Tag: tarifa

  • Trump i kërcënoi me tarifa nëse vijojnë të blejnë naftën ruse, reagon India: E pajustifikuar

    Trump i kërcënoi me tarifa nëse vijojnë të blejnë naftën ruse, reagon India: E pajustifikuar

    India ka reaguar në lidhje me kërcënimin e Donald Trump për tarifa më të larta për blerjen e naftës nga Rusia, duke e quajtur “të pajustifikuar dhe të paarsyeshëm”.

    Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan paralajmëroi se do të rriste taksat, duke thënë se Indisë “nuk i intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga Makineria Ruse e Luftës”.
    Trump nuk specifikoi se cila do të jetë tarifa e re, por ajo vjen vetëm disa ditë pasi ai zbuloi një taksë të madhe prej 25% ndaj Indisë.
    Në një deklaratë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, tha se SHBA-të e kishin inkurajuar Indinë të importonte gaz rus në fillim të konfliktit, “për forcimin e stabilitetit të tregjeve globale të energjisë”.
    Ai tha se India “filloi të importojë nga Rusia sepse furnizimet tradicionale u devijuan në Evropë pas shpërthimit të konfliktit”.
    India gjithashtu kritikoi SHBA-në – partnerin e saj më të madh tregtar, për futjen e tarifave, kur vetë SHBA-ja ende bën tregti me Rusinë. Vitin e kaluar, SHBA-ja tregtoi mallra me vlerë rreth 3.5 miliardë dollarë me Rusinë, pavarësisht sanksioneve dhe tarifave të ashpra.
    “Ashtu si çdo ekonomi e madhe, India do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj kombëtare dhe sigurinë ekonomike. Synimi i Indisë është i pajustifikuar dhe i paarsyeshëm”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme.
    India është aktualisht ndër blerësit më të mëdhenj të naftës ruse. Ajo është bërë një treg i rëndësishëm eksporti për Moskën pasi disa vende evropiane ndërprenë tregtinë kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

    Top Channel

  • Pse taksat e reja turistike mund të jenë një gjë e mirë?

    Pse taksat e reja turistike mund të jenë një gjë e mirë?

    Në të gjithë botën, destinacionet turistike po prezantojnë tarifa të reja, duke i bërë pushimet tuaja pak më të shtrenjta. Edhe pse në shikim të parë kjo mund të duket frustruese, këto taksa të reja kanë një qëllim thelbësor: mbrojtjen e destinacioneve më të dashura dhe më të cënueshme të botës nga ndryshimet klimatike.
    Raste konkrete nga bota
    Havai
    Pas zjarreve shkatërruese të vitit 2023, Havai miratoi “Tarifën e Gjelbër”, një taksë prej 0.75% mbi akomodimin. Kjo taksë pritet të mbledhë 100 milionë dollarë në vit për rikuperimin nga zjarret, restaurimin e ekosistemeve dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ky veprim pasqyron ndikimin e madh të 10 milionë turistëve që vizitojnë ishujt çdo vit dhe rëndësinë e ruajtjes së burimeve natyrore.
    Greqia
    Në janar të vitit 2024, Greqia vendosi “Tarifën e Rezistencës ndaj Krizës Klimatike”, duke zëvendësuar taksën e mëparshme. Tarifa varion nga 0.50 deri në 10 euro nata, me qëllim mbledhjen e 400 milionë eurove në vit për infrastrukturën ujore dhe parandalimin e fatkeqësive.
    Maldivet dhe Zelanda e Re
    Maldivet dyfishuan “Taksën e Gjelbër” në 12 dollarë për person në natë për të financuar menaxhimin e mbeturinave dhe qëndrueshmërinë bregdetare. Zelanda e Re ka trefishuar “Taksën Ndërkombëtare për Vizitorët” për të mbështetur ruajtjen e natyrës dhe infrastrukturën e turizmit të qëndrueshëm.
    Përfitimet dhe rëndësia e transparencës
    Këto tarifa, edhe pse modeste në krahasim me koston totale të udhëtimit, mund të kenë një ndikim transformues. Sidoqoftë, ekspertët theksojnë se transparenca është thelbësore. Vizitorët janë më të gatshëm të paguajnë nëse e dinë se paratë e tyre shkojnë për qëllime të qarta dhe të rëndësishme. Për shembull, Maldivet dhe Zelanda e Re publikojnë raporte të detajuara që tregojnë se si shpenzohen këto fonde.
    Sondazhet tregojnë se shumica e udhëtarëve janë të gatshëm të kontribuojnë për turizëm më të qëndrueshëm. Një studim i Euromonitor zbuloi se gati 80% e vizitorëve do të paguanin të paktën 10% më shumë për opsione udhëtimi të qëndrueshme. Kjo tregon një ndryshim në mentalitetin e udhëtarëve, të cilët duan të lënë vendet që vizitojnë më mirë se si i gjetën.
    Në thelb, këto taksa përfaqësojnë një ndryshim nga turizmi si një ekonomi konsumiste në një model ku udhëtarët bëhen bashkëpunëtorë në ruajtjen e destinacioneve. Kjo do të thotë një kalim drejt një turizmi më të përgjegjshëm, me më pak turma, përvoja më kuptimplote dhe një respekt më të thellë për kulturën dhe mjedisin vendas. BBC

