Edhe deputeti demokrat, Qani Xhafa foli në Kuvend për zjarrin në landfillin e Elbasanit, ku sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm për të zhdukur provat.
Ai u ndal edhe tek takimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Cërrik, të cilin e quajti një teatër.
“I është vënë zjarri fushës së mbetjeve pranë landifillit, një ditë pasi prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit, për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Është i qëllimshëm. E kam paralajmëruar më herët që në Elbasan do kemi katastrofë të rëndë mjedisore. Tetari që bëri dje kryeministri, të ndalonte te inceneratori dhe t’i kërkonte falje banorëve të Elbasanit për ata katastrofë që ka krijuar. Ajo fushë të bllokohet dhe të gjendet vend i përshtatshëm për mbetjet urbane”, tha Xhafa.
Tag: teatër
-

Zjarri te landfilli në Elbasan, Qani Xhafa: Rama teatër në Cërrik, t’u kërkonte falje qytetarëve
-

“Një teatër i shëmtuar”, Tomorri reagon ashpër për përplasjen gjyqtarë-Rama: Një lojë me rrogat dhe…
Gazetari Klodian Tomorri e ka cilësuar një teatër të shëmtuar, përplasjen e Edi Ramës me gjykatësit për pagat e këtyre të fundit.
Gjatë bisedës në një emision televiziv, Tomorri u shpreh se, të besosh se gjykatat janë të pavarura dhe nuk e kanë frikë Ramën, është si të besosh kryeministrin kur thotë, se më kanë ngrënë dardha pas shpine.
‘Të besosh që Shqipëria ka një Gjykatë Kushtetuese të pavarur e cila nuk ndikohet dhe nuk e ka frikë kryeministrin, është njësoj si të besosh atë historinë e kryeministrit që; mi hëngrën dardhat pas kurrizit.
Nuk ka njeri që e beson atë. Mjafton të shikoni vetëm historikun e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ku ka qenë palë apo ka patur një interes qeveria dhe e kupton.
Së dyti, ka një faktor tjetër shtesë.
Unë nuk e di sa gjyqtarë mund të ketë Shqipëria në rang vendi, por kjo rritje pagash me 700 euro që kërkojnë ata, ka një efekt të papërfillshëm në buxhet dhe nuk mendoj se Rama ka një shqetësim të madh, se këta do marrin shtesa.
Nëse janë 1 mijë gjyqtarë në rang republike është diku tek 7 mln euro në vit, që nuk janë asgjë. Edhe po të ishin më shumë, Rama nuk ka ndonjë respekt të madh për shtetin.
Duhet thënë se, ajo që bëjnë ata është një çmenduri. Nuk ka një sistem ku ti cakton rrogën tënde, nuk duhet ta ketë askush atë fuqi. Që në thelb është një marrëzi. Por mua më duket një teatër i shëmtuar për të dhënë idenë në publik se këtu ka institucione të pavarura të cilat edhe përplasen me njëra-tjetrën, dhe bëjnë vendime me kokë të vet’, – tha gazetari Klodian Tomorri.
-

“Demokracia është marrë peng”, akuza e fortë e Krajës për 11 majin:Zgjedhjet ishin një teatër i mirëorganizuar nga Rama
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Akil Kraja, foli në intervistën për një emision televiziv, lidhur me farsën e zgjedhjeve të 11 Majit në vendin tonë.
Ai vë në dukje se ai teatër politik ishte i dukshëm që nga fillimi i fushatës, kur përpjekjet për të siguruar vota në diasporë dhe administratë u bënë të dukshme. Duke theksuar sfidat e thella të demokracisë në vend, Kraja tha se vota e lirë mbetet një ideal i vështirë për t’u arritur për shkak të mungesës së përgjegjshmërisë qytetare dhe pengesave sistematike që po kufizojnë funksionimin e vërtetë demokratik.
Akil Kraja: Fjala ‘farsë’ nënkupton diçka të gënjeshtërt. Diçka teatrale, në sensin që diçka është e shkruar dhe aktorët thjesht përsërisin një skenar të parashkruar. Personalisht, të jem i sinqertë, në momentin kur fushata ka filluar një vit më parë teksa individë-patronazhistë kërkonin votën familjare të diasporës. Një vit më parë kur individë-patronazhistë kërkonin votën e administratës, etj etj, unë si ish-kandidat për këto zgjedhje, më duhet të jem i qetë me publikun dhe votuesit tanë. Farsa mbetet farsë, sapo të luhet për së dyti apo për së treti në një skenë, në të cilën sigurisht ne jemi aktorë.Pra në këtë drejtim, personalisht unë do të thoja se jemi në një moment për vendin i cili fatkeqësisht rikonfirmon faktin që demokracia qenka një ushtrim i vështirë, vota e lirë edhe më e vështirë sepse thelbi fillon mbi mungesën e kapacitetit tonë si qytetarë, si taksapagues, si shqiptarë për të thënë se mblidhemi në një ditë të caktuar të votojmë dhe i japim drejtim për katër vite drejtimit të vendit tonë.
Ndaj, them të drejtën farsës unë i përgjigjem me keqardhje, me një realitet të hidhur përsa i përket mungesës së kapacitetit tonë si komb. Kemi një mazhorancë, që ju e dini kemi 12 vite, së bashku kemi patur me dhjetëra intervista, kemi denoncuar praktikat e krimit, të tenderave, tashmë parcelat e kanabisit tregon dhe faktin që shqiptarë, bashkëkombas e qytetarë tonë, u trembën, u stepën, u shtypën, u frenuan etj, u mor peng demokracia, vota e tyre.
Dhe kjo është keqardhja ime, dhe nuk i futem fare procesit të rinumërimit sepse është vetëm një proces.
-

