori në Romë.
Artikulli:
Nga Ekuadori në Romë, duke kaluar nëpër portin e Roterdamit, tonelata kokaine arritën në kryeqytetin italian të fshehura në kontejnerët e anijeve të mëdha tregtare. Biznesi miliona dollarësh menaxhohej nga një trafikant droge shqiptar i njohur me një nofkë tashmë të njohur për Drejtorinë e Antimafias së Qarkut: Loli. Ai është figura qendrore në hetimin e kryer nga Guardia di Finanza, i cili çoi në tetë dënime me burg paraprak me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias së Qarkut.
Gjatë hetimit u shitën 210 kilogramë kokainë dhe u sekuestruan mbi 130 kilogramë, të cilat çuan gjithashtu në zbulimin e një punishteje klandestine ku modifikoheshin bagazhet e makinave të destinuara për transportin e drogës pasi ato arrinin në Evropë. Biznesi thuhet se tejkalonte një milion euro.
Dhe sipas prokurorisë, Loli koordinoi porositë, mbërritjet dhe shpërndarjen nga Holanda nëpërmjet kanaleve të sigurta të komunikimit dhe sistemeve të mesazheve të koduara: një telekomandë, por e pranishme në çdo fazë të zinxhirit të furnizimit, nga Amerika e Jugut në lagjet në periferi të Romës – Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor de’ Cenci, Finocchio, Capannelle dhe Tor Bella Monaca.
Baroni shqiptar i drogës u përmend edhe nga Fabrizio Capogna, një bashkëpunëtor i sistemit të drejtësisë i cili, falë Lolit, kishte hyrë në rrethin e shitësve me shumicë të rangut të lartë. -

VIDEO/ Pasim si me telekomandë nga Mario Mitaj, mbrojtësi shqiptar jep asist kundër ekipit të Ronaldos
Al Itihadi është duke matur forcat me Al Nasërin në Superligën e Arabisë Saudite. Titullar në këtë sfidë është edhe Mario Mitaj, i cili ka dhënë asist për verdhezinjtë. Mbrojtësi shqiptar ka dhënë një pasim si me telekomandë për Ouarin, i cili më pas nuk gaboi përballë portierit kundërshtar.
Një asist fantastik nga Mitaj, që vazhdon të tregojë një nivel të lartë në fushën e lojës. Al Itihadi është duke udhëhequr me shifrat 1-2 përballë ekipit të Kristiano Ronaldos./Sport Ekspres/ -

Dyshohet se është aktivizuar me telekomandë/ Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt, mbërrijnë nga Tirana ekspertët për të…
Një grup ekspertësh, përfshirë edhe xhenierë, kanë mbërritur nga Tirana për të hetuar ngjarjen e shpërthimit me tritol të mbrëmjes së djeshme ku mbeti viktimë Isuf Jaçaj.
Sasia e eksplozivit ishte vendosur poshtë automjetit dhe dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. Deri më tani, pista kryesore dyshohet të lidhet me djalin e tij, Kalus Jaçaj, i cili rezulton i përfshirë në një plagosje me armë zjarri më 17 korrik në Sarandë.
-

Prodhonte mina me telekomandë për bandat, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë (EMRI)
Dy vellezerit Shabaj
TIRANË- Jaser Shaba 25-vjeç dhe shoku i tij Gert Haxhija janë arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Selitës. Shaba ishte shpallur në kërkim në janar të 2024 pasi akuzohet se prodhonte mina me telekomandë dhe më pas ia shiste grupeve kriminale. 25-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, Jesar Shabajn të arrestuar më herët, posedonte 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për atentate me eksploziv.
Gjatë aksionit të zhvilluar më 2024, Polica sekuestroi 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezër. Dy të rinjtë janë nipat e ish-kreut të Komunës së Postribës Altin Shabaj.Njoftimi i policisë:
Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Vihet në pranga dhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.
Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:
J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;
G. H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI -

Posedonte mina me telekomandë, përfundon në pranga 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, dyshohet se…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Together”, i cili çoi në arrestimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur më herët në kërkim për veprimtari kriminale që përfshin armë shpërthyese të programuara për atentate në distancë.
Në kuadër të operacionit, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, u arrestuan dy persona:
J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër – i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të mëparshëm “Brothers”, pasi dyshohet se posedonte së bashku me vëllanë e tij (i arrestuar më parë), dy mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë. Dyshohet se këto mjete shpërthyese do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.
G. H., 28 vjeç, gjithashtu banues në Shkodër – arrestuar nën dyshimet se ndihmonte J. Sh. të fshihej, duke e përkrahur gjatë kohës që ishte në kërkim.
Të dy shtetasit u kapën në zonën e Selitës në Tiranë, ku po fshiheshin.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi një automjet dhe tre celularë, që dyshohet se janë përdorur për aktivitetin kriminal ose për të shmangur ndjekjen nga autoritetet.
Materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila do vijojë hetimet dhe procedurat përkatëse ndaj të arrestuarve. -

Tiranë/ Posedonte mina me telekomandë, përfundon në pranga 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, dyshohet se…
Një 25-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Jaser Shaba, cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga policia në kryeqytet.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se i riu posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.
Gjithashtu është arrestuar një 28-vjeçar,i identifikuar si Gert Haxhija, i cili e ndihmonte të riun për t’u fshehur, ndërsa gjatë operacionit u sekuestrua edhe 1 automjet dhe 3 celularë.
Njoftimi i policisë:
“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”. Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit: Jaser Shaba, 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale; Gert Haxhija, 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin Jaser Shaba, duke e ndihmuar të fshihej”.
-

Arrestohet 25- vjeçari nga Shkodra, në kërkim për posedim minash me telekomandë, në pranga bashkëpunëtori
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.
Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:
Jaser Shabaj, 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;
Gert Haxhija, 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin Jaser Shabaj, duke e ndihmuar të fshihej.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Tiranë, ishte në kërkim për prodhim të minave me telekomandë, arrestohet 25-vjeçari! Në pranga edhe shoku që e fshihte
Një 25-vjeçar, i identifikuar si Jaser Shaba, është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.
Në pranga ka rënë edhe 28-vjeçari Gert Haxhija që e ndihmonte që të fshihej.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Together”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Vihet në pranga dhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.
Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:
J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;
G. H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-

Nga arsenali armëve tek atentatet me telekomandë, ja kush është Aldi Mustafa që u arrestua dje në Shkozet
Aldi Mustafa është një prej personave që ra në prangat e policisë, gjatë aksionit që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, të 27 gushtit, në Shkozet të Durrësit. Mbrëmjen e së mërkurës u shoqëruan në komisariat disa persona me rrezikshmëri të lartë, mes tyre Aldi Mustafa dhe Arbi Haxhiu.
Aldi Mustafa në fakt nuk është një emër i padëgjuar për policinë. 3 vite më parë ai u kap me disa persona të tjerë, teksa ishte në makine me arsenal armësh. Ndërkohë që rreth një vit e gjysmë më parë, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e tij. Mustafa doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Shqiptarja.com siguroi edhe videon e shpërthimit të mjetit.
Aldi Mustafa, ose siç e quajnë ndryshe Aldi Mustafa, është një person me precedent të theksuar penal. Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.Ndërkohë Mustafa është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Ai rezulton gjithashtu i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lexo edhe:
Arrestimet në Shkozet/ Pamjet e operacionit, kush janë dy të ndaluarit