Tag: teatrit

  • ”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

    ”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga punimet në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar.

    Rama shkruan se se do të transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit, por jo vetëm.
    ”Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon pa ndërprerje, ku dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore’‘, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Festivali “Skampa 2025” me 11 shfaqje, edicioni i 27-të mbyllet me komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja”

    Festivali “Skampa 2025” me 11 shfaqje, edicioni i 27-të mbyllet me komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja”

    Shfaqja “Çfarë pa kryeshërbëtorja” nga teatri i Elbasanit mbylli Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa”, që këtë vit shënoi edicionin e tij të 27-të. Përgjatë një jave, nën sloganin “Extension”/ “Zgjerim”,  në skenat e Elbasanit dhe të Tiranës u ngjitën 11 shfaqje nga 9 trupa artistike mes të cilave: trupat e ardhura nga teatri shtetëror turk, ai i Ankarasë dhe ai i Stambollit, si dhe trupat nga Greqia, Kosova, Lituania, Serbia dhe Shqipëria. Po ashtu nuk munguan edhe workshop-et, ekspozitat fotografike dhe promovimi i librave mbi vlerat teatrore. Në mbyllje të festivalit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, shprehu mirënjohjen për pjesëmarrësit dhe publikun elbasanas. “Për gjashtë ditë, qyteti ynë u mbush me energji, me art dhe me bashkëpunim ndërkombëtar.
    Ky festival është tashmë një traditë që e bën Elbasanin pjesë të kalendarit kulturor ndërkombëtar”, tha ai. “Çfarë pa kryeshërbëtorja” që mbylli Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa”  është vepër e autorit Joe Orton e sjellë në skenë nga regjisori Kiço Londo. Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” shënoi disa muaj më parë premierë në teatrin “Skampa”. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2025” u organizua nën mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Bashkisë së Elbasanit, si dhe me bashkëpunimin e Qendrës së Artit Elbasan, Ambasadës Greke në Shqipëri, Universitetit të Arteve, Teatrit “Metropol” – Qendra Kulturore Tirana, etj.

  • “Libri i Xhunglës”/ Aventura e re për aktorët e Teatrit të Kukullave

    “Libri i Xhunglës”/ Aventura e re për aktorët e Teatrit të Kukullave

    Një aventurë e re ka nisur për aktorët e Teatrit të Kukullave, që kanë nisur punën për “Librin e Xhunglës”, produksioni më i madh i këtij sezoni artistik. Për këtë shfaqje do të përdoren kukullave anatomike, me projeksione 360 gradë.

    Regjisorja Ina Morinaj thotë: “Libri i Xhunglës nuk do të jetë thjesht një shfaqje. Është hera e parë që bëhet një projekt i këtyre përmasave, qoftë për nga rëndësia veprës, rëndësia e kukullave që janë për herë të parë kukulla antomike, përafrohen me përmasat e kafshëve reale. Do të jetë një hyrje në xhungël dhe një prekje nga afër e të gjitha emocioneve që ka për të dhuruar shfaqja”.
    Në fillim të muajit nëntor, kur do ketë premierën shfaqja, do të zbulojmë botën e Moglit, që do të interpretohet nga Juxhin Plovishti.
    “Ka përgjegjësi shumë të madhe, sepse të gjithë fëmijët e njohin si karakter. Për mua është kënaqësi e madhe dhe jam i bindur që do t’ia dalim, së bashku me trupën e aktorëve të Teatrit të Kukullave. Është një shfaqje gjigande, ka elementë fantastikë, elementë surprize dhe magjie…”, thotë aktori.
    Bazuar në veprën e Rudyard Kipling, shfaqja e konceptuar për të gjitha grupmoshat, ju fton në xhunglën e mbushur me personazhe që do t’i japin jetë.
    “Akila është ujku që e rrit Moglin në tufën e tij, ndërsa Baluja që jam unë, ka për detyrë t’i mësojë Moglit rregullat dhe ligjet e Xhunglës”, shprehet aktori Aleksandër Grami.
    Aktori tjetër, Erdit Asllanaj, thotë: “Janë kafshë në skenë, por me mesazhe për njerëzit, për Xhunglën ku jetojmë ne, se si të sillemi, si të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”.
    Pjesë e kalendarit artistik të Teatrit të Kukullave janë disa shfaqje premirë, që do të argëtojnë fëmijët.
    Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Melsi Qirici thotë: “Projekti i dytë i madh i këtij sezoni është Meri Popins. Është një muzikal, jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë familjen”.
    Gjatë këtij muaji, do të do të rivihet në skenë “Zemërimi i Shkronjave”, vepra historike që rikthehet pas katër dekadash për të edukuar dhe frymëzuar të vegjëlit.
    “Mendoj se ‘Zemërimi i Shkronjave’ ka filluar rrugën e një trashëgimie dhe pasurie, që ne do t’ia lëmë fëmijëve në të ardhmen dhe shpresojmë shumë që edhe vitin tjetër të sjellim një projekt të ngjashëm për të rivitalizuar shfaqjet e vjetra të Teatrit të Kukullave”, shton Qirici.