Teatri Kombëtar feston 80-vjetorin, pa Teatër! Asnjë symbol dhe asnjë gjurmë nga skena teatrore
80-vjetori pa teatër, një festë që retushohet nëpër broshura, por që nuk përjetohet mbi skenë. Godina ikonë e Tetarit Kombëtar mbetet jashtë kujtesës zyrtare. Asnjë simbol, asnjë gjurmë në territorin, ku nisi rrugëtimi i artit dramatik në Shqipëri. Ndryshe nga vitet e shkuara kur Erion Veliaj pozonte në eventet artistike, këtë herë ishte Minsitri Blendi Gonxhe, që mori mikrofonin, dhe nuk i kurseu ironitë, se nuk do t’i shfrytëzojë artistët, të cilët i cilësoi si punonjësit e vet për fushatë elektorale.
Por ndërkohë që zgjodhi fjalët e kujdesshme , ironia ndaj sistemit që ai vetë përfaqëson ishte e pashmangshme, artistët duartrokiten ende pa skenë, pa dinjitet të garantuar dhe pa një status që i mbron.
Më tej, Indrit Çobani, Drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar foli për aspiratën për liri dhe të vërtetë që bashkon artistët, ndërsa theksoi se disa kolegë u detyruan të ndërpresin karrierën nga mungesa e hapësirës për të shprehur këtë të vërtetë.
Aktoret Luiza Xhuvani dhe Yllka Mujo kujtuan ditët e para kur hyn në Teatër, dhe bashkëpunimet me aktorët e mëdhenj të skenës, ndërsa aktori Ndriçim Xhepa, ngriti një shqetësim të thellë për mungesën e përgatitjes profesionale të regjisorëve.
Në këtë përvjetor u prezantua edhe një botim arkivor për shfaqjen “Topazi” të majit 1945, nga ku nisi rrugëtimi i Teatrit Kombëtar. Studiuesja Anxhela Çikopano zbuloi për herë të parë dokumente dhe kritika për zanafillën e institucionit.
Ndërkohë që gjatë mbrëmjes u fol për reforma, 80-vjetori i Teatrit festohet larg shtëpisë së vet, pa kujtesën e shembjes dhe në heshtjen e institucioneve që nuk e rikthejnë dot skenën kombëtare që iu rrëmbye kombit. -

