Tag: teknologjisë

  • BE-ja gjobit Google me rreth 3 miliardë euro

    BE-ja gjobit Google me rreth 3 miliardë euro

    Komisioni Evropian ka vendosur të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh ndaj kompanisë amerikane, Google, për shkelje të rregullave të konkurrencës duke i favorizuar shërbimet e veta të reklamimit digjital.
    Komisioni Evropian gjithashtu urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë t’i ndalë “praktikat e favorizimit të vetes” dhe të marrë masa për të shmangur “konfliktet e interesit” përgjatë zinxhirit të furnizimit në teknologjinë e reklamave.
    Kjo është hera e katërt që KE-ja e gjobit Google-in. Vendimi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian pritet ta zemërojë presidentin amerikan, Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar Bashkimin Evropian për rregullat e vendosura ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.

    Komisioni Evropian tha se hetimi i tij zbuloi se Google “abuzoi me pushtetin e vet” duke favorizuar shërbimet e veta të teknologjisë së reklamimit online në dëm të konkurrentëve, reklamuesve dhe botuesve.
    Kompania ka 60 ditë kohë për të paraqitur propozime për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
    “Nëse nuk paraqet një plan të zbatueshëm, Komisioni nuk do të hezitojë të vendosë një zgjidhje të përshtatshme”, tha Teresa Ribera, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian që mbikëqyr çështjet e konkurrencës, në një deklaratë të publikuar online.
    “Në këtë fazë, duket se mënyra e vetme për Google që ta eliminojë realisht konfliktin e interesit është përmes një zgjidhjeje strukturore, siç është shitja e një pjese të biznesit të saj Adtech”, shtoi Ribera.
    Megjithatë, Komisioni Evropian tha se fillimisht dëshiron ta “dëgjojë dhe vlerësojë” propozimin e kompanisë.
    Google e quajti vendimin “të gabuar” dhe u zotua se do të ankohet ndaj tij.

  • BE gjobit për për abuzim Google, shifra shkon 2.95 miliardë euro

    BE gjobit për për abuzim Google, shifra shkon 2.95 miliardë euro

    Bota E Premte, 5 Shtator 2025 20:09
    Google është gjobitur me 2.95 miliardë euro nga Bashkimi Europian për abuzim me pushtetin e saj në sektorin e teknologjisë së reklamave. Bëhet fjalë për teknologjinë që përcakton se cilat reklama duhet të vendosen në internet dhe ku.
    Komisioni Europian tha të premten se gjigandi i teknologjisë kishte shkelur ligjet e konkurrencës duke favorizuar produktet e veta për shfaqjen e reklamave online, në dëm të rivalëve.

    “Google tani duhet të paraqesë një zgjidhje serioze për të adresuar konfliktet e interesit dhe nëse nuk arrin ta bëjë këtë, ne nuk do të hezitojmë të vendosim zgjidhje të forta. Tregjet digjitale ekzistojnë për t’i shërbyer njerëzve dhe duhet të bazohen në besim dhe drejtësi”, tha në një deklaratë Komisionerja e Konkurrencës e BE-së, Teresa Ribera.

