Tag: telefonin

  • “E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të bëjë të reflektojë çdo prind

    “E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të bëjë të reflektojë çdo prind

    “E urrej telefonin celular të mamit tim”, kjo ka qenë përgjigja për një detyre shtëpie e një 7-vjeçari e cila u bë virale dhe duket se i ka bërë shumë prindër të reflektojnë pasi e kanë lexuar. Fëmija shkruan mbi varësinë e nënës së tij nga telefoni.

    Një mësuese amerikane ka vendosur të publikojë detyrën e një nxënësi 7-vjeçar në profilin e saj në “Facebook”.

    Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti nxënësit. Dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon, transmeton ‘portalishkollor’. 

    Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj. Nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e keqe.

    Mësuesja, me bërjen publike të detyrës së djaloshit, donte të përcillte një lloj apeli duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre. Dhe të lënë mënjanë telefonin celular teksa shpenzojnë kohë me ta.

    “Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja në Facebook. 

    Detyra e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë. “Nuk më pëlqen telefoni, sepse mami im është në telefon gjatë gjithë ditës. Një telefon ndonjëherë është një gjë e keqe. E urrej telefonin e mamit. Dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen”.

    Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me një kryq. Dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.

    “Çdo ditë të jetës sonë, bëjmë një depozitim të vockël në bankën e kujtesës së fëmijëve tanë”, thotë Charles Swindoll, ndaj le të tregohemi më të përgjegjshëm!

    ———————–

    Lexo edhe:

    EMOCIONUESE: I RIU NGA KOSOVA I KËNDON ME LOT NË SY VENDLINDJES NË “AMERICAN IDOL”, ÇUDIT JURINË ME ZËRIN E TIJ (VIDEO)

    ObserverKult

  • Shteti privat i Ramës/ I riu arrestohet dhunshëm për parkim të gabuar

    Shteti privat i Ramës/ I riu arrestohet dhunshëm për parkim të gabuar

    Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një i ri është arrestuar me dhunë nga efektivët e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kishte parkuar gabim.

    Sipas informacionit të siguruar ekskluzivisht nga redaksia jonë, i riu ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë ndërhyrjen ndaj tij. Ky veprim duket se ka acaruar një nga efektivët, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke ia marrë telefonin nga dora me forcë.

    Pamjet tregojnë të riun teksa proteston me zë të lartë: “Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin!”.

    Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh dhe se ndërhyrja e policisë u shoqërua me agresivitet të tepruar, duke shkaktuar tension mes kalimtarëve.

    Ngjarja ngre shqetësime serioze për mënyrën si po ushtrohet forca nga strukturat e rendit, sidomos kur qytetarët përpiqen të dokumentojnë sjelljen e tyre përmes telefonave. Në vijim po publikojmë mesazhin e plotë të ardhur në redaksine e Jeta Osh Qef.

    “Përshëndetje JOQ, për parkim të gabuar arrestojnë shoferin. Djali po e filmonte, polici i mori telefonin nga dora. Djali bërtiste: ‘Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin’. ‘Jam punonjës i shtetit’, i thotë kur e shtrin. Para 10 min tek Brryli, Tiranë.”/ JOQ

  • “I kanë hequr telefonin dhe…”/  Berisha mbron me ‘thonj’ Ilir Metën: Po i bëhet terror psikologjik, akte të rënda

    “I kanë hequr telefonin dhe…”/ Berisha mbron me ‘thonj’ Ilir Metën: Po i bëhet terror psikologjik, akte të rënda

    Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat, se ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, po i bëhet terror psikologjik në burg. Berisha u shpreh se Ilir Metës nuk iu është lejuar takimi me familjarët dhe se i kanë hequr telefonin, si edhe të drejtën e komunikimit.
    Sali Berisha:
    Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.
    Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.
    Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.
    I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij. Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë. Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.

  • Berisha ankohet për terrorin psikologjik të Ilir Metës: I kanë hequr telefonin

    Berisha ankohet për terrorin psikologjik të Ilir Metës: I kanë hequr telefonin

    Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat, se ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, po i bëhet terror psikologjik në burg.
    “Banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij”, u shpreh kryedemokrati.
    Berisha u shpreh se Ilir Metës nuk iu është lejuar takimi me familjarët dhe se i kanë hequr telefonin, si edhe të drejtën e komunikimit.
    “Kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera”, theksoi ai.
    Ndërsa shtoi: “I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij”.
     

