Tag: teksti

  • Peppino di Capri: “Melankolia”, teksti i përkthyer në shqip dhe video

    Peppino di Capri: “Melankolia”, teksti i përkthyer në shqip dhe video

    Melankolia në shtator,më thoshe se nuk më do më,dhe kështu ndodhi që në shtatorbuzëqeshja jote mori fund.Fotografitë ndoshta pak tëzverdhura si gjethet që tashmëkanë rënë, thjesht një kujtimndoshta pak i turbullt ështëgjithçka që më ka mbetur nga ty.Melankolia në shtator,pyesja veten kur do të kthehesh.Mos më prit në shtator,ky është i fundit për mua.Thjesht një kujtim ndoshta pak i turbullt është gjithçka që më ka mbetur nga ty.Melankolia në shtator…

    Përktheu: Shpendi Shakaj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LORENZO JOVANOTTI CHERUBINI: TY (A TE) TEKSTI I PËRKTHYER NË SHQIP DHE VIDEO

  • Sidrit Bejleri: Lutem mos t’ketë fund… (teksti dhe kënga)

    Sidrit Bejleri: Lutem mos t’ketë fund… (teksti dhe kënga)

    Hiri i zemrës u ndez sonte, malli i kohës larg,Vetëm pak e ktheva kokën, ishe ti në prag,Rrugë e vjetër po kërkonte hapat, zërin tënd,Njëri-tjetrin rrugës pritëm, vetëm. Sa larg shkoj me puthjen tënde, kur ma lë në buzë,Mbyll unë sytë e flas me zemër, lutem mos t’ketë fund,Se dhe sytë kur të përhumben, shpirti i mban gjallë,Edhe lotin do ta djegë ky zjarr. Të jemi bashkë, këtë beso,Do të dua gjithmonë njësoj,Je vetja ti, je frymë që marr,Do të dua, se të kam në gjak. Në çdo rrugë s’u ndjeva vetëm, ishe ti në prag,Dhe sa herë e ktheja kokën ty të gjeja pranë,Se dhe sytë kur të përhumben shpirti i mban gjallë,Edhe lotin do ta djegë ky zjarr.Edhe zemra po të ndalë do ish’ njësoj,S’do mjaftonte jo, një jetë e tërë,Një botë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SIDRIT BEJLERI: MË FAL, PO UNË TY TË DU’ (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Gjurmët: Kur dielli perëndon (Teksti dhe kënga)

    Gjurmët: Kur dielli perëndon (Teksti dhe kënga)

    Teksti i këngës “Kur dielli perëndon” e kënduar nga Gjurmët

    Meta gjithë ditën hijeveSe m’thanë në hije rriEtjen e shova krojeveKrojeve ku pinë tiE mira u raft-o hijeveQi mujtën me m’freskuI kjart’ ardht’ uji krojeveSe etjen ma kan’ shu

    Po t’jemi bashk’ ne të dyDo t’na shikjojn’ me ziliE do të na flasin nër sySa duhemi unë e ti

    Sa herë bjen dielli majaveE muzgut terri i l’shonSa kandshëm ju thrret’ deleveKur zanin nis e i l’shon

    Besa u k’naqa hijeveGjith ditën tuj t’pritKur zanin ja l’shoj deleveE ti përgjigje m’jepPo t’jemi bashk’ na të dyDo t’na shikjojn me ziliE do t’na flasin nër sySa duhemi unë e tiPo t’jemi bashk ne të dyDo t’na shikjojn me ziliE do n’na flasin nër sySa duheni unë e ti

    Videon e këngës mund ta shikoni KËTU:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHPRESA BERISHA: TË DESHA ME HAKIKAT (TEKSTI DHE KËNGA)

    Teksti i këngës “Të desha me hakikat” e kënduar nga Shpresa Berisha.

    Të deshta me hakikatetë çmova mikeshë të shtrenjtëmirëpo paskem qenë pa fat hej amonç’ma punove pa të drejtë.Me gjithë zemër unë të deshtasi njëri me mirësidisa herë unë të buzëqesh aj amonme mallin e djalit të ri.

