Autoritetet japoneze po përpiqen të frenojnë varësinë nga telefonat inteligjentë, një fenomen që ka marrë përmasa globale, veçanërisht mes të rinjve.Në qytetin Toyoake, me 69 mijë banorë në Japoninë qendrore, është miratuar një nismë që kufizon përdorimin e telefonit në vetëm dy orë në ditë.Edhe pse masa nuk parashikon ndëshkime për shkelësit, ajo synon të nxisë reflektimin mbi efektet fizike dhe psikologjike të përdorimit të tepërt të telefonave.Për shumë të rinj japonezë, të mësuar të kalojnë orë të tëra duke shfletuar rrjete sociale, lexuar lajme apo parë video, kufizimi është një sfidë e vërtetë.Shumica e brezit të ri nuk e imagjinon jetën pa telefon. Në një vend ku mesatarja e qëndrimit online për të rinjtë është mbi pesë orë në ditë, kufiri i vendosur nga autoritetet duket pothuajse i pamundur.Megjithatë, disa të rinj që u përfshinë në një eksperiment të ngjashëm, duke u përpjekur të reduktonin përdorimin në dy orë në ditë, raportuan përvoja interesante, nga vështirësi në fillim deri te një ndjesi e re e kohës së fituar.Ata që arritën ta respektojnë kufirin, pohuan se dita u ishte bërë më produktive dhe më e kuptimtë.Disa zgjodhën të lexonin libra, të studionin apo të ushtroheshin në palestër, duke e ndier se koha e lirë e rikthyer i kishte ndihmuar të rifitonin fokusin.Një pjesë tjetër, ndonëse nuk ia dolën plotësisht, pranuan se vetë përpjekja për të kufizuar përdorimin e telefonit u kishte rritur ndërgjegjësimin për sa shumë kohë humbasin.Psikologët japonezë prej vitesh paralajmërojnë për ndikimin e përdorimit të tepërt të smartfonëve në shëndetin mendor, gjumin dhe marrëdhëniet sociale.Shumë të rinj raportojnë dhimbje koke, lodhje të syve dhe pagjumësi si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj ekranit.Në këtë kuadër, nisma e Toyoake është parë si një hap simbolik, por i nevojshëm, për të nxitur qytetarët të reflektojnë mbi zakonet e tyre dixhitale.Kryetari i bashkisë, Masafumi Koki, e ka mbrojtur vendimin përballë kritikave, duke theksuar se qëllimi nuk është ndalimi, por ndërgjegjësimi.Për shumë të rinj, mënyra më e mirë për të kufizuar përdorimin e telefonit është vendosja e rregullave personale. Shumë e shohin nismën si mundësi për të rishikuar raportin e tyre me teknologjinë, jo për ta braktisur atë, por për ta përdorur me vetëdije.Disa studentë kanë pranuar se vetëm fakti që u përpoqën të reduktonin përdorimin e telefonit i bëri të ndiheshin më të pranishëm në jetën reale, më të aftë të shijonin bisedat dhe vëmendjen ndaj mjedisit përreth.Ndërsa Japonia kërkon të gjejë ekuilibrin mes teknologjisë dhe mirëqenies, përvoja e Toyoake ka ngritur një debat më të gjerë: a është e mundur që një shoqëri e lidhur ngushtë me pajisjet dixhitale të mësojë të shkëputet, qoftë edhe për pak orë në ditë?Për shumë pjesëmarrës, përgjigjja është po, dhe çdo minutë më pak në ekran mund të përkthehet në një ditë më të qetë, më të gjatë dhe më kuptimplotë. / The Guardian, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: telefonit
-

Katër gabime gjatë karikimit që shkurtojnë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj
Jetëgjatësia e baterisë së telefonit përkeqësohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit elektrokimik të brendshëm, por zakonet e përditshme e dëmtojnë edhe më shpejt. Sipas ekspertit të teknologjisë së baterive Sandeep Unnikrishnan nga kompania Lionvolt, një bateri litium-jon zgjat mesatarisht 500 cikle karikimi — rreth 2 deri në 3 vjet — përpara se të humbasë dukshëm kapacitetin.
