Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit zhvilloi edicionin e tretë të seminarit të posaçëm për trajnerët e portierëve, një aktivitet që synon të rrisë standardet e trajnimit dhe të forcojë rolin e portierit në futbollin shqiptar. Seminari solli në fokus themelet teknike, taktike, psikologjike dhe karakteriale që ndikojnë në zhvillimin e portierëve të së ardhmes. Ky seminar u zhvillua në një formë të kombinuar, duke përfshirë pjesën teorike dhe stërvitjen praktike në fushë.
Në këtë edicion morën pjesë dy lektorë ndërkombëtarë të njohur, Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy, dhe Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio, të cilët ndanë përvojën dhe metodologjinë e tyre me trajnerët shqiptarë.
Amoroso trajtoi temën: “Stërvitja e portierit në situata loje dhe rëndësia e lidhjes me skuadrën në kategoritë konkurruese (U15 – U18)”, ndërsa Pedretti foli për “Organizimin e stërvitjes për të bërë protagonistë portierët e rinj në kategoritë konkurruese (U10 – U14)”.
Të dy lektorët dhanë një prononcim për fshf.org, ku shpjeguan temat që diskutuan dhe qëllimin e këtij seminari, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të trajnerëve dhe portierëve të rinj në futbollin shqiptar.
“Do të punojmë me portierët në fushë, për kategoritë U-14 deri në U-9, pra deri te fëmijët e vegjël. Do të mundohemi të thellohemi te rëndësia e përfshirjes së fëmijëve dhe portierëve gjatë stërvitjes, për t’i bërë protagonistë të eksperiencave të tyre. T’i bëjmë të provojmë sa më shumë gjeste teknike, metoda stërvitje, për të parë se si mund të mësohen disa gjeste teknike specifike e për t’i përmirësuar më pas në rrugëtimin e tyre të rritjes si portierë”, – tha Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio.
“Është gjithmonë bukur të ndash eksperiencat e punës, po ashtu edhe metodologjinë, sepse është një rritje si për ne që jemi këtu si trajnerë, por edhe për trajnerët që janë këtu për të na dëgjuar. E falënderojmë si klub Federatën Shiptare të Futbollit që na ka ftuar, sepse si përherë është një pikë rritje për të gjithë.
Sot fokusi kryesor është mbi sektorin e të rijnve, ku do të flas për metodologjinë tonë të skuadrave të moshave, sidomos për U15, U16, U17 dhe U18. Ky është fokusi kryesor i ditës, për sa i përket prezantimit tim, por nuk është asgjë më shumë se një ndarje e mënyrës se si ne punojmë, pa pretenduar që do t’i mësojmë diçka dikujt, por thjesht duke vënë në dispozicion njohuritë tona me trajnerët shqiptarë që janë prezentë sot”, – tha Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy.
Ky seminar forcon angazhimin e FSHF-së për avancimin e trajnimit të portierëve dhe zhvillimin profesional të trajnerëve shqiptarë, duke krijuar një hapësirë shkëmbimi dhe rritjeje për ekspertët e futbollit.
Tag: teknike
-

Seminari për trajnerët e portierëve, marrin pjesë lektorët ndërkombëtarë
-

Gjeografia Teknike, disiplinë shkencore në shërbim të kombit
Nga Dr.Adriatik BALLA
Gjeografia shqiptare ka hyrë në një fazë të re të analizave të saj, gjë që lidhet me përparimin e madh teknologjik dhe shpejtësinë e rritur të përpunimit të informacionit. Sa më të sakta të jenë të dhënat dhe sa më të avancuara të jenë teknikat aq më cilësor do të jetë produkti i gjeografëve. Në studimet e shumë autorëve është thënë se teknologjia gjeospaciale, së bashku me bioteknologjitë dhe nanoteknologjitë, shënojnë një nga tri teknologjitë kryesore që do të formojnë zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe shoqërisë në vitet në vijim. Pra, siç shihet, gjeografia është në këtë vorbull të madhe të zhvillimit dhe gjeografia shqiptare duhet të përshtatet me këtë trend të pazakontë të shpërthimit të informacionit gjeohapësinor. Ishte kjo kërkesë e kohës dhe tentativa e gjeografisë shqiptare për ridimensionim, që solli pedagogë dhe studiues të gjeografisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në një tryezë shkencore me temë: “Vendi i gjeografisë teknike në shkencën gjeografike”, ku u shpalosën edhe disa punime si shembuj të aplikimit të suksesshëm të teknikave gjeografike.
Një kapitull i ri në gjeografinë shqiptare
Nga fjala e drejtuesit të veprimtarisë, prof.dr. Pal Nikolli
Hapja e veprimtarisë u bë nga Prof.dr. Pal Nikolli, hartograf, njëherësh pedagog në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës. Ai e vlerësoi tryezën shkencore si pjesë të procesit për të krijuar një platformë të integruar të kërkimit gjeohapësinor, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe formimit të brezit të ri të studiuesve që do të udhëheqin tranzicionin digjital të territorit. “Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin shkencor shqiptar, sepse gjeografia trajtohet jo thjesht si disiplinë deskriptive, por si shkencë teknike, inteligjente, strategjike dhe vendimmarrëse. Jemi në një epokë kur fuqia e një kombi nuk matet më vetëm me territorin fizik apo burimet natyrore, por me aftësinë për ta lexuar, analizuar dhe menaxhuar në mënyrë inteligjente hapësirën. Sot, gjeografia teknike – përmes GIS-it, analizës hapësinore, të dhënave satelitore dhe inteligjencës artificiale – është shndërruar në instrumentin kryesor të zhvillimit dhe sigurisë kombëtare”, – tha profesor Nikolli që në nisje të fjalës së tij.
