Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimin për vendosje bombe në Kuvendin e Kosovës, i cili ndodhi një ditë më parë. Sipas autoriteteve, nga hetimet paraprake rezulton se kërcënimi është bërë përmes një numri telefoni që dyshohet të jetë nga Serbia.
“Forcat e rendit, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, po vijojnë hetimet për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit të përdorura në këtë kërcënim,” thuhet në njoftimin zyrtar. Policia ka bërë të ditur se janë aktivizuar edhe kontaktet me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pas sinjalizimit, ndërtesa e Kuvendit u kontrollua me imtësi, përfshirë automjetet në parking, ndërsa të gjithë deputetët, punonjësit dhe gazetarët u evakuuan.
Kjo ngjarje ndodhi në ditën kur Kuvendi u mblodh për herë të 42-të që prej 15 prillit, në një tjetër përpjekje për konstituim. Megjithëse ishin të pranishëm vetëm 74 nga 120 deputetë, takimi u ndërpre për shkak të alarmit për bombë.
Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do të ketë pasoja ligjore për ata që pengojnë procesin kushtetues.
Tag: telefoni
-

Kërcënimi me bombe në Kuvend, Policia e Kosovës: Erdhi nga një numër telefoni serb
-

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”, pushohen dy zyrtarë pas zbulimeve tronditëse
Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.Laert Haxhia konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet ngjan se kanë indice edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.
Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Në këtë ngjarje u vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi o ish kreut të bandës së këtij qyteti.
Dosja tjetër është ajo e zbërthyer nga bashkëpunëtori Artan Tafani, që ka rrëfyer jo vetëm krimet e urdhëruara, por edhe se si planifikohej të kryhej atentat ndaj dy prokurorëve që hetonin Laert Haxhinë, zonjat Metita Selimi dhe Doloreza Musabelliun, raporton gazetarja e Anila Hoxha.
-

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Hetimet, pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë
Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.
Laert Haxhia konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet ngjan se kanë indice edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.
Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Në këtë ngjarje u vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi o ish kreut të bandës së këtij qyteti.
Dosja tjetër është ajo e zbërthyer nga bashkëpunëtori Artan Tafani, që ka rrëfyer jo vetëm krimet e urdhëruara, por edhe se si planifikohej të kryhej atentat ndaj dy prokurorëve që hetonin Laert Haxhinë, zonjat Metita Selimi dhe Doloreza Musabelliun, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.Top Channel
-

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Pas hetimeve pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë
Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.
Laert Haxhia konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet ngjan se kanë indice edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.
Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Në këtë ngjarje u vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi I ish kreut të bandës së këtij qyteti.
Dosja tjetër është ajo e zbërthyer nga bashkëpunëtori Artan Tafani, që ka rrëfyer jo vetëm krimet e urdhëruara, por edhe se si planifikohej të kryhej atentat ndaj dy prokurorëve që hetonin Laert Haxhinë, zonjat Metita Selimi dhe Doloreza Musabelliun, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. -

Vinin baste nga telefoni, procedohen penalisht dy persona në Lushnje
Policia e Lushnjës ka goditur një rast të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të basteve sportive, në mënyrë informale dhe në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit D. H., 47 vjeç dhe L. K., 22 vjeç, të dy banues në Kolonjë, shkruan A2 CNN.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas organizuan baste sportive nëpërmjet përdorimit të celularëve, duke shmangur çdo formë të licencimit dhe kontrollit shtetëror.
-

Phone 3 i mungon elementi vizual karakteristik i telefonëve Nothing
Telefoni i ardhshëm i Nothing do të prezantohet muajin që vjen dhe mban një surprizë në vetvete sipas disa raportimeve.
Informatori i industrisë Max Jambor ndau një foto të një pajisjeje që duket si Nothing Phone 3 dhe imazhi i publikuar prej tij tregon një telefon pa dritat Glyph që janë shndërruar në një simbol i produkteve të kompanisë.
Përveç mungesës së dritave Glyph, imazhi gjithashtu tregon se Nothing Phone 3 ka tre kamera të pasme, një konfigurim i ngjashëm me atë që kemi parë në Nothing Phone 3A dhe 3A Pro. Ai element vizual që ky telefon do të ruajë është kapaku i pasëm transparent.Telefoni pritet të prezantohet zyrtarisht nga CEO i kompanisë Carl Pei më 1 Korrik dhe përshkruhet si “flagship.” Vitin e kaluar Pei publikoi një video në rrjetin social X ku fliste për integrimin e harduerit dhe inteligjencës artificiale në një mënyrë që të jetë e dobishme për përdoruesit. /PCWorld Albanian
-

