Tag: tekniko

  • “Ministri nuk merret me çështje ushtarake”/ Gërdeci, Mediu kundërshton në GJKKO, aktekspertizën tekniko-ushtarake

    “Ministri nuk merret me çështje ushtarake”/ Gërdeci, Mediu kundërshton në GJKKO, aktekspertizën tekniko-ushtarake

    Në Gjykatën e Posaçme vijoi procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit. Gjatë seancës Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak.
    Mediu tha se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist. Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.
    “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, tha ai.

  • Bilancet e ujit, ERRU: Problem raportimi, bëhet mbi vlerësime jo me matje konkrete

    Bilancet e ujit, ERRU: Problem raportimi, bëhet mbi vlerësime jo me matje konkrete

    Përmirësimet që ka sjellë reforma e bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha nuk ka arritur në fakt ende të prekë në thelb raportimin e bilanceve të tyre.Enti Rregullator i Ujit i referohet të dhënave tekniko-ekonomike të ndërmarrjeve të cilat duhet të përmirësohen më tej në disa tregues duke raportuar të dhëna faktike apo me matje konkrete dhe jo vlerësime.“Pasaktësi jo të vogla konstatohen në drejtim të të dhënave tekniko-ekonomike si ato në bilancet e ujit që shoqëritë dorëzojnë pranë ERRU-së, të cilët hartohen me vlerësime dhe jo me instrumente matëse.Kjo kryesisht për shkak të mungesës së ujëmatësve të mëdhenj në pikat kyçe të sistemeve të furnizimit me ujë. Si rezultat, Uji Pa të Ardhura, si treguesi kryesor i performancës së sektorit mund të rezultojë me shkallë relativisht jo të vogël pasaktësie.Gjithashtu, pasaktësi konstatohen edhe në raportimet që bëjnë shoqëritë në drejtim të arkëtimeve të detyrimeve korrente dhe atyre të prapambetura, mbi bazën e të cilave llogariten treguesit e Norma e Arkëtimit Korrente dhe ajo e Përgjithshme” raporton ERRU.Enti nënvizon se u ka rekomanduar në mënyrë të vazhdueshme drejtuesve të shoqërive UK nevojën për caktimin e një personi përgjegjës për raportimin e të dhënave tekniko ekonomike pranë ERRU dhe çdo institucioni tjetër të interesuar në mënyrë që të dhënat e raportuara prej tyre të jenë të njëjta për secilën palë duke pasqyruar kështu situatën reale të shoqërisë.Deri më tani janë krijuar 14 shoqëri nga 15 që duhet të finalizoheshin sipas reformës së agregimit.Pak ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se kjo reformë do të kalojë në një fazë të dytë ku parashikohet krijimi i Operatorit Kombëtar të Ujit.Ky model i ri që do të adoptohet në sektor do të jetë i ngjashëm me skemën që funksionon sot sektori i energjisë.Krijohet Operatori Kombëtar i Ujit, gati faza e dytë e reformës, plan masash për abuzimetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.