Tag: tarifa

  • BE zbulon planin për të goditur Izraelin me tarifa dhe sanksione! Tel Aviv reagon ashpër

    BE zbulon planin për të goditur Izraelin me tarifa dhe sanksione! Tel Aviv reagon ashpër

    Diplomatja më e lartë e BE-së, Kaja Kallas, zbuloi të mërkurën planet për të dobësuar marrëdhëniet tregtare me Izraelin dhe për të sanksionuar zyrtarët e lartë, pas raportit se të drejtat e njeriut në Gaza janë shkelur, duke shënuar një ndryshim të madh në qasjen e bllokut ndaj kombit të Lindjes së Mesme.
    Masat e planifikuara nga Komisioni Evropian, të cilat duhet të miratohen ende nga vendet anëtare, synojnë të vendosin tarifa për rreth 5.8 miliardë euro mallra të importuara nga Izraeli, si dhe të sanksionojnë dy anëtarë të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu: Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir dhe Ministrin e Financave Bezalel Smotrich.
    Izraeli reagoi ashpër ndaj propozimeve. Ministri i Jashtëm, Gideon Sa’ar akuzoi Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për fuqizimin e grupeve terroriste.

    “Është thellësisht shqetësuese që ju, duke çuar përpara një propozim të tillë, në praktikë po fuqizoni një organizatë terroriste përgjegjëse për krime të tmerrshme”, tha ai, raporton Politico.
    Si pjesë e paketës së njoftuar të mërkurën, BE dëshiron të pezullojë rreth 20 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për projekte të ndryshme izraelite, sipas zyrtarëve të lartë të BE-së.
    “Dua të jem shumë e qartë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet Izraeli. Qëllimi është të përmirësohet situata humanitare në Gaza”, tha Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
    Tarifat dhe sanksionet e propozuara, të cilat von der Leyen i përmendi për herë të parë në një fjalim para Parlamentit Europian javën e kaluar, shënojnë përçarjen më serioze në marrëdhëniet BE-Izrael në dekada dhe ulin ndjeshëm një marrëveshje të gjerë të tregtisë së lirë që nga viti 2000.
    Megjithatë, nëse miratohen, masat e propozuara do të ishin më shumë simbolike sesa ekonomikisht shkatërruese për Izraelin, duke synuar vetëm 37 përqind të totalit të eksporteve në bllok dhe duke lënë të paprekura tregtinë e shërbimeve, si dhe transaksionet financiare.
    BE-ja është partneri kryesor tregtar i Izraelit./vizionplus.tv

  • A është India “Mbretëresha e Tarifave”? Jo në të vërtetë | Opinion

    A është India “Mbretëresha e Tarifave”? Jo në të vërtetë | Opinion

    Në një botë ku India shpesh portretizohet si “mbretëresha e tarifave”, Ambasadori Mohan Kumar, ish-diplomat indian dhe aktualisht Drejtor i Institutit Jadeja Motwani për Studime Amerikane, sfidon këtë narrativë të thjeshtuar në artikullin e tij të mprehtë “A është India Mbretëresha e Tarifave? Jo në të vërtetë.” Duke u mbështetur në dekada përvoje në fushën e tregtisë ndërkombëtare dhe diplomacisë, Ambasadori Kumar vendos politikat tarifore të Indisë në një kontekst global, duke treguar se qasja e Indisë nuk është një përjashtim, por përkundrazi pragmatike dhe krahasueshme me ekonomitë e tjera të mëdha. Reflektimet e tij ofrojnë një perspektivë të vlefshme për lexuesit shqiptarë, duke ofruar mësime mbi mënyrën se si vendet në zhvillim balancojnë hapjen ndaj tregtisë globale me nevojën për të mbrojtur prioritetet e brendshme.
    Ekziston një perceptim i përhapur, por i gabuar, se tarifat e Indisë janë jashtëzakonisht të larta. Ka faktorë subjektivë kur bëhet fjalë për një vend — si jetueshmëria, sjellja ndaj të huajve apo mikpritja — por tarifat janë të matshme dhe nuk duhet të kenë vend për subjektivitet. Prandaj, le të shqyrtojmë faktet. Para se ta bëjmë këtë, megjithatë, mund të jetë e dobishme që lexuesi i zakonshëm të kuptojë se çfarë funksioni kanë tarifat në një vend në zhvillim me të ardhura të ulëta si India, në krahasim me një vend të zhvilluar me të ardhura të larta si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tradicionalisht, vendet në zhvillim përdorin tarifat për dy arsye: së pari, për të mbrojtur industrinë e tyre vendase dhe së dyti, për të gjeneruar të ardhura. Mbrojtja e industrisë vendase është një argument i pranuar nga ekonomistët në mbarë botën, veçanërisht kur industria është në faza fillestare dhe vendi ka nevojë të zhvillojë një bazë industriale. Pastaj vjen funksioni i të ardhurave, i cili ilustrohet nga tarifat e vendosura për pije alkoolike apo motorë luksozë, për shembull.

