Tag: teknologjisë

  • “Fundi i Parlamentit do të vijë nga AI”, Rama shton ambiciet: Përdorimi për parashikimin e aksidenteve, krimeve dhe…

    “Fundi i Parlamentit do të vijë nga AI”, Rama shton ambiciet: Përdorimi për parashikimin e aksidenteve, krimeve dhe…

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministren Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar një vizitë në kompaninë e teknologjisë dhe informacionit “RiTech”. Kjo kompani punon për Amerikën dhe Evropën, në të cilën janë punësuar 300 shtetas në Shqipëri, 200 në Kosovë e Maqedoni të Veriut, me një pagë mesatarisht prej 2500 euro, siç njofton kryeministri.
    Theks të veçantë u vendos në zhvillimin e sektorit të teknologjisë dhe informacionit në vend, një shtyllë kjo kryesore e cila është gjithnjë e më shumë në përmirësim në vendin tonë.
    Ministrja Ibrahimaj sqaroi se arsyeja përse po vizitojnë këtë kompani vjen për shkak se është një shembull konkret i punës së kësaj qeverie për të rinjtë dhe sektorin informativ.
    “Kompania është themeluar në vitin 2016. Janë çuna e goca të reja, mosha mesatare 30 vjeç. Zgjodha të vinim këtu se është një shembull konkret si është zhvilluar sektori i teknologjisë dhe informacionit në Shqipëri. Paga mesatare është 2500 euro mesatarisht. Bëhet fjalë për një punë shumë të mirëpaguar, për një kompani që prodhon, prodhon dije, eksporton, zbulon talente. Një shembull që ne me shumë krenari e lexojmë. Është një sektor që e kemi nxtur ne”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
    Kryesocialisti u shpreh se dëshiron të bashkëpunojë me kompaninë RiTech, lidhur me sistemin e parkimeve në vend, pasi parkimi është problematikë e theksuar. Rama tha se dëshiron që me aplikacionin “pay by phone”, përmes inteligjencës artificiale të ketë dhe një sistem kamerash që lehtëson në gjetjen e vendeve të parkimit, ashtu sikurse njofton dhe uniformat blu për zënien e hapësirës nga një automjet të caktuar.
    Një synim tjetër është që përmes kësaj teknologjie, të arrihet parashikimi i aksidenteve por dhe i krimeve.
    “Ne do bëjmë një projekt që e kemi gati, i financuar e të gjitha, me Emiratet e Bashkuara për smart monitor. Do kemi praktikisht një super informacion nga gjithë lëvizja në qytet. Po mendoj se mbase duhet një bashkëpunim me ju këtë pay by phone, të integrohet me kamera, që të shfrytëzohet e nga policia… duke pasur në dispozicion këtë sistem kamerash me AI, mund të krijosh shumë të dhëna. Ti krijon një bazë që ti e paralajmëron “law enforcements”. Nuk pret që këtu është zënë, por ti e lajmëron që është e zënë (vendi parkimit).Ti me AI krijon një kapacitet të dhënash që ty të japin pak nga pak, por jo shumë vonë, me një kohë të arsyeshme, që ti të mund të vendosësh përpara se ku mund të ndodhë shkelja. E për ta çuar një hap më tutje, ne me ju mund të shohim, parashikimin e aksidenteve. Pra krijon një bazë, e ajo me data fillon të krijon probabilitetet. Ti fillon jep “law enforcements” që të analizojë pse do ndodhë këtu, çfarë rrethanash janë specifike që ndodh këtu e jo atje. E për ta çuar në nivelin më ekstrem, që të parashikosh krimet. Po të kesh një patern fillon e bën analiza të një natyre tjetër.”, tha Rama.
    Po kështu, Rama shprehu gatishmërinë që qeveria të investojë në kompanitë vendase, pasi jo vetëm financon bizneset, por gjithashtu dhe përfiton prej tyre.
    “Ka ardhur koha që ne të hyjmë nëpër kompani. Që shteti të financojë e të përfitojë. Siç e bëjnë të tjerët. Fola para disa kohësh me Mira Muratin, e i thash që a është e mundur që të futemi në BE. Më tha patjetër, e kam 3 shtete që më kanë bërë me “advance” e me shpjegoi se ka 2 nivele. Ka ardhur koha që të hyjmë në këtë lojë. E në rastin tonë me kompanitë tuaj.Në fund fare shtetit i kushton më pak. “, tha Rama.
    E ndërsa më herët kryeministri ka shprehur ambicien për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin e prokurimeve publike, një synim i radhës është dhe përfshirja e AI në krijimin e ligjeve.
    “Di gjë tjetër, që unë kam 12 vite që përpiqem sepse ne kemi bërë shumë ligje, mirëpo, po të shohësh, sepse kur është bërë ligji i ri, të shohin si ka qenë. Tani kemi bërë një sistem për të gërmuar e për të nxjerrë të gjitha. Në këtë mënyrë u thotë ligjvënëseve hiqi këto se nuk të duhen. Unë e di që fundi i Parlamentit do jetë me AI.”, tha Rama.

