Tag: tatimi

  • Pas rritjes së referencave, profesionistët e lirë letër Malajt: Përjashtoni banesën e parë nga taksa

    Pas rritjes së referencave, profesionistët e lirë letër Malajt: Përjashtoni banesën e parë nga taksa

    Ashtu siç ndodhi në Tiranë në vitin 2023, rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve në rrethe të propozuara së fundmi nëpërmjet ndryshimeve në projektvendimin e Ministrisë e Financave, pritet të rrisë detyrimin për taksën e ndërtesës si për qytetarët dhe bizneset.Pas publikimit për konsultim publik të projektvendimit të metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës ku propozohet rritje e çmimeve të referencës në rrethe, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar me një letër ministrit të Financave Petrit Malaj ku rekomandojnë që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohet nga taksa e ndërtesës.Sipas tyre, një ndryshim i tillë ndikon drejtpërdrejt në shtresat e mesme dhe në familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim. “Propozimi ynë është që banesa kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi ndërtesat ose të tatohet me një normë simbolike”, theksohet në letër.APL propozon që tatimi për ndërtesën të jetë i diferencuar sipas destinacionit dhe qëllimit ekonomik të pasurisë, duke shmangur barazimin e padrejtë midis një prone të dytë të trashëguar dhe një portofoli investimesh të qëllimshëm në pasuri të paluajtshme. Kjo qasje siguron drejtësi fiskale, shmang penalizimin e familjeve dhe parandalon spekulimet e tepruara në treg.“Diferencimi i pasurive sipas destinacionit dhe origjinës. Një sistem tatimor i drejtë duhet të bëjë dallim mes: Pasurive të destinuara për përdorim vetjak; Pasurive të destinuara për aktivitet ekonomik (qira, zhvillim, shitje); Pasurive të trashëguara për motive familjare dhe të përdorura në mënyrë sporadike (p.sh. shtëpi pushimi)”, propozon APL.Profesionistët gjithashtu rekomandojmë që baza tatimore të përcaktohet mbi vlerën e tregut të pasurisë, të vlerësuar nga tregu i lirë dhe burime të besueshme të të dhënave. “Referencat tatimore duhet të përdoren vetëm si mjet alternativ në këto raste”.Nga Ministria e Financave është hedhur për konsultim publik edhe projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Në draft për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme Ministria e Financave ka propozuar normë tatimi 5% nga 15% që është aktualisht.Profesionistët e lirë propozojnë që rivlerësimi i pronave për familjarët të zbatohet me tatim nën 3%, pasi sipas tyre bazuar në analizën e praktikave të kaluara, një normë tatimore jo më e lartë se 3% mbi ndërtesat dhe tokën e zëna është optimale për: rritjen e të ardhurave buxhetore përmes zgjerimit të bazës tatimore; uljen e nivelit të informalitetit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe Nxitjen e transaksioneve dhe formalizimit të pronësisë.Të dyja draftet e propozuara nga Ministria e Financave pas miratimit parashikohet të nisin zbatimin nga 1 janari 2026.  REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E FINANCAVE, KRYEMINISTRIA, MEDIADrejtuar: Ministrit të FinancavePër Dijeni: Zyra e Kryeministrit, MediaNga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) Lënda: Propozime dhe rekomandime për reformimin e tatimit mbi pasuritë e paluajtshme Të nderuar,Në kuadër të procesit të konsultimit publik mbi reformimin e tatimit mbi pasuritë e paluajtshme, dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe vendeve të OECD-së, paraqesim për shqyrtim propozimet e mëposhtme. Qëllimi ynë është që politika tatimore në këtë fushë të balancojë interesin fiskal të shtetit me mbrojtjen e shtresave të mesme e të ulëta dhe të stimulojë një zhvillim të qëndrueshëm të tregut të pasurive të paluajtshme. Mbrojtja e banesës kryesore dhe lehtësimi fiskal për strehimin bazëNë shumicën e vendeve të BE-së, banesa kryesore e tatimpaguesit përjashtohet plotësisht ose i nënshtrohet një reduktimi të konsiderueshëm të tatimit mbi ndërtesat (deri në 80%). Ky model garanton mbrojtjen e strehimit bazë si e drejtë themelore sociale.Propozimi ynë është që:Banesa kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi ndërtesat ose të tatohet me një normë simbolike.Fitimi nga shitja e banesës kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital, duke ndjekur modelin e OECD dhe shumicës së vendeve anëtare të BE-së.Për pasuritë e tjera, tatimi mbi fitimin kapital të aplikohet në mënyrë progresive, por i korrigjuar për efektet e inflacionit dhe kostove të justifikuara financiare (p.sh. interesat hipotekore, shpenzimet e rikonstruksionit), për të siguruar që tatohet vetëm fitimi real dhe jo vlera e fryrë artificialisht nga tregu ose faktorë makroekonomikë.  Diferencimi i pasurive sipas destinacionit dhe origjinësNjë sistem tatimor i drejtë duhet të bëjë dallim mes:Pasurive të destinuara për përdorim vetjak.Pasurive të destinuara për aktivitet ekonomik (qira, zhvillim, shitje).Pasurive të trashëguara për motive familjare dhe të përdorura në mënyrë sporadike (p.sh. shtëpi pushimi). Propozojmë që tatimi të jetë i diferencuar sipas destinacionit dhe qëllimit ekonomik të pasurisë, duke shmangur barazimin e padrejtë midis një prone të dytë të trashëguar dhe një portofoli investimesh të qëllimshëm në pasuri të paluajtshme. Kjo qasje siguron drejtësi fiskale, shmang penalizimin e familjeve dhe parandalon spekulimet e tepruara në treg. Përcaktimi i bazës tatimore mbi vlerën reale të tregutRekomandojmë që baza tatimore të përcaktohet mbi vlerën e tregut të pasurisë, të vlerësuar nga tregu i lirë dhe burime të besueshme të të dhënave. Referencat tatimore duhet të përdoren vetëm si mjet alternativ në këto raste:Kur nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme të tregut.Kur çmimi i deklaruar është qartësisht fiktiv.Kjo shmang diskriminimin tatimor dhe situatat ku pasuri me cilësi e vendndodhje të ndryshme tatohen në mënyrë identike. Stimuj fiskalë për riinvestimin e të ardhuravePër të nxitur qarkullimin e kapitalit dhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit, propozojmë:Rimbursim të plotë të tatimit mbi fitimin kapital kur të ardhurat nga shitja e pasurisë riinvestohen brenda 12 muajve nga transaksioni.Ky mekanizëm, i zbatuar në Hungari, Itali, Gjermani dhe SHBA, ka gjeneruar rritje të ndjeshme të transaksioneve dhe punësimit në sektorin e ndërtimit.  Norma tatimore optimale dhe forcimi i mekanizmave të kontrollitBazuar në analizën e praktikave të kaluara, një normë tatimore jo më e lartë se 3% mbi ndërtesat dhe tokën e zëna është optimale për:Rritjen e të ardhurave buxhetore përmes zgjerimit të bazës tatimore.Uljen e nivelit të informalitetit në tregun e pasurive të paluajtshme.Nxitjen e transaksioneve dhe formalizimit të pronësisë. Paralelisht, kërkohet forcimi i mekanizmave të kontrollit mbi burimin e të ardhurave të përdorura në blerjen e pasurive të paluajtshme, për të parandaluar pastrimin e parave dhe për të mbrojtur integritetin e tregut.PërfundimKëto rekomandime synojnë të ndërtojnë një sistem tatimor mbi pasuritë e paluajtshme që është socialisht i drejtë, ekonomikisht nxitës dhe administrativisht i zbatueshëm e transparent. Besojmë se procesi i reformës duhet të zhvillohet me transparencë të plotë, me kohë të mjaftueshme për konsultim dhe me përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve kryesorë: profesionistëve të fushës, qytetarëve, biznesit dhe administratës publike.Në pritje të një procesi konsultimi konstruktiv, shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në mënyrë aktive dhe për të qenë pjesë e dialogut publik. Mbetemi në dispozicion për çdo sqarim teknik dhe diskutim të mëtejshëm, me synimin e përbashkët për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë.Me respekt,Adela KananiDrejtor Ekzekutiv [i] Referenca kryesore për propozimet tona: Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rriten me 26.6% tatimi mbi të ardhurat personale

