Tag: tedros

  • Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

    Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se uria dhe vuajtjet në Gaza mbeten të rënda pavarësisht një armëpushimi të brishtë, si dhe ka theksuar se niveli i ndihmave mezi është përmirësuar dhe evakuimet mjekësore janë shumë të kufizuara për të përmbushur nevojat në enklavë.
    “Armëpushimi i shpallur dy javë më parë është i brishtë dhe është shkelur, por vazhdon të mbahet, gjë që është një lajm i shkëlqyer për të gjithë”, tha në një konferencë për media drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesusl.
    “Kriza është larg përfundimit dhe nevojat janë të jashtëzakonshme. Nuk ka ulje të urisë, sepse nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, shtoi ai, duke theksuar se uria kërkon më shumë kohë për t’u zhdukur.

    Shefi i OBSH-së theksoi se shumë nga kamionët që hyjnë në Gaza tani janë komercial, gjë që nuk e ndihmon çështjen pasi njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë.
    Lidhur me evakuimet mjekësore, Tedros paralajmëroi se një ose dy rrugët e vëna në dispozicion për operacione të tilla dhe “evakuimet mjekësore një herë në javë nuk janë të mjaftueshme”.
    Ai i kërkoi Izraelit të lejojë pacientët të udhëtojnë në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, për të marrë trajtim menjëherë.
    “Për disa vonesat nënkuptojnë vdekje”, tha ai, pasi 700 prej tyre kanë vdekur gjatë pritjes.
    Megjithatë, ai theksoi se 15 mijë pacientë, përfshirë 4 mijë fëmijë, kërkojnë trajtim jashtë Gazës, duke i nxitur vendet të pranojnë më shumë pacientë. Ai kërkoi hapjen e të gjitha kalimeve, përfshirë atë të Rafahut, e cila duhej të hapej javën e kaluar.
    “Një sasi e konsiderueshme ndihme është grumbulluar në Al-Arish në Egjipt që është gati të hyjë në Gaza sapo të hapet kalimi”, tha ai.
    Sipas tij, plani 60-ditor i armëpushimit i OBSH-së kërkon 45 milionë dollarë për të mirëmbajtur shërbimet shpëtimtare, për të forcuar mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe për të koordinuar partnerët. Por ai paralajmëroi se rindërtimi i sistemit shëndetësor të Gazës “do të kushtojë të paktën 7 miliardë dollarë”.
    Tedros njoftoi se më shumë se 170 mijë njerëz janë të plagosur, përfshirë 5 mijë të amputuar dhe 3.600 me djegie të rënda, ndërsa rreth 1 milion kanë nevojë për kujdes shëndetësor mendor.

  • “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në interesin e vetë Izraelit.
    Në asamblenë vjetore të OBSH-së dje, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lufta po e dëmtonte Izraelin dhe nuk do të sillte një zgjidhje të përhershme.
    “Ju mund të imagjinoni se si njerëzit po vuajnë. Është vërtet e gabuar të përdorësh ushqimin si armë. Është shumë e gabuar të përdorësh furnizime mjekësore si armë.”

    Bëhet e ditur se Kombet e Bashkuara filluan shpërndarjen e ndihmave në Gaza dje, me rreth 90 kamionë që e kaluan kufirin.
    Tedros tha se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe kuptimplotë, shkruajnë mediat e huaja.
    “Ju lutem, a mund të keni mëshirë? Është mirë për ju dhe është mirë për palestinezët. Është mirë për njerëzimin.”

  • OBSH: Situata në Gaza po vështirësohet, rezervat mjekësore po mbarojnë

    OBSH: Situata në Gaza po vështirësohet, rezervat mjekësore po mbarojnë

    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin sot duke njoftuar se furnizimet mjekësore po shterohen në Rripin e Gazës, duke e bërë situatën akoma më të vështirë për banorët e këtij territori palestinez, që po përballet me pasojat e një lufte të vazhdueshme.

    Në një postim në platformën X, Tedros theksoi se furnizimet mjekësore janë të nevojshme për të shpëtuar jetë dhe se pa to, mund të përkeqësohen akoma më shumë kushtet e shëndetit publik në Gaza. Ai kërkoi heqjen e bllokadës izraelite që po pengon dërgesat e ndihmave humanitare në këtë zonë të shkatërruar nga lufta.