  • Rama në kompaninë e teknologjisë së informacionit: 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni

    Rama në kompaninë e teknologjisë së informacionit: 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni

    “RITECH” një oaz fantastik që kurrë s’do e shihni dot në pasqyrat e moçaleve mediatike; një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit, me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni, 100% vajza e djem shqiptarë, mosha mesatare rreth 30 vjeç dhe paga mesatare 2500 euro.Në bazën e kompanisë në Selitë punohet për Amerikën dhe Europën, nga menaxhimi i porteve në Shtetet e Bashkuara, tek ai i parkingjeve në Kanada dhe deri në Gjermani ku Ritech punon me globalen gjermane Siemens e me radhë”, shprehet kryeministri Edi Rama.

  • Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

    Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka përjashtuar smartfonët, kompjuterët dhe disa pajisje të tjera elektronike nga tarifat “reciproke”, prej 125% të vendosura për importet kineze.
    Në një njoftim, Doganat dhe Patrulla Kufitare e SHBA-së thanë se mallrat do të përjashtoheshin nga tarifa globale prej 10% e Trump për shumicën e vendeve dhe taksa 125% e importit kinez.
    Të shtunën vonë, ndërsa po udhëtonte për në Miami, Trump tha se do të jepte më shumë detaje për përjashtimet në fillim të javës së ardhshme.

    “Ne do të jemi shumë specifik”, u tha ai gazetarëve në Air Force One.
    “Por ne po marrim shumë para. Si vend ne po marrim shumë para.”
    Masa erdhi pas shqetësimeve nga kompanitë e teknologjisë amerikane se çmimi i pajisjeve mund të rritet, pasi shumë prej tyre prodhohen në Kinë.
    Përjashtimet përfshijnë gjithashtu pajisje dhe përbërës të tjerë elektronikë, duke përfshirë gjysmëpërçuesit, qelizat diellore dhe kartat e kujtesës.
    “Ky është skenari i ëndrrave për investitorët e teknologjisë,” postoi Dan Ives, i cili është kreu global i kërkimit teknologjik në Wedbush Securities, në X.
    “Telefonat inteligjentë, çipat që përjashtohen është një skenar që ndryshon lojën kur bëhet fjalë për tarifat në Kinë.”
    Firmat e mëdha të teknologjisë si Apple, Nvidia, Microsoft dhe industria më e gjerë e teknologjisë do të kenë një ndjenjë të madhe lehtësimi këtë fundjavë, shtoi ai.
    Shtëpia e Bardhë tregoi se përjashtimet ishin bërë për të siguruar që kompanitë të kishin më shumë kohë për të zhvendosur prodhimin në SHBA.
    “Presidenti Trump e ka bërë të qartë se Amerika nuk mund të mbështetet te Kina për të prodhuar teknologji kritike si gjysmëpërçuesit, çipat, telefonat inteligjentë dhe laptopët”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
    “Në drejtimin e presidentit, këto kompani po përpiqen të bëjnë sa më shpejt prodhimin e tyre në Shtetet e Bashkuara.”
    Trump, i cili po kalon fundjavën në shtëpinë e tij në Florida, u tha gazetarëve të premten se ishte rehat me tarifat e larta ndaj Kinës.
    “Dhe unë mendoj se diçka pozitive do të dalë nga kjo,” tha ai, duke promovuar marrëdhëniet e tij me presidentin kinez Xi Jinping.
    Disa vlerësime sugjeruan se çmimet e iPhone në SHBA mund të trefishoheshin nëse kostot do t’u kalonin konsumatorëve.
    SHBA është një treg i madh për iPhone.
    Deri në 80% e iPhone-ve të Apple të destinuar për shitje në SHBA janë prodhuar në Kinë, me 20% të mbetur të prodhuara në Indi./vizionplus.tv