Ja 4 gabimet kryesore që duhet të shmangni:
1. Karikimi deri në 100%
Mbajtja e baterisë gjithmonë të mbushur plot i shkakton stres kimik dhe e dëmton në planin afatgjatë. Ekspertët sugjerojnë të mbahet midis 20% dhe 80%.2. Karikimi gjatë natës
Lënia e telefonit të lidhet gjithë natën çon në mbingarkesë dhe nxehtësi të panevojshme, edhe pse disa telefona modernë kanë sistem karikimi të optimizuar.3. Përdorimi i telefonit gjatë karikimit
Nxehtësia është armiku kryesor i baterisë. Përdorimi i pajisjes ndërsa karikohet e ngroh më shumë dhe përshpejton degradimin kimik.4. Përdorimi i karikuesve të lirë ose të dëmtuar
Karikuesit jo origjinalë japin rrymë të paqëndrueshme, rrezikojnë mbinxehjen dhe mund të shkaktojnë zjarr. Përdorni gjithmonë karikues të certifikuar nga prodhuesi.Ekspertët paralajmërojnë se shmangia e këtyre gabimeve të zakonshme mund të zgjasë dukshëm jetëgjatësinë e baterisë dhe të rrisë sigurinë e pajisjes.
-

Zija Çela: Të gjithë miqtë që kisha, më lanë…
“Numri i harruar”, tregim nga Zija Çela
I hoqi këpucët pa i zgjidhur, duke i shkelur te thembrat herë njërën e herë tjetrën. I tronditur siç ishte, filloi t’i binte telefonit. Me kë do të fliste? E ç’rëndësi kishte, mjaft të dëgjonte një zë dhe t’i qante hallin. Duhet ta kishte vërtitur diskun nja pesëdhjetë herë, kur u kujtua se telefoni nuk punonte. Megjithatë, ngaqë në vetmi nuk gjente ngushëllim dhe mendja i vinte rrotull, vazhdoi ta rrotullonte diskun, si të shpresonte se ashtu aparati do të vihej në punë.
Dhe vërtet, kur kishte formuar një shifër me numra që kishin ndjekur njëri-tjetrin, i erdhi në vesh një mërmërimë e lehtë, sikur telat të ishin bërë të gjallë e të sillnin lëvizjen e erës. Pastaj, sa më shpesh vërtiste diskun e numrave, aq më tepër forcohej mërmërima, derisa u kthye në një frushullimë të pandërprerë që vinte nga larg, shumë larg, si një gjëmim stuhie. Ai ndizte e shuante cigare, shfrynte me dëshpërim, por prapëseprapë, duke e ngjeshur dorezën e telefonit nën nofull, nuk ia ndante gishtin diskut.
Pak nga pak shungullima erdhi duke reshtur, nisi një pipzim i çuditshëm që dukej se aparati nuk do të mund ta mbante. Dhe kur, megjithatë, ai u tregua kokëshkretë, madje ndezi cigare të tjera pa e ndalur rrotullimin e diskut, matanë ra një heshtje e plotë. Ai po matej ta ulte dorezën, kur befas u dëgjua një zë kumbues:
– Kush më kërkon dhe përse?
Ai shpejtoi të përgjigjej:
– Jam një fatkeq që po e mbyt dëshpërimi. Mos ju zgjova nga gjumi? Kam tërë natën që i bie telefonit, sepse askush s’ma di hallin që kam.
– Ç’hall ke? – pyeti zëri matanë.
– Të gjithë miqtë që kisha, më lanë, – tha ai.
– Miqtë? Çfarë të të them për miqtë! Por mos u dëshpëro, unë nuk kam si të të ngushëlloj. Im bir kishte dymbëdhjetë miq dhe të gjithë e braktisën në një ditë. Pastaj ai i fali dhe ata i mbetën besnikë përgjithmonë. Bën mirë që t’i falësh miqtë.
– Po mua edhe vëllezërit më kanë lënë.
– Oh, – psherëtiu tjetri matanë, – më mirë të mos ma kishe thënë këtë fjalë. Unë prandaj nuk kam vëlla, sepse kurrë nuk kam dashur që ndjenjën e vëllazërisë ta vë në provë. Dhe meqë këtë ndjenjë nuk e njoh, si mundem të të ngushëlloj?! Megjithatë, fali vëllezërit e tu.
– Po unë jam krejt vetëm, – tha prapë ai, – mua edhe nëna më ka lënë.
– Nëna?
– Po, u lodh prej meje dhe më braktisi. Ndoshta më braktisi nga mërzia. Unë mendoj se, në përgjithësi, janë më të pakët njerëzit që vdesin nga sëmundjet, se sa ata që vdesin nga mërzia. Sa do të doja ta shihja nënën përsëri!
– Ngaqë je vetëm, prandaj?