    Top Channel

  • “Hijet e natës” nga Vedat Kokona, që u vu në skenë më 1 tetor 1971 shfaqja e parë e teatrit “Bylis”

    “Hijet e natës” nga Vedat Kokona, që u vu në skenë më 1 tetor 1971 shfaqja e parë e teatrit “Bylis”

    Vepra “Hijet e natës” nga autori Vedat Kokona është shfaqja e parë e teatrit “Bylis”. Shfaqja e parë e teatrit “Bylis” u dha në 1 tetor të vitit 1971. Përmes një materiali teatri i Fierit sjell në vëmendje shfaqjen e parë. “Në 1 tetor të vitit 1971 nisi aktivitetin e tij teatri “Bylis”, trupa profesioniste e të cilit ishte krijuar disa muaj më parë. Në skenën e tij do të shfaqej në këtë ditë, pjesa e parë dramatike, “Hijet e natës” e autorit Vedat Kokona”, thuhet nga teatri “Byls” i Fierit që ka ndarë dhe disa foto në faqen e tij. Në materialin e teatrit bëhet me dije se shfaqja u vu në skenë atë kohë nga regjisori Leka Bungo nën interpretimin e aktorëve Leonard Poro, Fitenete Tiço, Imelda Kiri, Shpëtim Shehu, Kujtim Jorgaqi, Suzana Prifti, Hatiqet Siqeca, Nestor Pogaçe, Koço Papadhopulli dhe Antigona Golemi. Ndërsa skenografia u përgatit nga Agim Zajmi.
    “Një kronikë të zgjeruar të kësaj drame do ta pasqyronte edhe shtypi lokal i kohës si një ngjarje e rëndësishme e jetës artistike dhe kulturore e qytetit të Fierit. “Hijet e natës” në skenën e teatrit tonë të ri” do ta titullonte reportazhin e saj gazeta “Drapër e Çekan”, e datës 6 tetor 1971”, thuhet nga teatri “Bylis” i qytetit të Fierit. Pas premierës së shfaqur në Fier, do të zhvillohej edhe turneu i parë i kësaj trupe në disa qytete të Shqipërisë, e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një ndër më të njohura të vendit. Teatri “Bylis” ndër vite ka vijuar aktivitetin artistik, duke sjellë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, si dhe është një ndër institucionet e rëndësishme kulturore në këtë qytet.
     
     

  • Nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, interpretojnë trupa nga vende të ndryshme

    Nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, interpretojnë trupa nga vende të ndryshme

    Elbasani është kthyer sërish në kryeqendrën e artit skenik. Për të 27-in vit radhazi, Teatri “Skampa” hapi dyert për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, një traditë tashmë e konsoliduar që mbledh trupa vendase e të huaja.
    Nën moton “Zgjerim”, ky festival sjell një program të pasur me shfaqje dhe vizione artistike , duke mirëpritur trupa nga Turqia, Greqia, Kosova, Lituania, Serbia dhe Shqipëria.
    “Ky festival është kthyer në një pikëtakim kulturor, ku bashkohen eksperienca e energji të ndryshme artistike. Është kënaqësi që çdo vit sjellim më pranë publikut teatrin ndërkombëtar”, tha Adonis Filipi, regjisori i festivalit.

