Tag: teknologjia

  • “Robotë humanoidë dhe çipi që ringjall trurin e njeriut”, eksperti i IT: Po luajmë me rolin e Zotit!

    “Robotë humanoidë dhe çipi që ringjall trurin e njeriut”, eksperti i IT: Po luajmë me rolin e Zotit!

    Në një epokë ku teknologjia po ecën përpara më shpejt se kuptimi njerëzor, eksperti i IT-së Erikleo Çepa solli në “Aldo Morning Show” zhvillimet më të fundit që po tronditin botën moderne.

    Nga robotët që lëvizin si njerëz e deri tek çipat që synojnë të ringjallin funksione të trurit, Çepa zbuloi për audiencën se sa pranë jemi tashmë kufijve që dikur konsideroheshin fantazi shkencore.

    Përballë këtyre arritjeve, pyetja e madhe që ngrihet është: a po e sfidon apo po e luan njeriu rolin e Zotit?

    Aldo: Teknologjia ecën përditë. Ajo që ne mendojmë si të re dhe që e dimë befas është bërë e vjetër sepse kanë ndryshuar gjërat. Ndër përditësimet e teknologjisë çfarë ka diçka të re që ne na trondit dhe na mahnit.

    Erikleo Çepa: Arritja e Elon Musk që për herë të parë arriti që të bëjë një robot që arrin të lëvizë si njeri. Sekreti i Zotit ka qenë tek gjymtyrët, por Musk e zbuloi dhe bëri një robotët të lëvizin tamam si njerëz, saqë nuk e kupton. Nga kjo arritje kaq e madhe njerëzit mendonin se ishte një njeri i maskuar si robot, saqë kompania e Elon Musk, arriti që të zbërthente robotin dhe t’i tregonte publikut që ishte robot.

    Aldo: Kanë nxjerrë dhe robotë që luajnë futboll?

    Erikleo Çepa: Po ke dhe të tillë robotë. Tani Kina është 300 vjet para gjithë botës. Kina ra automatizuar robotët e parë që të gatuajnë 200-300 pjata në orë.

    Aldo: Çfarë thua?! Po kjo puna e trurit, se deri tek zemra e dimë që zëvendësohet, por të zëvendësosh trurin?!

    Erikleo Çepa: Kjo është një pyetje e madhe që po bëjnë njerëzit. Por, teknologjia ka arritur që vetëm nga një çip bashkëngjitjet me një teknologji sa një mikrotelefon dhe vendos tek pjesa e trurit. Nëse ajo gjallesë apo njeri ka vdekur, ajo e jep një shtysë, elektrizim dhe e ngjall atë trup me të njëjtat kujtesa në të njëjtën orë që vdiq.

    Aldo: Me këtë që ti po thua ne po zëvendësojmë Zotin!

    Erikleo Çepa: Po luajmë me rolin e Zotit! Po!

  • Papa paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të dëmtojë cilësinë e kujdesit shëndetësor

    Papa paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të dëmtojë cilësinë e kujdesit shëndetësor

