Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”, i cili ka për qëllim të lehtësojë barrën financiare të tatimpaguesve dhe të stimulojë rikthimin në aktivitet të subjekteve që janë ngarkuar me borxhe të papaguara.
Ky projektligj synon të ndihmojë si individët dhe bizneset, ashtu dhe administratën tatimore dhe doganore, për të ulur borxhin e akumuluar dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.
Pr.ligji ka mbërritur në Kuvend, ku do të shqyrtohet nga komisionet parlamentare për miratim.
Ky projektligj parashikon një gamë masash lehtësuese për tatimpaguesit, duke përfshirë fshirjen e detyrimeve të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, si dhe mundësinë e shuarjes së detyrimeve të periudhave të tjera, nëse paguhen një pjesë e tyre brenda afateve të përcaktuara. Pjesa tjetër e detyrimit mund të fshihet plotësisht.
Përfitimet e këtij projektligji priten të jenë të mëdha për ekonominë shqiptare, duke ulur borxhin tatimor dhe doganor, duke lehtësuar procesin e pagesave për shumë subjekte, dhe duke nxitur rikthimin e tatimpaguesve në treg. Njëkohësisht, projektligji synon të përmirësojë marrëdhëniet mes tatimpaguesve dhe administratës tatimore, duke krijuar një ambient më të favorshëm për bizneset.
Pr.ligji parashikon dhe lehtësira për detyrimet doganore, si dhe mundësinë e shuarjes së kamatave dhe gjobave të ndryshme të mbartura nga periudhat e kaluara.
Ky projektligj është pjesë e politikave fiskale të qeverisë për rritjen e formalizimit të ekonomisë dhe përmirësimin e sistemit tatimor.
Sipas të dhënave të administratës tatimore dhe doganore, deri më 31 dhjetor 2024, borxhi tatimor i papaguara arrin në 162,5 miliardë lekë, me rreth 202,387 tatimpagues debitorë, ndërsa detyrimet doganore të papaguara kapin shumën e 48,6 miliardë lekë, me 4,684 raste të papaguara.
Pas miratimit në Kuvend, ky projektligj pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, dhe do të ofrojë mundësi për tatimpaguesit që të rregullojnë detyrimet e tyre, duke përfituar nga një periudhë kalimtare që shkon deri në fund të vitit 2026.
Ministria e Financave do të publikojë udhëzimet e nevojshme për zbatimin e këtij ligji dhe do të monitorojë përmbushjen e kushteve nga tatimpaguesit.
Si do të funksionojë shlyerja e detyrimeve?
-Fshirja e detyrimeve për periudhën deri më 31 dhjetor 2014
Fshirja e plotë e detyrimeve tatimore për periudhën deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Gjobat dhe kamatëvonesat do të shuhen automatikisht për këtë periudhë, ndërkohë që tatimpaguesit që kanë paguar principalin (shumën e detyrimit) do të përfitojnë fshirjen totale të gjobave dhe kamatëvonesave.
-Fshirja pjesore për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019
Nëse tatimpaguesi paguan 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër e borxhit do të fshihet automatikisht.
Po ashtu, nëse tatimpaguesi paguan 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026, pjesa tjetër (25%) do të fshihet.
Gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2015-2019 do të fshihen plotësisht për ata që përmbushin këto kushte.
-Fshirja e detyrimeve për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024
Për periudhën nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, detyrimet do të fshihen vetëm nëse paguhet plotësisht detyrimi kryesor (principal) deri më 31 dhjetor 2026.Gjobat dhe kamatëvonesat për këtë periudhë gjithashtu do të shuhen nëse plotësohet ky kusht.
-Fshirja e detyrimeve doganore
Për periudhën deri më 31 dhjetor 2014, do të fshihet plotësisht detyrimi doganor.
Nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2019, do të zbatohet një shlyerje në 50% ose 75%, duke ndjekur të njëjtat kushte si për tatimet.
Pjesa e detyrimit doganor që mbetet pas pagesës do të shlyhet, dhe gjobat dhe kamatëvonesat do të fshihen.
-Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave
Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për çdo periudhë që ka kaluar do të bëhet vetëm nëse paguhet detyrimi kryesor (principal). Kjo do të ndihmojë ata që kanë bërë vonesa të mund të rregullojnë detyrimet e tyre në mënyrë të thjeshtuar.
-Procedura dhe afatet për aplikim
Tatimpaguesit që duan të përfitojnë nga shlyerja e detyrimeve duhet të plotësojnë disa kushte dhe të aplikojnë përkatësisht brenda periudhës kalimtare, që është deri më 31 dhjetor 2026. Ministria e Financave do të nxjerrë udhëzime të detajuara për mënyrën e aplikimit dhe procedurat që duhen ndjekur.
-Përfituesit e këtij ligji
Ky ligj i fshirjes së detyrimeve është i vlefshëm për të gjithë tatimpaguesit që kanë borxhe të papaguara ndaj administratës tatimore dhe doganore. Kjo përfshin individë dhe biznese, si dhe ata që janë regjistruar si tatimpagues të pasivizuar. Megjithatë, ata që janë të dënuar me vendim gjykate për vepra penale nuk do të përfitojnë nga ky ligj.
-Përfitimet për bizneset dhe tatimpaguesit
Ky projektligj synon të lehtësojë situatën financiare të atyre që kanë akumuluar detyrime të mëdha dhe për të inkurajuar pagesën e detyrimeve të tjera të ardhshme. Nëpërmjet fshirjes dhe shlyerjes së gjobave dhe kamatëvonesave, tatimpaguesit do të kenë mundësinë të rregullojnë gjendjen e tyre financiare dhe të kontribuojnë në sistemin e taksave dhe doganave pa pasur pasojë për borxhet e kaluara.
Tag: tatimpaguesit
-

Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave/ Ja sa do të përfitojnë nga shlyerja e detyrimeve tatimore dhe doganore
-

Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave/ Mbi 202 mijë përfitues nga shlyerja e detyrimeve tatimore dhe doganore (DETAJET E PR.LIGJIT)
Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”, i cili ka për qëllim të lehtësojë barrën financiare të tatimpaguesve dhe të stimulojë rikthimin në aktivitet të subjekteve që janë ngarkuar me borxhe të papaguara.
Ky projektligj synon të ndihmojë si individët dhe bizneset, ashtu dhe administratën tatimore dhe doganore, për të ulur borxhin e akumuluar dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.
Pr.ligji ka mbërritur në Kuvend, ku do të shqyrtohet nga komisionet parlamentare për miratim.
Ky projektligj parashikon një gamë masash lehtësuese për tatimpaguesit, duke përfshirë fshirjen e detyrimeve të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, si dhe mundësinë e shuarjes së detyrimeve të periudhave të tjera, nëse paguhen një pjesë e tyre brenda afateve të përcaktuara. Pjesa tjetër e detyrimit mund të fshihet plotësisht.
Përfitimet e këtij projektligji priten të jenë të mëdha për ekonominë shqiptare, duke ulur borxhin tatimor dhe doganor, duke lehtësuar procesin e pagesave për shumë subjekte, dhe duke nxitur rikthimin e tatimpaguesve në treg. Njëkohësisht, projektligji synon të përmirësojë marrëdhëniet mes tatimpaguesve dhe administratës tatimore, duke krijuar një ambient më të favorshëm për bizneset.
Pr.ligji parashikon dhe lehtësira për detyrimet doganore, si dhe mundësinë e shuarjes së kamatave dhe gjobave të ndryshme të mbartura nga periudhat e kaluara.
Ky projektligj është pjesë e politikave fiskale të qeverisë për rritjen e formalizimit të ekonomisë dhe përmirësimin e sistemit tatimor.
Sipas të dhënave të administratës tatimore dhe doganore, deri më 31 dhjetor 2024, borxhi tatimor i papaguara arrin në 162,5 miliardë lekë, me rreth 202,387 tatimpagues debitorë, ndërsa detyrimet doganore të papaguara kapin shumën e 48,6 miliardë lekë, me 4,684 raste të papaguara.
Pas miratimit në Kuvend, ky projektligj pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, dhe do të ofrojë mundësi për tatimpaguesit që të rregullojnë detyrimet e tyre, duke përfituar nga një periudhë kalimtare që shkon deri në fund të vitit 2026.