  • SHBA vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

    SHBA vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

    Foto ilustruese

    SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Ai ka thënë se tarifat ndaj 69 vendeve do të hyjnë në fuqi më 7 gusht. Në vendimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë më 31 korrik është thënë se mallrat e çdo vendi partner tregtar që nuk përfshihen në aneksin e urdhrit, do të jenë subjekt i taksës prej 10 për qind bazuar në urdhrin ekzekutiv të prillit.
    Në atë urdhër Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi ishin goditur me taksë bazë prej 10 për qind. Sipas modifikimeve të fundit, vendet tjera të Ballkanit Perëndimor janë goditur me tarifa më të larta: Maqedonia e Veriut 15 për qind, Bosnje-Hercegovina 30 për qind dhe Serbia 35 për qind. Në nivel botëror, vendet më të goditura nga tarifat janë Siria, Laosi dhe Mianmari me tarifa që shkojnë deri në 41 për qind.
    Afati i 7 gushtit nuk vlen vetëm për Kanadanë, pasi tarifa prej 35 për qind në mallrat e saj ka hyrë në fuqi menjëherë. Kryeministri kanadez, Mark Carney është shprehur i zhgënjyer, ndonëse autoritetet kanadeze kanë përmendur se shumica e mallrave nuk preken nga vendimi, për shkak të marrëveshjes tregtare SHBA – Meksikë – Kanada.
    Trump e ka bërë këtë njoftim pak para se të skadonte afati 90-ditor që kishte vendosur në prill për pezullim të tarifave që kishte prezantuar atëherë, me qëllim të ofrimit të hapësirës për të negociuar me partnerët tregtarë. Përmes këtyre masave, ai synon të transformojë sistemin tregtar botëror, të cilin e konsideron të padrejtë ndaj SHBA-së. Disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, kanë arritur marrëveshje tregtare.
    Administrata e tij ka thënë se pritet të arrihen edhe marrëveshje tjera tregtare në ditët në vijim. Tarifat nënkuptojnë që kompanitë, të cilat dërgojnë mallra në Shtetet e Bashkuara, do të duhet t’i paguajnë taksë Qeverisë amerikane. Ekspertët besojnë se këto kompani mund t’i bartin shpenzimet te konsumatorët dhe për pasojë mund të rriten çmimet e mallrave.
    Kur tarifat ishin përmendur për herë të parë në prill, ekspertët në Kosovë patën vlerësuar se ato do të kenë shumë ndikim për shkak të varësisë së madhe nga importet.
    Kosova, aktualisht, ka një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA-ja.
    Në fillim të prillit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës pezullimin e saj, por taksa është ende në fuqi.
    Osmani pati thënë se zyra e saj e ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10 për qind ndaj mallrave amerikane, por se për miratimin e këtij ligji duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri – diçka që nuk ka ndodhur ende, as pas mbi 50 tentimesh. Organizatat ekonomike në Kosovë kanë treguar se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
    Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë (2022).
    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. Ditë më parë, Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara besojnë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje.
    “Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan dhe që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigje./REL

  • Ndër më të lartat njoftuar nga SHBA, Zvicra reagon me keqardhje pasi Trump caktoi tarifa prej 39%: Pavarësisht përparimit në bisedimet dypalëshe…

    Ndër më të lartat njoftuar nga SHBA, Zvicra reagon me keqardhje pasi Trump caktoi tarifa prej 39%: Pavarësisht përparimit në bisedimet dypalëshe…

    Qeveria zvicerane u shpreh e keqardhur ndaj vendimit të SHBA-së që vendosi tarifa prej 39% mbi importet zvicerane.

    Sipas qeverisë, SHBA injoroi përparimit në bisedimet dypalëshe dhe “qëndrimin shumë konstruktiv të Zvicrës”.
    Tarifa prej 39% ndaj kombit evropian është një nga më të lartat e njoftuara nga Shtëpia e Bardhë dhe është një rritje e konsiderueshme nga tarifa prej 31% e propozuar në prill.
    Zvicra, një eksportuese e madhe farmaceutike, zhvilloi 88.4 miliardë dollarë në tregti dypalëshe me SHBA-në në vitin 2024. Metalet e çmuara dhe orët luksoze janë gjithashtu element i rëndësishëm i eksporteve zvicerane në SHBA.
    Tarifa “devijon ndjeshëm” nga një projekt-marrëveshje që Berna miratoi në fillim të korrikut, për të cilën zviceranët thanë se ishte produkt i muajve të tërë diskutimesh me SHBA-në.
    Megjithatë, qeveria theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje me SHBA-në.
    Karin Keller-Sutter, presidentja dhe ministrja e financave të vendit, tha të enjten se nuk arriti një marrëveshje gjatë telefonatës së fundit me Presidentin e SHBA-së, duke shtuar se “deficiti tregtar është ende një çështje kyçe”.