  • Studimi që trondit/ Shoferët adoleshentë të fiksuar pas telefonit, i japin makinës duke shkruar mesazhe

    Studimi që trondit/ Shoferët adoleshentë të fiksuar pas telefonit, i japin makinës duke shkruar mesazhe

    Rreth një të pestën e kohës, një shofer adoleshent përdor telefonin teksa drejton automjetin.
    Shoferët adoleshentë kalojnë mesatarisht 21% të çdo udhëtimi duke parë telefonin e tyre, sipas rezultateve të botuara në revistën Traffic Injury Prevention .
    Më keq akoma, këto nuk ishin shikime të shpejta — gati 27% të kohës shoferët u përqendruan në telefonin e tyre për dy sekonda ose më shumë, një kohëzgjatje që rrit ndjeshëm rrezikun e një aksidenti, thanë studiuesit.
    Rezultatet treguan se shoferët adoleshentë e përdorin më shpesh telefonin e tyre për argëtim (65%) ose për të dërguar mesazhe (40%), me 30% që përdorin GPS-in e telefonit.
    Në të gjithë SHBA-në, 35 shtete kanë ndaluar përdorimin e telefonit për shoferët e rinj, thanë studiuesit në shënimet e tyre paraprake.
    Por një studim i mëparshëm kombëtar zbuloi se gati 92% e adoleshentëve ende angazhohen rregullisht duke dërguar mesazhe, duke folur ose duke zgjedhur melodi në telefonin e tyre inteligjent ndërsa janë në timon, thanë studiuesit.
    Për studimin e ri, studiuesit pyetën më shumë se 1,100 adoleshentë rreth sjelljeve dhe bindjeve të tyre në lidhje me përdorimin e telefonave inteligjentë gjatë drejtimit të makinës.
    Rezultatet tregojnë se shumë shoferë të rinj e kuptojnë se gjëra të këqija mund të ndodhin kur janë të shpërqendruar dhe janë të vetëdijshëm se prindërit dhe miqtë nuk do të donin që ata të përfshiheshin në shpërqendrime ndërsa drejtonin makinën.
    Megjithatë, adoleshentët raportuan gjithashtu se miqtë e tyre shpesh ngasin makinën ndërsa janë të shpërqendruar nga telefonat e tyre inteligjentë, duke treguar se më shumë njerëz mund të bien pre e tundimit sesa do ta pranonin, thanë studiuesit.
    Studiuesit shtuan se nevojiten më shumë studime për të kuptuar më mirë pse shoferët adoleshentë përdorin telefonat inteligjentë.

  • Vendet më të këqija për të vendosur celularin, zbuloni arsyen

    Vendet më të këqija për të vendosur celularin, zbuloni arsyen

    Sot është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më vetëm rolin e një telefoni, por edhe të një kalendari, axhende dhe një radioje, apo një loje elektronike dhe lista mund të mos mbarojë kurrë. Nuk shkojmë askund pa celularin, madje edhe në tualet.

    Megjithatë, vendosja e celularëve në vende të caktuara mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tonë.

    Shumë studime e kanë lidhur rrezatimin e celularëve me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese.

    Pavarësisht të gjithave këtyre, do të jetë e vështirë për ne t’i lëmë mënjanë. Megjithatë, mund të ndalojmë së lëni ato në vende të caktuara në mënyrë që të mbrohemi sa më shumë që të jetë e mundur.

    Çfarë janë këto?

    Në shtrat ose nën jastëk

    Të flesh me telefonin është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalen natën. Drita nga ekrani mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme afatgjata me gjumin.

    Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu nga ekrani ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të krijuara nga telefonat celularë mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërsa ka shumë raste shpërthimesh që kanë ndodhur në të gjithë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen nën pëlhura për një kohë të gjatë.

    Në xhep

    Lëvizja më e zakonshme që bëjmë të gjithë, e fusim celularin në xhepin e pantallonave. Mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim apo mesazh.

    Megjithatë, sado logjike që mund të tingëllojë, ky veprim bën më shumë dëm sesa dobi. Rrezatimi i emetuar nga një telefon celular kur është në xhepin e pantallonave rritet ndjeshëm krahasuar me kur është në një çantë.

