Tag: telefona

  • Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat

    Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat

    TIRANË- Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone. Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.
    Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%. Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona bazikë.

    Ndërkohë, 81% e grave përdorin smartphone dhe vetëm 11% kanë telefona bazikë. Pra, edhe pse më pak gra në total kanë një telefon, ato që e zotërojnë kanë më shumë gjasa të përdorin një smartphone, krahasuar me burrat.
    Raporti shpjegon se të rriturit janë pyetur nëse kanë telefon bazik apo smartphone. Ata që kanë deklaruar se kanë telefon bazik janë pyetur më tej nëse mund të përdorin WhatsApp në të.
    Nëse përgjigja ka qenë “po”, atëherë telefoni klasifikohet si “feature phone”, një pajisje me më shumë funksione se telefoni bazik, por më pak se një smartphone.
    Banka Botërore thekson se telefonat celularë dhe interneti janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, në çdo cep të globit. Në vitin 2024, 86% e të rriturve në botë zotëronin një telefon celular.
    “Për shumë njerëz, telefoni celular përdoret vazhdimisht – për thirrje, mesazhe, lexim lajmesh, pagesa, rrjete sociale, punë dhe kërkim informacioni. Me zgjerimin e teknologjive dixhitale, njerëzit, bizneset dhe institucionet po e rrisin gjithnjë e më shumë varësinë nga ndërveprimet online. Kjo ka sjellë përfitime të qarta si reduktimi i varfërisë, rritja e konsumit dhe më shumë mundësi punësimi, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në raportin Global Findex 2025./Monitor

  • Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate në total

    Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate në total

    Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone.Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%.Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona bazikë.Ndërkohë, 81% e grave përdorin smartphone dhe vetëm 11% kanë telefona bazikë. Pra, edhe pse më pak gra në total kanë një telefon, ato që e zotërojnë kanë më shumë gjasa të përdorin një smartphone, krahasuar me burrat.Raporti shpjegon se të rriturit janë pyetur nëse kanë telefon bazik apo smartphone. Ata që kanë deklaruar se kanë telefon bazik janë pyetur më tej nëse mund të përdorin WhatsApp në të.Nëse përgjigja ka qenë “po”, atëherë telefoni klasifikohet si “feature phone”, një pajisje me më shumë funksione se telefoni bazik, por më pak se një smartphone.Banka Botërore thekson se telefonat celularë dhe interneti janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, në çdo cep të globit. Në vitin 2024, 86% e të rriturve në botë zotëronin një telefon celular.“Për shumë njerëz, telefoni celular përdoret vazhdimisht – për thirrje, mesazhe, lexim lajmesh, pagesa, rrjete sociale, punë dhe kërkim informacioni. Me zgjerimin e teknologjive dixhitale, njerëzit, bizneset dhe institucionet po e rrisin gjithnjë e më shumë varësinë nga ndërveprimet online.Kjo ka sjellë përfitime të qarta si reduktimi i varfërisë, rritja e konsumit dhe më shumë mundësi punësimi, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në raportin Global Findex 2025./ N.Maho  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Në më pak se 1 muaj, SPAK sekuestron 100 telefona/ Dosje korrupsioni dhe krimi, bastisen zyrat e bashkisë

    Në më pak se 1 muaj, SPAK sekuestron 100 telefona/ Dosje korrupsioni dhe krimi, bastisen zyrat e bashkisë

    Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe të dyshuarve për krime zgjedhore.
    SPAK vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime nga SPAK bënë me dije se, prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të Bashkisë së Tiranës.
    Janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj.
    Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.
    weblajm.com kontaktoi edhe zyrën e shtypit të Bashkisë Tiranë për një koment mbi lajmin dhe kontrollet. Në përgjigje të pyetjes ata u shprehen se “ska patur asnjë kontroll të tillë në administratën e bashkisë“.
    WebLajm.com ka verifikuar lajmin dhe rezulton se veprimet hetimore janë kryer me kërkes të prokurores Elida Kaçkini dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme. /WebLajm.com/

  • Zyrtarët lokalë në panik/ SPAK bastis zyrat, sekuestron prova të forta

    Zyrtarët lokalë në panik/ SPAK bastis zyrat, sekuestron prova të forta

    Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe të dyshuarve për krime zgjedhore.

    SPAK vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime nga SPAK bënë me dije se, prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të Bashkisë së Tiranës.
    Janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

    Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj.

    Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.
    weblajm.com kontaktoi edhe zyrën e shtypit të bashkisë tiranë për një koment mbi lajmi dhe kontrollet. Në përgjigje të pyetjes ata u shprehen se “ska patur asnjë kontroll të tillë në administratën e bashkisë“.
    WebLajm.com ka verifikuar lajmin dhe rezulton se veprimet hetimore janë kryer me kërkes të prokurores Elida Kaçkini dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme.
     
     

  • SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës! Sekuestrohen telefona, dosje korrupsioni dhe krimi

    SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës! Sekuestrohen telefona, dosje korrupsioni dhe krimi

    foto ilustruese

    TIRANË-SPAK ka ushtruar kontrollet dhe sekuestro në Bashkinë e Tiranës, pas dyshimeve për një aferë për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Burime nga SPAK për Weblajm, bëjnë me dije se prej mbrëmjes se djeshme, deri në orën 10.00 të paradites së sotme janë kryer kontrolle dhe janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Pastrim Gjelbërimit dhe Punëve Publike të Bashkisë Tiranë. 
    Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e Bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj. Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.

  • ‘Krimet zgjedhore nga PS’/ SPAK zbarkon në Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen zyrtarë, mes tyre policë

    ‘Krimet zgjedhore nga PS’/ SPAK zbarkon në Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen zyrtarë, mes tyre policë

    SPAK ka zbarkuar në Bashkinë Klos, ku ka sekuestruar telefona dhe ka shoqëruar disa zyrtarë.

    Sipas burimeve për mediat, ashtu si në disa qytete të tjera, Prokuria e Posaçme po heton mbi krimet e mundshme zgjedhore. 

    Shumë persona të tjerë janë në hetim, por ende nuk janë zbardhur emrat, kjo edhe për arsye të hetimeve në Qarkun Dibër.

    Mësohet se mes personave që janë nën hetim, ka edhe punonjës policie.

    Sipas burimeve pranë SPAK, është ushtruar kontroll në disa zyra zyrtarësh, automjetet e tyre, si dhe u janë marrë celularët.

    Nga hetimet paraprake ka dyshime se zyrtarët janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të shitblerjes së votës në favor të Partisë Socialiste.

  • SPAK sekuestron 1152 telefona në 4 vite/ Çfarë zbulojnë kutitë e zeza të krimit?

    SPAK sekuestron 1152 telefona në 4 vite/ Çfarë zbulojnë kutitë e zeza të krimit?

    “Telefonat personal, në 4 vite të punës së SPAK, u kthyen burimi kryesor i hetuesve në zbërthimin e mekanizmit të korrupsionit të zyrtarëve. Dosje të rëndësishme, duke nisur nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të dosja e njohur për publikun si 5D, apo edhe ajo ndaj ish-presidentit Ilir Meta, do të kishin qenë të vështira për t’u finalizuar me masa sigurimi, pa të dhënat e përftuara nga pajisjet telefonike. Nga 2021, sektori i ekspertizës së SPAK, analizoi 1152 telefona celularë të sekuestruar për efekt të hetimeve”, raporton gazetarja e Tv Klan Bleona Metushi.
    Të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se numri i sekuestrimeve ka ardhur në rritje që nga nisja e punës së sektorit të ekspertizës në SPAK deri në 2024, vit kur janë analizuar 344 pajisje telefonike.
    Kompjuterat, DVR apo edhe USB-të janë në numër më të vogël në mesin e pajisjeve elektronike që janë analizuar nga ky sektor me qëllim sigurimin e provave për hetimet.
    Më konkretisht në 4 vite janë sekuestruar 185 pajisje kompjuterike dhe 78 DVR dhe USB.
    Kryesisht me sekuestrimin e pajisjeve telefonike është vepruar në raste të hetimeve të çështjeve të korrupsionit, ku vendimet e gjykatës së Posaçme janë ekzekutuar direkt nga hetuesit e BKH-së.
    Objekt i sekuestrimit të telefonave, janë bërë zyrtarë, punonjës të kompanive private apo sipërmarrës.
    Gjatë 2024, ekspertët e këtij sektori kanë kryer edhe 15 akt ekspertime për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Policinë e Shtetit.

  • 1152 telefona celularë u sekuestruan nga SPAK në 4 vite

    1152 telefona celularë u sekuestruan nga SPAK në 4 vite

    “Telefonat personal, në 4 vite të punës së SPAK, u kthyen burimi kryesor i hetuesve në zbërthimin e mekanizmit të korrupsionit të zyrtarëve. Dosje të rëndësishme, duke nisur nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të dosja e njohur për publikun si 5D, apo edhe ajo ndaj ish-presidentit Ilir Meta, do të kishin qenë të vështira për t’u finalizuar me masa sigurimi, pa të dhënat e përftuara nga pajisjet telefonike.
    Nga 2021, sektori i ekspertizës së SPAK, analizoi 1152 telefona celularë të sekuestruar për efekt të hetimeve”, raporton gazetarja e Tv Klan Bleona Metushi.
    Të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se numri i sekuestrimeve ka ardhur në rritje që nga nisja e punës së sektorit të ekspertizës në SPAK deri në 2024, vit kur janë analizuar 344 pajisje telefonike.
    Kompjuterat, DVR apo edhe USB-të janë në numër më të vogël në mesin e pajisjeve elektronike që janë analizuar nga ky sektor me qëllim sigurimin e provave për hetimet.
    Më konkretisht në 4 vite janë sekuestruar 185 pajisje kompjuterike dhe 78 DVR dhe USB.
    Kryesisht me sekuestrimin e pajisjeve telefonike është vepruar në raste të hetimeve të çështjeve të korrupsionit, ku vendimet e gjykatës së Posaçme janë ekzekutuar direkt nga hetuesit e BKH-së.
    Objekt i sekuestrimit të telefonave, janë bërë zyrtarë, punonjës të kompanive private apo sipërmarrës.
    Gjatë 2024, ekspertët e këtij sektori kanë kryer edhe 15 akt ekspertime për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Policinë e Shtetit.
    Tv Klan

  • “Kam hakeruar telefona”/ Detektivja private rrëfen rastet: E vështirë të investigosh politikanët

    “Kam hakeruar telefona”/ Detektivja private rrëfen rastet: E vështirë të investigosh politikanët

    Detektivja private Shkenda Lili ka rrëfyer detaje në lidhje me investigimet që kryen në zyrën e saj.
    Ajo u shpreh se ka arritur të hakerojë telefona që lidhen me punën e saj të investigimit. E pyetur nga drejtuesja e emisionit, Grida Duma, nëse ka pasur raste politikanësh, ajo u përgjigj që po.

    Shkenda Lili: Kam hakeruar, me Android është më e lehtë, Iphone më të vështirë. Shikohet në rrjetet sociale, tentojmë me linqet, përgjimi në terren, pjesa e telefonit është me kleçkë, por dedektivët se nuk jam vetëm unë, i marrin përsipër për t’i bërë.

    Grida Duma: Ka pasur politikanë që janë përgjuar?
    Shkenda Lili: Të investiguar po, jo të përgjuar, nga familjarë, nga partnerë që duan të kenë një provë të shantazhojnë, të dinë diçka rreth objektivit.
    Grida Duma: A është e vështirë të investigosh politikanë?
    Shkenda Lili: Është e vështirë, janë të kamufluar.

  • Deklarata e avokatit: SPAK i ka gjetur 6 telefona Ilir Metës

    Deklarata e avokatit: SPAK i ka gjetur 6 telefona Ilir Metës

    Ilir Meta

    TIRANË- Avokati Leonard Karaj tha se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës iu janë gjetur edhe 6 telefona të tjerë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Karaj tha për “Report TV” që këto telefona janë dorëzuar në SPAK për hetim, pasi janë në interesin e çështjes CEZ-DIA.
    “Ilir Metës i ka gjetur SPAK-u 6 telefona, unë nuk e dija, sot e mora vesh këtë. SPAK mendon se këta telefona janë me shumë rëndësi për hetimin dhe i ka marrë në dorëzim për hetim. Duke parë edhe procedurat që ndiqen në verdikte, përgjithësisht si për rastin e Beqajt, Metës dhe të tjerëve, GJKKO jep apo aprovon kërkesën e prokurorëve të SPAK, por duhet pritur edhe vendimi i formës së prerë të gjykatës”, tha avokati.
    Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Edhe pse ka kërkuar disa herë një masë më të butë sigurie, me arsyetimin se kërkon të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, kërkesat e tij janë rrëzuar nga GJKKO./ZËRI