Tag: tatim

  • Fshihen 1.7 miliardë euro borxhe, sekret emrat e biznesmenëve të mëdhenj përfitues

    Fshihen 1.7 miliardë euro borxhe, sekret emrat e biznesmenëve të mëdhenj përfitues

    Në Kuvend miratohet sot projektligji për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, që parashikon fshirjen e rreth 1.7 miliardë eurove borxhe tatimore e doganore të akumuluara ndër vite, por që përmban në vetvete edhe një amnisti të sofistikuar për paratë e padeklaruara të biznesit. Opozita nuk e kundërshton nismën në thelbin e saj, por ngre si shqetësim kryesor mungesën totale të transparencës për atë që konsiderohet falja më e madhe e borxheve në 34 vite.

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke iu drejtuar drejtpërdrejt ministrit të Financave në kuvend artikuloi qartazi se një amnisti e këtyre përmasave nuk mund të votohet “symbyllur”.
     
    Patëm një debat në komisionin e ekonomisë në lidhje me listën e përfituesve të shlyerjes së borxheve që janë 1.7 mld euro, 202 mijë tatim pagues…. Kjo është falja më e madhe e borxheve që ndodh këto 34 vite. A ka përfitues të akuzuar për evazion fiskal, korrupsion, që kanë marrë tendera nga qeveria, që janë koncensionar të qeverisë shqiptare?
    Në këtë parlament, s’mund të votojnë edhe kolegët pa ditur kush janë përfituesit… Lista e përfituesve duhet të jetë transparente. S’mundet ky parlament symbyllasi t’i falë detyrimet tatimpaguesve ndërkohë që qindra-mijëra biznese janë mbyllur për shkak të taksave të larta”.
    Për Tabakun, transparenca nuk është çështje politike por detyrim, sidomos kur vlera e faljes shkon në nivele që Shqipëria nuk i ka përjetuar më parë.
    Rama: Një marrëveshje e re me biznesin!

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, pranoi se lista e përfituesve përfshin 202 mijë tatimpagues, por publikimi i emrave mund të bëhet vetëm me kërkesë zyrtare të Kuvendit.
    Në thelb, qeveria argumenton se “Paqja Fiskale” nuk ka karakter penal, por shërben si një instrument teknik për të mbyllur borxhe të parashkruara dhe për të formalizuar më tej ekonominë.
    Sipas Malajt, qeveria e sheh ligjin si mënyrë për të pastruar njëherë e mirë bilancet e vjetra duke krijuar një platformë vullnetare ku bizneset që duan të jenë të rregullta të mund të hyjnë në një marrëveshje 3-vjeçare me administratën tatimore.
    Në këtë marrëveshje, kompanitë mund të rrisin fitimin e deklaruar me të paktën 18% krahasuar me vitin paraardhës, paguajnë tatimin për atë fitim sipas normës së zakonshme, dhe çdo fitim mbi këtë nivel tatohet me vetëm 5%.
    Në të njëjtën kohë, ato mund të rideklarojnë bilancet e tre viteve të fundit, të fusin në bilanc pasuri të paregjistruara ose të fshijnë detyrime fiktive, duke paguar një tatim të butë prej 5% mbi diferencat. Kjo pjesë e ligjit shihet nga qeveria si një mënyrë për të sjellë më shumë transparencë në pasqyrat financiare, por nga kritikët si një derë e hapur që mund të përdoret edhe nga bizneset e mëdha për të “rregulluar” llogaritë me kosto minimale.
    Kryeministri Edi Rama i ra shkurt në kuvend kur foli për: lehtësim për biznesin e vogël, rritje pagash dhe një “marrëveshje e re” me sipërmarrjen. Ai njoftoi se biznesi i vogël do të vijojë të jetë i përjashtuar nga tatimi mbi fitimin deri në fund të mandatit:
    “Deri në vitin 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi” tha Rama.
    “Marrëveshja e Paqes Fiskale… synon korrigjimin dhe rritjen e deklarimeve të rregullta… Sipërmarrjet mund të angazhohen për të rritur fitimin e tatueshëm me 18% krahasuar me vitin e kaluar, dhe ky fitim do të taksohet vetëm 5%. Kjo është një marrëveshje e re, kuptimplotë dhe transparente” u shpreh kryeministri.
    Çfarë nënkupton realisht kjo nismë?

    Projektligji, nëse miratohet, do të fshijë borxhe tatimore të akumuluara përgjatë më shumë se një dekade. Borxhet mbi 10 vite shuhen tërësisht. Ato 5–10 vjeçare shuhen pjesërisht, me kushte të caktuara. Ndërsa borxhet më të reja nga 1–5 vite lirohen nga gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që të paguhet vetëm tatimi.
    Paralelisht, kompanitë mund të rideklarojnë bilancet, të jetësojnë pasuri të mbajtura jashtë bilancit, të fshijnë borxhe të rreme ose të legalizojnë cash-in e padeklaruar, duke paguar vetëm 5% tatim mbi diferencën dhe pa rrezikuar kontrolle tatimore për atë proces.
    Me fjalë të thjeshta, qeveria po i jep fund një kapitulli të vjetër borxhesh të papaguara, ndërsa hap një kapitull të ri ku bizneset që duan të tregojnë fitim real, ose të korrigjojnë llogaritë e viteve të kaluara, e bëjnë këtë me një tatim minimal dhe me sigurinë e mosndërhyrjes nga kontrolli tatimor.
    Për bizneset e mëdha kjo mund të jetë një mundësi e artë për të legalizuar bilancet me kosto minimale.
    Dhe pikërisht këtu qëndron shqetësimi kryesor: nëse lista e përfituesve nuk publikohet, veçanërisht për detyrime të mëdha, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se kush është përfituar më shumë nga një falje prej 1.7 miliardë eurosh. Në mungesë të transparencës, është e natyrshme të lindë dyshimi se edhe kompanitë më të mëdha, ato që kanë përfituar tendera, koncesione apo janë nën hetime për evazion, janë mes përfituesve të heshtur./Lapsi.al

  • Paqja Fiskale rishkruhet, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

    Paqja Fiskale rishkruhet, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

    Ministria e Financave rishikon projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”.
    Në draftin e rishikuar përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.
    Pra bizneset me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit që vullnetarisht do të hyjnë në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimfitimit, që do të llogaritet mbi një bazë të tatueshme të rritur (fitimi i deklaruar i vitit të mëparshëm plus 18% rritje),  mund të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme duke paguar 5% tatim.
    Në projektligjin e rishikuar “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” ministria e Financave  përcakton se tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.
    Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.Ata që nuk dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e plotë të deklaratave, mund të lidhin marrëveshjen vetëm për elementët e fitimit të tatueshëm.
    Tatimpaguesit të cilët do të shprehin vullnetin për të aplikuar për Marrëveshjen, kanë të drejtën edhe që të sistemojnë dhe dorëzojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, duke rishikuar apo korrigjuar zëra të ndryshëm, kundrejt një pagese tatimi, si më poshtë:
    1. Aktive monetare – rideklarim i gjendjes së cash të shoqërisë (ulje apo rritje). Tatim në masën 5% të çdo devijance negative apo pozitive nga gjendja reale e cash;
    2. Aktivet e tjera financiare-Fshirja e shumave fiktive në zërin kërkesa të arkëtueshme. Tatim në masën 5% për fshirjen e detyrimeve fiktive;
    3. Fshirja e aktiveve afatgjata material/jo materiale fiktive të deklaruara. Tatim në masën 5% përkundrejt fshirjes  së inventarit fiktiv;
    4. Deklarim i aktiveve afatgjata material të papërfshira në pasqyrat financiare. Tatim në masën 5% për përfshirjen e aktivit afatgjatë material/jomaterial;
    5. Fshirja e detyrimeve fiktive/borxheve në pasqyrat financiare. Fshihen detyrimet duke i konsideruar të ardhura të ptatueshme përkundrejt pagesës së tatimit në masën 5%;
    6. Rideklarim i fitimit mbartur të shoqërisë dhe shpërndarja si dividentë/fitim e tij. Tatim në masën 5% për dividendin dhe ndarjen e fitimeve.
    “Për të gjitha transaksionet e mësipërme nuk do të aplikohen gjoba, interesa dhe kamatëvonesa, në mënyrë që të inkurajohet korrigjimi dhe transparenca financiare”, thuhet në relacion.
    Sipas Ministrisë së Financave, ky instrument synon të nxisë transparencën dhe të shmangë konfliktet me administratën tatimore, duke u dhënë subjekteve mundësinë të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme, pa u ndëshkuar.
    Kjo është një lehtësi që I jepet tatimpaguesve, të cilët duhet ta deklarojnë që do ta përdorin që në momentin e aplikimit te administrata tatimore për marrëveshjen.
    Drafti përcakton se tatimpaguesit të cilët nuk dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e deklaratave, mund të vazhdojnë lidhjen e marrëveshjes vetëm me elementët e fitimit të tatueshëm, normës dhe pagimit të tatimit mbi të ardhurat e korporatave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi.
    Cilat kategori biznesesh mund të hyjnë në marrëveshje për Paqen Fiskale
    Projektligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.
    Bizneset që pranojnë të parapaguajnë tatimin e fitimit, të llogaritur mbi fitimin e vitit të kaluar plus 18%, dhe përtej kësaj vlere paguajnë një tatim shtesë 5%, qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.
    Si dhe bizneset që janë të rregullta me tatimet dhe nuk janë në proces hetimi për mashtrim apo evazion të ardhurash./Marrë nga Monitor.al

  • Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

    Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

    Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 15:11
    Nga 2026, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
    Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPT-së, tha se është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. ”Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë këto janë vlera paraprake, por mund të arrijë deri në 20 milionë euro”.

    Nëse paga e tij apo e saj mujore bruto gjatë 2025-s ka qenë në vlerën e 150 mijë lekëve, rrjedhimisht me të ardhura vjetore 1 milion e 800 mijë lekë, duke zbritur nga 30 mijë lekë çdo muaj si pjesë që nuk tatohet, detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë. Por duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 180 mijë e 960 lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 mijë 240 lekë më pak tatim, që rrjedhimisht përkthehen në më tepër para në xhepa.
    “Kjo është një mënyrë që bëhet në shumë vende. Unë e kam parë në Amerikë. Është një mënyrë që ti në një farë mënyre do të ndihmosh familjet e shumë fëmijë, pasi edhe situata financiare e shumë familjeve është e ndryshme nga tjetra dhe patjetër ato që kanë më shumë fëmijë në varësi duhet të kenë më shumë ndihmë”, deklaroi Binaj.
    E njëjta logjikë vlen edhe për familjet me dy fëmijë nën 18 vjeç. Shpenzimet e zbritshme vjetore në këtë rast përllogariten në 96 mijë lekë. Pra, prindi me të njëjtën pagë, 150 mijë lekë në muaj do të paguajë tatim vjetor në vlerën e 174 mijë e 720 lekëve, 12 mijë e 480 lekë më pak nga sa do t’i merreshin nëse nuk do të kishte fëmijët minorenë në përkujdesje.
    Nga viti i ardhshëm për prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1 milion e 200 mijë lekë në vit, do të aplikohen edhe shpenzimet e zbritshme për arsimimin e fëmijëve në masën maksimale 100 mijë lekë. Pra, prindi nuk do të paguajë 109 mijë e 200 lekë tatim në vit, por 89 mijë e 960, duke kursyer kështu 19 mijë 240 në vit.

  • Tatimet mbledhin 370 milionë euro nga bizneset, rriten të ardhurat nga tatim-fitimi

    Tatimet mbledhin 370 milionë euro nga bizneset, rriten të ardhurat nga tatim-fitimi

    Sipërmarrjet në vend kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar,  cila regjistrohet në afro 37 miliardë lekë apo 370 milionë euro vetëm në 7 muajt e parë të vitit.
    Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë rritje me 10 milionë euro apo në 2.9 % raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por krahasuar me planifikimin e bërë rezulton një rënie me 0.9 %.
    Megjithatë, duket se vetëm në muajin Korrik, buxheti i shtetit ka arkëtuar 39 milionë euro nga ky zë, duke shënuar vlerën më të lartë në raport me muajin Korrik të viteve të  mëparshme.
    Nëse do të marrim në analizë të ardhurat në 7-mujor për dekadën e fundit, tatimi i paguar mbi fitimin e bizneseve ka pasur një rritje progresive nga viti në vit.
    Kështu nga 153 milionë euro në 2015-ën në 370 milionë euro në 2025, rritja regjistrohet në 141%.
    Kjo tregon rritje të konsumit dhe të qarkullimit nga ana e bizneseve dhe rrjedhimit të fitimeve dhe tatimit të paguar mbi të.
    Sipas të dhënave të administratës tatimorë, aktualisht janë afro 16 mijë sipërmarrje  në të gjithë vendin që paguajnë tatim fitim, pasi bizneset e vogla me qarkullim 0-14 milionë lekë janë të përjashtuara. Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë aplikohet në 15% e fitimit të tatueshëm.
    Ndërsa këtë vit ka nisur të aplikohet tatim fitim në shkallë progresive nga 15-23 %  për kategorinë e të vetëpunësuarve, nëse kanë më pak se tre klientë.
    Aktualisht, Tatimi mbi fitimin zë 24.2 % të të ardhurave tatimore vjetore, duke u renditur në vendin e tretë për nga pesha që zë në buxhet, pas TVSH-së dhe Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

  • Noterët kërkojnë rivlerësim me tatim 5% edhe për apartamentet e blera me kontrata porosie

    Noterët kërkojnë rivlerësim me tatim 5% edhe për apartamentet e blera me kontrata porosie