    Tarifat e Indisë, të cilat ishin të larta në vitet 1980, janë ulur ndjeshëm që nga reformat e vitit 1991 dhe gjatë negociatave për Rrethin e Uruguait, i cili çoi në krijimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Që nga ajo kohë, tendenca ka qenë një ulje graduale dhe e qëndrueshme e tarifave të aplikueshme nga India vit pas viti.
    Nga pikëpamja teknike, ekzistojnë dy lloje tarifash që vendet zbatojnë. Njëra është tarifa e aplikuar, e cila është tarifa reale (zakonisht ad valorem) që zbatohet në kufi kur një mall i huaj hyn në një vend.
    Tjetra është tarifa e lidhur (bound tariff), e cila është tarifa maksimale që një vend mund të vendosë për një produkt të huaj, bazuar në angazhimet e tij ligjore si pjesë e parimit të trajtimit të kombit më të favorizuar (MFN) në kuadër të OBT-së. Pa u zgjatur, lufta tarifore e nisur nga SHBA bie ndesh me këto angazhime të OBT-së. Por, nga ana tjetër, edhe vetë OBT ka qenë në një gjendje stagnimi prej disa kohësh. Gjithashtu, vlen të theksohet se tarifat nuk mund të jenë të njëjta për të gjitha vendet. Është një e vërtetë e njohur që vendet me të ardhura të ulëta do të kenë tarifa më të larta (për arsyet e përmendura më sipër) krahasuar me vendet e G7-ës.
    Atëherë, ku qëndron India në gjithë këtë debat? Kur India vlerësohet për tarifat e saj, përdoren dy tregues: mesatarja e thjeshtë e tarifave dhe tarifa e ponderuar sipas volumit të tregtisë (trade-weighted tariff). Nëse përdoret treguesi i parë, tarifa mesatare e Indisë duket e lartë (15.98%). Por kjo është kryesisht akademike, pasi për shumicën e mallrave që hyjnë në tregun indian, ajo që ka rëndësi është tarifa e aplikuar e ponderuar sipas volumit të tregtisë. Dhe kjo tarifë për Indinë është një shumë e respektueshme: vetëm 4.6%. Ky nivel tregon se pretendimi se India është “mbretëresha e tarifave” nuk qëndron. Mesataret e thjeshta e shtrembërojnë realitetin, pasi i trajtojnë të gjitha produktet njësoj, pa marrë parasysh volumin e tregtisë. Pse ekziston një diferencë kaq e madhe midis tarifës së thjeshtë mesatare dhe asaj të ponderuar? India ruan tarifa relativisht të larta në sektorët e bujqësisë dhe automobilave. Në të dy rastet, qëllimi kryesor është mbrojtja e industrisë vendase.
    Bujqësia në Indi është sui generis – një rast i veçantë dhe pa shembull të ngjashëm. Rreth 50% e popullsisë së madhe të Indisë varet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga bujqësia. Për më tepër, bujqësia në Indi nuk është e mekanizuar dhe parcelat e tokës janë aq të vogla, sa që bujqësia është çështje mbijetese dhe jo komercializimi.
    T’i kërkosh Indisë të hapë sektorin e saj bujqësor për importet është njësoj si t’i kërkosh të bëjë vetëvrasje – gjë që asnjë qeveri e zgjedhur në Indi nuk do ta pranonte. Kjo kërkesë bëhet edhe më e padrejtë kur merret parasysh se fermerët perëndimorë përfitojnë subvencione të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Duke pasur këtë parasysh, India mban tarifa të larta për produktet bujqësore – mesatarisht rreth 33% për mish, bulmet, fruta dhe drithëra. Por kjo nuk është për t’u habitur kur krahasohet me Bashkimin Evropian, që ka tarifa mesatare prej 37.5% për produktet e qumështit, deri në 205% për disa dhe deri në 261% për fruta dhe perime. Hidhini një sy Japonisë, e cila ka tarifa mesatare prej 61.3% për bulmet, që arrijnë deri në 298%, dhe deri në 258% për drithërat dhe 160% për mishin dhe perimet. Ose Koresë së Jugut, me një mesatare prej 54% për produktet bujqësore, që shkon deri në 800% për perimet dhe 300% për frutat. Kush është atëherë “mbreti i tarifave” në bujqësi? Sa i përket automobilëve, ky sektor gjeneron punësim në masë dhe për këtë arsye është jetik për Indinë.
    Edhe tarifa mesatare e thjeshtë e Indisë prej 15.98% është në përputhje me normat globale për vendet në zhvillim. Bangladeshi (14.1%), Argjentina (13.4%) dhe Turqia (16.2%) – të gjitha vende me PBB për frymë të krahasueshme ose më të lartë – mbajnë tarifa të ngjashme ose më të larta.
    Sa i përket pretendimit të SHBA-së se eksportet e saj të produkteve jo-bujqësore përballen me barriera tarifore në Indi, vlen të theksohet se eksportuesit amerikanë shpesh përballen me tarifa të barabarta ose edhe më të ulëta në Indi krahasuar me shumë vende të tjera aziatike. Për shembull, në sektorin e elektronikës dhe teknologjisë, India aplikon tarifë 0 për qind për shumicën e pajisjeve të teknologjisë së informacionit (IT), gjysmëpërçuesve, kompjuterëve dhe pjesëve përkatëse, ndërkohë që tarifa mesatare është 10.9 për qind për pajisjet elektronike dhe 8.3 për qind për pajisjet kompjuterike.
    Në krahasim, Vietnami ka një tarifë prej 8.5 për qind për pajisjet elektronike, e cila shkon deri në 35 për qind. Kina ka një normë tarife prej 5.4 për qind që arrin deri në 20 për qind për elektronikën dhe deri në 25 për qind për pajisjet kompjuterike. Ndërsa Indonezia ka një tarifë prej 6.3 për qind për pajisjet elektronike, që shkon deri në 20 për qind, dhe deri në 30 për qind për pajisjet kompjuterike. Është e vërtetë që India mban një mbrojtje tarifore të justifikueshme për tregjet e saj bujqësore, të bulmetit dhe të automobilëve, për arsye të vlefshme. Por tarifa e saj e aplikuar, e ponderuar sipas tregtisë, në sektorët e tjerë nuk e justifikon aspak etiketimin e saj si “mbretëresha e tarifave”.
     