  • Çfarë ndodhi në darkën e Trump-it me bosët e teknologjisë

    Çfarë ndodhi në darkën e Trump-it me bosët e teknologjisë

    “Faleminderit që jeni një president që mbështet biznesin dhe inovacionin Është një ndryshim thelbësor që do të na mundësojë të ruajmë për një kohë të gjatë rolin udhëheqës në botë, gjë që nuk do të ndodhte pa lidershipin tuaj.” Këto ishin fjalët e Sam Altman, drejtuesit të OpenAI, gjatë një darke me Donald Trump-in.
    Ndërsa për Tim Cook, drejtues i Apple, presidenti kishte luajtur një rol thelbësor për “të nxitur investime të reja në SHBA, për të rikthyer prodhimet strategjike në vend. Dhe kjo thotë shumë për lidershipin e tij dhe përqendrimin tek inovacioni.”
    Dikur, më të fuqishmit në botë ishin drejtuesit e bankave dhe bursave në Wall Street. Pas krizës ekonomike të vitit 2008, ky rol kaloi tek kompanitë e teknologjisë si Apple, Google, Facebook (Meta) dhe Microsoft.
    Mbrëmjen e kaluar, drejtuesit e këtyre kompanive morën pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë, të vetëdijshëm se Trump do ta shfrytëzonte si mundësi për t’u lavdëruar.
    Është e habitshme të shohësh drejtues të cilët zakonisht janë afër ideve progresiste, të ulen pranë një presidenti konservator që po ndryshon mënyrën se si funksionon kapitalizmi në Amerikë, me më shumë ndërhyrje të shtetit.
    Sundar Pichai, drejtuesi i Google, një kompani tradicionalisht pro-demokrate është dorëzuar përballë realitetit dhe mori pjesë në darkë, ndonëse me siklet. Pichai është me origjinë indiane, dhe India së fundmi u godit me tarifa të larta nga SHBA-të, jo sepse blen naftë nga Rusia (që edhe Kina e bën), por sepse kryeministri indian Narendra Modi nuk pranoi të mbështeste kandidaturën e Trump-it për Çmimin Nobel për Paqe.
    Gjatë fjalës së tij, Trump ia “shpërbleu” praninë Pichai-t duke i kujtuar që shpëtoi nga një vendim i rëndë në gjyqin për monopol ndaj Google-it, duke lënë të kuptohej se ai vetë ndikoi që kompania të mos ndëshkohej rëndë. Pastaj iu drejtua Pichai-t: “E di që ishe në telashe për një nismë të administratës Biden…”.Edhe pse ishte e vërtetë që Biden rihapi çështjen antitrust, Trump harroi të përmendte se edhe administrata republikane kishte vazhduar ndjekjen e Google-it.
    Në darkën që fillimisht ishte planifikuar për inaugurimin e kopshtit të Shtëpisë së Bardhë (por u zhvendos brenda për shkak të shiut), Trump e kishte ulur në krahun e tij Mark Zuckerberg, drejtuesin e Facebook, të cilin vetëm një vit më parë e kishte kërcënuar me burg nëse përdorte rrjetet sociale për të ndihmuar Kamala Harris në fushatë.
    Zuckerberg e kishte pranuar situatën dhe e kishte vizituar Trump-in menjëherë pas zgjedhjeve, dhe gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së mandatit të ri presidencial.
    Trump, në mes të darkës, i tha: “Ky është fillimi i karrierës tënde politike”, gjë që e vuri Zuckerberg-un në siklet. Ai u përpoq ta mohojë me një buzëqeshje të zbehtë dhe tha: “Jo, nuk është kështu.”Më vonë, kur Trump kritikoi ligjet britanike për ndëshkimin e një gruaje që kishte nxitur dhunë kundër azilkërkuesve, Zuckerberg nuk dha një qëndrim të qartë duke thënë se nuk di shumë për këtë.
    Dëshira për të marrë favore ose për të shmangur ndëshkime, i ka shtyrë këta drejtues të mëdhenj të teknologjisë të harrojnë krenarinë.
    Në darkë ishin edhe drejtori i IBM-së, Arvind Krishna, ajo e Oracle, Safra Katz, dhe vetë Bill Gates, që përfaqësonte Microsoft-in.
    Trump i “shpërbleu” me një koment: “Jam i lumtur që kam mbledhur përreth kësaj tavoline një grup njerëzish me koeficient inteligjence shumë të lartë.”
    Kush mungoi
    Dy mungesa të rëndësishme u vunë re: Elon Musk, i cili pas një përplasjeje të madhe me Trump, nuk i kanë të mira marrëdhëniet dhe tashmë sheh se si rivalët e tij Altman dhe Zuckerberg, janë më afër presidentit. Jensen Huang, drejtuesi i Nvidia, gjithashtu nuk ishte i pranishëm, por jo për arsye politike. Trump i ka lejuar së fundmi të shesë çipet e tij në Kinë, në këmbim të një përqindjeje nga fitimi. Por me fuqinë që ka Nvidia sot, Huang duket se nuk ka nevojë të jetë i pranishëm në darka të tilla, ai preferon takime personale me presidentin.
    Shkrim nga Corriere della Sera

  • Kufjet që kushtojnë 1000 euro

    Kufjet që kushtojnë 1000 euro

    Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe, dhe argjendari i njohur amerikan, Jacob & Co., kanë bashkuar forcat për të krijuar një seri të kufjeve ekskluzive, të zbukuruara me gurë të çmuar. Rezultati i këtij bashkëpunimi janë dy modele të jashtëzakonshme: Ice Diamond dhe Noir Rainbow.

