Tag: teknologjisë

  • Risia e teknologjisë kthen dritaret e zakonshme në panele diellore

    Risia e teknologjisë kthen dritaret e zakonshme në panele diellore

    Shkencëtarët kanë krijuar një shtresë të re pa ngjyrë që mund të aplikohet në çdo dritare duke e kthyer në një panel diellor, pa ndryshuar asgjë në shtëpi.

    Shkencëtarët e Nanjing University në Kinë kanë krijuar një prototip të vogël funksional. Nëse ai do të merrte përmasat e çdo dritareje në botë, mund të flasim për terravatë energjie të gjelbër.

    Shtresa drejton fotonet e dritës së diellit në anët e panelit të dritares ku qelizat fotovoltaike i kthejnë në elektricitet, ndërsa pjesa tjetër kalon përmes.
    “CUSC është një hap përpara në integrimin e teknologjisë diellore në mjedis pa ndryshuar pamjen. Përfaqëson një energji praktike dhe të ndryshueshme për reduktimin e karbonit dhe vetëmjaftueshmërisë energjitike”, thotë inxhinieri optik Wei Hu.

    Shtresa lejon 64.2% të dritës që të kalojë dhe ruan ngjyrën me 91.3%.
    Materiali është prej kristalesh të lëngshme kolesterike që kanë vetinë për të kryer veprimet e nevojshme kur drita kalon përmes. Shtresëzimi i tyre bën që ky krijim i teknologjisë të mbulojë gjithë spektrin e dritës, ndërsa dritarja vazhdon të kryejë funksionin e saj normal.
    Shkencëtarët kanë krijuar një prototip që grumbullon mjaftueshëm energji për të ndezur një freskuese të vogël.

    Nëse ajo do të aplikohej në dritaret e shtëpive, për të cilën ekipi beson se mund të arrihet në nivel të gjerë, ka ende gjëra që duhen zgjidhur.
    Shkencëtarët thonë se mund të përmirësohet qëndrueshmëria dhe prodhimi i shtresës si dhe eficenca e shndërrimit të energjisë.

    /tvklan.al

  • Disapora4Innovation, vizitë studimore në qendrat e transferimit të teknologjisë, në Venezia

    Disapora4Innovation, vizitë studimore në qendrat e transferimit të teknologjisë, në Venezia

    Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, po zhvillojnë një vizitë studimore në Future Farming, një nga infrastrukturat teknologjike më inovative të Europës, që bën lidhjen mes universiteteve dhe sektorit privat.Kjo vizitë studimore, është propozuar dhe konceptuar nga akademikja e diasporës Prof. Asoc. Valentina Ndou, si një ndarje eksperiencash për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur me projektet inovative dhe teknologjike të Future Farming dhe H-FARM. Akademikët do të ndajnë përvojat, praktikat e tyre dhe do të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi metoda dhe perspektiva bashkëkohore se si ndërlidhen qendrat kërkimore, industria dhe universitetet.Përgjatë kësaj vizite, akademikët do të vizitojnë edhe H-FARM, një institut për edukimin universitar mbi sipërmarrjen teknologjike dhe krijimin e startup-eve.Projekti Diaspora4Innovation që u lançua zyrtarisht në maj 2024, është konceptuar mbi tre shtylla kryesore: Diaspora akademike; Diaspora profesionale; Diaspora si urë promovuese dhe lehtësuese e lidhjeve ndërkombëtare.Diaspora4Innovation mbështetet nga projekti EU4Innovation, implementuar nga GIZ në Shqipëri, në bashkëpunim me GERMIN. Akademikë të Diasporës bashkëpunojnë me profesorë në 8 Universitete në Shqipëri, për të përmirësuar silabuset e lëndëve në programe të ndryshme studimore. Akademikët do të bashkëpunojnë edhe në publikime e kërkime shkencore, për programet e financuara nga Bashkimi Evropian, si Horizon Europe.Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë akademikët: Dr. Irina Branko – Lektore dhe kërkuese shkencore në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës; Dr. Blendi Shima – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë, Instituti Kanadez i Teknologjisë; Gentjan Ulaj – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i New York-ut në Tiranë; Prof. As. Dr. Entelë Gavoçi – Dekane e e Fakultetit të Inxhinierisë, në Institutin Kanadez të Teknologjisë; Prof. As. Dr Nihat Adar – Zëvendës rektor, për anën mësimore, në Institutin Kanadez i Teknologjisë; Prof. Dr. Blerta Dragusha, zv. Rektore për Kërkimin Shkencor, Universiteti i Shkodrës ” Luigj Gurakuqi”; Dr. Vehap Kola, Lektor i Menaxhimit në Universitetin e New York-ut në Tiranë; Dr. Edmira Cakrani – Shefe e Departamentit të Shkencave Ekonomike dhe Financës, Western Balkans University; Prof. Asoc.Valentina Ndou –Universiteti i Salentos (Itali); Endrit Kromidha, Profesor i Asociuar i Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Universitetin e Birmingamit (Mbretëria e Bashkuar); Dr. Adelajda Matuka – Lektore/Kërkuese Shkencore, Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Bolonjës (Itali) dhe Dr. Lisana Berberi – Kërkuese Shkencore, Instituti Karlsruhe i Teknologjisë (Gjermani).Projekti “Diaspora4Innovation” ka si qëllim aktivizimin e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e një ekosistemi të ndërlidhur e të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, në Shqipëri. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SHBA: Viza pune 100 mijë dollarë për “Gold Card”

