Tag: telefoni

  • Berisha i shkon te dyqani, biznesmenit i bie telefoni: Jam me Salën, jam me Salën/ Kreu i PD: Përshëndete, do ulim çmimin e energjisë tre herë

    Berisha i shkon te dyqani, biznesmenit i bie telefoni: Jam me Salën, jam me Salën/ Kreu i PD: Përshëndete, do ulim çmimin e energjisë tre herë

    Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati një takim me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tiranës.

    Gjatë takimit, ai foli për politikat që do të vendosë për biznesin e vogël, nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.
    Diku biseduar me qytetarët, njërit prej tyre i ra telefoni, i cili iu përgjigj: “Jam me Sali Berishën. Jam me Salën”, ndërsa lideri i iu kthye me batuta: “Përshëndete”.
    Ndër të tjerat, Berisha tha gjatë takimit: “Do bëjmë gjithçka për frymëmarrje më të madhe sepse për ne biznesi i vogël është themelor për punësimin e njerëzve. Ne besojmë se duke i shpëtuar nga ngarkesa absurde fiskale, u mbeten para më shumë, e zgjerojnë më mirë biznesin dhe punësojnë dhe të tjerë dhe familjet marrin një mirëqenie më të mirë. Do ulim çmimin e energjisë me tre herë. Çmimin e ujit me dy herë. Do rrisim tavanin pa taksa nga 140 mijë në 180 mijë euro. Pra, kemi një kuadër emergjence”.

    Top Channel

  • “Me platformën “e-Albania”, shërbime nga kudo/ Rama: 95 % i merr nga telefoni

    “Me platformën “e-Albania”, shërbime nga kudo/ Rama: 95 % i merr nga telefoni

    Nëpërmjet platformës “e-Albania” qytetarët shqiptarë kanë arritur që të marrin shërbimet të domosdoshme duke kursyer kohë dhe jo vetëm. Rama nënvizoi se 620 milion eurove i janë kursyer shqiptarëve nga shërbimi online
    “Nuk ke pse të shkosh në institucionet e shtetit, kur ke platformën E-Albania. Vetëm një grup i vogël shërbimesh janë pa akses të plotë. Shqipëria në BE është alternativa më e qartë. Ka qenë një rrugë e mundimshme, por me synimin për ta sjellë këtu, një hap larg. Kur të futemi në BE do të kemi shumë gjëra, një pasaportë që do të bëjë qytetar të barabartë me të gjithë qytetarët e BE në çdo drejtim. Sot nuk mund të themi që administrata shqiptare është Somaleze. 95 % të shërbimeve i merr nga telefoni. 620 milion euro i janë kursyer shqiptarëve, nga shërbimi online. Sot i merr shërbimet nga kudo ku janë. Ka probleme patjetër, por nuk mund të krahasohet me atë që ishte.”, u shpreh ai.
    Gjithashtu kryeministri iu përgjigj edhe komenteve lidhur me pensionet, duke u shprehur se synohet që deri në 2030 pensioni minimal të jetë 200 euro.
    “Pensione bazohen tek fondi i sigurimeve. Pra ne synojmë që deri në 2030 të mund të arrijmë te pensioni minimal 200 euro. Ndërsa ata që janë me sigurime të plotë të kenë një pension minimal 400 euro. Kjo është rruga. E kemi thënë që pensionistët po marrin bonuse domethënëse në raport me të shkuarën”, tha Rama.

  • “Nga telefoni i vajzës më shkruante filipinasi”/ Babai i Ilaria Sulës flet për herë të parë pas ngjarjes së rëndë: Autori erdhi më përqafoi! Telefonata e fundit me time bije…

    “Nga telefoni i vajzës më shkruante filipinasi”/ Babai i Ilaria Sulës flet për herë të parë pas ngjarjes së rëndë: Autori erdhi më përqafoi! Telefonata e fundit me time bije…

    “Më tha që i vinte keq dhe madje më përqafoi”
    Këtë e ka thënë në emisionin “Chi l’ha Visto?” Flamur Sula, babai i Ilaria Sula-s, studentes 22-vjeçare që u vra dhe u mbyll në një valixhe.
    “Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën – tregon ai në një intervistë që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në Rai Tre. – Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.
    Më tej, Flamur Sula vazhdon: “Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, djalin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi”.
    Vëllai i viktimës: “Jemi të shkatërruar nga dhimbja”
    “Prindërit e mi janë të shkatërruar për gjithçka që ka ndodhur. E dimë që është një histori e tmerrshme, që po flet e gjithë Italia për të. Por për ne është një moment shumë i vështirë. Ju lutemi të na kuptoni”.
    Dhimbje, zemërim dhe kërkesë për privatësi: “Ju falënderojmë për vëmendjen, por nuk mund të flasim në këtë moment”.
    Leon Sula, vëllai i Ilaria-s, i përgjigjet telefonatave që kërkojnë një kujtim për të motrën. Ai, i cili jeton në Terni në shtëpinë e prindërve dhe punon në një kompani instalimesh elektrike, pasditen e sotme kishte publikuar një histori në Instagram bashkë me Ilarian.
    Në foto, vëlla e motër janë të përqafuar. Mbi të, ai kishte shkruar një dedikim:
    “Gjithmonë dhe përgjithmonë në zemrën time”.

  • Detaje të reja nga provat që siguroi SPAK për fundosjen e Ilir Metës, BKH sekuestroi 6 telefona në Kodrën e…

    Detaje të reja nga provat që siguroi SPAK për fundosjen e Ilir Metës, BKH sekuestroi 6 telefona në Kodrën e…

    Elmas Bogdani
    Mjaftoi zbërthimi i një iPhone 5 që kishte përdorur vite me parë Monika Kryemadhi për të zbuluar qindra mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe dhjetëra personave të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë institucionesh apo biznesmenë që mbushën me prova dosjen e SPAK për të fundosur deputeten dhe ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej disa muajsh ndodhet në burg me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Ka qenë vetë Kryemadhi që ka zbuluar të pathënat në intervistën e saj të fundit për mediat për aksionet e SPAK te shtëpia e saj në Kodër të Diellit. “Janë 6 telefona që maja ime i kishte të garderopa e saj. Ishte një kuti me shumë telefona të vjetër të saj që i kishte mbajtur. Mblidhte gjërat e vjetra. Ishin Iphone 5, të viteve 2013 dhe 2014 dhe të fëmijëve.
    Njëri nga ata është telefoni im. Një telefon që e kam ndërruar dhe e lashë atje. Telefonat e tjerë janë të fëmijëve dhe të mamasë sime. Telefoni i famshëm që flitet është në periudhën 2013 deri në dhjetor 2014. Ne ishim në koalicion me PS. Komunikimi më i madh është me Ramën. Çdo gjë ishte e ligjshme. Metën e vunë në pozitë të vështirë, duke krijuar fantazira të ndryshme. “Zemra ime”, ishte i regjistruar numri i telefonit të Metës. Telefoni u hap, fashikujt u panë, mesazhet i lexuam. Nuk ka asgjë. Flet për ndërhyrjet e mia kirurgjikale dhe të fëmijës. Telefoni është një pretekst. Metën do e fusnin në burg me apo pa telefonin. Do gjenin një bluze dhe do thoshin aty ka pasur shenja gishtash.
    Në Gjykatën e Apelit, mesazhet që nxori prokuroria për fibrën optike, minierat, etj., vetë tha që janë të ligjshme. Ishte një sebep për të krijuar një veprim të tillë me rrëmbimin që i bënë Metës tregon dhe shkakun”, tha ndër të tjera Kryemadhi. Kujtojmë se hetimet e nisura në vitin 2019 u finalizuan nga Prokuroria e Posaçme me arrestimin e Metës dhe ngritjen e akuzave zyrtare për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”.
    Meta vazhdon fushatën nga burgu
    Por edhe me gjithë këto akuza të rënda, ndryshe nga Kryemadhi që u tërhoq nga politika, Ilir Meta vazhdon fushatën nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar me shpresën e fitores së opozitës që pas 11 majit të shkrihet SPAK dhe të shpëtojë nga burgu. Meta u shpreh dje se me 11 Maj, shqiptarët do të duhet të votojnë për të larguar Edi Ramën, të cilin e cilëson si “kryetaksa” e tyre, pasi në vitet e qeverisjes së tij, ka pasur vetëm për qëlllim grabitjen e tyre. Sipas tij, me programin e tyre elektoral, ata synojnë që të ndërtojnë një Shqipëri me fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon. Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
    Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar. Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke: Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore. Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen. Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore. TVSH do ulet në 15%. Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit. Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet. Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet. Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%. Akciza për birrën do jetë me dy fasho: 600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.
    Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla. Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla. Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël. Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë. Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%. Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje. Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa. Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros. Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
    Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç. Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion. Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj. Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare”, tha ndër të tjera Meta.