    Modeli Ice Diamond është punuar nga ari i bardhë 14 karatësh dhe zbukurohet me 456 diamantë, ndërsa Noir Rainbow përmban gati 16 karatë safirë shumëngjyrësh, të vendosur në ar rozë 14 karatësh. Përveç pamjes luksoze, të dy modelet ofrojnë specifikime teknike të nivelit më të lartë, përfshirë anulimin e zhurmës me inteligjencë artificiale, përkthim në kohë reale dhe asistent zanor të integruar.

    Ky kombinim unik i teknologjisë dhe bizhuterisë është prodhuar në një seri jashtëzakonisht të kufizuar prej vetëm pesë copësh në të gjithë botën, me çmime që variojnë nga 99 deri në 119 mijë euro, sipas modelit të zgjedhur.

    Kjo është një ofertë për koleksionistët dhe adhuruesit e luksit, duke sjellë bashkëpunimin më të ri mes teknologjisë dhe artit të bizhuterisë në formën e kufjeve të rralla.

  • Macron reagon ndaj kërcënimeve të Trump për tarifën mbi sektorin e teknologjisë: BE duhet të shqyrtojë hakmarrjen

    Macron reagon ndaj kërcënimeve të Trump për tarifën mbi sektorin e teknologjisë: BE duhet të shqyrtojë hakmarrjen

    Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë hakmarrjen kundër sektorit të shërbimeve dixhitale të Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi me tarifa të reja në përgjigje të rregulloreve dhe taksave mbi sektorin e teknologjisë, u tha presidenti francez, Emmanuel Macron ministrave të tij.

    Gjatë mbledhjes së tij javore të kabinetit, Macron theksoi nevojën që Evropa të shqyrtojë mundësitë e saj në sektorin dixhital pas sulmit të Trump të hënën.
    Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë franceze, të cituar nga Politico, presidenti Macron tha se BE nuk duhet të përjashtojë mundësinë e shqyrtimit të hakmarrjes kundër “lojtarëve” amerikanë të teknologjisë.
    Deklarata erdhi pasi Trump kërcënoi të vendoste tarifa të reja për vendet, rregulloret e tregut dixhital të të cilave shihen si të padrejta për kompanitë amerikane.
    Kërcënimi erdhi vetëm disa javë pasi Uashingtoni dhe Brukseli nënshkruan një marrëveshje tregtare që do të vendoste një taksë minimale prej 15% mbi eksportet e BE-së në SHBA. Kërcënimi i Trump për masa të reja erdhi si një surprizë për zyrtarët evropianë.
    Macron, i cili tradicionalisht ka udhëhequr vijën evropiane për pozicione më të ashpra tregtare kundër Trump, nuk e fshehu zhgënjimin e tij me marrëveshjen tregtare, duke argumentuar se Evropa nuk kishte “arritur të trembte mjaftueshëm” për të siguruar kushte më të mira.
    Bashkimi Evropian, pavarësisht kundërshtimeve të Francës, duket se po shmang një konflikt të plotë tregtar me SHBA-në, pasi shumica e shteteve anëtare ngurrojnë të ndërmarrin kundërmasa të mëdha.
    Informacionet nga shoqëruesit e Macron konfirmojnë se ideja e hakmarrjes është me të vërtetë qëndrimi i presidentit francez, i cili pritet ta diskutojë më tej çështjen me kancelarin gjerman, Friedrich Merz këtë javë.

