Tag: telegraph

  • Turizmi masiv/ “The Telegraph”: Një paralajmërim për Shqipërinë!

    Turizmi masiv/ “The Telegraph”: Një paralajmërim për Shqipërinë!

    Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar vëmendje zemërimit në rritje të europianëve me turistët. Gjatë fundjavës në disa nga qendrat më të mëdha europiane qytetarët vendas dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv. Është një pamje e njohur, por këtë herë, demonstratat ishte ndryshe.
    Për herë të parë, grupe nga e gjithë Spanja, Italia dhe Portugalia dolën në rrugë për të demonstruar në një ditë të vetme. Ishte protesta më e madhe e koordinuar anti-turizëm në histori. Protestat u zhvilluan në Barcelonë, Palma de Mallorca, Ibiza, Malaga, San Sebastián, Lisbonë, Granada, Xhenova, Napoli, Palermo, Milano dhe Venecia. Disa javë më parë, mijëra njerëz dolën në rrugë edhe në Ishujt Kanarie .
    Duket sikur gjithçka po arrin kulmin. Por nëse do të realizohej një dokumentar që do të tregonte luftën evropiane kundër “turizmit të tepërt”, kjo nuk do të ishte skena kulmore. Për herë të parë vetëm francezët nuk iu bashkuan protestës.
    Anthony Peregrine, eksperti për Francën në “The Telegraph Travel” thotë se ka një arsye. “Franca thjesht nuk tërheq aq shumë njerëz që, me shishe në dorë, shqetësojnë vendasit e mirë në orën 2:30 të mëngjesit. Sigurisht, ka sjellje të këqija në Rivierë, por kryesisht nga milionerët dhe ata kanë një mënyrë për t’u kënaqur”, thotë ai.
    “The Telegraph” shkruan se së shpejti edhe vende të tjera europiane do t’i bashkohen këtij trendi kundër turistëve. E para mund të jetë Greqia. Shenjat e pakënaqësisë janë aty. Në vitin 2023, gjatë “revoltës së peshqirëve të plazhit”, banorët e ishullit grek të Parosit marshuan në plazhin e Parikias dhe mbajtën lart një tabelë ku shkruhej “Rimerrni plazhin” në shenjë proteste kundër zhvillimit të tepërt të vijës së tyre bregdetare. Në ditët në vijim, këto protesta u përhapën në të gjithë ishujt grekë dhe madje edhe në Turqi.
    Në fund gazeta britani ka edhe “një fjalë për Shqipërinë”
    Ku do të jetë fushëbeteja e radhës, duke parë pak më tej në të ardhmen? Dyshoj se, teksa pakënaqësia do të përhapet në Spanjë, Itali dhe Portugali (dhe ndoshta në Greqi, dhe zona të tjera të Francës), përfundimisht do t’i shohim edhe shqiptarët t’i bashkohen demonstratës.
    Në vitin 2023, Shqipëria regjistroi 9.7 milionë vizitorë, 58.3% më shumë nga 6.1 milionë në vitin 2019. Kryeministri, Edi Rama, ka vendosur objektivin e tërheqjes së 30 milionë vizitorëve të huaj deri në vitin 2030.
    Nëse i afrohen këtij numri, jeta në Shqipëri do të ndryshojë pa masë. Më shumë trafik, më pak hapësirë plazhi për vendasit, hotele të larta përgjatë bregdetit (ato tashmë po ndërtohen) dhe – më e rëndësishmja – ata mund të shohin pronarë vendas që përfitojnë duke listuar pronat e tyre në faqe si Airbnb dhe Vrbo.
    Edhe pse ndërkohë do të krijohen vende të reja pune dhe do të dalin disa “fitues” nga industria, popullsia në përgjithësi do të pyesë veten se çfarë i ka ndodhur shtëpisë së tyre të bukur” – shkruan gazeta britanike.

  • SYRI TV/ Emigrantët shqiptarë në Britani – The Telegraph: Trafikantët reklamojnë rrugët në Facebook

    SYRI TV/ Emigrantët shqiptarë në Britani – The Telegraph: Trafikantët reklamojnë rrugët në Facebook

    Trafikantët e qenieve njerëzore nga Shqipëria po reklamojnë rrugët e jashtëligjshme për në Mbretërinë e Bashkuar në rrjetet sociale, ku rrugët për të hyrë në ishullin britanik po shiten me 4000 paund. Bandat shqiptare u japin emigrantëve karta identiteti italiane të falsifikuara që përdoren për të fluturuar drejt Irlandës, përpara se të hyjnë fshehurazi në Britani me aeroplan, kamion apo tragete.

