Tag: teatrit

  • 80-vjetori i teatrit/ Përkujtohet shfaqja e parë e veprës në skenë në maj të vitit 1945

    80-vjetori i teatrit/ Përkujtohet shfaqja e parë e veprës në skenë në maj të vitit 1945

    “Topazi” ishte shfaqja që në majin e vitit 1945 më parë, inauguroi Teatrin e sapokrijuar Popullor. 

    80 vite më pas, Teatri Kombëtar kujton qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës në vend. Breza të tërë aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh e skenografësh sollën në skenë vepra të mëdha të teatrit botëror dhe krijime autentike shqiptare.
    “Dita e parë e punës në Teatrin Popullor ishte impresionuese për mua. Ishte mbledhja e trupës artistike, pashë të hynin në atë studio figura si Piro Mani, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Roza Anagnosti, emra që konfirmojnë kombëtaren në teatër. U ndjeva e privilegjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional”, tha aktorja Luiza Xhuvani.
    “Teatri për ata ishte tempull dhe për mua vazhdon të jetë tempull. Teatri është mision, është frymë, është ndërveprim, është ndërgjegjësim. Është vetëdije. Në teatër ke mundësi të njohësh të gjithë botën por mbi të gjitha ke mundësi të njohësh vetveten”, tha aktorja Yllka Mujo.
    Ky vit jubile e gjen Teatrin Kombëtar pa një godinë të vetën, ndërsa vetë artistët tregojnë problematikat, me të cilat përballet ky institucion.
    “Duhet t’i rikthehet vëmendja shtetit me elementin kryesor regjisurën, se pa regjisurë nuk ka teatër. Me regjisorë të mirë, avancojnë dhe aktorë të mirë. Ata që dalin nga 3-vjeçari u regjisurës, duhet patjetër dy vjeçarin tjetër ta bëjnë në shkolla të nivelit të parë europian apo edhe në Lindje. Kjo do ta rrisë nivelin e Teatrit në vepra më të mëdha që duhet të kërkohen për t’u vënë në skenë”, tha aktori Ndriçim Xhepa.
    Krahas zhvillimeve teknologjike, teatrit i duhet të gjejë mënyra të reja për të qenë pranë artdashësve.
    “Teatri mbetet ndoshta hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, duke e dëgjuar njëri tjetrin live. Sot aktorët kanë sfidë me kohën të cilës i përkasin, në një zhurmë informative, ata duhet të gjejmë rrugë të reja se si të depërtojnë te audienca”, Indrit Çobani, drejtor i Teatrit Kombëtar.
    “Në dinamikën që ka jeta e një artisti, në rëndësinë që ka liria e tij, njëkohësisht të kemi respekt ndaj meritokracisë, duhet të garantojmë statusin e artistit. Kjo është një nga themelet për të cilën duhet të punojmë”, tha Blendi Goxhe, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Ceremonia e 80-vjetorit të u mbajt në ambientet e Arturbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve të shumtë.

    Top Channel

  • Teatri Kombëtar feston 80-vjetorin, pa Teatër! Asnjë symbol dhe asnjë gjurmë nga skena teatrore

    Teatri Kombëtar feston 80-vjetorin, pa Teatër! Asnjë symbol dhe asnjë gjurmë nga skena teatrore

    80-vjetori pa teatër, një festë që retushohet nëpër broshura, por që nuk përjetohet mbi skenë. Godina ikonë e Tetarit Kombëtar mbetet jashtë kujtesës zyrtare. Asnjë simbol, asnjë gjurmë në territorin, ku nisi rrugëtimi i artit dramatik në Shqipëri. Ndryshe nga vitet e shkuara kur Erion Veliaj pozonte në eventet artistike, këtë herë ishte Minsitri Blendi Gonxhe, që mori mikrofonin, dhe nuk i kurseu ironitë, se nuk do t’i shfrytëzojë artistët, të cilët i cilësoi si punonjësit e vet për fushatë elektorale.

    Por ndërkohë që zgjodhi fjalët e kujdesshme , ironia ndaj sistemit që ai vetë përfaqëson ishte e pashmangshme, artistët duartrokiten ende pa skenë, pa dinjitet të garantuar dhe pa një status që i mbron.

    Më tej, Indrit Çobani, Drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar  foli për aspiratën për liri dhe të vërtetë që bashkon artistët, ndërsa theksoi se disa kolegë u detyruan të  ndërpresin karrierën nga mungesa e hapësirës për të shprehur këtë të vërtetë.
    Aktoret Luiza Xhuvani dhe Yllka Mujo kujtuan ditët e para kur hyn në Teatër, dhe bashkëpunimet me aktorët e mëdhenj të skenës, ndërsa aktori Ndriçim Xhepa, ngriti një shqetësim të thellë për mungesën e përgatitjes profesionale  të regjisorëve.
    Në këtë përvjetor u prezantua edhe një botim arkivor për shfaqjen “Topazi” të majit 1945, nga ku nisi rrugëtimi i Teatrit Kombëtar. Studiuesja Anxhela Çikopano zbuloi për herë të parë dokumente dhe kritika për zanafillën e institucionit.
    Ndërkohë që gjatë mbrëmjes u fol për reforma, 80-vjetori i Teatrit festohet larg shtëpisë së vet, pa kujtesën e shembjes dhe në heshtjen e institucioneve që nuk e rikthejnë dot skenën kombëtare që iu rrëmbye kombit.