    Top Channel

  • SHBA tarifa të reja për 69 shtete, 10 përqind për Shqipërinë! Trump: Të mbrojmë amerikanët

    SHBA tarifa të reja për 69 shtete, 10 përqind për Shqipërinë! Trump: Të mbrojmë amerikanët

    Presidenti amerikan Donald Trump ka përshkallëzuar tarifat e mallrave për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara.

    Në një deklaratë të bërë vonë të enjten pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv, Trump tha se tarifat ndaj 69 vendeve do të hyjnë në fuqi më 7 gusht.
    Në vendimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se mallrat e çdo vendi partner tregtar që nuk përfshihen në aneksin e urdhrit, do të taksohen 10 për qind bazuar në urdhrin ekzekutiv të muajit prill.

    Në atë urdhër bëjnë pjesë vendi ynë, Kosova dhe Mali i Zi.  Ndërsa sipas ndryshimeve të fundit, administrata Trump ka rritur tarifat për Maqedoninë e veriut në 15%, për Bosnjë e Hercegovinën në 30 përqind dhe në shifrën më të lartë prej 35% për Serbinë.
    Afati i 7 gushtit nuk vlen vetëm për Kanadanë, pasi tarifa prej 35 për qind në mallrat e saj ka hyrë në fuqi menjëherë. Kryeministri kanadez, Mark Carney u shpreh i zhgënjyer, ndonëse autoritetet kanadeze kanë përmendur se shumica e produkteve nuk preken nga vendimi, për shkak të marrëveshjes tregtare SHBA – Meksikë – Kanada.
    “Epo, ata duhet të paguajnë një normë të drejtë. kaq është. është shumë e thjeshtë. ata u kanë vënë tarifa shumë, shumë të larta fermerëve tanë, disa mbi 200 përqind, dhe i kanë trajtuar shumë keq fermerët tanë. ata e kanë trajtuar shumë keq vendin tonë për vite me radhë”, tha Trump.
    Përmes këtyre masave, presidenti Trump synon të transformojë sistemin tregtar botëror, të cilin e konsideron të padrejtë ndaj SHBA-së.
    Disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, kanë arritur marrëveshje tregtare.
    Në nivel botëror, vendet më të goditura nga tarifat janë Siria, Laosi dhe Mianmari me tarifa që shkojnë deri në 41 për qind.
     

  • Trump konfirmon tarifat doganore 15% për BE-në! Kanadaja dhe Zvicra goditen rëndë

    Trump konfirmon tarifat doganore 15% për BE-në! Kanadaja dhe Zvicra goditen rëndë

    Në prag të afatit për marrëveshjet e reja tregtare, Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv tarifa historike për importet nga dhjetëra vende. Masat e reja hyjnë në fuqi më 7 gusht dhe synojnë të riformatojnë skemën tregtare globale në favor të SHBA-së.
    Në fokus të këtij urdhri janë vendet që kanë marrëveshje ekzistuese tregtare me SHBA-në. Megjithëse Bashkimi Evropian shfaqi shqetësim dhe pati mospajtime të brendshme, marrëveshja e arritur në Skoci midis Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbetet në fuqi, me një tarifë fikse 15%.

    Goditje për Kanadanë dhe Zvicrën

    Kanadaja është penalizuar rëndë, me tarifat që rriten nga 25% në 35%, si përgjigje ndaj “mosveprimit dhe hakmarrjes së vazhdueshme të Otavës”, sipas administratës amerikane. Ndërkohë, Zvicra do të përballet me një tarifë prej 39%, më e lartë se sa ishte paralajmëruar më parë. Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, i ka bërë thirrje Kryeministrit federal Mark Carney që të mos dorëzohet ndaj presionit amerikan.
    Tarifa të ndryshme sipas vendit
    Japonia dhe Koreja e Jugut: tarifa prej 15%Mbretëria e Bashkuar: tarifa 10%India: mbetet në 25%Siria: më e larta në listë, me 41%Brazili: përveç tarifës bazë prej 10%, i shtohet një tarifë 40% për mallra të caktuara, si ndëshkim ndaj Presidentit Lula për qëndrimet ndaj gjyqit të Bolsonaro.
    Për të gjitha vendet e tjera: një tarifë standarde 10% do të aplikohet për mallrat e importuara, përveç 92 vendeve të përmendura në një aneks, për të cilat aplikohen tarifa më të larta.
    Trump ka urdhëruar gjithashtu një tarifë 40% për çdo produkt që Dogana amerikane përcakton se është devijuar për të shmangur tarifat – një praktikë e zakonshme ku mallrat kineze dërgohen në vende të treta dhe ripaketohen për t’u eksportuar në SHBA.
    Ky vendim është pjesë e strategjisë së Presidentit për të “rindërtuar fuqinë industriale amerikane”, por ekspertët paralajmërojnë se kostot e rritura mund të përfundojnë tek konsumatorët amerikanë.

