Tag: telefonatë

  • Kremlini: Një telefonatë Putin-Trump, e mundur në çdo moment

    Kremlini: Një telefonatë Putin-Trump, e mundur në çdo moment

    Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, deklaroi këtë të mërkurë se një telefonatë midis presidentëve rusë dhe amerikanë mund të ndodhë. 

    “Një telefonatë është e mundur në çdo kohë dhe ekziston mundësia për ta organizuar atë menjëherë”, tha Peskov në një konferencë për shtyp dhe iu referua deklaratave të bëra më parë nga ndihmësi presidencial rus Yury Ushakov në lidhje me punën që ishte duke u zhvilluar në nivel ekspertësh.

    “Është në nivelin e ekspertëve që duhet të arrihen rezultate të caktuara, të cilat më pas do të formojnë bazën për kontakte në nivelin më të lartë”, shtoi ai.

    Ushakov tha në një konferencë për shtyp pas takimit të Putinit me të dërguarin special presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, në Moskë se mundësia e një samiti midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të varet nga progresi i arritur nëpërmjet punës së ndihmësve, përfaqësuesve të ministrive të jashtme të të dy vendeve, etj.

  • Lufta në Ukrainë/ Trump telefonatë me Putin: Takohemi së shpejti në Hungari

    Lufta në Ukrainë/ Trump telefonatë me Putin: Takohemi së shpejti në Hungari

    trump-putin

    SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten në rrjetet sociale se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Budapest, megjithëse nuk specifikoi se kur mund të zhvillohet ky takim. 
    Trump ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ka njoftuar për një takim të ardhshëm midis tyre që do të mbahet në Budapest, Hungari. Biseda telefonike vjen përpara takimit të Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
    “Sapo kam përfunduar bisedën time telefonike me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë, e cila ishte shumë produktive”, tha Trump në Truth Social.
    “Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë Luftë ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës. Unë dhe Presidenti Zelenskyy do të takohemi nesër, në Zyrën Ovale, ku do të diskutojmë bisedën time me Presidentin Putin dhe shumë më tepër. Besoj se u bë përparim i madh me bisedën telefonike të sotme”, shtoi presidenti.
    E pyetur për më shumë informacion pas përfundimit të telefonatës, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se administrata do të ofrojë “më shumë detaje sa më shpejt të jetë e mundur”.
    “Kjo telefonatë ndodhi fjalë për fjalë, kështu që do t’ju japim më shumë detaje sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha Leavitt gazetarëve.
     

  • Incidenti me penalltinë e anuluar në fundjavë/ Telefonatë urgjente Furlani-AIA, Milan kërkon siguri për vendime të VAR

    Incidenti me penalltinë e anuluar në fundjavë/ Telefonatë urgjente Furlani-AIA, Milan kërkon siguri për vendime të VAR

    Ndeshja Milan-Bolonja në Serinë A është mbyllur me polemika të shumta për shkak të një penalltie që nuk u dha në favor të kuqezinjve. Nkunku u shty në zonë nga Lukumi e më pas pësoi një faull të dytë nga Frojler. Gjyqtari dha penallti dhe e anuloi më pas sepse rishikoi pamjet në VAR, por të gabuarat pasi nuk iu shfaq i gjithë aksioni.
    Një situatë e cila ka inatosur tifozët e Milanit e sidomos drejtuesit e skuadrës kuqezi të cilët kërkuan menjëherë shpjegim. Dhe shpjegimet kanë ardhur në një telefonatë direkte mes administratorit Xhorxho Furlani dhe drejtuesve më të lartë të Shoqatës së Gjyqtarëve në Itali (AIA).
    “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se telefonata në fjalë nuk ishte për t’u ankuar, por për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen, pasi vendimi gabuar i kryesorit dhe asistentit në VAR, sollën edhe kartonin e kuq për Masimiliano Alegrin i cili kishte reaguar ndaj trupës gjykuese. Sipas “MilanNews.it”, gjatë kësaj telefonate drejtuesit e AIA kanë kërkuar falje për atë që ka ndodhur në ndeshjen e fundit, duke siguruar Furlanin se po bëhej maksimumi që gabime të tilla të mos përsëriteshin në të ardhmen.

  • “Asnjë telefonatë me presidentin Trump?”/ A ka një ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Pse do bëj…

    “Asnjë telefonatë me presidentin Trump?”/ A ka një ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Pse do bëj…

    Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij dhe administratës “Trump” ekziston një ngërç, Rama e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se marrëdhëniet janë në nivelin më të lartë.
    Duket se ka një ngërç në raportet me SHBA..
    Ngërç?! Pse?!
    Nuk ju kam parë që të takoni asnjë nga zyrtarët e lartë të administratës “Trump”.
    Me kë zyrtarët të lartëtë administratës?
    Asnjë telefonatë me presidentit për shembull.
    Pse do bëj në telefonatë me presidentin?
    Çfarë po ndodh?
    Asgjë nuk po ndodh. Marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të mirë.

  • Hoqi dorë nga Milani në fund, mbrojtësi anglez tregon si ndryshoi mendje: Një telefonatë ndryshoi gjithçka

    Hoqi dorë nga Milani në fund, mbrojtësi anglez tregon si ndryshoi mendje: Një telefonatë ndryshoi gjithçka

    Arçi Braun ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën te Fenerbahçe. Dhe pse ishte pranë firmës me Milanin, në fund zgjodhi klubin turk.
    “Marrëveshja me Milanin ishte thuajse e mbyllur. Isha gati të largohesha. Por më pas, gjatë natës, mora një telefonatë nga presideni i Fenerbahçes.
    Çdo gjë ndryshoi. Pasioni që tregoi, vizioni i tij, e bënë vendimin të lehtë. E dija që duhet të vija te Fener”, u shpreh Braun ndër të tjera.
    23-vjeçari largohet kështu nga Gent. Lëvizje e çuditshme, nga Braun që hoqi dorë nga Italia për t’u transferuar te Fenerbahçe.

