Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet: Të përdorin autofaturimin për blerjet nga fermerëtPrej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fermerët.Sipas një vëzhgimi të bërë nga Monitor, situata është e ngjashme në shumë lagje të kryeqytetit, përfshirë Astirin, Freskun dhe zonën 5 Maji.Tregtarët e marketeve, të kontaktuar, pohojnë se janë të paqartë për mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me lëshimin e faturave.Ndërsa furnizohen me sasi të konsiderueshme qumështi të freskët direkt nga fermerët e zonave rurale të Tiranës, ata nuk dinë se si ta formalizojnë këtë proces për faturim.Fermerët nga ana e tyre pohuan se janë të pajisur me NIPT, por pavarësisht kësaj, prej tre ditësh qumështi i tyre po refuzohet nga njësitë e vogla të tregtimit.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim.Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.“Pra në rast se një biznes qoftë ky market i lagjes, bar, restorant apo çdo lloj njësie tjetër për mallrat bujqësore apo blegtorale nuk furnizohet nga një grumbullues apo përpunues, por direkt nga fermeri, detyrimin për lëshimin e autofaturës e ka blerësi. Edhe në këtë rast autofatura e ngarkuar në sistem bëhet nga blerësi, me të dhënat e shitësit.Autofatura nevojitet të firmoset edhe prej shitësit që në këtë rast është fermer, me qëllim gjurmueshmërinë e mallit për sigurinë ushqimore”, sqaron DPT.Pra, marketi i lagjes që në këtë rast mund të konsiderohet grumbulluesi i vogël i qumështit të freskët të fermerit, pavarësisht se ky i fundit është i pajisur me NIPT apo pa NIPT bujqësor, mund t’i lëshojë fermerit autofaturë për mallin e blerë.Për rastet kur fermeri nuk është i pajisur me NIPT bujqësor, Tatimet sqarojnë se me qëllim gjurmueshmërinë e produktit të shitur, nevojitet të shënohet në autofaturë vetëm emri i individit që ka shitur produktin dhe autofatura të firmoset prej shitësit.Fermeri pavarësisht nëse është i pajisur me NIPT apo jo ka të drejtë të tregtojë produktet tij blegtorale në dyqanet e vogla ushqimore, ndërsa detyrimin për lëshimin e faturës fiskale e ka blerësi.Skema është e njëjtë edhe nëse fermeri qumështin e çon në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, detyrimin për lëshimin e faturës fiskale (autofaturës për shitjen) e ka blerësi.Pra, përpunuesi apo grumbulluesi i licencuar ka detyrimin e lëshimit të autofaturës nëpërmjet ngarkimit në sistemin SelfCare.Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore.Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: tatimet
-

5 vite pa paguar Tatimet! Zbulohet në Velipojë hoteli luksoz, 2.3 mln euro dëm shtetit
Pamje nga aksioni
SHKODËR- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbuluar një hotel “në hije” në Velipojë të Shkodrës. Pronarët e hotelit nuk kishin deklaruar 2,3 mln euro të ardhura përgjatë pesë viteve të fundit, duke i shkaktuar dëm financiar buxhetit të shtetit. Edhe pse kishte 52 dhoma dhe 2 NIPT-e, subjekti kishte ngritur dyshime me deklarimet e bëra subjekti pretendonte vetëm 11-29% përdorim të kapaciteteve, edhe pse ishin të vendosur në një zonë me fluks të lartë.
“Mbi 20 dhoma të ndara në secilin NIPT nuk ishin të regjistruara në përgjegjësinë e TVSH-së. Nga verifikimi në kohë reale rezultoi se nuk lëshoheshin fatura tatimore dhe kishte punonjës të padeklaruar,”-bën me dije Drejtoria e Tatimeve.
Në këtë kushte, dosja për evazion fiskal është kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Shkodrës. Edhe pse pamjet e aksionit janë ndarë nga “Tatimet”, sërish nuk është bërë me dije emri i subjektit.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:Në kuadër të Planit Operacional të Turizmit, Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike me në fokus pagat indikative, në kuadër të luftës kundër informalitetit të pagave dhe evazionit fiskal. Në Velipojë, pas një analize të thelluar të riskut, u identifikua 1 hotel, që operonte me 2 NIPT-e, duke ngritur dyshime për ndarje artificiale të aktivitetit me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Gjatë kontrollit të zhvilluar me kamera trupi nga Task-Forca e Terrenit dhe Hetimi Tatimor, u konstatuan shkelje të rënda si: Moslëshimi i faturave tatimore; Punonjës të padeklaruar; Dhoma të paregjistruara në përgjegjësinë e TVSH-së; Mosdeklarim real i kapaciteteve dhe qarkullimit. Administrata Tatimore mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një klime të ndershme dhe transparente për biznesin, ndaj fton të gjithë tatimpaguesit të respektojnë detyrimet ligjore për të shmangur pasojat administrative apo penale, që rrjedhin nga ligji./ZËRI -

