Tag: teknologjisë

  • BE merr sinjale nga Holanda për hetime ndaj gjigantëve të teknologjisë

    BE merr sinjale nga Holanda për hetime ndaj gjigantëve të teknologjisë

    Autoriteti Holandez i Konsumatorit dhe Tregjeve (ACM) ka nisur dy hetime për të verifikuar nëse kompanitë ndërkombëtare të teknologjisë po respektojnë Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), që synon të vendosë rregulla të reja konkurruese për gjigantët dixhitalë në Bashkimin Evropian. Sipas planit vjetor të publikuar nga ACM, hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë me Komisionin Evropian, të cilit do t’i përcillen gjetjet për ndjekje të mëtejshme.

    Komisioni Evropian, që ka kompetenca zbatuese sipas DMA-së, mund t’i përdorë këto hetime për të detyruar kompanitë të ndryshojnë sjellje ose të përballen me gjoba. Ndërkohë, ACM nuk ka bërë të ditur emrat e kompanive objekt hetimi apo afatin kohor të përfundimit të tyre.

    Që prej 10 marsit, rregullatori holandez është autorizuar të zbatojë përputhshmërinë me DMA-në në vend, megjithëse vendimet përfundimtare mbeten në dorën e Komisionit Evropian. Një zëdhënës i këtij të fundit konfirmoi se agjencitë kombëtare mund të nisin hetime, por nuk kanë të drejtë të marrin masa zbatimi pa miratimin e Komisionit.

    DMA u bë e zbatueshme në maj 2023 dhe ka për qëllim të rregullojë ndikimin e gjashtë “rojeve” dixhitale: Alphabet, Amazon, Apple, ByteDance, Meta dhe Microsoft. Booking.com iu shtua listës në vitin 2024.

    Në muajin prill, Komisioni vendosi gjoba të rënda ndaj Apple dhe Meta, përkatësisht 500 dhe 200 milionë euro, për shkelje të rregullores së re të BE-së. Apple akuzohet se ka penguar zhvilluesit të ofrojnë alternativa jashtë sistemit të saj, ndërsa Meta është kritikuar për modelin e reklamimit “paguan ose pranon”, që e vendos përdoruesin para një zgjedhjeje të vështirë në lidhje me të dhënat personale.

    Krahas DMA-së, ACM është gjithashtu përgjegjës për zbatimin e Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) në Holandë. Kreu i saj, Martijn Snoep, ka paralajmëruar se janë në vëzhgim edhe shërbimet e hostimit, duke sugjeruar se mund të ketë hetime të reja edhe në këtë drejtim.

  • Rama: Duam Shqipëri digjitale! Lideri socialist premton më shumë investime në fushën e teknologjisë

    Rama: Duam Shqipëri digjitale! Lideri socialist premton më shumë investime në fushën e teknologjisë

    Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim me rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, për t’i dhënë më shumë prioritet nismës për zhvillimin e Shqipërisë Digjitale.
    Rama u shpreh se qeveria synon që ta çoj numrin e laboratorëve inteligjentë nëpër shkolla në 1000, ndërsa dha lajmin se me mbështetjen e Francës do të investohet në një tjetër strukturë teknologjike
    “Këtu tek piramida për pak ditë, besoj në mesin e majit kur do të bëhet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, është planifikuar që së bashku me presidentin e Francës të hapim dhe një tjetër strukturë, është tanimë gati. Ngjitur këtu. Është një strukturë shumë e njohur tanimë në botën e teknologjisë, një shkollë tërësisht ndryshe nga shkollat tradicionale. Quhet “Ecole 42” ku jepet mundësia të gjithëve pavarësisht moshës, pavarësisht backgroundit akademik, shkollës që kanë kryer që të konkurrojnë për të hyrë në atë shkollë dhe me një program shumë më specifik dhe inovativ, të gjithë këtyre njerëzve që janë të moshave të ndryshme, janë të background-eve të ndryshme, ju jepet çelësi për të hyrë në botën e teknologjisë”, tha Rama.

