Avokati Leonard Karaj komentoi çështjen e Ilir Metës, ku dha lajmin se i janë gjetur edhe 6 telefona të tjerë për interesin e çështjes së CEZ-DIA apo lobimin në SHBA.
“Ilir Metës i ka gjetur SPAK-u 6 telefona, unë nuk e dija, sot e mora vesh këtë.
SPAK mendon se këta telefona janë me shumë rëndësi për hetimin dhe i ka marrë në dorëzim për hetim”, tha avokati në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.
Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024 pasi po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit, ndërkohë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.
Tag: telefona
-

Avokati: Ilir Metës i janë gjetur edhe 6 telefona nga SPAK, janë me shumë rëndësi për hetimin
-

“Ilir Metës i janë gjetur 6 telefona të tjerë nga SPAK”/ Avokati Karaj: Me shumë rëndësi për hetimin
Avokati Leonard Karaj, ka komentuar mbi hetimin e SPAK-ut, duke deklaruar se janë gjetur 6 telefona të Ilir Metës, të cilët ai nuk ishte në dijeni të ekzistencës së tyre deri sot. Sipas tij, SPAK-i i ka marrë këta telefona për hetime, duke i konsideruar si të rëndësishëm për çështjen. Ai theksoi se, në përputhje me procedurat ligjore dhe vendimet e Gjykatës së Posaçme, kërkesat e prokurorëve të SPAK mund të aprovohen, por përfundimi përfundimtar varet nga vendimi i gjykatës.
“Ilir Metës i ka gjetur SPAK-u 6 telefona, unë nuk e dija, sot e mora vesh këtë. SPAK mendon se këta telefona janë me shumë rëndësi për hetimin dhe i ka marrë në dorëzim për hetim. Duke parë edhe procedurat që ndiqen në verdikte, përgjithësisht si për rastin e Beqajt, metës dhe të tjerëve, GJKKO jep apo aprovon kërkesën e prokurorëve të SPAK, por duhet pritur edhe vendimi i formës së prerë të gjykatës”, tha avokati Karaj.