Tag: teatër

  • Daily Mail: Më e vlefshme një ditë në Shqipëri, sesa të shkosh në teatër në Londër

    Daily Mail: Më e vlefshme një ditë në Shqipëri, sesa të shkosh në teatër në Londër

    “Britanikët fluturuan për në Shqipëri për një udhëtim 13-orësh dhe ishte më lirë sesa një ditë e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar”. Kështu nis titulli i britanikes Daily Mail për udhëtimin turistik të dy mikeshave që zgjodhën vendin tonë.

    Dy shoqet, Stacey Baugh dhe Claire Dukes, që fluturuan në Shqipëri për një udhëtim vajtje-ardhje 13-orësh, thanë se një ditë pushimi ishte më e vlefshme në Shqipëri sesa të shkonin në teatër në Londër, pasi dhe biletat e tyre në tetor për fluturimet vajtje-ardhje kushtuan rreth 70 paund.

    “Nëse shkoni në një teatër në Londër, do të kushtonte 70 paund për benzinë, parkim dhe udhëtim, ndërsa bileta e teatrit do të kushtonte 60 deri në 70 paund. Kur krahasoni çmimet me Shqipërinë, ku kisha 28 orë jashtë shtëpisë dhe u ngjita në tre male atje, vlera e asaj që merrni është e mahnitshme.”

    Stacey dhe Claire sapo mbërritën në Tiranë shpenzuan 60 paund për person në një tur privat për atë ditë, në Liqenin e Bovillës, Malin e Dajtit dhe në një tur të kryeqytetit në mbrëmje.

    Gjithashtu, dy turistet britanike shprehen se shkuan edhe në një zip line në mal për 30 euro dhe konsumuan një vakt në Malin e Dajtit për më pak se 40 euro. Ato thanë se udhëtimi u kushtoi 200 paund secilës, sa një udhëtim në teatër në Londër.

    Në artikullin e Daily Mail shkruhet se dy turistet britanike shpenzuan më pak se 40 euro për gatime tradicionale dhe ëmbëlsira, si dhe për një sallatë dhe tavë dheu.

    E përditshmja britanike Daily Mail shumë shpesh shkruan artikuj krahasues për koston e pushimeve në Britani apo vendet e ndryshme evropiane, me pushimet në Shqipëri, ku këto të fundit u kushtojnë shumë herë më lirë britanikëve, që po e preferojnë vit pas viti vendin tonë për turizëm.

  • Të enjten merret vendimi për Niko Peleshin/ TCH zbulon raportin e PD: Ka kthyer Kuvendin në “teatër kukullash” në shërbim të kryeministrit “karagjoz”, të shkarkohet

    Të enjten merret vendimi për Niko Peleshin/ TCH zbulon raportin e PD: Ka kthyer Kuvendin në “teatër kukullash” në shërbim të kryeministrit “karagjoz”, të shkarkohet

    Dy raporte, dy qëndrime për fatin e Niko Peleshit  në krye te Kuvendit. 