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB
Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për çmimet që ofrojnë dhe faturat e fiskalizuara.
Administrata tatimore thotë se ka të dhëna nga vetëdeklarimet, faturat e fiskalizuara, furnizimet dhe platformat Booking dhe AirbBnb, ndaj bën thirrje për regjistrimin e çdo strukture, përdorim të pajisjeve fiskale dhe për deklarim të saktë të qarkullimit.
Ndërkohë që Tatimet përpiqen të ulin informalitetin, agjentët imobiliarë tregojnë se shtëpitë në Booking dhe AirBnB po zgjidhen masivisht nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
“Air Bnb dhe Booking po i shpallin sfidë hotelerisë tradicionale për shkak të lehtësive që kanë, numrin e madh të dhomave, ambientin e gatimit që ofrojnë. Turistët që kemi parë së fundmi janë nga Meksika, nga Kameruni, nga Afrika, nga Amerika, por edhe nga vende si Koreja apo Japonia”, thotë agjenti imobilir Orgest Beti.
Njësitë akomoduese në bregdetin e jugut ofrojnë edhe çmimet më të larta. Ksamili, Dhërmiu mbeten ndër më të shtrenjtët, ku për një natë në pikun e sezonit duhet të paguash të paktën 100 euro.
“Çmimet nisin nga 40 euro dhe mund të shkojnë deri në 200 euro. Varet nga madhësia, afërsia me qendrën apo me vijën bregdetare, çfarë kushtesh kanë brenda, ka apartamente që janë me suita. Nëse vijnë në grupe shoqërore, marrin apartamente të mëdha 3+1, për t’u akomoduar, për të pasur lehtësinë e kuzhinës për të gatuar. Nëse janë çifte zgjedhin garsoniere apo apartament 1+1, që kanë edhe buxhet më të përballueshëm 40-60 euro. Qëndrimi është nga 1 deri në 10 ditë, mesatarisht”, tha Beti.
Çmimet më të lira i ofrojnë subjektet në Velipojë, Shëngjin e Golem, ku mund të akomodohesh edhe me 35 euro nata. -