    Papa Leo XIV, gjatë Kongresit Ndërkombëtar “IA dhe Mjekësia: Sfida e Dinjitetit Njerëzor” të mbajtur në Romë, ka ngritur shqetësime mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në mjekësi dhe kujdesin shëndetësor.
    Ai paralajmëroi se teknologjia, nëse përdoret gabimisht, mund të shndërrohet në një mjet shkatërrues për jetën e individëve dhe shoqërive.
    “Asnjë teknologji nuk mund të zëvendësojë kontaktin njerëzor,” tha Papa Leo, duke theksuar se IA duhet të shërbejë për të përmirësuar marrëdhëniet mes pacientëve dhe mjekëve, jo për t’i gërryer ato. Ai ngriti gjithashtu çështjen e etikës dhe besimit, duke kujtuar se teknologjia nuk duhet të përdoret për ideologji anti-njerëzore.
    Ekspertët e shëndetësisë pranojnë se IA nuk mund të zëvendësojë marrëdhëniet ndërpersonale, por nënvizojnë se ajo ndihmon mjekët në diagnostikimin e hershëm, personalizimin e trajtimeve dhe uljen e ngarkesës rutinë. Studime tregojnë se mjetet digjitale, si njohja e të folurit, u kursejnë mjekëve deri në një orë në ditë – kohë që mund të përdoret për pacientët.
    Megjithatë, disa paralajmërojnë për efektet negative. Stefan Eichwalder nga Ministria e Shëndetësisë së Austrisë tha se përdorimi i të dhënave elektronike shpesh lidhet me stres dhe lodhje më të lartë tek mjekët, duke e cilësuar teknologjinë si një “pilulë të hidhur”.
    Shoqata COCIR ka theksuar se industria është e angazhuar për një IA etike dhe transparente, ndërsa studiuesi Grigori Rogge nga Universiteti i Witten nënvizoi se “skenari më i mirë është që IA të mbështesë, jo të zëvendësojë, marrëdhëniet mes mjekëve dhe pacientëve”.
    Papa Leo pranoi se inteligjenca artificiale sjell përfitime të rëndësishme në mjekësi, por paralajmëroi se pa respektimin e dinjitetit njerëzor dhe të mirës së përbashkët, nuk mund të quhet progres i vërtetë. Ai shtoi se përdorimi i IA ngre pyetje shqetësuese mbi aftësinë e njerëzimit për të kuptuar dhe përpunuar realitetin, duke kërkuar që teknologjia të mbetet gjithmonë në shërbim të njeriut.

  • Europa mobilizohet kundër dronëve, si teknologjia e re po ndryshon “lojën” e mbrojtjes

    Europa mobilizohet kundër dronëve, si teknologjia e re po ndryshon “lojën” e mbrojtjes

    Europa është në gjendje alarmi pasi fluturimet e dronëve në hapësirën ajrore të NATO-s arritën një shkallë të paprecedentë në shtator, duke shtyrë liderët europianë të bien dakord për ndërtimin e një “muri dronësh”.
    Euronews shkruan se në një magazinë qindra kilometra larg Ukrainës, punëtorët në veri të Danimarkës montojnë me kujdes pajisje kundër dronëve. Disa prej tyre do të eksportohen në Kiev për të bllokuar teknologjinë ruse në fushën e betejës, ndërsa të tjerat do të shpërndahen nëpër Europë për të luftuar një seri shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s që kanë shqetësuar kontinentin.
    Dy kompani daneze, të fokusuara më parë kryesisht në mbrojtje, raportojnë një rritje të klientëve të rinj që kërkojnë të mbrojnë aeroportet, baza ushtaraket dhe infrastrukturën kritike të vendeve të tyre, të gjitha objektiva të fluturimeve të dronëve javët e fundit.
    Teknologjia e radarëve për zbulimin e dronëve nga Weibel Scientific u vendos në Aeroportin e Kopenhagës përpara një samiti të rëndësishëm të BE-së, ku pamje të dronëve të paidentifikuar detyruan mbylljen e hapësirës ajrore për disa orë në shtator.
    Kompania MyDefence prodhon pajisje me radiofrekuencë që ndërpresin lidhjen mes dronit dhe pilotit, duke neutralizuar kërcënimin. “Bllokimi” i sinjaleve është i kufizuar dhe i rregulluar rreptësisht në BE, por përdoret gjerësisht në Ukrainë, ku lufta ka bërë që Rusia dhe Ukraina të përdorin dronë të lidhur me fibra optike për të shmangur ndërhyrjet.
    Rusia ka filluar të përdorë dronë sulmues me antena shtesë për të penguar përpjekjet ukrainase për bllokim.
    Rritja e shkeljeve të hapësirave ajrore me dronë
    Lufta me dronë u përshkallëzua pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Rusia ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe raketa, duke goditur hekurudha, centrale elektrike dhe qytete. Ukraina ka kundërsulmuar me dronë të prodhuar në vend, duke goditur objektiva ushtarake dhe energjetike brenda Rusisë.
    Europa është në alarm pasi fluturimet e dronëve në hapësirën ajrore të NATO-s u shtuan ndjeshëm në shtator, duke çuar në vendimin për ndërtimin e një “muri dronësh” përgjatë kufijve për të zbuluar, ndjekur dhe ndaluar dronët që shkelin hapësirën ajrore.
    Në nëntor, NATO njoftoi vendosjen e një sistemi të ri amerikan kundër dronëve në krahun lindor të aleancës. Pas një shkeljeje të hapësirës ajrore polake, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shpalli programin Eastern Sentry për të penguar shkeljet e mëtejshme nga Rusia.
    Disa zyrtarë europianë i përshkruan incidentet si testime nga Moska për të parë reagimin e NATO-s, duke ngritur pikëpyetje mbi gatishmërinë e aleancës. Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat si “të pabazuara”.
    Sfidat kryesore përfshijnë zbulimin e dronëve, që nganjëherë ngatërrohen me zogj ose avionë në sistemin e radarëve dhe neutralizimin e tyre me kosto të ulët.
    Andreas Graae nga Kolegji Mbretëror i Mbrojtjes në Danimarkë tha se ekziston një “shtytje e madhe” për të vendosur sisteme kundër dronëve në Europë përballë agresionit rus.