    Por, fjalën e fundit e ka seanca plenare e së enjtes. 24 orë para mbledhjes se Parlamentit gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka zbuluar raportin e Partisë Demokratike ku rendit 5 shkelje që në bindjen e demokratëve janë shkak për ndërprerjen e mandatit te kryeparlamentarit.
    Akuza kryesore për shkarkim e Niko Peleshit, në dokumentin që Top Channel disponon është qëndrimi i njëanshëm i kryeparlamentarit  ne shërbim te partisë që e ka vendosur në krye te piramidës se shtetit  duke shndërruar Kuvendin në “teatër kukullash” me dirigjent shefin e tij politik.
    “Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancë plenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën. Salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash”, citohet ne raportin e PD, që Top Channel e disponon.
    Demokratët i referohen dy seancave specifikisht të 16 shtatorit e thirrur dhe drejtuar sipas tyre në kundërshtim me afatet e parashikuara në Kushtetutë dhe Rregullore, ku u miratuan projektvendime me procedurë të përshpejtuar pa respektuar afatet, si dhe seancën e 18  shtatorit ku sipas raportit  kreu i Kuvendit  nuk i ka lejuar opozitës të diskutojë për programin politik dhe përbërjen e Qeverisë duke ia kaluar fjalën “Diellës”, ministres virtuale.
    “Kushtetuta e Shqipërisë, ashtu si edhe Rregullorja e Kuvendit në frymë dhe në gërmë, kanë sanksionuar statusin dhe figurën e Kryetarit të Kuvendit, si person që qëndron mbi palët dhe shërben për zgjidhjen dhe ndërmjetësimin e problemeve që mund të krijohen gjatë aktivitetit parlamentar, megjithëse fillimisht propozohet dhe zgjidhet nga një palë politike e caktuar. Nga faktet, e drejta e aplikueshme dhe analiza ligjore është e qartë se Z. Niko Peleshi nuk përmbush këtë status të veçantë, pasi me sjelljet, veprimet dhe mosveprimet e tij kanë treguar sjellje krejtësisht të njëanshme, që nxit tensionin dhe konfliktin ndërmjet palëve, duke pamundësuar zhvillimin normal të debatit parlamentar”, thuhet ne raport.
    Raporti i PD ashtu si i PS do hidhet për votim ne seancën e se enjtes, por kërkesa e opozitës është thjesht një akt politik, pasi për të shkarkuar kryetarin e Kuvendit duhen 71 vota pro.

    Top Channel

  • “E ktheu Kuvendin në teatër kukullash”, zbulohet raporti i PD për Peleshin. Të enjten vendimi për shkarkimin

    “E ktheu Kuvendin në teatër kukullash”, zbulohet raporti i PD për Peleshin. Të enjten vendimi për shkarkimin

    Dy raporte, dy qëndrime për fatin e Niko Peleshit në krye te Kuvendit.
    Por, fjalën e fundit e ka seanca plenare e së enjtes. 24 orë para mbledhjes se Parlamentit gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka zbuluar raportin e Partisë Demokratike ku rendit 5 shkelje që në bindjen e demokratëve janë shkak për ndërprerjen e mandatit te kryeparlamentarit.
    Akuza kryesore për shkarkim e Niko Peleshit, në dokumentin që Top Channel disponon është qëndrimi i njëanshëm i kryeparlamentarit ne shërbim te partisë që e ka vendosur në krye te piramidës se shtetit duke shndërruar Kuvendin në “teatër kukullash” me dirigjent shefin e tij politik.
    “Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancë plenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën. Salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash”, citohet ne raportin e PD.
    Demokratët i referohen dy seancave specifikisht të 16 shtatorit e thirrur dhe drejtuar sipas tyre në kundërshtim me afatet e parashikuara në Kushtetutë dhe Rregullore, ku u miratuan projektvendime me procedurë të përshpejtuar pa respektuar afatet, si dhe seancën e 18 shtatorit ku sipas raportit kreu i Kuvendit nuk i ka lejuar opozitës të diskutojë për programin politik dhe përbërjen e Qeverisë duke ia kaluar fjalën “Diellës”, ministres virtuale.
    “Kushtetuta e Shqipërisë, ashtu si edhe Rregullorja e Kuvendit në frymë dhe në gërmë, kanë sanksionuar statusin dhe figurën e Kryetarit të Kuvendit, si person që qëndron mbi palët dhe shërben për zgjidhjen dhe ndërmjetësimin e problemeve që mund të krijohen gjatë aktivitetit parlamentar, megjithëse fillimisht propozohet dhe zgjidhet nga një palë politike e caktuar. Nga faktet, e drejta e aplikueshme dhe analiza ligjore është e qartë se Z. Niko Peleshi nuk përmbush këtë status të veçantë, pasi me sjelljet, veprimet dhe mosveprimet e tij kanë treguar sjellje krejtësisht të njëanshme, që nxit tensionin dhe konfliktin ndërmjet palëve, duke pamundësuar zhvillimin normal të debatit parlamentar”, thuhet ne raport.
    Raporti i PD ashtu si i PS do hidhet për votim ne seancën e se enjtes, por kërkesa e opozitës është thjesht një akt politik, pasi për të shkarkuar kryetarin e Kuvendit duhen 71 vota pro.