  • EMRI+FOTO – “Telefoni është i fikur”, studentja 22- vjeçare në Itali u zhduk pas ndarjes me të dashurin

    EMRI+FOTO – “Telefoni është i fikur”, studentja 22- vjeçare në Itali u zhduk pas ndarjes me të dashurin

    Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare e cila studion në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.
    Studentja shqiptare u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.
    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet.
    Nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë nisur drejt itinerarit Romë-Napoli. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen e saj është se vajza u largua pas ndarjes me të dashurin.
    “Telefoni i saj është i fikur”, sqarojnë të afërmit e studentes, “Kushdo që ka informacion të kontaktojë policinë”.

  • “Telefoni i saj është i fikur”/ U largua pas ndarjes nga i dashuri, fati i 22-vjeçares shqiptare në ‘mëshirë të fatit’

    “Telefoni i saj është i fikur”/ U largua pas ndarjes nga i dashuri, fati i 22-vjeçares shqiptare në ‘mëshirë të fatit’

    Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare e cila studion në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Studentja shqiptare u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe. Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet.
    Nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë nisur drejt itinerarit Romë-Napoli. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen e saj është se vajza u largua pas ndarjes me të dashurin.
    “Telefoni i saj është i fikur”, sqarojnë të afërmit e studentes, “Kushdo që ka informacion të kontaktojë policinë”.

  • ‘Telefoni i saj ende i fikur’/ U zhduk pas ndarjes me të dashurin, mister fati i 22-vjeçares shqiptare

    ‘Telefoni i saj ende i fikur’/ U zhduk pas ndarjes me të dashurin, mister fati i 22-vjeçares shqiptare

    Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare e cila studion në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.

    Studentja shqiptare u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet.

    Nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë nisur drejt itinerarit Romë-Napoli. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen e saj është se vajza u largua pas ndarjes me të dashurin.

    “Telefoni i saj është i fikur”, sqarojnë të afërmit e studentes, “Kushdo që ka informacion të kontaktojë policinë”.

  • iPhone me ekran me palosje vjen në fund të 2026 dhe kushton mbi 2,000 dollarë

    iPhone me ekran me palosje vjen në fund të 2026 dhe kushton mbi 2,000 dollarë

    Telefoni i parë me ekran me palosje i Apple do të vijë nga fundi i 2026 ose fillimi i 2027 me një dizajn në formën e një libri dhe çmim Premium prej 2,000 dollarësh sipas analistit Ming-Chi Kuo.

