Tag: telashe

  • Trump paralajmëron Hamasin: Do të jeni në telashe të mëdha nëse pengjet…

    Trump paralajmëron Hamasin: Do të jeni në telashe të mëdha nëse pengjet…

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se Hamasi do të jetë në “telashe të mëdha” nëse përdor pengjet izraelite si mburoja njerëzore.
    Sipas mediave të huaja, Izraeli ka zgjeruar ofensivën tokësore në qytetin e Gazës gjatë ditëve të fundit.
    Komentet Trump i bëri teksa foli me gazetarët ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për vizitën e tij shtetërore në Britani.
    Më herët ai tha në Truth Social se kishte lexuar një lajm që thoshte se Hamasi i kishte zhvendosur pengjet “mbi tokë për t’i përdorur si mburoja njerëzore”.
    Ai tha se shpresonte që udhëheqësit e Hamasit “të dinë se në çfarë po përfshihen” nëse e bëjnë këtë.
    Trump shtoi më tej: “Kjo është një mizori njerëzore, të cilën pak njerëz e kanë parë më parë.”

  • Kur një mik është në telashe, mos e pyet nëse mund të bësh ndonjë gjë për të…

    Kur një mik është në telashe, mos e pyet nëse mund të bësh ndonjë gjë për të…

    Foto ilustrim

    Edgar Watson Howe, ishte novelist dhe botues. Ai njihet sidomos për revistën e tij mujore E.W.Howe, duke nisur kështu për të shkruar në këtë revistë nga viti 1911 deri në vitin 1933.

    Vlen të theksohet se Howe ka udhëtuar shumë dhe njihet për mprehtësinë e tij në editorialet që shkruante.

    Howe ka filluar karrierën e tij si gazetar në mars të vitit 1837 si 19-vjeçar.

    Ndryshe, Howe ka lindur me 3 maj të vitit 1853 në Wabash, në Amerikë ndërsa ka ndërruar jetë me 3 tetor të vitit 1937 në Atchison.  

    ObserverKult ua sjell disa thënie të Edgar Watson Howe:

    Një frikësim i mirë vlen për njeriun më shumë se një këshillë.

    Gjërat që njerëzit flasin për ty pas shpine caktojnë vendin tënd në shoqëri.

    Mos mendo se një njeri është gjithnjë aq i sjellshëm sa kur po të shet diçka.

    Askush nuk do rrinte të të dëgjonte po të mos e dinte se pastaj e ka radhën ai.

    Kur një mik është në telashe, mos e pyet nëse mund të bësh ndonjë gjë për të, por mendo ndonjë gjë të përshtatshme dhe bëje.

    Asgjë nuk e lodh më shumë njeriun sesa të jetë mirënjohës gjatë gjithë kohës.

    Nëse nuk mëson të qeshësh me problemet, nuk do të kesh se me çfarë të qeshësh kur të plakesh.

    Kur je në telashe, ata që vijnë të të ngushëllojnë, në të vërtetë janë vetëm kureshtarë të dinë detajet.

    Rruga për të dalë nga telashet nuk është kurrë aq e lehtë sa ajo për t’u futur në to.

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    CESARE PAVESE: NGANJËHERË PËRFYTYROJ SE JAM I DASHURUAR…

  • Pse të sapodiplomuarit e sotëm janë në telashe

    Pse të sapodiplomuarit e sotëm janë në telashe

    Tregu i punës është tronditur nga themelet, shkruan The Economist Duhet të na vijë keq për të rinjtë ambiciozë. Për dekada me radhë, rruga drejt një jete të mirë ishte e qartë: shko në universitet, diplomohu, gjej një punë, pastaj shijo përfitimet.Por të rinjtë e sotëm, ndonëse punëtorë e të përkushtuar, duken sikur kanë më pak mundësi sesa më parë.Të ndjekësh një karrierë në sektorin e t…

  • Telashe për ish-kampionin e botës, kalimtarja ndërron jetë pas një aksidenti me motor

    Telashe për ish-kampionin e botës, kalimtarja ndërron jetë pas një aksidenti me motor

    2 Maj 2025

    11:32

    Telesport

    Telashe për Francis Ngannou, ish-kampionin e botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA).
    Ai u përfshi në një aksident me motor në fillim të këtij muaji në Kamerun. Ai goditi dhe aksidentoi një grua të re në rrugët e Yaounde, e cila më pas ndërroi jetë.
    Lajmin e konfirmoi “MMAmania”, e cila ka verifikuar në mënyrë të pavarur raportet e hershme nga shumë media lokale. Ajo shton se Ngannou mbuloi të gjitha shpenzimet pas aksidentit.
    Autoritetet policore lokale janë ende duke hetuar aksidentin fatal dhe nuk dihet se cili ka qenë shkaku i tij. Ngannou, që zhvilloi edhe dy duele në boks, ka një rekord prej 18 fitore e 3 humbjesh në kafaz (UFC).
    Dy duelet e zhvilluara në boks ai i humbi ndaj Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

  • Telashe për trajnerin Igor Tudor, humbet sulmuesin kryesor për 10 ditë

    Telashe për trajnerin Igor Tudor, humbet sulmuesin kryesor për 10 ditë

    25 Prill 2025

    10:09

    Telesport

    Mbingarkesë muskulore në rectus femoris të kofshës së djathtë. Këto janë rezultatet e testeve të kryera në J-Medical ndaj sulmuesit të Juventus, Dusan Vlahovic, i cili u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e ndeshjes në Parma.
    “Gjendja e tij, – njoftoi klubi bardhezi, – do të monitorohet çdo ditë“. Kohët e rikuperimit vlerësohen midis shtatë dhe dhjetë ditësh, ndaj mungesa e tij në ndeshjen e së dielës kundër Monzës është e sigurt.
    Stafi mjekësor do të përpiqet ta rikuperojë serbin në prag të ndeshjes kundër Bologna më 4 maj. Vendin e tij pritet ta zërë Conceiçao, ashtu sikurse ndodhi edhe kur u dëmtua pak ditë më parë. Edhe Koopmeiners dhe Mbangula punuan përsëri veçmas.