    Në pesë ditë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë 11 shfaqje në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan, por edhe në Tiranë. Pjesë e këtij edicioni është dhe aktorja lituaneze Monika Poderytė, e cila u shpreh e lumtur që do të performojë me trupën e saj një temë shumë aktuale.
    “Drama zhvillohet në një xhungël distopike në luftë, ku arsyet e konfliktit janë harruar dhe mbijetesa kthehet në një betejë psikologjike. Në mes të shkatërrimit të natyrës mungesës së ajrit dhe ujit, shfaqja trajton krizën e identitetit njerëzor të krijuar nga luftërat e pafundme dhe shkatërrimi ekologjik. Përmes gjendjeve ëndërrimtare dhe traumatike të personazheve, drama reflekton mbi mënyrën si shoqëria justifikon luftën dhe ngre pyetje për një raport të ri me natyrën jo si një pronë për t’u sunduar, por si një hapësirë e përbashkët për t’u ruajtur”, u shpreh aktorja Monika Poderytė.
    Prej 27 vitesh, “Skampa” ka pritur qindra trupa nga Shqipëria dhe bota, duke e vendosur Elbasanin në hartën e festivaleve ndërkombëtare të teatrit. Përveç shfaqjeve, programi i festivalit përfshin edhe workshop-e, ekspozita fotografike dhe promovime librash kushtuar vlerave teatrore.
    /vizionplus.tv

  • Nis “Skampa 2025”, edicioni i 27 i festivalit ndërkombëtar të teatrit

    Nis “Skampa 2025”, edicioni i 27 i festivalit ndërkombëtar të teatrit

    Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa 2025”  nisi në Elbasan edicionin e tij të 27 duke sjellë magjinë e artit të gjallë në zemër të qytetit.

    Edicioni i 27-të i festivalit të stileve dhe formave të reja teatrore risjell edhe këtë vit një larmi performancash nga vende të ndryshme të botës.
    Nga data 2 – 6 tetor do të ngjiten në skenë shfaqje nga 9 trupa të ndryshme teatrore, mes të cilave, trupat e ardhura nga teatri shtetëror turk, ai i Ankarasë dhe i Stambollit, si dhe trupat nga Greqia, Kosova, Lituania, Serbia e Shqipëria.
    Mbrëmja e parë solli në skenë shfaqjen “Medea – Material”, nga Teatri Shtetëror i Ankarasë dhe ai i Stambollit. Teksti i Heiner Müller-it, i prezantuar për herë të parë në turqisht, ndërthur mitologjinë, historinë, kujtimet dhe ëndrrat, duke krijuar një tapiceri poetike që rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe e bëri natën të paharrueshme.
    Në 27 vite Festivali Ndërkombëtar i Teatrit ka qenë promovuesi më i mirë i artit, kulturës dhe vetë qytetit të Elbasanit duke numëruar rreth 270 shfaqje në të gjithë historinë e tij.
     

    Top Channel

  • Vepra shqiptare dhe të huaja përgjatë tetorit në Teatrin Kombëtar, në skenë dhe premiera “Si ta doni” e Shekspirit

    Vepra shqiptare dhe të huaja përgjatë tetorit në Teatrin Kombëtar, në skenë dhe premiera “Si ta doni” e Shekspirit

