Ndërkohë që kërkesa për profesionistë të teknologjisë në Shqipëri po rritet, shumë kompani, si startup-et dhe bizneset e mëdha të sektorit IT, përballen me sfida për të mbajtur talentin vendas. Për të frenuar këtë fenomen dhe për të krijuar një ekosistem më tërheqës për të rinjtë e talentuar, një nga zgjidhjet më efikase është investimi në arsim cilësor brenda vendit, duke ofruar diploma me standarde ndërkombëtare dhe programe studimi që lidhen drejtpërdrejt me nevojat e tregut të punës. Deada HykaNë një treg pune gjithnjë e më të ndikuar nga zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e reja të ekonomisë globale, arsimi mbetet faktori kyç për suksesin profesional.Statistikat tregojnë se profesionet më të kërkuara sot lidhen ngushtë me teknologjinë, inxhinierinë dhe shkencat kompjuterike, ndërsa sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, deri në vitin 2030, mbi 85 milionë vende pune mund të mbeten bosh për shkak të mungesës së aftësive të duhura në fuqi punëtore.Shqipëria, si pjesë e këtij ekosistemi të ndërlidhur, përballet me sfidën e përshtatjes së sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës, pasi aktualisht, sipas të dhënave të INSTAT, mbi 30% e të rinjve të diplomuar nuk gjejnë një vend pune në përputhje me profilin akademik.Po sipas të dhënave të fundit të INSTAT, gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka humbur një pjesë të konsiderueshme të të rinjve të kualifikuar në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë.Të dhëna të tjera tregojnë se një pjesë e madhe e studentëve, që ndjekin studime jashtë vendit, në fusha si informatikë, inxhinieri softuerike dhe Inteligjencë Artificiale, zgjedhin të mos kthehen më në Shqipëri pas diplomimit. Kjo ka sjellë një boshllëk të madh në tregun vendas të punës, duke vështirësuar përpjekjet e kompanive për të gjetur specialistë të fushave teknologjike.Ndërkohë që kërkesa për profesionistë të teknologjisë në Shqipëri po rritet, shumë kompani, si startup-et dhe bizneset e mëdha të sektorit IT, përballen me sfida për të mbajtur talentin vendas.Për të frenuar këtë fenomen dhe për të krijuar një ekosistem më tërheqës për të rinjtë e talentuar, një nga zgjidhjet më efikase është investimi në arsim cilësor brenda vendit, duke ofruar diploma me standarde ndërkombëtare dhe programe studimi që lidhen drejtpërdrejt me nevojat e tregut të punës. Universiteti i ri, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioniNë këtë kontekst, hapja e RIT Tirana, në bashkëpunim me Institutin “Harry Fultz” dhe Institutin e Teknologjisë Rochester, vjen si një zhvillim domethënës për sistemin arsimor shqiptar, duke ofruar një model të ri edukimi, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni.Ky institucion, pjesë e rrjetit global të Rochester Institute of Technology (RIT), një prej universiteteve më prestigjioze në SHBA në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, sjell në Shqipëri një standard akademik të krahasueshëm me atë të kampuseve të tij ndërkombëtare në Nju Jork, Dubai, Kosovë, Kroaci dhe Kinë.Studentët e RIT Tirana, jo vetëm që do të mësojnë nga profesorë të kualifikuar shqiptarë dhe të huaj, por do të kenë mundësinë të studiojnë një ose dy semestra në kampuset e tjerë të RIT, duke përfituar nga një eksperiencë globale, me kosto më të ulët.Një tjetër aspekt inovativ i këtij institucioni është programi i punësimit profesional (CO-OP), i cili u mundëson studentëve të vendosin në praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve nëpërmjet bashkëpunimeve me kompani dhe organizata ndërkombëtare.Ky model është dëshmuar i suksesshëm në SHBA dhe vende të tjera, duke rritur ndjeshëm përgatitjen e studentëve për tregun e punës.Në një kohë kur edukimi cilësor dhe aftësitë teknologjike janë vendimtare për suksesin profesional, RIT Tirana hap një epokë të re për studentët shqiptarë, duke u ofruar atyre jo vetëm një diplomë amerikane të njohur ndërkombëtarisht, por edhe një avantazh real në një treg pune gjithnjë e më konkurrues.Me regjistrimet, që priten të nisin për vitin akademik 2025-2026, ky institucion premton të bëhet një pikë referimi për të gjithë ata që duan një karrierë të sigurt në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.Në këtë kontekst, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në mbështetjen e studentëve shqiptarë nëpërmjet një programi të ri bursash.Ky program synon të ofrojë mundësi të shkëlqyera për studentët e talentuar, por me mundësi të kufizuara financiare, për të ndjekur studime në institucione të arsimit të lartë me standarde ndërkombëtare, si në Shqipëri ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Jonida Lamaj, Menaxhere Projekti për Edukimin në AADF, thotë se ky program do të ndihmojë jo vetëm në promovimin e ekselencës akademike, por edhe në integrimin e standardeve globale në sistemin arsimor shqiptar.Synimi i tij është që të zhvillojë aftësitë e studentëve, duke i përgatitur ata për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.