Tag: taulant

  • EMRI/ I dënuar deri në vitin 2041, shqiptari arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, ja 41-vjeçari që po sfidon…

    EMRI/ I dënuar deri në vitin 2041, shqiptari arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, ja 41-vjeçari që po sfidon…

    Taulant Toma, një grabitës i rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg deri në vitin 2041 është arratisur sërish nga burgu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 7 dhjetor.
    41 vjeçari, i konsideruar jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe me një histori kriminale që përfshin Itali dhe Europën, arriti të shpëtojë nga burgu i Opera-s në Milano, një institucion me siguri maksimale.
    Sipas informacioneve të Fatto Quotidiano, ai ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas ka zbritur jashtë, duke shfrytëzuar errësirën dhe ndoshta një moment të favorshëm gjatë ndryshimit të turneve të rojave. Një arratisje që duket e planifikuar me kujdes, e shpejtë dhe precize.
    I lindur më 9 qershor 1984 në Shqipëri, Taulant Toma po vuante një dënim të gjatë për grabitje dhe vjedhje, me përfundim dënimi në 2041. Ai nuk është i panjohur për arratisje spektakolare, aftësia e tij për të humbur gjurmët ka sfiduar policinë italiane dhe belge.
    Në të kaluarën, ai ishte arratisur nga burgu i Parmës (po ashtu institucion me siguri maksimale) së bashku me bashkëkombësin Vamentin Frokaj, i cili më pas u vra gjatë një grabitjeje në vilë.
    Frokaj, gjithashtu, kishte arritur të arratisej më parë nga burgu i Palermos. Taulant Toma ka qenë protagonist edhe i një arratisjeje të bujshme në Belgjikë, ku autoritetet europiane e konsiderojnë prej vitesh si një individ me rrezik të lartë.
    Rasti i vitit 2013
    Në historinë e tij kriminale, veçohet një episod i vitit 2013, që pati shkaktuar diskutime në prokuroritë italiane. Pas arratisjes nga burgu i Parmës, Taulant Toma ishte shpallur në kërkim. Policia italiane e kërkoi për dyzet ditë me radhë, duke përdorur ndjekje, udhëtime në qytete të tjera, përgjime telefonike dhe ambientale.
    Vetëm më 23 tetor 2013, Prokuroria e Parmës mori vesh se ai ishte arrestuar në Belgjikë më 11 shtator dhe tashmë ishte në Liège, duke pritur ekstradimin. Ngjarja u konsiderua nga vetë Prokuroria si “paradoksale”, dhe u kërkua sqarim i drejtpërdrejtë nga ministritë e Brendshme dhe të Drejtësisë.
    Tani historia përsëritet. I arratisuri konsiderohet si individ që lëviz shpejt, me eksperiencë në shmangien e kontrollit dhe një rrjet kontakti ende për t’u verifikuar. Prefektura ka aktivizuar një plan kërkimi të gjerë, me patrulla, pika kontrolli, kërkime në fusha dhe zona industriale, kontroll në kufijtë e brendshëm.
    Ekziston frika se Taulant mund të përpiqet të largohet nga Italia ose të ribashkohet me grupe kriminale aktive në Europën Veriore.

  • “S’ia mban Taulantit”/ Shehaj përplaset me Ballën në Kuvend, deputeti socialist: Laj gojën para se të më përmendësh…

    “S’ia mban Taulantit”/ Shehaj përplaset me Ballën në Kuvend, deputeti socialist: Laj gojën para se të më përmendësh…

    Një përplasje ka ndodhur në Kuvend këtë të enjte mes Agron Shehajt dhe Taulant Ballës.

    Shehaj kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama dhe u ndal te kreu i Grupit të PS-së, duke thënë: “Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorit. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik”.
    Pas kësaj, Balla iu kthye Shehajt, duke u shprehur se: “E dëgjoj shpesh këtë deputetin që për t’u bërë interesant në rrjetin e tij social bërtet dhe kujton se është interesant dhe kur ia fut kot. Ti kur të përmendësh emrin tim, laje gojën dhe bëje gargarën me ujë të kripur Vlore”.