  • Tentativa për presion ndaj Putin, Trump thirrje BE-së për tarifa 100% ndaj Kinës e Indisë

    Tentativa për presion ndaj Putin, Trump thirrje BE-së për tarifa 100% ndaj Kinës e Indisë

    Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje BE-së që të godasë Kinën dhe Indinë me tarifa deri në 100% si pjesë e përpjekjeve të tij për të detyruar homologun rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, thotë një burim për BBC.
    Ai e bëri kërkesën, e cila në fillim u raportua nga Financial Times, gjatë një takimi mes zyrtarëve të SHBA-ve dhe BE-së të martën ku u diskutuan mundësitë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë.
    Propozimi vjen pas vështirësive të Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Moskës e Kievit ndërkohë që sulmet ruse në Ukrainë po përforcohen.
    Të amrtën, Trump u tha gazetarëve se planifikon që të flasë në telefon me Putin këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme.
    Godina kryesore qeveritare në Kiev u godit nga një bombë ruse gjatë fundjavës, një sulm që u cilsua simbolik dhe shtim i agresionit nga Kremlini. Sulmet e fundjavës shënuan bombardimin më të madh ajror në Ukrainë që prej fillimit të luftës. Sipas Ukrainës, forcat ruse përdorën të paktën 810 dronë dhe 13 bomba.
    Të martën, mbi 20 persona u vranë nga një bombë rrëshqitëse ruse në rajonin e Donbasit, teksa prisnin në radhë për të marrë pensionin. Pas bombardimeve, Trump u tha gazetarëve se “nuk ishte i lumtur me situatën” dhe kërcënoi me sanksione të ashpra ndaj Kremlinit. Ai e ka bërë edhe më parë këtë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim edhe pse Putin ka injoruar afatet dhe kërcënimet e tij.
    Kërkesa e presidentit të SHBA-ve kundrejt BE-së vjen pas komenteve të Sekretarit të Thesarit amerikan, Scott Bessent, i cili tha se Uashingtoni ishte i përgatitur për të përshkallëzuar presionin ekonomik, por kishte nevojë për mbështetje më të fortë nga Europa.
    Të martën, Trump tha se SHBA-të dhe India “po vazhdojnë negociatat për Pengesat e Tregtisë” mes dy vendeve. Ai planifikon të bisedojë me kryeministrin Narendra Modi në javët në vijim dhe pret “përmbyllje të suksesshme” të bisedimeve, sipas shkrimit në Truth Social.
    Modi iu bashkëngjit entuziazmit të Trump se bisedimet do të ishin të suksesshme dhe tha se dy vendet janë “miq të afërt dhe partnerë të natyrshëm.”
    Komentet e Trump janë parë si sinjali më i fundit i pajtimit mes Uashingtonit dhe Delhit, pas një dështimi në negociatat tregtare.
    Kina dhe India janë ndër blerëset kryesore të naftës ruse që ndihmon ekonominë e Rusisë. Muajin e shkuar, SHBA-të vendosën tarifa 50% për mallrat nga India ku përfshihej një gjobë 25% për transaksionet me Rusinë.
    Edhe pse BE-ja është shprehur se do t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, 19% e gazit natyror vjen nga Rusia. Vendosja e tarifave të BE-së kundrejt Kinës dhe Indisë do të shënonte një ndryshim në qasjen e saj ndaj përpjekjeve për të izoluar Rusinë me sanksione sesa me lehtësime tregtare.