  • ‘Debatet në Kuvend, teatër’, Kikia: Po marrin vlerë deklaratat e Zegjinesë, ligjet me vlerë po kalojnë në heshtje

    ‘Debatet në Kuvend, teatër’, Kikia: Po marrin vlerë deklaratat e Zegjinesë, ligjet me vlerë po kalojnë në heshtje

    Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend si dhe debatet në Kuvend. Duke marrë shkas nga përjashtimi i Gazment Bardhit nga Kuvendi, Kikia tha se maxhoranca duhet të jetë më tolerante dhe mos të shkelë ligjin.
    Ai e cilësoi teatër sjelljen e palëve në Kuvend, ndërsa shtoi se më shumë fokus po marrin deklaratat e deputetes Zegjine Caushaj dhe jo ligjet me rëndësi që po kalojnë duke u miratuar në heshtje.
    “Mendoj se maxhoranvca e ka për detyrë që të jetë më tolerante dhe jo duke shkelur ligjin, por duke kuptuar kontekstin politik të kohës. Parlamenti në tërësinë e vetë, pavarësisht se kush bën zhurmën, nuk po kryen misionin e tij. Parlamenti është një teatër ka më shumë marrin vlerë deklaratat e Zegjinesë, se sa një debat mbi një ligj. Kur trajtoheshin llogjet, aty kaloi një ligj i ri. Do të trajtohen ligjet që do të mbajnë vendin në vend. Parlamenti është vend ku ngrihet zëri, ku ka debat, por jo në këtë farë feje. Askush s’po kupton se çfarë ndodhi. Kthehen në lajme portalesh, çfarë i tha ky, apo ai. Nëse vazhdon kështu, nuk është më Kuvend. Me Kuvend, kuptojmë mbledhjen. Dikur ishte Kuvendi i burrave, por sot ka dhe gra. Një Kuvend ku nuk ka diskutime, i duhet hequr emri. Dhe themi se ka prekur fundit, por fundi s’ka fund.”, tha ai.

  • Odise Plaku: Ka ardhur koha që e drejta e autorit të zbatohet me ligjshmëri pa asnjë hezitim edhe në veprat skenike

    Odise Plaku: Ka ardhur koha që e drejta e autorit të zbatohet me ligjshmëri pa asnjë hezitim edhe në veprat skenike

