Tag: telegraph

  • Skifteri nga Lezha mburret me makinën/ Daily Telegraph: Mercedezi tij kushton 80.000 paund

    Skifteri nga Lezha mburret me makinën/ Daily Telegraph: Mercedezi tij kushton 80.000 paund

    Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjetet sociale ku shfaqet duke drejtuar një Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.

    28-vjeçari Dorian Puka, i cili ka hyrë ilegalisht disa herë në territorin britanik, ka postuar së fundmi një video në TikTok ku zbulon targat e personalizuara “DO24 AMG”, që pasqyrojnë emrin e tij dhe modelin e makinës që kap vlerën e mbi 80.000 paundëve.
    Telegraph raporton se Puka është dënuar për herë të parë në vitin 2016 për përpjekje për të hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe u deportua një vit më vonë. Por ai arriti të rikthehej në Britani në mënyrë ilegale dhe kreu një sërë grabitjesh të tjera në Londër, për të cilat u dënua me tre vjet e gjysmë burg në vitin 2018. U dëbua sërish në mars 2020, por u rikthye për herë të tretë në fund të po atij viti, përmes rrugëve të paligjshme nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda.
    Aktualisht, ai është në pritje të një vendimi nga një gjykatë imigracioni, pasi ka paraqitur kërkesë për azil. Sipas ligjeve britanike, nuk lejohet dëbimi i individëve që kanë një kërkesë për azil në shqyrtim, ç’ka e ka bërë të pamundur dëbimin e menjëhershëm të tij, thotë Telegraph.
    Ndërkohë, në rrjetet sociale, Puka vazhdon të provokojë autoritetet, duke postuar foto me makina luksoze si Ferrari 300.000 paundësh, orë Rolex dhe pamje nga klube nate në Londër.

  • Angli/ Skifteri nga Lezha mburret me makinën me targa të personalizuara! Daily Telegraph: Mercedezi tij kushton 80.000 paund

    Angli/ Skifteri nga Lezha mburret me makinën me targa të personalizuara! Daily Telegraph: Mercedezi tij kushton 80.000 paund

    Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjetet sociale ku shfaqet duke drejtuar një Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.

    28-vjeçari Dorian Puka, i cili ka hyrë ilegalisht disa herë në territorin britanik, ka postuar së fundmi një video në TikTok ku zbulon targat e personalizuara “DO24 AMG”, që pasqyrojnë emrin e tij dhe modelin e makinës që kap vlerën e mbi 80.000 paundëve.
    Telegraph raporton se Puka është dënuar për herë të parë në vitin 2016 për përpjekje për të hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe u deportua një vit më vonë. Por ai arriti të rikthehej në Britani në mënyrë ilegale dhe kreu një sërë grabitjesh të tjera në Londër, për të cilat u dënua me tre vjet e gjysmë burg në vitin 2018. U dëbua sërish në mars 2020, por u rikthye për herë të tretë në fund të po atij viti, përmes rrugëve të paligjshme nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda.
    Aktualisht, ai është në pritje të një vendimi nga një gjykatë imigracioni, pasi ka paraqitur kërkesë për azil. Sipas ligjeve britanike, nuk lejohet dëbimi i individëve që kanë një kërkesë për azil në shqyrtim, ç’ka e ka bërë të pamundur dëbimin e menjëhershëm të tij, thotë Telegraph.
    Ndërkohë, në rrjetet sociale, Puka vazhdon të provokojë autoritetet, duke postuar foto me makina luksoze si Ferrari 300.000 paundësh, orë Rolex dhe pamje nga klube nate në Londër.

    Top Channel

  • The Telegraph:Golemi një nga  20 destinacionet më të mira për fundjavë në Europë

