Në një editorial të publikuar në “Gazzetta dello Sport”, trajneri i njohur Fabio Capello ka ndarë mendimin e tij mbi lëvizjet që Milani duhet të bëjë këtë verë: “Duhet të shtohen dy ose tre lojtarë të nivelit të lartë, që të bëjnë vërtet diferencën.
Nuk ka nevojë për revolucion të plotë. Ka shumë diferencë mes Milanit të këtij sezoni dhe asaj që pamë në pjesën e dytë kundër Interit. Atje tregoi se mund të jetë një skuadër e vërtetë, me cilësi që deri tani nuk i kishte shfaqur aspak”.
Maignan, duhet të konfirmohet: “Duhet filluar me lojtarët që janë në ekip, të nxirret më e mira nga ata. Personalisht e ndryshoj ekipin vetëm nëse gjej një lojtar shumë më të mirë se ata që kam tashmë.
Maignan është rikuperuar dhe më pëlqen, është e vështirë të gjesh dikë më të mirë, pa shpenzuar shumë para. Nuk kam dyshime, do ta konfirmoja. Kam konstatuar një vendosmëri të madhe te Pavlovic, pastaj më vjen në mendje Tomori. Pse ishte jashtë planit anglezi? Më habit që deri tani nuk është marrë parasysh”.
Një mendim edhe për Theo Hernandez: “Për atë, çështja nuk është teknike. Varet nga ajo që ka në kokë, nëse duhet të jetë i paaftë si këtë sezon apo… Në krahun e majtë të Milanit ka qenë një nga pikat e forta të skuadrës, këtë sezon e kam parë të humbur nga shpërfillja. Nëse Theo ka dëshirë, një lojtar me atë cilësi dhe shpejtësi ku mund ta gjesh…”
Tag: teknike
-

Capello kundër “revolucioneve” te Milani: Për Theo nuk është çështje teknike, Maignan të konfirmohet
-

Kthupi i ‘Djathtas për Zhvillim’: Do kërkojmë rinumërimin e çdo vote! Qeveri teknike pas 11 majit
Kandidati për deputet i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ në qarkun e Durrësit, Rezart Kthupi, është shprehur se nëse preket vota e tyre në 11 maj, do të kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave.
Komentet Kthupi i bëri gjatë një interviste në ‘Ditari i Fundjavës’ me gazetarin Erion Dushi në A2 CNN, ku paralajmëroi se të gjithë ata që prekin votën e qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit.
Ai tha gjithashtu se misioni i subjekteve të vogla politike në këto zgjedhje është që të pamundësojnë që PS dhe PD të arrijnë 71 mandate për ta formuar të vetëm qeverinë. Me pas sipas tij vendi do të kalojë në një qeverisje teknike dhe do të bëhen ndryshimet kushtetuese për kodin zgjedhor
“Nëse kam një detyrim, është ndaj sime bije që gjërat në Shqipëri të përmirësohen. Nëse kemi bërë disa beteja këto vitet e fundit, i kemi bërë me qëllimin për të bërë një ndryshim në jetën e qytetarëve.
Kemi tentuar të bashkohemi edhe me partitë e tjera për të formuar një pol të tretë, por na mungoi pjekuria politike dhe nuk arritëm të tejkalonim këto interesat e ngushta. Një pol i tretë do të ishte elektoralisht zgjidhja më e mirë kundër 2 dinozaurve të politikës. Votat këtu numërohen nga 2 partitë e mëdha. Edhe votat e shqiptarëve jashtë shqipërisë votohen nga 2 partitë e mëdha.
Ajo që duam të bëjmë është që të pamundësojmë PS dhe PD që të marrin një shumicë qeverisëse dhe pastaj të shembim këtë sistem duke ndërtuar një kod të ri elektoral dhe së dyti duke kaluar në një periudhë qeverisjeje teknike në Shqipëri.
Ajo që ka ndodhur vazhdimisht gjatë numërimit të votave, është deformimi i vullnetit të qytetarëve. Ajo që po u themi ne qytetarëve sot është se në momentin kur numërimi të numërojë, ne do të kërkojmë rinumërimin e të gjithë votave. Ta kenë parasysh që do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit”, tha Kthupi. -

VIDEO/ Nënstacioni i Kuçovës, zv/kryeministrja Balluku: Energji pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se çdo investim në sektorin energjetik ka në fokus përmirësimin e cilësisë së furnizimit, por edhe uljen e humbjeve në rrjet.
”Investimi në nënstacionin e ri elektrik të Kuçovës, synon fuqizimin e rrjetit për t’i ofruar shërbim mbi 15 500 abonentëve. Një shërbim për furnizimin me energji pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë. Është shumë e rëndësishme që teksa fuqizojmë furnizimin, nga ana tjetër ulim humbjet teknike, që në 2013, i gjetëm në nivelin 50% dhe në vitin 2024 kemi arritur të ulim humbjet në shifrën historike 17,9%”,-tha Balluku.Po ashtu ministrja Balluku shpjegoi se çdo të thotë të kemi 1% më pak humbje. ”Vetëm gjatë vitit 2023-2024, OSHEE Group ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme sistemin e shpërndarjes, duke investuar për uljen e humbjeve teknike në rrjet të energjisë.
1% më pak humbje teknike në rrjet do të thotë 8 milionë euro të kursyera. Mendoni në 2013, 50% humbje teknike. Në këtë periudhë 1-vjeçare me 1% humbje më pak, pra me 8 milionë euro plus, bashkë me kursimet e tjera të ardhura nga mirëmenaxhimi i energjisë nga OSHEE Group, ia kemi dalë të ulim çmimin e energjisë me 10,5% për 1 milion e 70 mijë abonentë për vitin 2025”.