Gjatë muajve të fundit, shumë kompani të mëdha teknologjike kanë shpallur shkurtime masive në staf, duke përmendur si arsye përparimin e inteligjencës artificiale (IA). Por sipas ekspertëve, kjo është vetëm një pjesë e panoramës.Në njoftimet e zakonshme për pushime nga puna gjatë vitit 2025, CEO-t e kompanive të teknologjisë shpesh lënë të kuptohet se IA është shkaktari kryesor i humbjes së vendeve të punës. Në realitet, arsyet janë më të ndërlikuara. Kompanitë po përpiqen të tregojnë se po ristrukturohen për të qenë më efikase, ndërsa përgatiten për transformime më të mëdha që do të sjellë IA në mënyrën e punës.Sipas një raporti të ri nga platforma e punësimit Indeed, shpalljet për vende pune në sektorin e teknologjisë në korrik 2025 janë 36% më të ulëta krahasuar me nivelin e tyre në fillim të vitit 2020. Por kjo rënie nuk ka të bëjë vetëm me zëvendësimin e punonjësve nga IA.Ekonomisti Brendon Bernard nga Indeed Hiring Lab thotë se “tregu i punës në teknologji është i dobët për momentin, por i gjithë tregu i punës është ftohur në një ritëm të ngjashëm”. Sipas tij, shpalljet për vende pune në teknologji po ndjekin tendencat e përgjithshme ekonomike dhe jo domosdoshmërisht ndikimin e drejtpërdrejtë të IA-së.Megjithatë, kjo qasje e balancuar rrallë pasqyrohet në komunikatat zyrtare. CEO i Workday, Carl Eschenbach, shkruante më herët këtë vit se “kompanitë në mbarë botën po rikonceptojnë mënyrën si bëhet puna” dhe përmendi “kërkesën në rritje” për IA si arsye për shkurtime.E njëjta retorikë është përdorur edhe nga gjiganti indian i teknologjisë Tata Consultancy, i cili arsyetoi pushimin e 12,000 punonjësve me nevojën për të “zbatuar IA në shkallë të gjerë”.Sipas ekspertëve, nuk është IA që po zëvendëson punonjësit, por më tepër nevoja për të financuar përhapjen e saj. Kompanitë e teknologjisë po përpiqen të justifikojnë investime miliarda dollarëshe në qendra të dhënash, çipa dhe konsum të lartë energjie për ndërtimin e sistemeve të IA.Bryan Hayes nga Zacks Investment Research e quan këtë “një shpatë me dy tehe”: kompanitë po kërkojnë të ruajnë një numër të përshtatshëm punonjësish, ndërkohë që IA fiton terren.Sipas Hayes, largimet masive kanë ndihmuar në përmirësimin e marzheve të fitimit për kompanitë, por pasojat për të ardhmen e punësimit mbeten të paqarta. “A do të zëvendësojë IA disa prej këtyre vendeve pune? Absolutisht. Por gjithashtu do të krijojë shumë të tjera,” thotë ai.Punonjësit që arrijnë të tregojnë se dinë të përdorin IA për të ndihmuar inovacionin dhe zhvillimin e produkteve të reja, do të jenë më të kërkuarit në treg, shton Hayes. Ai përmend Meta Platforms, e cila po ofron paga të majme për të rekrutuar shkencëtarë elitë të IA nga konkurrentë si OpenAI.Raporti i Indeed tregon se specialistët e IA po pozicionohen më mirë se inxhinierët e zakonshëm të softuerit, megjithatë edhe për këto pozicione është vënë re një rënie në shpalljet për punë. Sipas Bernard, kjo ndodh për shkak të luhatjeve ciklike të sektorit teknologjik.Ndikimi më i madh i IA është ndjerë te pozicionet fillestare të punës në sektorë si marketingu, asistenca administrative dhe burimet njerëzore, pozicione që përmbajnë detyra të cilat IA gjeneruese mund t’i kryejë me lehtësi.Në kontrast, vendet e punës që kërkojnë më shumë se pesë vite përvojë janë prekur më pak nga këto zhvillime.“Rënia e punësimeve në teknologji nisi përpara bumit të IA, por kërkesat për përvojë më të madhe janë një tendencë më e re,” thotë Bernard.Nga ana tjetër, disa profesione duket se janë më të mbrojtura nga ndikimi i IA, përfshirë punonjësit në shëndetësi që marrin gjak, ndihmësinfermierët, punonjësit e çmontimit të materialeve të rrezikshme e shumë të tjerë.Ndërsa IA po transformon botën e punës, ndikimi i saj është më kompleks sesa pohimi i thjeshtë se “IA zëvendëson njerëzit”. Shkurtimet në teknologji janë po aq të lidhura me ciklet ekonomike dhe ristrukturimet financiare, sa me përparimin teknologjik. Dhe për shumë punonjës, sfida më e madhe nuk është IA, por përshtatja me të. / Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: teknologjisë
-

Linda Rama: Djalin tim 11-vjeçar e orientoj drejt përdorimit të teknologjisë për qëllime mësimore
Linda Rama, bashkëshortja e kryeminsitrit Edi Rama, ka folur lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe pasiguritë që ajo sjell për brezat e rinj. Duke u bazuar në përvojën personale si nënë, Rama theksoi se përdorimi i teknologjisë duhet të shoqërohet me edukim të vazhdueshëm dhe qasje të kujdesshme edhe në familje.
Në intervistën për emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, Linda Rama solli shembullin e dialogut të përditshëm që zhvillon me djalin e saj 11-vjeçar, Zahon, të cilin e orienton drejt përdorimit të teknologjisë për qëllime mësimore dhe jo argëtuese.
Ajo shtoi më te se të gjitha shoqëritë, përfshirë edhe ato më të avancuarat në Europë, po përballen me sfida të mëdha në raport me teknologjinë, rrjetet sociale dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndaj edhe Shqipëria ndodhet përballë të njëjtave sfida globale.
Pjesë nga intervista:
Alice Taylor: E shoh ende, në një farë mënyre. Kjo ndodh kur njerëzit më thonë: “Ti erdhe këtu nga Anglia, pse doje të rrije këtu me kaq shumë probleme?” Ata mendojnë se Anglia është një vend perfekt, ku gjithçka funksionon, të gjithë janë të pasur dhe rrugët janë të lyera me ar. Ende ekziston kjo lloj mendësie, që këtu është tmerr dhe jashtë është gjithçka e mrekullueshme, perfekte dhe funksionale. Dhe unë u them: nuk është aspak kështu.
Linda Rama: Është e vërtetë. Sot e gjithë bota po jeton në pasiguri shumë të mëdha. Dhe fatkeqësisht, disa vite më parë ishim të sigurt që po u linim fëmijëve tanë një botë shumë më të mirë. Nuk mendoj se flasim sot me të njëjtin gjuhë. Mendojmë dy herë para se ta themi këtë. Dhe kjo sepse edhe vendet e zhvilluara po përballen me shumë sfida, e lëre më të flasim për sfida që lidhen me çështje më të mëdha të përbashkëta, si për shembull mjedisi – planeti. Ne ndajmë një planet për të cilin çdo ditë po vërtetojmë që nuk jemi në gjendje të kontribuojmë. Dhe teknologjia. Teknologjia sot është një sfidë shumë e madhe për çdo vend dhe ti sheh që çdo vend, në një mënyrë apo një tjetër, po përpiqet të kuptojë – madje edhe vendet nordike që janë shumë të avancuara – po përpiqen të kuptojnë cila duhet të jetë qasja për të mbajtur shoqërinë të sigurt në rrethana që askush më parë nuk i ka njohur. Vetëm si shembull, disa javë më parë, doli një studim në Suedi, nëse nuk gaboj, në lidhje me përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët në shkolla. Ata ishin të parët që futën këto pajisje në shkolla. Tani, disa vite më vonë, janë të parët që flasin kundër tyre, sepse studimet kanë treguar se ka efekte negative. Pra, ende nuk kemi gjetur përvoja apo le të themi praktika, as në vendet e zhvilluara, mbi të cilat mund të mbështetemi. Kështu që sot Shqipëria është në të njëjtën pozitë si këto vende për sa i përket këtyre sfidave. Dhe sa herë që janë gati t’i adresojnë një sfidë apo që BE mund të bjerë dakord për diçka, çështja ka evoluar. Dinamika është shumë e shpejtë, Alice.