    Përmes një raporti Kuo tha se priste që pajisja të ketë një ekran 7.8-inç të hapur dhe 5.5-inç ekran të jashtëm. Një karakteristikë e këtij telefoni është se nuk do të ketë rrudhjen e ekranit në pjesën e boshtit të palosjes.
    Sipas Kuo iPhone me ekran me palosje do të ketë përmasa mes 9 deri në 9.5mm i palosur dhe 4.5 deri në 4.8mm i hapur. Karakterizohet nga një kasë prej titaniumi dhe një bosht palosje prej çeliku dhe titaniumi.

    Në pjesën e pasme do të vendoset një sistem me dy kamera krahasuar kamerave ballore kur është i hapur dhe i mbyllur. Së fundi Kuo thotë se telefoni do të braktisë Face ID në favor të Touch ID i cili do të implementohet në një buton anësor.
    Me çmim premium mbi 2,000 dollarë dhe ndoshta edhe mbi 2,500 dollarë, Kuo beson se iPhone i palosshëm do të hyjë në bazën besnike të fansave të Apple. /PCWorld Albanian

  • Apple iPhone 16e: Telefoni më i lirë Apple që mund të blini

    Apple iPhone 16e: Telefoni më i lirë Apple që mund të blini

    Smartfoni më i lirë i Apple, iPhone 16e, ofron eksperiencë bazike të një iPhone modern me çipet më të fundit dhe funksionalitetet AI me një kosto dukshëm më të ulët sesa modelet e tjera.

    Fillon prej 599 dollarësh në SHBA dhe 699 eurosh në Europë dhe shihet si paraardhësi shpirtëror i linjës iPhone SE. Ndërsa iPhone SE kishte atë dizajnin e vjetër me butonin Home, 16e ka dizajnin e iPhone 14 dhe çipin e iPhone 16.
    Kjo do të thotë se iPhone 16e ka një dizajn plotësisht prej alumini dhe ekran me korniza të holla. Ishte një dizajn i shkëlqyer për iPhone 14 dhe mbetet elegant edhe sot. Telefoni është i lehtë për tu mbajtur dhe kompakt.

    Ekrani 6.1-inç OLED është cilësor dhe mjaftueshëm për raste të ndryshme përdorimi edhe pse nuk ka atë ndriçimin e iPhone 16.

    iPhone 16e është i disponueshëm vetëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë ndërsa butoni i aksionit që zëvendëson butonin “Mute” të iPhone të vjetër nuk ka kontrollin e kamerës si mbarë linja iPhone 16.
    I tërë telefoni ka kompromentuar në disa aspekte krahasuar me eksperiencën e plotë të iPhone 16e. Ka një çip më efikas të rrjetit 5G zhvilluar nga vetë Apple dhe vendosur për herë të parë në një iPhone. Por ky çip ofron vetëm Wi-Fi 6 dhe jo Wi-Fi 7. 16e gjithashtu nuk ka bandat Thread dhe Ultra Wideband ku kjo e fundit përdoret për gjetjen e vendndodhjes së sendeve të humbura.

    Edhe pse çipi A18 i iPhone 16e është më inferior se ai që gjendet në iPhone 16 ku i mungon një pjesë e fuqisë grafike dhe performon më ngadalë. Gjithsesi mbetet një çip i shpejtë. Telefoni ka karikim wireless por i mungon teknologjia MagSafe.
    Nëse të gjitha këto minuse të vogla kanë rëndësi, varet nga përdorimi juaj, nëse familja juaj ka aksesorë që përdorin MagSafe, Wi-Fi 7 në shtëpi ose një grup AirTag të Apple. Por të paktën 16e ka jetëgjatësi të madhe të baterisë që zgjat 52 orë përdorim të përgjithshëm midis karikimeve në një sërë kushtesh – katër orë më shumë se iPhone 16 i zakonshëm. Kjo do të thotë që duhet ta karikoni atë çdo dy ditë ose çdo ditë tjetër me përdorim të rëndë.