    Sipas ekspertëve, rrezatimi i telefonit celular mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, të shkaktojë probleme me fertilitetin ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. Gjithashtu, sipas hulumtimeve, mbajtja e telefonit celular pranë kofshëve dobëson kockat e legenit.

    Në banjo

    Nëse jeni mësuar ta merrni celularin me vete në banjo ose të dëgjoni muzikë ndërsa jeni në dush, më mirë ta harroni. Bakteret në sipërfaqe, pavarësisht sa mirë i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje dhe më pas transferohen në duart, fytyrën dhe rrobat tona.

    Ekspertët theksojnë se bakteret dhe mikrobet që rriten në banjo pas përdorimit qëndrojnë në hapësirë ​​për një kohë mjaft të gjatë, aq sa ngjiten lehtësisht në sipërfaqe të tjera.

    Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta

    Nëse temperaturat e ambientit janë shumë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni telefonin celular me vete ose ta mbani në çantë ose kuti.

    Luhatjet e temperaturës janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja dhe zgjerimi i shkaktuar mund të çojë në probleme me funksionet e telefonit celular.

    Në prizë

    Ta lësh telefonin në prizë për orë të tëra nuk do të dëmtojë shëndetin tënd, por do të dëmtojë xhepin, telefonin dhe mjedisin. Është më mirë të mos e lësh telefonin duke u karikuar gjatë natës ose për shumë orë.

    Kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë dhe performancën e baterisë së telefonit. Gjithashtu kontribuon në rritjen e konsumit të energjisë dhe, rrjedhimisht, në faturën e energjisë elektrike

  • Vendet më të këqija për të vendosur telefonat, ja 5 vende ku nuk duhet ti lini kurrë dhe arsyeja

    Vendet më të këqija për të vendosur telefonat, ja 5 vende ku nuk duhet ti lini kurrë dhe arsyeja

    Sot është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më vetëm rolin e një telefoni, por edhe të një kalendari, axhende dhe një radioje, apo një loje elektronike dhe lista mund të mos mbarojë kurrë. Nuk shkojmë askund pa celularin, madje edhe në tualet.
    Megjithatë, vendosja e celularëve në vende të caktuara mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tonë. Shumë studime e kanë lidhur rrezatimin e celularëve me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese. Pavarësisht të gjithave këtyre, do të jetë e vështirë për ne t’i lëmë mënjanë. Megjithatë, mund të ndalojmë së lëni ato në vende të caktuara në mënyrë që të mbrohemi sa më shumë që të jetë e mundur.
    Çfarë janë këto?
    Në shtrat ose nën jastëk
    Të flesh me telefonin është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalen natën. Drita nga ekrani mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme afatgjata me gjumin.
    Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu nga ekrani ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të krijuara nga telefonat celularë mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërsa ka shumë raste shpërthimesh që kanë ndodhur në të gjithë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen nën pëlhura për një kohë të gjatë.
    Në xhep
    Lëvizja më e zakonshme që bëjmë të gjithë, e fusim celularin në xhepin e pantallonave. Mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim apo mesazh.
    Megjithatë, sado logjike që mund të tingëllojë, ky veprim bën më shumë dëm sesa dobi. Rrezatimi i emetuar nga një telefon celular kur është në xhepin e pantallonave rritet ndjeshëm krahasuar me kur është në një çantë.
    Sipas ekspertëve, rrezatimi i telefonit celular mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, të shkaktojë probleme me fertilitetin ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. Gjithashtu, sipas hulumtimeve, mbajtja e telefonit celular pranë kofshëve dobëson kockat e legenit.
    Në banjo
    Nëse jeni mësuar ta merrni celularin me vete në banjo ose të dëgjoni muzikë ndërsa jeni në dush, më mirë ta harroni. Bakteret në sipërfaqe, pavarësisht sa mirë i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje dhe më pas transferohen në duart, fytyrën dhe rrobat tona.
    Ekspertët theksojnë se bakteret dhe mikrobet që rriten në banjo pas përdorimit qëndrojnë në hapësirë ​​për një kohë mjaft të gjatë, aq sa ngjiten lehtësisht në sipërfaqe të tjera.
    Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta
    Nëse temperaturat e ambientit janë shumë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni telefonin celular me vete ose ta mbani në çantë ose kuti.
    Luhatjet e temperaturës janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja dhe zgjerimi i shkaktuar mund të çojë në probleme me funksionet e telefonit celular.
    Në prizë
    Ta lësh telefonin në prizë për orë të tëra nuk do të dëmtojë shëndetin tënd, por do të dëmtojë xhepin, telefonin dhe mjedisin. Është më mirë të mos e lësh telefonin duke u karikuar gjatë natës ose për shumë orë.
    Kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë dhe performancën e baterisë së telefonit. Gjithashtu kontribuon në rritjen e konsumit të energjisë dhe, rrjedhimisht, në faturën e energjisë elektrike

  • Ideja e madhe: A duhet ta përqafojmë mërzinë?

    Ideja e madhe: A duhet ta përqafojmë mërzinë?

    Në vitin 2014, një grup studiuesish nga Universiteti i Harvardit dhe ai i Virxhinias kërkuan nga njerëz të uleshin vetëm me mendimet e tyre për 15 minuta. E vetmja formë shpërqendrimi ishte një buton që jepte një goditje elektrike të dhimbshme. Gati gjysma e pjesëmarrësve e shtypën. Një burrë e shtypi butonin 190 herë, edhe pse, si të gjithë të tjerët në studim, më herët kishte deklaruar se goditja ishte aq e pakëndshme sa do të paguante për ta shmangur. Autorët e studimit përfunduan se “njerëzit preferojnë të bëjnë diçka sesa të mendojnë”, edhe kur e vetmja gjë për të bërë është e dhimbshme, ndoshta sepse, kur lihen vetëm me veten, mendjet tona priren të enden në drejtime të padëshiruara.

    Që nga përhapja masive e smartfonëve, shumica e njerëzve ecin me ekuivalentin psikologjik të atij butoni goditës në xhep: një pajisje që mund ta zhdukë mërzinë menjëherë, edhe nëse nuk është fort e mirë për ne. Ne shpesh e kapim telefonin për të bërë “diçka” në momentet e qeta apo të vetmisë, ose për t’u shpërqendruar natën kur na pushtojnë mendime ankthi. Kjo nuk është gjithmonë diçka e keqe, shumë mendime janë të pashëndetshme, por ia vlen të reflektojmë mbi faktin se shmangia e endjes së padëshiruar të mendjes është më e lehtë se kurrë më parë, dhe se shumica prej nesh e bëjnë këtë përmes ekranit.

    Smartfonët gjithashtu kanë shtuar presionin për të përdorur kohën në mënyrë produktive, për të “optimizuar” çdo minutë të jetës. Nëse dikur një udhëtar i stresuar ishte i detyruar të shikonte nga dritarja ose të lexonte një libër gjatë rrugës për në punë, tani mund të përpiqet të kapë email-et për të shmangur ndjenjën e fajit dhe joefikasitetit. Të rrish dhe të mos bësh asgjë shihet si humbje kohe. Por kjo injoron faktin se kur nuk bëjmë asgjë, shpesh mendojmë me intensitet. Çfarë ndodh me të gjitha ato gjysmë-mendime të vështira apo të papërpunuara që fillojnë të marrin formë në milisekondat përpara se të fusim dorën në xhep për të kapur telefonin?

    Shumica e psikologëve që studiojnë mërzinë bien dakord se, edhe pse mund të jetë e pakëndshme, ajo është e dobishme. Ashtu si uria apo vetmia, na paralajmëron për një nevojë, një dëshirë për të bërë diçka ndryshe. Sipas Erin Westgate, asistente profesore e psikologjisë në Universitetin e Floridës, mërzitemi kur diçka nuk arrin të na tërheqë vëmendjen ose kur e perceptojmë si të pakuptimtë. Kjo nuk do të thotë se diçka duhet të jetë njëkohësisht tërheqëse dhe me kuptim për të na mbajtur të interesuar: të zgjidhësh sudoku mund të jetë përthithëse, por relativisht e pakuptimtë, ndërsa të lexosh për herë të 500 një përrallë me “Derrkucen Pepa” mund të mos jetë aspak angazhuese, por gjithsesi e rëndësishme. Të shikosh bojën që thahet është njëkohësisht jostimuluese dhe pa kuptim, prandaj askush nuk e ka si hobi.