    Syri TV

    Media britanike “The Telegraph” shkruan se kontrabandistët shqiptarë po reklamojnë rrugën për në Mbretërinë e Bashkuar për emigrantët në Facebook. “The Telegraph” raporton se bandat shqiptare kërkojnë 4,000 paund për të dërguar emigrantët në këtë vend përmes rrugës së “derës së pasme”.

    Sipas medias britanike bandat u japin emigrantëve karta identiteti italiane të falsifikuara që përdoren për t’i fluturuar drejt Irlandës, përpara se të hyjnë fshehurazi në Britani me tragete, duke i lejuar ata të punojnë ilegalisht ose të kërkojnë azil me pasaportat shqiptare.

    Në artikull shkruhet se mashtrimi i emigracionit është një nga shumë të tilla që po promovohen në Facebook. Madje, “The Telegraph” shton se reklamat u ofrojnë emigrantëve shqiptarë mundësinë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me aeroplan, kamion ose jaht si një alternativë ndaj kalimeve në La Mansh.

    Kjo ka detyruar Forcën Kufitare dhe Agjencinë Kombëtare Kundër Krimit të përshtatin taktikat e tyre. Njëzet shqiptarë u gjetën të fshehur në një jaht të ndaluar në Kornuoll në muajin prill e në maj  33 persona u arrestuan si kondrabandistë të qenieve njerëzore që abuzonin me Zonën e Përbashkët të Udhëtimit, që lejon lëvizjen e lirë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

    Një gazetari të infiltruar të The Telegraph që hiqej si një emigrant i paligjshëm, iu tha: “Ju dërgojmë nga Shqipëria në Itali me pasaportat shqiptare, pastaj nga Italia në Dublin me karta identiteti italiane. Askush nuk do t’ju prekë te portat..” Nga Dublini, emigrantët më pas kërkojnë azil me pasaportën shqiptare, pastaj shkojnë në Irlandën e Veriut dhe kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Reklama të tilla si Puno në Mbretërinë e Bashkuar”,  “Kamion, jaht dhe aeroplan. Çmimet më të mira për në Mbretërinë e Bashkuar.”  në rrjetin social Facebook janë të shumta. Forca Kufitare dhe Agjencia Kombëtare Kundër Krimit po punon me kompanitë e mediave sociale për të hequr reklamat që promovojnë migracionin e paligjshëm, me një rekord prej 8,000 reklamash të fshira vitin e kaluar.

  • Analiza e “Telegraph”: Si e “zhyti” Rama homologun Starmer!

    Analiza e “Telegraph”: Si e “zhyti” Rama homologun Starmer!