80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit
Teatri Kombëtar, institucioni që prej dekadash mbart dhe përcjell vlerat më të mira të artit skenik shqiptar, shënoi 80-vjetorin e themelimit.
Ky teatër u përurua si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 maj të vitit 1945, ku me regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, që u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit Kombëtar”.
Mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të organizuar në ambientet e ArTurbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve të shumtë, u kujtuan qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se duhet të garantojmë statusin e artistit.
“Në dinamikën që ka jeta e një artisti, në rëndësinë që ka liria e tij, dhe ne duhet të garantojmë që kjo të ndodhë dhe kjo nuk bëhet pa një ombrellë speciale që do të ishte ajo e statusit të artistit. Kjo është një nga themelet për të cilën duhet të punojmë”, tha Gonxhja.
Drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani u shpreh se “Teatri mbetet ndoshta hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, duke e dëgjuar njëri tjetrin live. Sot aktorët kanë sfidë me kohën të cilës i përkasin, në një zhurmë informative, ata duhet të gjejmë rrugë të reja se si të depërtojnë tek audienca”.
Aktorja Luzia Xhuvani solli për të pranishmit kujtime nga nisja e punës në Teatrin Kombëtar.
“Dita e parë e punës në Teatrin Popullor ishte impresionuese për mua. Ishte mbledhja e trupës artistike, pashë të hynin në atë studio figura si Piro Mani, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Roza Anagnosti, emra që konfirmojnë kombëtaren në teatër. U ndjeva e privilegjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional”, tha Xhuvani.
Ndërsa aktorja Yllka Muja tha se “Teatri është mision, është frymë, është ndërveprim, është ndërgjegjësim. Është vetëdije. Në teatër ke mundësi të njohësh të gjithë botën, por mbi të gjitha ke mundësi të njohësh vetveten”.
Aktori Ndriçim Xhepa e vuri theksin në fjalën e tij te përgatitja universitare e regjisorëve të rinj.
“Duhet t’i rikthehet vëmendja shtetit me elementin kryesor regjisurën, se pa regjisurë nuk ka teatër. Me regjisorë të mirë, avancojnë dhe aktorë të mirë. Ata që dalin nga 3-vjeçari i regjisurës, duhet patjetër 2-vjeçarin tjetër ta bëjnë në shkolla të nivelit të parë europian apo edhe në Lindje. Kjo do ta rrisë nivelin e Teatrit në vepra më të mëdha që duhet të kërkohen për t’u vënë në skenë“, tha Xhepa.
Për të pranishmit u vunë në skenë disa copëza të komedisë “Topazi” të sjella për publikun në skenën e ArTurbinës me aktorë të trupës së sotme të Teatrit Kombëtar, pikërisht në 80-vjetorin e themelimit.
Teatri Kombëtar është krijuar si i pari teatër profesionist shqiptar më 17 maj 1945. Nën regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, e cila u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit”. Shteti shqiptar në periudhën para viteve ‘90 u përpoq ta orientonte Teatrin (i cili quhej në atë kohë Teatri Popullor) në sigurimin e një repertori me drama të “realizmit socialist” me autorë të vendeve të Lindjes, por përveç tyre janë vënë në skenë edhe premiera nga dramaturgjia botërore: “Revizori” nga Gogoli, “Otello” nga Shekspiri, “Shërbëtori i dy zotërinjve” nga K. Goldon.
Nga viti 1989 mban emrin Teatri Kombëtar.Pas viteve ’90 kemi një prani më të gjerë të repertorit të huaj me vepra të autorëve të njohur si: “Dy zotërinjtë nga Verona” nga Shekspir; “Fernando Krafti më ka shkruar një letër” nga T. Dorst, “Tiranozauri” nga K. Trebeshina; “Don Zhuani” nga Molier; “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, “Quo Vadis”; “Kopshti me dallëndyshe” nga B. Cikliropulos; “Ëndrra e një nate dimri” nga I. Kadare; “Njeriu, virtyti, kafsha” nga L. Pirandelo; “Armiku i Popullit” nga H. Ibsen, etj.
Teatri Kombëtar është vendosur në ambientet e ndërtesës ArTurbina në pritje të ndërtimit të godinës së re. -

“Putin po luan teatër me kokëbosha në Stamboll!” Zelensky: Delegacioni ukrainas ka mandat për armëpushim
Nga Tirana, në Samitin e Komunitetit Politik, Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, akuzoi Putinin se luan teatër me tentativat për negociata. Ai tha se ka dërguar “kokëbosha” në Stamboll, ndërsa delegacioni i Ukrainës e ka mandatin për armëpushim.
“Përparësia jonë numër 1 është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar dhe të drejtë. Vrasjet duhet të marrin fund dhe të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë. Nëse përfaqësuesit e Rusisë sot në Stamboll nuk do të bien sot dakord për këtë gjë, një hap i parë shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, atëherë është e 100% e qartë se Putini do të minojë diplomacinë. Delegacioni ukrainas e ka mandatin për ta marrë këtë vendim. Siç e pamë ne dje, Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz që dërgoi edhe në vitin 2022 dhe tregoi sa asgjë nuk ka ndryshuar. Po bëjnë gjithçka që takimin e Stambollit ta kthejnë në diçka boshe.
Janë rusët që bëjnë pretendime koti, janë ata që dërgojnë kokëbosha në këto takime. Ajo që shohim nga delegacioni rus është thjeshtë teatër. Bota duhet të reagojë, duke përfshirë sanksione shumë më të forta. Ukraina është e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat për t’i dhënë fund luftës. I bëj thirrje Putinit që t’i japë delegacionit të vet autoritetin e plotë pasi duhet t’i japim fund vrasjeve”, tha Zelensky në Tiranë. -