  • Miratohet udhëzimi për shërbimet e trashëgimisë kulturore, tarifat e reja deri në 500 mijë lekë

    Miratohet udhëzimi për shërbimet e trashëgimisë kulturore, tarifat e reja deri në 500 mijë lekë

    Hyn në fuqi udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrisë së Financave që përcakton tarifat për aplikimet, shërbimet arkeologjike dhe pajisjen me dokumentacion nga Arkivi Teknik.Udhëzimi “Për miratimin e tarifave dhe të mënyrës së përdorimit të tyre për shërbimet që kryhen nga instituti kombëtar i trashëgimisë kulturore” është botuar në Fletoren Zyrtare.Sipas udhëzimit, tarifat e reja synojnë të rregullojnë procedurat dhe të formalizojnë pagesat për shërbimet që IKTK ofron për publikun, kompanitë dhe institucionet. Tarifat përfshijnë aplikime për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore, gërmime arkeologjike, sondazhe, mbikëqyrje restaurimesh dhe dokumentacion teknik.Aplikimi për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore materiale do të kushtojë 10,000 lekë, pavarësisht nga lloji i objektit apo zona e mbrojtur ku ndodhet.Tarifa për zhvillime transformuese në territor do të jetë 100 lekë për m2, në përputhje me VKM nr. 428, datë 26.6.2024.Mbikëqyrja arkeologjike në terren do të kushtojë 20,000 lekë/ditë. Pagesa kryhet pas konfirmimit të vendimmarrjes së KKTKM-së, brenda 10 ditëve nga lëshimi i faturës nga IKTK. Ndërsa për gërmime dhe sondazhe arkeologjike tarifa arrin në 70,000 lekë për m3.Për vëzhgimin intensiv arkeologjik, tarifat ndryshojnë në varësi të sipërfaqes së projektit, duke filluar nga 50,000 lekë për projekte më të vogla dhe deri në 500,000 lekë për ato me sipërfaqe mbi 25,000 m2.Gjithashtu, janë përcaktuar tarifa për shërbime nga Arkivi Teknik i IKTK-së, ku përgjigjet dhe dokumentacionet teknike do të kenë një tarifë që varion nga 1,500 deri në 2,700 lekë, në varësi të formatit dhe mënyrës së dorëzimit (fizike apo digjitale).Të ardhurat nga këto tarifa do të derdhen pjesërisht në buxhetin e shtetit dhe pjesërisht në buxhetin e IKTK-së, në varësi të llojit të shërbimit. Ndërkohë, organet publike dhe shtetërore, që veprojnë si investitorë ose zhvillues, përjashtohen nga këto tarifa.Pagesat do të kryhen përmes sistemit elektronik e-Leje, dhe modeli i faturës do të miratohet nga drejtori i përgjithshëm i IKTK-së. Për zbatimin e këtij udhëzimi, janë ngarkuar Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.Tarifat për aplikim në Sportelin Unik të Sekretarinë Teknike të IKTK-së, për shqyrtim dhe vendimmarrje në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) për lejet për ndërhyrje në pasuritë kulturore materiale janë si vijon:-Aplikimi për leje për ndërhyrje në pasuri kulturore materiale Vlera në lekë Monument Kulture i Kategorisë së Parë -10,000 lekë-Monument Kulture i Kategorisë së Dytë -10,000 lekë-Brenda Kufirit Qendër Historike -10,000 lekë-Brenda Kufirit Ansambël Historik Urban -10,000 lekëBrenda Kufirit Zonë e Mbrojtur e Qendrës Historike – 10,000 lekë-Brenda Kufirit të Zonës Mbrojtëse të Monumentit – 10,000 lekë-Ndërhyrje në Vepra Arti -10,000 lekë-Shtyrje afati të punimeve dhe/ose ndryshim të pjesshëm të projektit -10,000 lekë-Brenda Kufirit Park Arkeologjik- 10,000 lekë-Brenda Kufirit Zonë me Potencial Arkeologjik -10,000 lekë-Brenda Kufirit Zonë Arkeologjike “A” -10,000 lekë– Brenda Kufirit Zonë Arkeologjike “B” -10,000 lekë-Tarifa për mbikëqyrje arkeologjike në terren në masën 20,000 lekë/ditë. Pagesa kryhet pas konfirmimit të vendimmarrjes së KKTKM-së, brenda 10 ditëve nga lëshimi i faturës nga IKTKja.Tarifa për vëzhgim intensiv arkeologjik do të llogaritet në bazë të sipërfaqes së një projekti të aplikuar, si më poshtë vijon:Për projekt me sipërfaqe 0–1,000 m2 vëzhgim njësia 1,000/m2- 50,000 lekëPër projekt me sipërfaqe 1,001–5,000 m2 vëzhgim njësia 5,000/m2 -150,000 lekëPër projekt me sipërfaqe 05,001–25,000 m2 vëzhgim njësia 25,000/m2- 300,000 lekëPër projekt me sipërfaqe më të madhe se 25,000 m2 vëzhgim njësia 25,001/m2 – 500,000 lekë-Tarifa për gërmim arkeologjik në terren në masën 70,000 lekë/m3 gërmimi. Vëllimi i gërmimit përcaktohet nga IKTK-ja, në bazë të projektit ndërtimor dhe nga sondazhet arkeologjike të kryera më parë në territorin objekt i projektit. Pagesa kryhet pas konfirmimit të vendimmarrjes së KKTKM-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga lëshimi i faturës nga IKTK-ja.-Tarifa për sondazh arkeologjik në masën 70,000 lekë/m3 sondazhi. Vëllimi i gërmimit përcaktohet rast pas rasti nga IKTK-ja, në bazë të raportit të vëzhgimit arkeologjik. Pagesa kryhet pas konfirmimit të vendimmarrjes së KKTKM-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga lëshimi i faturës nga IKTK-ja. Mënyra e aplikimit do të jetë në varësi të fazave që do të nevojiten.Në rast se për një objekt do të nevojitet vetëm vëzhgim intensiv arkeologjik, do të aplikohet tarifa vetëm për këtë shërbim. Në rast se do të nevojiten të tria fazat, tarifa që do të aplikohet do të jetë shumë e të tria tarifave (vëzhgim, gërmim dhe sondazh).Tarifa për përgjigje nga Arkivi Teknik për kërkesat nga personat privatë, në masën si më poshtë:-Një përgjigje shkresore nga Arkivi Teknik 2,000 lekë-Një përgjigje në forme digjitale nga Arkivi Teknik 1,500 lekëTarifë për pajisje me kopje një projekti, relacioni, dokumentacion tjetër teknik nga Arkivi Teknik i IKTK-së në format A4, në masën si më poshtë:-Pajisje me një projekt/relacion teknik në A4 në fromë shkresore 2,500 lekë– Pajisje me një projekt/relacion teknik në A4 në formë digjitale 2,000 lekëTarifë për pajisje me kopje një projekti, relacioni, dokumentacion tjetër teknik nga Arkivi Teknik i IKTK-së në format A3, në masën si më poshtë: Pajisje me një projekt/relacion teknik në A3 në fromë shkresore 2,700Pajisje me një projekt/relacion teknik në A3 në formë digjitale 2,000-Tarifë për mbikëqyrje dhe kolaudim të punimeve në restaurim do të llogaritet sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 354, datë 11.5.2016, “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikimin e territorit, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tarifat e Trump në Gjykatën Supreme, Shtëpia e Bardhë kërkon vendim urgjent për fuqitë e presidentit