    Rama premtoi më shumë vëmendje për programin e start up-eve
    “E para që ne po shohim një prurje të pazakonshme nëse mund ta quaj kështu, kompanish të huaja që duan të konsiderojnë Shqipërinë si një pikë për të vendosur operacionet e tyre, në pikërisht fushën e teknologjisë. Dhe nga ana tjetër ne jemi shumë të vetëdijshëm që paralelisht me çka bëjmë për të nxitur sipërmarrjen në këtë fushë, kemi një hendek akoma të konsiderueshëm në kërkim-zhvillim dhe duhet të japim më shumë së bashku, për të forcuar pikërisht kërkim-zhvillimin”, deklaroi kryeministri.
    Programi i kodimit, është një nga nismat më ambicioze të  qeverisë, në kuadër të vizionit për ndërtimin e Shqipërisë Digjitale, duke subvencionuar kurse profesionale në fushën e teknologjisë dhe kodimit për të rinjtë.
    /vizionplus.tv

  • Programi i kodimit, Rama: Mbi 7000 aplikime në e-Albania! “Shkolla 42” tanimë gati

    Programi i kodimit, Rama: Mbi 7000 aplikime në e-Albania! “Shkolla 42” tanimë gati

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të cilët kanë përfunduar kursin e kodimit për nismën Shqipëria Digjitale.
    Rama cilëson se qëllimi i programeve të tilla është nxitja e aftësive digjitale dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës në të ardhmen. Sipas tij, për programin e kodimit kanë aplikuar mbi 7000 të interesuar.
    “Ne e kemi nisur në fillim nga zero dhe pikërisht në fillim problemi kryesor ishte informimi dhe sqarimi i të rinjve mbi të mirat dhe dobitë e një eksperience të tillë. Por, nuk u desh shumë kohë për të parë një bum aplikimesh, mbi 7000 aplikime në e-albania. Gjë që na ka inkurajuar që të shohim përtej këtij programi dhe të gjejmë se si të shtojmë numrin e rrugëve për të aksesuar teknologjinë”, tha Rama.
    Duke u ndalur tek digjitalizimi i shkollave dhe prania e laboratorëve inteligjentë, kryeministri tha se ka ndihmuar që fëmijët të mund të kuptojnë më shumë mbi botën e teknologjisë që në klasë të parë.
    “Kemi sistemin e laboratorëve inteligjentë. Sot janë 340 mos gabohem, shkolla që kanë laboratorë inteligjentë, ku fëmijët që në klasë të parë, fillojnë marrin nocionet e para të teknologjisë dhe të kodimit. Plani është që laboratori inteligjent të shkojnë në 1000, praktikisht të mbulohen të gjitha shkollat dhe është një plan i financuar tanimë”, shprehet Rama.
    Për të vijuar më tej me investimet teknologjike në vend, Rama gjithashtu u ndal e tek “Shkolla 42”. Kreu i qeverisë u shpreh se tek Piramida do të zhvillohet “Samiti i Komunitetit Politik Evropian”, teksa tha se së bashku me Presidentin Emmanuel Macron, do të çelin strukturën e “Shkollës 42”. Rama shtoi se kjo shkollë do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të ndryshojnë profilin profesional e duan t’i futen teknologjisë.
    “Këtu tek piramida për pak ditë, besoj në mesin e Majit, do bëhet Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Është planifikuar që së bashku me Presidentin e Francës të hapim dhe një tjetër strukturë. Është tanimë gati, ngjitur këtu. Është një strukturë shumë e njohur në botën e teknologjisë, një shkollë tërësisht ndryshe nga shkollat tradicionale. Quhet “Shkolla 42”, që do u jepet mundësia të gjithëve pavarësisht moshës, background akademik, shkolës që kanë kryer, që të konkurojnë për të hyrë në atë shkollë. E me një program shumë specifik dhe më inovativ të gjithë këtyre njerëzve u jepet çelësi për të hyrë në botën e teknologjisë edhe faktikisht ka rezultuar një eksperiencë e jashtëzakonshme, pasi u ka dhënë shumë mundësi njerëzve të mbetur në kushte vulnerabiliteti, për shkak të papunësisë, ose për shkak të humbjes së vendit të punës, të mosgjetjes më vend në një profesion të caktuar, që të ndryshojë tërësisht profil e të adaptohen me botën e re“, tha Rama.