Dasma e vitit, Jeff Bezos do të martohet me Lauren Sanchez në një teatër në Venecia, ja personazhet e famshëm që do të marrin pjesë
Një nga ngjarjet më të mëdha shoqërore të kësaj vere po afron, pasi Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez po përgatiten të martohen në një ambient idilik në Venecia të Italisë.
Sipas raportimeve të huaja, ceremonia pritet të zhvillohet në një teatër romantik në natyrë, me vendndodhjen përfundimtare që do të mbetet sekrete.
Ceremonia do të zhvillohet midis 24 dhe 26 qershorit, me çiftin që tashmë ka rezervuar hotelet më luksoze në Venecia për afërsisht 200 mysafirët e tyre. Ndërkohë, sipas gazetës Sun, datat rreth dasmës janë bllokuar për dy javë.
Veçanërisht mbresëlënës është fakti që ceremonia mund të zhvillohet në një teatër të hapur, një mjedis jo shumë i zakonshëm për dasma. “Arsyeja është se teatri është rinovuar dhe do të jetë diçka unike.” “Të gjithë po flasin për këtë martesë, do të jetë një festë e madhe”, tha i njëjti burim, duke shtuar se Lady Gaga dhe Elton John janë ftuar të performojnë.
Lista e të ftuarve është po aq mbresëlënëse sa dhe vendi ku do të zhvillohet kjo ceremoni. Ndër të tjerë, pritet të marrin pjesë anëtarë të familjes Kardashian-Jenner, Orlando Bloom me Katy Perry, Leonardo DiCaprio, Ivanka Trump me Jared Kushner, si dhe Karlie Kloss me bashkëshortin e saj Joshua Kushner. Sipas informacioneve të shtypit të huaj, edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë një ftesë.
Një zëdhënës i bashkisë së Veneciac i zbuloi gazetës Times of London se autoritetet e qytetit kanë bërë një përpjekje aktive për të siguruar që dasma e Bezos të zhvillohet atje. “Menjëherë fillova punën për të sjellë dasmën e shekullit në Venecia”, tha ai në një koemnt.
Me një listë të ftuarish që të kujton një ceremoni Oscar, një jaht të madh me vlerë 500 milionë dollarë në dispozicion të çiftit dhe Venecia të orientuar drejt përgatitjes përfundimtare, gjithçka tregon se dasma e Jeff Bezos do të hyjë në histori si një nga ngjarjet shoqërore më mbresëlënëse të viteve të fundit.Top Channel
-

Ra nga kategoria, Laçi akuza FSHF: Fsheh ndeshjet e trukuara, kampionati teatër
Klubi i Laçit, që të dielën zbriti nga Superliga për herë të parë që nga 2009, ka bërë akuza të forta për vertetësinë e kampionatit dhe mbi të gjitha për FSHF-në. Kurbinasit thonë se federata fsheh shkresat e Sportradar, kompanisë që raporton shit-blerjet e ndeshjeve, dhe FIFA-s, mbi përballjet e dyshimta që luhen në Shqipëri.
“REAGIM!
Së pari, i kërkojmë ndjesë gjithë tifozerisë dhe qytetarëve të Laçit, si dhe gjithë dashamirësve të klubit tonë për këtë dështim. Ky ishte fati jonë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë ekipit edhe në ditët më të vështira! Ne jemi të sigurt që nëse do zhvillohej një lojë e pastër do ishim pjesë e Superligës Shqiptare.
Do donim të kalonim dhe të preknim pak temën e këtij sezoni futbollistik:ESTRADA “SUPERIORE”
Pas 36 javëve kampionat tashmë janë dhënë verdiktet, por sa qëndrojnë vërtetë ato dhe çfarë fshihet pas kuintave?
Dinamo luan teatër të hapur me Korçën në Kupë dhe në Kampionat. Haptazi hap portën Korça për Kupë dhe Dinamo në Kampionat me pretekstet njëra me lojtarë të demtuar ndeshjen e parë dhe tjetra në të dytën, dhe të gjithë të nesërmen të shëruar e pas 3 ditësh të gatshëm për ndeshje. Gjithë Shqipëria është dëshmitare, përveçse atyre që nuk iu intereson ta dinë. Letra që vijnë në FSHF nga Sportradar dhe UEFA dhe që nuk publikohen. Në media pranohet hapur luhatja e koeficientëve menjëherë pas ndeshjes së Kupës. Prapë asnjë reagim… Ku është Prokuroria? Ku është transparenca me këto dokumenta? Pse askush nuk merret në pyetje apo pse askush nuk prenoncohet për diçka të tillë?
Nuk mjafton me kaq… Teatri vijon sot përballë Tiranës. Thashetheme lart e poshtë gjatë javës ku shprehet hapur që Tirana është ekip me traditë dhe do t’i lëmë ndeshjen. Dhe ja që ndodhi …Dinamos i dëmtohen 6 lojtarët kryesorë në një kohë që Dinamos i duhej vendi i dytë për formulën e Final Four!
Pra një mesazh qenka i qartë:
Teatër i pastër nga fillimi deri në fund të këtij kampionati dhe tallje me mundin e djersën e atyre që luajnë pastër,”-shkruhet në reagimin e Laçit pasi ra nga kategoria. -