Alice Taylor: Çështja e klimës është njëra anë. Mendoj se tani, çdo vit që kalon, është më nxehtë, ka më shumë zjarre, është më shqetësuese, dhe e shoh vajzën time dhe mendoj: “I madhi Zot, si do të jetë për ty pas 20 vitesh, 30 vitesh, 40 vitesh?” Rrjetet sociale, inteligjenca artificiale, më trembin. E mbaj larg çdo pajisjeje tani për tani, por dua të them – sa gjatë do të jem realisht në gjendje ta bëj këtë, nëse ato fillojnë të përdoren në shkolla, për shembull?!
Linda Rama: Dhe nuk di kur duhet të fillosh të flasësh për këtë, sepse ta mbash larg – përpiqesh vetëm të mbrohesh dhe të përballosh pasiguritë që ke. Por, në të njëjtën kohë, duhet të flasim me ta për të gjitha rreziqet dhe të gjitha përfitimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë sot. Qasja ime me djalin tim është: “Kjo është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim.” Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë – përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet.
Alice Taylor: Po, është e vështirë, e di që do të ketë shumë “luftëra” mes meje dhe vajzës sime kur të rritet -

Bill Gates: Tri punët e vetme që do t’i mbijetojnë revolucionit të inteligjencës artificiale
Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si ne punojmë, shpejt. Tashmë teknologjia po trajton shumë nga detyrat tona të zakonshme dhe të përsëritura, duke i liruar njerëzit të përqendrohen në gjëra më të mëdha. Natyrisht, megjithatë, ky ndryshim po nervozon shumë punëtorë.
Një raport ka zbuluar ‘skenarin më të keq’ qw tetë milionë vende pune në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbasin për shkak të inteligjencës artificiale. Një studim tjetër zbuloi se 54% e punëve bankare mund të automatizohen duke përdorur AI.
Në fakt, muaji më parë, banka kryesore e Singaporit DBS njoftoi se mund të shkurtojë rreth 4000 vende pune gjatë tre viteve të ardhshme pasi teknologjia AI merr përsipër më shumë detyra njerëzore. Shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë që janë të panegociueshme në mjedise si bankat, ende po pengojnë miratimin më të gjerë të AI – të paktën për momentin.
Ndërkohë, bashkë-themeluesi i Microsoft, Bill Gates së fundmi ndau mendimet e tij mbi këtë temë. Miliarderi i teknologjisë parashikoi që AI do të zëvendësonte njerëzit për shumicën e gjërave, por kjo nuk na bën të pafuqishëm. Sipas tij na takon ne të vendosim se si e përdorim AI dhe cilat pjesë të punës duam të vazhdojmë të bëjmë vetë.
Me këtë në mendje, filantropisti përmendi tre profesione që ai beson se janë të sigurta nga marrja e inteligjencës artificiale. Këta janë kodues, biologë dhe ekspertë të energjisë. Kjo mund të tingëllojë pak e habitshme pasi ekspertë të tjerë të teknologjisë po lënë të kuptohet saktësisht e kundërta.
CEO i NVIDIA, Jensen Huang kohët e fundit u tha të rinjve që të mendojnë dy herë përpara se të futen në zhvillimin e softuerit, duke pasur parasysh progresin aktual të AI, ndërsa CEO i Salesforce, Marc Benioff, kohët e fundit tha se kompania e tij po debaton seriozisht punësimin e inxhinierëve të softuerit në 2025. Për më tepër, CEO i OpenAI, Sam Altman, njoftoi se AI përfundimisht do të zëvendësonte inxhinierët e softuerit, dhe kështu, ai sugjeron që studentët të ‘përvetësojnë mjetet e AI’ siç bëri brezi i tij me kodimin.
Por Gates beson se ndërsa AI tani mund të gjenerojë kod dhe madje të kalojë standardet teknike (si modeli i arsyetimit o1 i OpenAI), koduesit njerëzorë janë ende thelbësorë për këtë proces. Profesionistët njerëzorë do të nevojiten për të identifikuar dhe korrigjuar gabimet, për të përmirësuar algoritmet dhe për të mbështetur zhvillimin e AI, përshkroi Gates.
Për më tepër, 69-vjeçari pretendon se biologët janë të sigurt në një botë të ardhshme të AI. Ai argumenton se AI është i shkëlqyeshëm në diagnostikimin e sëmundjeve dhe analizimin e ADN-së, por rithekson se teknologjisë i mungon kreativiteti i nevojshëm për kërkime biologjike dhe zbulime shkencore.