    Nga Julia Vrapi
    Vepra teatrore shqiptare dhe të huaja përgjatë këtij muaji janë pjesë e kalendarit artistik të Teatrit Kombëtar. Programi artistik këtë muaj në teatër nis me shfaqjen teatrore “Ferma e kafshëve”, por në skenën në ditët fundit të tetorit do të jetë dhe premiera e komedisë “Si ta doni”, vepër e Shekspirit. “Ferma e kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar te “Ar Turbina” në mbrëmjet e datave 2, 3, 4 dhe 5 tetor. Një përshtatje e veçantë e alegorisë së famshme nga George Orwell, që flet për pushtetin, manipulimin dhe shpresën. “Ferma e kafshëve” vjen në skenë me regji nga Driada Dervishi. Në “Fermën e kafshëve” në role janë aktorët Neritan Liçaj, Hervin Çuli, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, etj.
    “Ferma e kafshëve” një produksion i Teatrit Kombëtar shënoi më parë premierën në vitin 2021, por nuk ka vijuar edhe skenat e teatrove të tjerë në vend apo edhe në festivale. Vepra teatrore “Turjela” produksion i Teatrit Kombëtar që erdhi në skenë në maj 2024 rikthehet për publikun. Vepra vjen në skenë me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në kohën e diktaturës. Sigurimi i shtetit ka një detyrë speciale për shkrimtarin Dritan Korami…të raportojë mendimet e gabuara të dikujt në familjen e tij! Nëse nuk e bën ndoshta mund të ketë pasoja për të vetë dhe ai merr një vendim. “Turjela” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo sjell në role aktorët Helidon Fino, Olta Daku, Muzafer Zifla, Neritan Liçaj dhe Indrit Çobani dhe do të jetë në skenë në datat 9, 10, 11 dhe 12 tetor. Në vijim kalendari artistik i TK-së këtë muaj vijon me “Pushtimi” me Gent Hazizin në 15 tetor. Por veç shfaqjeve teatrore programi artistik vijon edhe me “International Dance Festival of Tirana”.
     Vepra e Shekspirit në skenë
    Premiera teatrore “Si ta doni” vepër e Shekspirit do të shfaqet për publikun në datat 30 dhe 31 tetor. Komedia është në sezonin e ri artistik 2025-2026  të Teatrit Kombëtar dhe do të vijë në skenën teatrore me regji nga John Blondell dhe me një kastë aktorësh të njohur të teatrit. Komedia ka në role aktorë si Genti Deçka, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Luli Bitri, Elia Zaharia, Donald Shehu, Dritan Boriçi, Besmir Bitraku, Flaura Kureta, Erjona Kakeli, etj. Regjisori John Blondell ka sjellë edhe më parë në skenën tonë teatrore vepra të Shekspirit, por këtë herë me regji prej tij vjen premiera teatrore “Si ta doni”.
    Në origjinal “As you like it” komedi nga William Shakespeare është përkthyer nga Skënder Luarasi. Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur. Trupa e aktorëve të Teatrit Kombëtar ka vijuar këto ditë shtatori provat për të sjellë në skenë shfaqjen “Si ta doni”, por sezoni i ri artistik 2025-2026 do të ketë dhe të tjera vepra të Shekspirit.
     

  • E tërhoqën zvarrë para Teatrit kombëtar, Silva Caka pranon të bëhet shefe e policëve që e dhunuan

    E tërhoqën zvarrë para Teatrit kombëtar, Silva Caka pranon të bëhet shefe e policëve që e dhunuan

    Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e djeshme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
    Por, vlen të theksohet edhe një fakt tjetër, pasi Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan më 17 Maj të vitit 2020, ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar.
    Teksa po protestonte bashkë me qytetarët, Silva Caka u shoqërua dhunshëm nga ana e Policisë, madje pati deklarata dhe denoncime se ajo ishte dhunuar edhe në furgonin e efektivëve gjatë shoqërimit për në komisariat. Madje në atë kohë, Silva Caka paralajmëronte edhe kallëzim penal ndaj forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit.
    “Ka një diferencë të madhe mes sjelljes si më shoqëruan dhe asaj në komisariat. Nesër do të bëj padi kundër forcave Shqiponjave, jam dëmtuar dhe jam ofenduar. Në komisariat kam bërë deklarimet e mia. Nuk e kaloj ditën në teatër por reagoi për korrupsionin masiv.” – deklaronte Caka.
    Jo vetëm tek protesta e Teatrit, por Silva Caka ka patur akuza të forta ndaj Policisë edhe për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve në protesta të tjera, sidomos në ato të shembjeve të banesave.
    Gjithashtu, Silva Caka ka deklaruar vazhdimisht se Edi Rama është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tashmë zonja Caka, do të bashkëpunojë ngushtë me “sociopatin me kartelë” në qeverinë e cila ka shpallur si synim pikërisht integrimin e vendit në BE brenda vitit 2030.
     