    Top Channel

  • Trump kërcënon me tarifa të reja për vendet që “diskriminojnë” kompanitë amerikane të teknologjisë

    Trump kërcënon me tarifa të reja për vendet që “diskriminojnë” kompanitë amerikane të teknologjisë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të martën se do të vendoste tarifa dhe kufizime eksporti për vendet që ai thotë se po synojnë kompanitë amerikane të teknologjisë.

    “Taksat ose ligjet e shërbimeve dixhitale, si dhe rregulloret në tregjet dixhitale, janë hartuar në çdo rast për të diskriminuar ose dëmtuar kompanitë amerikane”, tha zoti Trump nëpërmjet Truth Social.
    Komentet duket se u drejtoheshin posaçërisht vendeve dhe organizatave evropiane që kanë miratuar ligje që rregullojnë shërbimet dixhitale.
    Bashkimi Evropian, për shembull, ka miratuar “Aktin e Tregjeve Dixhitale” (DMA) dhe “Rregulloren e Tregut të Vetëm të Shërbimeve Dixhitale” (DSA), të cilat trajtojnë konkurrencën dhe kontrollin e përmbajtjes.
    Britania gjithashtu vendos një taksë mbi shërbimet dixhitale.
    Nëse masat që “diskriminojnë” kompanitë amerikane nuk hiqen, zoti Trump nuk e përjashtoi vendosjen e “detyrimeve të mëdha doganore shtesë” mbi produktet e vendeve që i zbatojnë ato, si dhe kufizime mbi eksportet e gjysmëpërçuesve dhe teknologjive amerikane për to. “Amerika dhe kompanitë amerikane të teknologjisë nuk janë më ‘kasa e derrkucëve’ ose ‘rrogozi’ i botës”, shkroi ai gjithashtu.
    Në qershor, zoti Trump anuloi negociatat tregtare me Kanadanë për shkak të një takse mbi shërbimet dixhitale që Ottawa planifikonte të fuste dhe që kryesisht kishte të bënte me gjigantët shumëkombësh amerikanë, si Alphabet, Amazon dhe Meta. Qeveria kanadeze e anuloi masën disa 24 orë më vonë.

    Top Channel

  • Sistem i ri vizash për profesionistët e rinj të shkencës dhe teknologjisë

    Sistem i ri vizash për profesionistët e rinj të shkencës dhe teknologjisë

    Kina do të prezantojë një kategori të re vizash për talentet e reja në shkencë dhe teknologji, pas një vendimi të Këshillit të Shtetit.
    Kryeministri Li Qiang ka nënshkruar një dekret të Këshillit të Shtetit për të shpallur vendimin për të ndryshuar rregulloren e vendit mbi administrimin e hyrjeve dhe daljeve të të huajve.
    Sipas vendimit, Kina do të shtojë një vizë K në kategoritë e saj të zakonshme të vizave, të disponueshme për profesionistët e rinj të shkencës dhe teknologjisë që plotësojnë kushtet.
    Aplikantët për këtë vizë duhet të plotësojnë kualifikimet dhe kërkesat e përcaktuara nga autoritetet përkatëse kineze dhe të paraqesin dokumentacionin mbështetës.
    Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

  • E fortë, e zgjuar dhe përpara kohës së saj – Si Dame Stephanie ndryshoi rolin e grave në industrinë e teknologjisë

    E fortë, e zgjuar dhe përpara kohës së saj – Si Dame Stephanie ndryshoi rolin e grave në industrinë e teknologjisë

    Për shumë gra në teknologji, Dame Stephanie Shirley, e cila ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ishte një frymëzim i vërtetë.

    Vendimi i saj revolucionar dhe, në kohën e vet, kontrovers për të punësuar ekskluzivisht gra si programues dhe operatore të të dhënave, që punonin nga shtëpia, ishte një hap shumë përpara kohës. Ky model pune ndryshoi jetë dhe tronditi normat e industrisë së teknologjisë.

    Jeta e saj nuk ishte e lehtë, dhe kjo e bëri të fortë. Ajo përballoi dhimbjen me stoicizëm dhe tregoi një forcë të jashtëzakonshme në publik, përkundër përvojave të shumta traumatike që kishte kaluar. Ishte pjesë e një brezi të formuar nga tmerret e Luftës së Dytë Botërore.