  • Balla ‘thumbon’ Shehajn: Po u pendua Basha, do tregojë sa lekë i ke dhënë për mandatin…

    Balla ‘thumbon’ Shehajn: Po u pendua Basha, do tregojë sa lekë i ke dhënë për mandatin…

    Një përplasje ka ndodhur në Kuvend këtë të enjte mes Agron Shehajt dhe Taulant Ballës.
    Shehaj kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama dhe u ndal te kreu i Grupit të PS-së, duke thënë: “Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorit. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik”.
    Pas kësaj, Balla iu kthye Shehajt, duke u shprehur se: “E dëgjoj shpesh këtë deputetin që për t’u bërë interesant në rrjetin e tij social bërtet dhe kujton se është interesant dhe kur ia fut kot. Ti kur të përmendësh emrin tim, laje gojën dhe bëje gargarën me ujë të kripur Vlore. Se po u pendua Lul Basha, do tregojë sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017”.

  • “Kur të përmendësh emrin tim laj gojën”, përplasje mes Ballës dhe Shehajt: Bëje gargarën me ujë Vlore

    “Kur të përmendësh emrin tim laj gojën”, përplasje mes Ballës dhe Shehajt: Bëje gargarën me ujë Vlore

    agron shehaj dhe taulant balla

    TIRANË- Ka pasur një replikë në Kuvend mes deputetëve Agron Shehaj dhe Taulant Balla, në lidhje me qëndrimin që po mbajnë socialistët, për pezullimin e Belinda Ballukut. Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se socialistët po shmangin dhënien e llogarisë, dhe Taulant Balla nuk ka guxim të mbajë një qëndrim, duke thënë se duhet pyetur Chat gpt.
    “Nuk e di se si do ta zgjidhim këtë problemin e mohimit të të drejtës për interpelancë që si deputet kam. Kam kërkuar në 2 muaj me Ballukun, por tani nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës por përfundoi më keq. Por kam një kërkesë për interpelancë edhe me kryeministrin. E kuptoj se kërkoni të shmangni llogaridhënien por s’i shpëtoni dot. Ju mendonit se kur u arrestua Veliaj ishte një çështje që kishte me të. Tani që është marrë e pandehur Balluku…vërtet mendoni se kemi të bëjmë me çështje të përvetshme të disa individëve. Ky është ndryshim thelbësor.
    Duhet të jepni llogari dhe nuk keni ca t’i bëni drejtësisë, SPAK se kanë mbrojtjen e ndërkombëtarëve. Dhe këto sulmet qesharake që bëni përditë, Rama çdo ditë kërcënon Gjykatën Kushtetuese me broçkulla se kemi marrë të pandehur Ballukun dhe shqiptarët nuk udhëtojnë dot në Kanada, tani ka filluar ministri i drejtësisë me postime. Del Balla dhe thotë pyesni Chat GPT, nuk ka ndodhur ndonjëherë por prapë unë thotë nuk flas për gjykatësit. S’ia mban atij se ka frikë se përfundon si të tjerët. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë. E keni të kotë. Ndajeni mendjen, dilni cdo ditë siç po ndodh. Bashkëpunimi me drejtësinë se iu ka ardhur fundi”, tha Shehaj. 
    Ndërkohë që i ashpër ishte reagimi i Ballës, ndërsa përmendi dhe ish-kryetarin e PD Lulzim Basha.
    “Për t’u bërë interesant për rrjetet sociale, bërtet dhe kujton se është interesant edhe kur ja fut kot. Ti kur të përmendësh emrin tim laj gojën, po bëjë gargarën me ujë të kripur Vlore, se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017. Kujdes se mos të bën të penduarin Luli”, tha Balla. /ZËRI 

  • VIDEO/ Taulant Seferi “abonohet me golin” në Turqi, sulmuesi shqiptar është në garë për golashënuesin më të mirë

    VIDEO/ Taulant Seferi “abonohet me golin” në Turqi, sulmuesi shqiptar është në garë për golashënuesin më të mirë

    Taulant Seferi po kalon një sezon mjaft pozitiv në Ligën e Parë turke. Sulmuesi shqiptar është “abonuar” me golin, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e sotme. Bodrumspori ka fituar me shifrat 4-0 kundër Çorumit dhe Seferi shënoi golin e fundit të këtij takimi.
    Lojtari nga Kumanova u tregua i saktë në zonë, duke e dërguar topin për të 4-tën herë pas shpinës së portierit kundërshtar. Seferi numëron 10 gola të shënuar në kampionat, vetëm 4 më pak se Dianje, i cili udhëheq listën e golashënuesëve./Sport Ekspres/

