Tag: teatrit

  • Rama publikon pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

    Rama publikon pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar këtë të hënë.

    Ai thekson se aty po punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës.
    “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar, Rama ndan pamjet

    Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar, Rama ndan pamjet

    Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon çdo ditë për të ndërtuar një godinë që pritet të shndërrohet në një tjetër vepër arkitektonike të kryeqytetit.
    Ky projekt ambicioz synon të krijojë një ikonë të re të artit dhe kulturës shqiptare, pikërisht në zemër të Tiranës, duke i dhënë qytetit një hapësirë moderne dhe funksionale për artistët dhe publikun.
    Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ndau pamjet nga ky kantier, ndërsa shkruajti “kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”.

  • Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, ministri Gonxhja: Do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

    Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, ministri Gonxhja: Do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë disa pamje nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar në qendër të Tiranës.
    “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse Tiranës së shekullit të XXI dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan Gonxhja krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Gonxhja ndan pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike e Tiranës

    Gonxhja ndan pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike e Tiranës

    Punimet në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar po ecin me ritme të qëndrueshme dhe pritet që godina e re të jetë jo vetëm një hapësirë për artistët, por edhe një pikë e rëndësishme e jetës urbane dhe sociale e kryeqytetit.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë sot pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, një prej projekteve më ambicioze kulturore të viteve të fundit në vend.

    “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse Tiranës së shekullit XXI dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkroi Gonxhja.

    Objekti i ri i Teatrit Kombëtar synon të kthehet jo vetëm në një hapësirë moderne për artin skenik, por edhe në një simbol të identitetit kulturor të kryeqytetit dhe të gjithë vendit. Projekti parashikon salla bashkëkohore për shfaqje teatrore, ambiente multifunksionale për aktivitete kulturore, si dhe infrastrukturë teknologjike të standardeve europiane.

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e cilëson këtë projekt si një nga prioritetet e saj në zhvillimin e infrastrukturës kulturore në Shqipëri./atsh/KultPlus.com

  • Artisti Naun Shundi ndërpret punën në teatër, shkak problemet shëndetësore! Dërgohet për kurim të specializuar në Francë

    Artisti Naun Shundi ndërpret punën në teatër, shkak problemet shëndetësore! Dërgohet për kurim të specializuar në Francë

    Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi, po përballet me një betejë me shëndetin e tij që e ka detyruar të lërë punën në teatrin që ka themeluar vetë dhe që për të është vetë jeta.

    Projekti i radhës i artistit ishte vënia në skenën e veprës “Il commissario daltonico a teatro” (Komisari daltonik). Shfaqja ndërthur humorin, misterin dhe absurdin. Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, Teatri Zonja e Bujtinës njoftoi se ky produksion është pezulluar, për shkak të problemeve shëndetësore të regjisorit.
    “Për të gjithë ata që dinin se do të nisim punën për një vepër të re, ju themi se për arsye shëndetësore të regjisorit Naun Shundi, nuk do të realizohet ky produksion kaq i dëshiruar për ne si Teatri Zonja e Bujtinës. Shpresojmë shumë që kjo sfidë me shëndetit të kalojë shpejt dhe mirë”, thuhet në postim.
    Për kurim të specializuar, artisti i madh shqiptar ndodhet në një spital në Francë, ku trajtimi shoqërohet me kosto të larta financiare e qe deri tani i ka perballuar familja e tij.
    Vetëm pak ditë më parë, Teatri Zonja e Bujtinës, i themeluar nga Naun Shundi dhe bashkëshortja e tij, Raimonda Shundi, shënoi 3-vjetorin e krijimit. Përmes nëj videomesazhi për të gjithë artdashësit, regjisori u ndal te rëndësia e teatrit e veçanërisht e krijimeve shqiptare. Vazhdimisht, artisti ka theksuar rëndësinë e ‘të folurit shqip’ në skenat e teatrit në vendin tonë.
    “Teatri po i largohet teatrit dhe po afrohet më tepër drejt biznesit, drejt komercialitetit. Është e vërtetë që teatri pa fonde, pa para, nuk bëhet, por ama të jetë qëllimi kryesor i teatrit… ta orientosh drejt parasë, do ta vdesësh! Nuk do të jetë më teatër, do të jetë një shitore që shet mallra pa vlerë. Ju lutem, të heqim dorë nga kjo mani, të përpiqemi të bëjmë teatër sikurse spektatori e meriton. Bëj thirrje që çdokush të luftojë ta mbajë gjallë teatrin dhe ta çojë para. Është një krijesë mijëravjeçare dhe është në turpin tonë, nëse ne e detyrojmë të vdesë”.
    Ndërkohë, shfaqja e fundit që vetë Shundi shkroi dhe vuri në skenë ishte monodrama “Njeriu i Pyllit”. Monokomedia tragjike shtron probleme dhe pikëpyetje jo vetëm për njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, por edhe për çdo gjallesë tjetër. Në të trajtohen probleme të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjitha llojeve, problemeve të luftës njerëzore, probleme të jetës dhe të vdekjes. E në fakt, “Njeriu i Pyllit”, dukej se ishte vetë Shundi, që personazhin e krijuar prej tij e solli në skenë me shumë mjeshtëri.
    Në këto çaste të vështira për të dhe familjen, Top Channel, i uron shërim të shpejtë regjisorit të njohur dhe rikthimin në teatrin, ku ka kontribuar për më shumë se 40 vite.

