Tag: teknikut

  • Mungon Ilir Daja, FSHF zbulon katër trajnerët e nominuar për më të mirin e vitit

    Mungon Ilir Daja, FSHF zbulon katër trajnerët e nominuar për më të mirin e vitit

    Një nga trofetë që do të shpërndahet në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai i “Trajnerit të Vitit”, për të vlerësuar timonierin më të mirë të këtij viti.
    Gara për të fituar këtë trofe do të jetë mes trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, teknikut të Egnatias, Edlir Tetova, trajnerit të Bylisit, Mirel Josa dhe teknikut të AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovi?.

    Bie në sy mungesa e trajnerit Ilir Daja mes të nominuarve. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon, ndërsa u kualifikua në “Final Four” dhe ishte trajneri më i suksesshëm nga Superiorja në Europë.
    Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.

  • Testi/ Laçi mund Partizanin, vendos Myrta

    Testi/ Laçi mund Partizanin, vendos Myrta

    Partizani B i Kategorisë së Dytë dhe Laçi i së Parës, u takuan sot në Kompleksin “Partizani” në një test miqësor. Takimi nisi në 10:30 me të dyja skuadrat që më së shumti e patën vëmendjen te kontigjenti në dispozicion. Të kuqtë e teknikut Oltijon Kernaja përballuan mirë në 45′ e para të dominuara nga kurbinasit.

    Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52′, bardhezinjtë e teknikut Riu Amorim shënuan golin e parë dhe të vetëm me Olsi Myrtën për 0-1 final.

    Kjo ishte miqësorja e tretë e laçianëve të cilët më parë kishin barazuar 3-3 me Kukësin dhe mundur në Peshkopi me Korabin 2-0./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin