Tag: tarifore

  • Ndihmësit e Trump dhe Xi, diskutime për takimin e vjeshtës së udhëheqësve SHBA-Kinë

    Ndihmësit e Trump dhe Xi, diskutime për takimin e vjeshtës së udhëheqësve SHBA-Kinë

    Ndihmësit e Donald Trumo dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping kanë diskutuar një takim të mundshëm midis udhëheqësve gjatë një udhëtimi të presidentit amerikan në Azi më vonë këtë vit, sipas dy personave të njohur me planet.

    Ndërsa planet për një takim nuk janë finalizuar ende, diskutimet në të dyja anët e Paqësorit kanë përfshirë një ndalesë të mundshme të Trump rreth kohës së samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut ,ose bisedimeve në periferi të ngjarjes së 30 tetorit – 1 nëntorit, thanë burimet.

    Trump është përpjekur të ulë tensionet me Pekinin në javët e fundit, pasi ndaloi një lufte tarifore ‘dhëmbë për dhëmbë’ që ka përmbysur tregtinë globale dhe zinxhirët e furnizimit.

    Kina ka kërkuar gjithashtu pjesëmarrjen e mysafirëve ndërkombëtarë, përfshirë disa nga Shtetet e Bashkuara, për një ceremoni të 3 shtatorit në Pekin për të përkujtuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, tha një zëdhënës i ambasadës së Kinës në Uashington në një konferencë për gazetarët javën e kaluar.

    Kremlini tha të hënën se nuk e përjashton mundësinë e takimit të Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Trump në Pekin në shtator, nëse Trump vendos të marrë pjesë në atë ceremoni. Putin e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

    “Diplomacia midis krerëve të shteteve luan një rol udhëheqës strategjik të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet kino-amerikane”, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Guo Jiakun, duke refuzuar të komentojë mbi një takim të mundshëm Trump-Xi.

    Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha të hënën se do të ketë “bisedime në të ardhmen shumë të afërt” midis vendeve.

    “Tregtia është në një nivel të mirë dhe mendoj se tani mund të fillojmë të flasim për gjëra të tjera. Kinezët, për fat të keq… janë blerës shumë të mëdhenj të naftës iraniane të sanksionuar, naftës ruse të sanksionuar”, tha ai për CNBC.

    Ai shtoi: “Mund të diskutojmë edhe çështjen thelbësore, që është ky ribalancim i madh që kinezët duhet të bëjnë.”

    Trump është përpjekur të vendosë tarifa për pothuajse të gjitha mallrat e huaja, të cilat ai thotë se do të stimulojnë prodhimin vendas dhe që kritikët thonë se do t’i bëjnë shumë mallra të konsumit më të shtrenjta për amerikanët.

    Ai ka bërë thirrje për një normë universale tarifore bazë prej 10% për mallrat e importuara nga të gjitha vendet, me norma më të larta për importet nga disa vende, përfshirë Kinën. Importet nga Kina kanë normën më të lartë tarifore prej 55%.

    Trump ka vendosur një afat deri më 12 gusht që SHBA-të dhe Kina të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme për tarifat.

    Pika të tjera të fërkimit midis vendeve përfshijnë mbështetjen e Kinës për Rusinë, tregtinë e kimikateve të lidhura me fentanilin, shqetësimet për sigurinë rajonale dhe ndalimet e daljes për disa banorë amerikanë.

    Takimi më i fundit i nivelit të lartë SHBA-Kinë u zhvillua më 11 korrik, kur Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe Ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi, patën atë që të dy e përshkruan si një takim produktiv dhe pozitiv në Malajzi, rreth mënyrës se si duhet të vazhdojnë negociatat tregtare.

    Rubio tha atëherë se Trump ishte ftuar në Kinë për t’u takuar me Xi-në dhe tha se të dy udhëheqësit “duan që kjo të ndodhë”.

    Të premten, Ministri i Tregtisë i Kinës, Wang Wentao, tha se Kina dëshiron t’i rikthejë lidhjet e saj tregtare me SHBA-në në një bazë të qëndrueshme, dhe se bisedimet e fundit në Evropë treguan se nuk kishte nevojë për një luftë tarifore./ Reuters.

  • Trump për politikën e tij tarifore: Amerika duhet të prodhojnë tanke, jo bluza dhe çorape!

    Trump për politikën e tij tarifore: Amerika duhet të prodhojnë tanke, jo bluza dhe çorape!

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se politika e tij tarifore synon nxitjen e prodhimit vendas të tankeve dhe produkteve teknologjike dhe jo zhvillimin e industrisë tekstile.

    Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ai tha se ishte dakord me komentet e bëra më 29 prill nga Sekretari i Thesarit, Scott Besant, se Shtetet e Bashkuara nuk kishin domosdoshmërisht nevojë për një “industri tekstili në lulëzim”, komente që tërhoqën kritika nga Këshilli Kombëtar i Organizatave të Tekstilit.
    “Ne nuk synojmë të bëjmë atlete dhe bluza. Ne duam të bëjmë pajisje ushtarake. Ne duam të ndërtojmë gjëra të mëdha. Ne duam të ndërtojmë inteligjencë artificiale. Nuk kam ndërmend të prodhojmë bluza, për të qenë i sinqertë. Nuk kam për qëllim as çorape. Ne mund ta bëjmë këtë shumë mirë në vende të tjera. Ne po synojmë të prodhojmë mikroprocesorë, kompjuterë dhe shumë gjëra të tjera, si dhe tanke dhe anije“, tha Trump.
    Shoqata Amerikane e Veshjeve dhe Këpucëve (AAFA) i përgjigjet komenteve të Trump se tarifat nuk janë të mira për industrinë. “Më shumë tarifa do të nënkuptojnë kosto më të larta për prodhuesit amerikanë dhe çmime më të larta që do të dëmtojnë konsumatorët me të ardhura më të ulëta.”, u shpreh presidenti i shoqatës së veshjeve dhe këpucëve.
     

    Top Channel

  • Tarifat/ Kryeministri japonez telefonatë me Trump, zbardhen diskutimet

    Tarifat/ Kryeministri japonez telefonatë me Trump, zbardhen diskutimet

    Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai u shpreh se i ka kërkuar Trump të rimendojë tarifat.

    Sipas tij ata ranë dakord që të vazhdojnë bisedimet për tarifat e vendosura nga Uashingtoni javën e kaluar.

    Kryeministri tha se ai i kërkoi Trump të rishqyrtonte vendimin, duke e quajtur politikën e tij tarifore “jashtëzakonisht zhgënjyese”.

    I thashë presidentit se Japonia ka qenë investitori më i madh në SHBA për pesë vjet rresht dhe politika tarifore do të dëmtojë potencialin investues të kompanive japoneze,” u tha Ishiba gazetarëve.

    Trump konfirmoi se kishte folur me Ishibën dhe se Japonia do të dërgonte një delegacion për negociata. Ai gjithashtu vuri në dukje se vendet nga e gjithë bota duan të bisedojnë me qeverinë e tij për çështjen e tarifave.

    /vizionplus.tv