    Top Channel

  • Bertolt Brecht, dramaturgu që ndryshoi teatrin botëror dhe gjurmët e tij në skenën shqiptare

    Bertolt Brecht, dramaturgu që ndryshoi teatrin botëror dhe gjurmët e tij në skenën shqiptare

    Më 14 gusht 1956 u nda nga jeta një prej figurave më të mëdha të teatrit dhe letërsisë botërore – Bertolt Brecht, dramaturg, poet dhe teoricien gjerman, i cili la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në artin skenik. Brecht, i lindur në Augsburg më 1898, është krijuesi i konceptit të “teatrit epik”, një formë revolucionare e teatrit që synonte t’i largonte shikuesit nga emocionet e thjeshta dhe t’i nxiste drejt reflektimit kritik mbi realitetin shoqëror.

    Teatri epik – një revolucion në skenëNë vend që publiku të humbiste në iluzionin e një historie, Brecht kërkonte t’i mbante ata “të zgjuar” gjatë gjithë shfaqjes. Me teknika si ndërprerja e rrëfimit, përdorimi i titrave, muzika si koment dhe prishja e “murit të katërt”, ai e ktheu teatrin në një mjet të drejtpërdrejtë të analizës shoqërore. Veprat e tij më të njohura si Nëna Kurajë dhe Fëmijët e Saj, Opera për Tre Grosh dhe Jeta e Galileut, nuk ishin thjesht histori, por thirrje për të parë botën me sy kritik.

    Ndikimi globalBrecht nuk ishte thjesht dramaturg, por një mendimtar që ndikoi qindra regjisorë, aktorë dhe dramaturgë anembanë botës. Metodat e tij pedagogjike u bënë themel i shkollave të teatrit dhe aktrimit, ndërsa veprat e tij vazhdojnë të luhen në çdo kontinent.

    Brecht në skenën shqiptareEdhe teatri shqiptar është ndikuar nga qasja e Brecht-it. Që nga vitet ’60, disa prej dramave të tij u përkthyen dhe u vunë në skenë nga Teatri Popullor (sot Teatri Kombëtar), duke sjellë në Shqipëri frymën kritike dhe eksperimentale të teatrit epik. Regjisorë shqiptarë, si Mihal Popi dhe Pirro Mani, kanë përdorur elemente brechtiane në inskenimet e tyre, duke e pasuruar gjuhën skenike me teknika që i ftojnë spektatorët të mendojnë e jo vetëm të ndjejnë.