    Sir Keir Starmer dhe Edi Rama

    BRITANI E MADHE- Edi Rama e modelon partinë e tij sipas Laburistëve të Rinj dhe e konsideron Sir Tony Blair si një këshilltar të tij të ngushtë. Por kjo nuk e ndaloi Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë 201 cm të gjatë, që të refuzonte Sir Keir Starmer për të dërguar në Shqipëri azilkërkuesit e refuzuar.
    “Disa vende na kanë pyetur nëse jemi të hapur për këtë dhe ne kemi thënë jo,”- tha Rama në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Ai kishte rënë dakord të ngrinte vetëm dy qendra kthimi për Italinë për shkak të marrëdhënieve shumë të ngushta me vendin fqinjë. Ishte lloji i qortimit televiziv që komentatorët e Sir Tony-t do të kishin kërkuar me dëshpërim ta shmangnin, duke shpërqendruar vëmendjen nga ajo që supozohej të ishte një festim i një goditjeje të përbashkët kundër bandave të kontrabandës së njerëzve. Në të vërtetë, ekziston një element misteri se si mesazhi nuk i arriti Sir Keir-it përpara vizitës së tij të parë në vend.
    Sir Tony ende fluturon rregullisht për t’i ofruar këshillat e tij kryeministrit Edi Rama. Njësoj si Alastair Campbell. Secili prej tyre mund ta ketë paralajmëruar Kryeministrin se nuk do të ishte e mençur të informonte “GB News” për planet e tij të “qendrën e azilkërkuesëve” pak para nisjes. Ndoshta Rama, i cili është shumë i fuqishëm, tani është thjesht në një nivel pushteti saqë nuk i duhet t’i ndjekë fjalët e tij me shumë kujdes, pavarësisht se cili udhëheqës evropian qëndron diku poshtë në krah të tij.
    Të dielën, ish-basketbollisti profesionist fitoi një mandat të katërt si kryeministër, duke zgjeruar rekordin e tij si udhëheqësi më jetëgjatë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990. Partia e tij Socialiste siguroi 52 përqind të votave kundrejt vetëm 34 përqind të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Sali Berisha, ish-kryeministri 80-vjeçar.
    Në samitet e liderëve botërorë, zoti Rama përshëndetet ngrohtësisht nga zyrtarët evropianë dhe amerikanë, të cilët e shohin atë si një forcë stabilizuese në rajonin ende të brishtë të Ballkanit. Si i ri, ai studioi art në Paris. Si kryeministër, ai ka thelluar përpjekjet e Shqipërisë për t’u shkëputur nga orbita e Rusisë dhe për t’u integruar me Evropën demokratike dhe kozmopolite.
    Afër fillimit të mandatit të tij në vitin 2013, ai postoi një selfie përkrah Campbell, duke festuar statusin e Shqipërisë si kandidate për anëtarësim në BE. Problemet e vazhdueshme me korrupsionin dhe ngurrimi i shteteve anëtare për të hapur klubin e kanë lënë pas dore anëtarësimin e plotë; por qëllimi i tij tani është viti 2030. Ai shpreson se kjo kauzë do të ketë një mbështetëse… në formën e Giorgia Melonit.
    Në janar, ai u ul në gjunjë për t’i dhuruar kryeministres italiane një shall të bardhë në ditëlindjen e saj të 48-të. Lideri rebel me atlete të bardha e ka quajtur znj. Meloni një “motër të vogël” të Shqipërisë, duke lavdëruar “karizmën e saj”. Tani është një komb pro-tregut, socialisht demokratik – dhe, gjithnjë e më shumë, një destinacion turistik. Riviera Shqiptare tani tërheq më shumë se 10 milionë vizitorë të huaj në vit, duke u rritur me 35 për qind nga viti 2022 deri në vitin 2023.
    Tashmë, duke qëndruar më i gjatë se kurrë, kryeministri shqiptar është i vendosur t’i thellojë këto avantazhe edhe më tej. Sir Keir, i cili me gjatësi 1.78 m ishte më i vogël se homologu i tij, mund të mos jetë vizitori i fundit që do të zhytet publikisht…/ZËRI
    Marrë dhe përkthyer nga Telegraph.co.uk

  • Angli/ Krimet e të huajve, klasifikimi në 3 vendet e para, priten shqiptarët, rumunët dhe polakët

    Angli/ Krimet e të huajve, klasifikimi në 3 vendet e para, priten shqiptarët, rumunët dhe polakët

    Renditjen në një tabelë të posaçme të krimeve nga të huajt në Britaninë e Madhe, që nuk e bëri dot qeveria konservatore do ta bëjnë laburistët në pushtet.