    Dame Stephanie ndërroi jetë më 9 gusht, siç bëri të ditur familja e saj përmes një postimi në Instagram. E lindur si Vera Buchthal në qytetin gjerman të Dortmundit në vitin 1933, ajo ishte bijë e një gjykatësi hebre. Babai i saj besonte se pozita e tij si figurë autoritare do ta mbronte familjen nga përndjekja, por me rritjen e presionit nga regjimi nazist, ata u detyruan të arratiseshin në Vjenë, Austri.

    Në moshën pesëvjeçare, ajo ishte një nga mijëra fëmijët hebrenj që u shpëtuan përmes Kindertransport, një operacion shpëtimi britanik që solli rreth 10,000 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar para fillimit të luftës. Aty u rrit nga prindër birësues plot dashuri.

    Në vitet 1950 dhe 1960 ajo u bë një pioniere në industrinë e kompjuterëve dhe në të drejtat e grave. Në vitin 1962, themeloi kompaninë Freelance Programmers, më vonë e njohur si FI Group dhe më pas Xansa, një hap i paprecedentë për një grua në atë kohë. Ajo krijoi një kompani që u ofronte punë grave me fëmijë, duke aplikuar parime fleksibile të punës, shumë përpara se këto të bëheshin standarde. Nga 300 punonjësit e parë, 297 ishin gra.

    Për të përballuar një industri të dominuar nga meshkujt, Dame Stephanie nisi të nënshkruante me emrin “Steve”, një akt që fliste shumë për klimën e kohës. Megjithatë, ajo nuk lejoi asnjëherë që të përkufizohej nga e kaluara e saj traumatike.

    Suksesi i kompanisë i solli një pasuri prej rreth 150 milionë paundësh, shumicën e së cilës e dhuroi për kauza bamirësie. Djali i saj i ndjerë, Giles, ishte autik, dhe kjo përvojë personale e bëri që të angazhohej fuqishëm në fushën e autizmit. Ajo ishte një nga anëtaret e para të Shoqatës Kombëtare për Autizmin dhe përmes fondacionit të saj, Shirley Foundation, financoi shumë projekte për personat me autizëm si dhe nisma në fushën e teknologjisë.

    Themeloi gjithashtu Autism at Kingwood, një shërbim që mbështet të rritur autikë në Berkshire, Oxfordshire dhe Buckinghamshire. Po ashtu, kontribuoi në ngritjen e Prior’s Court, një shkollë për të rinj autikë në Thatcham, Berkshire.

    Steve ishte një legjendë absolute, dhe një mikeshë e pabesueshme dhe model frymëzimi për shumë gra për më shumë se tri dekada. Para Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg, ishte Steve Shirley ajo që inovonte dhe zgjidhte probleme përmes teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte gjithashtu mentore dhe mike për shumë shkencëtare të teknologjisë dhe kompjuterëve. Dame Stephanie bëri aq shumë për komunitetin e shkencës kompjuterike, për të nxitur gratë të përfshihen në këtë fushë, dhe sigurisht për botën e autizmit.

    Herën e fundit që u pa në publik, ajo u prezantua në një event ku mbajti fjalim. Edhe pse e dobët fizikisht, si gjithmonë ishte tejet elegante dhe mahnitëse në prezencë. Në atë fjalim, ajo pranoi se fundi i jetës së saj po afrohej dhe ndau me sinqeritet ato që kishte mësuar gjatë rrugëtimit të saj.

    Ajo kishte një busull të fortë morale dhe besonte fuqishëm se pasuria duhej përdorur për të mirën e të tjerëve. Dhe ajo nuk reshti kurrë së luftuari ndaj seksizmit. Gjithë jetën ia kushtoi thyerjes së stereotipeve gjinore dhe refuzimit të kufijve të vendosur nga shoqëria.