    Rriten me 26.6% tatimi mbi të ardhurat personale

    Në 6 muajt e parë të këtij viti, tatimi mbi të ardhurat personale ka sjellë në buxhetin e shtetit 40,8 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 8,6 miliardë lekësh ose 26,6% më shumë se gjashtëmujori i parë i 2024.
    Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, kjo shumë është gjithashtu 5,4 miliardë lekë më e lartë sesa ishte parashikuar në planin fillestar të të ardhurave për këtë periudhë, duke reflektuar një realizim prej 15,4% mbi objektivin e parashikuar.
    Kjo performancë pozitive vjen si rezultat i një disa faktorëve, duke nisur që nga ndikimi i drejtpërdrejtë që ka pasur rritja e punësimit formal dhe përmirësimi i deklarimit të pagave në sektorin privat, ku ndërmarrjet janë nxitur nga kontrolli më i shtuar tatimor.
    Gjithashtu rritja e pagave në sektorin publik dhe në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si teknologjia, ndërtimi dhe shërbimet financiare, ka ndikuar në rritjen e bazës së tatueshme.
    Një tjetër faktor është edhe përmirësimi i administrimit tatimor, ku përmes sistemeve të digjitalizuara, si E-Filling dhe fiskalizimi në kohë reale, kane rritur transparencën dhe efikasitetin e mbledhjes së të ardhurave në vend.
    Përveç pagave, një kontribut të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave ka dhënë edhe tatimi mbi burimet e tjera personale të të ardhurave, përfshirë qiratë, dividentët apo dhe të ardhurat nga vetëpunësimi.
    Referuar të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, rezultojnë mbi 10 mijë e 523 punonjës të rinj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Klan News

  • Tatim për beqarët, të vejët dhe të divorcuarit, zbardhen dokumentet e “kohës së Enverit”

    Tatim për beqarët, të vejët dhe të divorcuarit, zbardhen dokumentet e “kohës së Enverit”

    Enver Hoxha

    Me një dekret që mban datën 9 shkurt të vitit 1951, qeveria komuniste e asaj kohe kishte vendosur tatim mbi beqarët. Nuk ishte pak, por niste nga 3% e të ardhurave mujore. Nga dokumentet e publikuara së fundmi nga Arkivi Qendror Shtetëror, të detyruar për të paguar taksa në bazë të këtij vendimi ishin të gjithë beqarët, personat e ve pa fëmijë dhe të shkurorëzuarit pa fëmijë. Taksa fillonte nga mosha 20-vjeçare si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.

    “Mbi propozimin e qeverisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxjerr këtë dekret. Më datë 9 Shkurt 1951 mbi tatimin e beqarëve.

    Neni 1

    Të gjithë shtetasit beqarë, të vejët pa fëmijë dhe të çkurorëzuarit pa fëmijë detyrohen të paguajnë tatim sipas dispozitave të këtij dekreti.

    Neni 2.

    Tatimi mbi beqarët, të vejët pa fëmijë dhe të çkurorëzuarit pa fëmijë merret nga personat me moshë lart nga 20 vjeç deri 50 vjeç për meshkuj dhe lart nga 20 vjeç deri 40 për femrat.