    Tekstin dhe këngën mund ta shikoni KËTU:

    ObserverKult

  • Tonin Tërshana: Vajzë moj, lule moj (teksti dhe kënga)

    Tonin Tërshana: Vajzë moj, lule moj (teksti dhe kënga)

    Teksti: Adelina BalashiMuzika: Luan ZheguKëndon: Tonin Tërshana

    Pikoi vesa e mëngjesit,Hapi dielli syrin e zjarrtëNëpër fushë ç’ta ndieva hapin,Shoqe moj!Bëj të them një fjalë të ëmbël,Po ti ikën bëhesh erë,Rend e qesh por si një fluturNëpër fushën tonë të gjerë.Do të vij si fllad i majit,Do të gjej, moj lule fushëFaqet ç’t’u bënë flakë të kuqe,kur të thashë: do të marr nuse.Në mes shoqesh ty të gjeta,Gruri i artë dallgëzonte,Nëpër fushë ç’ta ndjeva zën,Shoqe moj!

    ObserverKult

  • Ardit Gjebrea: Flas me hënën …(teksti dhe kënga)

    Ardit Gjebrea: Flas me hënën …(teksti dhe kënga)

    Flas me hënën

    Teksti – Timo FllokoMuzika – Shpetim Saraçi

    Flas me hënën …i vetëmTë kam pritur sa netëM’i trego ti gjithë të fshehtatPor, ajo vetëm hesht (!)…

    Ma verbove ti natënDhe u trete ngadalë…M’i rrëmbeve të gjithë ëndrratdhe zhgënjimin e le pas.

    Një rreze nga largMë prek…drithëri…Në botë erdhi hëna…E plotë në magji!

    E shtangur njerëziaE sheh me ziliTek endet e praruarAtje në pafundësi?!…

    S’e di, s’e kuptojCfarë ndodh në këtë jetëDashuron vallë njeriuA jeton përmbi retë?!…

    Mos luaj me hënënAjo të gënjenVetëm gjysmën e saj ta fale tjetrën ta fsheh!…

    Ta fsheh, nuk ta falDhe prapë luan…ajo të gënjen

    Flas me hënën … i vetëm…

    Sa herë ty s’të shohNuk ndrin lart në qiellMe jep ti sa dhimbjeTrishtimin më sjell…

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AZEM SHKRELI: KOHA E KRYMBAVE

  • “Natë me shi”, këngë e mirënjohur nga Sabri Fejzullahu (teksti dhe video)

    “Natë me shi”, këngë e mirënjohur nga Sabri Fejzullahu (teksti dhe video)

    Kjo natë që erdhi shiun e derdhi,në dritaren time.Ooo, shiun e solli dhembjen e mbolli,Gjumin ma rrëmbej.Ooo, hija jote më përcjell,Malli për ty lotin ndjell,Ditë për ditë unë të kujtoj,Të kujtoj, të kërkoj, pa ty s’rroj.Si një fllad i verës vjen, verës vjenYll i dritës n’ty shkëlqen, n’ty shkëlqen.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SABRI FEJZULLAHU: SHPIRT MAGJIE (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Nexhmije Pagarusha: Ti t’mos ishe, nuk do t’ishte as kjo kangë (teksti dhe kënga)

    Nexhmije Pagarusha: Ti t’mos ishe, nuk do t’ishte as kjo kangë (teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Dashuro”, kënduar nga Nexhmije Pagarusha.

    Ti – të mos ishe,nuk do t’ishte as kjo kangë.Ti – po t’mos ishe,unë as vujtjet s’kisha njoftë.Dritë – të mos kishte pasëE di -me sy mbyllur do t’kisha pa.N’mot – kam marrë rrugëne t’harroj për s’gjalli ty.Se edhe ty – urrejtja nji ditë ka për t’hy.M’dashuro – me zemër,rrjedh si lotPërqafo – tëre botën sot.M’dashuro – o çapkën i vendit timle t’ shpërthej çdo gja me gzim.

    E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

    Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

    Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

    Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.

    Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

    Nexhmije Pagarusha mbylli sytë përgjithmonë më 7 shkurt të vitit 2020.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NEXHMIJE PAGARUSHA: E DEHUN JAM (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Djemtë e detit: U ndamë dhe as ti as unë nuk e besonim (teksti dhe kënga)

    Djemtë e detit: U ndamë dhe as ti as unë nuk e besonim (teksti dhe kënga)

    U ndamë dhe as ti as unë nuk e besonim… interpretuan Djemtë e detit

    U ndamë ashtu ne rastësishtU ndamë pa puthje, pa shikimeVetëm në heshtje ne u ndamë.

    Por ne nuk dinimvallë do t’i qëndronimkësaj ndarje krejt të papritur.

    U ndamë dhe as tias unë nuk e besonimdhe besonim netëve të gjataqë ne jetonim.Ti jo mos u ngrys, prej dëshpërimitDhe nëse çasti, ty të gënjenpra hesht ti nën dritën, e këtij mundimise nesër patjetër ty gazi të vjen.

    ObserverKult

    ————————————————————————————————

    LEXO EDHE:

    Djemtë e detit: Beteja e dhimbjes (teksti dhe kënga)

    I lindur mes detrashNë netë me stuhiN’betejën e dhimbjesJetë vdekje, njeriKaluar shtatë detraNë rrugën pa kthimPor kurrë nuk do shuhetAspak fari im.

    O Zot, unë s’dua të shkojSe jam e do jem njësojO Zot, unë dua të rriUnë do luftoj betejën njeri.

    Shtatë qiejt o detraSikur zunë e thanëSe kjo jetë o birËshtë oqeanDhe dhimbja njeri…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • Autorët e sotëm të teksteve të këngëve, bejtexhinj e tregtarë

    Autorët e sotëm të teksteve të këngëve, bejtexhinj e tregtarë

    Nga Roland Qafoku

    Më rri ende në mendje një varg lapidar me autor të madhin Ismail Kadare krijuar në vitin 1989. Shtoi kësaj edhe akordet dhe muzikën e të madhit Gjergj Leka dhe për mua ajo mbetet një nga harmonitë më të spikatura të këngës së lehtë shqiptare.

    Strofa e parë nis me fjalët “jo nuk kish si ndodhte ndryshe, ndodhte ndryshe s’kish se si”. Për të vazhduar më tej me vargun “u desh të zhdukeshin përbindëshat që në këtë botë të vije ti”. Performanca shoqërohej me një piano, një kitarë akustike, bateria, akomponjamenti dhe basi. Kënga në fjalë asnjëherë nuk u ngjit në ndonjë skenë festivali. Nuk mori asnjë çmim të parë a të dytë. Ishte kompozuar enkas për një spektakël mëse të zakonshëm, por ama sapo e kam dëgjuar më ka rrëmbyer dhe pëlqyer aq shumë sa nuk mund të ndaja muzikalitetin e vargut alla Kadare me atë të vetë këngës alla Leka.

    Por për çudi ato fjalë aq të bukura të vendosura në renditjen e tyre të më mirë, vazhdojnë të jetojnë gjatë te mua. Deri më sot nga shumë e shumë këngë që kam dëgjuar e dëgjoj, atë se kanë zëvendësuar. Por si mund të ndodhë kjo mund të thotë dikush? Jetojmë në një kohë kur bastardimi i teksteve dhe muzikës është në kufijtë ekstremë.

    Sot autorët e teksteve nuk janë më ata të mëdhenjtë e fjalëve dhe vargjeve, por ca bejtexhinj që pranohen, futen në këngë dhe shiten si tregtarë. Po si mund të më qëndrojnë si shije e mirë tekste të tilla këngësh që qarkullojnë aktualisht të cilat tregojnë se një djalë është aq i ëmbël, sa krahasohet me sherbetin. Dhe madje, ai thërret e ulëret për t’i mbushur mendjen vajzës në krah se “çun si ai s’ka me gjet”. Ndërsa një vajzë në një këngë tjetër proklamon hapur se është me pretendime, por që direkt në vargun e dytë, “një djalë nga Tirona më mori zemrën time”. Po një “lejle kaçurrele”, kush e ka dëgjuar, pas të cilës çmenden katër djelmosha kush e kush t’i fitojë zemrën? Dhe bejtja alla shqiptare shoqërohet me ca nota muzikore alla turke, alla bullgare, alla maqedonase që në më të shumtën e rasteve ka ose pirueta të rëndomta të trupit e dredhje të belit, të gjitha këto nën lakuriqësinë e vajzës që kërcen pas këngëtarit. E pra, nga krijimi dhe kompozimi i atyre vargjeve e me këto sot është krijuar një hon i stërmadh, një distancë që vetëm mrekullia do ta zhdukte.