  • Vetëm disa vende arrijnë marrëveshjen/ Trump vendos tarifa të reja gjithëpërfshirëse për 92 shtete në përpjekjen e fundit për të riformësuar tregtinë globale

    Vetëm disa vende arrijnë marrëveshjen/ Trump vendos tarifa të reja gjithëpërfshirëse për 92 shtete në përpjekjen e fundit për të riformësuar tregtinë globale

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa që variojnë nga 10% deri në 41% për importet nga dhjetëra vende partnere tregtare, në përpjekjen e tij të fundit për të riformësuar ekonominë globale.

    Megjithatë, në një lehtësim të vogël që hap derën për negociata të mëtejshme, Shtëpia e Bardhë njoftoi se këto masa do të hyjnë në fuqi pas një jave, dhe jo të premten, siç ishte afati i vendosur më parë nga Trump.
    Normat e reja, të cilat Trump i sheh si në dobi të eksportuesve amerikanë, shkaktojnë një valë të re pasigurie për dhjetëra vende, përfshirë aleatët e hershëm të SHBA-së. Ato gjithashtu kanë rritur frikën e inflacionit në SHBA.
    Tarifat u vendosën në:
    25% për eksportet e Indisë drejt SHBA-së,
    20% për Tajvanin,
    30% për Afrikën e Jugut.
    Zvicra do të përballet me një normë prej 39%.