Gates spekuloi se AI do të jetë një ndihmë dhe jo një pengesë kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve globale të klimës. Por ndërkohë, ai nuk do të zëvendësojë ekspertët e energjisë, sepse fusha është shumë komplekse për t’u automatizuar plotësisht. Ai vërejti se pavarësisht përparimeve në AI dhe teknologjinë e pastër, bota ka të ngjarë të humbasë objektivat e saj klimatike të vitit 2050.
ObserverKult
—————————————
lexo edhe:
Inteligjenca Artificiale ndihmon në zgjidhjen e një prej mistereve më të mëdha të arkeologjisë
-

Batuta me përfaqësuesit e teknologjisë, Rama: Qajeni vetë hallin tuaj! Ne jemi dava hajdutësh, nuk kemi integritet
Në takimin e zhvilluar në Berat me përfaqësuesit e teknologjisë, Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me disa prej tyre, teksa po jepeshin konkluzionet e kësaj mbledhje.
Me njërin prej tyre, i cili vlerësoi se integriteti për ta është shumë i rëndësishëm, Rama iu përgjigj me humor duke i thënë se për “qeverinë nuk është”.
Përfaqësuesi i teknologjisë: Disa prej miqve tanë, mund të them me bindje të plotë janë në portale dhe janë të persekutuar që punojnë me shtetin. Duhet ta provosh, unë nuk e kam provuar, nuk kam punuar ndonjëherë, ideja është që është e padrejtë. Sepse kemi të bëjmë me heronj të kohërave moderne dhe me njerëz që punojnë shumë herë më lirë se sa kompani që punojnë me administratën publike në Itali, vendet fqinje.
Ministrja Ibrahimaj: Po flet për portale që punojnë me shtetin por që ofrojnë shërbime të cilat janë shumë herë më të lira se në vendet e tjera, të njëjtat shërbime.
Kryeministri Edi Rama: Këtë hall qajeni vetë se ne nuk ja u qajmë dot. Ne nuk po kërkojmë të na qani hallin, po hallin s’ja u qajmë dot. Në qoftë se ju sulmojnë, ta gëzoni edhe shëndet t’ju bëhet.
Përfaqësuesi i teknologjisë: Integriteti për ne është shumë i rëndësishëm.Kryeministri Edi Rama: Jo për ne nuk është në fakt se…për ju është i rëndësishëm, për ne jo.. Ne dava hajdutësh. -

“Së shpejti muzeu me AI”/ Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun konkluzionet pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Rama tha se në këtë mbledhje që ka zhvilluar sot me këtë sektor, ka mbetur shumë i kënaqur dhe është prezantuar me projekte të mrekullueshme dhe inovatore që do të ndihmojmë në çuarjen përpara vendin.
“Në radhë të parë dua të them që realisht sot ka pasur shumë brumë në tryezë dhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe bashkarish të ndjekim një hartë veprimesh, do të arrijmë të krijojmë më të mirën duke u bazuar te kapaciteti i progresit eksponencial që na ka sjellë bota e teknologjisë për ta çuar vendin në një nivel krejt tjetër”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
Sa i përket digjitalizimit, Rama kishte kritika për bankat dhe sektorin privat, duke shtuar se kjo po pengon rrugën e këtij sektori. Rama u shpreh se do të angazhohet nga afër bashkë me stafet përkatëse për të parë mundësinë e krijimit për herë të parë të një muzeu plotësisht me inteligjencë artificiale.
“Te bankat që janë në kushtet e një prapambetje të pajustifikuar digjitale që po vonon ecurinë e sektorit, të gjitha instrumentet nga ana e sektorit janë në dispozicion duke penguar ndërveprimet që lidhen me transaksionet financiare. E rëndësishme po ashtu që në Tiranë në shtator do të arrijmë t’i japim botës së arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një startup shqiptarësh dhe nëse është ashtu siç me duket mua nga sa pashë, do të ndryshojë shumë mënyrën si funksionon gjithë sektori dhe studiot arkitekturës botërisht.
Sikundër më shumë gëzim dhe përgjegjësi do angazhohem personalisht për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë tekstologji të re të propozuar nga startup në fjalë muzeun e parë tërësisht me inteligjencë artificiale”, tha Rama.