    Ç’duhet bërë?

    Kompozitori Gjergj Leka në një intervistë për gazetën “Shqip” theksonte se këtë katrahurë duhet ta shkatërrojë dhe rindërtojë nga e para vetëm media. Unë mendoj që Leka ka shumë të drejtë për konstatimin e situatës skandaloze të muzikës që jetojmë. Por kur vjen puna tek oponenca, kam bindjen se Gjergji është vetë ai që i largohet thelbit të problemit. Nëse ka një digë për këtë nivel është ajo e krijimit të të kundërtës së saj. Pra, i këngëve me vlera. Nëse në treg do të kishte këngë me nivel muzikor dhe me vlerë poetike, të gjithë, nga fëmijët e deri tek të rinjtë do të kenë të bëjnë edhe dallimin. Dhe turrja e tyre për të parë, dëgjuar e blerë videklipe do të kishte sensin më pozitiv të mundshëm. Por kur dominoja videklip ka pushtuar tashmë tërë tregun shqiptar, jam i bindur se adoleshentët do të këndojnë “lelje kacurrelet”, “vajzën me pretendime” e shumë e shumë të tjera. Ndërsa vargjet dhe muzikën e Gjergjit, por edhe të shumë e shumë autorëve ka rrezik që brezi i ri të mos e mësojë kurrë që kanë ekzistuar ndonjëherë.Shembujt në botë tregojnë se muzika mediokre, pa nivel pa motiv është larguar dhe ka vdekur vetëm pas daljes së mrekullive. Dhe arti ta jep këtë mundësiEdhe sot në botë albumi më i shitur i të gjitha kohërave është “Thriller” i Majkëll Xheksonit. Padiskutim që jo vetëm ti Gjergj, por edhe shumë e shumë muzikantë gjejnë në këngët e zezakut më të talentuar në histori atë që nuk i keni gjetur kurrë më parë. Dhe prandaj Xhekson mposhti jo vetëm mediokrit, por edhe nivele të pranueshme.Ne sot nuk kemi identitet të këngës shqiptare. Deri në vitin 1990 kishim krijuar një të tillë. Kënga jonë dallohej sapo e dëgjoje. Ndërsa sot emigrantët që vënë këmbën pas shume vitesh thonë se s’ka më këngë shqiptare. Ato janë orientale, me motive haremi. Lëre pastaj për zërin. Akoderte, të çfarëdo lloji qofshin, modifikohen shkencërisht në kompjuter, të vetmin zbulim shkencor që muzikantët e urrejnë. Po si dallohet një këngëtar dhe zëri i tij nga një pseudokëngëtar që edhe vetë habitet se si i del zëri.

    Arsyet e mosarsyes

    Dua të rendis ca fakte që kanë çuar në këtë gjendje.E para lidhet me numrin e madh të këngëtarëve. Ishte Irma Libohova ajo që para dha alarmin teksa tha se në Shqipëri ka 5 mijë këngëtarë, një shifër që do të ishte e lakmueshme për numrin e popullsisë edhe me SHBA-në. E natyrisht sasia e madhe na sjell më pak cilësi. Shumica e tyre nuk këndojnë, por recitojnë. Zëri i tyre rregullohet në kompjuter. Në studio nuk këndon këngëtari, por kompjueri.E dyta lidhet me numrin e shtëpive diskografike. Janë më shumë në vendin tonë se sa shkolla muzike. Ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Niveli i tyre vjen edhe bie në proporcion me numrin e madh.E treta lidhet me faktin që vetëm një pakicë këngëtarësh dhe kompozitorësh është kundër muzikës së vjedhur, të huazuar të përshtatur në mënyrën më të keqe të mundshme. Dhe përballë mazhorancës, ata ndjehen shumë të pafuqishëm.E katërta, lidhet me tregun. Një videoklip sipas të dhënave kushton vetëm 2 mijë euro. Mjafton të kesh ato dhe çdokush gdhihet këngëtar. Del në televizor, bëhet i famshëm, bëhet i dëgjuar. Ftohet edhe në koncerte e fushata elektorale dhe antivlera e tij kthehet në vlerë.E pesta, media është e pafuqishme, për të mos e thënë e painteresuar për t’iu futur opozicionit, kur këtë nuk e duan vetë kompozitorët dhe autorët e teksteve me vlera. A e dini çfarë i tha një këngëtar nga ky rang një gazetareje që kishte guxuar të shkruante se stili i tij i vjedhur ishte modeli më i keq për të rinjtë. “Më ki inat, por unë kam fuoristradë dhe femrat më vijnë nga pas”. Nëse çdo këngëtar do të shpallte se qëllimi i tij ishte ky dhe vetëm ky, atëherë artin shqiptar e ka marrë fundi.E gjashta. Largimi i të kënduarit live. Nëse do të hiqej një ditë superpozimi, shumë këngëtarë do ishin pa punë. Në treg do ishin më të mirët dhe jo kompjuteristat dhe kështu diferencat do të bëheshin që pa dalë në treg. Aty, po dallimet do të ishin vetëm në bazë të shitjeve.Dhe si përfundim, nëse kjo gjendje duam që të ndryshojë, në radhë të parë duhet që të zotët e artit të ejnë në skalion të parë. Ata janë kompozitorët dhe autorët e teksteve. Nëse ata do të krijojmë muzikë të mirëfilltë shqiptare, të retë freskët e bashkë me to edhe tekste origjinale me muzikalitete ne nuk do të mund të dëgjojmë më në televizione, furgona e taksi pretendimet e bajzës nga Shijaku, apo lejle kacurrele apo edhe çunin që është si sherbet.

    Teksti Ismail Kadare

    Jo nuk kish si ndodhte ndryshe,Ndodhte ndryshe, s’kish se si.U desh të zhdukeshin përbindëshatQë në këtë botë të vije ti

    Teksti Ismail Kadare

    Ca pika shiu ranë mbi qelqDhe unë për ty se ç’ndjeva mallJetojmë të dy në një qytetSa rrallë shihemi, sa rrallë

    Teksti: Dritëro Agolli

    Por kur të jesh mërzitur shumë,Në raft të librave kërko.Aty diku do të jem unëNë ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.

    Teksti: I panjohur

    Jam i omël, jam i omël,jam i omël si sherbet.Çun si unë mos çun si unë,çun si unë moj s’ke me gjet

    Teksti: I panjohur

    Jam vajzë nga ShijakuVajzë me pretendimeNjë djalë nga TironaMa mori zemrën time

    Teksti: I panjohur

    Dashuria ime,të bëri shpenzime.Oh, sa mu bë qefi,prishe mercedezin.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR NOLI I ANKOHEJ FAIK KONICËS: JETË KOTI, NUK KA VAJZA PËR QEJF…

  • Elita 5: Kthehu të lutem, e dashur… (teksti dhe kënga)

    Elita 5: Kthehu të lutem, e dashur… (teksti dhe kënga)

    Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

    Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

    Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: “Vjeshtë në zemër”; “Alkapone”; “Harroje vetminë”; “Këngët m’i vrave me dashuri”; “Shiu vetëm ty të lagë”; “Dua të vdes”…

    Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Kthehu e dashur”:

    Kthehu të lutem e dashurse nuk mundem pa tykthehu të lutem e dashurse m’shkoj jeta n’vetmi.

    Fjalët që m’i thojeshpejt i harrove timë thoje se më dojeshpejt më tradhtove ti.

    Gjithmonë unë mendoj për tydhe i ëndërroj ata sygjithmonë unë mendoj për tydhe qaj në vetmi.

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    ELITA 5: FALEMINDERIT QË MË LE… (TEKSTI DHE KËNGA)

    Pikoj loti në mesnatë,se ti ike për të mos u kthyer,për të mos u kthyer…Pamjen tënde të vërtet’,E tregon veç pasqyra e thyer,po, pasqyrë e thyer…

    Nuk të thash’ largohu,as kthehu, as harromë.Se për çdo fjalë në jetën tonë,Ishte von’…

    Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU