Tag: teksti

  • Sabri Fejzullahu: Dashuri e vonuar (teksti dhe kënga)

    Sabri Fejzullahu: Dashuri e vonuar (teksti dhe kënga)

    Teksti: Arif Demolli

    Ishte vonë të bija në dashuriAty ishin gruaja, femijët e miPor kur kalove pranë kopshtit timShpirtin se ç’ma dridhi një shqetësim

    Po ti s’dije gjë as s’më shikoje fareSe të trazonin shikimet djaloshareAq të bënte për fqinjin e hutuarMidis librash e kopshtit të lulëzuar

    Ku ishe fshehur e s’të kam parëTi lulëzove kaq papriturPaj thjesht më vinte për të qarëBukuria jote më ka mahnitur

    Ku ishe fshehur e s’të kam parëTi lulëzove kaq papriturPaj thjesht më vinte për të qarëBukuria jote më ka mahniturBukuria jote më ka mahnitur

    Midis pemësh rrija e prisja n’etheQë të të shihja së paku nëpër gjethePër një çast të ndihesha i riDhe te çmallesha me atë bukuri

    Kur erdhën krushqit nga një qytet tjetërDhe zbrazën një pushkë në stilin e vjetërNjë gjethe e verdhë te këmbët më raKopshti dhe shpirti m’u bënë Sahara.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NGA REXHEP QOSJA, PËLLUMB XHUFI, FATOS TARIFA…, INTELEKTUALËT SHQIPTARË ME PETICION: LARGONI SHARLATANËT NGA EKRANET, SHKELIN EDHE GJUHËN SHQIPE

  • Hafsa Zyberi: Rrallë kam pa k’so bukurie… (teksti dhe kënga)

    Hafsa Zyberi: Rrallë kam pa k’so bukurie… (teksti dhe kënga)

    Teksti i këngës ” Rrallë kam pa k’so bukurie” e kënduar nga Hafsa Zyberi

    Rrallë kam pa k’so bukuriePor si hana tuj ndriçuGërshetat moj t’paskan hijeÇ’t’i pëlqeva sytë e shkrum

    Gërshetat moj t’paskan hijeÇ’t’i pëlqeva sytë e shkrum

    Të shikoj me mallëngjim eRashë në zor prej dashunisëDo t’i ruj por si kujtimTiparet e bukurisë

    Do t’i ruj por si kujtimTiparet e bukurisë

    Deri ditën kur të pashërashë në zor e rashë në hallMoj burbuqe në beharJe e mirë një vajzë e mbarë

    Moj burbuqe në beharJe e mirë një vajzë e mbarë.

    Këngën mund ta dëgjoni KËTU

    ObserverKult

    ——————————–

    Lexo edhe:

    DRITËRO AGOLLI: NA ISHIN DY NJERËZ DIKU NË NJË QYTET, U TAKUAN, U DASHURUAN…

  • Isuf Myzyri: Kur pata nji lule t’bukur (teksti dhe kënga)

    Isuf Myzyri: Kur pata nji lule t’bukur (teksti dhe kënga)

    Teksti i këngës “Kur pata nji lule t’bukur” e kënduar nga Isuf Myzyri

    Kur pata nji lule t’bukurThashë se do ta kem përherëIku fluturoi si fluturEdhe s’mujta me i marr erëLulen n’dorë unë kur e pataKimetin nuk ia ditaVaj sa shpejt o, na u ngrys nataUnë këtë gja nuk e kam pritëLulja prej dorës ç’më doliE prej gjumi u kam çu’.M’la të shkretë o në mendimeAsnjiherë s’e kam harru

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    ORHAN PAMUK: DASHURIA ËSHTË DHIMBJE… DASHURIA ËSHTË LOT…

  • Një nga këngët më të mira romantike “Can’t Help Falling in Love” e Chris Isaak (teksti i përkthyer në shqip dhe video)

