Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur akuza të forta ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, i cili sipas tij, refuzon t’u japë deputetëve informacione për kontrollet e këtij institucioni ndaj bizneseve.
Më tone kritike, Braçe tha se ka tre muaj që harxhon kohën e tij për të marrë një informacion të cunguar, të cilin detyrohet ta ridërgojë mbrapsht për plotësime, pasi Ilir Binaj nuk i jep përgjigje pyetjeve që ky i fundit ka kërkuar.
Braçe thekson se ka kërkuar informacion për kontrollet që kanë ushtruar Tatimet për sigurinë ushqimore për të kuptuar nëse këto aksione kanë qenë selektive apo parimore. Por shtoi se marrë në fund të afatit përgjigje jo të plota, të cilat i ka rikthyer për plotësim, duke pritur tri jave te tjera.
Braçe ka kërkuar që në ligjin e “Paqes Fiskale” të shtohet një nen që detyron Ministrinë e Financave të bëj transparencë për përfituesit e kësaj nisme.
“Jam në një komunikim tre mujor me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Sa herë që i coj letër me merr tre javë kohë, drejtori i Tatimeve për t’u përgjigjur dhe me përgjigjet në minutën e fundit të afatit tre javor drejtori. Në të gjitha komunikimet jam i detyruar të kthej letrën mbrapsht dhe t’i them: Kam kërkuar këtë gjë…
Dhe do më japësh këtë gjë që po ju kërkoj dhe çfarë po kërkoj, po kërkoj kë ke kontrolluar në kuadër të operacionit të madh për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e sektorit bujqësor? Për të kuptuar që kontrolli është selektiv apo kontrolli është parimor dhe deri tani për këtë ligjin kam folur vetëm për parimet. S’kam fol për interesa ku e di unë dhe sa kohë drejtori i Tatimeve nuk përgjigjet për gjërat që t’i i kërkon, jam i detyruar ta detajoj se si do jetë raporti”, thekson Braçe.