Më tej ai vuri në dukje nevojën për analizë të saktë numerike, modelim hapësinor dhe skenarizim prognostik, të cilat janë pikërisht thelbi i gjeografisë teknike. Sipas tij, gjeografia teknike i jep shtetit mjetin për të parë të ardhmen. Ajo ndihmon në hartimin e politikave territoriale dhe urbane mbi baza shkencore, jo thjesht mbi intuitë politike; Përcaktimin e potencialeve ekonomike, si energjia, burimet minerare, toka bujqësore dhe turizmi natyror; Menaxhimin e rreziqeve, duke ndërtuar sisteme të paralajmërimit të hershëm për përmbytje, erozion, rrëshqitje dherash apo zjarre pyjore; Orientimin e investimeve strategjike, bazuar në të dhëna të sakta dhe të verifikueshme teknologjikisht. Prof. Nikolli çmoi kujdesin e Akademisë së Shkencave, e cila po udhëheq një vizion të ri me fokus kthimin e gjeografisë në një shkencë të aplikueshme dhe të domosdoshme për shtetin modern.
“Kjo tryezë është pjesë e procesit për të krijuar një platformë të integruar të kërkimit gjeohapësinor, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe formimit të brezit të ri të studiuesve që do të udhëheqin tranzicionin digjital të territorit”, nënvizoi ai. Më tej ai vuri në dukje se tryeza shënon fillimin e një paradigme të re shkencore, ku hidhen bazat e një orientimi të ri, pasi gjeografia teknike jo vetëm studion territorin, por e administron, mbron dhe transformon atë. Prof.Nikolli tha se Gjeografia Teknike duhet të zërë vend në programet universitare, politikat publike, projektet kërkimore dhe strategjitë qeveritare. “Sot, ne nuk po organizojmë vetëm një aktivitet shkencor – sot ne po hapim një kapitull të ri për gjeografinë shqiptare”, theksoi në fund të fjalës së tij prof.dr.Pal Nikolli.
Synimet e tryezës dhe apeli ndaj institucioneve
Në mënyrë të përmbledhur nga ajo që ndodhi të martën në takimin e gjeografëve dhe zbulimin e risive mbi teknikat gjeografike, nga mjediset e Akademisë së Shkencave, drejtuesit e veprimtarisë dhe autorët e kumtesave dalluan dhe apeluan: Gjeografia teknike është tashmë pjesë e arkitekturës kombëtare të vendimmarrjes; Shkenca gjeografike shqiptare duhet të ngrihet në një nivel të ri europian dhe ndërkombëtar; Institucionet shtetërore, akademike dhe shkencore duhet të ndërveprojnë për të krijuar një sistem kombëtar të të dhënave hapësinore. Nga ajo çfarë u tha dhe u kërkua nga kjo tryezë shkencore ishte se sot gjeografia trajtohet jo thjesht si disiplinë deskriptive, por si shkencë teknike, inteligjente, strategjike dhe vendimmarrëse.
Vendimmarrësit duhet të kuptojnë se në dekadat e fundit, hapësira shqiptare ka përjetuar ndryshime të shpejta, si urbanizim intensiv, shpërdorim të territorit, zhvendosje demografike, presion mbi resurset natyrore dhe sfida të reja klimaterike. Asnjë nga këto fenomene nuk mund të kuptohet apo menaxhohet me mjete tradicionale, ndaj është domosdoshmëri përdorimi i teknikave gjeografike dhe fuqizimi i gjeografisë teknike si degë shkencore brenda trungut gjeografik.Qëndrimi i profesor Qiriazit nga Njësia e Kërkimit Gjeografik të ASH
Me peshë ishte në këtë takim edhe fjala e drejtuesit të Njësisë së Përkohshme të Kërkimit Gjeografik, Prof.dr.Perikli Qiriazi, i cili vlerësoi punën e qendrës që drejton në realizimin e mjaft veprimtarive shkencore për vitin 2025. Ai e konsideroi njësinë një strukturë të qëndrueshme dhe efikase në kërkimin shkencor në fushën e gjeografisë. “Vendi, stadi aktual i zhvillimit përballet me sfida të mëdha, si ashpërsimi i problemeve mjedisore, ngrohja globale e klimës, përmbytjet, thatësirat e tejzgjatura; kriza e plazheve dhe e ujit; dëmtimi i ekositemeve dhe i biodiversitetit; plakja e popullsisë dhe e shkretimit të plotë demografik i krahinave malore e kodrinore; mbipopullim i qendrave urbane fushore; rritja e vazhdueshme pabarazive në zhvillimin social e ekonomik etj. Ndaj, zgjidhja e këtyre problemeve të mëdha kërkon ndihmesën e studimeve të thelluara gjeografike dhe të disa shkencave natyrore, sociale, ekonomike, politike etj. Këto studime të përbashkëta, përmes teknologjive moderne të informacionit hapësinor të gjeografisë teknike, do të siguronin mbështetjen shkencore të menaxhimit territorial, mjedisor, demografik dhe zhvillimor; do të ndihmonin në ndërtimin e strategjive dhe programeve konkrete për zhvillimin e qendrueshëm socioekonomik.