  • 80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit

    80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit

    Teatri Kombëtar, institucioni që prej dekadash mbart dhe përcjell vlerat më të mira të artit skenik shqiptar, shënoi 80-vjetorin e themelimit.
    Ky teatër u përurua si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 maj të vitit 1945, ku me regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, që u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit Kombëtar”.
    Mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të organizuar në ambientet e ArTurbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve të shumtë, u kujtuan qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës.
    Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se duhet të garantojmë statusin e artistit.
    “Në dinamikën që ka jeta e një artisti, në rëndësinë që ka liria e tij, dhe ne duhet të garantojmë që kjo të ndodhë dhe kjo nuk bëhet pa një ombrellë speciale që do të ishte ajo e statusit të artistit. Kjo është një nga themelet për të cilën duhet të punojmë”, tha Gonxhja.
    Drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani u shpreh se “Teatri mbetet ndoshta hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, duke e dëgjuar njëri tjetrin live. Sot aktorët kanë sfidë me kohën të cilës i përkasin, në një zhurmë informative, ata duhet të gjejmë rrugë të reja se si të depërtojnë tek audienca”.
    Aktorja Luzia Xhuvani solli për të pranishmit kujtime nga nisja e punës në Teatrin Kombëtar.
    “Dita e parë e punës në Teatrin Popullor ishte impresionuese për mua. Ishte mbledhja e trupës artistike, pashë të hynin në atë studio figura si Piro Mani, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Roza Anagnosti, emra që konfirmojnë kombëtaren në teatër. U ndjeva e privilegjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional”, tha Xhuvani.
    Ndërsa aktorja Yllka Muja tha se “Teatri është mision, është frymë, është ndërveprim, është ndërgjegjësim. Është vetëdije. Në teatër ke mundësi të njohësh të gjithë botën, por mbi të gjitha ke mundësi të njohësh vetveten”.
    Aktori Ndriçim Xhepa e vuri theksin në fjalën e tij te përgatitja universitare e regjisorëve të rinj.
    “Duhet t’i rikthehet vëmendja shtetit me elementin kryesor regjisurën, se pa regjisurë nuk ka teatër. Me regjisorë të mirë, avancojnë dhe aktorë të mirë. Ata që dalin nga 3-vjeçari i regjisurës, duhet patjetër 2-vjeçarin tjetër ta bëjnë në shkolla të nivelit të parë europian apo edhe në Lindje. Kjo do ta rrisë nivelin e Teatrit në vepra më të mëdha që duhet të kërkohen për t’u vënë në skenë“, tha Xhepa.
    Për të pranishmit u vunë në skenë disa copëza të komedisë “Topazi” të sjella për publikun në skenën e ArTurbinës me aktorë të trupës së sotme të Teatrit Kombëtar, pikërisht në 80-vjetorin e themelimit.
    Teatri Kombëtar është krijuar si i pari teatër profesionist shqiptar më 17 maj 1945. Nën regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, e cila u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit”. Shteti shqiptar në periudhën para viteve ‘90 u përpoq ta orientonte Teatrin (i cili quhej në atë kohë Teatri Popullor) në sigurimin e një repertori me drama të “realizmit socialist” me autorë të vendeve të Lindjes, por përveç tyre janë vënë në skenë edhe premiera nga dramaturgjia botërore: “Revizori” nga Gogoli, “Otello” nga Shekspiri, “Shërbëtori i dy zotërinjve” nga K. Goldon.
    Nga viti 1989 mban emrin Teatri Kombëtar.Pas viteve ’90 kemi një prani më të gjerë të repertorit të huaj me vepra të autorëve të njohur si: “Dy zotërinjtë nga Verona” nga Shekspir; “Fernando Krafti më ka shkruar një letër” nga T. Dorst, “Tiranozauri” nga K. Trebeshina; “Don Zhuani” nga Molier; “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, “Quo Vadis”; “Kopshti me dallëndyshe” nga B. Cikliropulos; “Ëndrra e një nate dimri” nga I. Kadare; “Njeriu, virtyti, kafsha” nga L. Pirandelo; “Armiku i Popullit” nga H. Ibsen, etj.
    Teatri Kombëtar është vendosur në ambientet e ndërtesës ArTurbina në pritje të ndërtimit të godinës së re.

  • 80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Përkujtohet shfaqja e parë dhe diskutohen sfidat e institucionit të artit e kulturës

    80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Përkujtohet shfaqja e parë dhe diskutohen sfidat e institucionit të artit e kulturës

    “Topazi” ishte shfaqja që në majin e vitit 1945, inauguroi Teatrin Popullor. 