    E drejta e autorit ka sjellë herë pas here reagime të krijuesve të ndryshëm, ku problemet në zbatimin e ligjit janë bërë me dije prej tyre. Por edhe në teatër e drejta e autorit është e rëndësishme për veprat skenike që vihen në skenë. Dramaturgu Odise Plaku thotë se autori i një teksti ruan të gjitha të drejtat mbi veprën e tij. Në intervistën për gazetën “SOT” dramaturgu Odise Plaku flet për rëndësinë që ka zbatimi i së drejtës së autorit në teatër dhe thotë se përdorimi i paligjshëm i një vepre shqiptare ka pasoja për autorin, ku çdo përdorim pa leje është si një humbje e dyfishtë financiarisht dhe artistikisht.  Ai thotë se regjisorët apo dhe aktorët nuk mund ta cilësojnë si pronë të tyre një vepër teatrore dhe mund të kenë të drejta përdorimi të saj. Për dramaturgun Odise Plaku asnjë vepër skenike nuk mund të konsiderohet si mall pa zot dhe kur një kontratë për përdorimin e saj përfundon, çdo shfaqje e mëtejshme pa lejen e autorit konsiderohet shkelje e të drejtave të tij. Ndaj sipas tij nëse një teatër apo trupë dëshiron ta rikthejë një tekst në skenë, duhet të negociojë sërish me autorin ose me përfaqësuesin e tij ligjor për një kontratë të re. Në aktivitetin e tij si dramaturgu Odise Plaku është një nga autorët e mirënjohur në vend, ku veprat e tij janë vënë në skena brenda dhe jashtë vendit, si dhe janë shfaqur në festivale të ndryshme të teatrit, ku dhe janë vlerësuar me çmime. Por shqetësimi i dramaturgut Odise Plaku për zbatimin e të drejtës së autorit është në vijim dhe të krijuesve të tjerë më parë, si në fushën e muzikës, kinematografisë, etj. E drejta e autorit vazhdon të jetë një nga problematikat me të cilat përballen autorë të ndryshëm në vend, ndërsa dhe zbatimi i ligjit jo pak herë ka sjellë diskutime.
    -Për teatrin, si funksionon e drejta autorit me veprat  shqiptare që vihen në skena, çfarë të drejtash ruan autori që e ka shkruar?
    Në teatër, e drejta e autorit mbetet një element thelbësor dhe i mbrojtur nga ligji. Autori i një teksti dramatik ruan të gjitha të drejtat morale dhe pasurore mbi veprën e tij. Kjo do të thotë se askush nuk mund ta vendosë në skenë pa lejen e tij, dhe për çdo përdorim ai duhet të marrë shpërblimin përkatës. Të drejtat morale kanë të bëjnë me faktin që autori duhet të njihet gjithmonë si krijues i veprës, nuk mund të ndryshohet teksti pa pëlqimin e tij dhe emri i tij duhet të përmendet në çdo afishe apo material promovues. Ndërsa të drejtat pasurore lidhen me pagesat për përdorimin e tekstit, sipas marrëveshjes me teatrin ose me agjencitë që menaxhojnë të drejtat e autorit. Pra, edhe pse një vepër vihet në skenë nga një trupë teatrore, autori vazhdon të mbetet pronari ligjor i saj.
    – Më herët ju jeni shprehur se kur kontrata për përdorimin e një vepre mbaron, nuk mund të përdoret pa lejen e autorit. Çfarë ndiqet nëse një vepër duhet të rikthehet në skenën teatrore për publikun?
    Ka qenë një shprehje fare rastësore pas leximit të një shkrimi në gazetën “Sot” në lidhje me të drejtën e autorit në lëmin e muzikës dhe vetvetiu më erdhi në mendje pyetja: Po për veprat skenike çfarë duhet bërë? Sepse asnjë vepër skenike nuk mund të konsiderohet si mall pa zot dhe gjithkush të bëjë çfarë të dojë me të. Kur një kontratë për përdorimin e një vepre përfundon, çdo shfaqje e mëtejshme pa lejen e autorit konsiderohet shkelje e të drejtave të tij. Nëse një teatër apo trupë dëshiron ta rikthejë një tekst në skenë, duhet të negociojë sërish me autorin ose me përfaqësuesin e tij ligjor për një kontratë të re. Ky është një proces normal: përcaktohen kushtet e reja, numri i shfaqjeve, shpërblimi që i takon autorit dhe mënyra se si do të përdoret teksti. Në thelb, çdo rikthim në skenë është një përdorim i ri i veprës, prandaj duhet domosdoshmërisht marrëveshja e autorit. Vetëm nëse autori ka dhënë një licencë më afatgjatë ose një marrëveshje të përgjithshme, atëherë mund të vazhdohet pa një kontratë të re specifike. Ajo që unë e cilësoj si shqetësuese është fakti që regjisorët aspo dhe aktorët e cilësojnë si pronë të tyre një vepër dhe mund të kenë të drejta përdormi të saj, pa shkuar në një kontakt njerëzor me autorin.