    Një nga këngët më të mira romantike “Can’t Help Falling in Love” e Chris Isaak (teksti i përkthyer në shqip dhe video)

    Chris Isaak: “Can’t Help Falling in Love”S’mund të mos bienë dashuri me ty.Njerëzit e mençur thonë,vetëm budallenjtë nxitojnë,por unë s’mund të mosbie në dashuri me tyTë qëndroj?Do të ishte mëkatnëse nuk mund të mosdashurohem me ty?Ashtu si një lumë rrjedhbutësisht në det,kështu shkon e dashura ime,disa gjëra janë të shkruarapër të ndodhur.Merr dorën time,merr gjithë jetën timesepse nuk mund të mosdashurohem me ty…

    Në shqip: Shpendi Shakaj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DËGJOJENI KËNGËN E NJOHUR “FATI YNË, SHPRESË E MARRËZI” TË INTERPRETUAR NGA ALEKSANDËR GJOKA (TEKSTI DHE VIDEO)

  • Bledar Sejko: Ne ishim vetëm dy të panjohur (teksti dhe kënga)

    Bledar Sejko: Ne ishim vetëm dy të panjohur (teksti dhe kënga)

    Ne ishim vetëm dy të panjohurqë ecnim bashkë nëpër natëunë çaja terrin ti yjet ndiqjedhe belbëzoje ngadalëTi më tregove se botën njihjepa tinguj zërash pa fjalëpor gjuha jote krejt me simboleme magjepsi në çastJo ti s’flet ndoshta s’dëgjonpor jeton si çdo njeriti që ecën që krijonvallë pse të heshtësh përjetësishtTi lotët s’njihje ti buzëqeshjetrishtimin mbysje në çastti dashuroje veç me vizionemallkojë heshtjen pa fjalëNjë thirrje të larget më pas dëgjuamti rende-rende drejt sajishte ëndërr shpresë ishte dehja joteune dhimbje ndjeva pas kësajJo ti s’flet ndoshta s’dëgjonpor jeton si çdo njeriti që ecën që krijonvallë pse të heshtësh përjetesisht.

    ObserverKult

    ————–

    LEXO EDHE:

    Redon Makashi: Pse ke frikë, ti zemra ime (teksti dhe kënga)

  • “Jon”, shembull si mbijetojnë e frymëzojnë këngët meritore të çmimit të parë (Teksti/Video)

    “Jon”, shembull si mbijetojnë e frymëzojnë këngët meritore të çmimit të parë (Teksti/Video)

    Ardit Gjebrea

    Ka këngë në historinë e festivaleve të RTSH-ës që përveç që kanë lënë shenjë në historinë e muzikës sonë, kanë mbetur edhe inspirim për brezat. Një nga to është edhe kënga “Jon” e kantautorit Ardit Gjebrea.

    Më 27 dhjetor të vitit 1991, në edicionin e 30-të të festivalit të RTSH-së, Ardit Gjerbrea paraqitet me këngën “Jon” në Tiranë, dhe fiton çmimin e parë.

    Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Jon” të kënduar nga Ardit Gjebrea me vargje të Giancarlo Milone dhe Zhuliana Jorganxhit:   

    Më erdhe në një kohë të dëshpëruarMe dhimbje… Jon!Kur anijet si fantazmaNëpër det me aventuraKlithnin: Liberta !

    Dhe sytë i kish aty gjithë Shqipëria,Ajo dinte si durontePo i shkuleshin filizatDeti u bë mal me njerëz,E toka det me lot.

    Dhe ty për herë të parë të puthte dritaTi linde… Jon!Nuk e dije ç’ish gëzimiAs dhimbja as mjerimi,Qe flakë, godet e rrudhë një tokë.

    Sot me gjithë foshnjet në botë je njësojSi ata ti qesh e luan,Kjo është vetëm nisja juaj,Por do rritesh do kuptosh,Se fatet s’janë njësoj!