Ministria e Financave do të publikojë udhëzimet e nevojshme për zbatimin e këtij ligji dhe do të monitorojë përmbushjen e kushteve nga tatimpaguesit.
Si do të funksionojë shlyerja e detyrimeve?
-Fshirja e detyrimeve për periudhën deri më 31 dhjetor 2014
Fshirja e plotë e detyrimeve tatimore për periudhën deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Gjobat dhe kamatëvonesat do të shuhen automatikisht për këtë periudhë, ndërkohë që tatimpaguesit që kanë paguar principalin (shumën e detyrimit) do të përfitojnë fshirjen totale të gjobave dhe kamatëvonesave.
-Fshirja pjesore për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019
Nëse tatimpaguesi paguan 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër e borxhit do të fshihet automatikisht.
Po ashtu, nëse tatimpaguesi paguan 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026, pjesa tjetër (25%) do të fshihet.
Gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2015-2019 do të fshihen plotësisht për ata që përmbushin këto kushte.
-Fshirja e detyrimeve për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024
Për periudhën nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, detyrimet do të fshihen vetëm nëse paguhet plotësisht detyrimi kryesor (principal) deri më 31 dhjetor 2026.Gjobat dhe kamatëvonesat për këtë periudhë gjithashtu do të shuhen nëse plotësohet ky kusht.
-Fshirja e detyrimeve doganore
Për periudhën deri më 31 dhjetor 2014, do të fshihet plotësisht detyrimi doganor.
Nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2019, do të zbatohet një shlyerje në 50% ose 75%, duke ndjekur të njëjtat kushte si për tatimet.
Pjesa e detyrimit doganor që mbetet pas pagesës do të shlyhet, dhe gjobat dhe kamatëvonesat do të fshihen.
-Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave
Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për çdo periudhë që ka kaluar do të bëhet vetëm nëse paguhet detyrimi kryesor (principal). Kjo do të ndihmojë ata që kanë bërë vonesa të mund të rregullojnë detyrimet e tyre në mënyrë të thjeshtuar.
-Procedura dhe afatet për aplikim
Tatimpaguesit që duan të përfitojnë nga shlyerja e detyrimeve duhet të plotësojnë disa kushte dhe të aplikojnë përkatësisht brenda periudhës kalimtare, që është deri më 31 dhjetor 2026. Ministria e Financave do të nxjerrë udhëzime të detajuara për mënyrën e aplikimit dhe procedurat që duhen ndjekur.
-Përfituesit e këtij ligji
Ky ligj i fshirjes së detyrimeve është i vlefshëm për të gjithë tatimpaguesit që kanë borxhe të papaguara ndaj administratës tatimore dhe doganore. Kjo përfshin individë dhe biznese, si dhe ata që janë regjistruar si tatimpagues të pasivizuar. Megjithatë, ata që janë të dënuar me vendim gjykate për vepra penale nuk do të përfitojnë nga ky ligj.
-Përfitimet për bizneset dhe tatimpaguesit
Ky projektligj synon të lehtësojë situatën financiare të atyre që kanë akumuluar detyrime të mëdha dhe për të inkurajuar pagesën e detyrimeve të tjera të ardhshme. Nëpërmjet fshirjes dhe shlyerjes së gjobave dhe kamatëvonesave, tatimpaguesit do të kenë mundësinë të rregullojnë gjendjen e tyre financiare dhe të kontribuojnë në sistemin e taksave dhe doganave pa pasur pasojë për borxhet e kaluara. -

Nga tregtia online të kamatëvonesat e enteve publike, 13 ndryshimet në Procedurat Tatimore
Në paketën fiskale 2026 qeveria ka bërë rreth 13 ndryshime në ligjin e proceduarve tatimore, të cilat prekin mënyrën e administrimit, komunikimit dhe formalizimit fiskal në vend dhe reduktimit të parasë cash: Më poshtë 13 ndryshimet e përmbledhura.