    80 vite më pas, Teatri Kombëtar kujton qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës në vend. Breza të tërë aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh e skenografësh sollën në skenë vepra të mëdha të teatrit botëror dhe krijime autentike shqiptare.
    “Dita e parë e punës në Teatrin Popullor ishte impresionuese për mua. Ishte mbledhja e trupës artistike, pashë të hynin në atë studio figura si Piro Mani, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Roza Anagnosti, emra që konfirmojnë kombëtaren në teatër. U ndjeva e privilegjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional“, kujtoi aktorja Luiza Xhuvani.
    “Teatri për ata ishte tempull dhe për mua vazhdon të jetë tempull. Teatri është mision, është frymë, është ndërveprim, është ndërgjegjësim. Është vetëdije. Në teatër ke mundësi të njohësh të gjithë botën por mbi të gjitha ke mundësi të njohësh vetveten“, u shpreh aktorja Yllka Mujo.
    Ky vit jubile e gjen Teatrin Kombëtar pa një godinë të vetën, ndërsa vetë artistët tregojnë problematikat, me të cilat përballet ky institucion.
    “Duhet t’i rikthehet vëmendja shtetit me elementin kryesor regjisurën, se pa regjisurë nuk ka teatër. Me regjisorë të mirë, avancojnë dhe aktorë të mirë. Ata që dalin nga 3-vjeçari u regjisurës, duhet patjetër 2-vjeçarin tjetër ta bëjnë në shkolla të nivelit të parë europian apo edhe në Lindje. Kjo do ta rrisë nivelin e Teatrit në vepra më të mëdha që duhet të kërkohen për t’u vënë në skenë“, vuri në dukje aktori Ndriçim Xhepa.
    Krahas zhvillimeve teknologjike, teatrit i duhet të gjejë mënyra të reja për të qenë pranë artdashësve.
    “Teatri mbetet ndoshta hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, duke e dëgjuar njëri tjetrin live. Sot aktorët kanë sfidë me kohën të cilës i përkasin, në një zhurmë informative, ata duhet të gjejmë rrugë të reja se si të depërtojnë te audienca“, tha drejtori i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani.
    “Në dinamikën që ka jeta e një artisti, në rëndësinë që ka liria e tij, njëkohësisht të kemi respekt ndaj meritokracisë, duhet të garantojmë statusin e artistit. Kjo është një nga themelet për të cilën duhet të punojmë“, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.
    Ceremonia e 80-vjetorit të u mbajt në ambientet e Arturbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve të shumtë.

    Top Channel

  • Trupat artistike të TKOB me “Opera Gala” këtë mbrëmje në skenën e teatrit të Vlorës

    Trupat artistike të TKOB me “Opera Gala” këtë mbrëmje në skenën e teatrit të Vlorës

    “Opera Gala” me artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në skenën e teatrit të Vlorës. Një mbrëmje gala me ariet më të bukura të autorëve Mozart, Verdi, Puccini, Bizet, Offenbach, Rossini, Lehar e Bernstein, deri te koreografitë elegante mbi muzikën e Johann Strauss Il, “Opera Gala”. Koreografia dhe regjia në “Opera Gala” është nga Renato Zanella, ndërsa Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont. Në skenë do të jenë dhe trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe Kori i TKOB-së. “Opera Gala” sjell magjinë e saj edhe në Vlorën e flamurit me mbështetjen e pakushtëzuar të Bashkisë Vlorë”, thuhet nga TKOB.
    “Opera Gala” që këtë mbrëmje do të jetë në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë më parë u shfaq për dy mbrëmje me radhë në skenën e TKOB-së në Tiranë. Më herët, regjisori Renato Zanella u shpreh se është një shfaqje që ka në qendër dashurinë. “Kjo është një mënyrë për të celebruar muzikën dhe të gjithë artistët me një program shumë të mirë. Një gala jo si ato që jemi mësuar të shohim, ku marrin pjesë kori, solistët, baleti dhe muzika gjithashtu. Kemi Verdin, Puccini-n, Mozartin, Strauss dhe të gjithë këta vijnë në një shfaqje të vetme, një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë, atë ndjenjë që vjen e shpërfaqur në forma të ndryshme nga secili kompozitor”, tha regjisori Zanella, i cili ka bashkëpunuar edhe më parë me TKOB. “Opera Gala” që këtë mbrëmje do të jetë në skenën e teatrit të Vlorës është në vijim të aktiviteteve në kalendarin artistik këtë muaj nga TKOB.

