Tag: tatimeve

  • Tatimet: Rritet me 60% faturimi i deklaruar në tregun agro-ushqimor të Tiranës

    Tatimet: Rritet me 60% faturimi i deklaruar në tregun agro-ushqimor të Tiranës

    Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore.Administrata Tatimore (AT) dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) kanë zhvilluar gjatë kësaj jave monitorime dhe kontrolle në të gjithë Shqipërinë.Nga analiza e tregut agro-ushqimor në Tiranë është konstatuar një rritje prej 60% e faturimit të deklaruar, sipas të dhënave nga tatimet.Në fillim të korrikut, nisi një aksion për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore.Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.Në fillim të aksionit Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thanë se përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka sqaruar me herët për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim.Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Seancë e nxehtë sot në Fier/ Katër zyrtarë të bashkisë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe evazion fiskal

    Seancë e nxehtë sot në Fier/ Katër zyrtarë të bashkisë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe evazion fiskal

    Këtë të shtunë në Fier po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për katër zyrtareve qe akuzohen për çështjen e parkimit në Fier.
    Adela Hysenaj ish-nënkryetare e bashkisë, Martin Dodi sekretar i bashkisë, Anisa Cjapi shefe e tatimeve në bashki dhe Vasil Ceku shef i kontrollit tatimor në e tatimeve, janë paraqitur se bashku me avokatet në seancë.
    Prokuror të çështjes janë Ervis Alliaj dhe drejtuesi i prokurorisë Elion Mustafaj. Në seancë gjyqtarja e gatshme Aurora Tushe.
    Sipas prokurorisë, këta persona, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë.
    Po ashtu dyshohet se këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier, kundrejt përfitimit.

  • Tatimet bllokojnë 76 ton produkte bujqësore

    Tatimet bllokojnë 76 ton produkte bujqësore

    Drejtoria e Tatimeve njoftoi se në 12 ditë, aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore ka dhënë rezultate konkrete:Sipas tatimeve janë 76.1 ton mallra të bllokuara dhe 209 subjekte të inspektuara.Tatimet pohuan se aksioni vazhdon për të garantuar: Treg të formalizuar; Produkte të sigurta dhe të gjurmueshme; Mbrojtje për fermerin dhe prodhuesin e ndershëm.Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturatKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tatimet vijojnë aksionin, 63 ton produkte bujqësore të bllokuara në 9 ditë

    Tatimet vijojnë aksionin, 63 ton produkte bujqësore të bllokuara në 9 ditë

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vijon për të nëntën ditë aksionin kombëtar për një treg të formalizuar dhe me siguri ushqimore. Kontrollet janë shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë, me qëllim evidentimin e mallrave që qarkullojnë jashtë skemës tatimore dhe pa dokumentacion të rregullt.Gjatë kësaj faze janë kontrolluar 151 subjekte dhe janë bllokuar 63 ton produkte bujqësore dhe blegtorale që nuk kishin faturë. Sipas autoriteteve, këto sasi përbëjnë rrezik për konsumatorët dhe dëmtojnë konkurrencën e ndershme në treg.Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.DPT i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të respektojnë ligjin dhe të lëshojnë fatura fiskale, duke garantuar transparencë dhe siguri për konsumatorët.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!

    Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë ka vijuar aksionin për formalizimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Drejtoria e Tatimeve njofton se për 3 ditë janë bllokuar 20 ton mallra (produkte bujqësore apo blegtorale) për 87 subjekte të inspektuara në total.
    “Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.
    Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.
    Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori”, njofton Drejtoria e Tatimeve.

  • Formalizimi i tregut të produkteve ushqimore, bllokohen 20 ton mallra

    Formalizimi i tregut të produkteve ushqimore, bllokohen 20 ton mallra

    Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se në kuadër të aksionit për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë janë bllokuar 20 ton mallra.Ky bllokim ka ardhur nga inspektimi i 87 subjekteve deri tani.“Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturët fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori”, thuhet në këtë njoftim.Aksioni i tatimeve ka krijuar ndërkohë konfuzion në të gjithë zinxhirin e tregtimit të mallrave bujqësore për shkak të paqartësisë për mënyrën si duhet të veprojnë me lëshimin e faturave.Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturatDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka sqaruar për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim. Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.Në fillim të aksionit Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministraj e Bujqësisë Anila Denaj thanë se përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura) Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon

    “Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon

    Nga Sebi Alla
    Muçi zbarkoi në tregun e fruta-perimeve në Sarandë dhe me një dokument identifikues rreth qafës që vërtetonte se ishte punonjës i shtetit i mori mbarë gjithë tregtarët ambulantë, duke u kërkuar faturë tatimore për rigonin, çajin e malit, erëzat e fushës apo shalqirin. “Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër”, iu kthye Muçit një nga tregtaret.
    Pas tyre, ai (Muçi) zbriti në bregdet ku kërkoi kupon edhe për sardelet e detit që kishte kapur në mëngjes herët një peshkatar. “Sot po vij kështu, nesër ka tjetër mënyrë”, sugjeroi Mustafa Lama, i njohur gjerësisht nga tregtarët ambulantë me shkurtimin e emrit si Muçi, që rezulton të jetë drejtues në Drejtorinë e Bujqësisë, Veterinarisë, Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Sarandë. Këto episode në dukje rutinë për të “fiskalizuar” deri edhe prodhimet e kopshtit të bahçes u kthyen në shqetësim në mbarë vendin, sidomos nga fermerët e vegjël dhe tregtarët ambulantë, problematikë që u trajtua përmes një artikulli më herët nga Faktoje.al
    Problematika
    Faktoje citonte se sipas ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, fermerët që shesin produkte bujqësore nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë tatimore. Ata regjistrohen vetëm pranë tatimeve, pa qenë të detyruar të regjistrohen si biznese në QKB, të mbajnë kontabilitet apo të lëshojnë faturë.
    Ky përjashtim është konfirmuar edhe në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, ku përcaktohet se detyrimin për lëshimin e faturës e ka blerësi i produktit që zakonisht është grumbulluesi, baxhoja ose përpunuesi.
    Ku të gjejmë faturën? Kush e pret faturën? Ku të regjistrohemi e si të regjistrohemi për tu njohur me faturë? Pyetjet që prekën prodhuesin dhe tregtarin e vogël, morën një përgjigje zyrtare nga Administrata e Tatimeve, dy ditë pasi kontrollet e tatimorëve u shtrinë në të gjithë vendin.
    Paqartësi
    “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si ‘tregtarë ambulantë’ se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Por më herët një tjetër njoftim ishte shpërndarë nga ministria e Bujqësisë.
    “Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët”, lajmëronte ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Të gjithë me kupon
    Deklarata e kryeministrit Edi Rama se nuk do të kishte më tregtim të qumështit dhe nënprodukteve të tij pa kupom tatimor, duke lënë një afat deri më 14 korrik u përkthye në lëvizje masive të zellshme jo vetëm të administratës lokale tatimore por edhe drejtorëve të bashkive (të shigjetuar po nga Rama me largim nga puna).
    “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë. Nga java e ardhshme, (shënim: 14 korrik) do të konfiskohet çdo shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti produkt pa faturë”, deklaroi kryeministri Rama.
    Përfundimi
    Deklaratat e kreut të qeverisë për tu dorëhequr masivisht drejtues lokal nga nënkryetarë bashkisë, drejtues njësish vendore dhe drejtorësh në bashki, është shoqëruar paralelisht (po me urdhër të tij) me “kontrolle të vazhdueshme” nga tatimet, policia bashkiake, policia e shtetit në lirimin e hapësirave publike dhe së fundmi edhe nga agjentët tatimorë.
    Në paqartësi të plotë mbi kompetencat, udhëzimet dhe ligjet, fenomeni i kontrolleve në gjithë Shqipërinë po tregon më së paku një keqpërdorim të situatës nga funksionarët lokalë, dhe më së shumti veprime në terren pa udhëzime të qarta, mos njohje të ligjeve ekzistuese, si dhe përplasje qëndrimesh mes vetë institucioneve./ Faktoje.al

  • “Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”, Tatimet apel bizneseve: Lëshoni faturë fiskale për ushqimet

    “Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”, Tatimet apel bizneseve: Lëshoni faturë fiskale për ushqimet

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë vijojnë me intensitet aksionin për formalizimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Për 3 ditë, janë bllokuar 20 ton mallra (produkte bujqësore apo blegtorale) për 87 subjekte të inspektuara në total.
    Sipas Drejtorisë së Tatimeve, rezultatet e tre ditëve të para të këtij aksioni tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të sektorit, si një garanci për cilësinë dhe sigurinë ushqimore, por edhe për mbrojtjen e konsumatorit.
    Në një postim në Facebook, Drejtoria e Tatimeve bën thirrje për të gjithë tatimpaguesit që të respektojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, me qëllim transparencën nga prodhuesi deri tek konsumatori.

  • Çudira në Sarandë/ Inspektori i Tatimeve kërkon faturë dhe për rigonin e malit!

    Çudira në Sarandë/ Inspektori i Tatimeve kërkon faturë dhe për rigonin e malit!

    Një situatë e paprecedentë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Sarandë.

    Pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama për konfiskimin e qumështit pa faturë, inspektorët e Tatimeve kanë zbritur në tregun e fruta-perimeve dhe përpos faturës për produktet e bulmetit kanë kërkuar faturë edhe për rigonin e malit. 

    Rasti është bërë publik nga Saranda Web përmes një video të postuar në rrjete sociale, ku shihet se shitësja kundërshton inspektorin ndërkohë që ky i fundit i thotë se nga nesër rigoni dhe çdo produkt tjetër do të sekuestrohen nëse janë pa faturë.

    “FATURË TATIMORE jo vetëm për bidonat e qumështit dhe peshqit e detit, por edhe për rigonin e malit! Gjithçka ka ndodhur në tregun e fruta-perimeve, një treg jashtë çdo kushti higjeno-sanitar dhe që çdo institucion duhej të shqetësohej në radhë të parë”,  shkruhet krahas videos së postuar në fb.