Tag: teatër

  • Teatri “Migjeni” në restaurim, ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve teknike

    Teatri “Migjeni” në restaurim, ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve teknike

    Godina e teatrit “Migjeni” është në restaurim, ku ndërhyrjet synojnë përmirësim e infrastrukturës e kushteve teknike. Punimet në këtë teatër po kryhen nga investimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja shprehet se po realizohet instalimi i sistemeve moderne të kondicionimit, ndërsa shumë shpejt do të rishikohen impiantet elektroteknike të skenës e rrjetit, ndriçimit dhe sigurisë, si dhe mobilimi i teatrit me ndenjëse të reja. “Po krijojmë kushte optimale për frekuentimin e teatrit; po rrisim komoditetin e spektatorëve dhe artistëve; po përgatisim terrenin për zhvillimin e më shumë ngjarjeve kulturore, me një rritje të pritshme prej 30 për qind çdo vit.
    Shkodra, “Djepi i Kulturës”, ka qenë gjithmonë në pararojë të zhvillimeve kulturore kombëtare, duke ruajtur dhe promovuar identitetin e saj historik e artistik. Restaurimi dhe modernizimi i Teatrit “Migjeni” është një hap i rëndësishëm jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për zhvillimin turistik, ekonomik dhe edukativ të qytetit”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe pamje të punimeve që po kryhen në teatër. Godina aktuale e teatrit “Migjeni”, me një arkitekturë të veçantë, u ndërtua në vitin 1958, me një kapacitet prej 500 vendesh. Në këtë teatër në qytetin e Shkodrës është vënë në skenë opera e parë muzikore shqiptare “Mrika”, me autor kompozitorin shkodran Prenk Jakova, ekzekutuar nga orkestra simfonike dhe interpretues vokal të Shkodrës.

  • Teatri në Surrel/ Budallai hedh një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot

    Teatri në Surrel/ Budallai hedh një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot

    Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se SPAK është shndërruar në një instrument politik në duart e Edi Ramës dhe se emërimi i Altin Dumanit në krye të institucionit ishte i paracaktuar nga kryeministri dhe Ulsi Manja, me mbështetjen e ish-ambasadores amerikane Yuri Kim.
    Kalaja theksoi se gjithçka ishte një “teatër i regjisuar”, ku edhe ndërkombëtarët u përdorën për të krijuar perceptimin se SPAK po lufton korrupsionin, ndërkohë që sipas saj, realiteti është i kundërt.
    Ajo i kërkoi publikisht kryeprokurorit të SPAK të japë llogari për heshtjen ndaj çështjes McGonigal, duke theksuar se Partia Demokratike ka bërë kallëzime konkrete dhe kërkesa për informacion, të cilat janë injoruar në mënyrë të qëllimshme.
    Pjesë nga deklarata:
    Mendoj se, brenda territorit shqiptar, kryeministri fatkeqësisht ia ka arritur qëllimit. Ai i ka çuar deri në fund të gjitha nismat apo idetë që ka hedhur. Por, nga ana tjetër, ka zbatuar në mënyrë perfekte atë shprehjen popullore: “Budallai hedh një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot.”
    Të gjitha këto polemika, pritje, përcjellje, apo sulme të supozuara që ai bën, në këndvështrimin tim janë një teatër i pastër. Të gjitha janë me regji. Redaktori i atij skenari, edhe pse mund të mos jetë më sekretar i Këshillit të Ministrave, është ende aty. Sepse kur vjen puna për të ruajtur të gjithpushtetshmin – Edi Ramën – ata janë një bllok i vetëm.
    Për më tepër, ky teatër synon t’u tregojë më shumë ndërkombëtarëve sesa publikut shqiptar, se “ja, nuk është e vërtetë që unë i kam kapur të gjitha – ka ende disa që dalin kundër”. Por kjo është një lojë e ndërtuar me kujdes.
    Nëse kthehemi pas në retrospektivë, në momentin kur u zgjodh Altin Dumani në krye të SPAK – ishte e qartë që ai ishte i përzgjedhur më herët. Ishte një levë e Ulsi Manjës dhe Edi Ramës, për t’u vënë në krye të institucionit. Koha jo vetëm që na dha të drejtë, por unë kam qenë ndër të parët që kam paralajmëruar se kjo ishte një skemë, një teatër, me aktoren e radhës Yuri Kim, e cila në atë kohë bënte sikur ishte kundër Ramës, ndërkohë që punonte për të vendosur në krye të SPAK pikërisht personin që donte Rama.
    Ajo që ishte edhe më e rëndësishme për një popull si i yni, ishte që ky person të paraqitej si i përzgjedhur nga amerikanët, që “këtë e do SHBA-ja”.
    Le të bëjmë një krahasim mes thirrjes së parë nga Sekretari Blinken – për ta dekoruar – dhe thirrjes së fundit. Atëherë kishte një ftesë zyrtare, publiku e dinte pse po shkonte, dhe mesazhi ishte se kjo ishte një “shpërblim” për sukseset e pretenduara të Dumanit. Dhe cili ishte suksesi sipas administratës së Blinken dhe Biden në Departamentin e Shtetit? Ishte fakti që Dumani kishte marrë masa kundër Sali Berishës.
    Por tani, thirrja është krejt tjetër: ai është ftuar në momentet e fundit, është ftuar për të dhënë llogari. Nga informacionet që kam, ka një problem shumë të madh me reagimet që po vijnë nga disa kongresmenë për çështjen McGonigal.
    Ne, si Partia Demokratike, e kemi denoncuar në vijimësi këtë skandal, që nga zoti Berisha. Vetë unë, më 21 mars, kam depozituar një kallëzim shtesë në SPAK – i cili është regjistruar. Ne, si PD, kemi të gjithë legjitimitetin për të kërkuar informacion mbi dosjen, sidomos tani që është rihapur një çështje tjetër që lidhet me McGonigal në SHBA, dhe po shohim reagime të forta nga Senati dhe Kongresi Amerikan.
    Megjithatë, ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje për katër kërkesat tona. Ndaj, sot e pyes publikisht Altin Dumanin: Cila është arsyeja pse SPAK nuk kthen përgjigje për çështjen McGonigal?

    RispondiInoltra
    Aggiungi reazione

  • Zhulali: Rama përdori forumin e Bledit për të bërë teatër sepse nuk ka çfarë t’i japë Europës

    Zhulali: Rama përdori forumin e Bledit për të bërë teatër sepse nuk ka çfarë t’i japë Europës

    Ekspertja e integrimit dhe drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali ishte në studion e Syri Tv për të komentuar prezencën e kryeministrit Edi Rama sot në forumin e Bledit në Slloveni.

    Zhulali tha se Rama e përdori forumin për të bërë teatër pasi nuk di çfarë të japë, sepse nuk di të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme ndërsa ka çuar ekonominë në drejtim të paditur

    “Një kryeministër serioz i një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së duhej të ishte me një bilanc pune, por Rama nuk mund ta bënte, përsa kohë shkon atje si kryeministër që nuk di të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme

    Ai e përdori dhe një herë këtë forum për të bërë teatër me batutat e tij. Sepse nuk ka çfarë të japë Europës leksione gjeostrategjike një kryeministër që ka çuar ekonominë në drejtim të paditur, aq sa BE kërkon me këmbëngulje të ndryshojë modelin ekonomik. Me fonde të BE-së të abuzuara për shkak të një pusete të madhe korrupsioni e krimi që ka ngritur në Shqipëri. Ai i paraqiti shqiptarët si një popull që është gati ti nënshtrohet cilësdo perandori”, tha Zhulali në një intervistë për Syri Tv në studio me gazetaren Armela Ferko. 

    Ndërkohë nga forumi strategjik i Bledit në Slloveni, Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, i ngriu buzëqeshjen kryeministrit Edi Rama teksa deklaroi se nuk do të ketë rrugë të shkurtra për në Bashkimin Europian dhe udhëheqësit duhet të vendosin reformat mbi punët e perditshme.

  • Homazhe në nderim të aktorit të njohur Naun Shundi, kolegët: Bota e teatrit do të jetë më e mangët

    Homazhe në nderim të aktorit të njohur Naun Shundi, kolegët: Bota e teatrit do të jetë më e mangët

    Në Teatrin “ArTurbina” u zhvilluan sot homazhet në nderim të aktorit të njohur Naun Shundi, i cili nda dje nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

    Në homazhe ishin të pranishëm miq, të afërm, familjarë, kolegë, qytetarë etj, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit aktorit Shundi.

    Aktori Bujar Asqeriu në një prononcim për mediet pas homazheve tha se “Nauni jo vetëm si artist universal, regjisor, aktor, dramaturg, por edhe si burrë fisnik që ishte ka lënë mbresa tek ne. Ishte nga këta artistët e mëdhenj, kokulur dhe modestë, që asnjëherë nuk i ra gjoksit që “jam unë”, por vepra e tij, puna dhe talenti i tij vlerësoheshin gjithandej”.

    “Rruga e tij artistike është një rrugë që duhet ndjekur, sidomos nga të rinjtë, sepse ai la mesazhe paqe, dashurie dhe artistike në komunitetin artistik. I paharruar emri dhe puna e artistit të madh shqiptar Naun Shundi”, tha Asqeriu.

    Vajza e aktorit Shundi tha se “edhe pse iku la diçka, dhe ajo që la është ‘Zonja e Bujtinës’, la jetën për atë teatër. Ai mendoi se do të jetonte. Iku pa na thënë asnjë fjalë. Babi po përgatitej për një shfaqje po nuk e përfundoi”.

    Kineasti Edmond Topi u shpreh se “Shundi ishte vërtet i mirë, ishte si kasafortë, nuk fliste. Në optikën time ishte nga aktorët më brilantë që kemi pasur në një kategori të caktuar rolesh. Ai kishte bërë një teatër. Dashuria e tij për teatrin ishte e jashtëzakonshme. Ne takoheshim jo shumë shpesh, ai merrej me teatër, unë me film. Tentuam t’i bashkonim njëherë, por nuk na funksionoi”.

    “Një gjë është e vërtetë, që bota e teatrit do të jetë më e mangët”, tha Topi.

    Aktori i njohur Bujar Kapexhiu tha se “Naun Shundi një aktor i shkëlqyer i skenës shqiptare dhe i ekranit. Një njeri i mrekullueshëm, një shok i rrallë. Tërë jetën ia kushtoi artit dhe arriti suksese jo vetëm si aktor, por edhe dramaturg. Pasioni i tij bëri që të ngrejë vetë një teatër, të ndërtojë një teatër të vogël shumë komod në të cilin kanë interpretuar dhjetëra e dhjetëra talente të reja. Iku nga kjo jetë shumë shpejt, por ka lënë gjëra që do të jenë një shkollë në artin e teatrit dhe kinematografisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij”.

    Naun Shundi dha një kontribut të çmuar për më shumë se katër dekada në fushën e aktrimit, regjisurës dhe dramaturgjisë. Gjatë karrierës së tij, Shundi interpretoi mbi 100 role në teatër dhe mori pjesë në rreth 20 filma.

    Përveçse aktor dhe regjisor, ai ishte edhe themelues i teatrit të parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”.

    Shfaqja e fundit që vetë Shundi shkroi dhe vuri në skenë ishte monodrama “Njeriu i Pyllit”./atsh/ KultPlus.com

  • “La emër të madh në teatër… tani iku të luajë në një skenë tjetër”/ Miqtë e kolegët përcjellin me dhimbje Naun Shundin: Artist i rrallë, fliste me veprën e tij

    “La emër të madh në teatër… tani iku të luajë në një skenë tjetër”/ Miqtë e kolegët përcjellin me dhimbje Naun Shundin: Artist i rrallë, fliste me veprën e tij

    Dramaturgu Naun Shundi u përcoll këtë të premte në banesën e fundit. Homazhet për artistin që kontribuoi me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi u mbajtën në ambientet e Arturbinës, në praninë e familjarëve dhe miqve.

    “Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdesë. Askush nuk na e tha! Iku, nuk foli dot”, u shpreh e bija, Rea Shundi.
    Shundi u nda nga jeta një ditë më parë pasi humbi betejën me kancerin e lëkurës. Sëmundja ndërpreu në mënyrë të beftë krijimtarinë artistike, teksa po përgatiste shfaqjen e radhës në Teatrin që krijoi dashurinë për artin dhe dëshirën për të krijuar një hapësirë për artistët e rinj
    “Nauni ishte nga ata artistë të mëdhenj, kokulur dhe modest, që asnjëherë nuk i ra gjoksit për të thënë ‘jam unë’. Por, vepra e tij, puna e tij ulërinin gjithandej”, tha aktori Bujar Asqeriu.
    “Do ta kujtojmë si një kolegë ndër të rrallët, ishte tejet njerëzor”, tha aktorja Elida Janushi.
    “Erdha ta falenderoj për emrin e madh që ai la në teatër. Na ka bërë një kolpo… iku të luajë në një skenë tjetër”, u shpreh regjisori Kiço Londo.
    Ikja e papritur tronditi kolegët, që prisnin bashkëpunimet e radhës me regjisorin, që e cilësonin frymëzim
    “Pasioni i tij për teatrin bëri që si askush tjetër të ngrejë vetë një teatër, në të cilin kanë interpretuar dhjetëra talente të reja”, tha aktori Bujar Kapexhiu.
    Me finesë e elegancën që e karakterizonte krijoi dhjetëra vepra, ashtu sikurse vlerësimin e të gjithë artistëve me të cilët ndante skenën.
    “Në momentin që mua më erdhi lajmi që një nga filmat, ku ai ka luajtur rolin e Ramizit, hyri në gjysmëfinalen e Festivalit të Filmit në Firence, unë nuk arrita dot t’ia thosha. Dje u njoftova, ndërsa mësova se Shundi na la”, tha regjisori Ilir Harxhi.
    “Puna e fundit ishte para dy muajsh, e kam si peng, se ai ishte aq i sëmurë, por unë nuk kuptova asgjë. Bëri gjithçka, na la teatrin, ku të gjithë do të kemi mundësi të shkojmë dhe ta kujtojmë”, tha Robert Budina.
    Trashëgimia më e madhe që la pas është teatri i dhomës që ndërtoi në shtëpinë e vetë, Zonja e Bujtinës, ku i mëshonte fort nevojë për të shkruar dhe interpretuar shqip!

    Top Channel

  • Regjisori dhe aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, kush ishte Naum Shundi?!

    Regjisori dhe aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, kush ishte Naum Shundi?!

    Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi, i cili prej disa kohësh vuante nga sëmundja e rëndë, tumor në lëkurë.