LAJMI I FUNDIT! Klubi i Laçit akuzon hapur: “Kampionat teatër, trukime të fshehura ndeshjesh, Estrada Superiore”
Laçi ka rënë nga kategoria pas plot 16 vitesh që nga hera e fundit kur ishte në Kategorinë e Parë dhe u ngjit lart në Superiore. Kjo ka ardhur në javën e fundit të sezonit të rregullt të Abissnet Superliga, teksa shpëtuan Bylis dhe Teuta, ndërsa Tirana do të luajë në playout.
Klubi kurbinas sonte ka dalë me një deklaratë të rëndë dhe të fortë që sulmon FSHF, por edhe klubet e tjera, duke aluduar edhe trukime ndeshjesh dhe dosje që nuk dalin.
“Së pari, i kërkojmë ndjesë gjithë tifozerisë dhe qytetarëve të Laçit, si dhe gjithë dashamirësve të klubit tonë për këtë dështim. Ky ishte fati jonë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë ekipit edhe në ditët më të vështira! Ne jemi të sigurt që nëse do zhvillohej një lojë e pastër do ishim pjesë e Superligës Shqiptare.
Do donim të kalonim dhe të preknim pak temën e këtij sezoni futbollistik:ESTRADA “SUPERIORE”
Pas 36 javëve kampionat tashmë janë dhënë verdiktet, por sa qëndrojnë vërtetë ato dhe çfarë fshihet pas kuintave?
Dinamo luan teatër të hapur me Korçën në Kupë dhe në Kampionat. Haptazi hap portën Korça për Kupë dhe Dinamo në Kampionat me pretekstet njëra me lojtarë të demtuar ndeshjen e parë dhe tjetra në të dytën, dhe të gjithë të nesërmen të shëruar e pas 3 ditësh të gatshëm për ndeshje. Gjithë Shqipëria është dëshmitare, përveçse atyre që nuk iu intereson ta dinë.
Letra që vijnë në FSHF nga Sportradar dhe UEFA dhe që nuk publikohen. Në media pranohet hapur luhatja e koeficientëve menjëherë pas ndeshjes së Kupës. Prapë asnjë reagim… Ku është Prokuroria? Ku është transparenca me këto dokumenta? Pse askush nuk merret në pyetje apo pse askush nuk prenoncohet për diçka të tillë?
Nuk mjafton me kaq… Teatri vijon sot përballë Tiranës. Thashetheme lart e poshtë gjatë javës ku shprehet hapur që Tirana është ekip me traditë dhe do t’i lëmë ndeshjen. Dhe ja që ndodhi …
Dinamos i dëmtohen 6 lojtarët kryesorë në një kohë që Dinamos i duhej vendi i dytë për formulën e Final Four!
Pra një mesazh qenka i qartë:
Teatër i pastër nga fillimi deri në fund të këtij kampionati dhe tallje me mundin e djersën e atyre që luajnë pastër. -

Provoi parabël përballë portierit, Ançeloti i “tërheq veshin” Endrikut: Mos të bëjë teatër, por të mësojë të gjuajë fortë
Karlo Ançeloti e ka lënë mënjanë diplomacinë. Trajneri i Realit të Madridit është treguar mjaft i sinqertë pas fitores minimale 1-0 kundër Getafes. Ançeloti nuk i ka kursyer kritikat për Endrikun. Ky i fundit provoi një parabël kur ishte një për një me portierin, çka në fund rezultoi vetëm një mundësi e shpërdoruar. Trajneri italian nuk e ka pëlqyer veprimin e sulmuesit të tij, teksa ka thënë në konferencë për shtyp se Endriku duhet të mësojë që të mos bëjë teatër në fushën e lojës, por të gjuajë sa më fort.
“Endriku pati dy raste të mira. Në rastin e parë nuk mund të bënte më mirë. Në të dytin mund të ishte edhe pozicion jashtë loje. Por nuk mund t’i bëjë këto gjëra. Është i ri dhe duhet të mësojë. Duhet të gjuajë sa më fortë, jo të bëjë teatër. Teatri nuk ekziston në futboll”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/