    Tedros shtoi se ‘jetët varen nga furnizimet mjekësore dhe ushqimore’, duke theksuar se situata është kritike dhe se çdo minutë e humbur mund të ketë pasoja tragjike për ata që janë të bllokuar në Gaza, përfshirë të plagosurit dhe ata që kërkojnë trajtim mjekësor urgjent.

    Kërkesa e OBSH-së për një hapje të menjëhershme të kalimeve për ndihmat humanitare dhe heqjen e bllokadës është bërë më e rëndësishme se kurrë, në një kohë kur shërbimet shëndetësore janë në limitin e kapacitetit dhe infrastruktura e Gaza-s është e shkatërruar. Syri.net-iefimerida.

  • OBSH shkurton stafin pasi SHBA uli financimin

    OBSH shkurton stafin pasi SHBA uli financimin

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e pranoi të martën se shkurtimet e fondeve nga SHBA-ja e kanë lënë agjencinë e OKB-së me një boshllëk të madh në buxhet, duke e detyruar atë të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës. “Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një boshllëk të madh në paga dhe pa zgjidhje tjetër veçse të zvogëlojmë përmasën e punës dhe fuqisë punëtore”, u tha Ghebreyesus shteteve anëtare, sipas një transkripti të fjalimit të tij hapës.Agjencia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara është duke u përgatitur për tërheqjen e plotë të planifikuar të Shteteve të Bashkuara tradicionalisht donatori i saj më i madh në janarin e vitit të ardhshëm.
    Ndërkohë, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar gjithashtu të paguajë kuotat e anëtarësimit të dakorduara të quajtura kontribute të vlerësuara për vitet 2024 dhe 2025, ndërsa ka ngrirë pothuajse të gjitha ndihmat e jashtme amerikane, përfshirë edhe ndihmën masive për projektet shëndetësore në mbarë botën. Një numër vendesh të tjera gjithashtu kanë reduktuar shpenzimet e tyre për ndihmë të huaj. Përballë kësaj situate, OBSH-ja ka ka vendosur të formojë një strukturë të re organizative, të cilën Tedros e paraqiti për stafin dhe shtetet anëtare të martën.“Refuzimi i SHBA-së për të paguar kontributet e vlerësuara për 2024 dhe 2025, i kombinuar me reduktimet në ndihmën zyrtare për zhvillim nga disa vende të tjera, do të thotë se po përballemi me një boshllëk në pagat për bienalin 2026–27 nga 560 deri në 650 milionë dollarë,” pranoi ai.
    Skaji i poshtëm i këtij spektri “përfaqëson rreth 25% të kostove aktuale të stafit”, tha ai, duke theksuar megjithatë se “kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një shkurtim prej 25% të numrit të pozitave”. Ai nuk tha se sa vende pune do të humben, por theksoi se ndikimi më i madh pritet të ndihet në selinë e organizatës në Gjenevë, dhe shtoi se “ne po fillojmë me reduktime në menaxhimin e lartë”.
    “Po e zvogëlojmë ekipin drejtues të lartë në seli nga 12 në 7, dhe numri i departamenteve do të reduktohet më shumë se përgjysmë, nga 76 në 34,” tha Tedros.
    “Këto janë vendime shumë të dhimbshme për të gjithë ne.”/ REL

  • OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

    OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e pranoi të martën se shkurtimet e fondeve nga SHBA-ja e kanë lënë agjencinë e OKB-së me një boshllëk të madh në buxhet, duke e detyruar atë të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës.“Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një boshllëk të madh në paga dhe pa zgjidhje tjetër veçse të zvogëlojmë përmasën e punës dhe fuqisë punëtore”, u tha Ghebreyesus shteteve anëtare, sipas një transkripti të fjalimit të tij hapës.
    Agjencia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara është duke u përgatitur për tërheqjen e plotë të planifikuar të Shteteve të Bashkuara — tradicionalisht donatori i saj më i madh — në janarin e vitit të ardhshëm.Ndërkohë, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar gjithashtu të paguajë kuotat e anëtarësimit të dakorduara, të quajtura kontribute të vlerësuara — për vitet 2024 dhe 2025, ndërsa ka ngrirë pothuajse të gjitha ndihmat e jashtme amerikane, përfshirë edhe ndihmën masive për projektet shëndetësore në mbarë botën.
    Një numër vendesh të tjera gjithashtu kanë reduktuar shpenzimet e tyre për ndihmë të huaj. Përballë kësaj situate, OBSH-ja ka ka vendosur të formojë një strukturë të re organizative, të cilën Tedros e paraqiti për stafin dhe shtetet anëtare të martën.
    “Refuzimi i SHBA-së për të paguar kontributet e vlerësuara për 2024 dhe 2025, i kombinuar me reduktimet në ndihmën zyrtare për zhvillim nga disa vende të tjera, do të thotë se po përballemi me një boshllëk në pagat për bienalin 2026–27 nga 560 deri në 650 milionë dollarë,” pranoi ai.
    Skaji i poshtëm i këtij spektri “përfaqëson rreth 25 për qind të kostove aktuale të stafit”, tha ai, duke theksuar megjithatë se “kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një shkurtim prej 25 për qind të numrit të pozitave”.
    Ai nuk tha se sa vende pune do të humben, por theksoi se ndikimi më i madh pritet të ndihet në selinë e organizatës në Gjenevë, dhe shtoi se “ne po fillojmë me reduktime në menaxhimin e lartë”. “Po e zvogëlojmë ekipin drejtues të lartë në seli nga 12 në 7, dhe numri i departamenteve do të reduktohet më shumë se përgjysmë, nga 76 në 34,” tha Tedros. “Këto janë vendime shumë të dhimbshme për të gjithë ne.”/REL

  • Efekti “Trump”, shkurtime në OBSH/ Kreu i organizatës Botërore: Do pushojmë punonjës, mungojnë 650 mln dollarë

    Efekti “Trump”, shkurtime në OBSH/ Kreu i organizatës Botërore: Do pushojmë punonjës, mungojnë 650 mln dollarë

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e pranoi të martën se shkurtimet e fondeve nga SHBA-ja e kanë lënë agjencinë e OKB-së me një boshllëk të madh në buxhet, duke e detyruar atë të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës.

    “Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një boshllëk të madh në paga dhe pa zgjidhje tjetër veçse të zvogëlojmë përmasën e punës dhe fuqisë punëtore”, u tha Ghebreyesus shteteve anëtare, sipas një transkripti të fjalimit të tij hapës.
    Agjencia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara është duke u përgatitur për tërheqjen e plotë të planifikuar të Shteteve të Bashkuara — tradicionalisht donatori i saj më i madh — në janarin e vitit të ardhshëm.
    Ndërkohë, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar gjithashtu të paguajë kuotat e anëtarësimit të dakorduara — të quajtura kontribute të vlerësuara — për vitet 2024 dhe 2025, ndërsa ka ngrirë pothuajse të gjitha ndihmat e jashtme amerikane, përfshirë edhe ndihmën masive për projektet shëndetësore në mbarë botën.
    Një numër vendesh të tjera gjithashtu kanë reduktuar shpenzimet e tyre për ndihmë të huaj.
    Përballë kësaj situate, OBSH-ja ka ka vendosur të formojë një strukturë të re organizative, të cilën Tedros e paraqiti për stafin dhe shtetet anëtare të martën.
    “Refuzimi i SHBA-së për të paguar kontributet e vlerësuara për 2024 dhe 2025, i kombinuar me reduktimet në ndihmën zyrtare për zhvillim nga disa vende të tjera, do të thotë se po përballemi me një boshllëk në pagat për bienalin 2026–27 nga 560 deri në 650 milionë dollarë,” pranoi ai.
    Skaji i poshtëm i këtij spektri “përfaqëson rreth 25 për qind të kostove aktuale të stafit”, tha ai, duke theksuar megjithatë se “kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një shkurtim prej 25 për qind të numrit të pozitave”.
    Ai nuk tha se sa vende pune do të humben, por theksoi se ndikimi më i madh pritet të ndihet në selinë e organizatës në Gjenevë, dhe shtoi se “ne po fillojmë me reduktime në menaxhimin e lartë”.
    “Po e zvogëlojmë ekipin drejtues të lartë në seli nga 12 në 7, dhe numri i departamenteve do të reduktohet më shumë se përgjysmë, nga 76 në 34,” tha Tedros.
    “Këto janë vendime shumë të dhimbshme për të gjithë ne.” /REL

    Top Channel