    Në çdo rast, kur mërzia shfaqet, ajo duhet të shërbejë si nxitje për të bërë diçka më angazhuese ose kuptimplotë. Nëse nuk reagon në mënyrë të përshtatshme ndaj mërzisë, ose ndoshta nëse gjëra angazhuese ose me kuptim nuk janë të disponueshme për ty, mund të përfundosh duke u bërë kronikisht i mërzitur. Kjo lidhet me një sërë problemesh, përfshirë depresionin, ankthin, pakënaqësinë ndaj jetës, arritje të ulëta në shkollë, abuzim me substanca dhe sjellje të rrezikshme.

    Ka prova që sugjerojnë se mërzia kronike është në rritje dhe kjo rritje përkon me shfaqjen e smartfonëve. Në një artikull të botuar vitin e kaluar, studiuesit vunë re se përqindja e studentëve në Kinë dhe SHBA që përshkruanin veten si të mërzitur u rrit vazhdimisht pas vitit 2010, dekada e parë e dominimit të telefonave të mençur. Pse ndodh kjo? Hulumtimet kanë treguar se arsyeja kryesore pse marrim telefonin në dorë ose kontrollojmë rrjetet sociale është për të larguar mërzinë, por kjo sjellje në fakt e përkeqëson atë. Një studim zbuloi, për shembull, se njerëzit që mërziteshin në punë kishin më shumë gjasë të përdornin telefonin, dhe më pas ndiheshin edhe më të mërzitur.

    Mbase kontrollimi i telefonit i zgjidh vetëm pjesërisht nevojat tona në çastet kur fillojmë të ndihemi të mërzitur. Pajisjet dixhitale janë shumë të mira për të tërhequr vëmendjen, në fakt, gjithçka që prek në një ekran është projektuar për ta kapur, mbajtur dhe monetizuar vëmendjen tënde, por shumë prej gjërave që bëjmë online nuk na duken me kuptim. Është tepër e lehtë të mendosh se do të shikosh telefonin për pesë minuta dhe të përfundosh dy orë më vonë me njohuri të nivelit “Mastermind” për dramën e fundit të Blake Lively ose planet e pushimeve të ish-it tënd. Mesatarisht, një amerikan kalon më shumë se katër orë në ditë me smartfonin e tij dhe më shumë se shtatë orë në total online. Kjo përkthehet në 17 vjet të jetës tënde të rritur të kaluar në shfletim interneti. Edhe teknofilët më të zjarrtë do të pranonin që kjo nuk është mënyra si duan ta jetojnë jetën e tyre të çmuar. 

    Efikasiteti i telefonave në tërheqjen tonë drejt stimujve sipërfaqësorë e ndërpret shpejt mërzinë dhe na lejon të shmangim menjëherë mesazhet që ndoshta duhet t’i dëgjojmë, si “Pse po ndihem kështu?” ose “Çfarë më mungon?”. Nëse ndalemi dhe dëgjojmë, ndoshta mund të bëjmë një zgjedhje të vetëdijshme në vend që të manipulohemi nga inxhinierë softuerësh. Kur ndiejmë mërzi, duhet t’i rezistojmë dëshirës për ta mbuluar menjëherë dhe të pyesim veten: A po kërkojmë thjesht argëtim apo diçka më të qëllimshme, një mundësi për t’u lidhur me miqtë, komunitetin apo për të bërë diçka ndryshe, diçka të re?

    Njerëzit që zgjedhin ta përqafojnë mërzinë, qoftë edhe për pak, mund të përjetojnë paradoksalisht më pak prej saj. Madje ky mund të jetë hapi i parë drejt një jete më stimuluese në përgjithësi: kuptimplotë, krijuese dhe e lirë. / The Guardian – Syri.net

  • Xoxa kërkoi të merrte telefonin dhe sendet e tjera të sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

    Xoxa kërkoi të merrte telefonin dhe sendet e tjera të sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xoxa, për të marrë pas telefonin dhe sendet e tjera të sekuestruara më parë si pjesë e hetimit të SPAK. Mësohet se Xoxa kishte bërë rekurs, por kjo nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë.
    Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
    Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

  • I nervozuar shtyn telefonin e gazetares/ Kreu i ARRSH del nga SPAK: U mora i pandehur

    I nervozuar shtyn telefonin e gazetares/ Kreu i ARRSH del nga SPAK: U mora i pandehur

    Pasi është marr i pandehur për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli është paraqitur në SPAK.Kjo është hera e tretë që zyrtari thirret nga Prokuroria e Posaçme. Ai është paraqitur në SPAK edhe në janar si dhe muajin e kaluar.