    Një trashëgimi që nuk shuhetEdhe pas më shumë se gjysmë shekulli nga ndarja e tij nga jeta, Bertolt Brecht mbetet një figurë referuese për teatrin modern. Ai na mëson se arti nuk është vetëm argëtim, por një mjet për të sfiduar mendësitë, për të pyetur dhe për të ndryshuar botën./KultPlus.com

  • Sezoni artistik shtator-dhjetor, një dramë dhe dy komedi do të jenë premiera në skenën e teatrit “Bylis”

    Sezoni artistik shtator-dhjetor, një dramë dhe dy komedi do të jenë premiera në skenën e teatrit “Bylis”

    Nga Julia Vrapi
    Vepra premierë, dramë dhe komedi në sezonin e ri artistik shtator-dhjetor në skenën e teatrit “Bylis”, por edhe shfaqje rivënie. Këtë sezon pritet që të jenë në skenë për publikun tre shfaqje premierë, vepra që janë miratuar më parë edhe nga këshilli artistik. Programi i teatrit “Bylis” në Fier përgjatë një viti ka vepra të ndryshme teatrore, pjesë shqiptare dhe të huaja, ku dhe sezoni që do të nisë sjell të tjera produksione të tij në skenë për publikun. Teatri “Bylis” në Fier bën me dije se sezonin e ri që pritet të nisë në shtator deri në fund të tij do të jenë tre shfaqje teatrore premierë. “Rikthehemi në shtator. Teatri “Bylis”, pasi ka përfunduar me sukses sezonin e parë teatror, me 3 shfaqje premierë dhe 2 rivënie, ju njeh me shfaqjet teatrore të sezonit të ri teatror! Eja në teatër!”, shprehet teatri i Fierit.
    Në sezonin e ri teatror shtator-dhjetor: Premiera: “Metoda Gronholm”, dramë, regjia Katerina Polikronopulu; “Foleja e ndrikullave” komedi, regjisore Miola Seitaj; “Çdo gjë e shkëlqyer” komedi, regjia Altin Basha. Rivënie do të jenë: “Një martesë, një divorc, një funeral” komedi, regjia Rovena Lule;  “Amour” dramë, regjia Besmir Bitraku; “Kurrë një herë tjetër” komedi, regjisor Astjano Shehaj. Sezoni artistik më parë u mbyll në teatrin e qytetit e Fierit me shfaqjen premierë, “Testamenti i ri”. Një komedi nga Violeta Trebicka, që përcolli emocione te artdashësit fierakë. Historia e një testamenti të harruar shërben si pretekst për të zbuluar problemet e thella në çift. Një martesë e bazuar në shtirje, keqkuptime, gënjeshtra dhe tradhti. Pas situatave sa komike aq edhe njerëzore lind pyetja: Kur dy njerëz nuk duhen më, a duhet të jetojnë së bashku?! Vepra e autorit Sacha Guttry me interpretimin e aktorëve të njohur pas skenës së teatrit të Fierit erdhi edhe në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në mbrëmjet e para të muajit korrik. Në skenën e teatrit “Bylis” përgjatë vitit veç shfaqjeve teatrore herë pas here zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme, mes tyre dhe ato që janë për të rinjtë.
    Sezoni i kaluar artistik
    Gjatë sezoni artistik të kaluar në teatrin “Bylis” në skenë për publikun ishin tre shfaqje teatrore premierë dhe dy shfaqje rivënie. Në sezonin e kaluar artistik veprat teatrore premiera në skenën e teatrit “Bylis” në Fier ishin “Pleqëri me halle ” (“Banja”) – komedi, regjisore Eljona Thomaraj; “Testamenti i ri” – komedi, regjisore Violeta Trebicka; “Një mbrëmje në teatër” – komedi, regjisor Xhuljano Brisku. Ndërsa shfaqje rivënie në teatër në skenë ishin “15 ditë Prilli”, dramë satirë, regjisore Driada Dervishi; “Klani i të divorcuarve”, komedi, regjisore Andia Xhunga. Në muajin mars këtë vit u hap dhe thirrja për aplikim për projektet teatrore për teatrin e Fierit, ku sipas njoftimit më parë nga Bashkia e Fierit produksionet teatrore do të pasuronin jetën kulturore për vitin 2025.
     