“Qëllimi i programit është të promovojë ekselencën akademike, duke mbështetur studentët e talentuar, por që nuk kanë mundësi financiare për të ndjekur programe të tilla akademike.Me këtë projekt, AADF synon të kontribuojë në përmirësimin e sistemit arsimor shqiptar, duke integruar standardet dhe praktikat akademike globale, si dhe duke zhvilluar aftësitë e individëve që mund të kontribuojnë në progresin ekonomik dhe social të vendit.Aplikimet për të përfituar nga bursat që AADF do të ofrojë për të rinjtë shqiptarë do të nisin në mars, ndaj për t’u informuar për çdo event nga programi i bursave, ju ftojmë të vizitoni dhe të regjistroheni në websiten zyrtar: https://aadfscholarship.org/.” – thotë znj. Lamaj. RIT TiranaHapja e RIT Tirana, në bashkëpunim me Institutin “Harry Fultz” dhe Institutin e Teknologjisë Rochester, vjen si një zhvillim domethënës për sistemin arsimor shqiptar, duke ofruar një model të ri edukimi, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni. Ky institucion, pjesë e rrjetit global të Rochester Institute of Technology (RIT), një prej universiteteve më prestigjioze në SHBA në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, sjell në Shqipëri një standard akademik të krahasueshëm me atë të kampuseve të tij ndërkombëtare në Nju Jork, Dubai, Kosovë, Kroaci dhe Kinë. RIT Tirana: Një oaz i ri për edukimin teknologjik në ShqipëriNë fushën e arsimit të lartë, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është hapja e RIT Tirana / American Academy of Technology Tirana, një institucion i ri akademik në bashkëpunim me universitetin prestigjioz Rochester Institute of Technology (RIT) në Nju Jork dhe RIT Kosovën.Ernaso Kërbizi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Instituti Teknologjik i Tiranës”, thotë se RIT Tirana është institucioni i vetëm në Shqipëri që ofron një diplomë amerikane, duke garantuar cilësi dhe mundësi të jashtëzakonshme për studentët shqiptarë. Aktualisht ofrohen dy programe kryesore:Inxhinieri Elektrike dhe Teknologji (Electrical Engineering and Technology); Informatikë dhe Teknologjitë e Informacionit (Computing Information Technology)Një nga avantazhet kryesore të këtij institucioni është mundësia e shkëmbimit akademik dhe kulturor në kampuset globale të RIT në Nju Jork, Dubai, Kroaci, Kosovë etj. Për më tepër, nëpërmjet programit inovativ të punësimit profesional (CO-OP), studentët do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë reale pune gjatë studimeve të tyre.“Studentët e RIT Tirana do të kenë mundësinë të shkëmbejnë eksperiencë akademike dhe kulturore një ose dy semestra në një prej kampuseve globale që RIT ka (Nju Jork, Dubai, Kroaci, Prishtinë etj.), me kosto shumë herë më të ulët sesa studentët përkatës të këtyre kampuseve.Një tjetër risi që RIT sjell në Shqipëri është ofrimi i mundësive të punësimit profesional (CO-OP) gjatë periudhës së studimeve.Ky program inovativ u mundëson studentëve të vendosin në praktikë njohuritë e mësuara, duke fituar përvojë reale në industri të ndryshme dhe duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive që kërkohen nga tregu global i punës.Në përfundim të studimeve, diploma me të cilën pajisen studentët është e barasvlershme me atë që moshatarët e tyre marrin në RIT New York, duke u siguruar një kurrikulë të standardizuar gjatë viteve akademike.Kjo ofron mundësi të shkëlqyera për të konkurruar në tregun ndërkombëtar të punës”, – përfundon z. Kërbizi. RIT dhe bashkëpunimi me ShqipërinëInstituti i Teknologjisë i Rochester-it (RIT), i njohur ndërkombëtarisht për kërkimin dhe inovacionin në teknologji, inxhinieri dhe dizajn, është tashmë i pranishëm në Shqipëri. Falë bashkëpunimit me Institutin “Harry Fultz”, Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të RIT, duke u ofruar studentëve mundësinë për të përfituar nga një arsim i nivelit të lartë me standarde amerikane. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.