  • “Vizita” e teatrit “Migjeni” ngjitet në skenën e Hungarisë

    “Vizita” e teatrit “Migjeni” ngjitet në skenën e Hungarisë

    “Vizita” që shënoi më parë premierën në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, u shfaq në skenën e Tiranës,  por ka vijuar edhe nëpër skenat e tjera teatrore jashtë vendit. Pas skenave në Itali, në Prizren në Kosovë apo dhe në Bosnje, shfaqja teatrore “Vizita” me regji nga Davide Iodice u ngjit edhe në skenën e Budapestit në Hungari.“Vizita” në ishte në skenë në MITEM FESTIVAL, Budapest Hungari. Më herët teatri “Migjeni” bëri me dije se shfaqja do të ishte në skenën e Budapestit mbrëmjen e datës 16 maj në Gobbi Hilda Stage, National Theatre of Budapest, Hungari. “Kjo shfaqje vazhdon në të dytin vit të jetës së saj të shkruaj një faqe të rëndësishme në historinë e teatrit shqiptar”, thuhet nga teatri. Vepra me regji nga Davide Iodice shënoi premierën botërore në tetor 2023 në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.“Vizita” me tekst nga Fabio Pisano është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme. Në festivalin mbarëkombëtar të teatrit “Mosiu” “Vizita” mori çmimet: Shfaqja më e mirë; Muzika më e mirë origjinale; Skenografia më e mirë. Në vijim kjo shfaqje u vlerësua dhe me një tjetër çmim. Në Festivalin e Teatrit MESS, Sarajevë u vlerësua me çmimin e kritikës dhe medias “Oslobodenje ”. Kjo shfaqje teatrore e vlerësuar me disa çmime deri tani erdhi në skenë më parë nga bashkëpunimi mes teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës dhe Sardegna Teatro, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Shfaqja “Vizita” me regji të italianit Davide Iodice, muzika është nga Lino Cannavacciolo, teksti nga Fabio Pisano është shqipëruar nga Zija Vukaj. Aktorët në këtë shfaqje teatrore janë Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Julinda Emiri, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Aleksandër Prenga dhe Vladimir Doda. Ndihmës regjisor në vepër është Jozef Shiroka  dhe kostruksionet skenografike dhe kostumet Divni Gushta.Nga Julia VrapiMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.“Vizita” që shënoi më parë premierën në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, u shfaq në skenën e Tiranës,  por ka vijuar edhe nëpër skenat e tjera teatrore jashtë vendit. Pas skenave në Itali, në Prizren në Kosovë apo dhe në Bosnje, shfaqja teatrore “Vizita” me regji nga Davide Iodice u ngjit edhe në skenën e Budapestit në Hungari.“Vizita” në ishte në skenë në MITEM FESTIVAL, Budapest Hungari. Më herët teatri “Migjeni” bëri me dije se shfaqja do të ishte në skenën e Budapestit mbrëmjen e datës 16 maj në Gobbi Hilda Stage, National Theatre of Budapest, Hungari. “Kjo shfaqje vazhdon në të dytin vit të jetës së saj të shkruaj një faqe të rëndësishme në historinë e teatrit shqiptar”, thuhet nga teatri. Vepra me regji nga Davide Iodice shënoi premierën botërore në tetor 2023 në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.“Vizita” me tekst nga Fabio Pisano është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme. Në festivalin mbarëkombëtar të teatrit “Mosiu” “Vizita” mori çmimet: Shfaqja më e mirë; Muzika më e mirë origjinale; Skenografia më e mirë. Në vijim kjo shfaqje u vlerësua dhe me një tjetër çmim. Në Festivalin e Teatrit MESS, Sarajevë u vlerësua me çmimin e kritikës dhe medias “Oslobodenje ”. Kjo shfaqje teatrore e vlerësuar me disa çmime deri tani erdhi në skenë më parë nga bashkëpunimi mes teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës dhe Sardegna Teatro, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Shfaqja “Vizita” me regji të italianit Davide Iodice, muzika është nga Lino Cannavacciolo, teksti nga Fabio Pisano është shqipëruar nga Zija Vukaj. Aktorët në këtë shfaqje teatrore janë Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Julinda Emiri, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Aleksandër Prenga dhe Vladimir Doda. Ndihmës regjisor në vepër është Jozef Shiroka  dhe kostruksionet skenografike dhe kostumet Divni Gushta.Nga Julia Vrapi