    Këtë e paralajmëron gazeta The Telegraph e cila parashikon se në 3 vendet e para të klasifikimit do të jenë shqiptarët, rumunët dhe polakët.
    Shkrimi i plotë nga The Telegraph përkthyer nga Top Channel:
    Shtetësitë e migrantëve me normat më të larta të  përfshirjes në krime do të zbulohen për herë të parë në tabelën zyrtare të renditjes.
    Yvette Cooper, Sekretarja e Brendshme në qeverinë Laboriste, ka urdhëruar zyrtarët që të publikojnë për herë të parë një ndarje të detajuar të veprave penale të kryera nga kriminelë të huaj që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në pritje të deportimit.
    Pritet që shqiptarët, rumunët dhe polakët të jenë ndër shkelësit më të mëdhenj të ligjit për krime si dhuna, grabitja, vjedhja dhe trafikimi i drogës.
    Nën planet që pritet të shpallen sot nga Qeveria, shtetësitë e migrantëve me normat më të larta të krimit do të bëhen publike për herë të parë në tabela zyrtare renditjeje.
    Yvette Cooper ka urdhëruar zyrtarët që të përpilojnë dhe publikojnë të dhënat deri në fund të vitit, duke injoruar pretendimet e mëparshme të Ministrisë së Brendshme se ishte shumë e vështirë të siguroheshin të dhëna cilësore për kriminelët e huaj.
    Deri tani, ndarjet e tilla të dhënave kanë qenë jozyrtare, të publikuara nga gazeta The Telegraph e siguruar të dhënat përmes kërkesave për liri informacioni nga forcat policore.
    Ky veprim, që vjen përpara zgjedhjeve lokale të muajit të ardhshëm, shihet si përpjekje për të përballuar presionin nga e djathta e Partisë Konservatore dhe për të neutralizuar përpjekjet e Nigel Farage dhe Reform UK për të shfrytëzuar frikën ndaj imigracionit në bastionet tradicionale të Laburistëve.
    Një burim nga Partia Laburiste tha: “Jo vetëm që po deportojmë kriminelë të huaj me një ritëm që nuk është parë kurrë nën drejtimin e Chris Philp dhe Robert Jenrick në Ministrinë e Brendshme, por gjithashtu do të publikojmë shumë më tepër informacion për këtë grup shkelësish të ligjit sesa kanë bërë ndonjëherë konservatorët.”
    Ky veprim pason praktika të ngjashme në disa shtete të SHBA-së dhe në Danimarkë, ku normat e krimit për migrantët publikohen.
    Në Danimarkë, në shumë raste krimet e të huajve  janë më të larta sesa për qytetarët danezë.
    Ministrat besojnë se këto të dhëna mund të përdoren si mjet në negociatat diplomatike për marrëveshje deportimi, të ngjashme me atë me Shqipërinë për largime të përshpejtuara dhe transferime të të burgosurve.
    Burimet thanë gjithashtu se kjo mund të ndihmojë agjencitë ligjzbatuese për të targetuar kriminelët e huaj, siç është parë në operacionet policore kundër bandave të huaja të organizuara që menaxhojnë ferma të paligjshme kanabisi.
    Analiza do të fokusohet në kriminelët e huaj që jetojnë në komunitete ndërkohë që presin deportimin.
    Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se në fund të vitit të kaluar kishte 19,244 persona të tillë.
    Partia Laburiste pretendon se Ministria e Brendshme më parë e kishte nënvlerësuar shkallën e problemit nën qeverisjen konservatore, duke detyruar që numrat për fundin e vitit 2022 të rishikohen dhe të rriten me 30 për qind në shkurt – nga 11,266 në 14,640.
    Kjo shifër ishte rritur në 17,907 përpara zgjedhjeve të fundit dhe më pas kaloi mbi 19,000 në fund të vitit të kaluar.
    Të dhënat e mëparshme që mbulojnë të gjitha dënimet e të huajve ndërmjet viteve 2021 dhe 2023, të zbuluara nga The Telegraph, tregojnë se rumunët kishin numrin më të lartë me 15,701, të ndjekur nga polakët (13,333) dhe shqiptarët (7,653).
    Një burim nga Ministria e Brendshme tha: “Çdo shtetas i huaj që abuzon me mikpritjen e vendit tonë dhe kryen krime të rënda duhet të jetë i qartë se do të përballet me forcën e plotë të ligjit dhe do të largohet nga Mbretëria e Bashkuar në momentin më të parë të mundshëm.”

    Top Channel

  • Gjermania tërheq rezervat e arit nga SHBA? The Telegraph: Shkak politika e paparashikueshme e Trump

    Gjermania tërheq rezervat e arit nga SHBA? The Telegraph: Shkak politika e paparashikueshme e Trump