    -Nëse flasim për përdorim të paligjshëm të një vepre shqiptare, sa dëmton kjo autorin e saj?
    Përdorimi i paligjshëm i një vepre shqiptare ka pasoja të shumta për autorin. Së pari, ai humb të ardhurat që do të merrte nga shfaqja e ligjshme e veprës, sepse askush nuk e paguan për përdorimin e saj. Së dyti, humbet kontrollin mbi mënyrën se si interpretohet ose ndryshohet teksti i tij; për shembull, ndryshimet që nuk i pëlqejnë ose një interpretim që nuk i përfaqëson veprën siç e ka menduar. Në thelb, çdo përdorim pa leje është si një humbje e dyfishtë: financiarisht dhe artistikisht. Për autorin, kjo mund të ndikojë edhe në mundësitë për shfaqje të tjera të veprës në të ardhmen, sepse përdorimi i paautorizuar mund të çojë në keqkuptime ose humbje të vlerës së veprës. Të kërkosh një të drejtë për punën tënde nuk duhet marrë apo konsideruar si një masë drastike ndaj vënies së mëtejshme në skenë të veprës. Përkundrazi, apo do të zyrtarizojë, por edhe rrisë shkallën e përgjegjësisë për prezantimin e mëtejshëm të kësaj vepre.
    -Në dijeninë tuaj a ka pasur raste në teatër, që e drejta e autorit me veprat shqiptare nuk është zbatuar?
    Nuk  mund të flasë për të tjerë, por flas për veten time si dramaturg kur vepra më është marrë me mirëbesim, është vënë në skenë, janë siguruar të ardhura financiare dhe unë jam përballur me përgjigjen: “Tani nuk kemi më lekë”. Për të mos prishur reputacionit e regjisorit jam tërhequr në heshtje për të vlerësuar në të ardhmen më mirë punën time si autor.  Për fat të mirë, në vitet e fundit ka pasur një ndërgjegjësim më të madh mbi të drejtat e autorëve dhe shumë institucione po përpiqen t’i respektojnë ato më rigorozisht. Është fakt që në çdo projekt kërkohet deklarata e autorit, si dhe përcaktohen kushtet e bashkëpunimit në nënshkrime të aktmarrëveshjeve.
    -Duke qenë se dhe më parë krijues të ndryshëm në fushën e muzikës, etj, kanë shprehur probleme për të drejtën e autorit në vend, kanë kërkuar zbatimin e ligjit, për ju çfarë duhet përmirësuar që të ketë zbatim të së drejtës në krijimtari?
    Për të siguruar respektimin e të drejtave të autorit në krijimtari, ka disa gjëra që duhet përmirësuar. Në radhë të parë duhet filluar me krijuesit që të dinë se cili është kuadri ligjor mbi të drejtat e tyre, si dhe mbi procedurat për të marrë leje dhe shpërblime. Së dyti, është e nevojshme të forcohet zbatimi i ligjit, me kontrolle dhe mekanizma të qartë që të parandalojnë shfaqjet ose përdorimet pa leje. Shpesh herë organizohen festivale dhe organizatorëve nuk interesohen apo të dinë a ka një mbrojtje ligjore kjo vepër që është pjesë e repertorit të tyre artistik?  Mendoj se respektimi i autorit nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe kulturore, duhet të ndërtohet një vetëdije dhe kultura e respektimit të krijimtarisë dhe punës së autorit në të gjitha fushat artistike, qoftë teatër, muzikë apo letërsi.
    Intervistoi: Julia Vrapi

  • Liza Laska, artistja që gdhendi në teatër dhe kinematografi, figurën e nënës labe

    Liza Laska, artistja që gdhendi në teatër dhe kinematografi, figurën e nënës labe

    Liza Laska lindi në qytetin e Vlorës më 6 shkurt 1926.

    Qysh në rini u dallua për talentin e saj dhe në vitin 1946 filloi punë në Teatrin Popullor në Tiranë.