  • Taulant Balla reagon për vdekjen e Shpat Kasapit: Do të mbetet i paharrueshëm për publikun shqiptar

    Taulant Balla reagon për vdekjen e Shpat Kasapit: Do të mbetet i paharrueshëm për publikun shqiptar

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.
    “Shumë i trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, dibranit të lindur në Tetovë e që me “Vallen Kosovare” e plot këngë të tjera do mbetet i paharrueshëm për publikun shqiptar”, shkruan Balla.

  • E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin, zbardhen diskutimet

    E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin, zbardhen diskutimet

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar.
    Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.
    Teksa ka ndarë edhe disa foto nga takimi me kreun e grupit të PS Taulant Balla dhe atë të PD Gazment Bardhi, në postimin e ambasadës thuhet se Nancy “theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”./vizionplus.tv

     

  • “Nga vëllai i Ramës te Balla”, Çollaku zbulon dosjet që SPAK i amnistoi: Opozita duhet ta përdorë si alarm ndaj..

    “Nga vëllai i Ramës te Balla”, Çollaku zbulon dosjet që SPAK i amnistoi: Opozita duhet ta përdorë si alarm ndaj..

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe dosjet e bujshme që ajo mban në duar, po kthehen në një dilemë të madhe politike jo vetëm për opozitën, por edhe për vetë maxhorancën qeverisëse.I ftuar në një emision televiziv, gazetari Basir Çollaku thekson se kryeministri Rama ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë: ose të bëjë një “paqe të pjesshme” me figura të rëndësishme të kabinetit të tij, si Balluku apo Veliaj, për të ndërmarrë një sulm të përbashkët ndaj SPAK, ose të përballet me pasojat e hetimeve në vazhdim.
    Gjatë debatit në studio u vu theksi te disa dosje me ndikim të lartë publik, të cilat janë rikthyer në vëmendje edhe nga investigime të mediave ndërkombëtare. Një prej tyre është çështja e laboratorit të kokainës në Xibrakë dhe përfshirja e dyshuar e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.
    Çollaku kritikon faktin se kjo çështje u “amnistua” nga SPAK dhe se veprimet e munguara hetimore kanë rënë mbi Prokurorinë e Përgjithshme, duke lënë shumë pikëpyetje pa përgjigje.
    Një tjetër figurë kyçe nën akuzat e vazhdueshme të opozitës është ministri Taulant Balla. Për të janë përmendur ekzistenca e përgjimeve me trafikantë droge, si dhe lidhjet me ngjarje të rënda kriminale në Elbasan, si ajo e familjes Çapja, ku një gjyqtare dyshohet se urdhëroi asgjësimin e provave..
    Këto raste, të cilat më parë ishin vetëm denoncime të opozitës, tani po marrin formën e dosjeve të mirëfillta, të mbështetura edhe nga investigime ndërkombëtare. Kjo situatë konsiderohet si një test madhor për drejtësinë e re dhe një mundësi për opozitën që të thellojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke argumentuar se kanë një kauzë të përbashkët kundër korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me krimin.
    Më kujton më herët le të them edhe para zgjedhjeve parlamentare frontin e rezistencës, por një organizim i Partisë Demokratike, ku zoti Berisha takoi shumë grupe interesi dhe njerëz që ishin ë edhe në distancë nga PD edhe jashtë PD. Por ajo çfarë unë mendoj që Partia Demokratike duhet të riformatojë është ekuacioni i zgjimit të besimit.
    Pra, nëse do të përcjellësh përtej vetvetes, përtej strukturës, përtej Partisë Demokratike dhe ta bësh shoqërinë, qytetarin opozitar që investon në aksionet e besueshmërisë tek ti, duhet që, le të themi, në gjykimin tim, dozat e sinqeritetit dhe të raporteve të krijuara gjatë, gjatë betejës të shërbejnë edhe në fund të saj. Nuk mund të ketë, le të themi, thotë Napoleoni një ushtari i thotë, e kishte emrin Napoleon, që para betejës. I dashur thotë, edhe gjatë luftës Napoleon ta kesh emrin pra, mos harro. Duhet dhe unë mendoj, tek heshtja e përkohshme ditore e Ballukut dhe e Ramës e ditës së sotme, do ta lidhja edhe me takimin që zonja Balluku pati me sekretarin amerikan të energjisë në Greqi.
    Sigurisht u pranua shumë, por Rama prej muajsh nuk ka asnjë takim, ka vetëm takime me shoqata si UFO-sh, apo këto racionet darka-dreka të Sorosit dhe këtu është në një dilemë të madhe. Tani duhet, mendoj unë, Ramës të bëjë një paqe të pjesshme me Ballukun dhe me Velinë që bashkarisht të sulmojnë SPAK-un, ku dhe opozita duhet të diversifikojë dhe të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj kësaj strukture, nëse mazhoranca futet në këtë binar. Pra nuk duhet të jetë në të njëjtën linjë.
    Unë e shoh, e shoh një këndvështrim diçka edhe më tutje. Tani janë disa çështje të cilat po i investojnë partnerët dhe i sjellin në Shqipëri, të cilët janë konform me interesat e shoqërisë shqiptare por edhe të opozitës. Janë denoncimet e saj të hershme, tani të bëra edhe dosje. Unë sjell në vëmendje këtu para tre-katër ditësh dhe nuk e kam parë opozitën të ndalë te ky fakt i rëndë dhe i rëndësishëm, të cilin ajo e kishte bërë padi, kur media, një rrjedhë investigative europiane me qendër në Holandë edhe media franceze, holandeze… po pra, ndiq paranë. Se ky është gjithë thelbi i munguar në Shqipëri. Pra tha, konkretisht gjëra që janë përmendur këtu, por tani vijnë edhe nga një skaj tjetër ku opozita thellon dhe bashkëpunimin me partnerët, me ndërkombëtarët në këtë kontekst, duke qenë se këto prova, këto fakte vijnë prej tyre, edhe opozita është në të njëjtën linjë. Ne kemi një gjë të përbashkët.
    A duhet t’ju themi këtyre burrave dhe grave te treni atje, te godina e xhamit, t’i shkojmë. Dhe ata thanë, ne e kemi të dokumentuar, të provuar se Olsi Rama, që i bie të jetë vëllai i kryeministrit, për ata që s’e njohin, se nuk e njohin as prokurorët dhe gjyqtarët tanë, se ky është problemi i madh. Ka një foto, o i nderuar Dumani, Xholi, Braho, Musabelliu, po përmend emra të kandidatëve dhe Braho. A ka mundësi ju që kandidoni të bëni një gjest paraprak para garës? Këto fotografitë që nuk e njihni ju Olsin, edhe ju s’i njihni gjithë shqiptarët. Patjetër. Nuk e njihni. Na e tregoni ne mos e njohim ne. Dhe pra këta, këta kolegët tanë atje kishin theksuar që e kanë dokumentuar që është Olsi Rama shoferi i trafikantëve të drogës. Kjo u amnistua nga SPAK-u, siç thonë dhe ata, dhe u rikthye për veprime dhe veprimet e munguara të kësaj çështje janë Prokuroria e Përgjithshme dhe një prokuror i strukturës së posaçme. Dhe tjetra prapë një denoncim serioz, një denoncim fort serioz është që Taulant Balla, opozita ka përmendur pafund herë, ka përgjime të Taulant Ballës me trafikanëtë të drogës.
    Këtu është edhe përgjimi i Taulant Ballës kur u vranë pjesëtarë të familjes Çapja dhe gjyqtarja që ishte pjesë e grupit të Suel Çelës urdhëroi asgjësimin e përgjimeve sepse dyshohej që po fliste me të dyshuarit e veprës penale. Po këtu edhe denoncimi tjetër, pra këta janë kryesorët dhe zyrtarë, i ish-oficerit të infiltruar Emiliano Nuhu, çështje me të cilën jam marrë vetë, ku theksonte se në bisedën e përgjuar të Taulant Ballës me Suel Çelën për zgjedhjet e vitit 2017 në Elbasan, Boçi e di shumë mirë historitë e këtij qyteti, ku i kishin dhënë 3 milionë euro për zgjedhjet dhe i kërkonin pas zgjedhjeve, që i fituan, t’i hiqnin 11 oficerë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit se këta po u pengonin punët e tyre. Pra këta gjëra tash i thua këtyre ambasadorëve, përfaqësuesve, një ambasador është i blerë, dy janë të blerë, tre janë të blerë, njëri s’ka arritur ndoshta t’i marri paratë akoma dhe e dëgjon. Patjetër. Pra kjo është një linjë komunikimi edhe me ndërkombëtarët edhe me SPAK-un.

  • PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Parlamenti, Sekretariati i Etikës merr vendimin

    PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Parlamenti, Sekretariati i Etikës merr vendimin

    Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar nga Kuvendit Taulant Ballën.
    Në argument thuhet se që të zbatohet neni 65/ 1 për përjashtim duhet që të jenë dhënë masa të tjera nga kryetari i Kuvendit.
    Po ashtu socialistët argumentojnë se Taulant Balla ka kërkuar falje publike po në seancën plenare.
    Në kërkesën e firmosur nga drejtuesit e grupit opozitar, PD argumentoi se në seancën plenare të 6 nëntorit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe etikën parlamentare.
    Sipas dokumentit, Balla, gjatë diskutimit për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, “ka përdorur shprehje si ‘lehni’, ‘rraca e këtyre’, ‘ta tregoj unë ty’, ‘gënjeshtar’, etj.” të cilat cilësohen si shkelje disiplinore sipas nenit 65 të rregullores së Kuvendit.

  • PS kërkon përjashtimin e Berishës, PD të Taulant Ballës, mblidhet sot Sekretariati i Etikës

    PS kërkon përjashtimin e Berishës, PD të Taulant Ballës, mblidhet sot Sekretariati i Etikës

    Këtë të hënë, në orën 14:00 do të mblidhet Sekretariati i Etikës, i cili do të shqyrtojë dy këresa, atë të PS për përjashtim të Sali Berishës nga Kuvendi deri në 60 ditë dhe atë të PD për përjashtim të Taulant Ballës.
    PS të premten dërgoi një kërkesë zyrtare ku kërkon  përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas deklaratave të tij lidhur me projektligjin për “Barazi gjinore” ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.
    Ata i kanë cilësuar këto deklarata sulm ndaj Gonzatos.

    Ndërsa PD kërkon përjashtimin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me 10 ditë pasi sipas tyre, Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
    Kërkesa e PS 
    “Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimeve të sjelljes së deputetit të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren e Kuvendit. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian z. Silvio Gonzato”, thuhet në kërkesë.
    “Sa më sipër: Bazuar në Nenin 65/1 “Masa disiplinore”, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”” të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Nenin 6 “Gjuha joparlamentare dhe diskriminuese” dhe Nenin 10 “Ndalimi i ngacmimit seksual” të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
    Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”, vijon kërkesa.
    Deklarata e Berishës solli edhe reagimin e Komisioneres së BE për Zgjerim, Marta Kos, e cila tha se linjëzimi i legjislativit të Shqipërisë me këto parime të BE, është pjesë e procesit të pranimit në Union. U pasua më pas edhe me reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndjesë për sjelljen e kundërshtarit të tij dhe përdorimin e emrit të ambasadorit për një qëllim të ulët.”
    Kërkesa e PD 
    Z.Kryetar i Kuvendit,
    Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një sulm me fyerje dhe gjuhë joparlamentare drejtuar deputetëve të opozitës.
    Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, ku specifikohet se: “1. Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/ komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës, Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”.
    Kjo sjellje e deputetit Taulant Balla është e përsëritur seancë pas seance, dhe mbetet në cdo rast i pa ndëshkuar. Fyerja dhe kërcënimi ndaj deputetëve të opozitës është i papranueshëm dhe duhet të shoqërohet me masën disiplinore përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare.
    Prova për përdorimin e gjuhës jo parlamentare, fyese dhe kërcënuese, gjenden në faqen zyratre të Kuvendit, në facebook, gjatë fjalës së deputetit Taulant Balla, lidhur me programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit.
    Për të gjitha sa më lart, në mbështetje të nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, kërkojmë:
    Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për shqyrtimin brenda afatit të kësaj kërkese.
    Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione
    dhe/ose në seancë plenare për 10 ditë” ndaj deputetit Taulant Balla./vizionplus.tv