    Tatimi fillon të paguhet nga 1 Janari pas vitit që pagëdhënësit kanë mbushur 20 vjetët dhe pushon në mbarim të vitit kalendar në të cilin burrat mbushin 50 vjetet dhe gratë 40 vjetët”, thuhet në dokument.

    Vendimi parashikonte ndarjen në disa kategori të personave që e paguajnë taksën. Tarifa llogaritej 3% për punëtorët dhe nëpunësit mbi të ardhurat mujore. Për tregtarët, zejtarët dhe profesionistët llogaritej 4% mbi të ardhurat vjetore. Fshatarët mjaftonin të paguanin 600 lekë në vit, ndërsa personat e tjerë 200 lekë në vit.

    “Neni 6

    Tatimi i beqarëve, të vejëve pa fëmijë dhe të çkurorëzuarve pa fëmijë llogaritet sipas tarifave që vijojnë:

    Për gjithë punëtorët dhe nëpunësit, 3% mbi t’ardhurat e tyre mujore.

    Për tregtarët, zejtarët dhe profesionistët, 4% mbi t’ardhurat vjetore.

    Për fshatarët që paguajnë tatimin mbi ekonominë bujqësore dhe antarët e kooperativave bujqësore, 600 lekë në vit.

    Për personat e tjerë 200 lekë në vit”.

    Ky dekret kishte edhe përjashtimet e veta nga tatimi. Ushtarët, nënoficerët, nxënësit, invalidët, klerikët fetarë, gratë e veja etj., ndaloheshin që të paguanin taksë për beqarinë.

    “Përjashtimet nga pagimi i tatimit:

    Neni 5

    Përjashtohen nga pagimi i tatimit:

    a)Ushtarët dhe nën-oficerët për kohën që ndodhen nën armë.

    b) Nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta deri në moshën 25 vjeç dhe ata që nga rrethana të luftës kanë një moshë më të madhe deri në mbarimin e studimeve.

    c)Invalidët e luftës, të punës dhe natyrale të paaftë për punë.

    ç) Punëtorët dhe nëpunësit me t’ardhura mujore jo më tepër se 1200 lekë.

    d) Pagëdhënësit dhe pjestarë e familjeve t’ekonomive bujqësore t’ardhurat e të cilëve nuk kalojnë 10.000 lekë në vit.

    dh) klerikët të cilët sipas rregullave fetare të tyre, nuk martohen.

    e) Personat që për arsye shëndetësore iu ndalohet martesa për kohën që vazhdon ky ndalim.

    ë) Gratë e veja”.

    Për punëtorët e nëpunësit e administratave shtetërore, organizatat ekonomike, shoqërore e politike dhe për punëtorët e nëpunësit privatë tatimi llogaritej prej punëdhënësit në bazë të rrogës për muajin e kaluar dhe ndalohej nga rroga e pesëmbëdhjetë ditorit të parë të muajit pasardhës. Për tregtarët, tatimi llogaritej mbi të ardhurat në fund të vitit. Ata mund ta bënin pagesën në 4 këste, më 1 Prill, më 1 Korrik, më 1 Gusht dhe më 1 Dhjetor.

    Nëse nuk paguheshin si dhe kur duhet kishte ndëshkime.

    “Për emëtimin e ndalesës ose për ndalesa tatimesh jo të rregullta të punëtorëve dhe nëpunësve beqarë, të vejëve pa fëmijë dhe të çkurorëzuarve pa fëmijë si dhe për mos-derdhjen në kohë në bankën e shtetit të shumave të ndaluara, personat përgjegjës dënohen me gjobë deri më 1 mijë lekë. Dënimi me gjobë jepet me vendim të përgjegjësit të seksjonit financjar ranë komitetit ekzekutiv të rrethit ose qytetit dhe nxirret me ndalesë nga rroga. Nëse tatimi nuk paguhet brenda afateve të caktuara veprohet në bazë të dispozitave të ligjit mbi nxjerrjen e t’ardhurave shtetërore. Qytetarët mund të kundërshtonin mbi tatimin e beqarëve brenda 30 ditëve. Ato shqyrtoheshin nga përgjegjësi i seksjonit financiar dhe vendimi përkatës i komunikohet pagëdhënësit me shkrim”.

    Ministria e Financave ishte ngarkuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor që të jepte udhëzime mbi zbatimin e këtij dekreti.

    Lexo edhe:

    PASI IA MORËN JETËN E SOLLËN TRUPIN NË OBORRIN E BURGUT… FLET SHOKU I TIJ

    ObserverKult

  • Rivlerësimi i pronës pa penalitete/ Ulje tatimi 5% dhe afatet për pagesën, Ekspertët: Hap drejt formalizimit të tregut

    Rivlerësimi i pronës pa penalitete/ Ulje tatimi 5% dhe afatet për pagesën, Ekspertët: Hap drejt formalizimit të tregut

    Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare synon të kthejë një faqe të re përmes rivlerësimit të pronave me një tatim të reduktuar në 5%, nga 15% që aplikohej më parë.
    Rivlerësimi pritet të nisë në janar të 2026-ës dhe zgjat deri në shtator. Ekonomistët vënë në dukje se ky hap është shumë më tepër sesa një manovër fiskale, ai mund të jetë një mjet për të forcuar kulturën tatimore dhe besimin në institucionet publike. Ata mendojnë se ky rivlerësim do të ketë ndikim të menjëhershëm në tregun e pasurive të paluajtshme. Do të nxisë më shumë shitje të ligjshme, do të ulë transaksionet “nën dorë”, do të rrisë të ardhurat nga tatimi, por edhe do të çlirojë një pjesë të madhe të pasurisë së qytetarëve — që aktualisht figuron në regjistra me çmime qesharake. Deri tani, çdo qytetar që shiste një apartament, tokë apo godinë, i nënshtrohej një tatimi 15% mbi fitimin kapital — diferencës mes çmimit të shitjes dhe çmimit të regjistruar.
    E për të qenë realistë, kjo diferencë ishte zakonisht e madhe, sepse vlerat në regjistra shpesh nuk pasqyronin realitetin e tregut. Ndaj edhe tatimi ishte një barrë e rëndë dhe shpesh një arsye që transaksionet regjistroheshin me shifra fiktive. Por me vendimin e ri, gjithçka ndryshon: vetëm 5% tatim për ata që zgjedhin të rivlerësojnë pronën e tyre gjatë periudhës që do të nisë më 1 janar 2026 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të po atij viti. Kjo ulje e ndjeshme synon jo vetëm të lehtësojë qytetarët, por edhe të formalizojë tregun, të sjellë më shumë besim në proceset e blerjes e shitjes, dhe të rrisë transparencën.
    FORMALIZIMI I TREGUT
    “Me këtë normë të ulët tatimi, shteti u jep qytetarëve një arsye reale për të deklaruar çmimet reale. Nuk po penalizon, por po nxit korrektësinë”,- deklaron Klodian Muço në një intervistë mediatike, duke e cilësuar rivlerësimin si një mundësi për të çliruar tregun nga hipokrizia e çmimeve “nën dorë”. Sipas tij, shumë njerëz kanë hezituar të shesin pronat ose i kanë regjistruar në mënyrë fiktive, vetëm për të shmangur tatimin e lartë 15%. Me skemën e re, tatimi bie në 5% mbi diferencën e vlerës dhe procesi bëhet më transparent. “Kjo nuk është vetëm një ulje tatimi. Është një masë që ndihmon në ndërtimin e një kulture të re fiskale dhe ekonomike,” u shpreh Fatos Çoçoli.
    Sipas tij, vendimi është i drejtë dhe i mirëpritur sidomos nga ata që e konsiderojnë pasurinë si një aset strategjik për të ardhmen. Ai shtoi se formalizimi i tregut është i nevojshëm në një kohë kur pasuria e paluajtshme nuk është më thjesht një strehë, por edhe një instrument për kredi, trashëgimi apo investim. Vlerësimi real i pronës është “çelësi i stabilitetit ekonomik personal”. Rivlerësimi do të jetë i mundur nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, me pagesën që duhet të kryhet deri më 31 dhjetor 2026. Qytetarët mund të zgjedhin të përdorin një ekspert të licencuar privat, ose të ndjekin procedurën përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) duke u bazuar në çmimet fiskale zyrtare.
    PERFITOJNË DHE BIZNESET
    Në të kaluarën, personat juridikë kishin një skemë të veçantë me tatim 3% për rivlerësimin e aktiveve. Por tani, me projektligjin e ri, edhe për ta norma unifikohet në 5%. E thënë ndryshe, qeveria kërkon ta thjeshtojë procesin dhe të shmangë përjashtimet, duke u dhënë të gjithëve të njëjtat mundësi. Përfshirë këtu edhe ata që janë në proces legalizimi apo regjistrimi. Nëse banesa juaj është ende në dokumente të ndërmjetme, por keni përfituar certifikatë pronësie përfundimtare, mund të kërkoni rivlerësimin sapo të përfundojë regjistrimi në ASHK.
    Rivlerësimi do të bëhet në dy mënyra: ose përmes një eksperti privat të licencuar, i cili përgatit aktin e vlerësimit dhe e dorëzon në ASHK, ose direkt përmes zyrave të Kadastrës, ku do të përdoren çmimet minimale fiskale të miratuara nga shteti. Në të dyja rastet, qytetari do të ketë mundësi të paguajë tatimin mbi diferencën e vlerave — jo më 15%, por 5%. Ajo që duhet të dini është se ky proces nuk është i përhershëm. Është një mundësi që ofrohet për një periudhë të kufizuar. Nëse nuk përfitoni gjatë këtij afati, në momentin që do të shisni pronën, do t’ju rikthehet norma e vjetër 15%.

  • Zbardhet projektligji, si do kryhet rivlerësimi i pronave me 5 për qind

    Zbardhet projektligji, si do kryhet rivlerësimi i pronave me 5 për qind

    Qeveria hap rrugën për një tjetër proces rivlerësimi të pasurive të paluajtshme. Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

    Kjo nismë e re synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese. Ndryshe nga herët e mëparshme, ku norma e tatimit mbi rivlerësimin varionte nga 1 deri në 3 për qind, këtë herë tatimi do të jetë 5 për qind mbi diferencën e vlerës. Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.

    Pas më shumë se tre vitesh nga skema e fundit e rivlerësimit, ligji i ri vjen në një kohë kur çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm në gjithë territorin. Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024, çmimet e banesave janë rritur me 16.9%, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë u regjistrua një tjetër rritje me 23.6%. Një prirje që dëshmon për nevojën urgjente të përditësimit të vlerës reale të pronës në dokumente zyrtare.

    Udhëzimet konkrete për zbatimin e procesit pritet të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përmes një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Kadastrës.

    PROJEKTLIGJI

    Rivlerësimi është procesi përmes të cilit pronarët mund të ndryshojnë vlerën e regjistruar të pasurisë së tyre të paluajtshme (si banesa, truall apo objekte të tjera), duke e përafruar me vlerën aktuale të tregut. Kjo vlen si për individët, ashtu edhe për subjektet juridike.

    Kur vlera e pronës regjistrohet më afër çmimit real të tregut, përfitimet janë të shumëfishta: Shmangia e tatimeve të larta në të ardhmen gjatë shitjes së pronës (tatimi mbi fitimin llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të regjistruar); Formalizimi i transaksioneve – pasi zhduket tundimi për të regjistruar çmime fiktive më të ulëta; më shumë siguri më e madhe ligjore dhe financiare, përfshirë edhe mundësi më reale për të përdorur pronën si kolateral për kredi si dhe përfitime për trashëgimi apo dhurim, pasi vlera reale e pasurisë shmang debatet apo pasigurinë midis palëve.

    TATIMI 5%

    Ligji i propozuar për vitin 2026 parashikon një tatim prej 5% mbi diferencën e vlerës mes vlerës së vjetër dhe asaj të re të përcaktuar nga eksperti i licencuar. Kjo normë është më e lartë se skemat e mëparshme (ku norma luhatej nga 1% në vitin 2011, në 3% në 2020-2022), por mbetet dukshëm më e ulët se tatimi që një qytetar do të paguante nëse do të shiste pronën pa e rivlerësuar më parë.Ky është edhe motivi kryesor që e bën rivlerësimin një zgjedhje të mençur për qytetarët që kanë ndërmend ta shesin pronën në të ardhmen e afërt ose që duan ta kenë të rregulluar vlerën e pasurisë sipas tregut. Ligji përfshin: Individët që zotërojnë pasuri të paluajtshme të regjistruar, por me vlerë më të ulët se tregu; Personat juridikë, të cilët do të kenë të drejtë të rivlerësojnë pasuritë që mbajnë në pasqyrat financiare, për qëllime kontabiliteti dhe fiskale; Qytetarët që kanë pasuri në proces regjistrimi, përfshirë ato që janë legalizuar dhe janë ende në kalim formal. Në të gjitha rastet, pagesa e tatimit do të bëhet vetëm mbi diferencën, pra mbi sa është rritur vlera e pasurisë pas rivlerësimit.

    Procesi i rivlerësimit do të kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Do të ketë një udhëzim të detajuar të përbashkët që do të saktësojë hapat, formularët standardë dhe tarifat përkatëse për shërbimin. Pronarët do të duhet të paraqesin kërkesën pranë ASHK-së dhe të lidhin kontratë me një ekspert të licencuar për të përcaktuar vlerën e re. Vetëm mbi këtë vlerësim do të aplikohet tatimi 5%.

  • Shteti hap “derën” për rivlerësimin e pronave/ Tatimi, vetëm 5% mbi diferencën

    Shteti hap “derën” për rivlerësimin e pronave/ Tatimi, vetëm 5% mbi diferencën

    Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për miratimin e metodologjisë,rregullat dhe procedurat e përcaktimit të vlerës së taksueshme për pasuritë e paluajtshme që pritet të nis vitin e ardhshëm.
    Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut. Kjo nismë e re synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

    Ndryshe nga herët e mëparshme, ku norma e tatimit mbi rivlerësimin varionte nga 1 deri në 3 për qind, këtë herë tatimi do të jetë 5% mbi diferencën e vlerës. Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.
    Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndersa buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.
    Edhe rivlerësimi i fundit kishte normë tatimi 3%. Udhëzimet konkrete për zbatimin e procesit pritet të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përmes një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Kadastrës.

     

  • Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave

    Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave

    Shembujt e Tatimeve se si do të llogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve vjetore për arsimim prej 100 mijë lekësh dhe prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim, për të ardhurat e 2025-s. Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026. Nëse tatimi i paguar gjatë 2025 rezulton më i lartë si tatimi i ri që do të llogaritet pas zbritjes së shpenzimeve, diferenca do të jetë rimbursimi që do të kërkohet brenda 3 muaj nga plotësimi i deklaratës vjetore.  Dorina AzoNjë prind që për 2025 siguroi deri në 1.2 milionë lekë të ardhura dhe në certifikatën familjare ka në ngarkim 1 fëmijë të moshës deri 18 vjeç, që po e shkollon në një institucion arsimor privat do të përfitojë 100 mijë lekë zbritje shpenzimesh për arsimimin, që do i njihen si shpenzime të zbritshme.Pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, atij do t’i zbriten edhe 48 mijë lekë shpenzime për rritjen apo mbajtjen e fëmijës.Shuma vjetore që ky prind shpenzon për rritjen e fëmijës dhe për arsimin e tij të përcaktuara në nivelet e mësipërme do të zbritën nga totali i të ardhurave vjetore të siguruar nga puna apo siç njihet ndryshe nga totali i bazës së tatueshme vjetore.Pasi t’i zbriten këto shpenzime do t’i tatohen më pak të ardhura. Për rrjedhojë do të llogaritet më pak tatim dhe një pjesë mund ti rimbursohet. Kjo lehtësi fiskale do të përfitohet përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 që plotësohet në mars të 2026.Zbritja e shpenzimeve për arsimin dhe fëmijët në ngarkim nga totali i të ardhurave vjetore të realizuara për 2025 pritet të ulë tatimin për individët e punësuar.Shpenzimet për zbritje do të deklarohen nëpërmjet DIVA-s  (Deklarata Individuale Vjetore të të Ardhurave) që do të plotësohet në mars të 2026-s, ndërkohë që tatimi i 2025-s për pagat është paguar çdo muaj.Por nëse tatimi i paguar gjatë 2025 rezulton të jetë më i lartë se tatimi i ri që do të llogaritet pas zbritjes së shpenzimeve, diferenca do të jetë rimbursimi që do të kërkohet brenda tre muajve nga plotësimi i deklaratës vjetore.Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mbështetur në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” të ardhurave të realizuara nga pagat për vitin 2025, do t’u zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri në 18 vjeç dhe 100 mijë lekë për arsimin.“Zbritjen nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit”, sqaruan Tatimet.Tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar nga individët çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Nëse në DIVA, pas zbritjes së shpenzimeve, do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer.Pra, nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron se në këtë rast, individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.Sipas shembullit të DPT-së, nëse një individ X, me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekësh për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekësh në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekësh.Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk e kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh.Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave për 2025, tatimi i ri për këtë individ llogaritet në vlerën e 29,120 lekë.Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekësh. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri i llogaritur me vlerë 29,120. Diferenca prej 33,2 mijë lekësh është shuma që i takon të kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-s.Në një çift bashkëshortësh, të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore.Zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat detyrimin për plotësimin e DIVA e kanë të gjithë individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.Pra plotësimin e DIVA-s për të ardhurat vjetore të 2024-s e kishin të gjithë individët që realizonin të ardhura mbi 1,2 milionë lekë nga 2 milionë lekë që ishte më parë pragu i lejuar. Në të kundërt, individët që nuk plotësojnë DIVA apo vonojnë plotësimin e saj ngarkohen me penalitete prej 3,000 lekësh.Për 2024, nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024. Pra të dypunësuarit vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.Për individët që realizojnë të ardhura vjetore nën 1,2 milionë lekë dhe nuk kanë detyrim për të plotësuar DIVA, por kërkojnë të përfitojnë një të drejtë për shpenzimet e fëmijëve  që ligji e njeh si lehtësi fiskale, plotësimi i saj do të kryhet vullnetarisht. Pra, në këtë rast individi, nuk penalizohet me masë administrative nga tatimet. Si do të ulet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët?Sipas Tatimeve, zbritje nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri në 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.Ndërsa shpenzimet për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, e përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit.Në vitin 2026, kur individi X do të plotësojë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, do t’u zbresë të ardhurave vjetore nga paga për 2025-n, shpenzimet në ngarkim të 2 fëmijëve që ka 48,000 x 2 = 96,000 lekë.Në rastin e shembullit, të ardhurat e individit nuk e kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve dhe përfiton edhe zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekësh. Zbritja e shpenzimit për arsimimin e fëmijëve është fikse, pavarësisht numrit të tyre.Në këtë rast, individit nga të ardhurat vjetore do t’i zbritet një total shpenzimesh prej 196,000 lekësh. Pas zbritjes baza e re e tatueshme do të jetë në vlerën e 644 mijë lekëve.Por sipas skemës së re të përcaktuar në pikën 1, të nenit 22, të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, nëse të ardhurat vjetore nga punësimi janë mbi 600 mijë lekë deri në 720 mijë lekë, tatimpaguesit i zbritet një shumë prej 420 mijë lekësh, pra kjo shumë nuk tatohet.Pas kësaj zbritjeje, baza e tatueshme bëhet 224 mijë lekë x 13%, tatimi i ri i llogaritur është 29,120 lekë.Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekë. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerë 29,120.Diferenca prej 33,280 lekësh është shumë që individit X i takon për rimbursim dhe e kërkon pranë tatimeve brenda 3 muaj pas plotësimit të DIVA.Risitë për zbritjen e shpenzimeve për fëmijët nga baza e tatueshme nisin zbatimin me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Më herët, administrata tatimore ka vlerësuar se shuma për rimbursim do të jetë rreth 20 mln euro. Kush përfiton dhe DokumentacioniDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar për “Monitor” se të drejtën për të përfituar nga zbritjet e  bazës tatimore prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç do ta kenë të gjithë individët, pavarësisht nivelit të të ardhurave.Ndërsa të drejtën për zbritjen e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve, në masën 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, shuma nuk ndryshon, do ta kenë vetëm individët me të ardhura vjetore deri në 1,2 milionë lekë në vit.Për të dyja rastet, si për përfitimin e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.Tatimet pohojnë se në mënyrë të hollësishme, dokumentacioni justifikues për shpenzimet përcaktohet edhe në pikën 23.1 të Udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.“Kompensimi për fëmijën në ngarkim të tij dhe shpenzimet për arsim kërkohen nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme.Ai duhet të paraqesë dokumente justifikues, të tilla si: certifikatën e gjendjes familjare, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj”., sqarohet në udhëzim.Dokumentacioni justifikues për shpenzimet nuk do të ngarkohet në sistem në momentin e plotësimit të DIVA-s, por do të ruhet nga individi përfitues në rast kontrolli tatimor.“Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetëm të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore dhe dokumentacionin vërtetues të të dhënave që ka deklaruar duhet ta disponojë për ta vënë në dispozicion të administratës tatimore në rast kërkese nga administrata”, sqaroi Administrata Tatimore për “Monitor”.Ligji për procedurat tatimore parashikon ruajtjen e dokumentacionit deri në 5 vite.“Periudha e ruajtjes së dokumentacionit është përcaktuar në ligjin 9920, datë 19.08.2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, neni 48 ‘Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve të të dhënave tatimore’, pika 2.Afati është të paktën 5 vjet duke filluar nga fundi i vitit tatimor të cilit i përkasin dokumentet”, sqaron DPT.Në rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion që justifikon zbritjen për arsimin dhe në rast kontrolli, deklarimi do të konsiderohet i gabuar, atëherë individi deklarues sipas DPT-së do të penalizohet në referim të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.   Arsimi publik nuk përfshihetFëmijët që ndjekin arsimin publik nuk përfitojnë nga kjo zbritje, për shkak se nuk ka pagesë të dokumentuar.Administrata Tatimore sqaron se vetëm shpenzimet reale, të justifikuara me fatura për arsimin e fëmijëve, mund të zbriten nga baza tatimore. Shembull 1Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve për arsim dhe fëmijët në ngarkim Individi X ka këto të dhëna:Të ardhura mujore nga punësimi: 70,000 lekëTë ardhura vjetore: 70,000 × 12 = 840,000 lekëTatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje):Tatimi mbi pagën llogaritet kështu: (70,000 – 30,000) × 13% = 5,200 lekë/muaj apo tatimi vjetor i paguar është 62,400 lekë. Zbritjet që përfiton në DIVA:Individi me të ardhura nën 1,200,000 lekë në vit ka 2 fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç.Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe të dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.Individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.Zbritje për arsimin = 100,000 lekëZbritja për fëmijët në ngarkim = 48,000 lekëNë këtë rast, zbritja për 2 fëmijë në ngarkim që ka individi X = 48,000 × 2 = 96,000 lekëZbritje totale = 100,000 + 96,000 = 196,000 lekëBaza e re e tatueshme:Nga 840,000 lekë, hiqet 196,000 lekë zbritjeBaza e tatueshme bëhet: 644,000 lekëTatimi i ri që duhet të kishte paguar:(644,000 – 420,000) × 13% = 29,120 lekë (420,000 lekët e para nuk tatohen nëse të ardhurat janë mbi 600,000 lekë deri në 720,000 në vit sipas skemës së re të përcaktuar në pikën 1 të nenit 22) Rimbursimi që i takon:Tatimi vjetor i paguar: 62,400 lekëTatimi i ri pas zbritjeve: 29,120 lekëDiferenca: 33,280 lekë (ky është rimbursimi që i takon) Si ta përfitojë këtë shumë?Individi plotëson deklaratën DIVA deri më 31 mars të vitit tjetër.Dokumentet e nevojshme për të përfituar zbritjet për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, nuk do të bashkëngjiten në sistem gjatë plotësimit të DIVA-s, por do të ruhen deri në 5 vite për rastet e kontrollit tatimor.  Shembull 2Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekësh në vit për arsimSë pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000) * 13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë, pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).Në këtë rast, sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore, është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur).Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj. Zbritjet nga baza tatimore, çfarë parashikon Neni 22 1.Tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe/ose biznesi mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore:a) një shumë prej 600 000 lekësh, nëse të ardhurat vjetore janë deri 600 000 lekë, ose një shumë prej 50.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë deri në 50.000 lekë;b) një shumë prej 420 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600 000 lekë deri në 720 000 lekë, ose një shumë prej 35.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 50.000 lekë deri në 60.000 lekë;c) një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë;ç) një shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç prej 48 000 lekësh.2.Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë.       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

    Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

    Tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave personale individuale (DIVA) të vitit 2024 rreth 1,7 miliardë lekë apo 17,3 milionë euro, me rritje prej 1.4% me bazë vjetore, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve DPT.
    Shuma e arkëtuar ka ardhur kryesisht nga individët me dy apo më shumë punë, të cilët vazhdojnë të jenë kontribuuesit kryesorë në deklarimet e DIVA-s, për shkak të tatimit shtesë që paguajnë nga rillogaritja në fund të vitit.
    Gjatë vitit të dypunësuarit i deklarojnë pagat më vete në secilën kompani ku punojnë. Në fillim të vitit të ardhshëm, kur bëhet deklarimi i DIVA, të dy pagat mblidhen bashkë dhe tatohen si një e vetme.
    Kjo rrit ngarkesën fiskale për dy arsye. Së pari, sepse gjatë vitit individit i zbritej individualisht te secila punë, e ardhura e patatuar deri në 30 mijë lekë. P.sh. nëse një individ kishte dy paga me nga 100 mijë lekë, ai përjashtohej nga tatimi deri në 30 mijë lekë për të dyja pagat dhe më pas tatohej 13% nga 30-100 mijë lekë.
    Kur bëhet deklarimi i të ardhurave, në fillim të vitit të ardhshëm, pagat mblidhen dhe ai përjashtohet vetëm për 30 mijë lekëshin e parë. Së dyti, nëse pagat e mbledhura e kalonin kufirin e 200 mijë lekë në muaj, shtesa tatohet me 23%. Psh nëse një indivi ka dy paga me nga 100 dhe 150 mijë lekë në muaj, për diferencën prej 50 mijë lekë do të paguajë tatim prej 23%.
    Kjo bën që individët me dy punë të paguajnë gjithnjë në fund të vitit tatimin shtesë mbi të ardhurat. Sa më të larta të ardhurat, aq më shumë është tatimi shtesë. Nga 1 janari 2025, tatimi për njërën page po mbahet gjatë vitit
    Nga 1 janari 2025 me ndryshimet e Akti Normativ Nr. 7, datë 14.12.2023, në zbatim të Ligjit të ri për Tatimin mbi të Ardhurat (Nr. 29/2023), për mbajtjen e tatimit gjatë vitit, i dypunësuari të nënshkruajë deklaratën e statusit personal.
    Ata që punojnë në dy vende pune apo më shumë, duhet ta nënshkruajnë këtë deklaratë vetëm për një prej punëdhënësve. I dy apo më shumë punësuari duhet të zgjedhë atë subjekt ku i punësuari vendos të zbatojë kufirin e pagës së patatueshme sipas neneve 20 dhe 22 të Ligjit Nr. 29,2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” (deri në 30 mijë lekë). Ndërsa kompania tjetër do të mbajë tatim mbi të gjithë të ardhurën, pa zbritje të ardhurës së patatuar deri në 30 mijë lekë.
    Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat pagat deri në 30 mijë lekë nuk tatohen. Për të ardhurat nga 30 mijë deri në 200 mijë lekë tatimi është 13% dhe për të ardhurat mbi 200 mijë lekë tatimi është 23%. Tashmë ky tatim (13% e 30 mijë lekë) do të mbahet gjatë vitit nga njëri prej punëdhënësve dhe kur të bëjë deklarimin e të ardhurave personale deri në 31 mars të vitit të ardhshëm, nuk duhet të paguajë më.
    Për të dypunësuarit, paga e mbledhur e të cilëve i kalon 200 mijë lekë në muaj, ose 2.4 milionë lekë në vit dhe si rrjedhojë shtesa pas 200 mijë lekë tatohet me 23%, atyre do t’u mbahet tatimi për 30 mijë lekëshin e njërës pagë gjatë vitit, por sërish do të duhet të paguajnë tatimin shtesë prej 23% kur të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale në fillim të vitit të ardhshëm. Detyrimi i dytëpunësaurve për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA nisi të zbatohet për herë të parë nga 2020./ Monitor

  • Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale të 2024-s

    Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale të 2024-s

    Tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave personale individuale (DIVA) të vitit 2024 rreth 1,7 miliardë lekësh apo 17,3 milionë euro, me rritje prej 1.4% me bazë vjetore, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve DPT.Shuma e arkëtuar ka ardhur kryesisht nga individët me dy apo më shumë punësime, të cilët vazhdojnë të jenë kontribuuesit kryesorë në deklarimet e DIVA-s, për shkak të tatimit shtesë që paguajnë nga rillogaritja në fund të vitit.Përgjatë vitit të dy punësuarit i deklarojnë pagat më vete në secilën kompani ku punojnë. Në fillim të vitit të ardhshëm, kur bëhet deklarimi i DIVA, të dy pagat mblidhen bashkë dhe tatohen si një e vetme.Kjo rrit ngarkesën fiskale për dy arsye. Së pari, sepse gjatë vitit individit i zbritej individualisht te secila punë, e ardhura e patatuar deri në 30 mijë lekë. P.sh. nëse një individ kishte dy paga me nga 100 mijë lekë, ai përjashtohej nga tatimi deri në 30 mijë lekë për të dyja pagat dhe më pas tatohej 13% nga 30-100 mijë lekë.Kur bëhet deklarimi i të ardhurave, në fillim të vitit të ardhshëm, pagat mblidhen dhe ai përjashtohet vetëm për 30 mijë lekëshin e parë.Së dyti, nëse pagat e mbledhura e kalonin kufirin e 200 mijë lekë në muaj, shtesa tatohet me 23%. Psh nëse një indivi ka dy paga me nga 100 dhe 150 mijë lekë në muaj, për diferencën prej 50 mijë lekë do të paguajë tatim prej 23%.Kjo bën që individët me dy punë të paguajnë gjithnjë në fund të vitit tatimin shtesë mbi të ardhurat. Sa më të larta të ardhurat, aq më shumë është tatimi shtesë.Nga 1 janari 2025, tatimi për njërën page po mbahet gjatë vititNga 1 janari 2025 me ndryshimet e Akti Normativ Nr. 7, datë 14.12.2023, në zbatim të Ligjit të ri për Tatimin mbi të Ardhurat (Nr. 29/2023), për mbajtjen e tatimit gjatë vitit, i dypunësuari të nënshkruajë deklaratën e statusit personal.Ata që punojnë në dy vende pune apo më shumë, duhet ta nënshkruajnë këtë deklaratë vetëm për një prej punëdhënësve.I dy apo më shumë punësuari duhet të zgjedhë atë subjekt ku i punësuari vendos të zbatojë kufirin e pagës së patatueshme sipas neneve 20 dhe 22 të Ligjit Nr. 29,2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” (deri në 30 mijë lekë). Ndërsa kompania tjetër do të mbajë tatim mbi të gjithë të ardhurën, pa zbritje të ardhurës së patatuar deri në 30 mijë lekë.Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat pagat deri në 30 mijë lekë nuk tatohen. Për të ardhurat nga 30 mijë deri në 200 mijë lekë tatimi është 13% dhe për të ardhurat mbi 200 mijë lekë tatimi është 23%.Tashmë ky tatim (13% e 30 mijë lekë) do të mbahet gjatë vitit nga njëri prej punëdhënësve dhe kur të bëjë deklarimin e të ardhurave personale deri në 31 mars të vitit të ardhshëm, nuk duhet të paguajë më.Për të dypunësuarit, paga e mbledhur e të cilëve i kalon 200 mijë lekë në muaj, ose 2.4 milionë lekë në vit dhe si rrjedhojë shtesa pas 200 mijë lekë tatohet me 23%, atyre do t’u mbahet tatimi për 30 mijë lekëshin e njërës pagë gjatë vitit, por sërish do të duhet të paguajnë tatimin shtesë prej 23% kur të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale në fillim të vitit të ardhshëm.Detyrimi i dytëpunësaurve për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA nisi të zbatohet për herë të parë nga 2020./ D.Azo Të punësuarit duhet të nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, si veprohet për ata me dy punë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Janar-prill, tatimet mblodhën 15.9 miliardë lekë më shumë

    Janar-prill, tatimet mblodhën 15.9 miliardë lekë më shumë

    Gjatë 4-mujorit të këtij viti, të ardhurat tatimore arritën në vlerën e 153.9 miliardë Lekëve apo rreth 1.5 miliardë Euro, duke tejkaluar planin me 12 milionë Euro dhe me një rritje të konsiderueshme prej 15.9 miliardë Lekë më shumë krahasuar me 4-mujorin e vitit 2024.
    Referuar shifrave të mësipërme, administrata tatimore ka arkëtuar afro 379 milionë Euro vetëm përgjatë muajit Prill të këtij viti.
    Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të ardhurat përgjatë muajit që lamë pas janë 3.6 miliardë Lekë më shumë krahasuar me muajin Prill të vitit 2024.
    Ky zë i të ardhurave tatimore përfshin të ardhurat nga TVSH-ja neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat kombëtare.
    Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, peshën kryesore në rritjen e arkëtimeve e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të cilat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme për shkak edhe të pagesës së detyrimeve tatimore përmes DIVA-s dhe rritjes së numrit të punonjësve që kanë plotësuar këtë deklaratë. Gjithashtu, kontribut të rëndësishëm ka edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar çka tregon edhe konsumin në rritje të qytetarëve. Klan News