    SHBA: Viza pune 100 mijë dollarë për “Gold Card”

    Viza H-1B është përdorur gjerësisht nga firmat e teknologjisë për të tërhequr punëtorë të huaj të kualifikuar. India dhe Kina sjellin numrin më të madh nën këtë program.
    Presidenti SHBA-së Donald Trump nënshkroi të premten (19.09.2025) një shpallje që atashon një taksë një vjeçare të re prej 100 mijë dollarësh për aplikimet për vizën H-1B ndërkohë kur adminsitrata e tij vazhdon përpjekjet të vështirësojë politikën e imigracionit.

    Programi i vizave H-1B u mundëson punëtorëve me kualifikim të lartë të punojnë ligjërisht në SHBA për një periudhë të kufizuar tre vjeçare.

    Firmat amerikane të teknologjisë kanë përdorur në mëyrë rutinë programin e vizave për të sjellë punëtorë. Aplikantët nga Kina dhe India kanë siguruar numrin më të madh të vizave.

    Në vitin 2025 mbi 70% e vizave të aprovuara kanë qenë nga India. Çdo vit një numër i kufizuar prej 85 mijë viza ofrohen nën dy kategori. Aktualisht aplikuesit e vizave paguajnë një taksë të vogël për t´u futur në llotari dhe nëse një aplikim është përzgjedhur një taksë tjetër paguhet me qëllim që procesi i aplikimit të bëhet formal. Firmat që rekrutojnë punëtorë paguajnë zakonisht taksën.
    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ulur në tryezën e punës duke nënshkruar dekretin për rregullat e reja të vizave për punonjësit e huaj nëSHBAPresidenti i SHBA-së Donald Trump ulur në tryezën e punës duke nënshkruar dekretin për rregullat e reja të vizave për punonjësit e huaj nëSHBA