Pagat e referencës në turizëm, ekspertët: Nuk i shërbejnë tregut, dështim i tatimeve
Me nisjen e pikut të sezonit turistik, rritet edhe monitorimi dhe vëmendja e tatimeve për të pasur tregun e turizmit nën vëzhgim, nga shmangia e detyrimeve.
Së fundmi, u publikuan edhe 45 paga referencë për profesionet në këtë sektor. Nëse bizneset deklarojnë paga nën kufirin e përcaktuar nga tatimet, do të jenë subjekt i kontrolleve më të detajuara nga administrata.
“Duhet bërë një ndarje: referenca për kontroll dhe referenca si detyrim për të pasur këto paga. Tatimet janë në të drejtën e tyre për të përllogaritur rrezikun tatimor. Elementi i dytë është pjesa e ndërhyrjes së qeverisë në tregun e lirë. Ka pasur tentativa edhe më herët dhe kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, sepse bien ndesh me tregun e lirë. Ne ecim me një sistem të bazuar në rrezik dhe tatimet rrisin rrezikun me këtë matriks. Por edhe nëse je biznes me rrezik, nuk do të thotë që je biznes në shkelje. Pra, nuk është detyrim ligjor, por rekomandues” , sqaroi audituesi Julian Saraci.Ekspertët e fushës thonë se çdo referencë që vjen me detyrim nuk i shërben tregut dhe rendimentit të punës. Pagat indikative në turizëm janë njësoj si rritja e pagës minimale, e cila nuk bazohet në produktivitet.
“”Pa dyshim, një pagë më e lartë është më pozitive. Duhet të gjykojmë kush është burimi i kësaj rritjeje. Rritjet me referenca, siç është edhe paga minimale që vijnë të imponuara me vendim qeverie nga lart, janë të destinuara afatgjatë të dështojnë, sepse janë rritje artificiale dhe jo të qëndrueshme ekonomikisht.”
Për ekspertët, rishikimi i pagave referencë apo edhe përcaktimi i shfrytëzimit të kapaciteteve shfrytëzuese të hoteleve konsiderohen një dështim i tatimeve.
“Administrata jonë tatimore i ka mekanizmat për të mbledhur tatimet. Ligji bazë është shterues. Në rast se tatimet gjykojnë që detyrimet po shmangen, i ka të gjitha mjetet ligjore që të identifikojë dhe të marrë masat. Fakti që e bën me detyrim është një zgjidhje alternative në mungesë të procedurës standarde – mund të themi se është një mini-dështim i tatimeve.”
Të 45 profesionet e parashikuara nga tatimet nisin me një pagë minimale 67 mijë lekë deri në 140 mijë lekë.
/vizionplus.tv -

Netflix, Airbnb dhe Booking, në “rrjetën” e TVSH-së
Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë. Këto kompani tani janë të detyruara të regjistrohen dhe të paguajnë taksa në Shqipëri. Por a do të rriten çmimet për përdoruesit? Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb Dorina AzoKush përdor platformën Netflix dhe paguan p…
-

Tatimet nisin kontrollet në Airbnb dhe makinat me qira
Foto ilustruese
TIRANË- Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e Planit Operacional në sektorin e Turizmit! Konkretisht në:
* Struktura akomoduese* Bare* Restorante* Agroturizëm* Shërbime plazhi* Dhënie me qira të makinave dhe ambienteve, etj.
Ky plan synon të informojë dhe ndërgjegjësojë tatimpaguesit për deklarim korrekt dhe në kohë të detyrimeve tatimore.Administrata Tatimore disponon të dhëna nga vetëdeklarimet, faturat e fiskalizuara, furnizimet, institucionet shtetërore dhe platformat ndërkombëtare si: Booking, Airbnb, Google etj. Ftojmë çdo subjekt të respektojë legjislacionin tatimor në përmbushje të detyrimeve në mënyrë të rregullt, për të shmangur verifikimet dhe penalitetet e panevojshme, dhe për të kontribuar në formalizimin e sektorit dhe ekonomisë!
Për më shumë informacion klikoni në web-in zyrtar të Tatimeve: https://shorturl.at/e67od -