1- Digjitalizimi i plotë i komunikimit me tatimpaguesit
Aktet administrative dërgohen elektronikisht me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare. Tatimpaguesit detyrohen të deklarojnë adresën elektronike. Këto ndryshime synojnë uljen e kostove, rritjen e efikasitetit dhe transparencës në njoftime.2-Tatimi mbi veprimtaritë online
Në ndryshimet e reja saktësohet se veprimtaria ekonomike përfshin edhe aktivitetet e ushtruara në internet, që i nënshtrohen regjistrimit dhe tatimit.Subjektet online detyrohen të publikojnë në faqet e tyre NIPT-in, emrin, adresën dhe kontaktet.
Parashikohet pezullimi i faqes së internetit në rast mosrespektimi si një masë e re për formalizimin e tregtisë online.
3-Zgjerim i masave kundër subjekteve të paregjistruara
Përveç gjobës ekzistuese, aplikohen edhe masa të tjera administrative (përfshirë rivlerësimin e TVSH-së për mallrat pa faturë). Me këtë ndryshim synohet trajtimi të barabartë dhe ndëshkim i plotë për aktivitetet informale.
4- Ulja e kufirit për pagesat me para në dorë
Ndërmjet bizneseve i transaksioneve cash bie nga 150,000 lekë në 100,000 lekë.
Ndërmjet individëve dhe subjekteve ekonomike: vendoset për herë të parë kufi 500,000 lekë. Ky ndryshim synon nxitjen e pagesave përmes sistemit bankar dhe reduktimin e evazionit fiskal.
5-Detyrim për pajisje me terminale “POS”
Të gjithë tatimpaguesit që kryejnë pagesa cash duhet të pajisen me POS, sipas afateve ligjore:
Strukturat akomoduese, transporti, institucionet publike: deri më 30 maj 2026.
Tatimpaguesit e tjerë: deri më 31 dhjetor 2026.
Parashikohen përjashtime për zonat pa internet, subjektet e përjashtuara nga fatura, ose të vetë-punësuarit pa TVSH.
Masa shoqërohet me ulje të tarifave bankare dhe oferta si POS falas për 12 muaj nga MasterCard.
6-E drejta e individëve për korrigjim të deklaratës vjetore
Tatimpaguesit individë mund të korrigjojnë deklaratën vjetore te të ardhurave brenda 6 muajve nga data e dorëzimit, po jo më shumë se dy herë.
Reduktohet gjithashtu afati për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara nga 36 muaj në 24 muaj. Ndryshimet synojnë saktësi më të madhe dhe shmangie të abuzimeve.
7-Deklaratat e TVSH-së plotësohen automatikisht
Nëse tatimpaguesi nuk e dorëzon deklaratën brenda afatit, sistemi elektronik i tatimeve e plotëson automatikisht brenda 24 orëve, bazuar në librat e shitjeve dhe blerjeve. Tatimpaguesi mban përgjegjësinë dhe ka të drejtën ta korrigjojë më pas.
Masa synon shmangien e mosdorëzimit të deklaratave dhe rritjen e përputhshmërisë fiskale.
8-Pezullimi i rimbursimeve të TVSH-së gjatë hetimeve penale
Në rast se tatimpaguesi është subjekt hetimi për mashtrim ose fshehje të të ardhurave, kërkesa për rimbursim të TVSH-së pezullohet. Dispozita formalizon praktikën ekzistuese të administratës tatimore, sipas rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit
9-Procedura të reja për shitjen e pasurisë së konfiskuar
Procedurat për shitjen e pasurisë së konfiskuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Financave. Korrigjohet referenca institucionale për Agjencinë e Kadastrës, tashmë nën varësi të Kryeministrisë.
10-Hetimi Tatimor fiton kompetenca për vlerësim paraprak
Njësitë e Hetimit Tatimor mund të kryejnë vlerësim tatimor paraprak në rastet e fshehjes së të ardhurave, me autorizim nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Kjo masë synon përshpejtimin e hetimeve dhe ruajtjen e provave materiale.
11-Përjashtimi nga kamatëvonesat për institucionet publike
Kur mosrespektimi i afateve vjen për shkak të akteve me efekte prapavepruese ose vendimeve gjyqësore, institucionet publike nuk penalizohen me kamatëvonesë.