    Gjermania po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rezervave të saj arit nga SHBA, e si arsye për këtë lëvizje, citon politikën e paparashikueshme të presidentit amerikan Donald Trump.
    Për dekada me radhë, shkruan The Telegraph, Gjermania ka mbajtur në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New Yorkrreth 1200 ton ar apo gati 30% e rezervave të saj totale.
    Vlera totale e rezervave gjermane sot llogaritet në rreth 113 miliardë euro. Berlini historikisht i ka mbajtur stoqet jasht kufijve, me qëllim që Gjermania të mund t`i kthente shpejt në dollarë në rast të një krize financiare.
    Por zyrtarë të lartë të Unionit Demokristian, CDU, i cili pritet të jetë një lojtar kyç në formimin e qeverisë së ardhshme gjermane, po e vënë në dyshim gjithnjë e më shumë këtë strategji.
    “Sigurisht që çështja është rihapur”, tha Marco Wanderwitz, ish-ministër dhe anëtar i CDU-së, i cili prej vitesh kërkon inspektime të rregullta ose kthimin e arit në Gjermani. Markus Ferber, një anëtar i CDU në Parlamentin Evropian, u pajtua me të: “Unë po bëj thirrje për kontrolle të rregullta mbi rezervat e arit të Gjermanisë. Zyrtarët e Bundesbank duhet personalisht të numërojnë shufrat e arit dhe të dokumentojnë rezultatet”, tha ai.
    Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë. Pjesa më e madhe e këtij ari u grumbullua pas Luftës së Dytë Botërore përmes tepricave të eksportit nën sistemin e Bretton Woods. Gati 13% te rezervave të tjera të tij të arit, Berlini i mban në Londër.

  • Gjermania tërheq rezervat e arit nga SHBA? The Telegraph: Vlejnë miliarda euro, Trump i paparashikueshëm

    Gjermania tërheq rezervat e arit nga SHBA? The Telegraph: Vlejnë miliarda euro, Trump i paparashikueshëm

    Gjermania po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rezervave të saj arit nga SHBA, e si arsye për këtë lëvizje, citon politikën e paparashikueshme të presidentit amerikan Donald Trump.

    Për dekada me radhë, shkruan The Telegraph, Gjermania ka mbajtur në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New Yorkrreth 1200 ton ar apo gati 30% e rezervave të saj totale.
    Vlera totale e rezervave gjermane sot llogaritet në rreth 113 miliardë euro. Berlini historikisht i ka mbajtur stoqet jasht kufijve, me qëllim që Gjermania të mund t`i kthente shpejt në dollarë në rast të një krize financiare.
    Por zyrtarë të lartë të Unionit Demokristian, CDU, i cili pritet të jetë një lojtar kyç në formimin e qeverisë së ardhshme gjermane, po e vënë në dyshim gjithnjë e më shumë këtë strategji.
    “Sigurisht që çështja është rihapur”, tha Marco Wanderwitz, ish-ministër dhe anëtar i CDU-së, i cili prej vitesh kërkon inspektime të rregullta ose kthimin e arit në Gjermani. Markus Ferber, një anëtar i CDU në Parlamentin Evropian, u pajtua me të: “Unë po bëj thirrje për kontrolle të rregullta mbi rezervat e arit të Gjermanisë. Zyrtarët e Bundesbank duhet personalisht të numërojnë shufrat e arit dhe të dokumentojnë rezultatet”, tha ai.
    Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë. Pjesa më e madhe e këtij ari u grumbullua pas Luftës së Dytë Botërore përmes tepricave të eksportit nën sistemin e Bretton Woods. Gati 13% te rezervave të tjera të tij të arit, Berlini i mban në Londër.

    Top Channel

  • “Dyndje turistësh në Shqipëri”/ The Telegraph: Destinacioni i ri në Europë drejt ‘mbiturizmit’! Mos të bëhet si Spanja

    “Dyndje turistësh në Shqipëri”/ The Telegraph: Destinacioni i ri në Europë drejt ‘mbiturizmit’! Mos të bëhet si Spanja

    E përditshmja britanike “The Telegraph” e Londrës, me një prirje për lajme që nxijnë përgjithësisht Shqipërinë dhe shqiptarët, për çështjet e emigracionit, këtë të diel botoi një shkrim me përshtypje udhëtimi të gazetares Rebbecca Astil, e cila dukshëm e pasponsorizuar, vlerëson lart shndërrimin e Shqipërisë në një nga destinacionet më të mëdha turistike në Evropë dhe shtimin ndër vite të turizmit masiv drejt Shqipërisë.