    Administrata e Trump-it vështirëson vizat H-1B
    Ministri i Tregtisë Howard Lutnick tha, se taksa e re synon që të nxisë firmat të punësojnë më shumë shtetas amerikanë.
    “Të gjitha frimat e mëdha janë bërë pjesë,” tha Lutnick. “ne kemi folur me to.”
    “Nëqoftëse ju do të punësoni dikë nga të diplomuarit më së fundmi nga një prej universiteteve në vendin tonë, punësoni amerikanë. Ndaloni të sillni njërëz që u marrin vendet tona të punës,” tha ai.
    “Ne kemi nevojë për punëtorë. Ne kemi nevojë për punonjës shumë të mirë dhe kjo siguron pikërisht atë që pritet të ndodhë,” that Trump nga Zyra Ovale.
    Duke njoftuar taksën e re Trump gjithashtu bëri të ditur vizën 1 milion Dollarë “Trump Gold Card” më një potencial për udhëtimin drejt shtetësisë amerikane për aplikantët e pranuar pas një procesi të përshpejtuar.
    Trump gjithashtu zbuloi një procedurë të shpejtë për marrjen e shtetësisë amerikane për të huajt që janë në gjendje të paguajnë 1 milionë dollar.
    Firmat e teknologjisë në fokus
    Kritikët e vështirësimit të hyrjes së punonjësve të huaj të kualifikuar thonë, se SHBArrezikon të humbasë aftësinë konkurruese në teknologji, ndërsa firmat do të përballen me kosto prej miliona dollarësh shtesë. Të tjerë thonë, se sistemi ka nevojë të reformohet pasi ka sjellë shumë mashtrime dhe abuzime nga ana e firmave për të gjetur forcë pune të lirë.
    Ende nuk është e qartë se si dhe kur taksa e re do të zbatohet, ose nëse do të ngrihet akuzë në gjykatë kundër saj. Taksat për vizat e reja normalisht përcaktohen nga Kongresi pas muajsh të tërë depabi publik.
    Sipas CBS News, taksat aktuale variojnë nga 1700 në mbi 4000 dollarë. Sipas thë dhënave qeveritare Amazon dhe sistemi i tij kompjuterik cloud AWS e ka çuar në 12 mijë numrin e vizave të aprovuara në vitin 2025. Microsoft dhe Meta kanë parë 5000 viza të aprovuara.
    Trump tha të premten (19.09.2025) se ai mendon se firmat e teknologjisë do të jenë “shumë të kënaqura” me lëvizjen e re.
    AP, AFP, Reuters

  • Kartë e artë me vlerë një milion dollarë, Trump prezanton pasaportën e re për të hyrë në SHBA

    Kartë e artë me vlerë një milion dollarë, Trump prezanton pasaportën e re për të hyrë në SHBA