    ‘Makineritë para njerëzve’
    E themeluar në vitin 2013, MyDefence prodhon pajisje për mbrojtjen e aeroporteve, ndërtesave qeveritare dhe infrastrukturës kritike. Drejtori ekzekutiv Dan Hermansen e cilësoi luftën Rusi-Ukrainë si një “pikë kthese” për kompaninë.
    Mbi 2 mijë njësi të detektorit “Wingman” janë dërguar në Ukrainë që nga pushtimi. “Në Ukrainë kemi dëgjuar se duan të vendosin makineritë para njerëzve për të shpëtuar jetë,” tha Hermansen.
    MyDefence dyfishoi të ardhurat në vitin e kaluar në rreth 18.7 milionë dollarë (16.1 milionë euro). Fluturimet e dronëve këtë vit mbi pesë aeroporte daneze, përfshirë dy baza ushtarake, si dhe incidente të ngjashme në Rumani, Lituani dhe Norvegji, shtuan interesin për teknologjinë e tyre.
    Hermansen tha se këto episode ishin një “hapje sysh” për shumë vende europiane, duke e kthyer fokusin nga mbrojtja në sigurinë civile.

    Teknologjia e radarit kundër dronëve
    Në krahun lindor të NATO-s, Danimarka, Polonia dhe Rumania po vendosin sistemin amerikan Merops, aq i vogël sa futet në pjesën e pasme të një kamionçine. Ai përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar dhe ndjekur dronët kur komunikimet satelitore dhe elektronike janë të bllokuara.
    Qëllimi është që kufiri me Rusinë, nga Norvegjia në veri deri në Turqi në jug, të jetë aq i mbrojtur sa të pengojë çdo përpjekje për shkelje.
    Weibel Scientific, në veri të Kopenhagës, ka prodhuar radarë Doppler që nga vitet ’70. Teknologjia e tyre, që zakonisht përdoret në industrinë ajrore, tani po aplikohet për zbulimin e dronëve si në aeroportin e Kopenhagës.
    Radari përcakton shpejtësinë e objektit sipas ndryshimit të gjatësi-valës së sinjalit të reflektuar, duke mundësuar parashikimin e drejtimit të lëvizjes.
    Peter Røpke, drejtori ekzekutiv i Weibel, tha: “Lufta në Ukrainë dhe evolucioni i teknologjisë së dronëve kanë rritur ndjeshëm kërkesën për këtë produkt.”
    Këtë vit, Weibel siguroi një kontratë prej 65 milionë eurosh, më e madhja në historinë e saj. Fluturimet e dronëve dhe diskutimet për “murin e dronëve” e kanë shtuar edhe më tej kërkesën. Røpke tha se teknologjia e tyre mund të bëhet “komponent kyç” i çdo mburoje të ardhshme kundër dronëve.