  • “Fluturimi – Kosova” në Teatrin Nous të Athinës

    “Fluturimi – Kosova” në Teatrin Nous të Athinës

    Nga Eleana ZhakoNë datën 3 maj, në Teatrin “Nous” të Athinës, u dha premiera e veprës së autorit Jeton Neziraj “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në regji të Enke Fezollarit. Fezollari nuk është hera e parë që sjell vepra të autorëve shqiptarë në skenën e teatrit grek dhe është ndër të paktët regjizorë shqiptarë në Greqi, që në mënyrë sistematike i ka prezantuar publikut grek një larmi të madhe temash shqiptare, duke filluar që nga “Virgjëresha e betuar” e Elvira Dones (Festivali Kulturor i Athinës, 2017), “Vendi ku nuk vdiset kurrë” i Ornela Vorpsit (Teatri “Stathmos”, 2021), vepra më e fundit, por edhe anasjelltas. Ai gjithashtu  i ka sjellë publikut teatërdashës shqiptar një mori autorësh të huaj e grekë, si Shekspirin, Woolf, Gorkin, Frayn, Euripidin, Ricos, etj.Nga ana tjetër, edhe dramaturgu Jeton Neziraj nuk është emër i panjohur në Greqi e Qipro, jo vetëm përmes librit të tij “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, që qarkullon në gjuhën greke nga botimet “Plethora” me titullin “Fluturimi 1702 08, Kosova”, por edhe sepse vepra të të njëjtit autor janë vënë në skenën greke e qipriote nga regjisori Marios Theoharus në Qipro dhe nga regjisorja Aktina Stathaki në Athinë.Veçantia e shfaqjes “Fluturimi – Kosova”, përshtatur me këtë titull për nevojat skenike, qëndron në faktin se është hera e parë që një regjizor shqiptar me banim në Athinë, i sjell publikut grek veprën e një autori shqiptar të Kosovës. Për më tepër, pavarësisht se regjizori mund të zgjidhte aktorë nga brezi i parë dhe i dytë i shqiptarëve në Greqi, ai zgjodhi të përfshijë vetëm aktorë grekë të moshave të ndryshme, çka e bën më interesant ndërkomunikimin dhe ndërveprimin mes elementit grek e atij shqiptar. Vepra në fjalë është përkthyer në shumë gjuhë: anglisht, frëngjisht, turqisht, sllovenisht, gjermanisht, serbisht, greqisht, italisht, polonisht, sllavo-maqedonisht dhe është vënë në shumë skena ndërkombëtare. Për herë të parë u vu në Kosovë në vitin 2012 dhe i njëjti produksion udhëtoi më pas në Zvicër, Itali, Kroaci, Slloveni, Serbi, Maqedoninë e Veriut e Shqipëri. Krahas kësaj, është vënë në skenë nga regjizorë të ndryshëm në Turqi, Qipro, Maqedoninë e Veriut dhe së fundi në Greqi.“Fluturimi” është një komedi politike, e frymëzuar nga realiteti i Kosovës së pasluftës dhe i pas-pavarësisë, nga fizionomia e brishtë e shtetit më të ri të Europës. Zhvillimi i rrjedhës së veprës është vendosur në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku aktorët po përgatiten për vënien në skenë të Godosë, kur një urdhër nga lart u kërkon që të ndalojnë provat dhe të përgatiten për provat e një shfaqjeje tjetër. Skema “teatër brenda teatrit” aplikohet dy herë brenda kësaj vepre, sepse që në hyrje autori kombinon “teatrin real” me teatrin e lojës, përmes përshkrimit të infrastrukturës mjerane së Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe trajtimit  çnjerëzor të punës së aktorëve, që kanë muaj të tërë pa u paguar. Ata janë në pritje të shtetit – Godo që do t’i nxjerrë nga kjo gjendje, por edhe të Godosë së rolit të tyre në Teatër.  Në vazhdim, autori i përfshin sërish aktorët në skemën “teatër brenda teatrit”, tashmë për të lozur në një shfaqje tjetër, që nuk diktohet nga “ligjet e teatrit”, por të shtetit embrional të Kosovës.Fezollari përmes regjisë së tij dhe lojës së aktorëve, arrin të ngërthejë më së miri konfliktin e përjetshëm, që përcjell Neziraj në vepër, atë mes Artit e Pushtetit. Skemës së teatrit, i shtohet nga Fezollari edhe një element i trefishtë, ai i “regjizorit brenda regjizorit”. Pra, rolin e regjizorit në vepër, Fezollari zgjedh ta luajë vetë në teatër. Roli i Rozit, të vetmes grua në vepër, luhet nga Ada Janukaki, roli i Sekretarit nga Kiriakos Kosmidhis, ai i Dilos nga Hrisovalandis Kostopulos dhe Xhejms Tafili nga Apostolos Malebixis.  