Përmes zbatimit të metodave, instrumentave, teknikave e teknologjive të avancuara gjeohapësinore topografike, kartografike, fotogrametrike, sistemit të pozicionimit global (GPS), Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS), teledetektimit (remote sensing), gjeografia teknike siguron matje shumë të shpejta dhe të sakta të koeficientëve apo parametrave gjeografikë dhe, me vlerat e tyre, ndërton harta e grafikë dixhitalë. Të gjitha këto mundësojnë përpunimin dhe vizualizimin e të dhënave hapësinore me saktësi shkencore; interpretime tekniko-shkencore të shtrirjes hapësinore dhe ndryshimeve në kohë i dukurive gjeografike; mundësojnë analiza shkencore gjeohapësinore, që i shërbejnë zgjerimit, thellimit dhe argumentimit shkencor të konkluzioneve dhe zbatimit të tyre konkret për zgjidhjen e sfidave të mëdha të kohës së sotme”, tha ndër të tjera prof.Qiriazi. Më tej ai përmendi disa punime cilësore ku ishin zbatuar teknikat gjeografike, apeloi për përditësimin e monografisë “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”, “Popullsia e Shqipërisë” etj, dhe kërkoi një studim kompleks me pjesëmarrje të gjerë për “Gjeografinë Mbarëkombëtare”.Projekti kyesor i vitit 2026 ku do të përdoren teknikat gjeografike
Përdorimi në rritje i teknikave të reja gjeografike ka nxitur Njësinë e Kërkimeve Gjeografike pranë Akademisë, që në bashkëpunim me Universitetin e Durrësit dhe me katedrën e Gjeomatikës në Universitetin Politeknik të ideojnë një projekt për studimin e kapaciteteve mbajtëse turistike të disa zonave në Shqipëri. Prof.Qiriazi e quajti këtë me shumë vlerë dhe insistoj në bashkëpunim. “Tani është koha kur ne, duke njohur deri në detaje këto teknologji moderne, të ofruara nga gjeografia teknike, duhet të kalojmë në përdorimin konkret të metodave tekniko-shkencore të saj. Me këtë rast propozoj studimin e problemeve komplekse të turizmit të qendrueshëm në vendin tonë, të diktuar nga zhvillimi spontan, kaotik i turizmit masiv, me pasoja rënuese në mjedisin natyror, social, kulturor (rasti i Thethit etj).
Nisur nga kjo, në draftprogramin e punës së NJKGJ, për vitin 2026, është parashikuar projekti “Përcaktimi i kapaciteteve mbajtëse të ngarkesës turistike në peizazhet natyrore dhe sociale në vendit tonë (rasti peizazhit të një siti bregdetar, malor e urban), duke përdorur teknologjitë e avancuara GIS dhe Drone”. Ky projekt do të aplikohet në AKSHI dhe do të realizohet nga NJKGJ, në bashkëpunim me Departamentin e Gjeomatikës së UPT dhe me Departamentin e Turizmit të UD. Në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, vlerësimi i kapaciteteve mbajtëse turistike përbën një proces thelbësor për të siguruar ekuilibrin ndërmjet shfrytëzimit ekonomik të peizazhit dhe ruajtjes së integritetit mjedisor e kulturor. Në këtë drejtim, gjeografia teknike ofron bazën metodologjike dhe instrumentale për të realizuar analiza të sakta hapësinore, si u tha, përmes përdorimit të teknologjive moderne gjeoinformative si GIS, teledetektimi, kartografia digjitale dhe modelimi topografik”, shtoi Qiriazi.
Inteligjenca Artificiale si mundësi në Gjeografinë Teknike
Prof.Qiriazi nënvizoi më tej se, sikurse në shumë fusha, Inteligjenca Artifiaciale (AI) mund të përdoret me efikasitet në Gjeografinë Teknike. “Vetëm së bashku, të gjithë gjeografët, përfshi edhe ata të hapësirës mbarëkombëtare, ne do të thellojmë e zgjerojmë studimet gjeografike dhe do të krijojmë kushtet për ta kthyer Njësinë tonë në Institut të kërkimeve gjeografike, duke plotësuar dëshirën e gjithë gjeografëve dhe duke siguruar vijimsinë e gjeografisë sonë. Garanci për këtë janë studiuesit e afirmuar dhe me kontribute të mëdha shkencore, midis tyre edhe shumë të rinj të aftë dhe të talentuar”, shtoi prof. Qiriazi.
Kumtesat – Studiuesit sjellin shembuj analizash në GjeografinëTeknike
Në tryezën e akademisë, u prezantuan 8 kumtesa, secila me vlera të veçanta sa i takon tematikës dhe prurjeve shkencore. Ajo që binte në sy ishte pjesëmarrja pothuajse e balancuar mes studiuesve nga Shqipëria dhe atyre të Kosovës. Kjo i dha një dimension kombëtar këtij takimi shkencor.