    The Telegraph:Golemi një nga 20 destinacionet më të mira për fundjavë në Europë

    Gazeta britanike “The Telegraph” ka përfshirë Shqipërinë në listën e 20 destinacioneve më të mira për një fundjavë të zgjatur në Europë, duke e renditur si një nga vendet që kombinon bukuritë natyrore, klimën e ngrohtë dhe çmimet e përballueshme për turistët britanikë.Në artikullin e publikuar këtë javë, “The Telegraph” vlerëson Golemin, një destinacion bregdetar pranë Durrësit, si një vend ideal për pushime të shkurtra. Gazeta thekson se Golemi është i njohur për “plazhet me rërë të artë, hoteleritë moderne, shëtitoret me hije pishe dhe aksesin e lehtë nga Tirana”, duke shtuar se është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan diell, ushqim të mirë dhe relaks pa shpenzime të larta. Ndër atraksionet që rekomandohen për vizitorët përmenden Kalaja e Krujës, me historinë e saj të pasur, dhe liqeni i Gamit për ata që kërkojnë natyrë dhe qetësi.Përveç Shqipërisë, në listën e destinacioneve të sugjeruara për një arratisje 3-ditore përfshihen edhe qytete dhe vende të njohura europiane si Paris, Vjena, Dubrovniku, Porto, Bruges, Verona, Valencia, Korfuzi, Athina, Ljubljana, Málaga, si dhe disa më pak të njohura si Tallinn apo Graz në Austri. Gazeta i ka kategorizuar këto vende si zgjedhje që ofrojnë kulturë, gastronomi, klimë të ngrohtë ose arkitekturë mbresëlënëse, të gjitha të arritshme lehtësisht përmes fluturimeve të shkurtra nga Britania.Për Shqipërinë, “The Telegraph” nënvizon edhe se imazhi i vendit është duke ndryshuar shpejt, falë përmirësimit të infrastrukturës turistike dhe mikpritjes tradicionale shqiptare, ndërsa thekson se është një vend që “po e lë pas statusin e ‘sekretit të Ballkanit’ dhe po hyn në hartën e udhëtimeve inteligjente të europianëve.”Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gazeta britanike “The Telegraph” ka përfshirë Shqipërinë në listën e 20 destinacioneve më të mira për një fundjavë të zgjatur në Europë, duke e renditur si një nga vendet që kombinon bukuritë natyrore, klimën e ngrohtë dhe çmimet e përballueshme për turistët britanikë.Në artikullin e publikuar këtë javë, “The Telegraph” vlerëson Golemin, një destinacion bregdetar pranë Durrësit, si një vend ideal për pushime të shkurtra. Gazeta thekson se Golemi është i njohur për “plazhet me rërë të artë, hoteleritë moderne, shëtitoret me hije pishe dhe aksesin e lehtë nga Tirana”, duke shtuar se është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan diell, ushqim të mirë dhe relaks pa shpenzime të larta. Ndër atraksionet që rekomandohen për vizitorët përmenden Kalaja e Krujës, me historinë e saj të pasur, dhe liqeni i Gamit për ata që kërkojnë natyrë dhe qetësi.Përveç Shqipërisë, në listën e destinacioneve të sugjeruara për një arratisje 3-ditore përfshihen edhe qytete dhe vende të njohura europiane si Paris, Vjena, Dubrovniku, Porto, Bruges, Verona, Valencia, Korfuzi, Athina, Ljubljana, Málaga, si dhe disa më pak të njohura si Tallinn apo Graz në Austri. Gazeta i ka kategorizuar këto vende si zgjedhje që ofrojnë kulturë, gastronomi, klimë të ngrohtë ose arkitekturë mbresëlënëse, të gjitha të arritshme lehtësisht përmes fluturimeve të shkurtra nga Britania.Për Shqipërinë, “The Telegraph” nënvizon edhe se imazhi i vendit është duke ndryshuar shpejt, falë përmirësimit të infrastrukturës turistike dhe mikpritjes tradicionale shqiptare, ndërsa thekson se është një vend që “po e lë pas statusin e ‘sekretit të Ballkanit’ dhe po hyn në hartën e udhëtimeve inteligjente të europianëve.”

  • Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori shqiptar në Londër zbërthen të pavërtetat e Farage dhe Daily Telegraph

    Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori shqiptar në Londër zbërthen të pavërtetat e Farage dhe Daily Telegraph