Rozi dhe Dilo janë dy aktorët kryesorë në vepër, ata që do të luanin fillimisht Vladimirin dhe Estragonin, por që me urdhër të Zyrës së Kryeministrit, do të luajnë tani në shfaqjen, që regjizori është i detyruar të krijojë nga e para, kushtuar pavarësisë së Kosovës, që ende nuk dihet se kur do të shpallet. Kushti është, që shfaqja të luhet Ditën e Pavarësisë, e cila mund të shpallet nga ora në orë, nga dita në ditë, nga java në javë, dhe mbi të gjitha duhet të përfshijë edhe fjalimin e Kryeministrit të ri të Kosovës, që është e ndaluar t’i jepet paraprakisht regjisorit dhe shpurës së tij.Regjizori vendosë ta realizojë këtë kërkesë surreale të qeverisë, duke iu nënshtruar gjithfarë urdhrave qesharake, për hir të qëllimit të shenjtë të pavarësisë. Të katër personazhet luhaten mes groteskes e patetizmit, romantizmit e spontanitetit, idealit dhe lakmisë së famës. Të gjithë duan t’i shërbejnë ditës së pavarësisë, Rozi t’i shesë hiret e saj Sekretarit, Xhejmsi, tekniku i skenës, të fluturojë me aeroplanin e improvizuar nga ai vetë për të sensibilizuar shtetet e tjera të njohin Kosovën, Dilo të heqë dorë nga alkooli dhe regjisori të realizojë shfaqjen e lavdishme me çdofarë mjeti.Fezollari dhe aktorët e tij përpiqen të ekuilibrojnë përgjatë gjithë shfaqjes mbi fillin e hollë mes komedisë e dramës. “E ka vënë në skenë si komedi a dramë?”, më pyeti autori Jeton Neziraj, që mundi të udhëtojë drejt Athinës në datën 5 maj, falë mbështetjes së Zyrës të Interesave të Kosovës në Athinë dhe Udhëheqësit të kësaj zyre, z. Fitim Gllareva, i cili nuk u kursye të ndihmojë regjizorin Fezollari për nevojat e ndryshme të shfaqjes.Nuk desha t’ia përmbushja kërshërinë autorit, aq më tepër që në gjithë shfaqjet paraardhëse në Kosovë e në vendet e tjera, është trajtuar në versionin e komedisë. Fezollari, përgjithësisht i ka qëndruar besnik tekstit të autorit, me disa shtesa të vogla e përshtatje personale, që nuk ia tjetërsojnë mesazhet dhe frymën tekstit origjinal. Përveçse regjizor, Fezollari është dhe njohës shumë i mirë i muzikës së Ballkanit, dhe të gjitha pjesët e zgjedhura muzikore, që shoqërohen edhe me koreografi, ngjajnë me mini-musicals, ku dominojnë rrymat bashkëkohore nga skena muzikore e Kosovës, që nga muzika e ashtuquajtur tallava e deri në hip-hop e gjini të tjera. Në Athinë, shumë hite të këngëtarëve kosovarë janë bërë trendy dhe luhen në shumicën e klubeve të njohura të natës. “Të rinjtë grekë argëtohen me këto hite, pa e pasur shumë herë idenë e gjuhës dhe të vendit të tyre të origjinës”, thotë ai nga përvoja e tij në klubet e natës. Dhanis Kumarxis, kompozoi një muzikë shumë origjinale për trailer-in e shfaqjes me motive ballkanike.Në një shfaqje mbi 1,5 orë, Fezollari përfshin gjithë historinë e luftës dhe rrugën e mundimshme drejt pavarësisë së Kosovës. Ajo çka befason, është videoja përmbyllëse e krijuar nga Ada Liaku, ku jepen momente të ndryshme prekëse nga varret masive të civilëve kosovarë, rreshta të tëra fotografish fëmijësh të vrarë dhe festimet nga shpallja e Pavarësisë. Sipas Fezollarit, diplomacia kulturore i shërben ndërkombëtarëzimit të së vërtetës, pasqyrimit të dyanshëm të historisë, vetëdijësimit dhe përafrimit të popujve. Ndoshta shumica e publikut që vjen të shohë shfaqjen, nuk është në dijeni se Greqia është një nga vendet e Bashkimit Europian që bashkë me 4 shtete të tjera, nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.Ndoshta disa prej tyre, e mbajnë mend emrin e Kosovës, që atëherë kur ajo ishte ende pjesë e Jugosllavisë apo e kanë dëgjuar për herë të pare gjatë bombardimeve të NATO-s. Por, me siguri, që pas kësaj shfaqjeje do të grishen të kërkojnë e të mësojnë më tepër rreth këtij vendi, që ndodhet kaq pranë Veriut të Greqisë dhe që i lidhin kaq gjëra të përbashkëta  Pjesë nga shënimi i regjizorit, Enke Fezollarit: Me këtë “fluturim” udhëtojmë ne Ballkan me një komedi të mprehtë dhe çmendurake, që parodizon nacionalizmat, armiqësitë, por edhe shtetrrethimin e lirisë së Artit. Një teatër brenda teatrit, një pasqyrë e Historisë, ku e qeshura bëhet armë kundër vuajtjeve të së shkuarës, me shpresën se do mund të ndryshojmë të tashmen dhe të ardhmen, përmes një lupe, që vetëm qesharake nuk është.Botuar fillimisht në ResPublica