  • Teknologjia ‘shkrihet’ me natyrën, robotët marrin formën e luleve

    Teknologjia ‘shkrihet’ me natyrën, robotët marrin formën e luleve

    Shkencëtarët e University of North Carolina kanë krijuar robotë mikroskopikë në formë lulesh që ndryshojnë formë dhe sjellje sipas mjedisit, njësoj si organizmat e gjallë. Këto “lule ADN-je” përbëhen nga kristale speciale që formohen nga shkrirja e ADN-së me materiale inorganike. Ato mund të palosen e shpalosen brenda disa sekondave, çka i rendit ndër materialet më dinamike të krijuara ndonjëherë në përmasa kaq të vogla.
    Çdo lule ADN-je vepron si një program i vogël kompjuteri që i tregon si të lëvizë dhe reagojë. Kur mjedisi ndryshon si për shembull aciditeti rritet ose ulet, lulja hapet, mbyllet ose shkakton një reaksion kimik. Kjo do të thotë se një ditë këta robotë mund të veprojnë vetë, nga transportimi i barjnave në organizëm deri te pastrimi i mbetjeve.
    “Njerëzve do t’u pëlqente që të kishin kapsula të zgjuara që aktivizojnë barnat automatikisht kur dallojnë sëmundje dhe ndalojnë kur shërohen. Në teori, kjo është e mundur me materialet tona që ndryshojnë formë”, tha Ronit Freeman. “Në të ardhmen, lulet e gëlltitshme apo të implementueshme mund të krijohen për të dërguar një sasi të caktuar barnash, të kryejnë një biopsi apo të largojnë një trombozë gjaku.”
    Ideja e luleve erdhi nga procese natyrore si hapja e petaleve, pulsimi i koraleve dhe indet që krijohen te organizmat e gjallë. Shkencëtarët dëshirojnë t’i kthejnë këto veçori në materiale artificiale.
    Çelësi i suksesit është vendosja e ADN-së brenda kristaleve si lule. Kur mjedisi bëhet acid, disa pjesë të ADN-së mbyllen fort dhe bashkë me to, edhe lulja. Kur kushtet e mjedisit normalizohen, ADN-ja zgjerohet dhe petalet hapen sërish. Kjo lëvizje e thjeshtë, por e fuqishme mund të përdoret në kontrollimin e reaksioneve kimike, përçimin dhe çlirimin e molekulave si dhe ndërveprimin me qelizat e indet.
    Edhe pse teknologjia është ende e hershme, një ditë këto lule mund të injektohen në trup për të shëruar tumoret.
    Përtej mjekësisë, mund të çlirohen agjentë pastrues në ujin e ndotur dhe të shpërbëhen pasi të jetë pastruar. Njëkohësisht mund të ruajnë sasi gjigante informacioni, deri në 2 trilionë GB në një lugë çaji.

  • Çmimi Nobel në Ekonomi 2025, si teknologjia e re mund të nxisë rritjen e qëndrueshme ekonomike

    Çmimi Nobel në Ekonomi 2025, si teknologjia e re mund të nxisë rritjen e qëndrueshme ekonomike

    Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’i japë Çmimin e Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit 2025 Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt, të cilët tregojnë se si teknologjia e re mund të nxisë rritjen e qëndrueshme ekonomike.Gjatë dy shekujve të fundit, për herë të parë në histori, bota ka përjetuar rritje të qëndrueshme ekonomike. Kjo ka nxjerrë nga varfëria një numër të madh njerëzish dhe ka hedhur themelet e mirëqenies sonë. Laureatët e këtij viti në shkencat ekonomike, Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt, shpjegojnë se si inovacioni ofron shtysën për përparim të mëtejshëm.Teknologjia përparon me shpejtësi dhe ndikon në jetën e të gjithëve, me produkte dhe metoda të reja prodhimi që zëvendësojnë të vjetrat në një cikël të pandërprerë. Kjo është baza e rritjes së qëndrueshme ekonomike, e cila sjell një standard më të lartë jetese, shëndeti dhe cilësie jete për njerëzit në mbarë botën.Megjithatë, kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Përkundrazi, stanjacioni ka qenë norma gjatë pjesës më të madhe të historisë njerëzore. Edhe pse ndonjëherë ndodhnin zbulime të rëndësishme që përmirësonin kushtet e jetesës dhe të ardhurat, rritja përfundimisht ndalej.Joel Mokyr përdori burime historike për të zbuluar pse rritja e qëndrueshme u bë gjendje normale në zhvillimin ekonomik. Ai tregoi se, për të ndodhur një proces i vazhdueshëm dhe vetëgjenerues inovacionesh, nuk mjafton të dimë që diçka funksionon – duhet gjithashtu të kemi shpjegime shkencore përse funksionon. Kjo pjesë mungonte shpesh përpara revolucionit industrial, gjë që e bënte të vështirë ndërtimin mbi shpikjet dhe zbulimet e reja. Mokyr gjithashtu theksoi rëndësinë që shoqëria të jetë e hapur ndaj ideve të reja dhe të pranojë ndryshimin.Ndërkohë, Philippe Aghion dhe Peter Howitt studiuan mekanizmat që qëndrojnë pas rritjes së qëndrueshme. Në një artikull të vitit 1992, ata ndërtuan një model matematikor për atë që quhet shkatërrim krijues (creative destruction): kur një produkt i ri dhe më i mirë hyn në treg, kompanitë që shesin versionet e vjetra humbasin. Inovacioni është krijues, sepse sjell diçka të re, por njëkohësisht edhe shkatërrues, sepse kompania teknologjia e së cilës bëhet e tejkaluar del nga gara.Në mënyra të ndryshme, laureatët tregojnë se si “shkatërrimi krijues” gjeneron konflikte që duhet të menaxhohen në mënyrë konstruktive. Përndryshe, inovacioni mund të bllokohet nga kompanitë e vendosura dhe grupet e interesit që rrezikojnë të humbasin pozitat e tyre.“Puna e laureatëve tregon se rritja ekonomike nuk mund të merret si e mirëqenë. Duhet të ruajmë mekanizmat që qëndrojnë në themel të shkatërrimit krijues, në mënyrë që të mos biem sërish në stanjacion,”– tha John Hassler, Kryetar i Komitetit për Çmimin në Shkencat Ekonomike.Vitin e kaluar, çmimi iu dha tre ekonomistëve — Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson — për kërkimet e tyre mbi arsyet pse disa vende janë të pasura e të tjera të varfra, duke treguar se shoqëritë më të lira dhe më të hapura kanë më shumë gjasa të zhvillohen.Ky çmim njihet zyrtarisht si “Çmimi i Bankës së Suedisë për Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobel”. Ai u themelua në vitin 1968 nga banka qendrore suedeze, si një homazh për Alfred Nobel-in, biznesmenin dhe kimistin e shekullit XIX që shpiku dinamitin dhe krijoi pesë çmimet origjinale Nobel.Që prej asaj kohe, çmimi është dhënë 56 herë dhe ka shpërblyer gjithsej 96 laureatë. Vetëm tre prej tyre kanë qenë gra.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tetori Rozë/ Ministrja virtuale Diella ‘shfaqet’ rozë: Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët të zbulojnë sëmundjen

    Tetori Rozë/ Ministrja virtuale Diella ‘shfaqet’ rozë: Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët të zbulojnë sëmundjen

    Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit tek vajzat dhe gratë.

    Ministrja virtuale, Diella, e ‘shfaqur’ e veshur me ngjyrë rozë, përmes një postimi në rrjete sociale, shprehet se inteligjenca artificiale dhe teknologjia ndihmojnë mjekët për të zbuluar sëmundjen.
    Pavarësisht se nuk është humane, Diella thekson se ‘arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur’.
    “Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë.
    Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.Unë jam Diella — dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim.
    Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur.
    Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim:Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë.”, shkruan ministrja virtuale.

    Top Channel

  • Ministrja Diella ‘shfaqet’ rozë: Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët të zbulojnë sëmundjen

    Ministrja Diella ‘shfaqet’ rozë: Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët të zbulojnë sëmundjen

    “Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë.
    Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.Unë jam Diella — dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim.
    Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur.
    Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim:Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë.”, shkruan ministrja virtuae.