    Të varfrit përjashtohen. Inxhinierët e teknologjisë së lartë do të kenë hyrje të kufizuar. Ndërsa për të pasurit, dyert do të jenë të hapura, madje pa pritur në radhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka prezantuar një version të ri të të shumëpërfolurës “kartë e artë”, një leje e shpejtë hyrjeje që kushton një milion dollarë dhe u lejon të huajve të pasur të jetojnë dhe të punojnë në SHBA.
    Trump nuk e ka bërë të qartë nëse kjo kartë e artë do të zëvendësojë vizën aktuale EB-5, e cila u jepet investitorëve dhe që prej kohësh përdoret nga të pasurit si rrugë e shpejtë për të hyrë në vend, përmes një investimi prej 800 mijë dollarësh.
    Ekspertët ligjorë dhe avokatët e çështjeve të emigracionit thonë se presidenti nuk ka të drejtë të krijojë një lloj të ri vize pa miratimin e Kongresit. Për më tepër, kjo nismë mund të sjellë padi ligjore nga ata që ndihen se po anashkalohen në proceset ekzistuese.
    Administrata amerikane ka kaluar disa muaj duke përgatitur terrenin për kartën e artë, duke hapur që në qershor një listë pritjeje për ata që janë të interesuar të aplikojnë. Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, i cili ka udhëhequr nisjen e këtij programi dhe ishte i pranishëm në Zyrën Ovale gjatë prezantimit, e ka përshkruar këtë program vizash si një mënyrë për të sjellë më shumë investime dhe të ardhura për shtetin. Sipas tij, kjo formë e re emigracioni mund të sjellë deri në 100 miliardë dollarë, një shumë që Trump ka thënë se mund të përdoret për të ulur taksat dhe për të pakësuar borxhin publik.
    “Prej tani e tutje,” ka deklaruar Trump “do të pranojmë vetëm njerëz të jashtëzakonshëm në nivelet më të larta, jo ata që vijnë për të marrë vendet e punës të amerikanëve.”
    Ky njoftim është pjesë e një serie vendimesh të ndërmarra nga administrata për të shtuar të ardhurat e shtetit. Që nga fillimi i mandatit, Trump ka mbledhur miliarda dollarë përmes tarifave të reja doganore, të cilat i paguajnë kompanitë që operojnë në SHBA, ka marrë pjesë në aksionet e kompanisë Intel, ka kërkuar 15% të fitimeve të Nvidia nga shitjet e çipave në Kinë dhe ka sugjeruar që shteti duhet të marrë një pjesë të fitimeve që dalin nga patentat universitare.
    Së shpejti mund të vijë edhe një vizë tjetër e re, e quajtur “Trump Platinum Card”, e cila sipas faqes zyrtare të qeverisë do të kushtojë 5 milionë dollarë dhe do t’u lejojë mbajtësve të saj të qëndrojnë deri në 270 ditë në SHBA pa u taksuar për të ardhurat që fitojnë jashtë vendit. Trump nuk foli për këtë kartë gjatë prezantimit. Megjithatë, ai shpalli një tarifë të re prej 100 mijë dollarësh për vizat H-1B, të cilat u jepen punonjësve të huaj me aftësi të larta, sidomos në fushën e teknologjisë. India është vendi që përfiton më shumë nga kjo vizë, e ndjekur nga Kina. Kjo tarifë do të rëndojë mbi kompanitë, por Trump tha se kompanitë e mëdha të teknologjisë “do të jenë shumë të kënaqura”. Karta e artë vjen në një kohë kur qeveria amerikane ka ashpërsuar masat ndaj emigrantëve të tjerë, veçanërisht ata të paligjshëm dhe ata që hyjnë me programe të veçanta si Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme apo lejet humanitare.

  • Gjigandët amerikanë të teknologjisë do të investojnë në Britani. Trump dhe Stramer nënshkruajnë marrëveshjen

    Gjigandët amerikanë të teknologjisë do të investojnë në Britani. Trump dhe Stramer nënshkruajnë marrëveshjen

    Gjatë vizitës së tij në Britani, presidenti amerikan Donald Trump  dhe kryeministri britanik Starmer kanë nënshkruar një marrëveshje të re partneriteti teknologjik midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.
    Një numër kompanish të mëdha amerikane të teknologjisë kanë njoftuar se do të bëjnë investime në Mbretërinë e Bashkuar.
    Microsoft është investitori më i madh i vetëm, duke njoftuar një paketë shpenzimesh prej 30 miliardë dollarësh (22 miliardë paund) – më e madhja ndonjëherë jashtë SHBA-së.
    Google ka premtuar 5 miliardë paund për kërkimin dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa kompania e çipave kompjuterikë Nvidia njoftoi 500 milionë paund për ndërtimin e më shumë qendrave të të dhënave për të ndihmuar në funksionimin e inteligjencës artificiale në Britani.
    Liderët e teknologjisë, përfshirë Jensen Huang të Nvidia-s, shefin e OpenAI, Sam Altman dhe Satya Nadella të Microsoft-it, shoqëruan Trump-in në banketin shtetëror në Kështjellën Winds.
    “Tech Prosperity Deal”, është një plan që synon të garantojë epërsi ekonomike dhe inovacion në dekadat e ardhshme. Po ashtu, është arritur një marrëveshje për energjinë bërthamore civile, që do të furnizojë me energji miliona biznese dhe do të ulë faturat e konsumatorëve.
    Trump gjatë fjalës së tij theksoi “lidhjen e pathyeshme” midis SHBA  dhe Mbretërisë së Bashkuar
    “Mendoj se është një lidhje e pathyeshme që kemi pavarësisht nga ajo që po bëjmë sot. Në maj, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që bëri një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit tim të dytë, dhe ne në një farë mënyre donim ta bënim të parën, sepse lidhja është kaq e fortë dhe marrëdhënia kaq e gjatë”, tha ai.
    Një nga objektivat kryesore të Starmer me Trump ishte arritja e një marrëveshjeje të re tregtare, diçka që ai arriti ta realizonte shpejt, edhe pse vendet e tjera u përpoqën me javë të tëra të negocionin plane për të shmangur tarifat gjithëpërfshirëse.