  • Negociatat BE-SHBA për tarifat, Von der Leyen: Nëse bisedimet dështojnë do taksojmë gjigantët amerikan të teknologjisë

    Negociatat BE-SHBA për tarifat, Von der Leyen: Nëse bisedimet dështojnë do taksojmë gjigantët amerikan të teknologjisë

    Bashkimi Evropian është i përgatitur të vendosë taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane nëse bisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump dështojnë për të ulur tarifat për mallrat evropiane, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

    “Ne po zhvillojmë masa hakmarrëse”, tha Ursula von der Leyen, të cilat potencialisht përfshijnë taksimin e të ardhurave nga reklamat dixhitale të kompanive si Meta, Google dhe Facebook. “Ka një gamë të gjerë kundërmasash… në rast se negociatat nuk janë të kënaqshme”, shtoi ajo.
    BE-ja tha dje se do të ndalonte tarifat e saj hakmarrëse ndaj SHBA-së për 90 ditë, një ditë pasi Trump njoftoi gjithashtu një pauzë 90-ditore për tarifat e tij “reciproke”.
    Blloku i 27 vendeve ishte goditur nga tre grupe tarifash amerikane: tarifa 25% për çelikun dhe aluminin; Taksa 25% për makinat dhe 20% tarifë “reciproke” për të gjitha mallrat e tjera.
    Pavarësisht ndalimit të tarifës “reciproke”, Trump ende po vendos një tarifë prej 10% për dhjetëra partnerë tregtarë, përfshirë BE-në.
    Ndërsa tarifat e SHBA-së kanë shënjestruar mallrat e huaja, BE-ja po shqyrton përdorimin e një “bazuka” tregtare për të goditur kompanitë amerikane të shërbimit dhe në veçanti gjigantët e teknologjisë.
    “Një shembull është që ju mund të vendosni një taksë mbi të ardhurat nga reklamat e shërbimeve dixhitale”, tha von der Leyen.
    Në një deklaratë të enjten, von der Leyen tha se BE-ja ishte “e përkushtuar ndaj negociatave konstruktive” me SHBA-në, por se “kundërmasat e saj do të fillojnë” nëse bisedimet dështojnë.
    Maros Sefcovic, komisioneri i tregtisë i bllokut, do të udhëtojë në Uashington të dielën për të “provuar dhe nënshkruar marrëveshje”, tha më herët një zëdhënës.

    Top Channel

  • Pas ChatGPT, Meta kthen vëmendjen me Llama 4 Scout dhe Maverick

    Pas ChatGPT, Meta kthen vëmendjen me Llama 4 Scout dhe Maverick

    Meta sapo ka prezantuar ​​versionin më të fundit me Al Llama, të quajtur Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick.Sipas saj Llama është një sistem multimodal i AI. Sistemet multimodale janë të afta të përpunojnë dhe të integrojnë lloje të ndryshme të dhënash, duke përfshirë tekstin, videon, imazhet dhe audion, dhe mund të konvertojnë përmbajtje në këto formate.
    Meta tha në një deklaratë se Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick janë modelet më të avancuara deri më tani dhe më të mirat në klasën e tyre për multimodalitetin. Gjithashtu shtoi se Llama 4 Maverick dhe Llama 4 Scout do të jenë softuer me kod të hapur.
    Bëhet e ditur se kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë investuar në mënyrë agresive në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI, i cili ndryshoi peizazhin e teknologjisë dhe nxiti investime. Meta planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të Al.

  • Interneti nën kontrollin e qeverisë, si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë, ekspertët ngrenë…

    Interneti nën kontrollin e qeverisë, si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë, ekspertët ngrenë…

    Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që do t’i ndihmojë ata në mbylljen e plotë të TikTok, por ekspertët e teknologjisë theksojnë se kjo mund të cenojë privatësinë dhe të dhënat personale të shqiptarëve. Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë dhe teknologjisë i tha BIRN se implementimi i kësaj teknologjie pa asnjë bazë ligjore rrezikon t’i hapë rrugën shkeljes së të drejtave dixhitale të qytetarëve shqiptarë.
    Ai theksoi gjithashtu se DPI përdorej aktualisht për censurë apo survejim nga regjime diktatoriale apo autokratike. “Nëse ata vendosin të aplikojnë një teknologji të tillë, do ishte mirë të kishte një bazë ligjore,” tha Semanaj, duke iu referuar qeverisë shqiptare dhe autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kibernetike. “…kemi shtete të tjera si Irani dhe Turqia që i përdorin këto pajisje për censurë,” shtoi ai, duke theksuar se baza ligjore është e domosdoshme për të parandaluar keqpërdorime të tilla. “Deep Packet Inspection” është një teknologji e avancuar që monitoron dhe filtron aktivitetin e përdoruesve të internetit në mënyrë të detajuar, duke mundësuar më tej kufizimin apo bllokimin e disa faqeve apo linqeve të caktuara.
    Detajet
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, i zhvlerësoi shqetësimet në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke theksuar se qëllimi i përdorimit të DPI lidhej me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për Mbylljen e TikTok-ut. AKSK sqaroi më tej se përdorimi i DPI-ve ishte pjesë e masave të ndërmarra në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për ndërprerjen e përkohshme të aksesit të TikTok, përfshirë edhe ngritjen e një grupi teknik për gjurmimin e DNS-ve, SNI-ve dhe IP që përdorin platformën TikTok. Por ndryshe nga ekspertët, Autoriteti pretendon se teknologjia DPI nuk përpunon të dhëna personale, por identifikon aplikacionet që përdoren dhe shërben për mbrojtjen kibernetike.
    “Deep Packet Inspection mund të konsiderohet si një zyrtar poste, që nuk e hap dot letrën e mbyllur, por shikon zarfin, madhësinë, destinacionin dhe shpeshtësinë e dërgesës dhe në bazë të kësaj, mund të marrë vendime ose të bëjë analiza,” e përshkroi AKSK rolin e teknologjisë DPI që po planifikon të implementojë për bllokimin e TikTok. “Kjo teknologji mund të kuptojë cilin aplikacion po përdor (p.sh., TikTok), dhe mund të bllokojë disa lloje trafiku, për shembull një platformë të caktuar, sulmet volumetrike (DDoS), sulmet kërcënuese (malëare, ransomëare), fushatat phishing, etj,” shtoi Autoriteti. Sipas AKSK, platforma DPI e instaluar në operatorët e ofrimit të shërbimit të internetit është në përputhje me standardet e sigurisë së informacionit dhe rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave,
    GDPR. Por Semanaj theksoi se veprimi në përputhje me GDPR nuk është bërë e qartë. “Shtetet europiane që e përdorin këtë teknologji kanë specifika të saktësuara, sipas ligjit të GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale për mënyrën si do të përdoren, nga kush dhe përsa kohë, por në Shqipëri nuk ka një bazë ligjore,” përfundoi ai.
    Alarmi i ekspertit
    Gjithashtu eksperti Besmir Semanaj tregoi në një studio televizive të dhënat që mund të marrin nga ne.  “Kjo pajisje dallon çfarë aplikacionesh përdor, në çfarë faqesh lexoj unë, përshembull nëse lexoj faqe të komunitetit mysliman, më profilizojnë si mysliman, e me radhë. Mund të shohin preferencat sekusale, e me radhë. Marrim një politikan apo qytetar të thjeshtë, hap faqet të papërshtatshme…”, tha ai ndër të tjera.