    Para miratimit të projektligjit për rivlerësimin e pronës me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht në 5%, noterët kërkojnë që në proces të përfshihen edhe apartamentet e blera me kontrata porosie (sipërmarrje).Aktualisht këto lloj kontratash përfaqësojnë një formë shumë të përdorur blerje në tregun e ndërtimit në Shqipëri, ku madje në shumë raste kontrata e nënshkruar me ndërtuesin për blerjen e një apartamenti që është ende në ndërtim regjistrohet në hipotekë.Megjithatë, në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, kjo kategori pronësie mbetet e pa përfshirë në vlerësimin e pronës me tatim 5%.Noterët sugjerojnë se duke qenë se këto kontrata regjistrohen në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), duke i dhënë të drejtën qytetarit që këto prona të përdoren si garanci bankare apo ta trashëgohen, duhet të jenë pjesë e procesit të rivlerësimit.“Rivlerësim mund të bëjnë edhe personat që kanë blerë me kontratë sipërmarrje (pronotim) njësi ndërtimore dhe me kusht që këto kontrata të jenë të regjistruara në ASHK Tiranë, në kartelën e veçantë të lejes së ndërtimit dhe rivlerësimi të citohet në atë kartelë.Mendoj se kjo duhet të jetë në ligj si përcaktim, duke qenë se janë prona që disponohen në treg me marrëdhëniet juridike – civile si dhe janë pjesë e kolateraleve të bankave, të cilat japin kredi me bllokimin e këtyre të drejtave në kartelën e lejes së ndërtimit për qytetarin që ka blerë njësinë ndërtimore.Duke qenë se projektet tashmë janë më cilësore dhe të ndërlikuara dhe duan më shumë kohë të mbrohen nga lëvizja e çmimeve edhe qytetari i cili pasi e ka blerë dhe regjistruar në ASHK të ketë mundësi ta rivlerësojë këtë pasuri në të ardhmen dhe shënimet përkatëse të bëhen tek kartela e lejes së ndërtimit që qytetari ka marrë nga ASHK pas regjistrimit të kontratës së sipërmarrjes për pronotim/ blerje të njësisë së ndërtimit nga shoqëria ndërtimore.Po ashtu kjo do të sjellë edhe rritjen e edukimit të qytetarëve që të regjistrohen këto lloj kontratash në ASHK në Tiranë”, nënvizon noteri Ardian Stamo në sugjerimet dërguar Ministrisë së Financave për projektligjin e rivlerësimit të pronave të hedhur për konsultim publik. Sugjerimet e noterit janë publikuar nga Ministria e Financave të konsultimet publike.Sakaq në muajin qershor agjencia Shtetërore e Kadastrës ndryshoi rregullat për regjistrimin e pronave të blera me kontrata porosie.Sipas udhëzimit “Për miratimin e modelit dhe përcaktimin e rregullave të mbajtjes së regjistrit të lejes së ndërtimit, si dhe të procedurave të regjistrimit të kontratës së sipërmarrjes/porosisë dhe të premtim shitjes” përcaktohej se për pronat e shitura me kontrata porosie do të refuzohet regjistrimi në kadastër nëse pas verifikimeve ka ndryshime planimetrie të njësitë individuale. Refuzim të regjistrimit të pasurive me kontratë porosie do të ketë edhe nëse kërkuesi brenda afatit prej 30 ditësh nuk arrin të korrigjojë të dhënat që kanë mangësi apo pasaktësi.Paralelisht me projektligjin për rivlerësimin e pronave me tatim të reduktuar në 5%, Ministria e Financave publikoi edhe projektligjin për ndryshimin e çmimeve të referencës në rrethe me rritje nga 0,2% deri në 226%.Noteri Ardian Stamo në sugjerimet dërguar Ministrisë së Financave se ligji për rivlerësimin e pasurive, duhet t’u ofrojë qytetarëve sigurinë e rivlerësimit nga ndryshimi i çmimeve të referencave. “Pasi shumë qytetarë mund të bëjnë rivlerësimin në çmimin e referencës nga ASHK, sipas ligjit edhe nësë ndryshojnë në të ardhmen përsëri çmimet e referencës qytetari ekspozohet me tatim për diferencën. Ligji duhet ta ofrojë këtë siguri qytetarëve që aplikojnë dhe paguajnë rivlerësimin e pronës / zakonisht sipas çmimit të referencës”, pohon noteri Stamo.Projektligji parashikon se afati i zbatimit të rivlerësimit të pronës me tatim 5% do të shtrihet nga 1 janari 2026 deri në 30 Shtator 2026.Nga aminstitë e zbatuara nga 2011 deri në 2022 me norma tatimore nga 1, 2 deri 3% sipas të dhënave të Financave për rivlerësim pronash kanë aplikuar rreth 255 mijë aplikuar dhe janë arkëtuar 23,5 mld lekë tatim i paguar nga rivlerësimet./ D.Azo  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tatimet kapin “Raiffeisen Bank” me shkelje, lihen përfundimisht në fuqi gjobat milionëshe

    Tatimet kapin “Raiffeisen Bank” me shkelje, lihen përfundimisht në fuqi gjobat milionëshe