    Ky është shkrimi gazetës Daily Telegraph më 4 tetor 2024 me titull “1 në 50 shqiptarë në MB është në burg.” Kjo e dhënë e cila po përdoret si kalë beteje nga Nigel Farage ka marrë një përgjigje të fortë kundërshtuese nga kryeministri Edi Rama në debatin e ditëve të fundit mes tij dhe babait të Brexit.
    Uran Ferizi, ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një sërë të dhënash zyrtare te qeverisë angleze sjell një të tjera argumente të cilat tregojnë se numri shqiptarëve në shtetin ishull është shumë herë më i madh nga çka servir Nigel Farage bazuar në artikullin e Daily Telegraph.
    “Kjo shifër është mashtruese dhe statistikisht e gabuar. Ajo krahason dy grupe të dhënash themelisht të ndryshme. Një që përllogarit një segment shumë specifik të popullsisë shqiptare sipas regjistrimit të vitit 2021 nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), dhe një tjetër që përfaqëson popullsinë e burgjeve sipas Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë -së Bashkuar në vitin 2024.
    Në mënyrë specifike, përveç viteve të ndryshme që mbulojnë këto të dhëna, përkufizimet e “shtetësisë” ndryshojnë midis dy grupeve. Të dyja përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar në Mbretërisë e Bashkuar dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare që kanë pasaporta jo-shqiptare. Është e paqartë si trajtohen mbajtësit e dyfishtë të pasaportës (përshembull, Greqi dhe Shqipëri). Për më tepër, Ministria e Drejtësisë nuk jep ndarje sipas llojit të krimeve, duke e bërë të paqartë se sa nga këto burgosje lidhen me shkelje të emigracionit”, tha ai për Top Channel.
    Krahasime të tilla statistikore të papërpunuara thotë më tej numri një i diplomacisë shqiptare në Londër, janë në thelb mashtruese, sidomos kur krahason një komunitet emigrantësh shumë specifik me popullsinë e gjerë të MB-së, e cila ndryshon dukshëm për nga mosha, gjinia dhe përbërja socio-ekonomike. Ambasadori Ferizi tregon se përse të dhënat e Daily Telegrapoh janë të gabuara.
    “Vlerësimi i popullsisë i përdorur nga The Telegraph përjashton shqiptarët e natyralizuar, mbajtësit e pasaportave të dyfishta (përfshirë dhjetëra mijëra nga Greqia dhe Italia, siç tregojnë të dhënat konsullore), si dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare. Popullsia e raportuar e burgjeve nuk jep përkufizime të qarta mbi shtetësinë dhe nuk kontrollon faktorë kyç demografikë si mosha, gjinia ose statusi socio-ekonomik”, deklaron ai.
    Një përmbledhje e Parlamentit të MB-së në vitin 2023 sugjeroi se popullsia shqiptare në MB mund të ishte 140,000, megjithëse nuk u dha ndonjë provë mbështetëse thotë Ambasadori Uran Ferizi.
    “Të dhënat krahasuese nga konsullatat për komunitetet polake (1.2 milion), lituaneze (300,000) dhe rumune (1.4 milion) sugjerojnë se popullsia me origjinë shqiptare mund të jetë midis 350,000 dhe 500,000. Një kërkesë për informacion zbuloi se 17,271 nxënës në shkollat fillore në Angli kanë regjistruar gjuhën shqipe si gjuhë të parë. Modelimi krahasues me komunitete të tjera sugjeron një popullsi me origjinë shqiptare prej 200,000–250,000.
    Analiza e përdorimit të gjuhës shqipe në Facebook dhe Instagram, në krahasim me komunitete të tjera të Evropës Lindore, e vlerëson popullsinë shqiptare midis 170,000 dhe 330,000. Duke marrë parasysh besueshmërinë relative të të dhënave mbi lindjet, një vlerësim konservator dhe i arsyeshëm e vendos komunitetin shqiptar në MB në rreth 300,000”, u shpreh ai për Top Channel.
    Për raportin numër shqiptarësh në Britaninë e Madhe me numrin e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ambasadori Ferizi mbërrin këtë përfundim.
    “Në popullsinë e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar , meshkujt e moshës 18–35 përbëjnë rreth 15% të popullsisë. Në komunitetin shqiptar, kjo përqindje mund të jetë dyfish, ose më e lartë. Duke rregulluar këtë çekuilibër demografik, dhe me vlerësimin e ri të popullsisë, shkalla e burgosjes bie nga “1 në 50” në rreth “1 në 500′, tha ai.
    Sipas ambasadorit tonë në Londër, statistika të tilla mashtruese rrezikojnë të ushqejnë steriotipe të dëmshme, të dëmtojnë marrëdhëniet mes komuniteteve dhe të errësojnë kontributet pozitive të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar./tch

  • “The Telegraph” artikull për liqenin e Shkodrës, Beci: Potencial për turizmin natyror dhe kulturor

    “The Telegraph” artikull për liqenin e Shkodrës, Beci: Potencial për turizmin natyror dhe kulturor

    Një ndër mediat më të njohura britanike, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull liqenit të Shkodrës, duke e cilësuar një prej perlave të fshehura të Evropës Jugore dhe një thesar natyror dhe kulturor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.
    Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau një pasazh nga artikulli i prestigjozes britanike që shkruan se “Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur… male karstike mbresëlënëse, ishuj, manastire, xhami historike dhe laguna të fshehura”.