    Afati për një marrëveshje tarifore me Meksikën u zgjat me 90 ditë të tjera.
    Tarifa e Brazilit u vendos në 10%, por një urdhër i mëparshëm i Trump kishte vendosur një tarifë prej 40% për disa mallra braziliane, si dënim për ndjekjen penale të ish-presidentit Jair Bolsonaro, për përpjekjen e tij për të përmbysur zgjedhjet që humbi dhe për nxitjen e mbështetësve të tij që sulmuan selinë e qeverisë.
    Në veçanti, Shtëpia e Bardhë njoftoi se importet kanadeze do të përballen me tarifa prej 35%, në vend të 25% aktuale. Urdhri tha se Kanadaja “nuk kishte bashkëpunuar” në frenimin e fluksit të fentanilit në SHBA. Trump kërcënoi se masa e Kanadasë për njohjen e një shteti palestinez do ta bënte “shumë të vështirë” arritjen e një marrëveshjeje tregtare.
    Disa nga vendet më të varfra dhe të shkatërruara nga lufta në botë u goditën me norma ndëshkuese, përfshirë:
    Sirinë me një tarifë prej 41%,
    Laosin dhe Mianmarin me tarifa prej 40%,
    Libinë me 30%,
    Irakun me 35%,
    Sri Lankën me 20%.
    Vendit të vogël afrikan, Lesoto, iu aplikua një tarifë e modifikuar prej 15%, pasi në prill kërcënohej me tarifë prej 50%, më e larta nga çdo partner tregtar i SHBA-së.
    Njoftimi fillestar për tarifat tre muaj më parë shkaktoi rënie në tregjet financiare, por reagimi i fundit ishte më i ulët. Aksionet dhe kontratat e ardhshme ranë modestisht në tregtinë e së premtes në Azi.
    Tarifat për 68 vende dhe Bashkimin Evropian me 27 anëtarë do të hyjnë në fuqi brenda shtatë ditësh, sipas urdhrit, dhe jo në afatin fillestar të së premtes. Kjo shtyrje reflekton nevojën e qeverisë për më shumë kohë për të harmonizuar tarifat, tha një zyrtar i lartë anonim.
    Trump deklaroi se tarifat po shkonin “shumë mirë, shumë lehtë”. Në një intervistë me NBC News ai shtoi se ishte “tepër vonë” që vendet e përmendura në urdhër të shmangnin tarifat, por se ai ishte i hapur për oferta.
    “Kjo nuk do të thotë që dikush nuk mund të vijë pas katër javësh dhe të thotë se mund të bëjmë një marrëveshje,” tha ai.
    Tarifat e fundit vijnë në kohën kur Trump përballet me sfida ligjore lidhur me përdorimin e fuqive emergjente ekonomike. Pas një vendimi të një gjykate më të ulët që tha se presidenti tejkaloi autoritetin e tij, Gjykata e Apelit dëgjoi argumentet për çështjet kundër tarifave të përgjithshme që Trump ka vendosur ndaj vendeve të ndryshme.
    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se vendet që nuk kanë marrë më parë një letër për tarifat nga Trump ose nuk kanë negociuar një kuadër tregtar do të njoftohen për tarifat e mundshme, qoftë me letër apo urdhër ekzekutiv.
    Disa nga vendet e listuara kanë arritur marrëveshje për ulje tarifash, si Pakistani me tarifa prej 19%, ndërsa të tjerët nuk kanë pasur mundësi të negociojnë me administratën Trump.
    Vendet që nuk përmenden në urdhër do të përballen me një tarifë bazë prej 10%, sipas administratës.
    Kina ka një afat të veçantë për tarifat e saj më të larta, më 12 gusht, me një zgjatje të armëpushimit të rënë dakord në parim, por ende pa miratimin e Shtëpisë së Bardhë.
    Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, e përshkroi tarifën ndaj vendit të tij si “të përkohshme” dhe tha se ekziston “mundësia për ulje të mëtejshme nëse arrihet një marrëveshje”. Ai shtoi se qeveria do të “përpiqet për një tarifë të arsyeshme”.
    Ndërsa Tajlanda mirëpriti taksën e saj prej 19% si një “sukses të madh”. “Kjo përfaqëson një qasje fitimprurëse për të dyja palët, që synon ruajtjen e bazës së eksportit të Tajlandës dhe stabilitetin ekonomik afatgjatë,” tha zëdhënësi i qeverisë, Jirayu Huangsab.
    Presidenti amerikan tha se kishte vendosur t’i jepte më shumë kohë Meksikës për shkak të kompleksiteteve të marrëdhënieve tregtare. Ai shkroi në mediat sociale:“Do të flasim me Meksikën gjatë 90 ditëve të ardhshme me qëllim nënshkrimin e një Marrëveshjeje Tregtare brenda periudhës 90-ditore, ose më gjatë.”
    Kjo shtyrje shmang një tarifë prej 30% për shumicën e mallrave jo-automobilistike dhe jo-metalike meksikane në përputhje me Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada dhe erdhi pas një telefonate midis Trump dhe presidentes meksikane Claudia Sheinbaum.
    “We avoided the tariff increase announced for tomorrow,” shkroi Sheinbaum në rrjetet sociale, duke e përshkruar telefonatën si “shumë të mirë”. Norma e Meksikës do të vazhdojë të jetë 25% për 90 ditë të tjera.
    Pak më shumë se dy javë më parë, Trump kërcënoi BE-në dhe Meksikën me tarifa prej 30% për shumicën e eksporteve në SHBA nga 1 gushti, por të dielën e kaluar ai arriti një marrëveshje me Brukselin për një normë bazë prej 15% duke filluar nga 1 gushti.
    Shtyrja për Meksikën mund të nxisë tallje se “Trump gjithmonë shmang afatet”, por pas presionit të fortë ndaj ekonomive kryesore, përfshirë BE-në dhe Japoninë, strategjia e tij po jep rezultate.
    Një zyrtar amerikan tha se më shumë marrëveshje tregtare priten të njoftohen. “Kemi disa marrëveshje,” tha ai. “Dhe nuk dua t’i paraprij Presidentit të SHBA-së në njoftimin e tyre.”
    Kur Trump njoftoi më 2 prill “ditën e çlirimit”, ai tha se do të vendoste tarifa ndëshkuese “reciproke” ndaj partnerëve tregtarë në të gjithë botën, si hakmarrje për “vite plaçkitjeje, grabitjeje dhe shkatërrimi të SHBA-së”.
    Deri më 31 korrik, vetëm tetë vende ose blloqe ekonomike kishin arritur marrëveshje zyrtare me Shtëpinë e Bardhë si Mbretëria e Bashkuar, Vietnami, Indonezia, Filipinet, Koreja e Jugut, Japonia, Pakistani dhe Bashkimi Evropian.
    Ministri i Tregtisë i Australisë, Don Farrell, deklaroi të premten se Shtëpia e Bardhë kishte konfirmuar se asnjë vend nuk kishte tarifa reciproke më të ulëta se Australia, duke sugjeruar se tarifat bazë prej 10% për mallrat australiane ishin lënë të pandryshuara nga Trump.
    Javën e kaluar, Australia hoqi disa kufizime për importet e mishit të viçit nga SHBA, duke hapur mundësi për lehtësimin e bisedimeve tregtare me administratën Trump. Megjithatë, kryeministri Anthony Albanese theksoi se vendimi ishte marrë më parë dhe nuk kishte lidhje me ndonjë negociatë tregtare aktuale.
    Kamboxhia dhe Tajlanda ishin gjithashtu afër përfundimit të një marrëveshjeje, sipas sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, në fillim të kësaj jave. Megjithatë, të dy vendet u përfshinë në urdhrin ekzekutiv të së enjtes me tarifa të përcaktuara në nivelin 19%. Kryeministri kamboxhian, Hun Manet, e përshkroi këtë normë në një postim në Facebook si “lajm të mirë”.

    Top Channel

  • Trump godet me grushtin ekonomik të shekullit/ Vendos tarifa të reja gjithëpërfshirëse për 92 shtete

    Trump godet me grushtin ekonomik të shekullit/ Vendos tarifa të reja gjithëpërfshirëse për 92 shtete

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa që variojnë nga 10% deri në 41% për importet nga dhjetëra vende partnere tregtare, në përpjekjen e tij të fundit për të riformësuar ekonominë globale.

    Megjithatë, në një lehtësim të vogël që hap derën për negociata të mëtejshme, Shtëpia e Bardhë njoftoi se këto masa do të hyjnë në fuqi pas një jave, dhe jo të premten, siç ishte afati i vendosur më parë nga Trump.