    Raiffeisen Bank

    TIRANË- “Raiffeisen Bank” Albania është kapur me shkelje nga organet tatimore shqiptare dhe është ndëshkuar për tri vite radhazi. Siç dëshmojnë dokumentet e disponuara nga redaksia, “banka më e madhe në vend” nuk la gur pa lëvizur për ti shfuqizuar masat e vendosura ndaj saj, por nuk ia arriti. Sipas raportit të tatimeve, kontrolli nuk ka gjetur thjesht gabime të bëra nga padijenia apo pakujdesia, pro manovra me përllogaritjen e kredive të këqija si humbje dhe manovra me blerjet jashte vendit duke i përfshirë si shpenzime TVSH, në një kohë që nuk duhej të ishin të tilla. 
    Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të mëdhenj (në vijim: DRTTM), në zbatim të lajmërim kontrollit nr.12524 prot., datë 15.07.2013, dhe programit bashkëlidhur tijka kryer kontroll në periudhat 2011-2021 dhe 2013, konkretisht: Tatim fitimi: 2011 dhe 2012; TVSH: 01.10.2011 deri në Maj 2013; Sigurimet shoqërore dhe TAP: 01.10.2011 deri në Maj 2013.
    Në përfundim të kontrollit është hartuar raporti kontrolli i datës 17.02.2014, ku janë përshkruar shkeljet e konstatuara, detyrimet tatimore dhe dënimet në lidhje me to, për të cilat është nxjerrë njoftim vlerësimi tatimor nr.15524/7, datë 19.02.2014, në të cilin janë vlerësuar detyrime tatimore për TVSH-në 2011-2013, tatimin mbi fitimin e vitit 2011 dhe 2012 dhe tatimin në burim 2011-2012. 
    Pas hedhjes në sistemin elektronik të tatimeve (SIT) të njoftim vlerësimit të mësipërm tatimor, ai ka përllogaritur automatikisht kamatëvonesat dhe gjobat për mospagimin në kohë të tatimeve të mësipërme, për të cilat pala e paditur, DRTTM, ka nxjerrë njoftim vlerësimin tatimor nr.2144/1prot, datë 20.02.2014, në të cilin janë vlerësuar detyrime tatimore të llojit kamatëvonesa dhe gjoba për TVSH-2011-2013, tatimin mbi fitimin e vitit 2011 dhe 2012. 
    Tabela permbledhese e cituar ne dokumentin qe disponon redaksia per detyrimet e Raiffeisen Bank ne vitet 2011, 2012, 2013

    “Raiffeisen Bank” ka nisur menjëherë përpjekjet për ti shpëtuar penalizimit, dhe ka ankimuar në rrugë administrative detyrimet tatimore.
    Me vendimin nr.6979/2 prot., datë 20.06.2014, Drejtoria e Apelimit Tatimor, por nuk ia ka arritur. 
    Keshtu, drejtoria e apelimit, ka vendosur: “Shfuqizimin e pjesshëm, për një pjesë të detyrimeve (detyrim tatimi në burim për vitin 2011 në vlerën 1.543.700 lekë dhe gjobë 771.850 lekë, detyrim tatimi në burim për vitin 2012, në vlerën 2.436.200 lekë dhe gjobë 1.218.100 lekë, gjobën e TVSH për periudhën 2011/12 në vlerën 391.058 lekë, gjobën e TVSH për periudhën 2012/04 në vlerën 151.732 lekë, gjobë për TVSH për periudhën 2012/12 në vlerën 512.681 lekë dhe lënien në fuqi të pjesës tjetër të detyrimeve dhe gjobave të vendosura me njoftim vlerësimet objekt gjykimi”.
    Duke mos qenë dakord as me këtë vendimarrje, “Raiffeisen Bank” e dërgoi cështjen në gjykatën administrative ku e humbi gjyqin në shkallën e parë por e vijoi betejën në Apel. Gjithcka rezultoi e kotë, pasi apeli vendosi të linte në fuqi shumicën e masave, duke i dhënë kështu vendimit formë të prerë.
    Konkretisht, Gjykata Administrative e Apelit ka shqyrtuar ankimin në dhomë këshillimi dhe me vendimin nr.3561 (86-2017-3720), datë 18.07.2017, dhe ka ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.2825, datë 25.05.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, në këtë mënyrë: Shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”, nr.15524/7 prot., datë 19.02.2014, të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe të vendimit nr. 6979/2 prot., datë 20.06.2014, të palës së paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, që ka lënë në fuqi në këtë pjesë këtë njoftim vlerësim tatimor, si më poshtë: 
    i) për detyrimin e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 241,725,800 (dyqind e dyzet e një milionë shtatëqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind) lekë; 
    ii) për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 60,431,450 (gjashtëdhjetë milionë katërqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë) lekë; 
    iii) për detyrimin e tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 226,847,309 (dyqind e njëzet e gjashtë milionë tetëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e nëntë) lekë; 
    iv)  për gjobën e tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 56,711,827 (pesëdhjetë e gjashtë milionë shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e shtatë) lekë. 
    Shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”, nr.2144/1 prot., datë 20.02.2014, të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe të vendimit nr. 6979/2 prot., datë 20.06.2014, të palës së paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, që ka lënë në fuqi në këtë pjesë këtë njoftim vlerësim tatimor, si më poshtë: 
    i) për kamatëvonesën e detyrimit të tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 40,353,358 (dyzet milionë treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) lekë; 
    ii)për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 60,428,889 (gjashtëdhjetë milionë katërqind e njëzet e tetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë; 
    iii) për kamatëvonesën e detyrimit të tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 9,333,819 (nëntë milionë treqind e tridhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëmbëdhjetë) lekë;
     iv) për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 29,631,945 (njëzet e nëntë milionë gjashtëqind e tridhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzet e pesë) lekë. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimeve”.[…]”.
    Gjykata e Apelit vë në dukje, se në bazë të nenit 4, paragrafi i tretë, germa “b” të ligjit nr. 9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, që prej 1 janarit 2008, bankat e nivelit të dytë duhet të zbatojnë SNRF, standardet ndërkombëtare në raportimin financiar. 
    Në bazë të këtyre standardeve ato janë të detyruara të llogaritin dhe raportojnë në pasqyrat financiare, provizionet (rezervat për kreditë me risk). Në ligjin nr.9662, datë 01.06.2007 “Për bankat”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të rregulloreve përkatëse të Bankës së Shqipërisë, për administrimin e riskut nga kreditë, bankat e nivelit të dytë janë të detyruara të llogaritin dhe administrojnë fondin e provizioneve, sipas rregullave të përcaktuara në këto rregullore të BSH. 
    Për shkak të mënyrave të ndryshme të përdorura në llogaritjen e provizoneve si dhe fondit të provizioneve, rezultojnë diferenca ndërmjet dy mënyrave të llogaritjes, sipas SNRF dhe sipas BSH. Në nenin 19 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, përcaktohet se: “Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim”.
    Ndër të tjera në dokument, thuhet se nga kontrolli i TVSH-së është konstatuar se Raiffeisen Bank ka përfshirë si blerje të përjashtuara nga TVSH shërbime të përfituara nga jorezidentë të cilat nuk përfshihen në shërbimet financiare në bazë të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH”, neni 21. Këto furnizime duhet të trajtoheshin në zbatim të ligjit nr.7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në”, neni 15, pika 1, 4 dhe 5. Në lidhje me këto pretendime gjykata mban parasysh nenin 1, pika 2 të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në” dhe Udhëzimin nr.17, datë 13.05.2008 “Për TVSH-në”, ku përcaktohet se: “Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës prej një personi të tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë”. […]
    Në rastin e shërbimeve të marra nga paditësi jashtë Shqipërisë, i cili është rast analog me shembullin e Udhëzimit 17, si vend i kryerjes së shërbimit konsiderohet vendi i konsumit të tij, pra Shqipëria, “duke taksuar përfituesin e tij në Shqipëri”. Rrjedhimisht, është përfituesi i shërbimit (tatimpaguesi) ai që lëshon autofaturën dhe e regjistron atë në librin e blerjes dhe shitjes, por duke mos e kredituar TVSH-në në blerje./Troç