  • Tendencë, teknologjia dhe AI po bëhen “nikoqirët” e shtëpive shqiptare

    Tendencë, teknologjia dhe AI po bëhen “nikoqirët” e shtëpive shqiptare

    Teksa ju jeni në zyrë punët tuaja të shtëpisë “bëhen vetë”. Kjo nuk ndodh figurativisht. Me një klik ju mund të kontrolloni pajisjet përmes aplikacioneve dhe të vendosni në punë lavatricen, sistemin e kondicionimit, robotin që pastron dyshemenë apo të nisni gatimin tuaj të radhës.Gjithmonë e më shumë shqiptarët po investojë tek pajisjet “e zgjuara”. Edhe pse kjo nuk është ende masive, është një tendencë që po vihet re gjithmonë e më shumë ndër blerjet që bëjnë konsumatorët pohuan operatorë të tregut për “Monitor”.Synimi i pajisjeve të avancuara është që të ofrojnë komoditet më të lartë për konsumatorët, të jenë më efikase por edhe më miqësore me mjedisin.Alexandros Kosenas, CEO Neptun tregon se pajisjet smart dhe integrimi i Inteligjencës Artificiale po merr gjithmonë e më shumë peshë në totalin e blerjeve që bëjnë konsumatorët.“Pajisjet smart të integruara me IoT (Internet of Things), veçoritë e drejtuara nga Inteligjenca Artificiale dhe aftësitë për monitorimin e energjisë po transformojnë industrinë. Përveç opsioneve të survejimit të shtëpisë, interesi për të cilat ka shënuar rritje të shpejtë në kërkesë, sot kemi frigoriferë që menaxhojnë inventarin dhe lavatriçe që optimizojnë ciklet e larjes bazuar në ngarkesën dhe llojin e rrobave, pra tashmë teknologjia po rishkruan komoditetin. Kontrolli zanor, përdorimi në distancë nëpërmjet telefonit dhe integrimi në ekosistemet e shtëpive smart janë gjithnjë e më të rëndësishme, shumë prej tyre tashmë kërkohen dhe përdoren edhe në tregun shqiptar” nënvizon z.Kosenas.Pajisjet elektroshtëpiake nuk po shihen më si pjesë të ndara në një shtëpi, por si një ekosistem inteligjent që lidhet ngushtë me jetën e përditshme të konsumatorit. Të paktën kështu shprehet Albi Avdiu, CEO Electromagic.“Një nga risitë më të mëdha që po transformon tregun e pajisjeve elektroshtëpiake është padyshim teknologjia smart. Pajisjet e sotme nuk janë më thjesht funksionale, por janë të integruara me sisteme inteligjente që i lejojnë përdoruesit t’i kontrollojnë në distancë, përmes aplikacioneve mobile ose asistentëve virtualë. Kjo do të thotë që konsumatori mund të ndezë lavastoviljen ose lavatriçen edhe kur nuk është në shtëpi, të kontrollojë frigoriferin për sasinë e produkteve ose të programojë kondicionerin sipas orareve të nevojshme” nënvizon ai.Markat kudo në botë po investojë gjithmonë e më shumë në aspektin inovativ në një garë agresive të një tregu që evolon shpejt./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tenderat me inteligjencë artificiale, Rama: Teknologjia i jep mundësi shteteve si ne që të bëjnë hapa që do të ishin të pamundura

    Tenderat me inteligjencë artificiale, Rama: Teknologjia i jep mundësi shteteve si ne që të bëjnë hapa që do të ishin të pamundura

    Në Tiranë është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se udhëtimi drejt BE-s është më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar.

    “Nga njëra anë kemi procesin e BE, që është përtej pjesës politike, por nga ana teknike është bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohuritë. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë, për t’u rritur në një shtet ku institucionet funksionojnë si në Itali apo një vend tjetër mesdhetar. Procesi për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar”, tha Rama.
    Kryeministri u ndal edhe në rëndësinë e përdorimit të teknologjisë për një mirë qeverisje në shërbim të qytetarëve.
    “Teknologjia e re mund të na japë shteteve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që do ishin të pamundur. Nëse nuk do ishte e zbatueshme teknologjia, si do ishim ne në gjendje që të ofronim shërbime online? Ne kemi krijuar një model që funksionon për ne, përmes AI, dhe do ishte e pamundur pa teknologjinë. Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe synojmë të kemi modelin e parë në Europë të prokurimeve publike nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A te ZH”, shtoi ai
     

    Top Channel

  • Firma e inteligjencës artificiale thotë se teknologjia e saj është ‘armatosur’ nga hakerët

    Firma e inteligjencës artificiale thotë se teknologjia e saj është ‘armatosur’ nga hakerët

    Kompania amerikane e inteligjencës artificiale (IA) Anthropic thotë se teknologjia e saj është “armatosur” nga hakerët për të kryer sulme kibernetike të sofistikuara.

    Anthropic, e cila ka krijuar chatbot-in Claude, thotë se mjetet e saj janë përdorur nga hakerët për të kryer vjedhje dhe shantazh në shkallë të gjerë të të dhënave personale.