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës
Bizneset dhe individët, që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojnë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, proces që zbatohet për mbledhjen me forcë të debisë të pashlyer për një kohë të gjatë.
Tatimet pohojnë se detyrimet e papaguara tatimore me vlerë mbi 1,000 lekë, për të cilat bëhet analizë risku, përfshijnë të gjitha llojet e taksave që arkëtohen prej administratës tatimore, si kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, TVSH, Tatim për të ardhurat, Tatim mbi pagat, etj.
Por mosshlyerja për një kohë të gjatë, përtej afatit ligjor, të detyrimeve tatimore mund të çojë deri në sekuestrimin e mjetit.
Tatimet shpjeguan se nuk do të sekuestrohet makina për vetëm 1,000 lekë të papaguara, por për çdo borxh që është mbi këtë shumë dhe rezulton i papaguar prej vitesh, Tatimet fillojnë një analizë të veçantë të riskut për të vendosur masat që duhen marrë.
Tatimet tashmë kanë një marrëveshje me Shërbimin e Transportit Rrugor dhe mund të kontrollojnë menjëherë nëse debitorët disponojnë mjet në emër të tyre.
Kjo i ndihmon ata që të reagojnë më shpejt. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR), tatimet tashmë në kohë reale u mundësohet evidentimi i të dhënave për mjetet e debitorëve.
“Risia e marrëveshjes së nënshkruar është evidentimi në kohë reale e të dhënave për mjetin e debitorëve tatimorë, ndryshe nga më parë, ku informacioni merrej nëpërmjet shkresave që i përcillej DPSHTRR.
Pas dërgimit të shkresës, informacioni për mjetin e debitorit vihej në dispozicion pas 1 apo 2 javësh. Me marrëveshjen e nënshkruar të dhënat gjenerohen automatikisht në sistem”, pohojnë Tatimet.
Por sekuestrimi i makinës për tatimet, pas vendosjes së titullit ekzekutiv që ekzekutohet prej përmbaruesve, nuk vjen menjëherë.
Sipas administratës tatimore debitorit i dërgohen njoftime të njëpasnjëshme që i kujtojnë për shlyerjen e detyrimit. Nëse pas njoftimeve nuk merren masa për shlyerjen, i dërgohet njoftimi i barrës hipotekore dhe barrës siguruese, ku njoftohet që për tatimin e pashlyer do t’i sekuestrohet mjeti që ka në dispozicion.
Po ashtu më herët Administrata Tatimore u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione shit-blerjeje për mjete të përdorura, të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.
Çdo mjet që është në pronësi të një tatimpaguesi debitor (pra që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit) mund të jetë subjekt i masave të sigurimit, si bllokim apo sekuestrim nga AT.
Në raste të tilla sipas administratës tatimore transaksioni i shitjes mund të rezultojë i pavlefshëm. -

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës
Bizneset dhe individët që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, proces që zbatohet për mbledhjen me forcë të debisë të pashlyer për një kohë të gjatë.Tatimet pohojnë se detyrimet e papaguara tatimore me vlerë mbi 1,000 lekë, për të cilat bëhet analizë risku, përfshijnë të gjitha llojet e taksave që arkëtohen prej administratës tatimore, si kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, TVSH, Tatim për të ardhurat, Tatim mbi pagat, etj.Por mosshlyerja për një kohë të gjatë, përtej afatit ligjor, të detyrimeve tatimore mund të çojë deri në sekuestrimin e mjetit. Tatimet shpjeguan se nuk do të sekuestrohet makina për vetëm 1,000 lekë të papaguara, por për çdo borxh që është mbi këtë shumë dhe rezulton i papaguar prej vitesh, tatimet fillojnë një analizë të veçantë të riskut për të vendosur masat që duhen marrë.Tatimet tashmë kanë një marrëveshje me Shërbimin e Transportit Rrugor dhe mund të kontrollojnë menjëherë nëse debitorët disponojnë mjet në emër të tyre. Kjo i ndihmon ata që të reagojnë më shpejt. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR), tatimet tashmë në kohë reale u mundësohet evidentimi i të dhënave për mjetet e debitorëve.“Risia e marrëveshjes së nënshkruar është evidentimi në kohë reale e të dhënave për mjetin e debitorëve tatimorë, ndryshe nga më parë, ku informacioni merrej nëpërmjet shkresave që i përcillej DPSHTRR. Pas dërgimit të shkresës informacioni për mjetin e debitorit vihej në dispozicion pas 1 apo 2 javësh. Me marrëveshjen e nënshkruar të dhënat gjenerohen automatikisht në sistem”, pohojnë tatimet.Por sekuestrimi i makinës për tatimet, pas vendosjes së titullit ekzekutiv që ekzekutohet prej përmbaruesve, nuk vjen menjëherë.Sipas administratës tatimore debitorit i dërgohen njoftime të njëpasnjëshme që i kujtojnë për shlyerjen e detyrimit. Nëse pas njoftimeve nuk merren masa për shlyerjen, i dërgohet njoftimi i barrës hipotekore dhe barrës siguruese, ku njoftohet që për tatimin e pashlyer do t’i sekuestrohet mjeti që ka në dispozicion.Po ashtu më herët Administrata Tatimore u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione shit-blerjeje për mjete të përdorura, të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.Çdo mjet që është në pronësi të një tatimpaguesi debitor (pra që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit) mund të jetë subjekt i masave të sigurimit, si bllokim apo sekuestrim nga AT. Në raste të tilla sipas administratës tatimore transaksioni i shitjes mund të rezultojë i pavlefshëm./ D.Azo Kujdes individë e biznese! Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