12-Sanksione të reja për prodhuesit e softuerëve fiskalë
Vendosen gjoba administrative ndaj prodhuesve dhe mirëmbajtësve të softuerëve fiskalë që refuzojnë bashkëpunimin me administratën tatimore gjatë hetimeve apo verifikimeve. Ndryshimi synon ruajtjen e integritetit të sistemit të fiskalizimit.
13-Thjeshtim procedurash administrative
Shfuqizohet detyrimi për publikimin e listës së subjekteve joaktive (neni 4), pasi sistemi i fiskalizimit tashmë e kontrollon automatikisht këtë proces./MONITOR -

Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024
Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të preferuara të shqiptarëve, duke sjellë rritje të numrit të tyre.Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Administrata Tatimore, numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin ekonomik “bar-kafe” shënoi rritje në 2024.Për 2023 numri i bar-kafeve të reja të regjistruara ishte 1,840 subjekte. Në 2024 regjistrimet e reja arritën 2,033 biznese apo 10,4% më shumë se viti paraardhës.Ndërsa për 4-mujorin e parë të vitit 2025, janë regjistruar 744 të tjera, duke e çuar totalin e bizneseve aktive “bar-kafe” në mbarë vendin në 15,348 sipas të dhënave të administratës tatimore.Ndërkohë, numri i çregjistrimeve mbetet i ulët: 65 biznese janë çregjistruar në vitin 2024 dhe vetëm 61 gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025.Kthimi i vendit në destinacion turistik ka bërë që shqiptarët ti rikthehen aktivitetit të tyre të preferuar, hapjes së bar kafeve, të cilat kishin filluar të tkurreshin vitet e fundit si rrjedhojë e rënies së frekuentimin nga largimi i popullsisë, kryesisht të rinjve.Në dokumentin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, ku pyetet administrata tatimore nëse ka ndonjë ndryshim në regjimin fiskal ose në trajtimin tatimor të këtyre bizneseve që mund të ketë ndikuar në rritjen e tyre.Tatimet sqarojnë se sipas legjislacionit në fuqi, konkretisht ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë përfitojnë nga tatimi 0% mbi të ardhurat.Kjo skemë aplikohet edhe për subjektet që ushtrojnë aktivitetin “bar-kafe”, të regjistruar si persona fizikë apo persona juridikë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).Ky regjim tatimor favorizues shihet si një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të bizneseve të këtij lloji sipas administratës tatimore.“Tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike “Bar-kafe”, trajtohen si të gjithë tatimpaguesit e tjerë që ushtrojnë veprimtari ekonomike, të regjistruar në QKB me përgjegjësi tatimore “Person Juridik” apo “Person Fizik”.Në zbatim të dispozitave të ligjit nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike deri në 14,000,000 lekë janë me tatim 0%.Kjo lehtësi tatimore është edhe për tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë ekonomike “Bar – kafe””, citohet në dokument.Megjithëse sektori po njeh zgjerim të vazhdueshëm, ekspertët paralajmërojnë se rritja e shpejtë e numrit të bar-kafeve mund të çojë në tejngopje të tregut, në një kohë kur sektori vuan edhe mungesën e fuqisë punëtore.Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja më herët deklaroi se në sektor ka një vakancë të llogaritur prej 18,000 deri në 20,000 vende pune të paplotësuara.Në këtë situatë z. Jahja ripërsërit nevojën e sektorit për riorganizim me qëllim zgjidhjen e problematikës së mosgjetjes së punonjësve.“Qasja e biznesit është se duhet te ketë vetëorganizim të stafit, nuk ka pse të mbajë 1 kamarier apo banakier një bar me 4 tavolina. Të dyja funksionet mund t’i kryejë një person i vetëm, ashtu siç po ndodh me sektorin e shërbimit në shtetet europiane”.Ai theksoi gjithashtu se pas pandemisë së Covid-19 parashikohet një periudhë e vështirë, që mund të zgjasë deri në vitin 2028, për shkak të largimeve të vazhdueshme të punonjësve në emigracion, gjë që po krijon vështirësi të mëdha në rekrutimin e stafit./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