    “Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin, bukuritë e rralla dhe vlerat kulturore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.
    Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.
    Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.

  • “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë për pushime, Rama: Aty ku kombinohet natyra me trashëgiminë kulturore

    “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë për pushime, Rama: Aty ku kombinohet natyra me trashëgiminë kulturore

    Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.
    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e “The Telegraph”, ku përshkruhen plazhet, dhe plot destinacione që kombinojnë bukurite natyrore me trashëgiminë kulturore.
    “Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”.
    “Vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh Rama, duke iu referuar artikullit.

    Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.
    “Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare”, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.
    “Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën. Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe”, vijon artikulli.

  • Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet

    Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet

    Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj rekomandon Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.
    Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore.

    https://www.telegraph.co.uk/…/best-underrated-beach…/

  • Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

    Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

    Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.
    Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi?
    Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.
    Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën.
    Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe.
    Aksesi në këto plazhe magjepsëse po bëhet gjithnjë e më i lehtë, rreth 1,500 fluturime direkte nisen nga aeroportet e Britanisë së Madhe, çdo javë për në Evropën Lindore, sipas të dhënave të OAG, me linja ajrore me kosto të ulët duke përfshirë “easyJet”, “Ryanair” dhe “Wizz Air”.
    Pushimet në plazh janë të përshtatshme për një fundjavë të gjatë ose një aventurë. Nga deti në liqen, nga lumi në ujëvarë, këto vende ofrojnë pushimet më të mira në plazh në Evropën Lindore.
    Ishujt e Ksamilit, Shqipëri
    Perla e veçantë në detin Jon ndodhet në qytetin bregdetar të Sarandës, në jug të Shqipërisë.
    Katër ishujt idilik të Ksamilit janë një parajsë e zbukuruar me rërë të bardhë që kryesisht i kanë shpëtuar vëmendjes së plazhistëve ndërkombëtarë.
    Ato janë të arritshme vetëm me një udhëtim 30-minutësh me varkë ose me not – nëse keni nevojë të digjni byrekun e shijshëm të mbushur me djathë.
    Shumica e vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në fshatin e afërt të Ksamilit dhe të shfrytëzojnë rastin për të vizituar Butrintin – një vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit.
    Liqeni i Ohrit
    Nuk ka vijë bregdetare? Asnjë problem. Të paktën, kjo është përshtypja që do të merrni nga një udhëtim në qytetin e Ohrit pa dalje në det.
    Liqeni i Ohrit me të njëjtin emër, që shtrihet midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës, dhe një destinacion joshës për pushime buzë bregut.
    Pasi të shijoni notin në ujërat e ëmbëla – ndoshta të shoqëruar nga mjellmat elegante vendase, ecni në shëtitoren dhe rrugët me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, përpara se të vizitoni Kishën e Shën Gjonit, në Kaneo.
    Këtu do të shijoni një pamje të liqenit që shpesh është krahasuar me Ishujt Galapagos, të Spanjës – falë biodiversitetit të tij, ndërsa shijoni historinë dhe arkitekturën fetare bizantine.
    Dhërmi, Shqipëri
    Ndërroni Rivierën Franceze me atë Shqiptare me një pushim në plazhin e Dhërmiut – shpesh i përmendur si më i miri i vendit.
    Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz te detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije.
    Ndërsa jeni duke ecur në shëtitoren dhe në kodrën e fshatit të vjetër të Dhërmiut, ju do të mahniteni me peizazhin unik.
    Për një plazh më të qetë dhe për të shijuar bukurinë e egër shqiptare, shkoni më në jug drejt Plazhit të Gjipesë.
    Liqeni i Shkodrës
    Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur, Liqeni i Shkodrës rrethohet nga male dramatike karstike të cilat ngrihen mbi ligatina të gjera, manastire dhe xhami historike, ishuj dhe gjire të fshehura.
    Për një pushim sa më relaksues, ju mund të kombinoni aktivitete të njohura si kajaku, degustacioni i verës dhe vëzhgimi i zogjve.
    “Telegraph” rendit 10 destinacionet më të mira për pushime në plazh që rivalizojnë vendet e mëdha të Evropës:
    1. Ishujt e Ksamilit, Shqipëri2. Ujëvarat e Kravicës, Bosnjë-Hercegovinë3. Liqeni i Ohrit, Shqipëri/Maqedonia e Veriut4. Liqeni Balaton, Hungari5. Dhërmi, Shqipëri6. Plazhi Jaz, Mali i Zi7. Jurmala, Letoni8. Sozopol, Bullgari9. Liqeni Shkodrës, Shqipëri/Mali i Zi10. Krynica Morska, Poloni/ATSH

  • Telegraf:Shqipëria kryeson listën e 10 plazheve më të mira në Evropën juglindore

    Telegraf:Shqipëria kryeson listën e 10 plazheve më të mira në Evropën juglindore

    “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën.Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe.Aksesi në këto plazhe magjepsëse po bëhet gjithnjë e më i lehtë, rreth 1,500 fluturime direkte nisen nga aeroportet e Britanisë së Madhe, çdo javë për në Evropën Lindore, sipas të dhënave të OAG, me linja ajrore me kosto të ulët duke përfshirë “easyJet”, “Ryanair” dhe “Wizz Air”.Pushimet në plazh janë të përshtatshme për një fundjavë të gjatë ose një aventurë. Nga deti në liqen, nga lumi në ujëvarë, këto vende ofrojnë pushimet më të mira në plazh në Evropën Lindore.Ishujt e Ksamilit, ShqipëriPerla e veçantë në detin Jon ndodhet në qytetin bregdetar të Sarandës, në jug të Shqipërisë.Katër ishujt idilik të Ksamilit janë një parajsë e zbukuruar me rërë të bardhë që kryesisht i kanë shpëtuar vëmendjes së plazhistëve ndërkombëtarë.Ato janë të arritshme vetëm me një udhëtim 30-minutësh me varkë ose me not – nëse keni nevojë të digjni byrekun e shijshëm të mbushur me djathë.Shumica e vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në fshatin e afërt të Ksamilit dhe të shfrytëzojnë rastin për të vizituar Butrintin – një vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit.Liqeni i OhritNuk ka vijë bregdetare? Asnjë problem. Të paktën, kjo është përshtypja që do të merrni nga një udhëtim në qytetin e Ohrit pa dalje në det.Liqeni i Ohrit me të njëjtin emër, që shtrihet midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës, dhe një destinacion joshës për pushime buzë bregut.Pasi të shijoni notin në ujërat e ëmbëla – ndoshta të shoqëruar nga mjellmat elegante vendase, ecni në shëtitoren dhe rrugët me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, përpara se të vizitoni Kishën e Shën Gjonit, në Kaneo.Këtu do të shijoni një pamje të liqenit që shpesh është krahasuar me Ishujt Galapagos, të Spanjës – falë biodiversitetit të tij, ndërsa shijoni historinë dhe arkitekturën fetare bizantine.Dhërmi, ShqipëriNdërroni Rivierën Franceze me atë Shqiptare me një pushim në plazhin e Dhërmiut – shpesh i përmendur si më i miri i vendit.Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz te detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije.Ndërsa jeni duke ecur në shëtitoren dhe në kodrën e fshatit të vjetër të Dhërmiut, ju do të mahniteni me peizazhin unik.Për një plazh më të qetë dhe për të shijuar bukurinë e egër shqiptare, shkoni më në jug drejt Plazhit të Gjipesë.Liqeni i ShkodrësLiqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur, Liqeni i Shkodrës rrethohet nga male dramatike karstike të cilat ngrihen mbi ligatina të gjera, manastire dhe xhami historike, ishuj dhe gjire të fshehura.Për një pushim sa më relaksues, ju mund të kombinoni aktivitete të njohura si kajaku, degustacioni i verës dhe vëzhgimi i zogjve.“Telegraph” rendit 10 destinacionet më të mira për pushime në plazh që rivalizojnë vendet e mëdha të Evropës:1. Ishujt e Ksamilit, Shqipëri2. Ujëvarat e Kravicës, Bosnjë-Hercegovinë3. Liqeni i Ohrit, Shqipëri/Maqedonia e Veriut4. Liqeni Balaton, Hungari5. Dhërmi, Shqipëri6. Plazhi Jaz, Mali i Zi7. Jurmala, Letoni8. Sozopol, Bullgari9. Liqeni Shkodrës, Shqipëri/Mali i Zi10. Krynica Morska, Polonihttps://www.telegraph.co.uk/travel/destinations/best-underrated-beach-holidays-greece-cheaper-price-alternative/

  • “The Telegraph”: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

    “The Telegraph”: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

    Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.
    Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.

    Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit, Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën.
    Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare, me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe.
    Aksesi në këto plazhe magjepsëse po bëhet gjithnjë e më i lehtë, rreth 1,500 fluturime direkte nisen nga aeroportet e Britanisë së Madhe, çdo javë për në Evropën Lindore, sipas të dhënave të OAG, me linja ajrore me kosto të ulët.
    Pushimet në plazh janë të përshtatshme për një fundjavë të gjatë ose një aventurë. Nga deti në liqen, nga lumi në ujëvarë, këto vende ofrojnë pushimet më të mira në plazh në Evropën Lindore.
    Ishujt e Ksamilit, Shqipëri
    Perla e veçantë në detin Jon ndodhet në qytetin bregdetar te Sarandës, ne jug të Shqipërisë.
    Katër ishujt idilik të Ksamilit janë një parajsë e zbukuruar me rërë të bardhë që kryesisht i kanë shpëtuar vëmendjes së plazhistëve ndërkombëtarë.
    Ato janë të arritshme vetëm me një udhëtim 30-minutësh me varkë ose me not, nëse keni nevojë të digjni byrekun e shijshëm të mbushur me djathë.
    Shumica e vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në fshatin e afërt të Ksamilit dhe të shfrytëzojnë rastin për të vizituar Butrintin, një vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit.
    Liqeni i Ohrit
    Nuk ka vijë bregdetare? Asnjë problem. Të paktën, kjo është përshtypja që do të merrni nga një udhëtim në qytetin e Ohrit pa dalje në det.
    Liqeni i Ohrit me të njëjtin emër, që shtrihet midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës, dhe një destinacion joshës për pushime buzë bregut.
    Pasi të shijoni notin në ujërat e ëmbëla – ndoshta të shoqëruar nga mjellmat elegante vendase, ecni në shëtitoren dhe rrugët me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, përpara se të vizitoni Kishën e Shën Gjonit, në Kaneo.
    Këtu do të shijoni një pamje të liqenit që shpesh është krahasuar me Ishujt Galapagos, të Spanjës – falë biodiversitetit të tij, ndërsa shijoni historinë dhe arkitekturën fetare bizantine.
    Dhërmi, Shqipëri
    Ndërroni Rivierën Franceze me atë Shqiptare me një pushim në plazhin e Dhërmiut – shpesh i përmendur si më i miri i vendit.
    Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz te detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije.
    Ndërsa jeni duke ecur në shëtitoren dhe në kodrën e fshatit të vjetër të Dhërmiut, ju do të mahniteni me peizazhin unik.
    Për një plazh më të qetë dhe për të shijuar bukurinë e egër shqiptare, shkoni më në jug drejt Plazhit të Gjipesë.
    Liqeni i Shkodrës
    Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur, Liqeni i Shkodrës rrethohet nga male dramatike karstike të cilat ngrihen mbi ligatina të gjera, manastire dhe xhami historike, ishuj dhe gjire të fshehura.
    Për një pushim sa më relaksues, ju mund të kombinoni aktivitete të njohura si kajaku, degustacioni i verës dhe vëzhgimi i zogjve.
    “Telegraph” rendit 10 destinacionet më të mira për pushime në plazh që rivalizojnë vendet e mëdha të Evropës:
    1. Ishujt e Ksamilit, Shqipëri2. Ujëvarat e Kravicës, Bosnjë-Hercegovinë3. Liqeni i Ohrit, Shqipëri/Maqedonia e Veriut4. Liqeni Balaton, Hungari5. Dhërmi, Shqipëri6. Plazhi Jaz, Mali i Zi7. Jurmala, Letoni8. Sozopol, Bullgari9. Liqeni Shkodrës, Shqipëri/Mali i Zi10. Krynica Morska, Poloni.