    Bekimin merr nga muaO shpirt i patrazuarNjë fjalë të thënë ma dëgjo:Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruarPor prapë je skllavëri

    Jon, ky emër marrë nga deti,Jon, me këngë vale tund djepin,Jon, dhe ti ja ndjeve aromën,Ta kesh per jete me vete…

    Jon, po të lundrosh me këtë emër,Jon, e të takohesh me vëllezër,Jon, do të mjaftojnë dy duar,Të thuash se je, ti je je Jon!

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARDIT GJEBREA: KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Goranët dhe Torbeshët në optikën boshnjake: një analizë kritike e tekstit të Esad Rahić

    Goranët dhe Torbeshët në optikën boshnjake: një analizë kritike e tekstit të Esad Rahić

    Në vitet e fundit, në diskursin akademik dhe politik boshnjak është shfaqur një prirje e fortë për të integruar komunitetet myslimane jo-shqiptare të Ballkanit – si Goranët në Kosovë, Torbeshët në Maqedoni dhe Pomakët në Bullgari – në një identitet të përbashkët boshnjak. Një shembull i qartë i kësaj tendence është teksti i Esad Rahić, i cili përpiqet të vendosë një vijë të drejtë historike nga bogumilët mesjetarë deri te boshnjakët e sotëm.
    Ismet Azizi

    Në vitet e fundit, në diskursin akademik dhe politik boshnjak është shfaqur një prirje e fortë për të integruar komunitetet myslimane jo-shqiptare të Ballkanit – si Goranët në Kosovë, Torbeshët në Maqedoni dhe Pomakët në Bullgari – në një identitet të përbashkët boshnjak. Një shembull i qartë i kësaj tendence është teksti i Esad Rahić, i cili përpiqet të vendosë një vijë të drejtë historike nga bogumilët mesjetarë deri te boshnjakët e sotëm. Ky artikull synon të japë një analizë kritike të këtij teksti, duke evidentuar mungesat, shtrembërimet dhe anshmëritë e tij, sidomos në raport me elementin shqiptar dhe proceset e shumanshme të asimilimit.

    Rahić argumenton se identiteti “goranc” është një shpikje e regjimit të Miloševićit dhe e SANU-së, për t’i ndarë Goranët nga “trupi boshnjak”[1]. Edhe pse kjo është pjesërisht e vërtetë, ai harron se edhe kategoria “Musliman” (1971–1991) dhe “Boshnjak” (pas 1993) janë po aq konstrukte politike të krijuara nga shteti jugosllav dhe më pas të përvetësuara nga elitat boshnjake. Pra, “gorancët” nuk janë më shumë të shpikur se “muslimanët” apo “boshnjakët”.
    Në tekst, shqiptarët paraqiten vetëm si “plaçkitës” të bagëtive të Goranëve në shek. XIX [2]. Autori mohon faktin se shumë fshatra të Lumës dhe Opojes u shqiptrizuan në shek. XVIII–XIX, dhe se pas vitit 1912 shqiptarët e Gorës shpesh u regjistruan si “turq” ose “muslimanë” për shkak të presionit administrativ serb. Kështu, Rahić e zhduk elementin shqiptar nga historia e Gorës, duke e zëvendësuar me një narrativë boshnjakizuese.

    Një nga shtyllat e tekstit është pretendimi se termi “Torbesh” rrjedh nga bogumilizmi mesjetar dhe dëshmon për vazhdimësinë e këtij komuniteti deri tek boshnjakët e sotëm[3]. Në realitet, kjo është një tezë ideologjike:

    nuk ka dëshmi që termi “Torbesh” të përdorej për bogumilët para osmanëve;
    shumica e studiuesve e shohin islamizimin e Goranëve si proces tipik të periudhës osmane, jo si vijimësi të herezive mesjetare;
    përdorimi i bogumilizmit synon të krijojë një “antigjenezë” që legjitimon boshnjakizimin.