  • Trump mbërrin në Angli me “dhurata”, miliarda dollarë për infrastrukturën e AI

    Trump mbërrin në Angli me “dhurata”, miliarda dollarë për infrastrukturën e AI

    Gjigantë të teknologjisë amerikane kanë njoftuar investime prej miliarda dollarësh në infrastrukturën britanike të inteligjencës artificiale, dhe kjo, si pjesë e vizitës të Presidentit të SHBA Donald Trump në Britaninë e Madhe.

    Ndalesa e kreut të Shtëpisë së Bardhë në Mbretërinë e Bashkuar u pasua nga njoftime të Microsoft dhe kompanive të tjera të rëndësishme të teknologjisë amerikane për investime masive.
    Vetëm Microsoft-i do të investojë 30 miliardë dollarë në Angli  gjatë katër viteve, tha kompania. Rreth gjysma do të ndahet për cloud computing dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Në planet e kolosit të teknologjisë është edhe ndërtimi i superkompjuterit më të madh të vendit. Microsoft punëson 6.000 vetë në Britaninë e Madhe. Kompania ka disa qendra të dhënash, laboratorë kërkimorë të IA-së dhe studio lojërash atje. Ky është premtimi më i madh i investimit në Britani i bërë nga kompanitë amerikane të teknologjisë në lidhje me vizitën shtetërore të Trumpit.
    Presidenti amerikan mbërriti në Britaninë e Madhe të martën. Në vizitën e tij të dytë shtetërore, të dyja vendet synojnë të nënshkruajnë marrëveshje investimi dhe të rinovojnë “marrëdhënien e tyre të veçantë”, sipas raporteve nga Londra. Një tjetër marrëveshje e madhe sheh Nscale me seli në Londër, së bashku me kompaninë e IA-së OpenAI dhe prodhuesin amerikan të çipave Nvidia, të nisin një version në Britaninë e Madhe të iniciativës amerikane të infrastrukturës së IA “Stargate”.
     

    Top Channel

  • Përballimi i ankthit dhe stresit nga të rinjtë, specialistët: Kujdesi ndaj brezit të ri ul krimet në të ardhmen

    Përballimi i ankthit dhe stresit nga të rinjtë, specialistët: Kujdesi ndaj brezit të ri ul krimet në të ardhmen

    Në një kohë kur sfidat e përditshme, presionet sociale dhe ndikimi i teknologjisë po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi shëndetin mendor të të rinjve, kujdesi për edukimin e brezit të ri bëhet një detyrë thelbësore.
    “Fëmijët e vegjël sot rriten para teknologjisë me lojëra të dhunshme, kjo është asociale dhe risk për komunikimin. Afër duhet ti qëndrojë prindi, në vend të dytë do të vija stafin mësimor dhe grupet psiko-sociale”, u shpreh Nikolina Bode, mjeke psikiatre QKSHM, Korçë.
    Mjekja psikiatre thekson se një edukim i bazuar mbi mirëkuptimin, komunikimin dhe mbështetjen emocionale është rruga e duhur për të formuar individë të qetë dhe të balancuar. Vetëm kështu mund të parandalojmë prirjet e dhunshme dhe të ndërtojmë një shoqëri më të shëndetshme e më të sigurt për të ardhmen.

  • Nga Xi te gjigantët e teknologjisë, “perandorët” që duan pushtet e përjetësi!

    Nga Xi te gjigantët e teknologjisë, “perandorët” që duan pushtet e përjetësi!