  • Mjeshtri i skenës shqiptare – Në kujtim të lindjes së aktorit Naim Frashëri

    Mjeshtri i skenës shqiptare – Në kujtim të lindjes së aktorit Naim Frashëri

    Më 12 gusht 1923, lindi Naim Frashëri, një emër që, ndonëse i përbashkët me poetin rilindas, do të shkëlqente në një tjetër fushë: atë të artit skenik dhe kinematografisë shqiptare. Nuk është rastësi që ai mbante një emër me peshë historike, sepse vetë jeta dhe karriera e tij artistike do të merrnin dimensionin e një përfaqësuesi të denjë të shpirtit krijues shqiptar.

    Naim Frashëri u ngjit për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 1945, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Më herët kishte dhënë kontributin e tij si pjesëmarrës në teatrin partizan, ku ndërthurte rolin e luftëtarit me atë të aktorit. Ky dualitet i rrallë e shoqëroi gjatë gjithë jetës së tij artistike, duke sjellë në skenë një aktor me ndjeshmëri të lartë dhe përkushtim të rrallë, transmeton KultPlus.

    Karriera e tij është një galeri e pasur rolesh, që sot përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë së teatrit shqiptar. Ai solli në skenë figura të paharrueshme si Valeri në “Tartufi”, Gjoni në “Trimi i mirë me shokë shumë”, Gjenerali në “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Leka në “Përkolgjinajt”, apo edhe Hamleti i famshëm në një ndër interpretimet më të guximshme të klasikëve në teatrin tonë.

    Roli i tij i fundit, Jonuz Bruga në dramën “Familja e Peshkatarit”, ishte i 80-ti në karrierën e tij, një shifër që flet vetë për intensitetin dhe përkushtimin që kishte ndaj artit skenik.

    Naim Frashëri shkëlqeu edhe në ekranin e madh, ku interpretoi në disa nga filmat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Roli i tij në “Skënderbeu” më 1953 dhe më pas në “Tana” (1958) janë ende sot pjesë e kujtesës kolektive të publikut shqiptar.

    Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Naim Frashëri u nderua me disa nga çmimet më të larta shtetërore: titullin “Artist i Popullit”, urdhrin “Hero i Punës Socialiste” dhe Çmimin e Republikës të shkallës së dytë, akorduar më 29 prill 1959.

    Sot, në përvjetorin e lindjes së tij, kujtojmë jo vetëm një aktor të madh, por një njeri që i dha teatrit shqiptar një dimension të ri, më të thellë, më të sinqertë dhe më të njerëzor./KultPlus.com

  • Teatri i Kukullave Pogradec, pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Bitolino”

    Teatri i Kukullave Pogradec, pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Bitolino”

    Trupa e Teatrit të Kukullave “Piro Xëci”, i Pogradecit mori pjesë në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave “Bitolino”, i cili u zhvillua në qytetin e Manastirit (Bitola) të Maqedonisë së Veriut.

    Artistët pogradecarë u prezantuan me pjesën teatrore për fëmijë “Pabesi në Pyllin e së Mirës”, të autorit Andi Kosta, me regji të Dhimitraq Tasellarit dhe skenografi të Enxhel Gegpriftit.

    Shfaqja u prit mjaft ngrohtë nga publiku i vogël dhe i rritur dhe u vlerësua për përcjelljen e vlerave të teatrit tradicional për të vegjël, lojën aktoreske, si edhe për mesazhin “Le ta bëjmë planetin në të cilin jetojmë, një vend më të mirë përmes mirësisë dhe besnikërisë ndaj njëri-tjetrit”.

    Bitolino është një festival i përvitshëm i teatrit për fëmijë që mbahet në gusht, organizuar nga Teatri Babec. Çdo vit në festival marrin pjesë teatro profesioniste për fëmijë nga e gjithë bota./atsh/KultPlus.com

  • Astrit Fani, rojtari i Tempullit të Kujtesës së Teatrit “Migjeni”

    Astrit Fani, rojtari i Tempullit të Kujtesës së Teatrit “Migjeni”