    Ai fillimisht u nis për trajtim në Francë, e më pas u kthye për të vijuar kurën në Tiranë, në QSUT.
    Por kush ishte Naun Shundi?
    Edukimi dhe Trajnimet
    Diplomohet nga Shkolla e Lartë e Kulturës në drejtimin skenik, 1977.
    Mbaron studimet në Institutin e Lartë të Arteve, Fakulteti i Artit Skenik, në Tiranë, si aktor, 1983.
    Pas specializohet në regji në Teatrin Kombëtar të Bukureshtit dhe pranë Akademisë së Teatrit dhe Filmit në Bukuresht, 1995.
    Naun Shundi ka ndjekur një karrierë të shumëfishtë:
    Aktor | Regjisor | Scenarist | TV-prodhues | Dramaturg | Mësues skene.
    Punoi për dekada në Teatrin Kombëtar, aty ku formoi identitetin e tij artistik.
    Ka interpretuar, shkruar, regjizuar dhe mësuar drejtimin dhe interpretimin në skenë për breza artistësh.
    Projekti i Teatrit Privat: “Zonja e Bujtinës”.
    Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ai së bashku me bashkëshorten, krijuan një teatër dhome në oborrin e shtëpisë së tyre në zonën e Ish-Kinostudios në Tiranë, emërtuar “Zonja e Bujtinës”.
    Kjo hapësirë mikpritëse përshtatet për libra, koncerte, ekspozita dhe natyrisht shfaqje teatrale të ngushta në audiencë.
    Më vonë, në këtë teatër u vuri në skenë edhe monokomedinë “Babi” – një vepër e shkruar dhe interpretuar nga vetë Shundi; ku me humor dhe dramë trajton temën e familjes dhe vlerësimit të prindërve.
    Ka kontribuar në mbarë karrierën e tij për promovimin e teatrove dhe veprave shqipe, duke theksuar rëndësinë e “të folurit shqip” në skenë.
    Ka qenë zë i fuqishëm kundër komercializimit të teatrit dhe mbrojtës i teatrit si art, jo si biznes.
    Vetëm pak ditë më parë, Teatri Zonja e Bujtinës, i themeluar nga Naun Shundi dhe bashkëshortja e tij, Raimonda Shundi, shënoi 3-vjetorin e krijimit. Përmes nëj videomesazhi për të gjithë artdashësit, regjisori u ndal te rëndësia e teatrit e veçanërisht e krijimeve shqiptare. Vazhdimisht, artisti ka theksuar rëndësinë e ‘të folurit shqip’ në skenat e teatrit në vendin tonë.
    “Teatri po i largohet teatrit dhe po afrohet më tepër drejt biznesit, drejt komercialitetit. Është e vërtetë që teatri pa fonde, pa para, nuk bëhet, por ama të jetë qëllimi kryesor i teatrit… ta orientosh drejt parasë, do ta vdesësh! Nuk do të jetë më teatër, do të jetë një shitore që shet mallra pa vlerë. Ju lutem, të heqim dorë nga kjo mani, të përpiqemi të bëjmë teatër sikurse spektatori e meriton. Bëj thirrje që çdokush të luftojë ta mbajë gjallë teatrin dhe ta çojë para. Është një krijesë mijëravjeçare dhe është në turpin tonë, nëse ne e detyrojmë të vdesë”.
    Ndërkohë, shfaqja e fundit që vetë Shundi shkroi dhe vuri në skenë ishte monodrama “Njeriu i Pyllit”. Monokomedia tragjike shtron probleme dhe pikëpyetje jo vetëm për njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, por edhe për çdo gjallesë tjetër. Në të trajtohen probleme të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjitha llojeve, problemeve të luftës njerëzore, probleme të jetës dhe të vdekjes. E në fakt, “Njeriu i Pyllit”, dukej se ishte vetë Shundi, që personazhin e krijuar prej tij e solli në skenë me shumë mjeshtëri.

    Top Channel

  • “Teatër politik”, juristi Spahiu ironizon: Berisha nuk njeh zgjedhjet, por njeh rrogën dhe mandatin

    “Teatër politik”, juristi Spahiu ironizon: Berisha nuk njeh zgjedhjet, por njeh rrogën dhe mandatin

    Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit në Partinë Demokratike ka qenë një skenar i inskenuar.
    Ai shtoi se PD dhe Berisha duhet të bëjnë vetëm një analizë të thjeshtë, se pse humbën zgjedhjet.
    “Nuk kanë kaluar dy vite e gjysmë kur kjo parti ka pasur sherr, janë rrahur mes tyre në selinë e partisë. E them këtë për të kujtuar kronologjinë e ngjarjeve, për të gjithë shqiptarët se kjo parti ishte e ndarë në dy pjesë dhe kjo tregon se e gjithë ajo ka qenë një teatër. Fakti që Berisha ekipin e ri po e ndërton me listën Basha me në krye Bardhin tregon se ka qenë një film dhe jo një luftë reale. Partia Demokratike dhe Sali Berisha duhet që të bëjnë vetëm një analizë, se pse humbi në zgjedhje, ai ka marr 15 deputetë më pak se Basha. Berisha ka marr rezultat më të dobët se Basha. Është teatër, Berisha nuk njeh zgjedhjet por ai njeh rrogën që merr dhe merr mandatin e deputetit”, tha ai.
     
     

  • “Peep Show Box” sjell Pazarit të Vjetër të Shkodrës në mini-teatër letre

    “Peep Show Box” sjell Pazarit të Vjetër të Shkodrës në mini-teatër letre

    Më 27 gusht, nga ora 10:00 deri në 13:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të zhvillohet punëtoria krijuese “Peep Show Box: Një teatër prej letre i Pazarit të Vjetër të Shkodrës”, e udhëhequr nga artistja Jozefina Vokrrin.

    Kjo veprimtari u dedikohet nxënësve, të cilët do të mësojnë të ndërtojnë një mini-teatër prej letre, të frymëzuar nga fotografitë e Koleksionit Marubi që dokumentojnë jetën e gjallë të dikurshme të Pazarit të Vjetër të Shkodrës.

    “Peep Show Box” është një format vizual ku përmes një kutie të punuar me dorë, krijohet një skenë me disa shtresa, duke i dhënë spektatorit ndjesinë e thellësisë dhe një rrëfim vizual të gjallë. Teknikë e njohur që prej shekullit XIX, ajo rikthehet sot si një mjet edukativ dhe imagjinativ për të sjellë më afër trashëgiminë urbane dhe vizuale të qytetit.

    Ky aktivitet synon jo vetëm të nxisë kreativitetin, por edhe të afrojë të rinjtë me artin, fotografinë dhe historinë e Shkodrës përmes lojës dhe krijimit./KultPlus.com

  • Qyteti gjerman shndërron vendin e tubimit nazist në teatër opere

    Qyteti gjerman shndërron vendin e tubimit nazist në teatër opere

    Një qytet në Gjermaninë jugore po i jep jetë të re një vendi të papërfunduar tubimi nazist duke ndërtuar një teatër opere brenda mureve të saj dhe duke transformuar një hapësirë dikur të planifikuar për propagandë në një vend për art dhe kulturë.
    Nazistët planifikuan ta përdornin vendin në qytetin bavarez të Nurembergut si një sallë kongresesh, të përshtatshme për të mbajtur 50 000 njerëz gjatë tubimeve.

    Por, për shkak të Luftës së Dytë Botërore, ndërtesa nuk u përfundua kurrë dhe vetëm karabinaja kishte mbetur.

    Tani, ajo po transformohet në një teatër të ri opere për të shërbyer si një vend zëvendësues për teatrin shtetëror, ndërsa teatri historik i operës së qytetit rinovohet.
    ”Ndërtimi i ndërtesës së re, i cili filloi tetë muaj më parë, po përparon sipas planit”, tha administrata e qytetit.
    Teatri i operës pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.
    Shtëpia e operës është menduar të jetë një kundërpërgjigje ndaj megalomanisë arkitekturore të nazistëve, me një kub të gjelbër përpara sallës monumentale të kongreseve.
    I gjithë projekti është pjesë e një iniciative kulturore prej 296 milionë eurosh (342 milionë dollarë).
    Sapo shtëpia e rinovuar e operës të rihapet në vitin 2028, ndërtesa e listuar do të shndërrohet në studio dhe hapësira për evente për skenën artistike dhe kulturore.
    ATSH

  • Shkarkimet masive në bashkitë e vendit/ Rezart Kthupi: Është një teatër, të them unë cfarë do të ndodhë…

    Shkarkimet masive në bashkitë e vendit/ Rezart Kthupi: Është një teatër, të them unë cfarë do të ndodhë…

    Dorëheqjet masive që dhanë drejtorat në disa drejtori të njësive vendore dhe bashkive në vend, për përfaqësuesin e partisë “Djathtas 12” Rezart Kthupi, është një situatë e pakuptimtë.
    Kthupi tha se nuk është Rama, por shkolla e administratës publike, ajo që emëron sipas kodit të shërbimit civil. Sipas tij, kjo që po ndodh është një lojë e kryeministrit.
    “Dorëheqja është akt i njëanshëm i vullnetit. Ajo jep efektin që në momentin që e dërgon.
    Është një teatër. Të them unë cfarë do të ndodhë në Durrës. Kryetari i bashkisë dhe deputetët e PS do të ngrenë një komision për të vlerësuar punën e drejtuesve në bashki”, tha Kthupi.
    Rezart Kthupi: Kemi entitet, është shkolla e administratës publike, ato që emërohen sipas kodit të shërbimit civil. Si jurist mendoj se dorëheqja nuk pranohet. Dorëheqja është akt i njëanshëm i vullnetit. Ajo jep efektin që në momentin që e dërgon.
    Është një teatër. Të them unë cfarë do të ndodhë në Durrës. Kryetari i bashkisë dhe deputetët e PS do të ngrenë një komision për të vlerësuar punën e drejtuesve në bashki.
    Shqetësimi që kam nuk është kryeministri që kërkon dorëheqjen, por me ata që japin dorëheqjen. PS në 12 vite nuk gjen as njerëz të aftë dhe të pastër.