Prof.dr.Pal Nikolli në bashkëpunim me Prof.asoc.dr. Ismail Kabashi dhe Prof.asoc.dr. Ferim Gashi sollën një përmbledhje mbi Gjeografinë Teknike dhe zhvillimin e saj në Shqipëri. Profesor Nikolli dhe Prof.Gashi, së bashku me MSc.Edon Shemsedini sollën një studim mbi rolin e Gjeografisë Teknike në vlerësimin e ndryshimeve hapësinore dhe ndërtimeve; analizë përmes LU/LC dhe NDBI në Tiranë, Prishtinë dhe Prizren. Prof.dr. Bilal Draçi dhe Dr.Enkela Begu sollën studimin me temë “Gjeografia Humane bashkëkohore në epokën e teknologjisë së informacionit digjital”. Dr. Sami Duraku në bashkëpunim me Prof.asoc.dr. Ferim Gashin, sollën temën “Analiza hapësinore e burimeve minerale në Kosovë përmes GIS”. Dr. Adriatik Balla dhe Dr.Florian Fusha sollën studimin me temë “Përdorimi i disa teknikave gjeografike në analizat komplekse të liqeneve alpine në Shqipëri – Arritje dhe sfida”. MSc.Amir Rexha solli studimin me temë “Gjeografia Teknike dhe realiteti i shtuar për monitorimin inteligjent të infrastrukturës së ujit”. Kurse MSc.Edon Shemsedini dhe MSc.Shkumbin Lushaj sollën studimin me temë “Analizë gjeohapësinore e potencialit të energjisë së erës në parqet kombëtare të Kosovës”.
Pas prezantimit të kumtesave, të pranishmit patën një diskutim të zgjeruar për problemet e ngritura. U vu theksi tek nevoja që të dhënat të jenë të hapura e serioze nga institucione të çertifikuara dhe kuadri i dalë nga shkollat sa më i përgatitur. Vetëm kështu do të kemi studime të thelluara shkencore dhe në shërbim të komunitetit, vendit e kombit tonë.
-

Çfarë është Poseidoni, droni nënujor me energji bërthamore që Putini e quan “të pakrahasueshëm”?
Në mungesë të detajeve zyrtare, aftësitë teknike dhe operacionale të sistemit mbeten objekt i vlerësimeve dhe analizave të pavarura dhe mediat ndërkombëtare kanë bërë një përmbledhje e karakteristikave, qëllimit dhe krahasimit të tij me armët perëndimore.
Çfarë është Poseidoni: mjeti nënujor me energji bërthamore i Rusisë?
Poseidon është një mjet nënujor pa pilot, me energji bërthamore, i projektuar për të vepruar në mënyrë autonome në thellësi të mëdha. I njohur gjithashtu si Status-6 ose Kanyon në klasifikimin e NATO-s, ai konsiderohet si një nga projektet më ambicioze në arsenalin strategjik rus. Objektivi i tij i deklaruar është të forcojë mbrojtjen bërthamore të Federatës Ruse duke futur një sistem të aftë të veprojë jashtë kornizave tradicionale të mbrojtjes nga raketat.
Karakteristikat teknike të njohura
Detajet teknike të Poseidonit mbeten kryesisht të mbuluara nga sekreti ushtarak; shifrat e mëposhtme janë vlerësime të nxjerra nga analiza të hapura dhe burime teknike:
Madhësia: Gjatësia e vlerësuar është rreth 20–24 metra; diametri deri në rreth 1.6–2 metra.
Sistemi i shtytjes: Reaktor bërthamor kompakt në bord që ofron rreze veprimi shumë të gjatë.
Autonomia: vlerësime indikative deri në 10,000 km.
Shpejtësia: Disa vlerësime supozojnë vlera shumë të larta.
Thellësia Operacionale: Planet teknike tregojnë aftësi operacionale në thellësi të mëdha, deri në afërsisht 1,000 metra sipas vlerësimeve publike.
Kokë luftarake: E projektuar për të mbajtur një kokë luftarake bërthamore me rendiment të lartë; vlerësimet akademike kanë sugjeruar rendimente në rangun e megatonëve (shifrat ndryshojnë shumë dhe janë jozyrtare).
Anije transportuese: Poseidon është menduar të transportohet në nëndetëse nënë të dedikuara (duke përfshirë njësitë e serisë Belgorod dhe Khabarovsk), të cilat shërbejnë si platforma lëshimi dhe transporti.
Duhet përsëritur se shumë nga karakteristikat që i atribuohen sistemit rrjedhin nga analizat e burimeve të jashtme teknike dhe ushtarake dhe jo nga publikimet zyrtare të detajuara.
Qëllimet operacionale dhe skenarët e përdorimit
Poseidon është projektuar si një armë strategjike parandaluese dhe hakmarrëse. Përdorimet më të përmendura nga analistët përfshijnë:
Goditja e objektivave bregdetare me rëndësi të lartë strategjike, siç janë infrastruktura portuale, bazat detare dhe qendrat industriale bregdetare.
