Tag: tarifa

  • BE “plan të fortë” për t’u kundërpërgjigjur ndaj tarifave të SHBA-së, por preferon dialogun

    BE “plan të fortë” për t’u kundërpërgjigjur ndaj tarifave të SHBA-së, por preferon dialogun

    Bashkimi Europian ka një “plan të fuqishëm” për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, por preferon të negociojë për një zgjidhje, tha të martën shefja e ekzekutivit të BE-së, Ursula von der Leyen.Trump ka vendosur tarifa mbi çelikun dhe aluminin e importuar që nga marsi, dhe këtë të enjte do të hyjnë në fuqi edhe tarifa më të larta për makinat. Për më tepër, ai pritet të shpallë të mërkurën plane për “tarifa reciproke”, që mund të rrisin më tej tensionet tregtare mes dy palëve.Von der Leyen u shpreh se e kupton shqetësimin e SHBA-së, e cila argumenton se vende të tjera kanë përfituar nga rregullat e tregtisë globale, por theksoi se edhe Europa ka vuajtur nga këto padrejtësi. Ajo pranoi gjithashtu se SHBA po përpiqet të ri-industrializohet, një objektiv që ndan edhe BE-ja.Megjithatë, ajo paralajmëroi se tarifat e vendosura nga SHBA-ja nuk janë zgjidhje, por në fakt janë një taksë për konsumatorët amerikanë, e cila do të rrisë inflacionin dhe do ta bëjë më të kushtueshëm prodhimin për fabrikat e tyre, duke rrezikuar vendet e punës.“Ne duam një marrëveshje, jo një luftë tregtare. Por nëse është e nevojshme, do të mbrojmë qytetarët dhe bizneset tona,” tha von der Leyen në Parlamentin Europian.“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Nëse situata përkeqësohet, kemi një plan dhe do ta zbatojmë.”Von der Leyen theksoi gjithashtu se BE-ja duhet të shumëllojë partnerët tregtarë dhe të ulë barrierat e brendshme që pengojnë bizneset të operojnë lirshëm në tregun e përbashkët.Ajo citoi një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili vlerëson se barrierat e brendshme të BE-së janë ekuivalente me një tarifë prej 45% për prodhimin industrial dhe 110% për shërbimet.Si pjesë e masave për të forcuar ekonominë evropiane, Komisioni Evropian planifikon të propozojë muajin e ardhshëm reforma për të hequr disa nga këto barriera dhe për të parandaluar krijimin e të rejave./ ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump: Gati për t’u hakmarrë!

    Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump: Gati për t’u hakmarrë!

    Mes kërcënimeve të shumta tregtare nga Donald Trump, të gjithë sytë janë të mërkurën, ku pritet të hyjnë në fuqi tarifat doganore që ka paralajmëruar presidenti amerikan. Trump e ka quajtur 2 prillin si “Dita e Çlirimit”, me premtimin se duke vendosur një sërë tarifash doganore për importet nga vendet e tjera, SHBA do të bëhet më pak e varur nga mallrat e huaja.
    Një përgjigje ka ardhur nga BE para se këto tarifa të hyjnë në fuqi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë seancës plenare të PE në Strasburg, tha se BE është i gatshëm t’u përgjigjet tarifave të vendosura nga Trump. Ajo tha se Unioni kërkon dialog, por nuk ka ndërmend të qëndrojë pasiv përballë sulmeve tregtare nga Shtetet e Bashkuara.