    Tarifat e Trump në Gjykatën Supreme, Shtëpia e Bardhë kërkon vendim urgjent për fuqitë e presidentit

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka çuar çështjen e tarifave në Gjykatën Supreme dhe i ka kërkuar gjykatësve që të vendosin shpejt nëse presidenti ka fuqi për të vendosur tarifa mbi importet, sipas ligjit federal.

    Administrata i bëri thirrje Supremes që të rrëzojë një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila ka konstatuar se shumica e tarifave të vendosura nga Trumpi përbëjnë përdorim të paligjshëm të ligjit për fuqitë emergjente.
    Ky është rasti i fundit në një sërë çështjesh të dërguara nga administrata amerikane në Gjykatën Supreme dhe pritet të vendosë para gjyqtarëve një prej shtyllave kryesore të politikës tregtare të presidentit Trump.
    Gjykata e Apelit për Qarkun Federal i ka lënë tarifat në fuqi, por administrata i bëri thirrje gjykatës më të lartë në SHBA që të ndërhyjë shpejt, përmes një peticioni të dorëzuar në mënyrë elektronike mbrëmjen e 3 shtatorit. Pritet që çështja para gjykatës të regjistrohet zyrtarisht më 4 shtator.
    Prokurori i Përgjithshëm, D.John Sauer, u ka kërkuar gjykatësve që ta trajtojnë rastin dhe të dëgjojnë argumentet e palëve në fillim të nëntorit.
    “Ai vendim [i Gjykatës së Apelit] hedh një hije pasigurie mbi negociatat me shtetet e huaja që presidenti ka ndjekur përmes tarifave gjatë pesë muajve të fundit, duke rrezikuar si marrëveshjet kornizë tashmë të arritura, ashtu edhe negociatat që janë në zhvillim e sipër”, shkroi ai. “Rreziku në këtë rast është shumë i madh”.
    Bizneset dy herë kanë fituar në gjykata, një herë në një gjykatë federale që merret me çështje tregtare dhe më pas në atë të Apelit.
    Tarifat dhe zbatimi i tyre kanë tronditur tregjet globale dhe kanë rritur frikën për rritje të çmimeve dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.
    Por, Trump i ka përdorur tarifat për të ushtruar presion ndaj Bashkimit Evropian, Japonisë dhe shteteve të tjera që të pranojnë marrëveshje të reja tregtare me Uashingtonit. Të ardhurat nga tarifat kanë arritur në 159 miliardë dollarë deri në fund të ngushtit, që është dyfishi i të ardhurave krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
    Shumica e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit për Qarkun Federal gjetën se Akti i vitit 1977 për fuqitë ekonomike ndërkombëtare nuk i lejon Trumpit të uzurpojë fuqitë e Kongresit për të vendosur tarifa. Por, gjyqtarët që kundërshtuan vendimin thanë se ky ligj i lejon presidentit të rregullojë importet gjatë emergjencave pa pasur kufizime të qarta.
    Vendimi përfshin dy grupe të tarifave ndaj importeve, që Trump i ka vendosur pas shpalljes së gjendjes emergjente kombëtare: tarifat e shpallura në prill dhe ato të muajit shkurt për importet nga Kanadaja, Kina dhe Meksika.
    Kushtetuta amerikane i jep fuqi Kongresit për të vendosur taksa, përfshirë edhe tarifa. Por, gjatë dekadave të fundit ligjvënësit ia kanë deleguar këtë autoritet presidentit.
    Disa tarifa të vendosura nga Trumpi, përfshirë ato mbi çelikun, aluminin dhe makinat e huaja nuk janë përfshirë në vendimin e Gjykatës së Apelit. Vendimi po ashtu nuk përfshin tarifat që presidenti amerikan vendosi ndaj Kinës gjatë mandatit të parë presidencial, tarifa që mbetën në fuqi edhe gjatë presidencës së Joe Bidenit.
    Trump mund të vendosë tarifa edhe sipas ligjeve të tjera, por ato kanë më shumë kufizime mbi shpejtësinë dhe ashpërsinë me të cilat ai mund të veprojë.
    Administrata amerikane ka argumentuar se, nëse tarifat shfuqizohen, mund t’i duhet të rimbursojë disa nga taksat e importit që ka mbledhur, gjë që do të shkaktonte një goditje financiare për Thesarin amerikan. /rel