    Normat e reja, të cilat Trump i sheh si në dobi të eksportuesve amerikanë, shkaktojnë një valë të re pasigurie për dhjetëra vende, përfshirë aleatët e hershëm të SHBA-së. Ato gjithashtu kanë rritur frikën e inflacionit në SHBA.

    Tarifat u vendosën në:

    25% për eksportet e Indisë drejt SHBA-së,

    20% për Tajvanin,

    30% për Afrikën e Jugut.

    Zvicra do të përballet me një normë prej 39%.

    Afati për një marrëveshje tarifore me Meksikën u zgjat me 90 ditë të tjera.

    Tarifa e Brazilit u vendos në 10%, por një urdhër i mëparshëm i Trump kishte vendosur një tarifë prej 40% për disa mallra braziliane, si dënim për ndjekjen penale të ish-presidentit Jair Bolsonaro, për përpjekjen e tij për të përmbysur zgjedhjet që humbi dhe për nxitjen e mbështetësve të tij që sulmuan selinë e qeverisë.

    Në veçanti, Shtëpia e Bardhë njoftoi se importet kanadeze do të përballen me tarifa prej 35%, në vend të 25% aktuale. Urdhri tha se Kanadaja “nuk kishte bashkëpunuar” në frenimin e fluksit të fentanilit në SHBA. Trump kërcënoi se masa e Kanadasë për njohjen e një shteti palestinez do ta bënte “shumë të vështirë” arritjen e një marrëveshjeje tregtare.

    Disa nga vendet më të varfra dhe të shkatërruara nga lufta në botë u goditën me norma ndëshkuese, përfshirë:

    Sirinë me një tarifë prej 41%,

    Laosin dhe Mianmarin me tarifa prej 40%,

    Libinë me 30%,

    Irakun me 35%,

    Sri Lankën me 20%.

    Vendit të vogël afrikan, Lesoto, iu aplikua një tarifë e modifikuar prej 15%, pasi në prill kërcënohej me tarifë prej 50%, më e larta nga çdo partner tregtar i SHBA-së.

    Njoftimi fillestar për tarifat tre muaj më parë shkaktoi rënie në tregjet financiare, por reagimi i fundit ishte më i ulët. Aksionet dhe kontratat e ardhshme ranë modestisht në tregtinë e së premtes në Azi.

    Tarifat për 68 vende dhe Bashkimin Evropian me 27 anëtarë do të hyjnë në fuqi brenda shtatë ditësh, sipas urdhrit, dhe jo në afatin fillestar të së premtes. Kjo shtyrje reflekton nevojën e qeverisë për më shumë kohë për të harmonizuar tarifat, tha një zyrtar i lartë anonim.

    Trump deklaroi se tarifat po shkonin “shumë mirë, shumë lehtë”. Në një intervistë me NBC News ai shtoi se ishte “tepër vonë” që vendet e përmendura në urdhër të shmangnin tarifat, por se ai ishte i hapur për oferta.

    “Kjo nuk do të thotë që dikush nuk mund të vijë pas katër javësh dhe të thotë se mund të bëjmë një marrëveshje,” tha ai.

    Tarifat e fundit vijnë në kohën kur Trump përballet me sfida ligjore lidhur me përdorimin e fuqive emergjente ekonomike. Pas një vendimi të një gjykate më të ulët që tha se presidenti tejkaloi autoritetin e tij, Gjykata e Apelit dëgjoi argumentet për çështjet kundër tarifave të përgjithshme që Trump ka vendosur ndaj vendeve të ndryshme.

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se vendet që nuk kanë marrë më parë një letër për tarifat nga Trump ose nuk kanë negociuar një kuadër tregtar do të njoftohen për tarifat e mundshme, qoftë me letër apo urdhër ekzekutiv.

    Disa nga vendet e listuara kanë arritur marrëveshje për ulje tarifash, si Pakistani me tarifa prej 19%, ndërsa të tjerët nuk kanë pasur mundësi të negociojnë me administratën Trump.

    Vendet që nuk përmenden në urdhër do të përballen me një tarifë bazë prej 10%, sipas administratës.

    Kina ka një afat të veçantë për tarifat e saj më të larta, më 12 gusht, me një zgjatje të armëpushimit të rënë dakord në parim, por ende pa miratimin e Shtëpisë së Bardhë.

    Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, e përshkroi tarifën ndaj vendit të tij si “të përkohshme” dhe tha se ekziston “mundësia për ulje të mëtejshme nëse arrihet një marrëveshje”. Ai shtoi se qeveria do të “përpiqet për një tarifë të arsyeshme”.

    Ndërsa Tajlanda mirëpriti taksën e saj prej 19% si një “sukses të madh”. “Kjo përfaqëson një qasje fitimprurëse për të dyja palët, që synon ruajtjen e bazës së eksportit të Tajlandës dhe stabilitetin ekonomik afatgjatë,” tha zëdhënësi i qeverisë, Jirayu Huangsab.