Sigurimi i aftësisë për “sulm të dytë”: domethënë, aftësinë për të shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe pas një sulmi strategjik të armikut.
Anashkalimi i sistemeve konvencionale të mbrojtjes falë veprimit dhe rrezes së veprimit në det të thellë.
Disa skenarë hipotetikë – objekt debati – ia atribuojnë Poseidonit aftësinë për të shkaktuar valë baticash ose ndotje bregdetare në rast të një shpërthimi nënujor me fuqi të lartë. Këto hipoteza mbeten të diskutueshme dhe kërkojnë vlerësim të thelluar shkencor për të verifikuar fizibilitetin e tyre.
Poseidoni dhe ‘super armë’ të tjera ruse
Programi Poseidon është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për modernizim strategjik të shpallur nga Moska, e cila përfshin sisteme të tilla si raketa ndërkontinentale RS-28 Sarmat, lëshuesi hipersonik Avangard dhe motori raketor Burevestnik. Këto projekte synojnë të diversifikojnë dhe zvogëlojnë cenueshmërinë e triadës bërthamore të Rusisë përmes zgjidhjeve që ndërlikojnë mbrojtjen antirakete.
Programi Poseidon po zhvillohet nga qendra me përvojë të inxhinierisë detare ruse, me qëllim që t’i ofrojë Marinës një aftësi autonome strategjike nëndetësesh.
Krahasimi me Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe fuqitë e tjera
Shtetet e Bashkuara: Aktualisht nuk njihet asnjë sistem amerikan që kombinon shtytjen bërthamore dhe një kokë bërthamore në një UUV të vetëm ofensiv siç përshkruhet për Poseidon. SHBA-ka po zhvillon automjete autonome nënujore (p.sh., XLUUV “Orca”) për mbikëqyrje, siguri komunikimi dhe mbështetje të operacioneve detare, por këto sisteme nuk janë bërthamore dhe nuk janë projektuar si armë ofensive strategjike. Parandalimi bërthamor amerikan ende mbështetet në nëndetëset me raketa të drejtuara (Trident II D5) dhe raketat balistike strategjike.
Kina: Pekini ka zhvilluar dhe testuar UUV dhe dronë nënujorë me aftësi zbulimi dhe lufte elektronike (duke përfshirë projekte si HSU-001), por nuk dihet asnjë program publik që të përsërisë kombinimin e autonomisë bërthamore dhe kokës strategjike luftarake që i atribuohet Poseidonit. Kina gjithashtu vazhdon të forcojë aftësitë e saj të nëndetëseve dhe komponentin detar bërthamor.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, India: Fuqitë kryesore bërthamore të Evropës dhe India po përmirësojnë flotat e tyre të nëndetëseve me raketa dhe aftësitë konvencionale, por deri më tani nuk ka dalë në pah asnjë zhvillim publik i krahasueshëm me një UUV bërthamor ofensivë.
Pra, Poseidon, me kombinimin e supozuar të një motori bërthamor të pavarur dhe aftësisë strategjike ofensive, përfaqëson një lloj arme që nuk ka paralele të drejtpërdrejtë dhe të verifikuar publikisht në ushtritë perëndimore.
Rreziqet, kufizimet dhe ndikimi gjeopolitik Ekzistenca dhe vendosja e mundshme e Poseidonit ngre pyetje të rëndësishme:
Kontrolli dhe Siguria: Menaxhimi, kontrolli dhe siguria e sistemeve autonome të armatosura me armë bërthamore ngrenë pyetje në lidhje me përgjegjësinë, dështimet e sistemit dhe protokollet e komandës.
Korniza rregullatore: Instrumentet e këtij lloji nuk rregullohen shprehimisht nga marrëveshjet kryesore ekzistuese të kontrollit strategjik të armëve (p.sh., New START, i cili është gurthemeli i kufizimeve mbi raketat dhe sistemet tradicionale të shpërndarjes), duke krijuar një vakum rregullator.
Stabiliteti strategjik: Futja e aftësive të afta për të shmangur mbrojtjet konvencionale mund të rrisë tensionet dhe garën e armatimeve, duke ndërlikuar mekanizmat e parandalimit dhe parashikueshmërinë e përgjigjeve.
Kufizime dhe pasiguri teknike: Shumë nga karakteristikat teknike që i atribuohen Poseidonit janë vlerësime që nuk janë verifikuar publikisht; efektiviteti operacional, besueshmëria dhe dislokueshmëria aktuale mbeten subjekt i konfirmimit teknik të pavarur. -

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk ngrihemi si popull”, Berisha paralajmëron protesta
Kryetari i opozitës ka paralajmëruar protesta pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për farsën e 11 majit.
Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohet, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për protestat dhe qendresën e opozitës.
“Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk imponove vetë. Shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatiten për betejën tonë, protestën tonë për votën e lirë”, tha ai.
Deklarata:
Siç e shihni, shqiptarët bazuar në këtë raport, kanë detyrimin madhor të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ju konstatoni që parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit është parlamenti më armiqësor ndaj shqiptarëve në historinë 32-vjeçare.
Është parlamenti që miratoi qeverinë dhe programin e saj për 28 minuta.