    Top Channel

  • “Nuk të harroj”, kënga e njohur e interpretuar nga Eneida Tarifa (teksti dhe këngë)

    “Nuk të harroj”, kënga e njohur e interpretuar nga Eneida Tarifa (teksti dhe këngë)

    Ndodh në jetëqë papritur një njeri të bëhet kaq i shtrenjtëdhe portreti tij i çiltërnë çdo hap të ndjek ngado në ditë e net.

    Jo, jo, jo unë kurrë s’e harrojme shikimet që më falin dhe çdo fjalë të ngrohtësytë e qeshur të atij djaliqë mes jush nga zemra vjen e më uron.

    Shpesh e kërkojnëpër udhët e atdheut ku me këngë unë shkojnuk e di se ç’më rrëmbeudhe kërkoj që kënga ime të jetoj.

    Dhe prapë tani mes jush po e kërkojnë mijëra njerëz sytë e tij unë t’i dallojtë vijë ai një fjalë të më thotë,kjo kënga jonë refren do të mbetet përgjithmonë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ENEDA TARIFA: EDHE BASHKË, EDHE TË NDARË (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Të tronditura nga tarifat doganore të Donald Trump, India dhe Kina kërkojnë një rigjallërim të biznesit

    Të tronditura nga tarifat doganore të Donald Trump, India dhe Kina kërkojnë një rigjallërim të biznesit

    Kryeministri indian Narendra Modi mbërriti këtë të diel në Kinë, me hijen e tarifave doganore të reja amerikane që vazhdon të rëndojë mbi ekonominë e vendit të tij.
    Që prej së mërkurës, produktet indiane drejt SHBA-së, përfshirë diamantet dhe karkalecat, përballen me tarifa doganore deri në 50%, si një masë ndëshkuese nga presidenti amerikan Donald Trump, për shkak të vazhdimit të blerjeve të naftës ruse nga India.
    Sipas ekspertëve, këto tarifa përbëjnë një goditje të fortë për sektorin e eksportit të Indisë, një ndër shtyllat e saj ekonomike, dhe mund të rrezikojnë objektivat ambicioze të rritjes së vendit.

    Në të njëjtën kohë, Presidenti kinez Xi Jinping përpiqet të ringjallë ekonominë kineze, e cila po has vështirësi të mëdha, pjesërisht për shkak të tarifave të larta të vendosura nga SHBA.
    Në këtë kontekst tensioni global, takimi mes dy liderëve të vendeve më të populluara në botë vjen si një mundësi për një rivendosje të marrëdhënieve dypalëshe, marrëdhënie që historikisht kanë qenë të ngarkuara me mosbesim dhe tensione kufitare, raporton BBC.
    Si mund të bashkëpunojnë ekonomikisht Kina dhe India?
    India vazhdon të jetë e varur nga Kina për prodhimin e saj, sepse furnizohet me lëndë të para nga ko e fundit, ndaj ka të ngjarë që të kërkojë tarifa doganore më të ulëta importi për mallrat, shkruan më tej BBC.
    Sipas ekspertëve, politikat e ashpra industriale të Indisë deri më tani e kanë penguar atë të përfitojë nga zhvendosja e zinxhirit të furnizimit nga Kina në vendet e Azisë Juglindore.
    Duke pasur parasysh kompleksitetin e marrëdhënies, një takim i vetëm nuk ka gjasa të ndryshojë shumë. Ka ende shumë për të bërë në përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Indi.
    Por vizita e Modit në Kinë mund të riparojë disa armiqësi dhe t’i dërgojë një sinjal shumë të qartë Uashingtonit se India ka mundësi.