    Kompania tha se IA e saj është përdorur për të ndihmuar në shkrimin e kodit që më pas u përdor në sulmet kibernetike, ndërsa në një rast tjetër, mashtrues nga Koreja e Veriut përdorën Claude për të aplikuar në mënyrë të rreme për punë në distancë në kompani të mëdha amerikane.

    Anthropic thotë se ka arritur të ndërpresë aktivitetin e këtyre aktorëve kërcënues dhe i ka raportuar rastet tek autoritetet, si dhe ka përmirësuar mjetet e saj të zbulimit.

    Përdorimi i IA-së për të ndihmuar në shkrimin e kodit është rritur në popullaritet ndërsa teknologjia bëhet më e fuqishme dhe më e aksesueshme.

    Anthropic thotë se ka zbuluar një rast të ashtuquajtur “sulmi nëpërmjet atmosferës së përgjithshme (vibe hacking)”, ku IA e saj është përdorur për të shkruar kod që mund të hakonte të paktën 17 organizata të ndryshme, përfshirë institucione qeveritare.

    Kompania tha se hakerët “e përdorën IA-në në një nivel që ne besojmë se është i paparë deri më tani”.

    Ata përdorën Claude për të marrë vendime si taktike ashtu edhe strategjike, si për shembull për të vendosur se cilat të dhëna të grabiten dhe si të përpilojnë mesazhe shantazhi të synuara psikologjikisht.

    IA madje sugjeroi edhe shumën e shpërblesës (ransom) që t’u kërkohej viktimave.

    IA agjentike, ku teknologjia vepron në mënyrë autonome, është promovuar si hapi i radhës në këtë fushë.

    Por këto shembuj tregojnë disa nga rreziqet që këto mjete të fuqishme paraqesin për viktimat e mundshme të krimit kibernetik.

    Përdorimi i IA-së bën që koha e nevojshme për të shfrytëzuar dobësitë në sigurinë kibernetike të zvogëlohet me shpejtësi, tha Alina Timofeeva, këshilltare për krimin kibernetik dhe IA.

    “Zbulimi dhe parandalimi duhet të kalojnë në një qasje proaktive dhe parandaluese, jo reaktive pasi dëmi të jetë bërë”, shtoi ajo.

    Por nuk është vetëm krimi kibernetik ku po përdoret kjo teknologji.

    Anthropic tha se “operativë nga Koreja e Veriut” përdorën modelet e saj për të krijuar profile të rreme për të aplikuar për punë në distancë në kompani amerikane të Fortune 500.

    Përdorimi i punës në distancë për të fituar akses në sistemet e kompanive është i njohur tashmë, por Anthropic thotë se përdorimi i IA në këtë skemë mashtruese është një fazë krejtësisht e re e këtyre mashtrimeve punësimi.

    Ajo thotë se IA është përdorur për të shkruar aplikime pune dhe, pasi mashtruesit janë punësuar, është përdorur për përkthimin e mesazheve dhe shkrimin e kodit.

    Shpesh, punëtorët nga Koreja e Veriut janë “të izoluar nga bota e jashtme, si nga ana kulturore ashtu edhe teknologjike, duke e bërë të vështirë për ta realizimin e kësaj mashtrimi”, tha Geoff White, bashkë-prezantues i podcast-it të BBC-së “The Lazarus Heist”.

    “IA agjentike mund t’i ndihmojë ata të kapërcejnë këto barriera dhe të punësohen,” tha ai.

    “Punëdhënësi i tyre i ri, në mënyrë të pavetëdijshme, bie ndesh me sanksionet ndërkombëtare duke i paguar një qytetar koreano-verior.”

    Por ai shtoi se IA aktualisht nuk po krijon valë krejtësisht të reja krimi, pasi shumica e sulmeve ransomware ende ndodhin përmes metodave të zakonshme, si email-et mashtruese (phishing) dhe shfrytëzimi i dobësive në softuer.

    “Organizatat duhet të kuptojnë se IA është një depo informacioni konfidencial që duhet mbrojtur njësoj si çdo sistem tjetër ruajtjeje,” tha Nivedita Murthy, konsulente e lartë për sigurinë në firmën e sigurisë kibernetike Black Duck./BBC/KultPlus.com