     

  • “Aktor kryesor në aferë”, Këlliçi reagon ashpër: Veliaj, i pompua nga Rama dhe Soros, u shfry në kohë rekord

    “Aktor kryesor në aferë”, Këlliçi reagon ashpër: Veliaj, i pompua nga Rama dhe Soros, u shfry në kohë rekord

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftua në Ora Neës ka analizuar votimin unanim nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt.
    Këlliçi tha se opozita protestoi për 44 javë dhe kjo protestë ka qenë më e gjata në pluralizmin shqiptar, duke denoncuar aferat si “5D”-ja, “ECO Tirana”, inceneratori i Tiranës, apo shembja e teatrit.
    Përsa i përket dosjes së teatrit kombëtar të depozituar në SPAK nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Këlliçi ndau lajmin se sipas informacionevë që ai disponin kjo dosje do të kalojë për gjykim së shpejti.
    Deputeti demokrat tha se dje në 3 sekonda u zhbë ylli i PS-së dhe i ambasadave.
    “Protesta para Bashkisë Tiranë për 44 javë ka qenë e paprecedentë për pluralizmin shqiptar. Është protesta më e gjatë e organizuar nga një parti politike. Së bashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka 7 vite në protestë.
    Sipas informacioneve çështja e Teatrit Kombëtar kalon këto ditë për gjykim, ku Erion Veliaj është aktor kryesor.
    Protesta ka qenë për një kauzë të drejtë për vjedhjen e zgjedhjeve të 2023 dhe vjedhjeve të vazhdueshme ndaj qyetarëve.
    Ka qenë “5D”, “ECO Tirana”, inceneratori i Tiranës, afera e plehrave, shembja e Teatrit Kombëtar.
    Që ka ardhur koha që në Bashkinë e Tiranës duheshin zgjedhje për këtë kam qenë i bindur. Veliaj do shkojë në koshin e historisë si perosni më i korruptuar, u pompua nga Rama dhe Soros dhe ashtu u shfru në kohë rekord.
    Veliajn dje e kanë shkarkuar, sepse ne nuk i kemi pasur numrat, vërtet e bëmë kërkesën në maj por u shty me 4 muaj sepse nuk e futën në rend dite. Dje mjaftuan 3 sekonda që të zhbëhej ylli në ngjithje i PS-së dhe i ambasadorëve të korruptuar.
    Ambasadorët ndërkohë që opozita ishte në protestë na tregonin se shembulli i transparencës ishte Erion Veliaj.
    Tirana është gdhirë e çliruar, Veliaj i ka bërë një dëm të pariparueshëm. Thithim ajrin më të ndotur dhe kemi trafikun më të reënduar në Europë”, tha Këlliçi.

  • “Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm në Teatrin Eksperimental

    “Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm në Teatrin Eksperimental

    “Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Dramatizuar dhe përshtatur nga Endri Çela shfaqja teatrore “Zullulandia” ka për subjekt një ngjarje krejt të veçantë, e dhënë në plan satirik. “Zullulandia” është një festë e madhe me nota satirike dhe një zgjim mbi realitetin ku po jetojmë. E punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm shqiptar. Zullulandia, një vend në Afrikën e Lindjes, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa.
    Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen. Ky fodull dhe injorant vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, ndërsa, kur kthehet në Zulluland, mirëpritet prej zulluve me festa e nderime për “lëvdatat” e marra. I vetmi që e ka kuptuar talljen është Plugu. Tani atij i duhet që t’i hapë sytë një populli të tërë zullush për talljet e Europës mbi Zullulandian. Shfaqja vjen në skenë me aktorët Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti.
    Shfaqja teatrore do të jetë në skenë në datat 18, 20 dhe 21 shtator në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” te “ArTurbina” në Tiranë. Më herët regjisori Endri Çela ka treguar se qasja e tij me gjithë veprën e Faik Konicës ka qenë e hershme. Pas kësaj shfaqje teatrore që është produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe rikthehet tre mbrëmje në skenë për publikun, në vijim programi artistik i teatrit do të sjellë të tjera shfaqje. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 ai vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.