  • Rama: Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron

    Rama: Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë të angazhuar në fushën teknologjike dhe të inovacionit.
    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qëllimi i programeve të tilla është nxitja e aftësive digjitale dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës në të ardhmen.
    Ai theksoi gjithashtu se së shpejti do të hapë së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron edhe një shkollë teknologjike te Piramida.
    Sipas tij, kjo shkollë do të shërbejë për grupmosha të ndryshme, teksa shtoi se një ’40, 45 apo 45-vjeçar të mos shihet si një dinozaur kur i afrohet sistemit të teknologjisë’.
    “Kemi sistemin e laboratorëve inteligjentë. Sot janë 340 mos gabohem, shkolla që kanë laboratorë inteligjentë, ku fëmijët që në klasë të parë, fillojnë marrin nocionet e para të teknologjisë dhe të kodimit. Plani është që laboratori inteligjent të shkojnë në 1000, praktikisht të mbulohen të gjitha shkollat dhe është një plan i financuar tanimë.
    Këtu tek piramida për pak ditë, besoj në mesin e Majit, do bëhet Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Është planifikuar që së bashku me Presidentin e Francës të hapim dhe një tjetër strukturë. Është tanimë gati, ngjitur këtu. Është një strukturë shumë e njohur në botën e teknologjisë, një shkollë tërësisht ndryshe nga shkollat tradicionale. Quhet “Shkolla 42”, që do u jepet mundësia të gjithëve pavarësisht moshës, background akademik, shkolës që kanë kryer, që të konkurojnë për të hyrë në atë shkollë.
    E me një program shumë specifik dhe më inovativ të gjithë këtyre njerëzve u jepet çelësi për të hyrë në botën e teknologjisë edhe faktikisht ka rezultuar një eksperiencë e jashtëzakonshme, pasi u ka dhënë shumë mundësi njerëzve të mbetur në kushte vulnerabiliteti, për shkak të papunësisë, ose për shkak të humbjes së vendit të punës, të mosgjetjes më vend në një profesion të caktuar, që të ndryshojë tërësisht profil e të adaptohen me botën e re“, tha Rama.

  • Rama takim me të rinjtë: Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Presidentin Macron

    Rama takim me të rinjtë: Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Presidentin Macron

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Rama tha se deri më tani janë 340 laboratorë në shkolla, ndërsa tha se synojnë që numrin ta çojnë në 1000.
    “Të shohim përtej këtij programi dhe të gjejmë se si të shtojmë numrin e rrugëve për të aksesuar teknologjinë, duke krijuar hap pas hapi një sistem. Kemi sot në funksion Durana Tech Park, një tjetër hapësirë ndryshe nga Piramida por e nevojshme për sistemin. Po ashtu po na jep arsye për të qenë të inkurajuar dhe të frymëzuar që të vazhdojmë më tutje. Kemi programin e shtrirjes së qendrave Tumo jashtë Tiranës.

    Kemi sistemin e laboratorëve inteligjentë në shkolla, sot janë 340 shkolla që kanë laboratorë inteligjentë, ku fëmijët që në klasë të parë fillojnë të marrin nocionet e para të teknologjisë dhe kodimit. Plani është që laboratorët inteligjentë të shkojnë 1 mijë, të mbulohen të gjitha shkollat. Ky projekt është i financuar tanimë. Është drejt përfundimit struktura në qendër të Vlorës, për një tjetër hapësirë në funksion të këtij sistemi. Po përpiqemi që të zgjerohemi edhe në disa qytete të tjera paralelisht dhe pa dubluar Tumon”, tha Rama.
    Kryeministri theksoi gjithashtu se së shpejti do të hapë së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron edhe një shkollë teknologjike te Piramida. Sipas tij, kjo shkollë do të shërbejë për grupmosha të ndryshme, teksa shtoi se një “40, 45 apo 45-vjeçar të mos shihet si një dinozaur kur i afrohet sistemit të teknologjisë”.