    Kanë kaluar dekada që nga koha kur ajo nisi të nënshkruante me emrin “Steve”, vetëm që burrat në biznes t’i përgjigjeshin letrave të saj. Por industria e teknologjisë vijon të jetë e dominuar nga meshkujt, dhe gratë ende detyrohen të flasin me zë të lartë për t’u dëgjuar.

    Steve ishte një ndër të parat, dhe ajo bërtiti më fort se të gjithë./BBC/KultPlus.com

  • Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

    Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

    Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të vogla dhe zonat e thella të vendit. Sipas të dhënave të detajuara të Cens 2023 kryeqyteti kryeson me një përqindje më të lartë, ku gati gjysma e familjeve (49.3%) kanë një kompjuter në banesë.Pas Tiranës renditet Korça me 33.9%, e ndjekur nga Saranda (30.2%), Durrësi (29.2%), Shkodra (28.5%), dhe Shijaku (27.5%), Shijaku dhe Hasi kanë përqindje më të larta.Në anën tjetër, në qytete si Selenica vetëm 5.8% e familjeve kanë kompjuter, Memaliaj (6.1%), Finiqi (7.8%), dhe Roskoveci (8.0%) me përqindjet më të ulëta në vend, duke reflektuar prapambetje të thellë digjiitale.Të dhënat tregojnë se qendrat urbane të tilla si Tirana, Durrësi dhe Shkodra tregojnë një nivel më të lartë të aksesit në teknologji, e lidhur edhe me nivelin më të lartë te të ardhurave, edukim më të lartë dhe përfshirje më të madhe në ekonominë digjitale.Ndërsa në Bashkitë e vogla dhe më pak se 10% e familjeve kanë kompjuter. Kjo reflekton infrastrukturën e dobët në tërësi dhe të ardhurat e ulëta.Zonat jugore dhe verilindore janë më të prekura, me bashkitë e Libohovës, Këlcyrës, Konispolit dhe Dropull që mbeten nën mesataren kombëtare. Në këto bashki dhe të tjera të Vogla një pjesë e madhe e popullsisë aktive ka emigruar, duke lënë pas persona të moshuar që nuk përdorin teknologjinë.Në shumë bashki, veçanërisht ato me moshë mesatare dhe të tretë më të lartë, ka mungesë njohurish për përdorimin e teknologjisë. Kjo krijon një rreth vicioz: nuk e përdorin teknologjinë sepse nuk e kuptojnë, dhe nuk mësojnë sepse nuk e kanë.Në zonat rurale ku ekonomia është e përqendruar në bujqësi apo punë manuale, shumë familje nuk e shohin kompjuterin si të nevojshëm për jetën e përditshme. Në disa raste, edhe shkollat nuk e përforcojnë mjaftueshëm rëndësinë e përdorimit të teknologjisë.Në shumë fshatra dhe zona malore mungon interneti me shpejtësi të mirë ose është shumë i kushtueshëm. Pa një lidhje të qëndrueshme, edhe nëse ka kompjuter, përdorimi i tij mbetet i kufizuar. Ndërkohë, familjet e reja që janë më të predispozuara për pajisje digjiitale jetojnë në qytete të mëdha.Pajisja me kompjuter në shtëpi është një tregues kyç për përfshirjen në arsimin online, mundësitë e punës në distancë, aksesin në informacion dhe shërbimet publike elektronike. Mungesa e teknologjisë në familje thellon pabarazitë sociale dhe kufizon mundësitë për zhvillim individual dhe komunitar./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Serbi, IT po shqyrton tërheqjen nga tregu pas heqjes së stimujve

    Serbi, IT po shqyrton tërheqjen nga tregu pas heqjes së stimujve

    Disa kompani të sektorit të teknologjisë po shqyrtojnë tërheqjen e pjesshme ose të plotë nga tregu serb pas heqjes së stimujve të parashikuar nga Dekreti për Kriteret e Dhënies së Ndihmës për Punëdhënësit që Punësojnë Persona të Sapoardhur, njoftoi Shoqata Serbe e Teknologjisë së Informacionit (SITA).“Disa javë pas shfuqizimit të stimujve për individët e sapoardhur, dhe pavarësisht disa letrave z…