  • Teatri “Skampa” për dy javë radhazi në duart e të rinjve: Maratona Rinore drejt finales së madhe

    Teatri “Skampa” për dy javë radhazi në duart e të rinjve: Maratona Rinore drejt finales së madhe

    Qindra të rinj nga gjimnazet e Elbasanit kanë mbushur sallat e Teatrit “Skampa” në kuadër të aktiviteteve të Maratonës Rinore, një ngjarje që prej 29 vitesh promovon talentin e ri në artet skenike. Këngë, aktrim, kërcim dhe performanca të ndryshme kanë qenë në qendër të këtij maratone kulturore, e cila këtë vit ka tërhequr jo vetëm pjesëmarrës, por edhe një publik të gjerë admirues.
    Nën kujdesin e Bashkisë së Elbasanit dhe Qendrës së Artit, të rinjtë janë përgatitur me përkushtim nën drejtimin e stafit të Teatrit “Skampa”, duke sjellë një nivel të lartë interpretimi në skenë. Organizatorët theksojnë se aktiviteti synon jo vetëm argëtimin, por edhe zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja, disa prej të cilëve sot janë emra të njohur të skenës shqiptare.

    Kryetari i Bashkisë ka shprehur mbështetjen e tij për këtë nismë, duke e cilësuar atë si një urë lidhëse mes artit dhe brezit të ri, si dhe ka premtuar një edicion jubilar akoma më madhështor për vitin e ardhshëm, kur Maratona shënon 30-vjetorin e saj.
    Finalja e Maratonës Rinore do të zhvillohet më 7 maj, me një spektakël të shumëpritur që pritet të kulmojë këtë periudhë intensive artistike.

  • Ndahet nga jeta aktori Eduart Çala, një figurë e shquar e artit elbasanas dhe skenës shqiptare

    Ndahet nga jeta aktori Eduart Çala, një figurë e shquar e artit elbasanas dhe skenës shqiptare

    Albert Vataj
    U nda nesh edhe një. Të gjithë po ikin. Po ikin por pa mundur të marrin në rrugën pa kthim atë që na dhuruan me përkushtim dhe shpirt. Mori udhën e amshimit edhe Eduart Çala. U nis ngarkuar me mall për t’u takuar me ata, me të cilët ai u ngit në skenë që t’i përkasin artit, traditës shqiptare të skenës dhe filmit.

    Kur një artist largohet nga kjo jetë, nuk është vetëm një mungesë që mbetet pas, por një boshllëk i ndjeshëm në kujtesën kulturore të një qyteti, të një brezi, të një skene. Sot, Elbasani humbi një prej zërave të tij më të qetë e më të qëndrueshëm – Eduart Çalën. Një figurë që nuk e kërkoi kurrë dritën e fortë të reflektorëve, por që u bë vetë dritë për të tjerët, përmes rolit, përmes punës, përmes përkushtimit të heshtur. Ai ishte prej atyre njerëzve që e ngrenë artin pa zhurmë dhe e shërbejnë me dashuri, me përulësi dhe me fisnikëri. Largimi i tij është një moment reflektimi për të gjithë ne – për vlerën e artistit që jetoi për publikun, për fëmijët, për skenën, për Elbasanin.
    Midis aktoreve dhe artisteve te shquar ne ambjentet e Teatrit ” Skampa ” : Kadri Roshi , Demir Hyskja , Luftar Paja , Haxhi Rama , Eduart Stavri Çala, Edmond Rrapi ,etj
    Sot Elbasani dhe mbarë komuniteti artistik shqiptar ndal frymën për të përkujtuar me dhimbje ndarjen nga jeta të një prej figurave më të dashura e të respektuara të skenës, aktorit dhe regjisorit Eduart Çala. Në moshën 75-vjeçare, ai u shua duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike që i dha emër jo vetëm qytetit të tij të lindjes, por edhe teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
    I lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Çala e nisi rrugën e tij drejt artit që në shkollën e mesme “Jeronim De Rada”, ku interpretoi me talent në pjesën “Udha e Zavalinëve”. Edhe pse nuk ndoqi rrugën klasike të aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve, ai u formua në fushën e Gjuhë-Letërsisë në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, pa i ndarë kurrë sytë nga skena që do të bëhej misioni i jetës së tij.
    Që nga viti 1971, Eduart Çala ishte një shtyllë e trupës së Teatrit “Skampa” në Elbasan, ku interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore, duke dhënë jetë një galerie të gjerë personazhesh. Me përkushtim, ndershmëri artistike dhe një prani të heshtur por të fuqishme, ai ishte një ndër aktorët që e ngritën nivelin e teatrit elbasanas dhe i dhanë atij një zë të veçantë në skenën kombëtare.
    Kontributi i tij shtrihet edhe në kinematografi, ku spikati me role dytësore dhe episodike në filma si “Përtej mureve të gurta”, “Një natë Nëntori”, “Partizani i vogël Velo”, “Pranverë e hidhur”, “Kronikë e atyre viteve” dhe të tjerë, duke i dhënë ekranit autenticitet dhe ndjeshmëri.
    Një kapitull i veçantë i veprimtarisë së tij mbetet puna si regjisor në Teatrin e Kukullave të Elbasanit, ku Eduart Çala i dhuroi brezave të rinj art, edukim dhe gëzim, përmes dhjetëra shfaqjeve për fëmijë që mbajnë firmën e tij. Ai ishte gjithashtu një figurë e dashur dhe e respektuar si prezantues në aktivitete kulturore, festivale dhe ngjarje artistike në qytet dhe më gjerë.
    Për kontributin e tij të vyer, në vitin 1985 u nderua me medaljen “Naim Frashëri”, si dhe me titullin “Mirënjohje e Qytetit” nga Bashkia e Elbasanit, përkrah çmimeve dhe vlerësimeve në festivalet kombëtare të teatrit, të fëmijëve dhe të kukullave.
    Eduart Çala i përkiste brezit të artë të aktorëve elbasanas, bashkë me emra të njohur si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa. Me largimin e tij, kultura shqiptare humbet një nga përfaqësuesit më të qetë, të përkushtuar dhe fisnikë të saj – një njeri që e jetoi artin me përulësi dhe e ndau me dashuri.
    Kujtimi i Eduart Çalës do të mbetet i paharruar në kujtesën e qytetit dhe të gjithë atyre që e panë, e duartrokitën dhe e deshën në skenë dhe në jetë.