124 mijë deklarime për të ardhurat, Tatimet nisin verifikimet për 400 shqiptarë me makina luksoze
Për herë të parë këtë vit mijëra shqiptarë patën detyrimin që të deklaronin të ardhurat e tyre, nëpërmjet formularit të të ardhurave vjetore.
Afati i fundit ligjor ishte muaji mars. Sipas të dhënave zyrtare deri në fund të këtij afati numri i deklaratave të dorëzuara arriti në 124 mijë.
Ndërkohë që pritshmëritë e administratës tatimore ishin për rreth 140 mijë shqiptarë të dypunësuar dhe me të ardhura vjetore nën 1.2 milion lekë në vit bruto.Kjo shifër është gati dy fish më e lartë se viti 2023.
Sipas të dhënave nga tatimet kjo shifër vijon të jetë dinamike pasi ka ende individë që edhe përtej afatit zyrtar dorëzojnë deklaratat.
Tashmë administrata tatimore ka nisur fazën e dytë, që është verifikimi i saktësisë së të dhënave të deklaruara.
Nëse me kryqëzimin e të dhënave ka pasaktësi të deklaratës dhe individi është subjekt i tatimit, ai do t’i nënshtrohet pagesës së detyrimeve të lindura.
Ky proces po nis me verifikimin e 400 shqiptarëve të parë, që janë posedues të një mjeti luksoz.
Më herët tatimet njoftuan për nisjen e verifikimit për poseduesit e këtyre mjeteve, pasi rezulton se këta individë nuk kanë dorëzuar deklaratën vjetore të të ardhurave. -

Tatimet mund të të marrin makinën! Lajmërimi për bizneset që kanë detyrime tek Tatimet, marrëveshje me Drejtorinë e Transporteve
Çdo individ apo biznes tatimpagues të cilët nuk kanë shlyer detyrimet tatimore në kohë, rrezikohen t’u bllokohen automjetet.
Ky vendim vjen pas një marrëveshje të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me DPSHTRR, e cila përcakton se do të vendosen masa mbi sigurimin e automjeteve që këto subjekte disponojnë.
Ndërsa udhëzon qytetarët të kenë kujdes në shitblerjen e makinave me debitorët.
“Çdo subjekt që hyn në transaksione shit-blerje të mjeteve, duhet të sigurohet që mjetet objekt transaksioni nuk i përkasin tatimpaguesve debitorë.
Përmes kësaj marrëveshje tatimet angazhohen që paralelisht të zbatojnë të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrimeve me forcë. Për të shmangur këto masa, Drejtoria e Tatimeve u bën thirrje tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimore në kohë, përndryshe do të ndërmerren penalitete.
“Administrata Tatimore ju bën thirrje tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimore në mënyrë vullnetare dhe të mos tjetërsojnë pasuritë e tyre për të shmangur këto detyrime! Çdo akt i nënshkruar në keqbesim ndërmjet palëve me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj Administratës Tatimore do të sjellë pasoja ligjore për pavlefshmëri.”
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, do t’i mundësojë administratës tatimore kërkimin e të dhënave mbi mjetet e tatimpaguesve në kohë reale.Top Channel