  • Gjykata e Apelit rrëzon Trump, i konsideron tarifat doganore të paligjshme

    Gjykata e Apelit rrëzon Trump, i konsideron tarifat doganore të paligjshme

    Një Gjykatë Apeli  federale në SHBA  vendosi se shumica e tarifave doganore të shpallura nga Donald Trump janë të paligjshme, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e tyre si instrument kyç të politikës ekonomike ndërkombëtare të Presidentit amerikan.

    “Ligji i jep Presidentit një autoritet të rëndësishëm për të ndërmarrë një sërë veprimesh në përgjigje të një emergjence kombëtare të shpallur, por asnjë prej këtyre veprimeve nuk përfshin në mënyrë eksplicite fuqinë për të vendosur tarifa, taksa doganore apo të ngjashme, ose fuqinë për të vendosur tatime”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit në SHBA.
    Vendimi, i marrë me 7 vota pro dhe 4 kundër, mund të vërë sërish në diskutim marrëveshjet që Trump ka nënshkruar me Bashkimin Europian dhe partnerë të tjerë tregtarë, si dhe tarifat e vendosura ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës. Megjithatë, ai nuk do të hyjë në fuqi para datës 14 tetor, duke i dhënë administratës Trump kohë për të vijuar betejën në Gjykatën e Lartë.

    Ndërkohë kreu i Shtëpisë së Bardhë  i është përgjigjur i zemëruar këtij vendimi në rrjetin Truth Social.
    “Nëse këto tarifa do të hiqeshin ndonjëherë, do të ishte një katastrofë e plotë për vendin. Do të na bënte financiarisht të dobët dhe ne duhet të jemi të fortë. Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më deficite tregtare gjigante dhe tarifa doganore apo barriera të padrejta jotarifore të imponuara nga të tjerët. Nëse lihet në fuqi, ky vendim do të shkatërronte fjalë për fjalë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Beteja gjyqësore sapo ka nisur”, tha Trump.
    Ndërkohë, tensionet tregtare me Bashkimin Evropian janë rritur. Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, ka deklaruar se Unioni nuk do të bëjë asnjë lëshim ndaj Shteteve të Bashkuara në fushën e rregullimit të teknologjisë. Ajo theksoi se kompanitë amerikane që operojnë në Evropë duhet t’i nënshtrohen të njëjtave rregulla si çdo subjekt tjetër tregtar.

  • Gjykata e apelit shpalli tarifat të paligjshme, reagon Trump: Pa to Amerika do të shkatërrohej

    Gjykata e apelit shpalli tarifat të paligjshme, reagon Trump: Pa to Amerika do të shkatërrohej

    Presidenti amerikan, Donald Trump i është përgjigjur me zemërim një vendimi të gjykatës federale të apelit që i shpalli të paligjshme shumë nga tarifat e tij, duke argumentuar se pa to “Amerika do të shkatërrohej”.

    Presidenti amerikan u duk i vendosur të vazhdonte luftën e tij tregtare, duke njoftuar një apel në Gjykatën Supreme.
    Gjykata e Apelit për Qarkun Federal, me një votë 7 me 4, vendosi që thirrja e Trump në Aktin Ndërkombëtar të Fuqive të Emergjencës Ekonomike (IEEPA) për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse nuk kishte bazë ligjore. Sipas vendimit, Kongresi nuk i kishte dhënë kurrë “autoritet të pakufizuar” presidentit për të taksuar importet.
    Pavarësisht vendimit, gjyqtarët e vonuan zbatimin e tij deri në mesin e tetorit, duke i dhënë Shtëpisë së Bardhë kohë për të apeluar në Gjykatën Supreme. Në diskutim janë tarifat për mallrat nga Kina në Bashkimin Evropian, si dhe vende të tilla si Kanadaja dhe Meksika.
    Trump, i cili e ka bazuar pjesën më të madhe të strategjisë së tij tregtare në tarifa, e quajti vendimin “të gabuar” dhe “partiak”. “Nëse këto tarifa shfuqizohen, do të jetë një katastrofë totale për vendin”, shkroi ai në një postim, duke përsëritur se tarifat do ta “bëjnë Amerikën përsëri të pasur”.
    Rasti është i rëndësishëm sepse tarifat kanë qenë një levë qendrore për Uashingtonin në negociatat tregtare, duke gjeneruar miliarda dollarë të ardhura. Administrata e kishte paralajmëruar gjykatën se çdo kufizim i pushtetit të presidentit mund të shkaktojë “kaos ekonomik” dhe të minojë marrëveshjet e bëra me partnerët ndërkombëtarë.
    Edhe nëse humbet plotësisht në Gjykatën Supreme, Trump do të ketë ende mjetet për të vendosur tarifa përmes dispozitave të tjera, të tilla si Seksioni 232 (për arsye sigurie kombëtare), Seksioni 122 (tarifa deri në 15% për një periudhë të kufizuar) dhe Seksioni 301 (përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare).
    Vendimi i gjykatës së apelit, megjithatë, konsiderohet një pikë referimi, pasi rikthen në plan të parë çështjen kushtetuese të autoritetit të Kongresit për të vendosur politikën tregtare.
    Jake Colvin, president i Këshillit Kombëtar të Tregtisë së Jashtme, e quajti atë një “thirrje zgjimi” për Kongresin për të rimarrë rolin e tij institucional në rregullimin e tarifave.
     