Është parlamenti që shkelmon ligjin dhe Kushtetutën për të mbyllur seancat pa diskutime.
Është parlamenti në të cilin refuzohen interpelancat nga kryeministri. Në të cilin refuzohen komisionet hetimore për kryeministrin.
Është parlamenti që po firmos fundin e tij të turpshëm. Faktikisht vdekjen e tij.
Rikthehuni pak në komisionet parlamentare se si drejtuesit socialistë të këtyre komisioneve qëndronin para Altin Troplinit dhe të tjerëve sikur të ishin mbushur plot nga frika.
Merreni dhe shiheni prapë se si për çdo fjalë kërkonin të përgjigjeshin vetë, të mos i linin ata të flisnin. Shihni sekuencat se flasin vetë ato.
Absolutisht e them me dhimbje të madhe.
E patë që nuk duan të lejojnë të pyeten?
Shikoni çfarë…. po sigurisht se nga Peleshi e poshtë të gjithë kanë dosjet dhe parlamenti urdhëron Troplinin.
Tani thonë jo deputetët nuk duan të bëjnë pyetje vetë, por t’i bëjnë me shkrim kur në çdo parlament të botës deputeti ngrihet dhe thotë kam këtë pyetje. Dhe është i detyruar të jetë korrekt me personin që e pyet.
Këta thonë jo.
Pse? Se ua dikton Troplini.
Ua diktojnë ata.
Nuk kisha parë ndonjëherë skena të tilla. Kurrë. Ajo është për film, për Netflix. Origjinal.
Pra, unë përshëndes dhe shpreh mirënjohje ndaj vëzhguesve.
Unë mirëkuptoj vështirësitë e tyre për publikimin, ndaj dhe u vonua raporti se u bënë përpjekje të mëdha për ta çuar në kalenda.
Por jo, triumfoi e vërteta. Triumfoi arsyeja.
Edi Rama donte me çdo kusht që raporti të mos publikohej.
Por ja ku është raporti. E keni në ueb.
Ka çdo fjalë dhe çdo presje që kishte raporti i parë, çka është një bazë e fuqishme shprese që shqiptarët të ecin drejt zgjedhjeve të lira.
Le të bëjnë ç’të duan, asgjë nuk do ndalë përpjekjen tonë për rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët.
Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë.
Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë.
Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet. Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim. Lidhur me reformën, njëherë shfrytëzoj rastin të deklaroj këtu dhe të siguroj të gjitha partitë opozitare se PD do bëjë përpjekjen më maksimale për përfshirjen maksimale të tyre në komision dhe ato do jenë një zë që do përfaqësohen. -

Berisha paralajmëron qytetarët të përgatiten: Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi
Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar protesta.
Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohet, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për protestat dhe qendresën e opozitës.
“Tani, vërejtja juaj është e drejtë.Në raport, kapitulli i diasporës është deficitar.Por ai kapitull, sado që është shumë i rëndësishëm, nuk zbeh vlerën e madhe të raportit dhe ne do ua dërgojmë këtë vërejtje që kemi ne, që të kenë një njohuri më të plotë.Dhe do e paraqesim kudo në Europë edhe pjesën e diasporës, ndonëse deklaron se 43 mijë raste nuk u regjistruan.Dhe ka edhe një rresht aty ku thotë se nuk u dërguan në adresa, etj.Por një analizë e plotë për diasporën i mungon raportit.Mirëpo mendoj se me këtë analizë që bëri dhe me faktin që i qëndroi të gjitha konstatimeve para votës së diasporës, është në meritën e madhe të tyre se ndërhyrjet kanë qenë shumë të turpshme nga Edi Rama dhe ministri.Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë.Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë.Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet.Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim.Lidhur me reformën, njëherë shfrytëzoj rastin të deklaroj këtu dhe të siguroj të gjitha partitë opozitare se PD do bëjë përpjekjen më maksimale për përfshirjen maksimale të tyre në komision dhe ato do jenë një zë që do përfaqësohen.Nuk është e vërtetë… unë e pashë një titull dje që PD dhe PS e akaparuan edhe reformën.Unë ndjej keqardhje, por ata janë një linjë shumë e veçantë, por kjo nuk është e vërtetë për PD.PD në qoftë se do shkojë, do shkojë me aleatët e vet, me opozitarët dhe ne kemi besim se do gjejmë një gjuhë të përbashkët me të gjithë opozitën.Ne arritëm të gjejmë një kandidat të përbashkët për Tiranën, që ishte diçka shumë pozitive për mendimin tim, ne do arrijmë për hir të votës së lirë të kenë përfaqësimin dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët.Ne nuk do përdorim kundër aleatëve tanë qëndrim tjetër përveç konsensusit, mirëkuptimit dhe ujdisë.Le të shkruajnë çfarë të duan tituj, por e vërteta do jetë kjo.”, tha ai. -

“Sikur të ishim në Siberi…”, Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon farsën zgjedhore!
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate për mediat këtë të enjte, më 23 tetor, lidhur me raportin përfundimtar të publikuar nga misioni i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit.