    Nga Albert Vataj
    Astrit Fani, nuk vjen nga një epokë legjendash, nuk del nga trilli i imagjinatës, edhe pse thellë misonin e tij e mishëron një shpirt i ardhur nga thellësi e kohës, nga e djeshmja, e cila në ikje përpiqet të marrë me vete atë që i përket. Por jo, ky hi në këtë largim të etershëm e ka të pamundur të rilind si një Sfinks, pa zjarrin që ka fshehur në pasionin e atyre që u ngjizën prej këtij farkëtimi, që u ushqyen nga llava e kësaj magme.Vitet në këtë teatër e kanë shndërruar Astritin si një gjymtyrë e kësaj krijese mitike, e cila duhet të mbahet në jetë përmes pulsit të çdoditshëm, krijues dhe interpretues, komunikues me publikun dhe përfaqësues të vlerave dhe veprave, por edhe të dëgjojë pëshpërimën e atij zëri të largët që vjen të na thërrasë në zgjim, duke na blatuar shpirtin krijues si një shërbesë e shenjtë përjetësie. Sepse ne i përkasim të sotmes, siç nuk mund të jetë e plotë ajo pa mëkimin e së djeshmes dhe urdhëresën për të nesërmen.Në historinë e njerëzimit, ka figura të rralla që zgjedhin të jetojnë në hijen e veprës së madhe që mbrojnë, duke e parë veten jo si pronarë të saj, por si shërbëtorë të përkushtuar. Këta janë rojet e tempullit të kujtesës, ata që përballen me harresën njësoj si kalorësit me errësirën, të bindur se çdo copë e së shkuarës është një gur i çmuar në themelin e së ardhmes.Astrit Fani është një prej këtyre njerëzve. Aktor me një jetë në skenë, por edhe një rojtar që prej më shumë se një dekade mban çelësat e arkivit të Teatrit “Migjeni”. Një arkiv që nuk është thjesht një vend fizik, por një labirint i kujtesës, i ngjashëm me atë bibliotekë të famshme të “Emrit të Trendafilit” të Umberto Ekos, ku murgjit e ruanin me fanatizëm librin e shenjtë nga duar të papërshtatshme, duke besuar se në ato faqe ndodhej një fuqi që duhej mbrojtur me çdo kusht.

    Si në romanin e Ekos, ku humbja e bibliotekës në flakët e zjarrit simbolizonte humbjen e një bote të tërë dijesh, edhe arkivi i “Migjenit” bart një rrezik të ngjashëm, pa kujdesin e duhur, pa ruajtje profesionale dhe pa digjitalizim, gjithçka mund të shndërrohet në hi të heshtur, duke lënë pas vetëm kujtimin e asaj që dikur ishte. Dhe Fani e di këtë.Si rojtar i tempullit të teatrit, Fani nuk mbron vetëm dokumente, afishe apo fotografi, ai ruan shpirtin e skenës. Çdo fotografi është një dritare e vogël drejt një kohe të humbur, çdo program shfaqjeje është një faqe e një libri të madh, që nuk duhet të shlyhet. Për këtë arsye, ai ka ngritur zërin për domosdoshmërinë e digjitalizimit, që kjo pasuri të mos jetë e burgosur në raftet e arkivit, por të udhëtojë lirshëm në hapësirën e pakufishme të dijes publike.Në legjendat e lashta, rojtarët e tempujve mbanin jo vetëm çelësat, por edhe betimin e shenjtë për të mos lejuar kurrë shkatërrimin e shenjtërores. Sot, betimi i Fanit është tjetër: të mos lejojë që kujtesa e teatrit të shuhet nga harresa teknologjike. Në vend të shpatës, ai ka metodën; në vend të armaturës, ai ka përkushtimin; dhe në vend të mureve të gurta, ai ngre muret e padukshme të arkivimit dhe digjitalizimit, për t’i mbrojtur thesaret artistike nga zhdukja.Teatri është arti më i përkohshëm nga të gjitha, një skenë, një natë, një publik, dhe më pas mbetet vetëm kujtesa. Por, kur kujtesa ruhet me dashuri dhe përkushtim, shfaqja nuk mbaron kurrë. Astrit Fani e bën të mundur këtë: ai është murg në bibliotekën e tij, kalorës në fortesën e tij, rojtar në tempullin e tij. Dhe derisa ky tempull të ketë rojen e tij, historia e Teatrit “Migjeni” do të vazhdojë të flasë, jo vetëm me gjuhën e skenës, por edhe me gjuhën e kujtesës së përjetshme.