    Rahić nënvizon elementet sllave dhe romane në gjuhën e Goranëve, por nuk përmend huazimet nga shqipja, të cilat janë të shumta dhe tregojnë bashkëjetesë të gjatë me shqiptarët.Kur flet për ndryshimin e mbiemrave, ai flet për “albanizim”,[4] por faktet tregojnë të kundërtën: mbiemrat janë serbizuar (–ić) ose turqizuar (–ler, –lar, –oğlu) në periudha të caktuara, sidomos gjatë shpërnguljeve për në Turqi në vitet ’50–’60⁴. Teza e “albanizimit” është shtrembërim.
    Autori sjell me meritë dëshmi të dhunës serbe gjatë vitit 1912–1913, përfshirë masakrat në Restelicë, Krushevë e Brod, duke cituar edhe Dimitrije Tucović-in [5]. Por ai shmang theksimin se viktimat kryesore ishin shqiptarët myslimanë, të cilët shpesh ishin fqinj dhe të lidhur me Goranët.Po ashtu, Masakra e Tivarit (1945) reduktohet nga autori vetëm në “7 banorë të Gorës”, kur dihet se aty u vranë mijëra shqiptarë dhe boshnjakë nga Kosova dhe Sanxhaku.[6]

    Teksti mbyllet me thirrjen: “Propozoj që të mbetemi një popull” [7]. Ky nuk është konstatim shkencor, por një platformë politike për boshnjakizimin e Goranëve dhe Torbeshëve. Krahasimi me boshnjakët e Sanxhakut është i gabuar: atje procesi kryesor ishte asimilimi i shqiptarëve myslimanë, jo ruajtja e ndonjë identiteti “boshnjak” të hershëm.
    Teksti i Esad Rahić është më shumë një ese ideologjike sesa studim shkencor. Ai synon të legjitimojë një projekt boshnjakizues, duke minimizuar elementin shqiptar, duke abuzuar me konceptin e bogumilizmit dhe duke anashkaluar proceset e serbizimit e turqizimit. Në realitet, Goranët janë një komunitet i ndërlikuar ballkanik, me shtresa sllave, shqiptare, turke, vllahe dhe orientale. Historia e tyre nuk mund të reduktohet në një “degë të boshnjakëve”. Çdo përpjekje për t’u imponuar një identitet të vetëm është pjesë e politikave të asimilimit – qoftë serbe, maqedonase apo boshnjake – të cilat kanë cënuar gjithmonë autenticitetin e tyre historik.

    ¹ Rahić, *Goranët ose Gorancët – pjesë e popullit boshnjak në diasporë*, f. 2.

    [2] Po aty, f. 7.
    [3] Po aty, f. 4
    [4] Po aty, f. 10.
    [5] Po aty, f. 7–8.
    [6] Po aty, f. 9.
    [7] Po aty, f. 11.

  • “Të desha me hakikat” kënga e njohur vjen e interpretuar nga Artiola Toska (teksti dhe video)

    “Të desha me hakikat” kënga e njohur vjen e interpretuar nga Artiola Toska (teksti dhe video)

    Të desha me hakikatTë çmova mikesh’ të shtrejtë. Mirëpo paskem qenë pa fat, e amanMa punove pa të drejtë…

    Me gjithë zemër unë të deshaSi njeri me mirësi.Disa herë unë të buz’qesha amanMe mallin e djalit t’ri.

    Një kujtim që ma ke dhanëPo e rujë me dashuni.Do ta kujtosh fukaranë, e amanMegjithë se m’ke marrë mëni.