  • BE i jep ultimatum gjigantëve të teknologjisë: Rregullat do të zbatohen, pavarësisht presionit nga SHBA

    BE i jep ultimatum gjigantëve të teknologjisë: Rregullat do të zbatohen, pavarësisht presionit nga SHBA

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar gjigantët globalë të teknologjisë si X, Meta, Apple dhe TikTok se Bashkimi Evropian do të zbatojë me vendosmëri dhe pa përjashtime rregulloret e tij digjitale, pavarësisht origjinës apo drejtuesve të këtyre kompanive.
    Në një deklaratë me shkrim, Von der Leyen theksoi se rregulloret e miratuara nga ligjvënësit evropianë janë detyruese dhe nuk do të anashkalohen: “Ne kemi nisur procedura kundër TikTok, X, Apple dhe Meta – për të përmendur vetëm disa. Do të zbatojmë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Na intereson vetëm mbrojtja e qytetarëve.”
    Këto qëndrime vijnë në kohën kur SHBA, konkretisht nën administratën e Donald Trump, ka kritikuar ashpër ligje si Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe Akti për Inteligjencën Artificiale (AI Act), duke i cilësuar si pengesë për lirinë e shprehjes dhe inovacionin. Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka kërcënuar se mbështetja amerikane për NATO-n mund të vihet në dyshim nëse BE-ja nuk tërhiqet nga zbatimi i këtyre rregulloreve.

    Ndërkohë, Komisioni Evropian është në fazën përfundimtare të një hetimi ndaj platformës X, pas të cilit mund të pasojë një gjobë e madhe. Megjithëse raportimet e New York Times sugjeruan një gjobë prej rreth 1 miliard dollarësh, Komisioni ka mohuar zyrtarisht një vendim të tillë deri më tani.

  • “Kur ke hallin e shokëve te 7×7=313, nuk e kupton çfarë do rinia”, Basha me të rinjtë në Elbasan: Do të ndërtojmë 4…