    Më pas shkoi në Korçë, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri më vitin 1962.

    Nga ky vit ajo u bë një nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës.

    Punoi aty deri sa doli në pension, duke qenë aktore e parë dhe duke mbajtur peshën më të madhe të roleve femra, me mbi 60 role të tilla.

    Ka luajtur mbi 22 role në filma shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër.

    Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike, që vuajnë dhe pësojnë halle e humbje të mëdha tragjike për bijtë e tyre të rënë për liri, po kështu, gra të vuajtura e fatkeqe, që durojnë me stoicizëm pasojat e një jete nën dhunë apo me liri të kufizuar: gra të emancipuara apo nëna e gjyshe të dashura.

    Në shfaqjet: “Fundosja e skuadrës”, “Sinjali i kuq”, “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Fytyra e dytë”, “Jatagani”, “Familja e peshkatarit”, “Luani i shtëpisë”, “Rruga Budi 723”, “Nëntori i flamurit”, “Sakrifica” etj.

    Përveç roleve kryesore, Liza Laska ka mishëruar me mjeshtëri edhe një sërë rolesh të dyta dhe episodike, duke gjurmuar tipa e karaktere jetësore me një origjinalitet të spikatur.

    Loja e saj shquhej për vërtetësi, realizëm të thellë, forcë e pështjellim emocional, për dramacitet e tragjizëm; herë-herë ajo përshkohej edhe nga tonet lirike e poetike, ku binin në sy finesa e sjelljeve dhe brishtësia e ndjenjave.

    Zotëronte një zë të ngrohtë, të butë, melodioz, me një tingëllim e intonacion të pastër të së folurës labe.

    Krahas roleve në teatër, Laska ka interpretuar edhe 13 role të ndryshme në kinematografi si; nëna te “Shtigje lufte” (1974), Mara te “Dimri i fundit” (1976), me të cilin ka fituar “Medaljonin e Festivalit”, pastruesja te “Lulëkuqe mbi mur” (1976).

    Po ashtu nëna e Belulit te “Guna mbi tela” (1977), Evgjenia te “Në prag të lirisë” (1981), nëna te “Vendimi” (1984), hallë Sofia te “Gurët e shtëpisë sime” (1985), shoqja e Bonit te “Vdekja e burrit”(1992) etj. Mban titullin “Artiste e Merituar”.

    U nda nga jeta më 31 gusht 2014.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FAHREDIN GUNGA: DASHURIA DHE ESHTRAT

    Eshtrat e kanëdashurinë e kaltërirave të pafund.

    Eshtrat e kanë dashurinë e ujqve të uritur.

    Eshtrat e kanëdashurinë e shkëmbinjve të mençur.

    O, edhe eshtratkanë dashuri, më besoni,edhe eshtrat kanë dashuri.

    2.Eshtrat janëvallëzuesit e mallkimit.

    Eshtrat(në lojën e tyretë çmendur)-janë krahnezët e lehonaveqë lindin fëmijëtë paemër,

    Eshtratjanë miqtë e flakës-

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mickoski: Fushata nuk duhet të jetë “teatër i premtimeve boshe”

    Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mickoski: Fushata nuk duhet të jetë “teatër i premtimeve boshe”

    Kryeministri maqedonas dhe kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në prag të nisjes së fushatës lokale në Maqedoninë e Veriut tha se kandidatët e forcës së tij politike nuk duhet të mashtrojnë qytetarët.
    Ai u bëri thirrje kandidatëve të tij, që të mos e kthejnë fushatën në një “teatër të premtimeve boshe”.
    Mickoski: Në thelb, ata presin diçka edhe më të thellë, dinjitet dhe njerëzim. Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe, duhet të jetë një urë midis së vërtetës dhe shpresës, për të treguar qëllim të sinqertë, e jo për të errësuar me iluzione. Është moment i bindjes, por moment pasqyrimi. Atje mund të shihni si popullin ashtu edhe personin që kandidohet, por edhe sinqeritetin e tyre të ndërsjellë. Pritjet janë gjithmonë të larta. Populli pret një jetë më të mirë, siguri, drejtësi dhe perspektivë. Por në thelb, ai pret diçka edhe më të thellë: dinjitet dhe humanizëm, të mos mashtrohet, të mos trajtohet si mjet, por si qëllim, për mirëqenien e të cilit duhet të punohet me përgjegjësi dhe qëndrimi im në politikë ka qenë gjithmonë i ndershëm ndaj gjërave”,
    Mickoski theksoi se korrupsioni është një taksë mbi të varfrit dhe sipas tij, VMRO-DPMNE duhet ta zhdukë atë.
    Mickoski: Së pari, lufta kundër korrupsionit. Nuk ka përparim pa ndershmëri. Nuk ka drejtësi pa përgjegjësi. Korrupsioni është një taksë mbi të varfrit, dhe ne duhet ta zhdukim atë. Ose do të ketë drejtësi dhe rend, ose nuk do të ketë shtet! Ose politikanë të korruptuar, mafiozë ose Maqedoni! Ne do të jemi në ballë të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj! Dhe do ta shihni këtë! Së dyti, standardi i jetesës së qytetarëve. Detyra jonë është të krijojmë kushte për një jetë dinjitoze, paga më të larta, një jetë të mirë për pensionistët, çmime të qëndrueshme, mbështetje për familjet. Në kushte të problemeve serioze ekonomike, inflacion që vështirë edhe në botë të qetësohet, kemi përgjegjësi dhe detyrim të miratojmë masa dhe hapa që do t’u sjellin dobi qytetarëve dhe do të rrisin dhe përmirësojnë standardin e tyre të jetesës.

  • “Fëmijët” çelin sezonin në teatër/ Në “Metropol” sezoni nis me dramën bashkëkohore, vihet në skenë nga regjisori francez Eric Vigner

    “Fëmijët” çelin sezonin në teatër/ Në “Metropol” sezoni nis me dramën bashkëkohore, vihet në skenë nga regjisori francez Eric Vigner

    Teatri Metropol çel sezonin e ri artistik me “Fëmijët”, një dramë të fuqishme bashkëkohore, që do të vihet në skenë nga regjisori francez, Eric Vigner.

    “Është hera e parë që punoj në Teatrin Metropol, është një teatër shumë i veçantë që ka një afërsi të madhe me spektatorin dhe i përkon shumë mirë teatrit që unë bëj në Francë. Kështu mund të përcjellësh më mirë mesazhet dhe emocionet”, tha regjisor Eric Vigner.
    Një çift inxhinierësh në pension jeton diku në breg të detit pranë një centrali bërthamor të sapoprekur prej një cunami. Një kolege i viziton një mbrëmje vere dhe i bën një propozim të pazakontë…
    A kemi ne përgjegjësi për trashëgiminë që lëmë pas? Çfarë shkaktojnë zgjedhjet tona?
    “Është një pjesë që vë në pyetje realitetin tonë bashkëkohor, dhe është e rrallë që të rriturit marrin përgjegjësitë e tyre. Është një vepër e rëndësishme për spektatorët sot, sidomos për rininë”.
    Mesazhi i veprës është pa kufi dhe padyshim është pa nacionalitet.
    “Struktura dramaturgjike e veprës është shumë ndryshe, por janë personazhe që jetojnë të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen. Ka të bëjë shumë dhe me anën shpirtërore, me atë që njeriu duhet të heqë nga vetja për t’i dhënë jetë dikujt tjetër”, u shpreh Vasjan Lami.
    Nga data 24-28 shtator, me interpretimet e Luiza Xhuvanit, Yllka Mujos dhe Vasjan Lami, Teatri Metropol fton publikun në një udhëtim emocional përmes kësaj drame universale.

