Tag: tatimi

  • Tregu i pasurive të paluajtshme, nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi/ Tatimi i shitjes do të jetë 5%, ja si kryhet llogaritja

    Tregu i pasurive të paluajtshme, nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi/ Tatimi i shitjes do të jetë 5%, ja si kryhet llogaritja

    Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme mund të  kanë të drejtë , të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut nga data 1 janar deri në 30 shtator 2026.
    Për procesin e llogaritjes së vlerës së pronës, tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet sot, nëse shet pronën. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.
    Konkretisht, nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 1000 euro.
    Rivlerësim të pronës, apartamentit, apo truallit nuk do të bëjnë vetëm qytetarët por edhe bizneset, po me normë tatimore 5%. Përfitues të këtij procesi do të jenë edhe ata individë që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë por për këtë rast procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për rastet e parashikuara në këtë nen përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
    Procesi i fundit i rivlerësimit kishte tatim 3% në vitet 2020-2022, dhe nga i cili kaluan në proces 168.000 prona dhe buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.

  • Tatimi për rivlerësimin e banesave, shoqata NAREA: Të ulet në 3% dhe të mos përjashtohen shtëpitë në proces legalizimi

    Tatimi për rivlerësimin e banesave, shoqata NAREA: Të ulet në 3% dhe të mos përjashtohen shtëpitë në proces legalizimi

    Një ndryshim të tatimit dhe kohëzgjatje të fushatës, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme ka paraqitur 3 propozime sa i përket projektligjit që bashkëshoqëron paketën fiskale 2026.

    Ndërsa projektligji parashikon një normë tatimi prej 5%, shoqata e kundërshton duke sugjeruar uljen e saj në 3% dhe të jetë e diferencuar me subjektet tregtare.
    “Tatimi që i ngarkohet banesës. Në këtë projektligj, entitete komerciale me individin të barabartë. Individi ngarkohet me 5% dhe entiteti komercial po ashtu. Këtë 5% e fut si shpenzim të zbritshëm. Ndërsa individit i themi jo, do e paguash tani. Nëse entiteti tregtar ka kapacitetet për të kryer rivlerësimin, individët s’kanë mundësi. Dhe i bën t’i mbajnë të bllokuara pronat”, shprehet Reinaldo Pipiria nga shoqata “NAREA”.
    Një tjetër shqetësim që shoqata ngre për këtë projektligj është dhe përjashtimi nga rivlerësimi i banesave në procesin e legalizimit.
    “Jemi të habitur që në draftin e parë të Ministrisë së Financave përfshiheshin edhe pronat në proces legalizimi për rivlerësim, rreth 1.2 milion prona. Në draftin final ky nen është hequr. Ne kërkojmë të përfshihen sërish. Në janar jemi gati të ngremë një grup pune, si në vendet e Europës, që të ketë një task-force për të parë gjithë legjislacionin. Në BE, kur një pronë është banim dhe përdoret mbi 50%, ajo përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital. Shqipëria është shumë mbrapa në këtë drejtim”, shton Pipiria.
    Afati i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është parashikuar nga 1 janari 2026 deri në fund të vitit, por Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme propozon zgjatjen e mëtejshme të afatit.

    Top Channel

  • Hiqet ‘privilegji’ për prodhuesit e softuerëve/ Nga 2026-ta tatimi mbi fitimin do jetë 15% dhe jo më 5%

    Hiqet ‘privilegji’ për prodhuesit e softuerëve/ Nga 2026-ta tatimi mbi fitimin do jetë 15% dhe jo më 5%

    Nga viti 2026 të gjitha bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit do të paguajnë më shumë tatim mbi fitimin.
    Prej vitit 2019 të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike për prodhimin apo zhvillimin e software-ve, paguajnë tatimi mbi fitimin me normën 5%. Por kjo lehtësi mbaron më 31 dhjetor 2025, dhe prej vitit të ardhshëm ato do të paguajnë 15%.
    Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se vetëm prej rikthimit të tatimit 15% për këro sipërmarrje pritet të mblidhen 523 milionë lekë më shumë të ardhura. Për vitin 2026, Ministria e Financave pret që nga tatimi mbi fitimin të mblidhen 65.1 miliardë lekë.
    Parashikimi i tatimit mbi fitimin për vitin 2026 bazohet në:
    * të ardhura nga miradministrimi në kuadër të zbatimit të masave të strategjisë afatmesme të ardhurave, për vitin 2026, në shumën 3.3 miliardë lekë.
    * të ardhura të pritshme për tu arkëtuar nga zbatimi i ligjit të faljes, në masën 0.9 miliardë lekë.
    • të ardhura nga zbatimi i politikave të mëparshme tatimore dhe konkretisht nga heqja e zbatimit të normës së reduktuar të tatim fitimit prej 5% për sektorin e IT.
    Nga 1 janar 2026, për tatimpaguesit që operojnë në këtë sektor, do të zbatohet norma e plotë e tatimit mbi të ardhurat e korporatës prej 15% dhe parashikimi në të ardhura është rreth 523 milionë lekë”, thuhet në relacion.
    Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2024, në vend operonin 3574 biznese me aktivitet “Shërbime të teknologjisë së informacionit”, si dhe 556 të tjera me “Aktivitete të shërbimit të informacionit”.