    “Shumë evropianë ndihen thellësisht të zhgënjyer nga njoftimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Evropa nuk e nisi këtë përplasje. Ne e konsiderojmë të gabuar. Por mesazhi që dua t’ju përcjell sot është se kemi gjithçka që na nevojitet për të mbrojtur qytetarët tanë dhe prosperitetin tonë,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.
    Ajo nënvizoi se strategjia e BE-së mbështetet në tre shtylla kryesore: negociatat, diversifikimin e marrëdhënieve tregtare, duke filluar me Kinën, dhe forcimin e tregut të brendshëm. Sipas saj, kjo përplasje nuk është në interesin e askujt dhe do të çojë vetëm në rritje të inflacionit.
    Nga ana tjetër, Trump ka argumentuar se tarifat mbrojnë industritë amerikane nga konkurrenca e huaj e pandershme si dhe mbledhin para për qeverinë federale, por ekonomistët theksojnë se tarifat doganore të gjera në normat e sugjeruara nga presidenti amerikan mund të dështojnë.
    Duke folur në bordin e Air Force One një ditë më parë, Trump konfirmoi se këto tarifa do të zbatoheshin universalisht, ndryshe nga sa më parë se do të synonte vetëm vende të caktuara.
    Tarifat e vendosura nga Trump:
    Çeliku dhe alumini
    Një tarifë prej 25% e SHBA për importet e çelikut dhe aluminit nga të gjitha vendet hyri në fuqi më 12 mars. Bashkimi Evropian u është përgjigjur atyre me kundërtarifa për 28 miliardë dollarë mallra amerikane duke nisur nga prilli. Megjithatë, BE-ja vonoi zbatimin e disa prej këtyre tarifave deri në mes të prillit, duke përfshirë një tarifë 50% për uiski amerikan, gjë që shtyu Trumpin të kërcënonte me një tarifë 200% për pijet alkoolike evropiane.
    Kanada dhe Meksika
    Tarifat e përgjithshme prej 25% të Trump ndaj fqinjëve të saj hynë në fuqi më 4 mars. Vetëm dy ditë më vonë, Trump konfirmoi se SHBA do të pezullonte tarifat për mallrat dhe shërbimet në përputhje me Marrëveshjen Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA) deri më 2 prill. Nga ana e saj, Kanadaja u hakmor me tarifa të reja prej disa miliardë dollarësh ndaj çelikut.
    Kina
    Trump ka miratuar tarifa të reja totale prej rreth 20% mbi tarifat ekzistuese prej 10% që hynë në fuqi gjatë mandatit të parë të Trump. Kina është përgjigjur me tarifa deri në 15% për mallrat e fermave amerikane si mishi i pulës dhe derrit, të cilat hynë në fuqi më 10 mars.
    Venezuela
    Trump tha se SHBA do të vendosë një “tarifë dytësore” ndaj Venezuelës, që do të hyjë në fuqi më 2 prill – çdo vend që blen naftë ose gaz nga Venezuela do të përballet me një tarifë prej 25% kur tregton me SHBA

  • Trump kërcënon Putin me tarifa të naftës nëse s’bën armëpushim në Ukrainë

    Trump kërcënon Putin me tarifa të naftës nëse s’bën armëpushim në Ukrainë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa dytësore – prej 25 deri në 50 për qind – ndaj naftës ruse, nëse ndien se Moska po i bllokon përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Në një intervistë telefonike për NBC News, ai tha se është “zemëruar shumë” kur presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, prej së cilës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të përjashtohej.

    “Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë të bëjmë marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë – që mund të mos jetë – por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për gjithë naftën që del nga Rusia”, tha Trump.

    “Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara. Do të ketë një tarifë 25 për qind për gjithë naftën, një tarifë 25 deri në 50 për qind për gjithë naftën”, shtoi ai.

    Trump, po ashtu, theksoi se masat tregtare do të vendoseshin brenda një muaji, nëse marrëveshja për armëpushim nuk arrihet.

    Deklaratat e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi më 25 mars se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për armëpushim dhe për të lejuar lundrimin në Detin e Zi, si dhe për të mos goditur objektet energjetike të njëra-tjetrës.

    Por, problemet për zbatimin e marrëveshjes vazhdojnë.

    Kievi thotë se ajo do të hynte në fuqi menjëherë, ndërsa Moska kërkon fillimisht heqjen e pjesshme të sanksioneve që kanë të bëjnë me kompanitë dhe bankat ruse, të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit.

    Trump i tha NBC-së se do të flasë me Putinin gjatë kësaj jave.

    Duke folur me gazetarët po të dielën, Trump tha se edhe udhëheqësi ukrainas, Zelensky, do të përballet me “probleme të mëdha” nëse nuk nënshkruan marrëveshjen për mineralet me Uashingtonin.

    “Ne e bëmë një marrëveshje për tokën e rrallë. Dhe tani, ai thotë – e dini – unë dua ta rinegocioj marrëveshjen”.

