Tag: tatimeve

  • “Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve”/ Drejtori i Tatimeve sqaron për TCH: Subjektet konceptuan gabim faljen e gjobave

    “Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve”/ Drejtori i Tatimeve sqaron për TCH: Subjektet konceptuan gabim faljen e gjobave

    Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore.

    Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve.
    Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, sqaron se ndërmarrja e paqes fiskale nuk lidhet me detyrimin që kanë individët dhe bizneset për të shlyer taksat aktuale.
    “Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar se kur do të ndodhë paqja fiskale apo kur do të ndodhë falja e detyrimeve tatimore. Ajo s’ka ndodhur ende, jemi në pritje. Do të informojmë përsëri. Falja ishte për kamatëvonesat, për gjobat, por jo për detyrimet. Tatimpaguesit duhet ta kuptojnë që duhet t’i paguajnë për të mos u përballur me masat shtrënguese të panevojshme”, thotë Binaj.
    Për Top Channel, drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj, bën të ditur se një sistem elektronik do të ndërtohet së bashku me bankat për bllokimin e llogarive bankare, si një masë e mëtejshme për subjektet që nuk shlyejnë detyrimet në kohë, edhe pas lajmërimeve të kryera.
    “Një masë që po implementojmë është ngritja e një sistemi digjital, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte bllokimet dhe zhbllokimet e llogarive për subjektet të cilat nuk paguajnë në kohë. Por përpjekja për të mbledhur borxhin është e vazhdueshme dhe rritja ka qenë e menaxhueshme nga administrata tatimore”, shton ai.
    4.7 miliardë lekë janë detyrimet e papaguara. Cilat janë taksat, por edhe bizneset që nuk i kanë paguar këto detyrime?
    “Vlera më e madhe lidhet me tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore, ndërsa zërin kryesor e zinin bizneset e tregtisë, pastaj të prodhimit.”
    Subjektet të cilat nuk kanë shlyer tatimin mbi fitimin zënë 76% të detyrimeve të prapambetura për muajin maj, përfshirë edhe ato që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve.
     

    Top Channel

  • Marrëveshje mes Tatimeve dhe DPSHTRR, masë sigurie për makinat e atyre që nuk paguajnë taksat

    Marrëveshje mes Tatimeve dhe DPSHTRR, masë sigurie për makinat e atyre që nuk paguajnë taksat

    Administrata Tatimore ka përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga ku është implementuar kërkimi i të dhënave mbi mjetet e tatimpaguesve në kohë reale në sistemin tatimor.

    “Të gjithë tatimpaguesit në zbatim të legjislacionit në fuqi duhet të përmbushin në afat të gjitha detyrimet tatimore, pasi në të kundërt Administrata Tatimore do të vendosë masa të sigurimit mbi mjetet dhe do të zbatojë të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë”, thuhet në njoftimin e Tatimeve. “Kujdes! AT ju bën thirrje tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimore në mënyrë vullnetare dhe të mos tjetërsojnë pasuritë e tyre për të shmangur këto detyrime!”

    Administrata Tatimore gjithashtu paralajmëron personat që kryejnë shit-blerje të mjeteve, se duhet të sigurohet që mjetet objekt transaksioni nuk i përkasin tatimpaguesve debitorë. Çdo akt i nënshkruar në keqbesim ndërmjet palëve me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj Administratës Tatimore do të sjellë pasoja ligjore për pavlefshmëri.

  • Drejtori i Tatimeve të Gjirokastrës presion votuesve, godet qytetarin që po e filmonte

    Drejtori i Tatimeve të Gjirokastrës presion votuesve, godet qytetarin që po e filmonte

    Drejtori i Tatimeve të Gjirokastrës, Meto Ruko është kapur në flagrancë duke ushtruar presion ndaj votuesve.
    Në një moment ai ka pikasur një qytetar që po e filmonte dhe e ka godituar.
    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zinxhira ku drejtori i Tatimeve, Meto Ruko ndodhej më pak se 30 metra larg qendrës votimit.
    Sipas informacioneve, gjatë filmimit me celular, një tjetër person i cili shoqëronte drejtorin Ruko, ka goditur qytetin nga pas.

  • VIDEO/ Drejtoresha e Tatimeve në Korçë shkel ligjin, del në fushatën elektorale të PS

    VIDEO/ Drejtoresha e Tatimeve në Korçë shkel ligjin, del në fushatën elektorale të PS

    Ashtu siç ka ndodhur gjatë zgjedhjeve nën qeverisjen e Edi Ramës edhe në këto zgjedhje drejtorët në Tiranë dhe në qarqe i janë bashkuar në mënyrë të paligjshme fushatës elektorale.

    Kështu ka ndodhur edhe në Korçë, ku drejtoresha e Tatimeve i është bashkuar fushatës.

    Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e SYRI-t, drejtoresha Rajonale e Tatimeve Korçë, Daniela Liço ka dalë hapur në fushatë, duke shkuar nëpër biznese së bashku me kandidaten e PS, Besa Spaho (ish punonjëse në ALUIZNI kjo, vartëse e Artan Lames).

    Dhe gjatë këtyre takimeve, Liço nën autoritetin e drejtoreshës së tatimeve ushtron presion ndaj bizneseve që në këmbim të lehtësirave të votojnë për PS-në dhe kandidatët e saj.

  • Bie faqja e Tatimeve! Nesër afati i fundit për plotësimin e formularit diva

    Bie faqja e Tatimeve! Nesër afati i fundit për plotësimin e formularit diva

    Një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime.
    Nëse faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto, shkruan A2 CNN.
    Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë.

  • Vetëdeklarimi për pagat/ Bie serveri i Tatimeve, shkak fluksi i lartë

    Vetëdeklarimi për pagat/ Bie serveri i Tatimeve, shkak fluksi i lartë

    Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).
    Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars).
    Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.
    Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.
    Por, një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nese faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto.
    Kjo situatë vazhdoi për rreth 2 orë, ndërsa më pas faqja u rregullua, por sërish përdoruesit raportojnë se ndonëse mund të hysh në faqe, nuk arrin që të bësh deklarimin final./Monitor

  • Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale! Bie serveri i Tatimeve

    Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale! Bie serveri i Tatimeve

    Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (Afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).
    Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars).

    Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.
    Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.
    Por, një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nese faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto.
    Kjo situatë vazhdoi për rreth 2 orë, ndërsa më pas faqja u rregullua, por sërish përdoruesit raportojnë se ndonëse mund të hysh në faqe, nuk arrin që të bësh deklarimin final./Monitor

  • “Dyndje” për deklarimin e të ardhurave personale, bie serveri i tatimeve

    “Dyndje” për deklarimin e të ardhurave personale, bie serveri i tatimeve

    Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars).Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.Por, një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nese faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto.Kjo situatë vazhdoi për rreth 2 orë, ndërsa më pas faqja u rregullua, por sërish përdoruesit raportojnë se ndonëse mund të hysh në faqe, nuk arrin që të bësh deklarimin final. Si të plotësoni formularin DIVA; Afati i dorëzimit elektronik brenda 31 MarsitKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.