  • Rritje rekord në buxhet, tatimet sjellin 13% më shumë të ardhura se vjet

    Rritje rekord në buxhet, tatimet sjellin 13% më shumë të ardhura se vjet

    Vjeshta ka hyrë me “këmbë të mbarë” sa i takon të ardhurave në buxhet të mbledhura nga administrata tatimore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së konsumit dhe taksimit të pagave.
    Në muajin Tetor, të ardhurat nga tatimet regjistrohen në 37.9 miliardë lekë apo rreth 379 milionë euro, duke kapërcyer me rreth 13.1% në raport me në të njëjtin muaj të një viti më parë.
    Kjo shifër ka vijuar në trendin pozitiv të muajve të verës, ku pavarësisht faktit se sezoni veror dhe efekti i turizmit masiv nuk është më prezent, sërish tregon konsum të lartë, duke qenë se peshën kryesore në të ardhura dhe në rritje e zë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
    Në muajin shtator të ardhurat u regjistruan 392 milionë euro, ndërsa në gusht 385 milionë euro.
    Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sa i takon 10-mujorit, të ardhurat tatimore regjistrohen në 379 miliardë lekë lekë të ardhura,  duke u rritur me 12.1% krahasuar me Janar-Tetor 2024.
    Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
    Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar, çka është reflektuar në TVSH-në e brendshme dhe tatimin mbi fitimin.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në të ardhurat tatimore,  cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Fushata për faturimin elektronik dhe kontrollet e shumta në terren duke se ka dhënë kontribut në formalizim dhe rritjen e të hyrave tatimore.  Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka ndikuar në këtë perfomancë.
    Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, kanë njohur një rritje të konsiderueshme muaj pas muaji, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së  pagave dhe atë kundër nëndeklarimit të tyre.
    Ndërsa me rritjen e pagës minimale nga 1 Janari 2026 në 50 mijë lekë, parashikohet gjithashtu një rritje e ndjeshme e të ardhurave nga kontributet si dhe nga tatimi mbi pagat.

  • Tatimi në burim ndryshon lojën, ja pse gushti solli një valë të re biznesesh

    Tatimi në burim ndryshon lojën, ja pse gushti solli një valë të re biznesesh

    Numri i tatimpaguesve të regjistruar në vend ka pësuar një rritje të dukshme gjatë muajit gushtit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, janë regjistruar 7,491 tatimpagues më shumë për tatimin në burim sesa në gusht 2024.
    Ky trend në rritje shihet si tregues i zgjerimit të bazës së tatimpaguesve dhe i formalizimit në rritje të ekonomisë shqiptare, çka vjen edhe si rrjedhojë e aksioneve të përditshme antiinformalitet që po ndërmerren nga administrata tatimore.
    Por nga ana tjetër, kjo rritje lidhet me përmirësimin e shërbimeve digjitale, thjeshtimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve dhe ndërgjegjësimin më të madh të sipërmarrësve për detyrimet e tyre fiskale.
    Por çfarë është “tatimi në burim”?
    Tatimi në burim është një formë e mbledhjes së tatimit ku pagesa e detyrimit fiskal kryhet në momentin e transaksionit, nga vetë paguesi i të ardhurës. Kjo do të thotë se subjekti që kryen pagesën (si punëdhënësi, institucioni financiar apo një biznes tjetër) e zbrit automatikisht tatimin përpara se të kryejë pagesën përfituesit. Kjo metodë përdoret gjerësisht për të ardhurat nga paga, qiratë, shërbimet apo fitimet nga interesat dhe dividentët. Tatimi në burim është në masën 15 %  të shumës bruto e pagesave nga pagat, qiratë apo të ardhurat e tjera që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë dhe 8 % nga shuma bruto për dividendët dhe ndarjet e fitimit.
    Sipas ekspertëve, sistemi i tatimit në burim ndihmon në uljen e evazionit fiskal dhe rritjen e transparencës në mbledhjen e të ardhurave, pasi eliminon vonesat apo shmangiet në deklarimet tatimore.
    Ndërkohë, Administrata Tatimore ka paralajmëruar se do të vazhdojë objektivin drejt rritjes së kontrolleve në terren për shmangien e evazionit fiskal,  por edhe të mbështetjes së tatimpaguesve për të përmbushur detyrimet e tyre në mënyrë të drejtë dhe të lehtë.