    “Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s, por ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë”, shtoi Trump.

    Qeveria ukrainase tha më 28 mars se është duke shqyrtuar projekt-marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për mineralet e rralla, pas raporteve të mediave se Uashingtoni i ka ndryshuar disa herë kushtet e saj.

    Jashtë frontit diplomatik, Kievi e akuzoi të dielën Moskën për “krim lufte”, pasi që, siç tha, dronët e saj goditën një spital ushtarak.

    Sulmi goditi Harkivin – qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – ndërsa në shënjestër ishin edhe një qendër tregtare, blloqe apartamentesh dhe objektiva të tjera.

    Autoritetet thanë se së paku dy persona u vranë./rel

  • Trump i zemëruar me Putin, Presidenti amerikan kërcënon Rusinë për luftën me Ukrainën: Sanksione të reja

    Trump i zemëruar me Putin, Presidenti amerikan kërcënon Rusinë për luftën me Ukrainën: Sanksione të reja

    Presidenti Donald Trump thotë se është “i zemëruar” me Presidentin rus Vladimir Putin.

    Duke folur në një intervistë telefonike për NBC News të shtunën, ai kërcënoi se mund të vendosë tarifa shtesë për naftën ruse nëse Putin nuk bashkëpunon në negociatat që po zhvillohen për të mbyllur luftën e tij në Ukrainë.
    “Ishe shumë i zemëruar kur Putin filloi të merrej me besueshmërinë e Zelensky, sepse kjo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në intervistë.
    Presidenti amerikan i referohej Putinit që diskutohej për nevojën, sipas tij, për një udhëheqje të re në Ukrainë.
    Presidenti i SHBA-ve paralajmëroi se dështimi për të arritur një marrëveshje mund të rezultojë në tarifa sekondarë.
    “Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë një marrëveshje për të ndaluar masakrat në Ukrainë, dhe nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, që ndoshta nuk është, por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa sekondarë për naftën, për gjithë naftën që del nga Rusia,” tha ai.

    Top Channel

  • Trump me një KËRCËNIM TË FORTË: Jam shumë i zemëruar me Putinin, do ketë tarifa nëse…

    Trump me një KËRCËNIM TË FORTË: Jam shumë i zemëruar me Putinin, do ketë tarifa nëse…

    Donald Trump dhe Vladimir Putin

    SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ishte “shumë i mërzitur” dhe “i zemëruar” me homologun e tij rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës dhe kërcënoi se do të vendosë tarifa të reja për naftën ruse. Që kur u bë sërish president i SHBA-së, Donald Trump ka pasur vazhdimisht dialog me përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës dhe duke gjykuar nga mënyra se si ai flet për këto komunikime, është krijuar ideja se ai ka një marrëdhënie të mirë me Putin. Por duket se nuk është kështu!
    Megjithatë, Trump tha në një telefonatë me “NBC News”, se ai kohët e fundit ishte “shumë i zemëruar” me Putinin.
    “Nëse Rusia dhe unë nuk jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë, dhe besoj se është faji i Rusisë, dhe unë do të vendos tarifa dytësore për të gjithë naftën që del nga Rusia,”- tha Trump në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC. Trump shtoi se komentet e fundit të presidentit rus që bën thirrje për krijimin e një qeverie teknike në Ukrainë janë të panevojshme.
    “Do të ketë një tarifë 25 për qind për të gjithë naftën që del nga Rusia,”-tha ai. Trump tha se Putini e di se ai është i zemëruar, por shtoi se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe se zemërimi mund t’i kalojë shumë shpejt nëse homologu bën gjënë e duhur.
    Ai gjithashtu zbuloi se planifikon të flasë me presidentin rus sërish këtë javë./ZËRI

  • Bizneset amerikane mbështesin luftën e Trump mbi tregtinë

    Bizneset amerikane mbështesin luftën e Trump mbi tregtinë

    Në dyqanet ushqimore në SHBA raftet janë të mbushura me kavanoza me luleshtrydhe St Dalfour dhe konserva me mjedër Bonne Maman – disa nga më shumë se 200 milion dollarë reçel që Evropa dërgon në Amerikë çdo vit.