    Qëndrueshmëria
    Apple thotë se bateria duhet ti mbijetojë 1,000 cikleve të plota të karikimit me të paktën 80 përqind të kapacitetit të saj origjinal. Ajo mund të zëvendësohet për 80 euro. Riparimi i ekranit kushton 200 euro. Për riparueshmërinë, iFixit i dha notën 7 nga 10.
    Telefoni ka në përbërje materiale si 30 përqind alumin i ricikluar, kobalt, bakër, xham, ar, elemente të rralla të tokës, çelik, tin dhe tungsten.
    Kamera
    Një veçori e cila është shkurtuar dhe që bën diferencën është kamera. iPhone 16e ka vetëm një kamër 48-megapiksel në pjesën e pasme dhe jo 2 apo 3 që gjenden në iPhone-t e tjerë të linjës.
    Një sensor i vetëm mund të menaxhojë zmadhim 2x për fotot telefoto. Megjithatë mungon sensori me kënd të gjerë. Kamera realizon foto cilësore në kushte të ndryshme ndriçimi. Në modalitetin portret është më pak efektiv sepse i mungon modaliteti Macro. Ndërkaq kamera selfie ka të njëjtin sensor si mbarë linja iPhone 16.

    Çmimi
    iPhone 16e kushton 699 euro. Për krahasim iPhone 16 kushton 899 euro, iPhone 16 Plus 999 euro, iPhone 16 Pro 1,099 euro dhe iPhone 16 Pro Max 1,299 euro.
    Verdikti
    iPhone 16e është një telefon solid që ofron pjesën më të madhe të përvojës kryesore të iPhone me disa gjëra të lënë jashtë për një kosto më të ulët.
    Shumë nga këto gjëra, të tilla si Wi-Fi më i ngadaltë., një çip pak më pak i fuqishëm, pa buton kontrolli të kamerës dhe një “notch” të stilit të vjetër ndoshta nuk kanë shumë rëndësi për shumicën e njerëzve. Por mungesa e MagSafe dhe një kamerë e vetme në anën e pasme mund të dekurajojnë disa blerës.
    Avantazhi që ka 16e ndaj iPhone 15 dhe modeleve më të vjetra, më të lira, ende të disponueshme nga shitësit e palëve të treta, janë veçoritë e Inteligjencës Artificiale të Apple, disa prej të cilave janë të dobishme

    Problemi më i madh me 16e është çmimi i tij. Megjithëse kushton rreth 25% më pak se një iPhone 16 i zakonshëm, 699 euro është ende shumë për segmentin ku operon. Kjo e bën 16e vetëm një zgjedhje të arsyeshme për dikë që dëshiron iPhone të ri më të lirë sesa linja ekzistuese. /PCWorld Albanian

  • Huawei lançon smartfonin e palosshëm Pura X me ekran të pazakontë 6.3-inç dhe 16:10

    Huawei lançon smartfonin e palosshëm Pura X me ekran të pazakontë 6.3-inç dhe 16:10

    Për shkak të sanksioneve që e ndalojnë telefonin më të fundit me ekran me palosje në Europë dhe SHBA, shumica e përdoruesve mund të mos e kenë kurrë në duar atë por thjeshtë ta shohin.

    Pura X është një smartfon me ekran 6.3-inç 16:10. Kjo do të thotë se është më i gjerë dhe ngjan më shumë si një tablet krahasuar me telefonët e tjerë të kësaj kategorie.

    Nuk është aq i pazakontë sa telefoni i tri-palosshsëm Mate XT por diferencohet nga të tjerë. Duke u palosur, Pura X merr formën e një telefoni me ekran 3.5-inç katror dhe sjell sistemin e kamerave të pasme në pamje të parë.
    Pajisja kushton 1,037 dollarë. Është telefoni i parë Huawei që nuk ka asnjë komponent të Android. Operon me një version të HarmonyOS që kompania e prezantoi në Nëntor.

    Gjithashtu përfshin Xiaoyi, asistentin AI që përdor teknologjinë e DeepSeek për të fuqizuar modelin e Pangu të Huawei. /PCWorld Albanian