  • “U sekuestruan 4 mln euro pasuri,më telefonoi babai i Suel Çelës” Lala rrëfen telefonatën e tensionuar:Ja çfarë më tha

    “U sekuestruan 4 mln euro pasuri,më telefonoi babai i Suel Çelës” Lala rrëfen telefonatën e tensionuar:Ja çfarë më tha

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në  një emision televiziv, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se i përkasin organizatës së Suel Çelës nga SPAK dhe antimafia italiane.
    Lala dha detajet e sekuestrimit dhe zbuloi se ka marrë një telefonatë me babain e Suel Çelës, telefonatë mjaft e tensionuar, ku ai ka pretenduar se këto pasuri nuk kanë lidhje me djemtë e tij, duke shtuar se media ka përndjekur familjen e tij.
    “SPAK ka njoftuar se ka bërë në bashkëpunim me Antimafian e Veronës një sekuestrim me vlerë 4 milioonë euro. Rezulton se nga hetimet disa mujore, janë sekuestruar një sërë pasurish që ju përkasin Suel dhe Mario Çela, vëllezër. Sipas SPAK, Suel Çela është kreu i një organizate kriminale, që ndër të tjera dyshohet edhe për trafik narkotikësh. Hetimi është kryer në bashkëpunim me hetuesit atje, është bërë ngrirja e pasurive. Rezulton se është një ndërtesë me vlerë të konsiderueshme në Verona. E dyta, një ndërtesë me 30 njësi, zyra dhe dyqane. Është sekuestruar një llogari bankare. Sipas hetimeve, ka rezultuar se paratë shkonin nga Shqipëria në drejtim të një shoqërie.
    Suel Çela është në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë vëllai i itj Mario Çela ndodhet në burg në Belgjikë.
    Pas publikimit të këtij lajmi, kam marrë telefonatë nga babai i Suel Çelës, zoti Petrit Çela një telefonatë disi e tensionuar. Ai ka pretenduar se ka disa vendime të autoriteteve italiane që flasin për të kundërtën e asaj që pretendon SPAK dhe pretendon se ësht biznesmen dhe ka paguar miliona taksa. Pretendon se djemtë e tij nuk janë përfahirë në këtë aktivitet.
    Biseda ishte e tensionuar, zoti Çela akuzon median se e ka përndjekur familjen e tij. Ka akuza të forta në adresë të SPAK. Përballja e zotit Çela është me drejtësinë dhe jo me gazetarët. Kemi një pretendim të SPAK dhe atë të zotit Çela. Zoti Çela, edhe pse është folur për emrin e tij, janë dyshuar djemtë, nuk ka reaguar. Kjo është hera e parë që ai ka reaguar. Është çështje me mjaft interes. Nuk bëhet fjalë vetëm për SPAK por edhe antimafian e Veronës dhe gjykatën e Veronës. Sipas njofitmit zyrtar, bëhet fjalë për një hetim të kryer nga ata dhe pretendohet se janë identifikuar flukset e parave, që janë para që burojnë nga trafiku i drogës. Kjo është betejë që do të vijojë mes SPAK dhe palës së akuzuar, grupit kriminal Çela.
    Do të jetë një betejë që duhet të vijojë edhe në Itali, pasi vendimi ëshë firmosur nga gjykata e Veronës.
    Zoti Çela e kishte me gazetarët. Ai që kur ka ndodhur sulmi te tregu agro-ushqimor, ka refuzuar të flasë me median. Është hera e parë që reagon. Me sa dueket reagojnë kur preket pasuria”, deklaroi Lala.

  • Macron dy orë telefonatë me Putin, kërkon armëpushim në Ukrainë

    Macron dy orë telefonatë me Putin, kërkon armëpushim në Ukrainë

    Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një telefonatë që zgjati rreth dy orë me presidentin rus Vladimir Putin, në bisedën e parë mes tyre që nga shtatori i vitit 2022.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Pallati Elize, Macron kërkoi një armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit. Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar burime nga presidenca franceze.
    Gjatë diskutimit, të dy liderët prekën edhe çështjen e Iranit. Macron theksoi nevojën që Irani të respektojë angazhimet e tij në kuadër të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, si dhe të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).
    Të dy presidentët ranë dakord të mbajnë kontakt dhe të rikthehen sërish në një bisedë të re së shpejti, për të koordinuar më tej veprimet e tyre.

  • Macron telefonatë me presidentin iranian: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore 

    Macron telefonatë me presidentin iranian: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore 

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian.

    Macron deklaroi se ka rënë dakord të përshpejtojë negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar.
    Në një postim në X, presidenti francez shton:
    “Unë po kërkoj: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore.
    am i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha. Për ta arritur këtë ne do të përshpejtojmë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin”.

    Top Channel

  • Kancelari gjerman telefonatë me kryeministrin izraelit: Duhen zgjidhje diplomatike për konfliktin

    Kancelari gjerman telefonatë me kryeministrin izraelit: Duhen zgjidhje diplomatike për konfliktin

    Kancelari gjerman Friedrich Merz, mësohet se pati një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Merz shprehu mbështetjen në parim të Gjermanisë për sulmet ushtarake izraelite ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit gjatë telefonatës së së mërkurës në mbrëmje, por theksoi po ashtu rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve diplomatike për konfliktin. Gjermania planifikon të organizojë bisedime bërthamore me partnerët e saj evropianë dhe ministrin e jashtëm iranian në përfaqësinë e saj të përhershme në Gjenevë të premten.