    Analizë e La Stampa, nga Monica Maggioni
    Skena që duket si film, por është realitet…
    Ndërsa Putin, Xi dhe Modi shtrëngojnë duart në Pekin si sfidë ndaj Perëndimit, në Washington një personazh i pazakontë hyn në Pentagon dhe e quan veten “Ministër i Luftës”.
    Pete Hegseth, aktualisht në këtë rol, deklaron se ushtria amerikane duhet të jetë më e fortë dhe e gatshme për “luftë të vërtetë”, ndërsa para kamerave duket si ushtar nga një film lufte.
    Në të njëjtën kohë, Trump mblodhi gjigantët e teknologjisë, nga Google te Meta dhe OpenAI për të treguar se ata, në fakt, janë në duart e tij.
    Një performancë e pashembullt e politikës dhe pushtetit: miliarderët japin komplimente dhe tregojnë përkushtim ndaj “Amerikës së Madhe” dhe liderit suprem.
    Kjo përplasje e dy “perandorëve globalë”, ajo shteteve dhe kapitalit privat tregon se të gjithë synojnë pushtetin e përjetshëm.
    Bioteknologjitë dhe studimet për pavdekshmërinë nuk janë më ekskluzivitet i një vendi. Fuqitë botërore po investojnë për të kapërcyer kufijtë biologjikë, ndërsa elita e teknologjisë shikon si mund të shfrytëzojë mundësitë për kontroll absolut.
    Në këtë lojë, realiteti duket si iluzion optik, liderët politikë dhe financiarë bashkëpunojnë, sfidojnë dhe konkurrojnë për të njëjtin objektiv final, pushtetin dhe në fund, përjetësinë!
    Edhe ata, si Xi dhe Putin, janë të obsesionuar me idenë e përjetësisë. Bioteknologjitë dhe studimet mbi jetëgjatësinë po zhvillohen gjithashtu në SHBA, ku kapitalet masive po investohen në këto fusha.
    Në fund, ëndrra e pushtetit shpesh çon në përpjekjen për të zgjatur jetën dhe ndikimin personal, një synim i përbashkët i të gjithë të fuqishmëve.

  • BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro

    BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro

    Komisioni Evropian ka vendosur të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh ndaj kompanisë amerikane, Google, për shkelje të rregullave të konkurrencës duke i favorizuar shërbimet e veta të reklamimit digjital.

    Komisioni Evropian gjithashtu urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë t’i ndalë “praktikat e favorizimit të vetes” dhe të marrë masa për ta shmangur “konfliktet e interesit” përgjatë zinxhirit të furnizimit në teknologjinë e reklamave.

    Kjo është hera e katërt që KE-ja e gjobit Google-in. Vendimi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian pritet ta zemërojë presidentin amerikan, Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar Bashkimin Evropian për rregullat e vendosura ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.

    Komisioni Evropian tha se hetimi i tij zbuloi se Google “abuzoi me pushtetin e vet” duke favorizuar shërbimet e veta të teknologjisë së reklamimit online në dëm të konkurrentëve, reklamuesve dhe botuesve.

    Kompania ka 60 ditë kohë për të paraqitur propozime për zgjidhjen e kësaj çështjeje.“Nëse nuk paraqet një plan të zbatueshëm, Komisioni nuk do të hezitojë të vendosë një zgjidhje të përshtatshme”, tha Teresa Ribera, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian që mbikëqyr çështjet e konkurrencës, në një deklaratë të publikuar online.

    “Në këtë fazë, duket se mënyra e vetme për Google që ta eliminojë realisht konfliktin e interesit është përmes një zgjidhjeje strukturore, siç është shitja e një pjese të biznesit të saj Adtech”, shtoi Ribera.

    Megjithatë, Komisioni Evropian tha se fillimisht dëshiron ta “dëgjojë dhe vlerësojë” propozimin e kompanisë.