     
     
     

    Top Channel

  • Gjykata e Apelit e SHBA-së rrëzon tarifat doganore: Janë të paligjshme! Trump: Janë në fuqi, do apelojmë

    Gjykata e Apelit e SHBA-së rrëzon tarifat doganore: Janë të paligjshme! Trump: Janë në fuqi, do apelojmë

    Kthesë dramatike e ngjarjeve në lojën e tarifave doganore: Një Gjykatë Apeli federale vendosi dje se shumica e tarifave doganore të vendosura nga Donald Trump janë të paligjshme, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e tyre si instrument kyç të politikës ekonomike ndërkombëtare të presidentit amerikan.
    “Ligji i jep presidentit një autoritet të rëndësishëm për të ndërmarrë një sërë veprimesh në përgjigje të një emergjence kombëtare të shpallur, por asnjëra prej këtyre veprimeve nuk përfshin në mënyrë eksplicite fuqinë për të vendosur tarifa, taksa doganore apo të ngjashme, ose fuqinë për të vendosur tatime”, thuhet në vendim.
    Vendimi, i marrë me 7 vota pro dhe 4 kundër, mund të vërë sërish në diskutim marrëveshjet që Trump ka nënshkruar me Bashkimin Europian dhe partnerë të tjerë tregtarë, si dhe tarifat e vendosura ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës. Megjithatë, ai nuk do të hyjë në fuqi para datës 14 tetor, duke i dhënë administratës Trump kohë për të paraqitur apel në Gjykatën e Lartë. Një apel që presidenti e ka paralajmëruar tashmë, duke sulmuar vendimin në rrjetin e tij Truth.
    “Nëse këto tarifa do të hiqeshin ndonjëherë, do të ishte një katastrofë e plotë për vendin. Do të na bënte financiarisht të dobët dhe ne duhet të jemi të fortë. Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më deficite tregtare gjigante dhe tarifa doganore apo barriera të padrejta jotarifore të imponuara nga të tjerët”, shkroi Trump. “Nëse lihet në fuqi, ky vendim do të shkatërronte fjalë për fjalë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Beteja gjyqësore sapo ka nisur.
    Ndërkohë, dje, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, kryetare e Komisionit Antitrust, përsëriti vijën e kuqe të Unionit: asnjë lëshim ndaj SHBA-ve në fushën digjitale. Nëse Donald Trump i zbaton kërcënimet e tij për hakmarrje, Brukseli duhet të jetë gati të heqë dorë nga marrëveshja tregtare.
    “Mund të jemi të sjellshëm, të edukuar, të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për problemet dhe mospërputhjet, por nuk mund të pranojmë gjithçka që na kërkohet”, deklaroi Ribera në një intervistë për Financial Times. Ajo shtoi se gjatë negociatave BE “ka tentuar të jetë e sjellshme për të parë si mund të rikuperohej një marrëdhënie besimi” me Shtetet e Bashkuara, por nëse presidenti amerikan do të tradhtonte atë besim, “do të duhet të përmbahemi te kufijtë që kemi vendosur që në fillim. Njëri prej tyre është njohja e aftësisë sonë për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e konsumatorëve tanë”.
    “Kompanitë amerikane po përfitojnë shumë nga ky treg, por ato i nënshtrohen të njëjtave ligje dhe rregulla si çdo aktor tjetër”, shtoi ajo.
    Pa e përmendur drejtpërdrejt BE-në, ditët e fundit Trump ka kërcënuar tarifa ndaj të gjitha vendeve që vendosin taksa mbi shërbimet digjitale ose kufizime rregullatore për aktivitetin e gjigantëve të teknologjisë. “Nëse këto masa do të miratoheshin, do të përbënin një formë shtrëngese dhe do të kërkonin një përgjigje nga europianët”, deklaroi dje presidenti francez Emmanuel Macron, në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
    Ndërkohë, që nga dje kanë hyrë zyrtarisht në fuqi edhe tarifat e vendosura nga administrata Trump për pakot e vogla, të cilat më parë gëzonin përjashtim. Edhe dërgesat me një vlerë më të ulët se 800 dollarë (rreth 690 euro) do të tatohen në hyrje në SHBA, me përjashtim vetëm të dhuratave me vlerë më të vogël se 100 dollarë. Dërguesit do të duhet të paguajnë tarifën doganore të parashikuar për vendin e origjinës së tyre, ose një shumë fikse që shkon nga 80 deri në 200 dollarë. Opsioni i dytë do të zbatohet vetëm për gjashtë muajt e parë. Por tashmë beteja ligjore mund të vërë gjithçka në diskutim. Ndërkohë, një pjesë e madhe e operatorëve postarë kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara./Corriere della sera

    Reagimi i Trump