“Ky sektor po bën përpjekje që mungon në sektorin privat, që është përpjekja për ta kuptuar dhe përfituar nga afrimi në BE dhe anëtarësimi në BE. Organizata e krijuar brenda sektorit po bën punë domethënëse për të marrë gjithë ekspertizën e duhur që t’i krijojë sektorit mundësi përfitimi nga fondet e BE duke paraqitur projekte dhe aplikime të besueshme. Ky është shembull fantastik për sektorin privat që është po aq i prapambetur sa bankat për nga digjitalizimi, dhe sektori privat i prapambetur me hapat drejt BE”, shtoi Rama.
“Do kemi forum të përbashkët një herë në katër muaj për problematikat dhe risitë e sektorit dhe për të gjitha piketat që duhen ndryshuar apo shtuar”, tha kreu i qeverisë.
Top Channel
-

Takimi me përfaqësues të teknologjisë, Rama: Bankat janë në prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve finaciare
Në përfundim të takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, aktivitet që u mbajt në Berat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi. Rama kritikoi bankat e nivelit të dytë se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me dixhitalizimin sa i përket transaksioneve financiare. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht që legjislacioni është përshtatur, bankat kanë mbetur prapa në këtë proces, që sipas tij, pengon ndërveprimet sa i përket transaksioneve financiare.
”Dua të them që sot ka pasur shumë brum në tryezë edhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe pastaj të ndjekim një hartë veprimesh, do arrijmë të bëjmë më të mirën. Ka qenë kënaqësi edhe për të njohur nga afër disa inovatorë, edhe më prezantuan një dokument të vjetër që ishte shumë tërheqës për qendrën e mendimit novator.Bankat që janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin e sektorit dhe për më tepër e pajustifikuar po të kemi parasysh që gjithë legjislacioni i nevojshëm është i miratuar, gjithë instrumentet janë në dispozicion dhe këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur me të njëjtin ritëm jo vetëm dëmton sektorin, por në tërësi interesat e shoqërisë duke penguar lehtësimin e mëtejshëm të të gjitha ndërveprimeve që lidhen me transaksionet financiare”.
-

LIVE/ “Së shpejti muzeu me AI”/ Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun konkluzionet pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Rama tha se në këtë mbledhje që ka zhvilluar sot me këtë sektor, ka mbetur shumë i kënaqur dhe është prezantuar me projekte të mrekullueshme dhe inovatore që do të ndihmojmë në çuarjen përpara vendin.
“Në radhë të parë dua të them që realisht sot ka pasur shumë brumë në tryezë dhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe bashkarish të ndjekim një hartë veprimesh, do të arrijmë të krijojmë më të mirën duke u bazuar te kapaciteti i progresit eksponencial që na ka sjellë bota e teknologjisë për ta çuar vendin në një nivel krejt tjetër”, u shpreh kreu i ekzekutivit.Sa i përket digjitalizimit, Rama kishte kritika për bankat dhe sektorin privat, duke shtuar se kjo po pengon rrugën e këtij sektori. Rama u shpreh se do të angazhohet nga afër bashkë me stafet përkatëse për të parë mundësinë e krijimit për herë të parë të një muzeu plotësisht me inteligjencë artificiale.
“Te bankat që janë në kushtet e një prapambetje të pajustifikuar digjitale që po vonon ecurinë e sektorit, të gjitha instrumentet nga ana e sektorit janë në dispozicion duke penguar ndërveprimet që lidhen me transaksionet financiare. E rëndësishme po ashtu që në Tiranë në shtator do të arrijmë t’i japim botës së arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një startup shqiptarësh dhe nëse është ashtu siç me duket mua nga sa pashë, do të ndryshojë shumë mënyrën si funksionon gjithë sektori dhe studiot arkitekturës botërisht.
Sikundër më shumë gëzim dhe përgjegjësi do angazhohem personalisht për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë tekstologji të re të propozuar nga startup në fjalë muzeun e parë tërësisht me inteligjencë artificiale”, tha Rama.
“Ky sektor po bën përpjekje që mungon në sektorin privat, që është përpjekja për ta kuptuar dhe përfituar nga afrimi në BE dhe anëtarësimi në BE. Organizata e krijuar brenda sektorit po bën punë domethënëse për të marrë gjithë ekspertizën e duhur që t’i krijojë sektorit mundësi përfitimi nga fondet e BE duke paraqitur projekte dhe aplikime të besueshme. Ky është shembull fantastik për sektorin privat që është po aq i prapambetur sa bankat për nga digjitalizimi, dhe sektori privat i prapambetur me hapat drejt BE”, shtoi Rama.