    Ajo përmend veçanërisht Ksmailin dhe dyndjen në atë që e quan në mënyre shabllon si fshat turistik, por që vetëm fshat nuk është, e deri diku është gazetarja britanike,  në sintoni të pakoordinuar me shqetësimin e kryeministrit Rama për një resort turistik, të shfaqur se fundmi në fushatë.
    Por, “The Telegraph” ngre me shqetësim disa pikëpyetje realiste, pasi mendon se Shqipëria është ne korsinë e shpejtë drejt një tmerri nga mbiturizmi, shqetësim ky i ngritur nga shume njohës të fushës se turizmit në Shqipëri që nuk duan që Shqipëria të shndërrohet në Spanjën e dekadës së ardhshme.
    Gjithsesi, shkrime të tilla, edhe pse tingëllojnë si kambane për veshët e autoriteteve dhe operatorëve turistikë shqiptarë, ato padyshim ndikojnë tek opinioni britanik në kuriozitetin për të vizituar dhe pushuar në këtë vend ekzotik, të panjohur sa duhet, deri para pak kohesh dhe me një stigmë paragjykuese.
    Linjat e fluturimeve me Londrën dhe qytetet britanike deri në Skoci janë të përditshme dhe shkojnë në disa dhjetëra në jave, e shumica nga përvoja personale edhe në dimër janë mbi gjysma me anglezë, që Shqipërinë e gjejnë mjaft interesante, të lirë dhe të bukur, sikurse vazhdojnë ta gjejnë dhe shijojnë edhe Spanjën, modelin që “The Telegraph”, në varësi të këndvështrimit e shikon si modelin që duhet shmangur.

    Top Channel

  • Meloni, e preferuara e Trump/ “The Telegraph”: E vetmja aleate e presidentit të SHBA në Europë

    Meloni, e preferuara e Trump/ “The Telegraph”: E vetmja aleate e presidentit të SHBA në Europë

    Media Britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull ku kryeministrja Italiane Giorgia Meloni vlerësohet si aleatja e vetme e Presidentit të Zgjedhur Donald Trump në Europë. E përditshmja britanike e cila rithekson faktin se Meloni ishte e vetmja lidere Europiane e ftuar në Inagurimin e Donald Trump, analizon sesi Presidenti Amerikan ka ndryshuar pikpamjet mbi aleatët në mandatin e tij të dytë.
    The Telegraph shkruan se sot Franca është e përfshirë nga trazira të brendshme politike me një parlament të dobët ndërsa Olaf Scholz nga ana tjetër me shumë gjasë sipas sondazheve do të humb zgjedhjet për Kancelar që pritet të mbahen në 23 Shkurt. E gjithë situata aktuale në tri fuqitë më të mëdha Europiane duke se favorizon Melonin e cila po korr gjithnjë e më shumë territor solid në politikën e Unionin 27 anëtarësh. Përpara inagurimit të tij, Trump e kishte përshkruar Melonin pas takimit të 5 janarit në rezidencën e tij në Mar-a-Lago si një grua të zgjuar që ka pushtuar Europën dhe sot kryetarja e Qeverisë Italiane duket mikja dhe aleatja e vetme transaltantike e Presdidentit Amerikan.

    The Telegraph shkruan se një rol të veçantë në atë që duket një marrdhënie solide mes Trump dhe Melonit ka luajtur edhe njeriu më I pasur I Botës Elon Musk I cili është pjesë e administratës qeverisëse të Republikanit. Media Britnaike risjell në vemendje marrdhënien Musk – Meloni duke shkruar se njeriu më I pasur I botës e ka qujtur Kryeministren Italiane një nga mendjet më të bukura ndërsa i dha asaj trofeun e qytetarit Global në Këshillin e Atlantikut të mbajtur në Nju Jork në shtator të vitit të shkuar. Meloni paraqitet sot e vetmja lidere Europiane që ka aftësinë të negociojë me Donald Trump dhe sipas The Telegraph dicka e tillë u bë e ditur kur Kryetarja e qeverisë Italiane negocio me Washingtonin që të lironte një shtetas Iranian të cilin Shtetet e Bashkuara e Kërkonin, në mënyrë që Italia të mund të merrte lirimin e gazetares së Corriere Della Sera, Cecilia Sala e cila ishte ndalur nga Teherani.
    Trump vlerëson Melonin edhe në lidhje me punën që ajo ka bërë për uljen e fluksit të emigrantëve të paligjshëm, ku pjesë e ketij suksesi është edhe marrëveshja mes Romës dhe Tiranës zyrtare. Vetë Trump erdhi në pushtet me zotimin për të zgjidhur problematikat me një kufi të dobët. E gjithë kjo qasje e përbashkët mes Giorgia Melonit Melonit dhe Presidentid Amerikan Donald Trump ka bërë sipas “The Telegraph” që Kryeministrja Italiane të jetë aleatja më e rëndësishme Europiane e Kreut të Shtëpisë së Bardhë.