  • Tatimet kapin “Raiffeisen Bank” me shkelje bankën për tri vite radhazi, lihen në fuqi gjobat milionëshe

    Tatimet kapin “Raiffeisen Bank” me shkelje bankën për tri vite radhazi, lihen në fuqi gjobat milionëshe

    “Raiffeisen Bank” Albania është kapur me shkelje nga organet tatimore shqiptare dhe është ndëshkuar për tri vite radhazi. Sic dëshmojnë dokumentet e disponuara nga redaksia, “banka më e madhe në vend” nuk la gur pa lëvizur për ti shfuqizuar masat e vendosura ndaj saj, por nuk ia arriti.
    Sipas raportit të tatimeve, kontrolli nuk ka gjetu thjesht gabime të ëra nga padijenia apo pakujdesia, pro manovra me përllogaritjen e kredive të këqija si humbje dhe manovra me blerjet jashte vendit duke i përfshirë si shpenzime TVSH, në një kohë që nuk duhej të ishin të tilla.
    Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të mëdhenj (në vijim: DRTTM), në zbatim të lajmërim kontrollit nr.12524 prot., datë 15.07.2013, dhe programit bashkëlidhur tijka kryer kontroll në periudhat 2011-2021 dhe 2013, konkretisht: Tatim fitimi: 2011 dhe 2012; TVSH: 01.10.2011 deri në Maj 2013; Sigurimet shoqërore dhe TAP: 01.10.2011 deri në Maj 2013.Në përfundim të kontrollit është hartuar raporti kontrolli i datës 17.02.2014, ku janë përshkruar shkeljet e konstatuara, detyrimet tatimore dhe dënimet në lidhje me to, për të cilat është nxjerrë njoftim vlerësimi tatimor nr.15524/7, datë 19.02.2014, në të cilin janë vlerësuar detyrime tatimore për TVSH-në 2011-2013, tatimin mbi fitimin e vitit 2011 dhe 2012 dhe tatimin në burim 2011-2012.
    Pas hedhjes në sistemin elektronik të tatimeve (SIT) të njoftim vlerësimit të mësipërm tatimor, ai ka përllogaritur automatikisht kamatëvonesat dhe gjobat për mospagimin në kohë të tatimeve të mësipërme, për të cilat pala e paditur, DRTTM, ka nxjerrë njoftim vlerësimin tatimor nr.2144/1prot, datë 20.02.2014, në të cilin janë vlerësuar detyrime tatimore të llojit kamatëvonesa dhe gjoba për TVSH-2011-2013, tatimin mbi fitimin e vitit 2011 dhe 2012.