  • Shqiptarët shtojnë shpenzimet, shtatori 2025 shënon rekord historik

    Shqiptarët shtojnë shpenzimet, shtatori 2025 shënon rekord historik

    Shtatori ka rezultuar një muaj shumë i mirë sa i takon konsumit të popullatës dhe tatimit të paguar.  Pavarësisht se është muaji i fundit që mbyll sezonin turistik veror në vend, duket se kjo nuk është ndjerë, pasi të ardhurat në arkën e tatimeve janë më të larta se ato të mbledhura në muajin Korrik dhe Gusht.
    Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat totale e realizuar për muajin Shtator 2025 , kanë kapur shifrën 39.2 miliardë lekëve apo 392 milionë euro. Ndërsa në muajin Gusht, të ardhurat tatimore u regjistruan në 385 milionë euro, duke regjistruar kështu një kapërcim me 7 milionë euro. Po ashtu, është në rritje edhe në raport me muajin Korrik, ku të ardhurat ishin 390 milionë euro.
    Në krahasim me Shtator  2024 të ardhurat janë tejkaluar me 53 milionë euro. E shprehur në përqindje, kapërcimi në raport me vitin e kaluar regjistrohet në 15.7 %.
    Ndërsa në raport me planifikimin e bërë rritja e të ardhurave regjistrohet në 27 milionë euro apo 7.4 %.
    Në 9 mujor të ardhurat tatimore arrijnë në 212.6 miliardë lekë, me rritje prej 42 miliardë lekë apo 420 milionë euro në raport me janar-shtator 2024.
    Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
    Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar, çka është reflektuar në TVSH-në e brendshme dhe tatimin mbi fitimin.
    Peshën kryesore në rritje e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar çka tregon edhe konsumin në rritje në popullatë. Ndërsa shtatori, përveç turizmit, është edhe muaji kur fillon viti i ri shkollor për nxënësit e arsimit para universitar çka nxit edhe blerje të shtuara.  Turizmi po ashtu ka rritur të ardhurat nga shërbimet, TVSH dhe akciza.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në të ardhurat tatimore,  cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Fushata për faturimin elektronik dhe kontrollet e shumta në terren duke se ka dhënë kontribut në formalizim dhe rritjen e të hyrave tatimore.  Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka ndikuar në këtë perfomancë.
    Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, kanë njohur një rritje të konsiderueshme muaj pas muaji, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së  pagave dhe atë kundër nëndeklarimit të tyre.Tatimi mbi fitimin dhe Taksat nacionale gjithashtu e kanë pasur performancë pozitive.
    Ndërkohë që përdorimi i teknologjisë dhe analizës së riskut duket se ka përmirësuar ndjeshëm administrimin e të ardhurave.

  • 41.2 miliardë lekë tepër në arkën e shtetit, tatimi mbi pagat dhe kontributet shoqërore e shëndetësore po mbushin buxhetin

    41.2 miliardë lekë tepër në arkën e shtetit, tatimi mbi pagat dhe kontributet shoqërore e shëndetësore po mbushin buxhetin

    Buxheti i shtetit për 8 muajt e parë të vitit ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe të kryejë më pak shpenzime.

    Treguesit fiskalë nga Ministria e Financave për 8 mujorin bëjnë të ditur se janë arritur të mblidhen rreth 498.6 miliardë lekë, 33.9 miliardë lekë ose 7.3 % më shumë.
    Janë të ardhurat e siguruara nga kontributet shëndetësore dhe shoqërore si dhe tatimi mbi pagën që kanë kontribuar më së shumti. Ndikuar kryesisht nga reforma anti informalitet e ndërmarrë nga qeveria si dhe rritja e pagave.
    Në të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore të cilat arritën në 173.4 miliardë lekë, kanë kontribuar ndjeshëm dhe  TVSH e arkëtua neto, tatimi mbi fitimin neto dhe taksat nacionale.
    Ndërsa të ardhurat e mbledhura nga taksat doganore në këtë 8 mujor arritën në 158 miliardë lekë me zë kryesor TVSH në import, të ardhurat nga akciza dhe më pak taksat doganore dhe renta minerare.
    Më shumë të ardhura por më pak shpenzime. Për periudhën 8-mujore të vitit 2025 qeveria ka shpenzuar 457.4 miliardë lekë në investime publike. Një realizim I planit vjetor në masën e 55.4%.
    Përballë të ardhurave në rritje dhe investimeve që janë kryer, niveli I suficitit arriti në 41.2 miliardë lekë.

    Top Channel

  • Propozimi nga Agjencitë e Pronave: Rivlerësimi të bëhet 3%, ndihmon tregun

    Propozimi nga Agjencitë e Pronave: Rivlerësimi të bëhet 3%, ndihmon tregun

    Mbi 100 zyra të shitjes së pasurive të paluajtshme i kërkojnë qeverisë që rivlerësimi të ulët më shumë se propozimi 5%.
    Përmes një deklarate për për media, shoqata e agjentëve të shitjes së pasurive argumenton se tatimi aktual prej 15% për çdo shit-blerje bllokon tregun dhe një normë tatimore 3%, nga 5 që është propozuar, do të kishte ndikim pozitiv për të dy palët, konsumatorin dhe qeverinë.
    “Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, tregohet se në vitet 2020-2022, kur tatimi ka qenë në nivelet 3%, për buxhetin e shtetit janë realizuar mesatarisht 44 milionë euro/vit të ardhura nga rishitja e pasurive të paluajtshme, deri në rreth 60% me tepër në krahasim me vitet kur tatimi ka qenë 15%. Në këtë kontekst, një barrë fiskale kaq e lartë, prej 15%, ngadalëson transaksionet, ndikon negativisht në të ardhurat buxhetore dhe nxit informalitetin”, thuhet në kërkesën e shoqatës.
    Paralelisht, zyrat e shitjes së pasurive, ngrenë shqetësimin se një periudhë 9-mujore për rivlerësim është e pamjaftueshme.
    Bazuar në të dhënat e censit të banesave, 2/3 e banesave në përdorim në Shqipëri janë mbi 25 vite të vjetra dhe vetëm 12% janë më të reja se 10 vite. Sipas NAREA-s, potecialisht rreth 500 000 banesa kanë nevojë për rivlerësim.
    Mbi 100 zyra të shitjes së pasurive të patundshme i kërkojnë qeverisë që fushata e rivlerësimit të pasurive të ketë në konsideratë disa ndryshime nga drafti i propozuar.
    Në një komunikim me mediat, shoqata e agjentëve të shitjes së pasurive argumenton se tatimi aktual prej 15% për çdo shit-blerje bllokon tregun dhe duhet riparë.
    Ndërkohë për fushatën e radhës një normë tatimore prej 3%, nga 5 që është propozuar do të ishte një tatim me impakt pozitiv për të dy palët, konsumatorin dhe qeverinë.
    “Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, tregohet se në vitet 2020-2022, kur tatimi ka qenë në nivelet 3%, për buxhetin e shtetit janë realizuar mesatarisht 44 milionë euro/vit të ardhura nga rishitja e pasurive të paluajtshme, deri në rreth 60% me tepër në krahasim me vitet kur tatimi ka qenë 15%. Në këtë kontekst, një barrë fiskale kaq e lartë, prej 15%, ngadalëson transaksionet, ndikon negativisht në të ardhurat buxhetore dhe nxit informalitetin”, thuhet në kërkesën e shoqatës.
    Paralelisht, zyrat e shitjes së pasurive, ngrenë shqetësimin se një periudhë 9-mujore për rivlerësim është e pamjaftueshme.
    Bazuar në të dhënat e censit të banesave, 2/3 e banesave në përdorim në Shqipëri janë mbi 25 vite të vjetra dhe vetëm 12% janë më të reja se 10 vite. Sipas NAREA-s, potecialisht rreth 500 000 banesa kanë nevojë për rivlerësim.

  • Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj, 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave

    Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj, 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave

    Qytetarët shqiptarë paguajnë një vlerë të konsiderueshme në formën e tatimit që u mbahet nga pagat apo nga transaksionet e pasurive të paluajtshme.
    Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave,  të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar – Korrik 2025, janë në shumën 48.2 miliardë lekë apo rreth 482 milionë euro.
    Nga ky burim, janë mbledhur 101 milionë euro ose 26.5% më shumë se 7 mujori i parë 2024,  duke e bërë zërin më rritjen më të madhe ndër të ardhurat e tjera që mbledh shteti.
    Nga ana tjetër nëse do të analizojmë të dhënat historike  të të ardhurave të gjeneruara për periudhën 7 mujore nga ky zë i buxhetit, vihet re një rritje progresive nga viti në vit.  Dhe në raport me vitin 2015 kur të  ardhurat e mbledhura regjistroheshin në 165 milionë euro, rritja është me 192 % apo 3 herë më të larta.
    Por cilët kanë qenë faktorët që kanë ndikuar në këtë trend?
    Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi paguar mbi pagën që marrin të jetë më i lartë.
    Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.
    Nga ana tjetër ndikim ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që vetëm gjatë muajit tetor 2024, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre.  Ndërsa fushata vijoi edhe më pas me një raund të dytë tek ato biznese që nuk kishin reaguar.
    Rritje graduale e numrit të kontribuuesve në skemën e sigurimeve, kryesisht në subjektet private, gjë që mund të kenë ardhur edhe nga fushata antiinfomalitet, ka bërë që të rritet edhe vlera e paguar si tatim mbi pagat.
    Ndërkohë që dyfishimi i numrit të punonjësve që plotësuan gjatë këtij viti Deklaratën Individuale të të Ardhurave, për shkak të uljes së pragut të deklarimit në nivelin e të ardhurave në 1.2 milionë lekë në vit, ka pasur ndikim të konsiderueshëm.
    Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë. Kjo tregon që veç pagave, ecuri pozitive ka pasur edhe sektori i pasurive të paluajtshme dhe finalizimi i transaksioneve, si dhe rritja e çmimit të qirave kryesisht në kryeqytet ka bërë që për ato qira të deklaruara, pagesa në tatime të jetë më e lartë.
    Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë  me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së  dhe përbën afro 26.7% të totalit të të  ardhurave tatimore.(Elisabeta Dosku)

  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kërkon përjashtimin nga tatimi të shitjes së banesës kryesore

    Aleanca e Profesionistëve të Lirë kërkon përjashtimin nga tatimi të shitjes së banesës kryesore

    Aleanca e Profesionistëve të Lirë, në një letër drejtuar ministrit të Financave Petrit Malaj, kërkon që të përjashtohet nga tatimi banesa kryesore ku ai jeton nëse e shet. Aktualisht tatimi për shitjen e banesës është 15%, por sipas aleancës është tepër e lartë dhe duhet të rishikohet në mbrojtjen e shtresave të mesme e të ulëta. “Në shumicën e vendeve të BE-së, banesa kryesore e tatimpaguesit përjashtohet plotësisht ose i nënshtrohet një reduktimi të konsiderueshëm të tatimit mbi ndërtesat (deri në 80%). Ky model garanton mbrojtjen e strehimit bazë si e drejtë themelore sociale. Propozimi ynë është që: Banesa kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi ndërtesat ose të tatohet me një normë simbolike. Fitimi nga shitja e banesës kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital, duke ndjekur modelin e OECD dhe shumicës së vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në letër.
    Po ashtu kërkohet të ulet norma tatimore prej 15% edhe për banesat e tjera. “Për pasuritë e tjera, tatimi mbi fitimin kapital të aplikohet në mënyrë progresive, por i korrigjuar për efektet e inflacionit dhe kostove të justifikuara financiare (p.sh. interesat hipotekore, shpenzimet e rikonstruksionit), për të siguruar që tatohet vetëm fitimi real dhe jo vlera e fryrë artificialisht nga tregu ose faktorë makroekonomikë”, vijon letra. Kërkesa tjetër e bërë nga Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) është për diferencim të normës tatimore në bazë të qëllimit për çfarë përdoret banesa. “Një sistem tatimor i drejtë duhet të bëjë dallim mes: Pasurive të destinuara për përdorim vetjak. Pasurive të destinuara për aktivitet ekonomik (qira, zhvillim, shitje).
    Pasurive të trashëguara për motive familjare dhe të përdorura në mënyrë sporadike (p.sh. shtëpi pushimi). Propozojmë që tatimi të jetë i diferencuar sipas destinacionit dhe qëllimit ekonomik të pasurisë, duke shmangur barazimin e padrejtë midis një prone të dytë të trashëguar dhe një portofoli investimesh të qëllimshëm në pasuri të paluajtshme. Kjo qasje siguron drejtësi fiskale, shmang penalizimin e familjeve dhe parandalon spekulimet e tepruara në treg”, vijon më tej letra. Sa i takon rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që pritet të nisë nga viti i ardhshëm, propozimi i tyre është që norma tatimore të mos jetë 5% sa është parashikuar në projektligj por të ulet të paktën në 3%.