    “Kur ke hallin e shokëve te 7×7=313, nuk e kupton çfarë do rinia”, Basha me të rinjtë në Elbasan: Do të ndërtojmë 4…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinj në Elbasan, së bashku me kandidatët Endri Hasa dhe Mirela Karabina, Aldi Lekaj, Naim Meta dhe Desard Muzhaqi. Në fjalën e tij, Basha theksoi rëndësinë e teknologjisë së informacionit në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.
    Ai theksoi mungesën e investimeve nga qeveria aktuale në këtë fushë, duke u shprehur se fakultetet shqiptare për këtë degë ende mësojnë me shkumës dhe dërrasë. Basha tha se Shqipëria po humbet një mundësi të madhe për shkak të mosinvestimit në teknologji, ndërsa tha se kryeministri e përdor vetëm për retorikë aty ku i dhemb plaga dhe thotë do ta luftoj korrupsionin me inteligjencë artificiale.
    Në këtë kuadër, ai prezantoi një nga angazhimet kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik, si ndërtimin e katër qendrave të mëdha të teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset kryesore të vendit, me synimin në krye të katër viteve të jenë 25 mijë profesionistë të këtë fushë me paga që nisin nga 2 mijë euro. Basha u shpreh se ky është një investim strategjik për të ardhmen e vendit, që jo vetëm do sjellë të ardhura të larta, por do forcojë shtresën e mesme dhe demokracinë në Shqipëri.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Ajo që po vjen është transformimi më i madh në 2 mijë vjet i stilit të jetesës, imundësive njerëzore, i dinamikës në jetën e përditshme. Një pjesë e madhe e proceseve që sot kryhen nga njerëzit, do merren përsipër nga teknologjia. Gara që po bëhet në botë është kush do ta kontrolljë dhe deminojë këtë. Thelbi i konfliktit që po ndodh midis botës perëndimore dhe pjesës tjetër, midis SHBA-së dhe Kinës dhe gjithçka tjetër luhet në periferi të kësaj, është për dominimin e teknologjisë së informacionit. Avantazhi i kësaj situate për ne, është që ky treg është i pangopur për ekspertë dhe profesionist të fushës së teknologjisë së informacionit. Sot që flasim, janë mbi 10 mijë të rinj që janë larguar 5-6 vitet e fundit dhe janë punësuar në Europën perëndimore nnë këtë sektor. Sot që flasim, kërkesa vetëm në Europën perëndimore për profesionistë në këtë sektor rritet me 90 mijë çdo 3 muaj. Rrogat në Europën perëndimore për profesionistët në këtë fushë fillojnë nga 6 mijë euro në muaj. Rrogat në Shqipëri për nivelin fillestar filojnë nga 2 mijë euro në muaj. Shkojnë deri në 8 mijë, 10 mijë, 12 mijë në qoftë se ngrihesh në nivelin menaxherial. Mirëpo ne nuk e korrim dot këtë avantazh, sepse ato pak fakultete informatike që kemi 90% të mësimit e japin akoma me shkumës dhe dërrasa. Se nuk ka pasur investim në këtë fushë. Roli kryesor i qeverisë është të parashikojë dhe të investojë për të ecur me parashikimet e të ardhmes. Vetëm qeveria e Tiranës nuk merret me këtë punë, flet por nuk bën asgjë. Vjet kanë harxhuar 7.2 miliardë euro sa kanë harxhuar për teknologjinë e informacionit? Flet ky, aty ku i dhemb plaga thotë do ta luftoj korrupsionin me inteligjencë artificiale. Tenderat do t’i bëjë inteligjenca artificiale, a thu se këto që problemi i korrupsionit paska qenë inteligjenca njerëzore. Problemi i korrupsionit është hajdutëria. Dhe është ajo hajdutëri që nuk e ka lejuar të investojë. Se kjo është diçka që duhet të investojë qeveria, duihet t’i ndez motorët qeveria që pastaj t’i mbledhi sektori privat.
    Çfarë dua të them? Angazhimi ynë kryesor montetar në programin tonë për katër vitet e ardhshme është ngritja e katër qendrave të mëdha të Tekonologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Shkodër-Lezhë dhe Vlorë-Fier. Objektivi në krye të katër viteve ne të nxjerim 25 mijë profesionistë të trajnuar nga më të mirët që ka Europa, Amerika dhe Britania që një pjesë e tyre janë shqiptarë. Prandaj me një investim të tillë, që nuk është i lirë, është investim i madh, ne arrijmë disa objektiva në të njëjtën kohë: fusim 25 mijë të rinj dhe të reja në këtë treg që sot është pothuajse inekzistentnë Shqipëri. I japim një sinjal Europës, Amerikës, botës perëndimore që këtu mund të vini të investoni sepse ne kemi dhe rininë, por dhe një qeveri që ka vizionin dhe vullnetin që të investojë në këtë fushë, të sjellim të ardhura shumë të larta përmes teknologjisë së informacionit dhe të krijojmë bazën për një shtresë të mesme që është garanci edhe për demokracinë edhe për mirëqenien. Kështu që e para dhe kryesorja është që në këtë vend, në Elbasan e kudo në Shqipëri po të kesh vizion dhe po të kesh vullnetin ta zbatosh këtë vizion, Shqipëria e ka të hapur të kapërcejë këtë hendek të madh. Edhe të vihet dhe ajo krah për krah me vendet e tjera që po ndjekin këto zhvillime. Sigurisht po ta kesh mendjen tek shokët tek 7×7-313, t’i çosh lekët atje, po ta kesh mendjen të riciklosh Ilir Metën, Elvis Roshin, as nuk arrin dot ta kuptosh se çfarë do rinia e jo më pastaj të realizosh programe të tilla. Ne jemi te 4 vetëm për një arsye, të bëjmë gjithçka për t’i shërbyerkëtij vendi.