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon ‘goditjen’ e SPAK ndaj njerëzve të PSD-së
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në nje emision ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore. Lala tha se është sekuestruar edhe telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit, ndërkohë që bëri një pasqyrë të veprimeve që SPAK ka bërë kryer deri tani ndaj njerëzve të PSD.
“Në Shkodër ka patur kryesisht hetim ndaj PSD. Në kuadër të këtij hetimi, të cilin zoti Doshi e ka kundërshtuar, ka patur tre aksione paralele. Aksioni ka qenë para zgjedhjeve, që u mor celulari i kryetarit të partisë PSD në Malësinë e Madhe dhe 5 personave të tjerë.
Pastaj kandidati për deputet në Tiranë. I treti në rradhë që ndodhi dje dhe sot, është kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, që deri tani nuk është person nën hetim, por është person që i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.
Në të njëjtën kohë, në një hotel të njohur në Tiranë, është sekuestruar celulari i një prej shoqëruesve të kreut të PSD, Tom Doshi. Zoti Kristian Shkreli nuk është person nën hetim, por nga vëzhgimet ka dyshime se mund të gjenden prova për shitblerje. Rama gjatë takimit i tha “Kristian mos luaj me dy porta”, tha Lala. -

Sa shpesh duhet ta karikoni telefonin? Gabimet që po dëmtojnë baterinë pa e kuptuar
Në një kohë kur telefoni është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, shumë prej nesh vazhdojnë të bëjnë gabime të vogla që në afat të gjatë dëmtojnë baterinë.
Ekspertët rekomandojnë që karikimi i telefonit të mos bëhet gjithmonë nga 0% në 100%, por të mbahet midis 20%-80% për jetëgjatësi më të madhe të baterisë.
Gabimet më të shpeshta që dëmtojnë baterinë:
•Mbajtja e telefonit të lidhur gjatë gjithë natës
•Përdorimi i karikuesve jo origjinalë
•Ekspozimi në temperatura të larta gjatë karikimit
•Mbajtja e mbulesave të trasha që nxehin pajisjen
Një tjetër mit që po bie është ideja se telefoni duhet “shkarkuar plotësisht herë pas here” – kjo ishte e vërtetë për bateritë e vjetra, por jo për litium-jonët e sotëm.
A duhet ta karikosh telefonin gjatë natës?Nëse telefoni juaj është i mençur (dhe shumica janë), ai ndalon së karikuari sapo të arrijë 100%. Por, qëndrimi i zgjatur në këtë nivel, çdo natë, për muaj me radhë, mund të ndikojë te jetëgjatësia afatgjatë e baterisë. -

Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilaria Sulës
Telefoni iIlaria Sulës, shqiptares së vrarë në Itali tre javë më parë është gjetur në banesën e ish-të dashurit vrasës.
Ka qenë vetë Mark Samson që e ka dhënë informacionin nëpërmjet avokatit të tij. Sipas mediave italiane, ai ka rrëfyer se e kishte fshehur në banesën ku e kishte ekzekutuar vajzën shqiptare.Fillimisht ish-dashuri filipinas kishte deklaruar se telefonin e kishte hedhur në një pusetë. Gjetja e aparatit telefonik konsiderohet si tejet i rëndësishëm për grupin hetimor për zbardhen e plotë të ngjarjes. Kjo pasi nga telefoni i Ilarias së deklaruar të zhdukur dërgoheshin mesazhe në adresë të babait të saj, ku shkruhej se ishte mirë dhe do të kthehej në Shqipëri pas një muaji.
Pikërisht këto mesazhe jo vetëm ndaj familjarëve, por edhe të miqve të Ilarias për hetuesit dyshohet se dërgoheshin nga 23-vjeçari, Samson me qëllim për të zhdukur gjurmët.
Ish-i dashuri filipinas e goditi tre herë me thikë në qafe në një apartament në lagjen afrikane në Romë, duke e hedhur më pas në një humnerë. Për këtë krim akuzohet si bashkëpunëtore edhe e ëma e tij, e cila ka ndihmuar në zhdukjen e kufomës. Hetuesit dyshojnë se studentin mund ta kenë ndihmuar edhe persona të tjerë. -

Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilarias
Telefoni i Ilaria Sulës, shqiptares së vrarë në Itali tre javë më parë është gjetur në banesën e ish-të dashurit vrasës.Ka qenë vetë Mark Samson që e ka dhënë informacionin nëpërmjet avokatit të tij. Sipas mediave italiane, ai ka rrëfyer se e kishte fshehur në banesën ku e kishte ekzekutuar vajzën shqiptare.
Fillimisht ish-dashuri filipinas kishte deklaruar se telefonin e kishte hedhur në një pusetë. Gjetja e aparatit telefonik konsiderohet si tejet i rëndësishëm për grupin hetimor për zbardhen e plotë të ngjarjes. Kjo pasi nga telefoni i Ilarias së deklaruar të zhdukur dërgoheshin mesazhe në adresë të babait të saj, ku shkruhej se ishte mirë dhe do të kthehej në Shqipëri pas një muaji.Pikërisht këto mesazhe jo vetëm ndaj familjarëve, por edhe të miqve të Ilarias për hetuesit dyshohet se dërgoheshin nga 23-vjeçari, Samson me qëllim për të zhdukur gjurmët.
Ish-i dashuri filipinas e goditi tre herë me thikë në qafe në një apartament në lagjen afrikane në Romë, duke e hedhur më pas në një humnerë. Për këtë krim akuzohet si bashkëpunëtore edhe e ëma e tij, e cila ka ndihmuar në zhdukjen e kufomës. Hetuesit dyshojnë se studentin mund ta kenë ndihmuar edhe persona të tjerë.
Tv Klan