    Është një çekuilibër që kompania amerikane JM Smucker, një nga shitësit më të mëdhenj të produkteve të tilla në Amerikë, fajëson një taksë importi prej 24% plus me të cilën përballet me frutat e saj në BE.

    ‘Vlera e vogël e eksporteve të SHBA-së në Bashkimin Evropian i atribuohet tërësisht tarifës së lartë të BE-së’, shkroi kompania në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë këtë muaj, duke i kërkuar administratës Trump të adresojë këtë çështje ndërsa përgatitet të vendosë tarifa ‘reciproke’ ndaj partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Amerikës.

    ‘Tarifat reciproke të SHBA-së për bllokimet do të shërbenin për të niveluar fushën e lojës’, tha kompania, duke vënë në dukje se tarifa më e lartë e reçelit në SHBA është aktualisht vetëm 4.5%, transmeton Telegrafi.

    Globalisht, shtytja e Trump për të vendosur tarifa kundër partnerëve të ngushtë tregtarë – shumë prej të cilëve kanë nivele mesatare tarifash të ngjashme me ato të Amerikës – ka gjeneruar zemërim dhe hutim, ndërsa ka tërhequr paralajmërime nga ekonomistët për çmime më të larta dhe dhimbje të tjera të mundshme ekonomike.

    Disa biznese në SHBA u kanë bërë jehonë këtyre shqetësimeve, por thirrjet e Trump për tarifa po kanalizojnë gjithashtu zhgënjimet e vjetra që shumë firma ndjejnë për konkurrencën e huaj dhe politikat me të cilat përballen jashtë vendit.

    Letra e Smucker ishte një nga qindra të dorëzuara në Shtëpinë e Bardhë, duke kërkuar të ndikojë në grupin e ardhshëm të tarifave, që pritet të zbulohet më 2 prill.

    Fermerët e mollëve ngritën pabarazinë e madhe në detyrimet e importit me të cilat përballen frutat e tyre në vende të tilla si India (50%), Tajlanda (40%) dhe Brazili (10%), si dhe rregullat sanitare në vende të tilla si Australia për të cilët thanë se bllokojnë padrejtësisht eksportet e tyre.

    Lobi i naftës dhe gazit natyror kritikoi rregulloret në Meksikë, që kërkojnë partneritet me kompaninë shtetërore të naftës dhe politika të tjera.

    Vetë Shtëpia e Bardhë vuri në pah tarifat e pabarabarta të etanolit në Brazil (18%, krahasuar me 2.5% në SHBA), tarifat e makinave në Evropë (10%, krahasuar me 2.5% në SHBA) dhe motoçikletat në Indi (deri disa vite më parë, 100% kundrejt 2.4% në SHBA).

    Trump ka sugjeruar se plani i tij për tarifat reciproke do të ndihmojë në korrigjimin e ankesave të tilla, duke e ngritur shpalljen e tij si ‘Dita e Çlirimit’.

    Por edhe bizneset që kërkojnë veprime për çështjet e tyre kanë shprehur hezitim në lidhje me strategjinë e presidentit për tarifat, që cila rrezikon hakmarrjen dhe një luftë më të gjerë tregtare.

    Me afrimin e 2 prillit, mbetet një pasiguri e gjerë në lidhje me qëllimet dhe shtrirjen e planeve të Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht pasi Trump nis një pjesë të gjerë të detyrave të tjera.

    ‘Ne do të jemi të mirë’, tha ai këtë javë, në të njëjtën kohë kur ai njoftoi tarifa potencialisht shkatërruese për makinat e huaja dhe pjesët e makinave. ‘Unë mendoj se njerëzit do të befasohen këndshëm’, shtoi ai.

    India ka thënë tashmë se do të ulte tarifat e saj për motoçikletat – një bast i dukshëm se tarifat e Trump janë një strategji e krijuar për të fituar levë për bisedimet tregtare.

     

    Por analistët paralajmëruan se ata që shpresojnë se Trump planifikon të përdorë tarifat e tij reciproke për të negociuar ndryshimet diku tjetër, mund të jenë të zhgënjyer, pasi presidenti ka treguar gjithashtu se ai mund të jetë i kënaqur thjesht duke u kundërpërgjigjur.

    ‘Disa ditë ka të bëjë me hakmarrjen dhe thjesht barazimin e gjërave dhe ditë të tjera ka të bëjë me uljen e tarifave dhe më pas ditë të tjera, ditët e treta, ka të bëjë me sjelljen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara,’ tha William Reinsch, këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institut në Uashington.

    Mospërputhja mes mjetit të hapur të tarifave dhe çështjeve më të veçanta që firmat duan që Shtëpia e Bardhë të jetë kampione, ka çuar në një kërcim delikat, pasi bizneset sugjerojnë tarifa në interesin e tyre, ndërsa shpresojnë gjithashtu të shmangin pasojat e llojit të detyrimeve gjithëpërfshirëse që Trump ka sugjeruar se mund të jenë në tryezë.

  • Franca dhe Kina afrohen drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes tregtare për konjakun

    Franca dhe Kina afrohen drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes tregtare për konjakun

    Franca dhe Kina po bëjnë përparim në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje tregtare mbi importet e konjakut, sipas ministrit francez të Tregtisë, Jean-Noël Barrot. Ai konfirmoi se përfundimi i hetimit kinez, i cili mund të çonte në tarifa të përhershme për importet evropiane të konjakut, është shtyrë deri në qershor.

    Kina vendosi tarifa midis 30.6% dhe 39% për Rémy Martin dhe rakitë e tjera evropiane vitin e kaluar, pasi shumica e vendeve të BE miratuan tarifa për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Këto tarifa janë provizore dhe kërkojnë që importuesit të depozitojnë shumën e tarifës në doganat kineze.

    Hetimi anti-dumping i nisur nga Kina synonte kryesisht prodhuesit francezë të konjakut dhe pijeve të ngjashme, si armagnaku. Ekspertët paralajmërojnë se tarifa të përhershme do të preknin rreth 70,000 vende pune dhe mijëra prodhues francezë.

    Barrot siguroi se pas tre muajsh, autoritetet kineze do të marrin një vendim përfundimtar. Ai shprehu optimizëm për një zgjidhje pozitive, duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve për të kapërcyer këtë çështje. Ndërkohë, vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dhuroi dy shishe konjak liderit kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Francë.

  • BE-ja, një përgjigje flakë për flakë Trump-it

    BE-ja, një përgjigje flakë për flakë Trump-it

    Bashkimi Evropian po përgatit një përgjigje të fortë ndaj tarifave të reja amerikane prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin, të cilat hynë në fuqi sot.
    Sipas Politico, BE-ja tashmë ka përgatitur një paketë kundërmasash, e cila përfshin tarifa për produktet e njohura amerikane si motoçikletat Harley-Davidson, bourbon dhe xhinse dhe këto masa duhet të hyjnë automatikisht në fuqi në fund të muajit.
    Komisioni Evropian tha në një deklaratë se shpreh keqardhje për vendimin e SHBA, duke e konsideruar atë të pajustifikuar, shkatërrues për tregtinë transatlantike dhe të dëmshëm për bizneset dhe konsumatorët. Komisioni njoftoi se nga 1 prilli do të aktivizojë kundërmasat ekzistuese të pezulluara në vitet e kaluara, ndërsa në mes të prillit do të prezantojë një paketë të re kundërmasash që mund të mbulojë eksportet amerikane me vlerë 26 miliardë euro.
    “Kundërmasat që po marrim sot janë të forta, por proporcionale. Duke qenë se SHBA po aplikon tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro. Kjo korrespondon me shtrirjen ekonomike të tarifave amerikane”, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, duke treguar se BE-ja mbetet e hapur për negociata.
    “Ne besojmë fuqishëm se në një botë plot me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa. Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në një dialog kuptimplotë,” tha von der Leyen, duke shtuar se ajo kishte ngarkuar komisionerin e Tregtisë Maroš Šefčovich për të vazhduar bisedimet me palën amerikane.
     “BE-ja do të përdorë varenë sepse janë shumë të frustruar me Trump”, tha një përfaqësues i industrisë evropiane të çelikut, i cili foli me diplomatët në kushte anonimiteti. Si një treg i përbashkët prej 450 milionë banorësh, BE-ja dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë se është gati të mbrojë interesat e saj ekonomike nëse Trump përshkallëzon luftën tregtare, sipas Politico.
    Tregtia transatlantike, me vlerë 1.7 trilion dollarë, ishte vendimtare për prosperitetin e Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore. Por, siç shkruan Politico, Trump, i pakënaqur me deficitin tregtar të SHBA-së, i sheh tarifat si një mënyrë për të detyruar industrinë dhe vendet e punës të kthehen në Amerikë. /tesheshi.com/

  • “Fillimi i çlirimit të Amerikës!” Trump njofton tarifa 25% për makinat e importuara në SHBA

    “Fillimi i çlirimit të Amerikës!” Trump njofton tarifa 25% për makinat e importuara në SHBA

    Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA, një lëvizje që kërcënon të zgjerojë luftën tregtare globale. Tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill, dita e “çlirimit të Amerikës” siç e përcaktoi presidenti, kur do të vendosen detyrime reciproke edhe ndaj 15 vendeve.
    Për manjatin, masa do të shërbejë për të stimuluar prodhimin vendas, por rrezikon të rëndojë financat e prodhuesve të makinave që varen nga zinxhirët e furnizimit global dhe të rezultojë në kosto më të larta për konsumatorët amerikanë. Kjo është ajo çfarë mendojnë tregjet, të cilat reaguan shumë keq ndaj lajmit: Wall Street u mbyll në të kuqe edhe para njoftimit zyrtar dhe ra më tej më pas, ndërsa shumica e aksioneve të prodhuesve të makinave lanë rreth 2-3% në terren, nga General Motors te Stellantis. Masa e presidentit amerikan mund të shkaktojë gjithashtu përplasje të mëtejshme tregtare me Bashkimin Evropian, në veçanti vende si Gjermania dhe Italia, por edhe Japonia dhe Koreja e Jugut. Pothuajse gjysma e të gjitha automjeteve të shitura në Shtetet e Bashkuara janë të importuara, siç janë pothuajse 60% e pjesëve të automjeteve të montuara në SHBA.
    Trump tha se ishte i sigurt se këto masa do të favorizojnë kthimin e prodhimit të makinave në Shtetet e Bashkuara dhe mohoi se ato janë një favor për mikun e tij Elon Musk, Teslat e të cilit tashmë janë prodhuar në fabrikat amerikane.
    “Ai kurrë nuk më ka kwrkuar asgjë,” u përgjigj presidenti kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale. Nuk dihet nëse pjesët e këmbimit të makinave do të përjashtohen nga detyrimet, e sigurt është se ato do të jenë “të përhershme”, “përveç atyre ekzistuese” dhe do të hyjnë në fuqi më 2 prill. “Dita e Çlirimit”, kur do të shpallen tarifa reciproke pwr 15 vendet me të cilat SHBA ka disbalancën më të madhe tregtare, përfshirë vendet e BE-së.
    Manjati pohoi se Shtetet e Bashkuara do të fitojnë nga këto masa nga 600 milionë në një trilion në dy vjet.
    “Na trajtoi shumë keq”, përsëriti Donaldi i cili pak ditë më parë i cilësoi “evropianët si parazitë”. Komisioni Evropian thotë se tarifat do të jenë rreth “20%” dhe do të godasin të 27 vendet në bllok. Në bisedimet e tij me Sekretarin Amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, Përfaqësuesin e Tregtisë Jamieson Greer dhe Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Komisioneri i Tregtisë Maros Sefcovic paralajmëroi se një tarifë prej 20% për importet nga BE do të ishte “shkatërruese” për bllokun, tani gjithçka që mbetet është të presim deri të martën e ardhshme vendimin për të zbuluar.
    Evropa tashmë ka hartuar një paketë prej 26 miliardë eurosh të detyrimeve, e cila do të zbatohet nga 12 prilli. Disa nga tarifat u shtynë nga 1 prilli nga frika e një reagimi edhe më të ashpër nga Uashingtoni. Franca, për shembull, e bindi Brukselin që të shtyjë taksën e saj prej 50% mbi burbonin pasi Trump tha se do të godiste shampanjën dhe verën me tarifa 200% në këmbim.