  • “Ne synojmë të zgjerohemi përmes ndërkombëtarizimit”/ Ministrja Manastirliu, vizitë në laboratorët kërkimorë (UPT)

    “Ne synojmë të zgjerohemi përmes ndërkombëtarizimit”/ Ministrja Manastirliu, vizitë në laboratorët kërkimorë (UPT)

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në laboratorët kërkimorë të ngritur në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Gjatë vizitës në Laboratorin Kërkimor Shkencor për Projektimin, Prototipizimin dhe Testimin e Bordeve të Qarqeve Elektrike dhe Sistemeve të Antenave të Printuara, Ministrja Manastirliu vlerësoi rëndësinë e investimit për zhvillimin e kapaciteteve teknologjike dhe kërkimore në fushën e inxhinierisë elektronike dhe telekomunikacionit.
    “Këto laboratorë, me pajisje që janë fjala e fundit e teknologjisë dhe sigurisht rrjeti i të gjithë kompjuterave që janë kompjutera të teknologjisë së avancuar, u japin mundësi studenteve të mësojnë me këto mjete bashkëkohore dhe të punojnë në drejtim të perfeksionimit të mësimdhënies nga pedagogët e këtij departamenti. Kemi investuar edhe në laboratorin e inteligjencës artificiale, që është një laborator i fjalës së fundit të teknologjisë.”, tha Ministrja Manastirliu.
    Qëllimi është fuqizimi i infrastrukturës laboratorike për stafin dhe studentët, si dhe nxitja e kërkimit dhe inovacionit në ndërtimin e sistemeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit. “E rëndësishme është që këto pajisje të cilat vijnë në laboratorët tanë jo vetëm që ngrenë standardin në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor brenda universitetit por rrisin mundësinë që me akreditimin e laboratorëve të tillë të ofrohen shërbime dhe për të tretë dhe të bashkëpunohet më shumë me biznesin.”, tha Manastirliu.
    Ministrja Manastirliu vizitoi gjithashtu Laboratorin e Inteligjencës Artificiale, një tjetër investim i rëndësishëm. Projekti ka për qëllim krijimin e një infrastrukture moderne për zhvillimin e kërkimeve shkencore në fushat e inteligjencës artificiale, përpunimit të të dhënave, analizës së imazheve dhe objekteve 3D, përpunimit të gjuhës natyrale, me fokus të veçantë në gjuhën shqipe dhe aplikimeve të tjera inovative.

  • Rama: Koha që shteti të hyjë si financues në kompanitë e teknologjisë dhe të ketë përfitime

    Rama: Koha që shteti të hyjë si financues në kompanitë e teknologjisë dhe të ketë përfitime

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim në kompaninë RITECH, një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni. Rama theksoi se 100% e të punësuarve në këtë kompani janë vajza e djem shqiptarë me një moshë mesatare rreth 30 vjeç dhe pagë mesatare 2500 euro.
    Kryeministri theksoi se që ka ardhur koha që shteti të futet dhe të financojë në kompanitë që operojnë në fushën e teknologjisë dhe të përfitojë nga ato. Rama solli në vëmendje po ashtu edhe bisedën me Mira Muratin lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale për transpozimin e legjislacionit në kuadër të procesit të integrimit europian si dhe për prokurimet publike digjitale.

