Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Francez Emmanuel Macron mbi nevojën e menjëhershme për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Në një postim në Facebook, Zelensky falënderoi Francën për mbështetjen e saj të vazhdueshme, duke vënë në dukje: “Falënderoj Francën, e cila bën kaq shumë për të mbrojtur jetën tonë. E informova Presidentin Macron për prioritetet tona, dhe para së gjithash për mbrojtjen ajrore, sistemet dhe raketat e nevojshme.”
I spoke with President @EmmanuelMacron. I am grateful to France for doing so much to defend life.
I informed him about our priority needs – first and foremost, air defense systems and missiles. Russia is now taking advantage of the moment – the fact that the Middle East and… pic.twitter.com/xnvo5yl5iM
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 12, 2025
Presidenti ukrainas theksoi se Rusia po përpiqet të përfitojë nga situata ndërkombëtare, pasi vëmendja e vendeve është përqendruar në Lindjen e Mesme dhe çështjet e brendshme.
“Sulmet ruse janë bërë më të fshehta”, tha ai, duke shtuar se ata diskutuan mënyrat për t’iu kundërvënë këtyre sulmeve.
Gjatë bisedës, të dy udhëheqësit koordinuan gjithashtu kontaktet e tyre me partnerë të tjerë dhe ngjarjet diplomatike të planifikuara për javët e ardhshme.
“Ne po punojmë për të rritur presionin ndaj Rusisë”, përfundoi Zelensky./vizionplus.tv