– Po, ngaqë jam vetëm. S’e di se çfarë kam humbur dhe as se çfarë më ka mbetur. Por nëse do të qaja, do të qaja për të tjerët. Sidomos për nënën.
– Unë vetë jam pa nënë. Ajo ose më ka lindur mua dhe ka vdekur, ose ka vdekur pa më lindur mua. E sheh pra, unë jam më fatkeq se ti, pa nënë, pa vëlla dhe me një djalë që miqtë e tradhëtuan. Megjithatë, e kuptoj gjendjen tënde. Tani për tani jam shumë i zënë, por pa zbardhur drita miqtë dhe vëllezërit do të vijnë tek ti. U thuaj atyre që të më bëjnë një telefon dhe të ma kujtojnë hallin tënd për nënën. Dëshiroj të bisedoj vetë me ata, kjo është e domosdoshme.
Ai nuk e besoi, por pa dalë mirë drita, në portën e tij trokitën miqtë dhe vëllezërit. Dukeshin fort të penduar dhe, ende pa e çelur gojën ai, i kërkuan të falur.
– Mbetet vetëm që të kthehet nëna, – i thanë ata.
– Po, – u hodh ai, – dhe që të kthehet nëna, ju duhet të telefononi…
– Në ç’numër? – pyetën vëllezërit dhe miqtë.
Ai heshti. Sikur botën mbarë t’ia falnin, nuk ishte më në gjendje ta riprodhonte atë numër. Prandaj dhe ata ikën, duke e quajtur të marrë, gënjeshtar dhe delirant. Ai mbeti përsëri vetëm, pa miq, pa vëllezër dhe pa nënë.
Vetëm është edhe sot e kësaj dite, sepse me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme, nuk po arrin të lidhet prapë me atë zërin e largët. Me sa duket, njerëzimi ka kohë që ia ka harruar numrin e telefonit Zotit.
ObserverKult
Lexo edhe:
ZIJA ÇELA NA FTON PËR NJË REFLEKTIM TË THELLË, PËR TË DËGJUAR ZËRIN E ARSYES…
(Shënime për romanin “Banka e ankesave” të Zija Çelës)
Nga Agim Baçi
Klithma jonë e brendshme mund të arrijë kulmin e thirrjes kur fytyra e vdekjes dhe dashurisë kthehet thjesht në një proces teknik, me data, me riformulim ankese, me orar pritje, por pa “zërin e njeriut”.
Rrëfimi i Zija Çelës në romanin “Banka e ankesave” është rrezatim i një urtie dhe një elegance në përpjekjen për të identifikuar pikërisht humbjen e shpirtit njerëzor, në një botë ku mund të kesh kujdesin ndaj teje kur je për t’u ankuar, për të përmirësuar ankesën, por jo për t’u kuptuar dhe për të të kuptuar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

“Camp Rock 3”? Joe Jonas ngre dyshimet tek fansat
Fansat e “Camp Rock” mund të kenë arsye për të shpresuar. Joe Jonas ndezi thashethemet për një film të tretë gjatë paraqitjes së tij në “Hot Ones Versus” me vëllezërit Nick dhe Kevin Jonas më 12 gusht.
Gjatë lojës, Nick i kërkoi Joe-s të lexonte shënimin e fundit në aplikacionin Notes të telefonit. Pasi u mendua pak, Joe lexoi: “Camp Rock 3”, duke shkaktuar reagime të habitura dhe të qeshura nga të pranishmit. “Është e vërtetë,” tha ai, duke treguar ekranin e telefonit, dhe më pas shtoi me humor: “Më fal, Disney.”