  • Pëllumb Kulla rikthen lavdinë e teatrit “Bylis”: Magjia ngjitet sërish në skenë

    Pëllumb Kulla rikthen lavdinë e teatrit “Bylis”: Magjia ngjitet sërish në skenë

    Teatri “Bylis” rikthen emocionin dhe lavdinë e dikurshme me një nga figurat më emblematike të skenës shqiptare. Pëllumb Kulla, autor, regjisor, dramaturg, komediograf, satirist, publicist dhe pedagog, ka rikthyer në Fier një nga shfaqjet më domethënëse, një tribut ndaj artit dhe historisë së këtij teatri.Në një moshë kur shumë të tjerë zgjedhin të tërhiqen, Kulla zgjedh të japë sërish, të frymëzojë dhe të risjellë gjallërinë e skenës ku nisi rrugëtimin e tij artistik. Kjo rikthesë është përkthyer në një ngjarje kulturore të veçantë, ku publiku fierak ka mbushur sërish sallën e teatrit “Bylis”, për të përjetuar nga afër magjinë e një kohe të artë që po rikthehet.“Madhështia e kësaj skene, e bashkuar me aktorët që kanë lënë gjurmë në kujtesën artistike të vendit, është ajo që më frymëzoi të sjell këtë projekt”, tha Kulla, duke shtuar se “teatri Bylis meriton të rimarrë rolin dhe jehonën që ka pasur dikur”.Një ndër figurat më të dashura të teatrit, Luftar Paja, u shpreh se ardhja e Kullës në teatrin “Bylis” është një bekim për të gjithë kastën e aktorëve që kanë mishëruar veprat e tij ndër vite.Shfaqja e rikthyer përfshin jo vetëm nostalgjinë dhe krenarinë për të kaluarën e teatrit fierak, por edhe një vështrim kritik dhe të mprehtë ndaj realitetit të sotëm, siç është në stilin e njohur të Pëllumb Kullës.Një rikthim që është shumë më tepër se një shfaqje – është një ftesë për ta rilindur teatrin, për ta kthyer në një pikë referimi kulturor jo vetëm për Fierin, por për të gjithë vendin.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Teatri “Bylis” rikthen emocionin dhe lavdinë e dikurshme me një nga figurat më emblematike të skenës shqiptare. Pëllumb Kulla, autor, regjisor, dramaturg, komediograf, satirist, publicist dhe pedagog, ka rikthyer në Fier një nga shfaqjet më domethënëse, një tribut ndaj artit dhe historisë së këtij teatri.Në një moshë kur shumë të tjerë zgjedhin të tërhiqen, Kulla zgjedh të japë sërish, të frymëzojë dhe të risjellë gjallërinë e skenës ku nisi rrugëtimin e tij artistik. Kjo rikthesë është përkthyer në një ngjarje kulturore të veçantë, ku publiku fierak ka mbushur sërish sallën e teatrit “Bylis”, për të përjetuar nga afër magjinë e një kohe të artë që po rikthehet.“Madhështia e kësaj skene, e bashkuar me aktorët që kanë lënë gjurmë në kujtesën artistike të vendit, është ajo që më frymëzoi të sjell këtë projekt”, tha Kulla, duke shtuar se “teatri Bylis meriton të rimarrë rolin dhe jehonën që ka pasur dikur”.Një ndër figurat më të dashura të teatrit, Luftar Paja, u shpreh se ardhja e Kullës në teatrin “Bylis” është një bekim për të gjithë kastën e aktorëve që kanë mishëruar veprat e tij ndër vite.Shfaqja e rikthyer përfshin jo vetëm nostalgjinë dhe krenarinë për të kaluarën e teatrit fierak, por edhe një vështrim kritik dhe të mprehtë ndaj realitetit të sotëm, siç është në stilin e njohur të Pëllumb Kullës.Një rikthim që është shumë më tepër se një shfaqje – është një ftesë për ta rilindur teatrin, për ta kthyer në një pikë referimi kulturor jo vetëm për Fierin, por për të gjithë vendin.