    ”Fola me Mira Muratin dhe i thashë: A është e mundur që të futemi edhe ne? Dhe më tha: ‘Patjetër, kam 3 shtete që më kanë bërë në advance ofertën për t’u futur një nivel financimi’. Ne duam të hyjmë në këtë lojë. Në rastin tonë me kompanitë tona. Me logjikën time është të bashkëpunojmë dhe të kemi një produkt që ju mund ta përdorni ku të doni. Ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar dhe kemi edhe të gjithë këtë punën e qeverisjes së kësaj marrëdhënie”, tha Rama.
    Duke folur për përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e integrimit me BE-në, Rama kujtoi se bëhet fjalë për mbi 250 mijë faqe materiale, për të cilat vendet e tjera kanë përdorur një “ushtri” me përkthyes. Rama tha po ashtu se i kishte kërkuar Mira Muratit bashkëpunim edhe për realizimin e prokurimeve publike me inteligjencë artificiale.
    ”Për prokurimet në momentin e parë të procedurave mund të ndodhi korrupsioni, prandaj ne kemi krijuar një sistem që nuk mund t’i hedhësh më në publik pa kaluar tek Agjencia e Prokurimit Publik. Por sërish janë manuale. Të gjitha kompanitë duhet të sjellin punonjës, kur 90% e asaj që kërkohet është ‘public relations””. Në përfundim kryeministri evidentoi edhe problemin që ekziston me adresat në Shqipëri, ndërsa shprehu bindjen se me këto start up-e mund të ndërtohet një sistem adresash komplet tjetër. “Ne kemi një problem kronik, shumë historik me adresat. Me këtë sistem mund të ndërtosh një sistem adresash që është komplet tjetër”, tha Rama.
    Rama u ndal te disa prej projekteve të cilat po zhvillohen aktualisht me inteligjencë artificiale, ndërsa diskutoi edhe për shtrirjen e bashkëpunimit me kompaninë RITECH lidhur me aplikacionin për menaxhimin e parkingjeve. Kryeministri informoi mbi projektin “Smart City”, i cili financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që bëri të ditur se aktualisht është ndërtuar Qendra e Monitorimit që do të hapet për pak ditë.

  • “Ritech”, Rama: Model zhvillimi i teknologjisë, bashkëpunim për sistemin e parkimeve në vend duke përdorur AI

    “Ritech”, Rama: Model zhvillimi i teknologjisë, bashkëpunim për sistemin e parkimeve në vend duke përdorur AI

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në kompaninë “Ritech”, të cilën e ka quajtur një model të zhvillimit të teknologjisë së informacionit.
    Ai thotë se kjo kompani punon për Amerikën dhe Evropën, në të cilën janë punësuar 300 shtetas në Shqipëri, 200 në Kosovë e Maqedoni të Veriut, me një pagë mesatarisht prej 2500 euro.
    Më tej Rama u shpreh se dëshiron të bashkëpunojë me kompaninë RiTech, lidhur me sistemin e parkimeve në vend, pasi parkimi është problematikë e theksuar.
    “Ne do bëjmë një projekt që e kemi gati, i financuar e të gjitha, me Emiratet e Bashkuara për smart monitor. Do kemi praktikisht një super informacion nga gjithë lëvizja në qytet. Po mendoj se mbase duhet një bashkëpunim me ju këtë pay by phone, të integrohet me kamera, që të shfrytëzohet e nga policia… duke pasur në dispozicion këtë sistem kamerash me AI, mund të krijosh shumë të dhëna. Ti krijon një bazë që ti e paralajmëron “law enforcements”. Nuk pret që këtu është zënë, por ti e lajmëron që është e zënë (vendi parkimit).
    Ti me AI krijon një kapacitet të dhënash që ty të japin pak nga pak, por jo shumë vonë, me një kohë të arsyeshme, që ti të mund të vendosësh përpara se ku mund të ndodhë shkelja. E për ta çuar një hap më tutje, ne me ju mund të shohim, parashikimin e aksidenteve. Pra krijon një bazë, e ajo me data fillon të krijon probabilitetet. Ti fillon jep “law enforcements” që të analizojë pse do ndodhë këtu, çfarë rrethanash janë specifike që ndodh këtu e jo atje. E për ta çuar në nivelin më ekstrem, që të parashikosh krimet. Po të kesh një patern fillon e bën analiza të një natyre tjetër.”, tha Rama.