    Tabela permbledhese e cituar ne dokumentin qe disponon redaksia per detyrimet e Raiffeisen Bank ne vitet 2011, 2012, 2013

    “Raiffeisen Bank” ka nisur menjëherë përpjekjet pë ti shpëtuar penalizimit,  dhe ka ankimuar në rrugë administrative detyrimet tatimore. Me vendimin nr.6979/2 prot., datë 20.06.2014, Drejtoria e Apelimit Tatimor, por nuk ia ka arritur.
    Keshtu, drejtoria e apelimit, ka vendosur: “Shfuqizimin e pjesshëm, për një pjesë të detyrimeve (detyrim tatimi në burim për vitin 2011 në vlerën 1.543.700 lekë dhe gjobë 771.850 lekë, detyrim tatimi në burim për vitin 2012, në vlerën 2.436.200 lekë dhe gjobë 1.218.100 lekë, gjobën e TVSH për periudhën 2011/12 në vlerën 391.058 lekë, gjobën e TVSH për periudhën 2012/04 në vlerën 151.732 lekë, gjobë për TVSH për periudhën 2012/12 në vlerën 512.681 lekë dhe lënien në fuqi të pjesës tjetër të detyrimeve dhe gjobave të vendosura me njoftim vlerësimet objekt gjykimi”.
    Duke mos qenë dakord as me këtë vendimarrje, “Raiffeisen Bank” e dërgoi cështjen në gjykatën administrative ku e humbi gjyqin në shkallën e parë por e vijoi betejën në Apel. Gjithcka rezultoi e kotë, pasi apeli vendosi të linte në fuqi shumicën e masave, duke i dhënë kështu vendimit formë të prerë.
    Konkretisht, Gjykata Administrative e Apelit ka shqyrtuar ankimin në dhomë këshillimi dhe me vendimin nr.3561 (86-2017-3720), datë 18.07.2017, dhe ka ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.2825, datë 25.05.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, në këtë mënyrë: Shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”, nr.15524/7 prot., datë 19.02.2014, të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe të vendimit nr. 6979/2 prot., datë 20.06.2014, të palës së paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, që ka lënë në fuqi në këtë pjesë këtë njoftim vlerësim tatimor, si më poshtë:
    i) për detyrimin e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 241,725,800 (dyqind e dyzet e një milionë shtatëqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind) lekë; 
    ii) për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 60,431,450 (gjashtëdhjetë milionë katërqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë) lekë; 
    iii) për detyrimin e tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 226,847,309 (dyqind e njëzet e gjashtë milionë tetëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e nëntë) lekë; 
    iv)  për gjobën e tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 56,711,827 (pesëdhjetë e gjashtë milionë shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e shtatë) lekë. 
    Shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”, nr.2144/1 prot., datë 20.02.2014, të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe të vendimit nr. 6979/2 prot., datë 20.06.2014, të palës së paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, që ka lënë në fuqi në këtë pjesë këtë njoftim vlerësim tatimor, si më poshtë:
    i) për kamatëvonesën e detyrimit të tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 40,353,358 (dyzet milionë treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) lekë; 
    ii)për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 60,428,889 (gjashtëdhjetë milionë katërqind e njëzet e tetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë; 
    iii) për kamatëvonesën e detyrimit të tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 9,333,819 (nëntë milionë treqind e tridhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëmbëdhjetë) lekë;
     iv) për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 29,631,945 (njëzet e nëntë milionë gjashtëqind e tridhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzet e pesë) lekë. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimeve”.[…]”.
    Gjykata e Apelit vë në dukje, se në bazë të nenit 4, paragrafi i tretë, germa “b” të ligjit nr. 9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, që prej 1 janarit 2008, bankat e nivelit të dytë duhet të zbatojnë SNRF, standardet ndërkombëtare në raportimin financiar.
    Në bazë të këtyre standardeve ato janë të detyruara të llogaritin dhe raportojnë në pasqyrat financiare, provizionet (rezervat për kreditë me risk). Në ligjin nr.9662, datë 01.06.2007 “Për bankat”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të rregulloreve përkatëse të Bankës së Shqipërisë, për administrimin e riskut nga kreditë, bankat e nivelit të dytë janë të detyruara të llogaritin dhe administrojnë fondin e provizioneve, sipas rregullave të përcaktuara në këto rregullore të BSH.
    Për shkak të mënyrave të ndryshme të përdorura në llogaritjen e provizoneve si dhe fondit të provizioneve, rezultojnë diferenca ndërmjet dy mënyrave të llogaritjes, sipas SNRF dhe sipas BSH. Në nenin 19 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, përcaktohet se: “Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim”.
    Ndër të tjera në dokument, thuhet se nga kontrolli i TVSH-së është konstatuar se Raiffeisen Bank ka përfshirë si blerje të përjashtuara nga TVSH shërbime të përfituara nga jorezidentë të cilat nuk përfshihen në shërbimet financiare në bazë të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH”, neni 21. Këto furnizime duhet të trajtoheshin në zbatim të ligjit nr.7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në”, neni 15, pika 1, 4 dhe 5. Në lidhje me këto pretendime gjykata mban parasysh nenin 1, pika 2 të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në” dhe Udhëzimin nr.17, datë 13.05.2008 “Për TVSH-në”, ku përcaktohet se: “Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës prej një personi të tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë”. […]
    Në rastin e shërbimeve të marra nga paditësi jashtë Shqipërisë, i cili është rast analog me shembullin e Udhëzimit 17, si vend i kryerjes së shërbimit konsiderohet vendi i konsumit të tij, pra Shqipëria, “duke taksuar përfituesin e tij në Shqipëri”. Rrjedhimisht, është përfituesi i shërbimit (tatimpaguesi) ai që lëshon autofaturën dhe e regjistron atë në librin e blerjes dhe shitjes, por duke mos e kredituar TVSH-në në blerje.
    /lajmifundit/