  • BIRN: Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale

    BIRN: Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale

    Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare.
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që do t’i ndihmojë ata në mbylljen e plotë të TikTok, por ekspertët e teknologjisë theksojnë se kjo mund të cenojë privatësinë dhe të dhënat personale të shqiptarëve.
    Besmir Semanaj, eskpert i sigurisë dhe teknologjisë i tha BIRN se implementimi i kësaj teknologjie pa asnjë bazë ligjore rrezikon t’i hapë rrugën shkeljes së të drejtave dixhitale të qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi gjithashtu se DPI përdorej aktualisht për censurë apo survejim nga regjime diktatoriale apo autokratike.
    “Nëse ata vendosin të aplikojnë një teknologji të tillë, do ishte mirë të kishte një bazë ligjore,” tha Semanaj, duke iu referuar qeverisë shqiptare dhe autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kibernetike.
     

     
    “…kemi shtete të tjera si Irani dhe Turqia që i përdorin këto pajisje për censurë,” shtoi ai, duke theksuar se baza ligjore është e domosdoshme për të parandaluar keqpërdorime të tilla.

    “Deep Packet Inspection” është një teknologji e avancuar që monitoron dhe filtron aktivitetin e përdoruesve të internetit në mënyrë të detajuar, duke mundësuar më tej kufizimin apo bllokimin e disa faqeve apo linqeve të caktuara.
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, i zhvlerësoi shqetësimet në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke theksuar se qëllimi i përdorimit të DPI lidhej me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për Mbylljen e TikTok-ut.
    AKSK sqaroi më tej se përdorimi i DPI-ve ishte pjesë e masave të ndërmarra në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për ndërprerjen e përkohshme të aksesit të TikTok, përfshirë edhe ngritjen e një grupi teknik për gjurmimin e DNS-ve, SNI-ve dhe IP që përdorin platformën TikTok.
    Por ndryshe nga ekspertët, Autoriteti pretendon se teknologjia DPI nuk përpunon të dhëna personale, por identifikon aplikacionet që përdoren dhe shërben për mbrojtjen kibernetike.
    “Deep Packet Inspection mund të konsiderohet si një zyrtar poste, që nuk e hap dot letrën e mbyllur, por shikon zarfin, madhësinë, destinacionin dhe shpeshtësinë e dërgesës dhe në bazë të kësaj, mund të marrë vendime ose të bëjë analiza,” e përshkroi AKSK rolin e teknologjisë DPI që po planifikon të implementojë për bllokimin e TikTok.
    “Kjo teknologji mund të kuptojë cilin aplikacion po përdor (p.sh., TikTok), dhe mund të bllokojë disa lloje trafiku, për shembull një platformë të caktuar, sulmet volumetrike (DDoS), sulmet kërcënuese (malëare, ransomëare), fushatat phishing, etj,” shtoi Autoriteti.
    Sipas AKSK, platforma DPI e instaluar në operatorët e ofrimit të shërbimit të internetit është në përputhje me standardet e sigurisë së informacionit dhe rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave, GDPR.
    Por Semanaj theksoi se veprimi në përputhje me GDPR nuk është bërë e qartë.
    “Shtetet europiane që e përdorin këtë teknologji kanë specifika të saktësuara, sipas ligjit të GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale për mënyrën si do të përdoren, nga kush dhe përsa kohë, por në Shqipëri nuk ka një bazë ligjore,” përfundoi ai./ BIRN

  • Përdorimi i teknologjisë për përsosjen e njeriut

    Përdorimi i teknologjisë për përsosjen e njeriut

    Ëndrrat për përmirësimin e racës njerëzore nuk janë më fantazi. Por industria e “përmirësimit të njeriut” pengohet ende nga rregullat e vjetra, shkruan The Economist Pasi zbuloi kërpudhat halucinogjene, Christian Angermayer kuptoi se kishte një mision për të ndihmuar racën njerëzore të përmirësohej.Pasi hyri në “portën e Zotit” falë përdorimit të drogave psikedelike, miliarderi gjerman don…

  • Thellohet skandali, interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit, zbardhet skema…

    Thellohet skandali, interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit, zbardhet skema…

    Thellohet skandali i mbikëqyrjes masive në Shqipëri. Qeveria ka zbuluar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje të fuqishme DPI (Deep Packet Inspection), të cilat mund të monitorojnë dhe analizojnë çdo informacion që kalon në rrjetet e internetit. Kjo lëvizje ka ngritur alarmin për shkelje të privatësisë dhe mundësi për përgjim të qytetarëve, duke përfshirë analizën e mesazheve, videove, dhe aktiviteteve online. Pajisjet DPI janë një teknologji që përdoret nga regjimet autokratike për të monitoruar dhe censuruar informacionet, dhe tashmë mund të kenë hyrë në Shqipëri me pretekstin e bllokimit të TikTok. Përgjimi mund të shtrihet dhe përtej aplikacioneve si TikTok, duke goditur të gjitha komunikimet dhe aktivitetet që mund të konsiderohen “të dyshimta” nga qeveria.
    Sipas ekspertëve të teknologjisë, këto pajisje nuk janë thjesht për të bllokuar një aplikacion, por për të pasur një kontroll të plotë mbi gjithë trafikun e internetit, duke analizuar çdo lloj informacioni që kalon në rrjet. Kjo është një teknologji e përdorur nga shtete të tilla si Kina, Rusia dhe Irani, për të mbajtur nën kontroll çdo përpjekje për të sfiduar pushtetin.
    Skema
    Por në një zhvillim shqetësues, është zbuluar se kompania Vodafone ka instaluar këto pajisje me dëshirë, ndërsa One, duke kuptuar se kemi të bëjmë me shkelje ligjore, ka pasur një rol pasiv. Ky veprim ka ngritur pyetje të mëdha mbi transparencën dhe mundësinë për keqpërdorim të këtyre pajisjeve. Në fakt, ekspertët dyshojnë se bllokimi i TikTok ishte vetëm një justifikim për të instaluar DPI dhe për të përfituar mundësinë e një mbikëqyrjeje të plotë, veprim që ka ndodhur nën dritën e një vendimi të diskutueshëm nga kryeministrin Edi Rama, i cili lidhi këtë bllokim me një ngjarje tragjike që nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me aplikacionin TikTok. Igli Tafa, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, mund të ketë siguruar publikun se “trafiku i internetit është i koduar dhe i sigurt”, por kjo nuk mjafton për të qetësuar ata që kanë ngritur alarmin mbi mundësinë e abuzimit të kësaj teknologjie. Ndërkohë, ekspertët e teknologjisë, si Besmir Semanaj, kanë theksuar se kjo mund të jetë vetëm fillimi i një periudhe të errët për lirinë e internetit në Shqipëri, duke ndjekur modelin e përdorur nga shtete me regjim autoritar, ku DPI përdoret për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe për të ndaluar çdo përpjekje të mundshme për të sfiduar pushtetin.
    Por kjo situatë ka ngritur frikën se përdorimi i këtyre pajisjeve mund të shndërrohet në një armë të fuqishme për censurën dhe mbikëqyrjen e gjithçkaje që ndodh në internet, duke ndikuar në mënyrë dramatike në privatësinë e qytetarëve. Për më tepër, dyshimet mbi përdorimin e DPI për qëllime të tjera, përtej bllokimit të TikTok, kanë nxitur shqetësime në lidhje me mundësinë që qeveria të mbikëqyrë çdo komunikim, çdo postim dhe çdo aktivitet të përdoruesve të internetit në vend, duke rrezikuar të drejtat themelore të qytetarëve. Pra Shqipëria është tani në një pikë kthese, ku përdorimi i teknologjisë DPI mund të transformohet në një mjet për të mbajtur nën kontroll çdo lloj kritike ndaj pushtetit dhe për të penguar lirinë e shprehjes, veprime këto që vijnë para zgjedhjeve të 11 majit. Dhe kjo nuk është thjesht një shqetësim për përdoruesit e internetit, por një kërcënim për demokracinë dhe lirinë e individëve.