Filmi i parë “Camp Rock” u shfaq në Disney Channel në 2008, duke sjellë në qendër Demi Lovato dhe Jonas Brothers. Pas suksesit të madh, në vitin 2010 u publikua vazhdimi “Camp Rock 2: The Final Jam”. Që prej asaj kohe nuk ka pasur njoftime zyrtare për një film të tretë. -

Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit, që u bë zëri i dashurisë për nënën dhe gruan e tij të shurdhër
Nga Albert Vataj
Duhej një ironi fati që të kishte një Alexander Graham Bell. Që ai të kishte nënën dhe gruan të shurdhra, që ai ta kthente në një sfidë personale, krijimin e objekteve të dëgjimit, mes të cilave, ai që fitoi famë botërore do të ishte telefoni. Nëse nuk e dinit, ja ku e mësuat, se gjithçka e atij telefoni që keni në dorë, ati mjeti komunikimi që ju bashkon me njerëzit dhe po e bën botën gjithnjë e më të vogël, është në sajë të këtij burri, të kësaj mendjeje, të këtij shpirti trazimtar, që i ndëshkuar nga fati të kishte dy njerëz të shtrenjtë me probleme serioze dëgjimi, të sillte në jetë magjistarin e komunikimit në distancë, telefonin.Alexander Graham Bell (3 mars 1847 – 2 gusht 1922) ishte një shkencëtar, shpikës, inxhinier dhe inovator skocez, që është vlerësuar për shpikjen e telefonit të parë praktikë dhe për bashkëthemelimin e Kompanisë Amerikane të Telefonisë dhe Telegrafisë (AT&T) në 1885.Babai, gjyshi dhe vëllai i Bellit, kishin qenë të gjithë të lidhur me punën e oratorisë dhe fjalimeve, dhe si mamaja ashtu dhe gruaja e tij ishin shurdhe, duke e ndikuar thellësisht punën e jetës së tij. Kërkimet e tij mbi dëgjimin dhe fjalimet e çuan atë më tej në eksperimentimin me mjete dëgjimi që kulminikuan në shpërblimin e Bellit me patentën e parë amerikane për telefonin në vitin 1876.Bell e konsideronte shpikjen e tij më të famshme një hyrje në punën e tij të vërtetë si shkencëtar dhe refuzoi të kishte një telefon në studion e tij. Jetën e tij të mëvonshme e shënuan shumë shpikje të tjera, duke përfshirë punën e tij inovatore mbi telekomunikimet optike, hidroplanet dhe aeronautikën. Megjithëse ai nuk ishte një nga 33 themeluesit i National Geographic Society, ai gjithashtu kishte një ndikim të fortë në revistë ndërsa shërbente si presidenti i dytë nga 7 janari i vitit 1898 deri në vitin 1903.Puna e tij u ndërtua mbi punën e Hermann von Helmholtz, i cili kishte arritur të përçonte tingujt zanore duke përdorur një akordim kontrapion pirun. Bell kuptoi se kjo nënkuptonte mundësinë e komunikimit të të folurit të artikuluar. Pushimi i madh i Bell erdhi pas përdorimit të një fonautografi, i cili vizatonte formën e valëve të zërit në xhamin e tymosur duke gjurmuar dridhjet e tyre. Më pas ai shpiku një mënyrë për ta shndërruar këtë lëvizje në ndryshime të rrymës elektrike, e cila më pas, në fundin marrës, mund të shndërrohej përsëri në zë. -

SPAK i sekuestroi celularin, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit: I është cenuar e drejta!
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë pjesërisht të drejtë Onejda Ymerajt, së cilës SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të një hetimi që Prokuroria e Posaçme po zhvillonte.
Gjyqtarët vendosën se sekuestrimi i telefonit të zonjës Ymeraj ka cenuar lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës për pjesët që nuk lidhen me objektin e hetimit penal, ndaj të gjitha kopjet për këtë pjesë të komunikimit duhet të shkatërrohen.
Ndërsa kopjet që përmbajnë biseda që lidhen me hetimin do të mbahen, por do t’i nënshtrohen kontrollit gjyqësor. Vendimi i Kushtetueses për zonjën Ymeraj përcakton rregulla të reja për të gjitha rastet kur prokuroria sekuestron telefonin e një qytetari, duke vendosur që përdorimi i të dhënave të gjetura në telefon duhet të bëhet vetëm me vendim gjykate dhe vetëm për biseda që lidhen me objektin e hetimit.Në këtë vendim, gjyqtarët sqarojnë se kur sekuestrimi i telefonit bëhet në kushte urgjence, atëherë ai duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor në një kohë sa më të shpejtë.
Kushtetuesja vë në dukje se sekuestrimi i telefonit në kushte urgjence duhet të respektojë standardet ndërkombëtare, duke përfshirë, ndalimin e veprimeve të përpunimit të korrespondencës, mbylljen e pajisjes në të cilën ndodhet korrespondenca në praninë e qytetarit ose avokatit dhe ndalimin e bërjes së kopjeve të të dhënave personale pa autorizim të gjykatës.
Gjyqtarët sqaruan se vendimi nuk ka efekt prapaveprues.
/vizionplus.tv -

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK pa vendim gjykate, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e qytetares: I është cënuar e drejta
Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit duke thënë se i është cënuar e drejta me sekuestrimin e telefonit nga SPAK.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Ymeraj që ju bllokua telefoni në shkurt 2024 fitoi pjesërisht dhe gjykata urdhëroi asgjësim të korrespodencës.
Çështja e mësipërme prek mënyrën se si vepron SPAK kur bllokon telefonat pa vendim gjykate.
Sipas Kushtetueses, pranimi i pjesshëm i kërkesës është bërë pasi është konstatuar cenim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
Asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale të nxjerra nga celulari i kërkueses që nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
Vijimin e mbajtjes në sekuestro të kopjeve të korrespondencës dhe të të dhënave personale që lidhen me objektin e hetimit penal, duke ia nënshtruar kontrollit gjyqësor.
Urdhërimin e zbatimit të garancive procedurale të parashikuara në arsyetimin e këtij vendimi për vijimin e mbajtjes në sekuestro të celularit si pajisje/send që mban korrespondencë dhe të dhëna personale.
Ngarkimin e Prokurorisë së Posaçme për ekzekutimin e vendimit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij, duke respektuar garancitë procedurale sipas arsyetimit të këtij vendimi.Gjatë tre viteve të fundit SPAK ka kryer këqyrjen dhe kontrollin e 978 aparateve celularë të sekuestruar për hetime të ndryshme, kryesisht për persona nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar.
Shifra është e dhënë zyrtare e prokurorisë së posaçme, që nuk ka përjashtuar nga hetimet edhe qytetarë që kanë dijeni apo që kanë komunikuar me shtetas nën hetim dhe që është vlerësuar se të nga këto biseda do të përftoheshin detaje me interes për hetimet e mëtejshme.
Mes ish-zyrtarëve të lartë madje edhe politikanë, telefonat e të cilëve kanë qenë çelësi që kanë zbërthyer dosjet penale, ka edhe të dyshuar të cilët rezultojnë se komunikonin me funksionarë apo përmendnin emrat e tyre dhe ndaj telefonat e tyre janë bllokuar.
Një ndër to ishte rasti i Onejda Ymeraj e cila kërkon kthimin e telefonit të marrë nga SPAK mbasi aty ka të regjistruar të gjithë numrat e kontaktit që i duhen për punën e saj.
Padia, siç rezulton në gjykatën kushtetuese ka kaluar në seancë plenare dhe bëhet fjalë për sekuestrimin e telefonit të Ymeraj, dy vjet pas hetimeve të hapura ndaj, ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Onejda Ymeraj rezulton e pyetur si person që ka dijeni në shkurt 2024 dhe në të njëjtën ditë asaj i është kërkuar këqyrja e telefonit e më pas sekuestrimi.
Argumenti i SPAK rezulton nga aktet që ishte përmendja e ish funksionarit nën hetim. Por rezulton nga vendimet e mëpasshme se gjykatat nuk e morën parasysh kthimin e telefonit të paditëses e cila ka si argument faktin që në telefon ka kontakte që i nevojiten për përditshmërinë.
Kjo çështje është në kushtetuese dhe nuk bëhet më fjalë për një telefon, por për një praktikë.Top Channel
-

Ushtrime për përdorimin e telefonit
Ushtrime për përdorimin e telefonitPoezi nga Teki Dervishi
Larg syve Atdheu po t’u bëhekapjesë e trupit qe me së shumti te dhemb.Posa kalova kufirin, puna e parëmë re ndermend timungojne cikërrima monedhashnjë fletë blloku dhe lapsi kimik deri te kabina e parë e telefonit nuk ma kerkuan pasaportënDita kalon në pritje përceptuesetë hapësires me drita të paadresëAsaj që pret zgjuar mijera kilometra largnata i bën një shekull pa gjumëderisa une mesoj se si natëns’është edukatë të besh telefonatëtek ata që mund t’ia dërgojnë lajminse ende jam gjallë, edhepse i humburnë labirintin e gjallë të shpirtit që mezi e mban trupi im.Jam stërvitur që herën e parëkur ta marrin receptorin e telefonitta kërkoj zerin se jam shumë i kënaqure të mos mund fjala ime t’i dëftojëlotët që me rrjedhin faqeveKush qe ai i marrë nga folkloriqë tha se „larg syve – larg zemrës”muzikë e parajsës është zëri i nënës“A po ke ku të flesh, biri im –a po ke çka me hangër?” Jam stërvitur që kur fle i lodhurasgjë të mos dëgjoj pos telefonitjam stërvitur qe kurrë të mos kerkoj nga aitë cingerojë kur më së shumti ma do shpirtiLarg syve Atdheu po t’u bëhekapjesë e trupit që më se shumti të dhemb./KultPlus.com
-

Sekuestroi 978 celularë në 3 vitet e fundit, praktika e SPAK ankimohet në Gjykatën Kushtetuese
Pa llogaritur pajisjet kompjuterike, gjatë tre viteve të fundit SPAK ka kryer këqyrjen dhe kontrollin e 978 aparateve celularë të sekuestruar për hetime të ndryshme, kryesisht për persona nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar.
Shifra është e dhënë zyrtare e prokurorisë së posaçme, që nuk ka përjashtuar nga hetimet edhe qytetarë që kanë dijeni apo që kanë komunikuar me shtetas nën hetim dhe që është vlerësuar se të nga këto biseda do të përftoheshin detaje me interes për hetimet e mëtejshme.
Mes ish-zyrtarëve të lartë madje edhe politikanë, telefonat e të cilëve kanë qenë çelësi që kanë zbërthyer dosjet penale, ka edhe të dyshuar të cilët rezultojnë se komunikonin me funksionarë apo përmendnin emrat e tyre dhe ndaj telefonat e tyre janë bllokuar.
Një ndër to është rasti Onejda Ymeraj e cila kërkon kthimin e telefonit të marrë nga SPAK mbasi aty ka të regjistruar të gjithë numrat e kontaktit që i duhen për punën e saj.
Padia, siç rezulton në gjykatën kushtetuese ka kaluar në seancë plenare dhe bëhet fjalë për sekuestrimin e telefonit të Ymeraj, dy vjet mbas hetimeve të hapura ndaj, ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Onejda Ymeraj rezulton e pyetur si person që ka dijeni në shkurt 2024 dhe në të njëjtën ditë asaj i është kërkuar këqyrja e telefonit e më pas sekuestrimi.
Argumenti I SPAK rezulton nga aktet që ishte përmendja e ish funksionarit nën hetim. Por rezulton nga vendimet e mëpasshme se gjykatat nuk e morën parasysh kthimin e telefonit të paditëses e cila ka si argument faktin që në telefon ka kontakte që i nevojiten për përditshmërinë.
Kjo çështje është në kushtetuese dhe nuk bëhet më fjalë për një telefon, por për një praktikë. -

Sekuestroi 978 celularë, praktika e SPAK ankimohet në Gjykatën Kushtetuese
Pa llogaritur pajisjet kompjuterike, gjatë tre viteve të fundit SPAK ka kryer këqyrjen dhe kontrollin e 978 aparateve celularë të sekuestruar për hetime të ndryshme, kryesisht për persona nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar.
Shifra është e dhënë zyrtare e prokurorisë së posaçme, që nuk ka përjashtuar nga hetimet edhe qytetarë që kanë dijeni apo që kanë komunikuar me shtetas nën hetim dhe që është vlerësuar se të nga këto biseda do të përftoheshin detaje me interes për hetimet e mëtejshme.
Mes ish-zyrtarëve të lartë madje edhe politikanë, telefonat e të cilëve kanë qenë çelësi që kanë zbërthyer dosjet penale, ka edhe të dyshuar të cilët rezultojnë se komunikonin me funksionarë apo përmendnin emrat e tyre dhe ndaj telefonat e tyre janë bllokuar.
Një ndër to është rasti Onejda Ymeraj e cila kërkon kthimin e telefonit të marrë nga SPAK mbasi aty ka të regjistruar të gjithë numrat e kontaktit që i duhen për punën e saj.
Padia, siç rezulton në gjykatën kushtetuese ka kaluar në seancë plenare dhe bëhet fjalë për sekuestrimin e telefonit të Ymeraj, dy vjet mbas hetimeve të hapura ndaj, ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Onejda Ymeraj rezulton e pyetur si person që ka dijeni në shkurt 2024 dhe në të njëjtën ditë asaj i është kërkuar këqyrja e telefonit e më pas sekuestrimi.
Argumenti I SPAK rezulton nga aktet që ishte përmendja e ish funksionarit nën hetim. Por rezulton nga vendimet e mëpasshme se gjykatat nuk e morën parasysh kthimin e telefonit të paditëses e cila ka si argument faktin që në telefon ka kontakte që i nevojiten për përditshmërinë.
Kjo çështje është në kushtetuese dhe nuk bëhet më fjalë për një telefon, por për një praktikë.Top Channel