“Do kemi forum të përbashkët një herë në katër muaj për problematikat dhe risitë e sektorit dhe për të gjitha piketat që duhen ndryshuar apo shtuar”, tha kreu i qeverisë. -

Këshill për sigurinë kibernetike, Rama: Më shumë vëmendje teknologjisë, lehtësojmë shërbimet
Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një këshilli për sigurinë kiberenetike dhe tekonologjinë. Deklaratën, Rama e bëri nga Berati, aty ku zhvilloi një takim më profesionistët e teknologjisë.
“Ndërkohë që po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të kemi një ofertë për sektorin privat. Ajo që do ju kërkoja, është që të jeni totalisht të hapur. Ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur. Ju e keni edhe lirinë të thoni atë që doni, që mendoni, nuk keni varësi nga ne. Mendoj që ia vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi 1 herë në vit, për të diskutuar mbi çështjen dhe mbi të rejat, qofshin për mirë, qofshin të keq”, tha Rama.
Kreu i qeverisë konfirmoi se shteti do të mbështesë start up-et në kuadër të transfomimit digjital.“Nëse krijojmë sinergji duke u përpjekur të vëmë në dispozicion mjetet që kemi, atëherë patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë, edhe më shumë brumë për të pjekur në këtë furrë të re. Çka unë i kam kërkuar ministres për sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, edhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo dhe të trajtojmë në mënyrë sa më shteruese problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë, duke folur për kapitalin njerëzor dhe për përshtatjen e aftësive, duke folur për transformimin dixhital”, tha kreu i qeverisw.
Takimi me përfaqësuesit e teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, vjen si domosdoshmëri për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike në vend si dhe domosdoshmëri për rrugën drejt Bashkimit Europian/vizionplus.tv -

“Ministri ‘X’ e…”/Rama: Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI
Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Berati për zhvillimet e teknologjisë dhe Inteligjencën Artificiale.
Gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit, Rama deklaroi se shumë shpejt Inteligjenca Artificiale mund të implementohet në qeverisje.
Më tej, ai theksoi se qeveria nuk ka këtë gjë si synim, por do ta aplikonin me kënaqësi një projekt të tillë.
“Koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lider të BE-së ka qenë krejtësisht e pamjaftueshme, se u bë në Shqipëri shumë zhurmë për një raport të auditit të brendshëm të Bashkimit Europian për fondet bujqësisë mirë po ajo që shohim sot në një tjetër vend të BE nga i njëjti audit është eksponecialisht më e frikshme se sa çfarë doli nga auditi i Shqipërisë.
Ai audit ka provuar se bë vendete e BE dhe në jnjë vend si Gjermani problematikat me fondet e bujqësie mbeten reale, sepse është njeriut në mes. Atëherë teknologjia këtu mund të na ndihmojë jashtëzakonisht.
Ne kemi dronët që i kemi marrë dhe nuk i kemi marrë për të bombarduar ndonjë vend larg qoftë, po i kemi marrë për të kontrolluar vendin tonë, ne kemi satelitët, mirë po ajo që na mungon është një sistem funksional informacioni që të mund të përpunohet në kohë reale.
Dhe nuk ka më nevojë as të ketë inspektorë në territor përveç se kur i çon ti vetë për të bërë operacionet përkatëse, as të presësh që njerëzit papritur të ndihen të pataksur nga ideja që kanë bërë një gafë të madhe se kanë hedhur lekët në lumë, sepse me atë sistem ne mund të marrim të gjitha të dhënat në kohë reale dhe me AI nuk është më thjesht një fluturim i dytë me dron ku ti do rrish të shohësh dhe bën sikur nuk sheh se aty tu shtua një objekt por ta thotë vetë se shiko se këtu…i thua nisu e më sill ça ka ndryshuar në territor dhe ai të thotë 1 2 3 katër këto pika ke ndryshim dhe kjo mund të bëhet.
Shumë shpejt AI mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI.
Shumë shpejt mund të vijë dita që ti qeverinë ta kesh AI. Shumë shpejt mund të vijë dita që ti ministrin X e ke AI, s ka as kushëri për të fut në punë, nuk ka as interesa të asnjë natyre që të prishi proceset.
Nuk po them që ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqesi mund ta merrnim përsipër. Jam shumë dakord që në bashkëpunim me ju apo me këdo qoftë tjetër ne të bëjmë promovimin e këtyre produkteve”, tha Rama.