    Reagon Qeveria
    Konkretisht qeveria ka pranuar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa u përpoq të qetësojë publikun, se nuk ka asnjë rrezik përgjimi, teksa siguroi se një bisedë në whatsapp, apo në aplikacionet e tjera të komunikimit është e sigurtë. “100% e trafikut të internetit është i inkriptuar (koduar). Protokollet e inkriptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet”, tha ai për TCH.
    Njësoj edhe një vartës i tij, në të njëjtin komunikim siguroi se pajisjet ishin blerë vetëm për të bllokuar aplikacionin Tik Tok dhe do të përdoreshin për një periudhë një vjeçare, për aq kohë sa Tik Tok do të bllokohej në celularët në territorin e Shqipërisë. Por pajisja ‘Deep Packet Inspection’, DPI nuk është një ‘fireëall’ i thjeshtë. Ajo ngjan më shumë me një lupë, që kur vendoset në serverë para zgjedhjeve, nuk bllokon vetëm ‘signature’ të TikTok, por është e aftë të kontrolloje lëvizjen e çdo zëri kritik, të çdo lajmi që denoncon skandalet e korrupsionit, të çdo videoje që nuk është xhiruar nga dronët e kryeministrisë, të çdo meme që s’është montuar nga propagandistët e Rilindjes.
    Si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë
    Kina përdor DPI si pjesë të ‘Great Firewall of China’. Me anë të DPI, arrin të bllokojë në kohë reale fjalë si ‘Tiananmen’, ‘Dalai Lama’, ‘demokraci’, etj. Autoritetet kineze mund të skanojnë përmbajtjen e çdo faqeje që hap një përdorues dhe nëse nevojitet, mund të ndërpresin komunikimet, kur zbulojnë aplikacione si Signal apo protokollet e VPN-ve. Që prej vitit 2019, Rusia ka vendosur përdorimin e DPI si pjesë e ligjit për ‘Internetin Sovran’. Kompania Rostelecom, në bashkëpunim me FSB, ka vendosur pajisje DPI në rrjetet kryesore ISP për bllokim të menjëhershëm të faqeve si Meduza, Radio Free Europe, Navalny.com. Po ashtu, ka si qëllim edhe gjetjen dhe çaktivizimin e përdoruesve që përdorin VPN ose Tor. Sigurisht që mbikqyrja e rrjeteve sociale gjatë protestave është një procedurë rutinë.
    Gjatë protestave në vitin 2022 pas vrasjes së Mahsa Amini, regjimi iranian përdori DPI për të zbuluar vendndodhjen dhe përmbajtjen e komunikimeve në Telegram dhe ëhatsApp dhe për të penalizuar qytetarët që përdornin mjete anonimizimi. Sipas Amnesty Tech, DPI në Iran është importuar nga kompani kineze dhe ruse, përfshirë ZTE dhe Huawei. Nuk mbetet pas edhe Turqia, ku censura shtetërore qëndron në aleancë me NATO-n. Turqia ka instaluar DPI në rrjetet e saj të telekomunikacionit për të monitoruar përdoruesit gjatë protestave në Gezi Park dhe pas grushtit të shtetit në 2016. Autoriteteve iu desh edhe për të bllokuar aplikacione të kriptuara si ProtonMail dhe Signal dhe për të analizuar në kohë reale mesazhe në rrjete sociale për përmbajtje ‘kundër shtetit’. Për regjimet autokratike, DPI nuk është thjesht një mjet teknologjik, por një armë për të ruajtur pushtetin, një algoritëm që ka aftësinë të dirigjojë censurën edhe në botën e pakufishme të internetit.
    Eksperti i teknologjisë: Sot ndjej frikë për privatësinë e internetit
    Prej ditësh, ekspertë të teknologjisë kishin ndezur alarmin se qeveria shqiptare i kishte blerë pajisjet DPI me pretekstin e bllokimit të TikTok, por në të vërtetë mund t’i përdorte  për përgjimin dhe dirigjimin e trafikut në internet, njësoj siç përdoret nga autoritetet në Kinë, Iran, Rusi, Turqi etj. I pari që hodhi alarmin mbi mundësinë e mbikëqyrjes së të dhënave në internet me këtë pajisje ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj. ‘Është hera e parë që ndjej realisht frikë për privatësinë dhe lirinë e përdorimit të internetit në vend’ shkruante ai që në datën 23 mars. Më vonë, ai sqaroi edhe përdorimin e DPI, të cilën e quajti “një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet”.
    Funksionet e DPI sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj

    Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj).
    Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale.
    Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.

    Pse përdoret DPI?

    Për kontroll dhe censurë (si në rastin e TikTok)
    Për siguri kibernetike (p.sh. zbulimi i malware)
    Për optimizim trafiku ose menaxhim të rrjetit (QoS)
    Për mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.

    Rreziqet për privatësinë e qytetarëve:

    Mbikëqyrje masive – DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.
    Shkelje e të drejtës për privatësi – Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.
    Keqpërdorim i të dhënave – Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.
    Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku – Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

    Dyshimet: TikTok ishte preteksti, DPI ishte qëllimi
    Bllokimi i TikTok ishte një vendim që u mor personalisht nga kryeministri Edi Rama dhe ai e justifikoi atë me një arsye të dyshimtë, siç ishte vrasja e adoleshentit Martin Cani, nxënës i shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Vetëm se ajo që dinë të gjithë, është fakti se shkak i konfliktit që çoi në vrasjen e 14-vjeçarit nuk ishte Tik Tok, pasi autori i krimit përdori Snapchat pas vrasjes, një rrjet social që është ende i aksesueshëm. Prandaj, kur kryeministri e quajti TikTok ‘rrugaçin e lagjes’ dhe paralajmëroi mbylljen e aplikacionit, reagimi i tij ekstrem shkaktoi habi. Edhe sepse Rama nuk e ka pasur kurrë problem të bëjë pakt me rrugaçët e vërtetë, të cilët i promovoi duke i propozuar deputetë dhe kryetarë bashkie.
    Gjasat janë që si vrasja e Martin Canit, ashtu edhe mbyllja e Tik Tok ishin pjesë e një plani për të futur në punë pajisjet DPI sipas formulës së gatshme nga autokratë të tjerë në botë: 1) gjej një krizë, 2) shpik një armik dhe 3) shto kontrollin mbi popullsinë.

  • “Durana Tech Park”/ Rama: Krijohen mundësi për 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë

    “Durana Tech Park”/ Rama: Krijohen mundësi për 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë

    Në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se “Durana Tech Park” është një mundësi shumë e mirë dhe se do të krijojë 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë.
    “Jemi në një bashkëpunim të ngushtë me Francën. Për të krijuar edhe një hapësirë në funksion të BE dhe zhvillim të teknologjisë në Bashkimin Europian, për të krijuar edhe lehtësi, ndërsa BE është në procesin e rregullimit të kompanive që funksionojnë në këtë fushë. Ne ju japim atyre mundësitë e hapësirave. Synojmë të arrijmë mbi 5 mijë mundësi për punë që do të thotë me paga shumë të larta.
    Shumë më të larta se pagat tona. Synojmë të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona brenda dy dekadave, nga kjo iniciativë. Gjë që e kemi studiuar dhe konfirmuar së bashku me partnerët tanë francez dhe po ashtu synojmë që të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë periudhës që flas të jenë mbi gjysmë miliardë euro”, tha mes të tjerash kryeministri.