    Nuk e di se t’kam bezdisëUnë të kisha me kimet.Qofsh e lumtun ti moj mike, amanPër mu’ si të jetë kismet.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MANJOLA NALLBANI: NË ERRESIRË PA MBARIM… QAJMË TË DY (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Fisnikët: Pse po më qortoni zotëria juaj… (teksti dhe kënga)

    Fisnikët: Pse po më qortoni zotëria juaj… (teksti dhe kënga)

    Pse po më qortoni zotëria juajvajzën tuaj e dua dhe për të vuaj

    Më quajtët huligan dhe shkatërraq, dhe shkatërraqthe s’je për vajzën time ore rrugaç, ore rrugaçkur thëras në telefon shanë e bërtet, shanë e bërtetvajzën tuaj se lëshoni në qytet, në qytet.

    Pse po më qortoni zotëria juajvajzën tuaj e dua dhe për të vuajpse s’po na lejon të lutem më thuajdhe kur ajo më don zotëria juaj.

    Më quajtët të sëmurë dhe të marrë, dhe të marrëthe ti s’ke shtëpi more qyqar, more qyqarpor unë kam zemër të çiltër e shpirt fisnik, shpirt fisniknuk jam si ti i egër dhe pasanik, dhe pasanik.

    ObserverKult

    ————————

    Kliko edhe:

    FISNIKËT: VALCERI I FUNDIT ËSHTË KY PËR NE…(TEKSTI DHE KËNGA)

    FISNIKËT SHQIPTARË TË SLLOVENISË, CILA ËSHTË LIDHJA E TYRE ME SKËNDERBEUN?

  • “Të deshta me hakikat”, kënga e njohur vjen e interpretuar nga Riza Bytyqi (teksti dhe video)

    “Të deshta me hakikat”, kënga e njohur vjen e interpretuar nga Riza Bytyqi (teksti dhe video)

    Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Riza Bytyqi këngën “Të desha me hakikat“

    Të deshta me hakikatTë çmova mikesh të shtrejtë. Mir’po paskem qenë pa fat, e amanMa punove pa të drejtë.

    Me gjithë zemër unë të deshaSi njeri me mirësi.Disa herë unë të buz’qesha amanMe mallin e djalit t’ri.

    Një kujtim që ma ke dhanë-ePo e ru’j me dashuni.Do ta kujtosh fukaranë, e amanMegjithë se m’ke marrë mëni.

    Nuk e di se t’kam bezdisëUnë të pata me kimet.Qofsh e lumtun ti moj mike, amanPër mu’ si të jetë kismet.

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    RIZA BYTYQI: VINË VAPORAT, MOJ NANË, BREGUT DETIT… (TEKSTI DHE KËNGA)

    Lexo edhe:

    HISTORIA INTERESANTE, JA SI U KRIJUA KËNGA E FAMSHME “LULET E MAJIT”

    Ndër vite kjo këngë është kënduar në Shkodër, Korçë dhe Gjakovë, e madje ka patur dilema për origjinën e saj. Por, në të vërtetë kënga e ka një autor dhe ky është kompozitori Pjerin Ashiku.

    Dikur, luhej në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në gjimnaz, në lulishtet popullore ndërsa gjatë verës çiftet pinin birrë, në dasmat tradicionale që gjithmonë gjenin një hapësirë që kabanë me klarinetë ta ndërprisnin dhe të fusnin “Lulet e majit”, ajo luhej gjithmonë dhe këndohej nën buzë, si një premtim për dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

    Njerëzit ‘shkriheshin’ nën tingujt e kësaj muzike të embël, akujt e zemrës shkrimin dhe gjithçka bëhej më romantike dhe nostalgjike njëkohësisht. Nuk e teprojmë nëse themi se kjo këngë magjike u bë hymn i dashurive të asaj kohe.

    Ajo kishte marrë zemrat e të gjithëve dhe sidomos të shkodranëve. Po cila është historia e saj?

    Ku lindi ajo dhe si u përhap me aq shpejtësi në të gjithë vendin?

    Kënga lindi në Pijacën e Shkodrës, shëtitoren që përbën krenarinë e këtij qyteti, tempull i qytetarëve të saj, të cilët ndërtuan fatet e tyre në Pijacën e famshme.

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU