Tag: telefonike

  • Putin bisedë telefonike me Trump: Rusia dënon sulmet izraelite ndaj territorit iranian

    Putin bisedë telefonike me Trump: Rusia dënon sulmet izraelite ndaj territorit iranian

    Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump, zhvilluan sot një bisedë telefonike në lidhje me përshkallëzimin e përleshjeve mes Izraelit dhe Iranit, bëjnë të ditur agjencitë shtetërore ruse.

    Sipas këshilltarit diplomatik të Kremlinit, Yuri Ushakov, presidenti Putin dënoi sulmet izraelite ndaj territorit iranian, ndërsa të dy liderët nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit të negociatave për programin bërthamor të Iranit, në një përpjekje për të ulur tensionet në rajon.
    Këshilltari rus theksoi gjithashtu se Putin ka konfirmuar gatishmërinë e Moskës për të vijuar negociatat me Ukrainën, duke lënë të hapur derën për bisedime diplomatike në dy fronte të nxehta ndërkombëtare.

    Biseda midis dy presidentëve zgjati rreth 50 minuta dhe, sipas Ushakov, u zhvillua në një atmosferë “të thellë dhe të dobishme”.
    Kjo komunikim i rrallë midis dy liderëve vjen në një moment kritik për Lindjen e Mesme, me komunitetin ndërkombëtar që kërkon të shmangë një konflikt më të gjerë në rajon.
     

  • Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

    Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

    Presidenti i SHBA-së dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, zhvilluan sot një bisedë telefonike që u përqendrua te përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.

    Sipas këshilltarit diplomatik të Kremlinit, Yuri Ushakov, biseda u përqendrua në armiqësitë midis Izraelit dhe Iranit.

    Të dy udhëheqësit, shtoi Ushakov, nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në tryezën e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit.

    Gjatë telefonatës, Putin theksoi gjithashtu se Rusia mbetet e gatshme të vijojë negociatat për paqe me Ukrainën.

    Biseda mes dy liderëve zgjati rreth 50 minuta dhe, sipas Ushakov, u zhvillua në një atmosferë ‘thelbësore dhe të dobishme’. Syri.net-iefimerida

  • Mashtrimet telefonike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

    Mashtrimet telefonike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

    Duhet shumë kujdes pasi po përballemi me një alarm të vërtetë, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm duke rritur nivelin e sigurisë dhe vigjilencës, veçanërisht kur komunikojmë dhe dyshojmë për pyetjet dhe vërtetësinë e telefonuesit, zëri i të cilit mund të jetë përpunuar me programet e Inteligjencës Artificiale. MSc Roland TashiInteligjenca Artificiale tashmë është e pranishme kudo, megjith…

  • Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk pritet paqe e afërt!

    Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk pritet paqe e afërt!

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
    Lajmin e bëri të ditur Trump, përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Trump njoftoi se bisade mes dy liderve ka zgjatur rreth një orë e 15 minuta, ndërsa temat kryesore të diskutimit ishin sulmet e fundit në Ukrainë, përfshirë goditjet ndaj bazave ushtarake ruse, si dhe programi bërthamor i Iranit.
    Trump e përshkroi bisedën si “të mirë”, por sqaroi se nuk bëhet fjalë për një diskutim që mund të çojë në paqe të afërt. Sipas tij, presidenti Putin shprehu me tone të ashpra vendosmërinë për të reaguar ndaj sulmeve ndaj aeroporteve ruse, të cilat i cilësoi si të papranueshme.
    Dy liderët diskutuan edhe mbi tensionet rreth programit bërthamor iranian. Trump deklaroi se i ka bërë të qartë Putinit se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore. “Besoj se jemi në një mendje për këtë çështje,” theksoi ai.
    Putin, sipas Trump, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në konsultime për të ndikuar në zgjidhjen e shpejtë të kësaj krize, ndërsa Trump akuzoi udhëheqësit iranianë se po vonojnë me qëllim vendimin e tyre, duke theksuar se është urgjente të merret një qëndrim përfundimtar.

  • Pas Trump, Putin bisedë tefefonike me Papa Leon XIV

    Pas Trump, Putin bisedë tefefonike me Papa Leon XIV

    Pas telefonatës me Trump, presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV.
    Kremlini njofton se gjatë bisedës, Putin ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Papës për gatishmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
    Kujtojmë se Putin zhvilloi po ashtu gjatë ditës së sotme edhe një bisedë telefonike me homologun e tij të SHBA, Donald Trump, ku sipas këtij të fundit, u diskutua për sulmet e fundit në Ukrainë, përfshirë goditjet ndaj bazave ushtarake ruse, si dhe programi bërthamor i Iranit.
    Trump e përshkroi bisedën si “të mirë”, por sqaroi se nuk bëhet fjalë për një diskutim që mund të çojë në paqe të afërt.

  • Për herë të parë/ Putin bisedë telefonike me Papa Leoni XIV

    Për herë të parë/ Putin bisedë telefonike me Papa Leoni XIV

    Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë me Papën e ri, Papa Leoni i XIV, kjo është biseda e parë telefonike. Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet se Putin i ka shprehur mirënjohje Papës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës ukrainase.
    Ndërsa nuk kemi më shumë detaje rreth bisedës së tyre, kujtojmë se Papa i ri ka folur publikisht për luftën në Ukrainë. Në një nga përshëndetjet e tij të para për pelegrinët italianë, ai tha se mendimet e tij  shkojnë te “populli ukrainas i prekur nga sulme të reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”.
    Më herët është konfirmuar  edhe një telefonatë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

  • Trump bisedë telefonike me Putin mbi 1 orë, zbardhen diskutimet

    Trump bisedë telefonike me Putin mbi 1 orë, zbardhen diskutimet

    Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur përmes një postimi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

    Biseda ka zgjatur rreth një orë e 15 minuta. Temat kryesore të diskutimit ishin sulmet e fundit në Ukrainë, përfshirë goditjet ndaj bazave ushtarake ruse, si dhe programi bërthamor i Iranit.
    Në vijim të bisedës, dy liderët diskutuan edhe mbi tensionet rreth programit bërthamor iranian.

    Trump deklaroi se i ka bërë të qartë Putinit se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore.
    “Besoj se jemi në një mendje për këtë çështje,” theksoi ai.
    Putin, sipas Trump, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në konsultime për të ndikuar në zgjidhjen e shpejtë të kësaj krize, ndërsa Trump akuzoi udhëheqësit iranianë se po vonojnë me qëllim vendimin e tyre, duke theksuar se është urgjente të merret një qëndrim përfundimtar.
    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ I pandehur nga SPAK, Ilir Meta bisedë telefonike live me gazetarët: Mezi pres të shkoj në gjyq

    VIDEO/ I pandehur nga SPAK, Ilir Meta bisedë telefonike live me gazetarët: Mezi pres të shkoj në gjyq

    SPAK ka përfunduar hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, dhe gazetarët kanë zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë. Meta është shprehur se mezi po pret të përballet me prokurorët e SPAK, të cilët sipas tij, me task forcën e tyre kundër krimeve zgjedhore, i dhanë fitoren me 83 deputetë Partisë Socialiste.
    Ai shprehet gjithashtu se në sallën e gjyqit do të paraqesë prova se SPAK është një organizatë kriminale në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Meta shtoi se ky proces gjyqësor ndaj tij do të fitohet, ashtu siç sipas tij, janë fituar edhe proceset e tjera hetimore që bëri Parlamenti me 122 kartona kundër tij si President i Republikës.

    ”Duhet të isha në SPAK në orën 15:12 dhe çuditërisht askush nuk është paraqitur deri tani. Kam edhe hallin e avokatit tim Cakranit, që besoj se po humb kohën kot. Mezi po pres të shkoj dhe ti uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por sigurisht edhe me task forcën e tyre duke mos-vepruar kundër terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Rama që të jenë të përjetshëm.
    Të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Ramës, të inceneratorit që nuk ekziston. Mezi pres dhe nuk kam ndërmend të kërkoj as mbylljen e procedurës dhe asgjë.
    Mezi po pres në sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, në mënyrë që të shikoni provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës. Mezi po pres, nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës. Dhe ky është një proces që do të fitohet, siç fitoi Presidenti Ilir Meta të gjithë proceset hetimore që bëri Parlamenti me 122 kartona kundër tij si President i Republikës”, tha Meta.

  • Rama dhe Zelensky bisedë telefonike, çfarë u diskutua

    Rama dhe Zelensky bisedë telefonike, çfarë u diskutua

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike këtë të hënë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
    Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në Kyiv dhe jo vetëm.
    “E informova atë për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt”, tha Zelensky.

     “E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, përfundoi Zelensky.

    I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal.
    I informed him about the recent Russian missile and drone attacks. These strikes once again demonstrate that Russia has no intention of ending the war. That’s why we need pressure strong enough to finally… pic.twitter.com/ZtseGcEjPN
    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 26, 2025

    /vizionplus.tv