Tag: telefonike

  • Çfarë ndodhi? Zelensky bisedë telefonike me Ramën, zbardhen diskutimet

    Çfarë ndodhi? Zelensky bisedë telefonike me Ramën, zbardhen diskutimet

    Dhjetë ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian, që solli në Tiranë 40 liderë të BE-së dhe më gjerë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
    Përmes një postimi në platformën ‘X’, Zelensky bën me dije se ka patur “një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë”.
    Ai sqaron se ka informuar Ramën për zhvillimet e fundit në frontin e luftës, sulmet e vazhdueshme ruse dhe kanë diskutuar së bashku hapat që duhen ndjekur për të arritur drejt armëpushimit dhe paqes.
    “E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë”, shkruan Zelensky.

    Presidenti ukrainas po ashtu informon se shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
    “E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkruan më tej Zelensky.

  • Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

    Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

    Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me  kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
    Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrit izraelit.
    Trump shprehu mbështetjen e tij për objektivat aktualë në lidhje me luftën në Gaza, si dhe për nevojën për të parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore.
    Po ashtu, thuhet se dy liderët ranë dakord për domosdoshmërinë që Irani të mos përvetësojë armë bërthamore.
    Telefonata vjen pas sulmit me armë ndaj dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington mbrëmjen e djeshme, dhe Trump shprehu “dhimbjen e tij të thellë për vrasjen e tmerrshme” të viktimave, sipas deklaratës së Netanyahut.
    Netanyahu gjithashtu falënderoi homologun e tij amerikan për përpjekjet që ai dhe qeveria e tij po bëjnë për të luftuar manifestimet e antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara, përfundon deklarata.

  • Ç’po ndodh në Spanjë?! “Bien” rrjetet telefonike

    Ç’po ndodh në Spanjë?! “Bien” rrjetet telefonike

    Bien rrjetet telefonike në Spanjë, pak kohë pasi vendi u përball me një “blackout” total.
    Rrjetet si Movistar, Orange, Vodafone, Digimobol dhe O2 janë aktualisht jashtë funksionit. Siç shkruajnë mediat e huaja, klientët e kanë të pamundur të kryejnë telefonata, marrin mesazhe apo të përdorin internetin e tyre si pasojë e shkëputjes që raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të kësaj të Marte.
    Problemi ka prekur qytetet kryesore si Madrid, Barcelona, Malaga, Valencia, Murcia, Seville apo Bilbao. Ka një sërë ankesash prej qytetarëve në adresë të kompanive telefonike, ku shumica prej tyre nuk punojnë dot.
    Kujtojmë se 4 javë më parë, Spanja dhe Portugalia mbetën në errësirë pas ndërprerjes së energjisë elektrike për një kohë relativisht të gjatë, që paralizoi jetën e gjithësecilit prej banorëve të këtyre shteteve, por dhe të turistëve. Shkaku i ndërprerjes së energjisë mbetet ende i paqartë, edhe pse u dyshua për sulm kibernetik.

  • CNN: Trump zhvillon bisedën telefonike me Putin

    CNN: Trump zhvillon bisedën telefonike me Putin

    “Ka nisur biseda telefonike midis Presidentit Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin”, u shpreh një zyrtar amerikan, shkruan CNN.
    Donald Trump po bisedon me udhëheqësin rus, në kuadër të një nisme të re nga Shtëpia e Bardhë për të betonuar një armëpushim në luftën në Ukrainë.Lexo edhe :Related Posts
    Kujtojmë se Trump zhvilloi një telefonatë edhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pak më herët sipas presidencës ukrainase.

    /vizionplus.tv

  • Kryeministrja Meloni bisedë telefonike me Papa Leo XIV, theksohet vullneti për bashkëpunim me Vatikanin

    Kryeministrja Meloni bisedë telefonike me Papa Leo XIV, theksohet vullneti për bashkëpunim me Vatikanin

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me Papa Leo XIV.
    “Italia vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura dhe për paqen në të gjitha zonat e krizës, në të cilat armët kanë zënë vendin e dialogut dhe shkëmbimit të pikëpamjeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane.
    Meloni theksoi se vendi i saj ka vullnetin për të bashkëpunuar me Vatikanin, duke synuar zhvillimin etik të inteligjencës artificiale, në shërbim të njerëzimit./vizionplus.tv

  • ‘Votimet nesër të jenë të mbara’/ 24 orë para zgjedhjeve, Rama telefonatë me Erdogan, çfarë u diskutua

    ‘Votimet nesër të jenë të mbara’/ 24 orë para zgjedhjeve, Rama telefonatë me Erdogan, çfarë u diskutua

    Edi Rama dhe Recep Tajip Erdogan

    ANKARA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas medias “Anadollu”, telefonata kishte si çështje kryesore marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe zhvillimet globale. Edhe për shkak se është zhvilluar një ditë para zgjedhjeve parlamentare, zbulohet se gjatë telefonatës, presidenti turk shprehu urimin e tij që votimet që do të mbahen në Shqipëri nesër të jenë të mbara.
    Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan gjatë bisedës telefonike vlerësoi miqësinë dhe dialogun e saj me Shqipërinë, duke deklaruar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në periudhën e ardhshme. Duke theksuar se organizimi i samiteve të Komunitetit Politik Evropian dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shqipëri është një dëshmi e profilit ndërkombëtar në rritje të Shqipërisë, Erdoğan shprehu urimin e tij për sukses.
    Ndërkohë, lajmi për bisedën është bërë me dije nga mediat turke, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka ndarë asnjë detaj nga biseda telefonike që ka pasur me presidentin turk, të cilin e cilëson si një mik shumë të ngushtë./ZËRI

  • Zelenski dhe liderët evropianë zhvilluan një bisedë të përbashkët telefonike me Presidentin Trump

    Zelenski dhe liderët evropianë zhvilluan një bisedë të përbashkët telefonike me Presidentin Trump

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, së bashku me udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, që ndodhen për vizitë në Kiev, zhvilluan sot një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku diskutuan mbi përpjekjet për arritjen e paqes.

    Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibikha, i cili në një postim në platformën X deklaroi se Ukraina dhe aleatët e saj janë të gatshëm për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, që do të përfshijë tokën, detin dhe ajrin për një periudhë prej të paktën 30 ditësh, duke filluar nga e hëna.

    Në lidhje me bisedën ai e përshkroi atë si produktive. Syri.net-CNN.gr.

  • Zelenski dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonik me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenski, ku në fokus ishin marrëveshja për metalet e çmuara në Ukrainë.

    Siç njoftoi Kievi, biseda telefonike midis Zelensky dhe Trump erdhi pasi parlamenti i Ukrainës miratoi këtë marrëveshjen të nënshkruar fillimisht me palën amerikane.

    “Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump. Ne do t’i bëjmë publike detajet”, tha zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nikiforov. Syri.net-iefimerida

  • Putin bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, zbardhen diskutimet

    Putin bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, zbardhen diskutimet

    Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, diskutuan sot në një bisedë telefonike situatën në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet dypalëshe, njoftoi Kremlini.
    Thirrja erdhi përpara festimit të 80-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë naziste nga Rusia, i cili festohet si Dita e Fitores më 9 maj në Rusi.
    “Putin u përcolli urimet për shëndet dhe mirëqenie veteranëve që jetojnë në Izrael”, tha Kremlini, ndërsa shtoi se udhëheqësit theksuan gjithashtu vendosmërinë e tyre për të mbrojtur të vërtetën rreth Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, duke denoncuar përpjekjet për të falsifikuar historinë.

    Deklarata ruse vuri në dukje kontributet e Sovjetikëve dhe të Ushtrisë së Kuqe në rrëzimin e regjimit nazist, duke shtuar se 9 maji nderohet si festë si në Rusi ashtu edhe në Izrael.
    Ndërsa Izraeli ka arritur të përmirësojë marrëdhëniet diplomatike gjatë luftës në Ukrainë, duke ruajtur lidhje të mira me të dy vendet, mësohet se një kompani ukrainase kërkon veprime ligjore në Izrael për të konfiskuar interesat ruse, duke cituar një vendim në Holandë.
     

  • Berisha: Manja në regjistrimet telefonike i kërkon një emigranti çantë Louis Vuitton

    Berisha: Manja në regjistrimet telefonike i kërkon një emigranti çantë Louis Vuitton

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
    Pas daljes nga SPAK në një dalje për media, Berisha tha se Manja ka kërkuar një çantë luksoze nga një emigrant.
    “Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë Eurove nga një emigrant, i kërkon edhe çantë Louis Vuitton.
    Dhe emigranti i thotë atë çantë për kë e do ti? Heh e dua për zonjën thotë! Jo, jo e do për tjetër kënd, po s’po hyj në intimitete se s’ka lezet. Janë në dosje, i kanë të gjithë këto. Pra kjo Irena, me 5 fytyra po asnjë njerëzore, kjo vesh togën e zezë për të mbuluar dënimin e saj. Dua të falenderoj autoritetet greke që e bënë publik këtë dokument”, deklaroi kryedemokrati.
    Teksa u pyet nga gazetarët, se pse zgjodhi të ishte më sportiv përgjatë kësaj fushate elektorale, ai tha:
    “Me këtë ndryshim klimatik, m’u imponua sportiviteti. Natyra është forcë madhore!”, u përgjigj kreu i PD-së.