  • Berisha në Elbasan: Në 100 ditët e para do t’i japim fund varfërisë

    Berisha në Elbasan: Në 100 ditët e para do t’i japim fund varfërisë

    Kryedemorkati Sali Berisha është ndalur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së mërkurës, ku ka prezantuar programin elektoral.
    Ai deklaroi se në 100 ditët e para do të qeverisë do t’i jaëp fund varfërisë në vend, pasi do të vendosë minimumin jetik, si dhe do të rrisë rrogat dhe pensionet.
    Pjesë nga fjala e Berishës:

    Ndaj dhe unë jam sot para jush për t’u dhënë fjalën, për t’u zotuar në mënyrë më solemne se në 100 ditë dhe vetëm në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo vatre shqiptare varfërinë e skajshme.
    Do përjashtojmë mjerimin nga Shqipëria.
    Se në 100 ditë, çdo pensionist që sot merr një pension në 172 lekë dhe janë rreth 560 mijë, do marrë një pension 200 euro.
    Se çdo rrogëulët do marrë një rrogë jo më pak se 500 euro.
    Se çdo pensionist dhe rrogëulët do marrë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët.
    Se çdo qytetar shqiptar do paguajë energjinë me 7 lekë.
    Se çdo qytetar shqiptar do ketë një ulje të çmimit të naftës me të paktën 40 përqind.
    Ndaj jam sot këtu në këtë shesh për një zotim solemn se në 100 ditë, çdo biznesmen i Elbasanit do e paguajë energjinë tre herë më lirë, nga 18 në 6 lekë.
    Jam këtu për t’u dhënë fjalën bizneseve të vogla se kurrë bashkitë nuk do tatojnë më shumë se 1 përqind të xhiros.
    Se sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5 herë tarifa e saj.
    Do përgjysmohet çmimi i ujit për to.
    Do rritet tavani në 180 mijë euro për tatim fitimin dhe TVSH-në.
    TVSH-ja do ulet në 15 përqind.
    Çdo biznes që paguan tatim fitim, do e paguajë vetëm 10 përqind. 13 përqind më pak pra.
    Çdo rrogëtar që paguan tatim fitimin mbi të ardhurat 23 përqind, do paguajë 10 përqind dhe do ketë një rritje imediate të rrogës me 13 përqind.
     

  • “Rrit mirëqenien e familjeve të vetëpunësuara”/ Këlliçi dhe Çupi takime në Tiranë: Biznesi pa tatim fitim deri në…

    “Rrit mirëqenien e familjeve të vetëpunësuara”/ Këlliçi dhe Çupi takime në Tiranë: Biznesi pa tatim fitim deri në…

    Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi si dhe kandidatja për deputete Dhurata Çupi kanë vijuar takimet sot me pensionistë, qytetarë dhe biznese në Njësinë 9.
    Përfaqësuesit e PD kanë prezantuar pikat e programit të PD për zhvillimin e biznesit dhe të sipërmarrjes familjare.
    Këlliçi është shprehur se me taksën 10% dhe çuarjen deri në 180 mijë euro të xhiros së biznesit që nuk do të taksohet për tatim fitimin, ndihmon në rritjen e mirëqenies për familjet e vetëpunësuara.
    Postimi i KëlliçitTakime me pensionistë, qytetarë e biznese të vogla në Njësinë 9.Programi i Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe rritjen e nivelit të xhiros deri në 180 mijë euro PA TATIM FITIMi ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre.Me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë.