Teksti i këngës “Alo” e kënduar nga Aleksandër Gjoka
U deshëm shumë ne të dy,dhe çdo mëngjes na gjente bashkë.E meriton vallë dashurinë?Nuk më rri pranë kur unë jam larg.
Por unë do të shkojë dhe po të mos vish,se mua koha më kërkon,s’mund ta kuptosh ti dashurinëveç në qytetet me neon!
Dikush më tha se ti do t’vish,s’më zuri gjumi deri vonëi the qytetit “Lamtumirë”,më prit më the në telefon.“Alo, alo, alo” ty të dëgjoja,dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja,s’e fsheha lumturinë dhe në çast të thashë: “Të dua!”dhe kjo ndodh tek çdo njeri.
Në një stinë dashurie diell s’ka gjithnji,ka dhe dimër në mes verës, edhe vjeshtë me shi,por kur jeta thuret bukur diell ka përherë,katër stinët zemrat bëjnë pranverë.
E dija se do t’vish!
ObserverKult
—————————
Lexo edhe:
ALEKSANDËR GJOKA: VALSI I LUMTURISË (TEKSTI DHE KËNGA)
Sa kënaqësi kur dëgjojValsin tonë në këtë pranverëAi përsëri po na ftonTë vallëzojmë si atëherë.
Bashkë me pranverën dhe ti lulëzonLule plot erë që në shpirt më gjallëron.
Vals, o vals, ti jehoMbi të bukurin atdheFushat tona i përshkonKu shpërthen jetë e re.
Ne një vals na bashkoiDhe na fali lumturinëTinguj sot unë dëgjojDhe kujtoj prapë rininë.
Bashkë me pranverën dhe ti lulëzonLule plot erë që në shpirt më gjallëron.
Vals, o vals, ti jehoMbi të bukurin atdheFushat tona i përshkoKu shpërthen jetë e re.