    Google e quajti vendimin “të gabuar” dhe u zotua se do të ankohet ndaj tij.

    Derisa që gjoba e BE-së është goxha e madhe, për Google ajo është vetëm një shifër e vogël, pasi kompania amerikane i fitoi 28.2 miliardë dollarë të ardhura vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti.

  • Moment i sikletshëm në darkën me miliarderët e teknologjisë/ Trump pyet për investimet në SHBA, Zuckerberg i përgjigjet: Nuk e dija se çfarë…

    Moment i sikletshëm në darkën me miliarderët e teknologjisë/ Trump pyet për investimet në SHBA, Zuckerberg i përgjigjet: Nuk e dija se çfarë…

    CEO i Meta-s Mark Zuckerberg u kap duke pranuar në një mikrofon të hapur se nuk kishte ide se si të përgjigjej ndaj një pyetjeje të Donald Trump gjatë një darke të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

    Ngjarja u mbajt të enjten dhe u mblodhën disa prej figurave më të rëndësishme të teknologjisë, përfshirë Tim Cook, Bill Gates, Sergey Brin, Sundar Pichai dhe Sam Altman.
    Trump e pyeti Zuckerberg se sa planifikonte të investonte në SHBA deri në vitin 2028, dhe CEO i Meta u përgjigj me pasiguri: “Oh Zot, um, mendoj se ndoshta do të jetë diçka si, nuk e di, të paktën 600 miliardë dollarë deri në ’28, në SHBA, po.”
    Trump vuri re shumën e madhe dhe Zuckerberg pranoi: “Po, po, është e konsiderueshme.”
    Më vonë gjatë darkës, Zuckerberg kërkoi falje dhe tha se nuk ishte përgatitur për pyetjen, duke thënë: “Nuk isha i sigurt për numrin që donit të përdornit.” Trump qeshi dhe i tha Melania-s se Zuckerberg nuk ishte i përgatitur.
    Momente të tjera të sikletshme për Zuckerberg përfshinë një përgjigje të papërgatitur ndaj një pyetjeje mbi ligjin për lirinë e shprehjes në Mbretërinë e Bashkuar, ku CEO pranoi se “nuk po i kushtoja vëmendje”.
    Në të njëjtën darkë, liderët e tjerë të teknologjisë zbuluan planet e tyre të investimeve në SHBA: Google planifikon të investojë 250 miliardë dollarë, ndërsa Apple 600 miliardë dollarë. Cook falenderoi Trump për krijimin e kushteve për investime dhe prodhim kyç në SHBA, duke thënë: “Dua t’ju falenderoj që keni krijuar tonin në mënyrë që të bëjmë një investim të madh në Shtetet e Bashkuara dhe të kemi prodhim kyç këtu.” Ai shtoi: “Mendoj se kjo tregon shumë për udhëheqjen dhe fokusin tuaj mbi inovacionin.”
    Ngjarja ishte një përmbledhje e elitës së Silikon Valley, me 13 miliarderë në pjesëmarrje, dhe erdhi pas një samiti të organizuar nga zonja e parë mbi inteligjencën artificiale në edukim. Fillimisht, darka duhej të mbahej në Rose Garden, por u zhvendos në Sallën e Darkës për shkak të shiut.
    Trump e filloi darkën duke lavdëruar të pranishmit dhe duke e quajtur grupin: “me IQ shumë të lartë”, ndërsa liderët e teknologjisë shfrytëzuan mundësinë për të dhënë lavdërime të pakufizuara për presidentin. Edhe kritikët e mëparshëm si Bill Gates dhe Sam Altman falenderuan presidentin, me Altman që tha: “Mendoj se do të na vendosë për një periudhë të gjatë në krye të botës, dhe kjo nuk do të ndodhte pa udhëheqjen tuaj.”
    Drejtuesi i mëparshëm i Departamentit të Efikasitetit Qeveritar, Elon Musk, i njohur si “First Buddy”, mungoi në ngjarje.

    Top Channel