    Presidenti amerikan tha se kishte vendosur t’i jepte më shumë kohë Meksikës për shkak të kompleksiteteve të marrëdhënieve tregtare. Ai shkroi në mediat sociale:
    “Do të flasim me Meksikën gjatë 90 ditëve të ardhshme me qëllim nënshkrimin e një Marrëveshjeje Tregtare brenda periudhës 90-ditore, ose më gjatë.”

    Kjo shtyrje shmang një tarifë prej 30% për shumicën e mallrave jo-automobilistike dhe jo-metalike meksikane në përputhje me Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada dhe erdhi pas një telefonate midis Trump dhe presidentes meksikane Claudia Sheinbaum.

    “We avoided the tariff increase announced for tomorrow,” shkroi Sheinbaum në rrjetet sociale, duke e përshkruar telefonatën si “shumë të mirë”. Norma e Meksikës do të vazhdojë të jetë 25% për 90 ditë të tjera.

    Pak më shumë se dy javë më parë, Trump kërcënoi BE-në dhe Meksikën me tarifa prej 30% për shumicën e eksporteve në SHBA nga 1 gushti, por të dielën e kaluar ai arriti një marrëveshje me Brukselin për një normë bazë prej 15% duke filluar nga 1 gushti.

    Shtyrja për Meksikën mund të nxisë tallje se “Trump gjithmonë shmang afatet”, por pas presionit të fortë ndaj ekonomive kryesore, përfshirë BE-në dhe Japoninë, strategjia e tij po jep rezultate.

    Një zyrtar amerikan tha se më shumë marrëveshje tregtare priten të njoftohen. “Kemi disa marrëveshje,” tha ai. “Dhe nuk dua t’i paraprij Presidentit të SHBA-së në njoftimin e tyre.”

    Kur Trump njoftoi më 2 prill “ditën e çlirimit”, ai tha se do të vendoste tarifa ndëshkuese “reciproke” ndaj partnerëve tregtarë në të gjithë botën, si hakmarrje për “vite plaçkitjeje, grabitjeje dhe shkatërrimi të SHBA-së”.

    Deri më 31 korrik, vetëm tetë vende ose blloqe ekonomike kishin arritur marrëveshje zyrtare me Shtëpinë e Bardhë si Mbretëria e Bashkuar, Vietnami, Indonezia, Filipinet, Koreja e Jugut, Japonia, Pakistani dhe Bashkimi Evropian.

    Ministri i Tregtisë i Australisë, Don Farrell, deklaroi të premten se Shtëpia e Bardhë kishte konfirmuar se asnjë vend nuk kishte tarifa reciproke më të ulëta se Australia, duke sugjeruar se tarifat bazë prej 10% për mallrat australiane ishin lënë të pandryshuara nga Trump.

    Javën e kaluar, Australia hoqi disa kufizime për importet e mishit të viçit nga SHBA, duke hapur mundësi për lehtësimin e bisedimeve tregtare me administratën Trump. Megjithatë, kryeministri Anthony Albanese theksoi se vendimi ishte marrë më parë dhe nuk kishte lidhje me ndonjë negociatë tregtare aktuale.

    Kamboxhia dhe Tajlanda ishin gjithashtu afër përfundimit të një marrëveshjeje, sipas sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, në fillim të kësaj jave. Megjithatë, të dy vendet u përfshinë në urdhrin ekzekutiv të së enjtes me tarifa të përcaktuara në nivelin 19%. Kryeministri kamboxhian, Hun Manet, e përshkroi këtë normë në një postim në Facebook si “lajm të mirë”.

  • SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

    SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

    Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej 25% ndaj Indisë, rivalit historik të Islamabadit.
    Presidenti Donald Trump tha se është arritur një marrëveshje me Pakistanin që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në zgjerimin e rezervave të naftës së Islamabadit. Pakistani thotë se marrëveshja do të ulë tarifat e SHBA-së për eksportet e tij.

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka arritur një marrëveshje me Pakistanin që përfshin ndihmën e Uashingtonit për të zhvilluar rezervat e naftës të vendit të Azisë Jugore.

    “Sapo kemi arritur një marrëveshje me Pakistanin, sipas së cilës Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku për të zhvilluar rezervat e tyre të mëdha të naftës”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
    Pakistani tha se marrëveshja do të rezultojë në tarifa më të ulëta për eksportet e tij në Shtetet e Bashkuara.
    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i vendit, Ishaq Dar, e konfirmoi marrëveshjen në një deklaratë.
    “Pakistani po arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara”, shkroi ai në platformën X, pa dhënë detaje të mëtejshme.
    Detajet e marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit mbeten të paqarta.
    Detajet e marrëveshjes, duke përfshirë normën e tarifave të dakorduara dhe rezervat e naftës për të cilat iu referua Trumpi, nuk u bënë të qarta menjëherë.
    Trumpi nuk përmendi tarifa në njoftim
    “Ne jemi në procesin e zgjedhjes së kompanisë së naftës që do të udhëheqë këtë partneritet”, tha presidenti i SHBA-së. Në prill, Pakistani u përball me një rritje të mundshme prej 29% të tarifave të SHBA, e cila më pas u pezullua për 90 ditë për të lejuar negociata tregtare.
    Të enjten, Ministri i Financave i Pakistanit, Mohammad Aurangzeb, tha se kishte zhvilluar takime me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington dhe e quajti marrëveshjen një “fitore për të dyja palët” si për vendin e tij, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.
    Aurangzeb po viziton kryeqytetin e SHBA për herë të dytë brenda dy javësh për atë që ai e quajti fazën përfundimtare të negociatave mbi një marrëveshje tarifore.
    “Nga perspektiva jonë, kjo ka qenë gjithmonë për më shumë sesa një imperativ i menjëhershëm komercial, dhe objektivi i saj ishte, dhe mbetet, që tregtia dhe investimet ecin paralalelisht”, tha ai në një video të publikuar nga Ministria e Financave e Pakistanit.
    Tarifa prej 25% ndaj Indisë
    Ky zhvillim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Uashingtoni vendosi tarifa prej 25% ndaj Indisë, rivalit historik të Islamabadit.
    Shtetet e Bashkuara vendosën këto tarifa dhe sanksione të tjera financiare, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht, për tregtinë midis Indisë dhe Rusisë, pavarësisht luftës që vazhdon në Ukrainë.
    Të mërkurën, Trumpi kritikoi ekonomitë ruse dhe indiane, duke shtuar se kjo e fundit kishte një nga tarifat më të larta në botë.
    “Nuk më intereson se çfarë bën India me Rusinë. Ata mund t’i fundosin ekonomitë e tyre që po vdesin së bashku, nuk më intereson.
    Ne kemi shumë pak tregti me Indinë; tarifat e tyre janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë”, tha ai.
    Ndërsa njoftoi partneritetin e naftës me Pakistanin, presidenti amerikan sugjeroi gjithashtu se Islamabadi mund t’i shesë naftë New Delhit “një ditë”.
    “Kush e di, ndoshta një ditë do t’i shesin naftë Indisë!”, shkroi Trumpi./DW

  • Rishikimi i tarifave nga Trump: Si ndryshuan për disa shtete, tabela me përqindjet

    Rishikimi i tarifave nga Trump: Si ndryshuan për disa shtete, tabela me përqindjet

    Më 2 prill, Presidenti Donald Trump shpalli një gjendje të jashtëzakonshme ekonomike në SHBA dhe njoftoi tarifa prej të paktën 10% në të gjitha vendet, me tarifa edhe më të larta për 60 vende ose blloqe tregtare që kanë një deficit të lartë tregtar me SHBA-në.
    Ai e quajti atë “Dita e Çlirimit”.
    Këtë të enjte, Trump njoftoi rregullime në disa nga ato tarifa reciproke përpara afatit të tij të mesnatës.
    Më poshtë shtetet të cilat u janë ndryshuar tarfiat e vendosura më 2 prill dhe përqindja përkatës:
    Ndryshime me ulje:
    Angola: 32% – 15%
    Bangladeshi: 37% – 20%
    Bosnja dhe Hercegovina: 35% – 30%
    Botsvana: 37% – 15%
    Kamboxhia: 49% – 19%
    Bregu i Fildishtë: 21% – 15%
    Bashkimi Evropian: 20% – 15% (për shumicën e mallrave)
    Ishujt Falkland: 41% – 10%
    Fixhi: 32% – 15%
    Guajana: 38% – 15%
    India: 26% – 25%
    Indonezi: 32% – 19%
    Iraku: 39% – 35%
    Japonia: 24% – 15%
    Jordania: 20% – 15%
    Kazakistani: 27% – 25%
    Laosi: 48% – 40%
    Lesoto: 50% – 15%
    Libia: 31% – 30%
    Lejhtenshtajni: 37% –15%
    Madagaskari: 47% – 15%
    Malavi: 17% – 15%
    Malajzia: 24% – 19%
    Mauritius: 40% – 15%
    Moldavia: 31% – 25%
    Mianmar: 44% – 40%
    Namibia: 21% – 15%
    Nauru: 30% – 15%
    Maqedonia e Veriut: 33% – 15%
    Pakistani: 29% – 19%
    Serbia: 37% – 35%
    Koreja e Jugut: 30% – 15%
    Sri Lanka: 44% – 20%
    Tajvani: 32% – 20%
    Tajlandë: 36% – 19%
    Tunizia: 28% – 25%
    Vanuatu: 22% – 15%
    Vietnami: 46% – 20%
    Zambia: 17% – 15%
    Zimbabve: 18% – 15%
    Ndryshime me ngritje:
    Brunei: 24% – 25%
    Kameruni: –  15%
    Çadi: 13% – 15%
    Republika Demokratike e Kongos: 11% – 15%
    Guinea Ekuatoriale: 13% – 15%
    Izraeli: 17% – 15%
    Mozambik: 16% – 15%
    Nigeri: 14% – 15%
    Filipinet: 17% – 19%
    Zvicër: 31% – 39%