“Por në raportin që unë shpresoj të mos jetë fake, të jetë real, që është vendosur në internet, rezulton se nuk është hequr asnjë presje. Aty faktohet se në kundërshtimet me parimet ndërkombëtare, Edi Rama i ka shndërruar punonjësit e administratës në patronë të urryer të shqiptarëve për votën. Aty faktohet se janë përdorur bonuse për votën, dhuratë për votën 100 euro për pensionistët. Faktohet se është përdorur falja e gjobave 200 milionë për votë. Faktohet se janë dhënë 138 licenca për 28 mijë hektarë tokë të mbjellë me kanabis. Pra, faktohet se u dhanë 500 milionë euro prokurime në kundërshtim më ligjin për të blerë vota. Faktohet përdorimi i punësimit të përkohshëm në mijëra raste për të blerë vota. Faktohet terrori mbi punonjësit e administratës për të votuar. Faktohen pra të gjitha mënyrat për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve për votën. Në raport, lexojeni një frazë, po të mos bënin këto, zgjedhjet do ishin më afër zgjedhjeve të lira. Pra, janë në Siberi krahasuar me distancën tani. Nuk janë kërkund. Janë zgjedhje farsë.”, tha Berisha.
Ai shtoi se raporti fakton gjithashtu angazhimin e të gjitha resurseve të administratës njëlloj si në partinë shtet. Më tej, Berisha u shpreh se “Shqiptarët duhet të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme!“
Deklaratën e tij, kryedemokrati e vijoi duke ndalur kërkesa për një qeveri teknike. Ai theksoi se pa presionin qytetar, ndryshimi nuk do të ndodhë.
“Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë. Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë. Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet. Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim.”, deklaroi Berisha. -

‘Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi’, Berisha paralajmëron protesta: Qytetarët të përgatiten për…
Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar protesta.
Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohet, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për protestat dhe qendresën e opozitës.
“Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk imponove vetë. Shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatiten për betejën tonë, protestën tonë për votën e lirë”, tha ai. -

Projekti 80 mln USD i BB për mjedisin dhe detin Blu, fazat që nisin në nëntor
Projekti “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse “Deti Blu” i cili mbështetet nga Banka Botërore me një kredi rreth 80 milionë dollarë ka nisur të hedhë hapat e parë konkretë me investime teksa një pjesë e mirë e elementëve që përfshin janë në fazë të hartimit të termave të referencës.Banka Botërore analizoi në një publikim të fundit të këtyre ditëve ecurinë e projektit duke dhënë detaje për secilin prej tre komponentëve. Projekti u bë efektiv në 31 mars 2025.Konkretisht sipas Bankës që nga hyrja në fuqi, përpjekjet janë përqendruar në përparimin e zbatimit, veçanërisht përmes përgatitjes së disa Termave të Referencës (TOR). Statusi aktual është si më poshtë:Komponenti 1:Janë përgatitur TOR-të për:(i) Aktivitetet e asistencës teknike për monitorim të përmirësuar dhe kalimin drejt ekonomisë qarkulluese,(ii) Verifikimin e performancës së bashkive në kuadër të EPBI,(iii) Aktivitetet e ndërgjegjësimit dhe komunikimit, dhe(iv) Organizimin e një workshopi me bashkitë mbi EPBI.“Ekipi i Menaxhimit të Projektit po vazhdon me proceset e prokurimit dhe aktivitetet do të nisin menjëherë pas nënshkrimit të kontratave. Paralelisht, janë në përgatitje specifikimet teknike për investimet fillestare në pajisje për bashkitë, si dhe për pajisjet e riciklimit dhe kontejnerët kompaktues. Proceset e prokurimit për këto mallra pritet të zhvillohen në fillim të vitit 2026” nënvizon Banka.Komponenti 2:Janë në përgatitje TOR-et(termat e referencës) për:(i) Studimin e fizibilitetit, projektimin paraprak, projektin e detajuar, asistencën në tenderim dhe mbikëqyrjen e punimeve për Gjirokastrën;(ii) Studimin e fizibilitetit, projektimin paraprak, projektin e detajuar, asistencën në tenderim dhe mbikëqyrjen e punimeve në Përmet, Tepelenë dhe Memaliaj;(iii) Asistencën teknike për përgatitjen e ESIA-s (Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social) dhe Kornizës Mjedisore e Sociale për Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën dhe Memaliajn, që lidhen me rrjetin e kanalizimeve, ujërat e ndotura, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura dhe zgjidhjet sanitare në terren;(iv) Asistencën teknike për kryerjen e studimeve që do të zhvillojnë një strategji për shërbimet e kanalizimeve dhe planet rajonale të ujit dhe kanalizimeve;(v) Asistencën për planet rajonale/bashkiake të ujit dhe kanalizimeve dhe asistencën teknike për ndërmarrjet rajonale të ujësjellës-kanalizimeve;(vi) Krijimin e një sistemi të unifikuar informacioni me bazë GIS për monitorimin e shërbimeve të kanalizimeve dhe mbrojtjen e mjedisit; dhe(vii) Kostot e auditimit të projektit.Pas shqyrtimit dhe finalizimit të TOR-ve, këto procese prokurimi do të nisin sa më shpejt të jetë e mundur, me objektivin që të gjitha kontratat e mësipërme të jenë në fuqi deri në tremujorin e katërt të vitit fiskal 2026. Nënkomponenti 2.3:TOR-të për një konsulencë asistence teknike që do të ndihmojë në identifikimin e zonave problematike (“hotspots”) dhe në përcaktimin e një liste prioritetesh për investime në pyllëzim/ri-pyllëzim, përmirësimin e kullotave dhe/ose masa të tjera për kontrollin e erozionit janë aktualisht në përgatitje. Ato pritet të finalizohen dhe proceset përkatëse të prokurimit të nisin në nëntor 2025.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rama: Tirana, një muze i hapur i pasionit për automobilizmin, Shqipëria në vëmendjen ndërkombëtare përmes FIVA Heritage Hall of Fame
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një postim që sjell në fokus një ngjarje të veçantë kulturore dhe teknike për vendin: Tirana u kthye në një muze të hapur të pasionit për automobilizmin, duke bashkuar koleksionistë, krijues, restauratorë dhe dashamirës të trashëgimisë motorike shqiptare.
Ky aktivitet i zhvilluar nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve Historike (FIVA), solli në Tiranë eventin prestigjioz “FIVA Heritage Hall of Fame”, përmes të cilit Shqipëria u përfshi zyrtarisht në hartën botërore të vendeve që nderojnë dhe promovojnë trashëgiminë mekanike, kulturën e automobilizmit dhe mjeshtërinë njerëzore.
Në këtë kuadër, u prezantuan modele të rralla e të restauruara me kujdes të automjeteve historike, që mbartin jo vetëm vlera teknike, por edhe emocionale e kulturore. Tirana për disa ditë u shndërrua në një ekspozitë të gjallë të evolucionit të automjeteve, një hapësirë ku tradita e mekanikës u ndërthur me artin e dizajnit dhe pasionin për lëvizjen.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se ky event tregon një Shqipëri që respekton kujtesën dhe mjeshtërinë, duke e konsideruar trashëgiminë teknike si pjesë të identitetit kombëtar dhe të zhvillimit të qëndrueshëm turistik e kulturor.
“Tirana u kthye në një muze të hapur të pasionit për automobilizmin, duke nderuar koleksionistët dhe dashamirësit e trashëgimisë sonë teknike e kulturore. Kjo është një tjetër dëshmi se si Shqipëria di të vlerësojë historinë dhe ta kthejë atë në pjesë të së ardhmes,” – shkroi Rama në postimin e tij.
FIVA Heritage Hall of Fame është një nismë ndërkombëtare që synon të promovojë ruajtjen e automjeteve historike dhe vlerësimin e figurave që kanë kontribuar në kulturën automobilistike globale. Përfshirja e Shqipërisë në këtë event e vendos vendin në një pozicion të ri në arenën ndërkombëtare të koleksionizmit dhe restaurimit teknik, duke i dhënë jehonë përpjekjeve të komuniteteve të pasionuara që ruajnë historinë e motorëve dhe artin e automjetit klasik.
Ky event shënon gjithashtu një bashkëpunim të suksesshëm mes institucioneve shqiptare, komunitetit të koleksionistëve dhe FIVA-s, duke treguar se trashëgimia motorike mund të shërbejë si urë midis historisë, turizmit dhe inovacionit.
Në fund të postimit, Kryeministri shprehu bindjen se “kultura e kujtesës, në çdo formë të saj, është pjesë e ADN-së së një kombi që di të ecë përpara pa harruar rrënjët e veta”.
Tirana, për disa ditë, ishte kryeqyteti i motorëve me shpirt historie, një hapësirë ku zhurma e makinave klasike u shndërrua në muzikë të nostalgjisë dhe krenarisë kombëtare.
AV/KJ -

Nga emrat teknikë te sfidat parlamentare/ Petro Koçi zbulon detajet: Ja çfarë pritet nga qeveria e re e Ramës
Të enjten Partia Socialiste mban Asamblenë Kombëtare, ku pritet të zbulohen edhe emrat e ministrave të rinj që do të drejtojnë vendin në 4 vitet e ardhshme. Deputeti Petro Koçi, i cili deri në mbledhjen e parlamentit të ri, ditën e premte, ushtron detyrën aktuale, foli në një emision televiziv, duke vënë theksin tek përbërja e kabinetit dhe sfidat e reja politike.
Koçi u shpreh se pritet një qeveri e kombinuar, ku përveç figurave politike mund të përfshihen edhe emra të perceptuar si teknikë. “Qeveritë janë gjithmonë politike, por kombinimet nuk mungojnë. Edhe emrat që perceptohen si teknikë, rrugës patjetër politizohen në nivele socialiste,” tha ai.
Sipas tij, fokusi kryesor i këtij 4-vjeçari do të mbetet integrimi europian dhe përmbushja e reformave që kërkohen nga procesi i anëtarësimit. Por krahas kësaj, Koçi theksoi se sfidë më vete do të jetë vetë parlamenti.
“Do të kemi një grup parlamentar që në pjesën më të madhe do të jetë i ri. Ngarkesa e deputetëve me përvojë do të jetë më e madhe, ndërsa opozita do të vazhdojë të sillet siç është sjell gjithmonë,” u shpreh ai.