    Top Channel

  • VIDEO/ Balliu: Qeveria e drogës bën teatër me cigare, ndërsa krimi po vret qytetarët

    VIDEO/ Balliu: Qeveria e drogës bën teatër me cigare, ndërsa krimi po vret qytetarët

    Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Brendshme për shkarkimin e zëvendësministrit, duke e cilësuar atë një ‘spektakël të turpshëm me cigare’, ndërkohë që vendi vuan nga krimi, droga dhe pasiguria.

    Sipas Balliut, në Shqipëri problemi nuk është duhani, por bashkëpunimi i qeverisë me bandat kriminale, kapja e institucioneve dhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit.

    Klevis Balliu: Qeveria e drogës dhe bandave luan teatër me cigare

    Qeveria vazhdon të tallet me qytetarët.

    Ministria e Brendshme shkarkon zëvendësministrin jo për aferat e krimit, por sepse pinte cigare.

    Zonjë, në Shqipëri nuk është problem cigarja. Problemi është droga dhe trafiku i saj, është kapja dhe inkriminimi i institucioneve, është politizimi dhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit, është bashkëpunimi i politikës me krimin e organizuar. Ju sot jeni përfaqësuese e kësaj politike, si ministre e një qeverie më të korruptuar dhe më të inkriminuar se çdo qeveri tjetër në historinë e vendit.

    Detyra juaj nuk është të bëni spektakël me cigare, por të garantoni sigurinë e qytetarëve – një siguri që ka rënë në nivelet më dramatike, pasi dhjetëra shqiptarë të ndershëm kanë humbur jetën nga përplasjet e bandave që sollën partinë tuaj në pushtet.

  • Rregullorja e Kuvendit/ Balla ironi me opozitën: Kur jeni ju dakord… S’kemi kohë për teatër

    Rregullorja e Kuvendit/ Balla ironi me opozitën: Kur jeni ju dakord… S’kemi kohë për teatër

    Deputeti i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës se po miratojnë rregulloren e Kuvendit në shkelje të Kushtetutës. Me ironi, Balla i tha opozitës se kur ata janë dakord për një çështje, janë dakord edhe në rast se shkelet Kushtetuta. Nuk është koha për teatër, tha Balla, ndërsa theksoi se Shqipëria në BE ka nevojë për një kuvend që e përqas axhendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE 
    “E vërteta është ndryshe, ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne  e dimë, sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu, që të them të drejtën ka pas marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, kur e kemi iniciuar për herë të parë këtë çështje. Ishte Rrushaj kryetar i grupit dhe folëm për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kuvendit. E paimagjinueshme, Komisioni i Ligjeve me 26 anëtarë, ka vende që me 40 kanë Kuvendin. E di si thoni ju, kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet, ose shkelja nuk është antikushtetuese. Dëgjova dhe një deputet që ka firmos proces verbalin më 14 shtator 2017, me kërkesë të PD brenda së njëjtës ditë u depozitua propozimi për ndryshimin e nenit 20, brenda së njëjtës ditë ngritëm Këshillin e Rregullores dhe e votuam ndryshimin. Tani kjo është antikushtetuese, në shkelje të rregullores, as unë si kryetar grupi, as kjo mazhorancë s’do bëjë asnjë hap pas, ku s’ka asnjë shkelje. Këtu nuk ka shkelje, jemi në një fazë që parashikohet faza e konstituimit. Ende nuk e kemi mbyllur, duhet të mbyllim kryesinë e komisioneve që nesër të shkojmë tek konferenca e kryetarëve. Ne nuk mund të bëjmë teatër, dhe as juve këtë teatrin që e dini që s’jeni dakord. Juve kështu u është thënë, të mos jeni dakord. Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë axhendë, kemi marrë një mandat që të mbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria në BE ka nevojë për një kuvend që e përqas axhendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Na duhet të votojmë të gjithë ato komisione, Kuvendi ta organizojë punën në 11 komisione”, tha Balla.